EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eksperiment ne Hene

Shko poshtë

Eksperiment ne Hene Empty Eksperiment ne Hene

Mesazh  Dimitrov Xhunga 06.11.11 11:55

Nëse bie një çekiç dhe një pëndë në të njëjtën kohë,kush arrin e para në tokë???

Në tokë patjetër që bie çekiçi për shkak të rezistencës së ajrit.Shkencëtarët edhe pse Galileo e kishte menduar dhe testuar këtë eksperiment të thjeshtë shumë kohë më parë,mendonin se pa rezistencën e ajrit të gjithë objektet do te bien në të njëjtën kohë.Galileo e kishte testuar këtë parim vetë dhe vuri në dukje se dy topa të rëndë të masave të ndryshme arrijnë ne tokë në të njëjtën kohë,edhe pse shumë historianë janë skeptikë se ai e bëri këtë eksperiment nga kulla e pjerrët e Pizës në Itali.

Një vend i mirë për të provuar këtë parim është Hëna,sateliti ynë.

Dhe kështu në vitin 1971 Apollo 15 me astronaut David Skot lëshoi një çekiç dhe një pëndë drejt sipërfaqes së Hënës.Padyshim ashtu siç e kishin parashikuar të gjithë shkencëtarët,përfshirë Galileon dhe Ajnshtajnin,objektet në fjalë arritën në sipërfaqen e Hënës në të njëjtën kohë.
Ata treguan se përshpejtimi ndodh për shkak të gravitetit dhe se sipas parimit të ekuivalencës,përshpejtimi i trupave nuk varet nga masa, dendësia, përbërja, ngjyra, forma apo ndonjë gjë tjetër.
Parimi i ekuivalencës është aq i rëndësishëm për fizikën moderne,për thellësinë e saj saqë ende edhe sot debatohet dhe testohet për zbatueshmerinë e tij.


Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi