EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njerëzit e parë në Evropë

2 posters

Shko poshtë

Njerëzit e parë në Evropë Empty Njerëzit e parë në Evropë

Mesazh  Androo 05.11.11 15:41

Njerëzit e parë në Evropë Images

Njerëzit e parë në Evropë kanë jetuar para 45 mijë vjetësh

Dy studime të publikuara në revistën shkencore "Nature" kanë hedhur dritë të re mbi gjurmët e njerëzve të parë në Europë, duke sugjeruar se njerëzit e parë me anatomi moderne janë disa mijra vjet me të vjetër se ç'mendohej më parë.

Një analizë e dy dhëmbëve fëmijësh të gjetur në një shpellë në jug të Italisë, në Grotta del Cavallo, në vitin 1960 i ishin atribuar neandertalëve, por tani mendohet se në të vërtetë i përkasin një njeriu anatomikisht modern.

Stefano Benazzi, profesor i Paleontologjisë në Universitetin e Vjenës dhe autori kryesor në studim, raportoi se dhëmbët janë mes 43.000 dhe 45.000 vjetë të vjetër, gjë që i bën këto dhëmbë si treguesit më të vjetër të njeriut modern të identifikuara në Evropë.

Shkencëtarët kanë përcaktuar gjithashtu se një nofull dhe dhëmbë të zbuluar në vitin 1927 në një shpellë në Anglinë e Jugut, Shpella Kent, janë gjurmë të njeriut modern që datojnë më shumë se 41.000 vjet më parë.

Në vitet 1980, shkencëtarët sugjeruan se ato mund të ishin rreth 35.000 vjet të vjetra, por në sajë të një teknike të veçantë të karbonit të quajtur ultrafiltrim, Stringer thotë se ata kanë përcaktuar tashmë se nofulla dhe dhëmbët janë rreth 6,000 vjet më të vjetëra. “Njerëzit u zhvilluan shume shpejt, më shpejt se sa ne mendonim,” tha ai për faqen e internetit Science Now.

Por shkencëtarët ngritën disa shqetësime, rreth numrit të mostrave të dhëmbëve nga sheplla italiane. "Unë do të thosha, se edhe për shkak se vetëm dy dhëmbë janë gjetur në Cavallo del Grotta, ky studim është më e dobëti duke e krahasuar me atë në Angli," tha Michael Bolus, profesor i arkeologjisë në Universitetin e Tybingenit.

Kjo është për shkak se ka ngjashmëri të gjerë mes dhëmbëve të njerëzve modernë dhe neandertalëve dhe kështu fosilet në shpellën Kent, e cila përmban disa dhëmbë, ofron një pasqyrë më të saktë," tha ai.

Implikimet kryesore të studimeve të reja kanë të bëjnë me periudhën e kohës që neandertalët dhe njerëzit anatomikisht modernë besohet se janë përputhur dhe nëse neandertalët janë zhvilluar falë mjeteve të gërmimit dhe nxjerrjes së metaleve.

Para se të publikoheshin studimet e reja, fosilet më të vjetra të njerëzve modernë datonin rreth 40.000 vjet më parë, por me një marzh gabimi të madh për këtë shifër.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njerëzit e parë në Evropë Empty Re: Njerëzit e parë në Evropë

Mesazh  Androo 09.11.11 1:15

Njerëzit e parë në Evropë Images

Njeriu, si mbërriti deri te.... lëkura e bardhë

Më 11 nëntor e hapet një ekspozitë e quajtur “Homo Sapiens. Historia e madhe e ndryshimit njerëzor”.

Gjithçka rrotullohet rreth projektit të një gjenetisti që ka punuar në Universitetin e Stendfordit, Cavalli Sforza, i cili prej më shumë se tridhjetë vjetësh punon për ndërtimin e historisë së ndryshimit njerëzor, duke vënë në harmoni zhvillimin e karakteristikave biologjike dhe atyre kulturore të qenies sonë.

“ADN-ja i ka dhënë njeriut shumë mundësi, por në evolucion gjenetika është bërë më pak e rëndësishme që kur truri ka mjetet për të ballafaquar transformimet kulturore dhe transformimet biologjike”, është shprehur shkencëtari, puna e të cilit ka qenë e pazëvendësueshme për shkencën e zhvillimit të njeriut.

Duhet theksuar se kultura nuk është e vetmja cilësi që na ndan nga bota kafshërore, por kjo zhvillohet me mekanizma të ngjashëm me ato që rregullojnë zhvillimin biologjik. Në këtë mënyrë, edhe gjenetika bëhet motor i evolucionit.

Gjenetisti Cavalli Sforza do të mbushë 90 vjeç në 25 janar të 2012-s. Ka shkruar një mal me artikuj shkencorë dhe libra. Nuk lodhet kurrë duke treguar “historinë e tij” të njeriut. Në këtë rrugë të gjatë shkencore e ka shoqëruar edhe i biri, i cili ka qenë bashkëpunëtor në shkrimin e shumë librave dhe konferencave.

Ai është profesor gjenetike dhe antropologjie në një universitet të Milanos. “Le të flasim për njeriun. Por për cilin? Fillimisht le të themi se prej pak kohësh jemi të vetmit mbi këtë tokë dhe se për mijëra vjet kemi ecur përkrah specieve të tjera të ngjashme me ne”. E vërteta shkencore është se një specie njerëzore është zhvilluar në Afrikë para dy milionë vjetësh: njerëz të fortë, që ecnin shumë. Por, jo vetëm kaq.

Në mes të gjithë kësaj historie është një fis i cili kishte zhvilluar dy tipare kulturore që bënin diferencën: zjarrin dhe gjuhën, normalisht të papërpunuara, por gjithmonë të aftë për të komunikuar risitë, gjë që u lejoi atyre të rriten dhe të shumohen. Më pas ata ndjenë nevojën për t’u larguar nga Afrika Lindore dhe u drejtuan për në Veri, përgjatë brigjeve të oqeanit.

Më pas shkuan larg në Lindje, ndërkohë që disa të tjerë iu drejtuan Azisë, Europës dhe kontinenteve të tjera. Shkuan edhe në Magreb. Kjo është ajo që shkencëtarët e quajnë “Diaspora e parë”, gjë që solli vetëm një grup njerëzor të kolonizonte botën, të dallohej dhe të qëndronte në fise, duke u përhapur kështu kudo në të gjithë botën.

Duke iu përshtatur vendit ku jetonin, filluan të ndryshonin nga njëri-tjetri: “Sapiensët u shpërndarë në të gjithë botën, neandertalët ‘pushtuan’ Europën, aziatikët hodhën rrënjë në Siberi dhe Java”, - tregon Francesco Cavalli Sforza.

Historia e këtyre njerëzve kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri është shumë e vjetër, saqë nevojitet një skicë për të deshifruar “traktatin njerëzor”. Me shumë mundësi paraardhësit tanë u rritën në numër dhe vendosën të udhëtonin. U shpërndanë në të gjithë botën dhe u zhvilluan falë risive kulturore që ecnin së bashku në një vijë me mutacionet biologjike.

Kjo gjë ka ndodhur para dy milionë vjetësh dhe është përsëritur sërish shekuj më vonë, kur një grup njerëzish të zinj dhe jo leshator që jetonin në Afrikën Lindore, braktisën kontinentin (kjo ka ndodhur para 100 a 50 mijë vjetësh) dhe përhapën kolonitë e tyre në të gjithë botën, duke arritur deri në Guinenë e Re dhe Oqeani.

Pra, të gjithë ne e kemi prejardhjen nga ai grup afrikanësh që kishin vetëm një qëllim: të ishin kudo dhe të flisnin të gjithë të njëjtën gjuhë. Të njëjtën gjë thekson edhe Luca Cavalli Sforza: “Të gjitha gjuhët ekzistuese sot e kanë prejardhjen nga një idiomë e vetme tepër e përpunuar.

Unë mendoj se njerëzit që u shpërngulën nga Afrika e flisnin atë gjuhë dhe e kanë përhapur në të gjithë botën. Të njëjtën gjë theksonte edhe Darvini: ‘zhvillimi i njeriut modern dhe gjuhës kanë ecur me të njëjtin hap dhe për të dyja origjina është afrikane’”.

Për të vërtetuar hipotezën e tij, Cavalli tregon një punë shkencore të publikuar para një viti, e cila studion përhapjen e 650 mijë gjeneve dhe tregon se 6 mijë popuj ekzistues sot janë zhvilluar gjatë 55 mijë viteve të fundit falë një popullsie të vetme. Ajo popullsi zezakësh e vendosur në të katërta anët e tokës ka zhvilluar mijëra zakone të ndryshme kulturore, të afta për t’iu përshtatur kushteve të ambientit rrethues.

Karakteristikat janë të ndryshme, ashtu si zakonet e njerëzve, por sërish një fakt bëri diferencën: një mënyrë tjetër e prodhimit të ushqimeve, bujqësia dhe blegtoria, të lindura në vatra të ndryshme pak a shumë bashkëkohore. Duke qenë më të pasur, fermerët ishin më të sigurt për burimet ekonomike.

E njëjta gjë ndodhte me grupet e gjuetisë dhe ato të mbledhjes së bimëve. Papritur, historia mori një rrjedhë tjetër: në disa mijëra vjet bujqit ndërtuan fshatra për të qenë pranë fushave; grumbulluan risi të frytshme ekonomike dhe kulturore (nga ndarja e punës, e të tjera me radhë). Numri i njerëzve u rrit dhe para tetë mijë vjetësh filluan të jetonin nëpër qytete. Në pak shekuj njeriu u zhvillua edhe më shumë falë kulturës.

“Por kjo nuk do të thotë se nuk pësoi ndryshme gjenetike”, - thotë Luca Cavalli Sforza. Ju do të pyesni që ç’kuptim ka kjo? “Ngjyra e bardhë e lëkurës... Mos vallë mendoni se para dhjetë mijë vjetësh bujqit e Lindjes së Mesme e kishin lëkurën e bardhë?” - shton ai. Po, është e vërtetë, ishin të zinj, si të gjithë kolonizuesit modernë.

Pastaj ndodhi diçka, siç e shpjegon me detaje edhe Francesco Cavalli Sforza: “Bujqit filluan të pushtonin territore të ndryshme, madje edhe drejt Veriut, deri sa arritën në Europë. ‘Por gruri nuk ka vitaminë D’, dhe kush ushqehet kryesisht me të, siç bënin ata, rrezikonte të zhvillonte rakitizëm dhe thyeshmëri kockore.

Në fakt, shpëtimtari ishte vetëm dielli, që e shndërron një pararendës të ‘D’-së, që gjendet te mielli, në vitaminën e çmuar. Kështu, njerëzit që jetojnë aty ku shkëlqen gjithmonë dielli arrijnë të sintetizojnë vitaminën, edhe pse lëkura e tyre e errët i shmang rrezet. Por nëse do të spostohen më në Veri, atëherë gjërat ndryshojnë”.

Shkencëtarët kanë ndjekur gjurmët e gjeneve të popujve të Europës dhe kanë vënë re se koincidojnë me ato të përhapjes së grurit. Me këtë të dhënë kanë dalë në përfundimin se bujqit e Lindjes së Mesme kanë udhëtuar me burimin e tyre të çmuar ekonomik derisa pushtuan të gjithë Europën, madje u shtrinë edhe në Veri, ku ka pak diell.

“Ja pra, që paskemi vërtetë të bëjmë me një mutacion gjenetik: ndalimi i prodhimit të melaninës e bën lëkurën më të bardhë”, - thekson Francesco Cavalli Sforza.

Po kush është arsyeja që kemi bindjen se jemi krijesa unike? Do të ketë qenë Bibla që na ka zhgënjyer me atë historinë e ngjashmërisë me Zotin. Por nëse gjërat kanë shkuar vërtetë kështu, kjo ka ndodhur sepse kemi qenë gjithmonë në gjendje të diferencohemi, si nga ana biologjike, ashtu edhe ajo kulturore.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njerëzit e parë në Evropë Empty Re: Njerëzit e parë në Evropë

Mesazh  Jon Sh 28.05.12 22:40

Ne kroaci jane gjetur punime ne shpella deri 600.000 vjet te vjetra. Popullimi Evropes eshte i hershem.
Jon Sh
Jon Sh

25


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njerëzit e parë në Evropë Empty Re: Njerëzit e parë në Evropë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi