Raliteti - Mendjet e Bukura, Shkenca dhe Fantashkenca
2 posters
Faqja 1 e 1

Realiteti Nga Stephen Hawking, pjesë e librit "The Grand Design"
Disa vite më parë, këshilli i qytetit të Monza-s, Itali, ndaloi pronarët e llastuar nga mbajtja e peshkut të kuq në enë me sipërfaqe të harkuara. Sponsorët e kësaj mase administrative shpjeguan arsyen e masës duke thënë se është mizore të mbash një peshk në një enë me anët e lakuara, sepse duke vështruar jashtë, peshku do të ketë një pikëpamje të shtrembëruar të realitetit. Por si mund ta dimë ne në të vërtetë, nëse fotoja që shofim e realitetit është e vërtetë? A mos ndoshta neve gjëndemi në një enë sferike dhe visioni ynë shtrembërohet nga një lente gjigande? Realitieti që percepton peshku është i ndryshëm nga yni, por a mund të jemi të sigurt se është më pak real?
Realiteti që percepton peshku në të vërtetë nuk është njëlloj me realitetin tonë, por peshku ka ende mundësi të formulojë ligje shkencore që qeverisin lëvizjen e objekteve që ata vështrojnë jashta enës. Për shembull, për shkak të shtrëmbërimit, një objekt në levizje të lirë që ne do e vështronim se lëviz në vijë të drejtë, nga peshku do vështrohej sikur ai ndjek një rrugë të harkuar. Megjithatë, peshku i kuq mund të formulojë ligje fizike nga kuadri i tij të cilat gjithmonë do ishin të sakta dhe të cilat do iu mundësonin atyre të kryenin parashikime mbi lëvizjen e objekteve në të ardhmen, jashtë enës tyre.
Ligjet e tyre, sigurisht do qenë më të komplikuara sesa ligjet në kornizën e realitetit tonë, por thjeshtësia është çështje preference dhe shijeje. Nëse peshku i kuq do formulonte një teori parë nga këndvështrimi tij, neve do duhej të pranonim pikëpamjet e tij si nje pasqyrë reale e realitetit.
Nje shembull tipik i pikëpamjes së ndryshme të realitetit është edhe modeli i shpallur rreth vitit 150 e.s nga Ptolomej që përshkruan lëvizjen e objekteve qiellore. Ptolomej publikoi punën e tij në një traktat me trembëdhjetë vëllime që zakonisht njihen me emrin arab “Amalgest”. Amalgest fillon me sqarimin e fakteve duke pas parasysh që bota është sferike, e palëvizshme, e pozicionuar në qëndër të universit, dhe papërfillëshmërisht e vogël në raport me distancën nga qiejt. Pavarsisht modelit heliocentric të Aristarkut, modeli i Ptolomej-t mbahej si i vërtetë nga një masë e madhe Grekësh të edukuar të paktën qysh në kohën e Aristotelit, i cili, për çështje mistike, besonte se toka është në qendër dhe se planetet e yjet leviznin rreth saj në orbita të komplikuara që përfshinin epicikle të tipit, rrotë mbi rrotë.
Ky model ngjante natyrshëm si i vërtetë sepse nën këmbët tona ne nuk ndjejmë tokën që lëviz (hiq rastet e tërmeteve ose momentet e pasionit). Mësimet e mëvonshme evropiane u bazuan në burimet Greke e që dorë më dorë bashkë me idetë e Ptolomej dhe Aristotelit, u bënë baza e mendimeve të Perëndimit. Modeli i kozmosit të Ptolomej u adoptua nga Kisha Katolike dhe u mbajtë si doktrina zyrtare për 1400 vite. Do duhej jo më pak se viti 1543 që të dilte një model alternativ nga Kopernik, në librin e tij “De revolutionibus orbium coelestium” (Mbi revolucionin e Trupave Qiellorë), publikuar vetëm në vitin e vdekjes së tij (edhe pse ai punoi mbi teorinë e tij për disa dekada të tëra).
Koperniku, ashtu si Aristarku shtatëmbëdhjetë shekuj më pare, përshkruante një botë në të cilën Dielli ishte në qendër dhe planetet rrotulloheshin përqark në orbita rrethore. Edhepse ideja nuk ishte e re, ringjallja e saj u prit me rezistencë të flaktë. Modeli i Kopernikut u pa kontradiktor me Biblën, e cila interpretohej me mënyrën tjetër ku toka ishte qendra dhe planetet lëviznin rreth saj, pavarshisht faktit se Bibla asnjëherë nuk e shprehte qartë atë. Në fakt, në kohën kur u shkrua Bibla njerzit besonin se toka është e rrafshët. Modeli i Kopernikut çoi në një debat të ashpër në toka në qendër apo jo dhe kulminacioni mbërriti me vitin 1633, me gjyqin kundra Galileo-s i cili përfundoi i akuzuar për herezi si mbrojtës i modelit Kopernikan, dhe për mendimet e tij se “jemi të lirë të mbrojmë si të mundshme opinionet edhe pasi të jetë deklaruar dhe definuar në kundërshtim me “shkrimet e shenjta”. Ai u shpall fajtor, dhe u dënua përjetësisht me Arrest Shtëpie dhe u detyrua te hedhë poshtë studimet e tij. Thuhet se gjatë procesit gjyqësor ai psherëtiu “Eppur si muove” (prapë lëviz). Vetëm në vitin 1992 Kisha Katolike Romane përfundimisht pranoi se qe e gabuar në dënimin e Galileos.
Pra, cila është teoria reale, modeli i Ptolomejt a Modeli i Kopernikut? Edhepse nuk është e pazakontë që njerzit të thonë që Koperniku provoi gabim Ptolomeun, kjo nuk është e vërtetë. Ashtu si në rastin e pikëpamjes tonë versus pikëpamjes së Peshkut të Kuq, sejcili mund të parashikojë një model universi të saktë nga pikëpamja e tij, se universi ynë mund të përshkruhet korrekt si në rastin heliocentrik ashtu edhe në rastin kur toka është në qendër, por avantazhi i sistemit Kopernikan është se ekuacionet e lëvizjeve janë shumë herë më të thjeshta nën kornizën reference ku dielli është në qendër.
Një realitet krejt tjetër ngjan në filmin fantastiko shkencor “Matrix” ku njerzit në padituri jetojnë një realitet të simuluar të krijuar nga kompjutera super-inteligjent me qëllim që ti mbajnë ata të qetë e ndërsa kompjuterat thithin energjinë bio-elektrike tyren (çfardo qoft ajo). Kjo ndoshta kjo nuk është dhe aq e trilluar, sepse shumë njerëz preferojnë të kalojnë kohën e tyre në web me realitete të simuluara të tipit “Second Life”. E si mund ta dimë neve që nuk jemi ca karaktere në një mish-mash të gjeneruar në mënyrë kompjuterike? Nëse ne do jetonim në një botë sintetike imagjinare, ngjarjet s’do kishin kuptim dhe konsistencë ose nuk do iu përmbaheshin ligjeve në tërësi. Alienët në kontroll mund ta shihnin më interesante ose zbavitëse të vrojtonin reaksionet tona, për shembull >>Hëna e plotë ndahet në dysh<<, apo >>sejcilit, në botë një diete i zhvillohet një neps i paparë dhe i pakontrollueshëm për “Pite Krem-Banane”. Por në rast se Alienët aplikonin system konsistent ligjesh, neve s’do kishim mundësi të dallonim në ekziston apo jo një realitet tjetër prapa të simuluarit. Do qe e lehtë të pohonim që bota e Alienëve është e vërteta e ndërsa kjo e jona e simuluar. Por ashtu si neve, nëse qëniet në atë realitet s’do kishin mundësinë e vrojtimit të Universit nga “Jasht”, s’do kishte arsye për ata të dyshonin në realitetin e tyre. Ky është një version modern i idesë se nje nuk jemi gjë tjetër pos fragmente të një ëndrreje të dikujt tjetri.
Këto shembuj na sjellin në konkluzionin që do jetë I rëndësishëm për këtë libër: Nuk ka një pikëpamje ose koncept realiteti teorikisht të pavarur. Në vend të saj ne adoptojmë një panoramë të cilën ne e quajmë realizëm-tip i varur: ideja e të cilit është se teoritë fizike të botës reale janë një model (kryesisht të natyrës matematike) dhe një komplet rregullash e ligjesh që lidhin elementet e modelit me vrojtimet. Kjo na jep kornizën me të cilën ne interpretojmë shkencën.
Ps. Hawking humbi ca pike kohet e fundit kur deklaroje qe egzistone nje force tjeter qe e ka krijuar universin , dhe vet anglezet si besonin vesheve kur degjuan dicka te tille nga hawking, (Sidomos ato qe besojne ne shkence).

.#HeTr!c.K#.- 25
HAHHAHA
NORMAL QE EGZISTON NJE FORC TJETER
PO PRA ASGJE NUK ASHT RASTESISHT NE BOT
PO PRA ASGJE NUK ASHT RASTESISHT NE BOT
xxl- patrolla_mkd@hotmail.com
.................................................
12
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi