EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pedofilia

+9
Berti69
Siroco
ILIRA
Tikon
kitara-61
Equinox
xxxadixxx
Zattoo
Neo
13 posters

Shko poshtë

Pedofilia Empty Pedofilia

Mesazh  Neo 30.10.11 0:32

"Me duar të lidhura" kundër pedofilisë!

Pedofilia Im15o810

Mendohet se me urdhëresën për ndalimin e hetimeve të fshehta, policisë zvicërane “i lidhen duart” për veprim efikas kundër pedofilisë.

Urdhëresa federale mbi procedurën penale që hyn në fuqi më 1 janar 2011 ndalon veprimet e fshehta të policisë në drejtim të hetimit të rasteve të pedofilisë që zhvillohet përmes rrjetit të internetit.

Me këtë urdhëresë, vlerësojnë njohësit e problematikës, policisë "i lidhen duart" për veprim efikas në këtë drejtim. Ndërsa mbështetësit e saj e mohojnë këtë, duke thënë se u mbetet kantoneve që të përshtatin legjislacionin e tyre për të ruajtur nivelin e efikasitetit në luftë kundër pedofilisë.

Deputetja federale nga partia CVP Barbara Schmid-Federer ka provuar që përmes një mocioni të pengonte urdhëresën që do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, e cila praktikisht e pamundëson hetimin e fshehtë policor të rasteve të pedofilisë përmes rrjetit të chat-it. Por parlamenti e parandaloi mocionin e saj.

Fëmijët në chatroom i janë nënshtruar rrezikut permanent nga pedofilët. Këta të fundit janë vazhdimisht në kërkim të fëmijëve të cilët i joshin për t`i abuzuar pastaj seksualisht.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Neo 30.10.11 0:33

Anonymous hackon sajtet me qindra gigabajtë pornografi fëmijësh

Pedofilia Anonym10

Grupi i hackerëve Anonymous pas një pauze të shkurtër nga raportimet e mediave është gjendur përsëri në fokus të publikut – kanë hackuar hostingun e quajtur “Freedom Hosting” që ishte një prej çerdheve më të mëdha të pornografisë së fëmijëve në rrjetin anonim anticensurë Tor.

Në Freedom Hosting gjendeshin më shumë se 40 sajte me pornografi të fëmijëve të cilët përmbanin më shumë se 100 GB material, mes të cilëve ishte edhe një për të cilin hackerët publikuan edhe detajet e profileve të 1589 shfrytëzuesve.

Aksioni është pjesë e një operacioni më të gjerë të quajtur “Operation Darknet” që ka filluar këtë muaj, që ka për qëllim eliminimin e pornografisë së fëmijëve nga Tor. Termi “Darknet” nënkupton këmbimin privat të fajllave dhe qasjen anonime në Internet.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Neo 30.10.11 0:46

Pedofilia në Kosovë alarmuese

Pedofilia 534773789_small

Vajza ime 8 vjeçe vitin e kaluar ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga një pedofil i moshës 60-vjeçare. Tani vajza është një fëmijë me probleme të mëdha, dhe mbi të gjitha ka humbur besimin te njerëzit dhe e ardhmja. Ajo sot është një fëmijë i tërhequr dhe vuan për tragjedinë që i ka ndodhur.

Unë si prind e ndjej veten çdo ditë e më keq, për gjithë atë brutalitet të ashpër që i ka ndodhur vajzës sime, që tani i ka mbushur të nëntat. Dhunuesi pervers, edhe pse është dënuar, ai që vuan më së shumti është fëmija im, dhe unë si prind, kështu rrëfen ngjarjen rrëqethëse nëna N. N., nga Prishtina, pasi që vajza e saj 8-vjeçe është atakuar nga pedofili që i takon së njëjtës lagje.

Në anën tjetër, gjyqtarja Fëllëza Kadiu, e cila është marrë me rastin, konfirmon se pedofili është dënuar me 5 vjet burgim dhe sipas saj, ekzistojnë edhe raste të tjera të ngjashme me të cilat është marrë ajo gjatë punës së saj prej gjyqtareje. Në karrierën e saj profesionale, ajo tregon se ka shqiptuar masa të dënimit edhe më të larta, sidomos në rastet kur është përsëritur vepra penale e abuzimit me fëmijët.

“Personi N. N. nga Ferizaj, pasi që ka vuajtur dënimin prej 5 vjetësh për vepër penale të abuzimit seksual oral ndaj dy fëmijëve të moshës 14-vjeçare, sërish ka vazhduar me përdhunimin e fëmijëve të moshës 8 deri 10 vjeç, për ç’gjë i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet burgim, dhe sot vazhdon të vuajë dënimin prapa grilave”, ka thënë gjyqtarja Kadiu, sipas së cilës, pjesa më e madhe e pedofilëve i takojnë moshës mbi 50-vjeçare.

Për 10 muaj 37 raste

Abuzimi seksual i të miturve në Kosovë, është një dukuri që çdo ditë e më shumë po shënon rritje. Statistikat e policisë flasin se vetëm brenda 10 muajve të parë të këtij viti, janë raportuar 37 raste për keqpërdorim seksual të personave nën moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, por ekzistojnë raste të abuzimit me fëmijë që hezitohet të raportohet pranë organeve të rendit.

Zëdhënësi i policisë, Brahim Sadriu, thotë se “në kuadër të Policisë së Kosovës ekziston njësiti i veçantë policor që merret me hetimin e rasteve kur janë të përfshirë të miturit dhe këto raste trajtohen me një përkushtim të veçantë, duke ditur edhe ndjeshmërinë e rasteve”.

Fenomeni i pedofilisë, sa aktual aq edhe shqetësues, tanimë qarkullon dhe në Kosovë dhe vendi prej pas përfundimit të luftës po përballet me këtë "sëmundje", e cila po shënon rritje. Pedofilia është një ndër brutalitetet më të ashpra, më të hidhura në historinë njerëzore dhe ky fenomen është një ndër tragjeditë më të mëdha të etikës së njerëzimit.

Të paktën ky është shpjegim që e japin psikologët dhe sociologët kosovarë lidhur me fenomenin e pedofilisë. Sipas tyre, derisa shtetet perëndimore kanë krijuar rrjete të forta për ta luftuar këtë fenomen, madje disa prej tyre kanë dhënë alarmin mbi përshkallëzimin e rrezikshëm që po merr fenomeni i pedofilisë, në Kosovë kjo temë ende konsiderohet si tabu. Psikologët theksojnë se mostrajtimi i kësaj teme në shoqërinë kosovare është diçka e frikshme dhe rreziku për një bumerang është permanent.

Pedofilia, si pasojë e rrethanave psiko-sociale

Psikologu Aliriza Arenliu tregon se pedofilia në përgjithësi ka të bëjë me tendencën dhe sjelljet e të rriturve që kanë për qëllim të kenë marrëdhënie seksuale me fëmijë. Sipas tij, pasojat psikologjike tek fëmijët të cilët janë të atakuar nga abuzuesit seksual janë të rënda.

“Pasojat janë të thella dhe mund të kenë pasoja të rënda në zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve. Hulumtimet tregojnë se pedofilia rezulton nga faktorët psiko-socialë më shumë se nga faktorët biologjikë apo gjenetikë. Një nga arsyet mund të jenë se vetë personi mund të ketë qenë i abuzuar si fëmijë, gjersa të tjerët mendojnë se kjo mund të jetë edhe si rezultat i ndërveprimit në mes të fëmijës dhe prindërve”, shpjegon Arenliu.

Sociologia Mevlude Zejnullahu thotë se shoqëria jonë, e cila ka jetuar në geto dhe rrjedhat e jetës kanë pasur ndikim direkt në jetën e individit, prandaj problemi i temave tabu është i hershëm.

“Mentaliteti konservativ, mosarsimimi i shoqërisë, pozita jo e barabartë e femrave në familje, kushtet ekonomike dhe sociale, kanë ndikuar që prindërit mos të jenë të lirë me fëmijët e tyre dhe mes tyre të ekzistojë tema që nuk duhet diskutuar, në mesin e tyre padyshim edhe çështja e pedofilisë”, ka thënë Zejnullahu.

Sipas saj, Kosova për arsye të njohura po ballafaqohet me fenomene të shumta devijuese, e në këtë drejtim abuzohet edhe me fëmijët edhe seksualisht dhe forma tjera.

Pedofili i papërmirësueshëm merr 12 vjet burgim

Personi N. N. nga Ferizaj vuan dënimin prej 12 vjetësh për shkak të abuzimit seksual të katër fëmijëve. “Personi N. N. nga Ferizaj pasi që ka vuajtur dënimin prej 5 vjetësh për vepër penale të abuzimit seksual oral ndaj dy fëmijëve të moshës 14-vjeçare, serish ka vazhduar më përdhunimin e fëmijëve të moshës 8 deri 10-vjeç”, ka thënë gjyqtarja Fëllëza Kadiu.

Lumturie Blakaj
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Zattoo 23.05.12 0:47

Holanda shpall të ligjshme partinë e pedofilëve

Pedofilia Pedofilia-300x236

Një gjykatë lokale në Hagë ka marrë një vendim krejt të papritur duke e shpallur të ligjshme partinë e pedofilëve (PNVD).

Ky vendim u bazua në lirinë e shprehjes dhe kështu nuk u vendos kufi në krijimin e kësaj partie. Madje ajo u njoh zyrtarisht edhe nga qeveria e Holandës.

Pra, në këtë rast, liria e të shprehurit funksionoi kundër të drejtave të fëmijëve.

Qëllimi kryesor i kësaj partie është:

- Legalizimi i kontakteve seksuale mes të rriturve dhe të miturve 12 vjeç e lart.

- Legalizimi i posedimit të materialeve me përmbajtje pornografike me fëmijë, për përdorim personal.

Pra, tashmë keqtrajtimet seksuale ndaj minorenëve do të mbrohen edhe me ligj. /E.L/
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  xxxadixxx 23.05.12 22:15

Droga dhe prostitucioni dihet qe jane te legalizuara atje,por legazimi i nje partie pedofilesh,eshte absurditet!
xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Equinox 21.11.12 20:42

Mini MISS hap rrugën drejt normalizimit të pedofilisë

Pedofilia 3123158913_1_15_QD8DIosw

Pedofilia 3123158913_1_21_gAK8uT8p

Pedofilia 3123158913_1_19_92FJrAKa
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty hallo

Mesazh  kitara-61 22.11.12 11:27

kush me tregon dicka per anonymous ,,,keto a bejn dicka me te vertet ose e kan vetem propagand
kitara-61
kitara-61

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Tikon 22.11.12 12:45

Vetem informacionin qe marim,per pedofilin,nga mediat eshte i bollshem.Per mua kjo teme eshte absurde te shtjellohet me tej.Nuk e kuptoi se kush eshte qellimi i saj,por te shohesh Mini misse ne kete forum,do te thote se duhet te shohim anen e erret te universit,pra i shkon per shtat ''hyrjes'' se ketij forumi..
Tikon
Tikon

Jeta eshte e shkurter,por ajo behet me e shkurter kur qendron mbi toke me kembet e tua por pa ''koken'' tende...

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Neo 22.11.12 13:26

Tikon shkruajti:Vetem informacionin qe marim,per pedofilin,nga mediat eshte i bollshem.Per mua kjo teme eshte absurde te shtjellohet me tej.Nuk e kuptoi se kush eshte qellimi i saj,por te shohesh Mini misse ne kete forum,do te thote se duhet te shohim anen e erret te universit,pra i shkon per shtat ''hyrjes'' se ketij forumi..

Kjo teme eshte mjaft e ndjeshme dhe nganjehere duhet lexuar mes reshtave per te kuptuar esencen.
Pedofilia ne media e kontrolluar nuk shtjellohet ashtu si duhet.
Prapa pedofilise nuk fshihen individe te izoluar me te meta psiqike por nje rrjet i tere dhe i organizuar dhe i udhehequr nga dikush.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Tikon 22.11.12 13:47

Neo shkruajti:
Tikon shkruajti:Vetem informacionin qe marim,per pedofilin,nga mediat eshte i bollshem.Per mua kjo teme eshte absurde te shtjellohet me tej.Nuk e kuptoi se kush eshte qellimi i saj,por te shohesh Mini misse ne kete forum,do te thote se duhet te shohim anen e erret te universit,pra i shkon per shtat ''hyrjes'' se ketij forumi..

Kjo teme eshte mjaft e ndjeshme dhe nganjehere duhet lexuar mes reshtave per te kuptuar esencen.
Pedofilia ne media e kontrolluar nuk shtjellohet ashtu si duhet.
Prapa pedofilise nuk fshihen individe te izoluar me te meta psiqike por nje rrjet i tere dhe i organizuar dhe i udhehequr nga dikush.

Dhe mesa shoh paskeni marre persiper te ''luftoni kete rrjet te organizuar'' me tema e duke reklamuar foto femijesh pedofile.Kuptova qellimin dhe mesazhin tuaj...
Tikon
Tikon

Jeta eshte e shkurter,por ajo behet me e shkurter kur qendron mbi toke me kembet e tua por pa ''koken'' tende...

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Neo 22.11.12 13:59

Me vjen keq por ju asgje nuk keni kuptuar.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  ILIRA 22.11.12 14:20

Tikon shkruajti:
Neo shkruajti:
Tikon shkruajti:Vetem informacionin qe marim,per pedofilin,nga mediat eshte i bollshem.Per mua kjo teme eshte absurde te shtjellohet me tej.Nuk e kuptoi se kush eshte qellimi i saj,por te shohesh Mini misse ne kete forum,do te thote se duhet te shohim anen e erret te universit,pra i shkon per shtat ''hyrjes'' se ketij forumi..

Kjo teme eshte mjaft e ndjeshme dhe nganjehere duhet lexuar mes reshtave per te kuptuar esencen.
Pedofilia ne media e kontrolluar nuk shtjellohet ashtu si duhet.
Prapa pedofilise nuk fshihen individe te izoluar me te meta psiqike por nje rrjet i tere dhe i organizuar dhe i udhehequr nga dikush.

Dhe mesa shoh paskeni marre persiper te ''luftoni kete rrjet te organizuar'' me tema e duke reklamuar foto femijesh pedofile.Kuptova qellimin dhe mesazhin tuaj...

Tikon nuk quhen femijet pedofile por ata qe abuzojne me femijet
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Tikon 22.11.12 14:35

ILIRA shkruajti:
Tikon shkruajti:
Neo shkruajti:
Tikon shkruajti:Vetem informacionin qe marim,per pedofilin,nga mediat eshte i bollshem.Per mua kjo teme eshte absurde te shtjellohet me tej.Nuk e kuptoi se kush eshte qellimi i saj,por te shohesh Mini misse ne kete forum,do te thote se duhet te shohim anen e erret te universit,pra i shkon per shtat ''hyrjes'' se ketij forumi..

Kjo teme eshte mjaft e ndjeshme dhe nganjehere duhet lexuar mes reshtave per te kuptuar esencen.
Pedofilia ne media e kontrolluar nuk shtjellohet ashtu si duhet.
Prapa pedofilise nuk fshihen individe te izoluar me te meta psiqike por nje rrjet i tere dhe i organizuar dhe i udhehequr nga dikush.

Dhe mesa shoh paskeni marre persiper te ''luftoni kete rrjet te organizuar'' me tema e duke reklamuar foto femijesh pedofile.Kuptova qellimin dhe mesazhin tuaj...

Tikon nuk quhen femijet pedofile por ata qe abuzojne me femijet


Wwwwooooouuu ja kete e mesoi per here te pare...!!!
Tikon
Tikon

Jeta eshte e shkurter,por ajo behet me e shkurter kur qendron mbi toke me kembet e tua por pa ''koken'' tende...

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Zattoo 23.11.12 21:13

Skandalet e BBC, dorëhiqet drejtori

Pedofilia Patten-280x200

Akuzat për pedofili ndaj një ish drejtuesi të lartë të konservatorëve, që më pas rezultuan false i kushtuan vendin e punës drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, George Enwistle.

Enwistle dha dorëheqjen nga posti vetëm dy muaj pasi kishte marrë detyrën. Gjiganti mediatik britanik është vendosur prej disa javësh në qendër të skandaleve të njëpasnjëshme, ku më i rëndi ka të bëjë me akuzat për pedofili të Jimmy Savile, një ndër drejtuesit televizivë më me emër në historinë e BBC-së në vitet ’60, ’70 dhe ’80.

Është zbuluar se Savile ka abuzuar seksualisht me fëmijë dhe në disa raste brenda ambienteve të BBC-së. Madje ka patur dyshime se në vite BBC ka mbuluar një rrjet pedofilie brenda saj.


Pas dorëheqjes së Enwistle, që pritet të emërohet në krye të New York Times, vendin e tij tek BBC e zuri Lord Patten që u zotua se do të punojë për rifitimin e besimit të humbur tek qytetarët.

“Duhet të nxjerrim mësime nga gabimet në mënyrë që të rifitojmë besimin dhe të gjithë do të vihemi në dijeni nëse nuk do të jem në gjendje që ta bëj këtë”, deklaroi kreu i ri i BBC në një intervistë të dhënë për një nga programet më të ndjekura të rrjeti mediatik.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Zattoo 23.11.12 21:46

Pedofilia! Për kë bien kambanat në Vatikan?!

Arka e kishës katolike po boshatiset nga pagesat e vazhdueshme që po bëhen kundrejt familjeve, fëmijët e të cilëve kanë vuajtur abuzimet seksuale të priftërinjve.

Ati ynë (…) mos më ço në tundim, më liro nga e keqja!

Mesa duket kjo frazë biblike nuk është aq bindëse kur e dëgjon nga goja e një prifti të penduar, qoftë edhe pas një tundimi të vetëm pedofilie që ka pasur në të shkuarën e tij. Ndoshta kjo ishte arsyeja që Papa Benedikti pranoi të fliste për herë të parë në historinë e Vatikanit për krimin që një pjesë e kishës po i bën grinjës së besimtarëve. “Kërkojmë faljen e Zotit, premtojmë se do të bëjmë gjithçka për të mos u përsëritur abuzime të tilla. Kisha dënon sjelljet e turpshme të priftërinjve të saj...”.

Më shumë sesa i shtrënguar nga rastet në rritje të pedofilisë, Papa Benedikti nuk mund të bënte asgjë më shumë sesa të lutej. Mes fjalëve të tij ai kërkonte falje për priftërinjtë, por nuk foli se si mijërave fëmijëve në botë mund t’u kthehet jeta si më parë.

A mjafton një lutje drejtuar Zotit që ai të fshijë nga e shkuara dhimbjen dhe abuzimet seksuale? Të gjitha rastet duan shpagim.

Shpagimi

Arka e kishës katolike po boshatiset nga pagesat e vazhdueshme që po bëhen kundrejt familjeve, fëmijët e të cilëve kanë vuajtur abuzimet seksuale të priftërinjve katolikë kudo nëpër botë. Që nga rastet e para të shfaqjes së pedofilisë në qarqet kishtare nga ato periferiket drejt metropoleve të mëdha si Nju Jorku apo Bostoni, Vatikani edhe pse ka heshtur, ka tentuar të paguajë ato me miliona dollarë, që kanë shkuar në xhepat e familjeve të fëmijëve të abuzuar seksualisht.

SHBA ka qenë vendi i parë që vendosi të kishte një listë të plotë të priftërinjve pedofilë, rasteve të dhunës seksuale që ata kishin ushtruar ndaj gregjës së besimtarëve, madje dëshmitë e tyre sollën në mënyrë të drejtpërdrejtë shpagim. Vetëm kisha katolike e Los Angeles, pasi kishte verifikuar rastet e abuzimeve seksuale tek të miturit nga vitet 1940 deri në ditët e sotme ka arritur t’u paguajë një dëmshpërblim prej 774 milionë dollarësh të abuzuarve direkt nga priftërinjtë.

Hetimi nxori se ishin 508 viktima seksuale pre e abuzimeve të 113 priftërinjve.

Arqipeshkvia Katolike e Los Angeles regjistron gjithashtu edhe numrin më të madh të rasteve ndaj të abuzuarve, duke u paguar atyre më shumë se 10 milionë për kokë. Shifra e publikuar në mediat amerikane ka ardhur vetëm pas një beteje të gjatë nëpër gjykata. Në Alaskë, por dhe në Amerikë pas shpalljes fajtorë të disa priftërinjve të përfshirë në akte të turpshme, kisha kërkoi që ata të mos ndiqeshin penalisht dhe në këmbim do të paguante 50 milionë dollarë për 110 viktimat.

Ndërkaq dioqeza e Chicago-s ka paguar së fundmi 6.6 milionë dollarë ndaj abuzimeve seksuale që u janë shkaktuar 15 të miturve nga 12 priftërinj të akuzuar për pedofili që nga vitet 1960 deri në 1990. Kisha katolike ka refuzuar të paguajë për veprat e turpshme të priftërinjve, duke u kërkuar atyre që mbajnë përgjegjësi morale dhe financiare për abuzimet seksuale.

Por, duket se ky “shpagim” financiar i mëkateve të priftërinjve është pranuar vetëm në Amerikë, pas një vendimi të kishës, e cila ka qenë e vetëdijshme për rastet e pedofilisë. Ajo që bie në sy është fakti se pothuajse gjysma e priftërinjve të akuzuar kanë vdekur, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik kishës katolike.

Një nga rastet më të përfolura në Amerikë ka qenë ai i një prifti ndaj të cilit u depozituan rreth 200 akuza për pedofili, por kisha ndërhyri në kohë duke e mbyllur çështjen në këmbim të një shumë prej 52 milionë dollarësh. Prifti Oliver O'Grady, i quajtur ndryshe Hannibal Lecter për 17 vjet kishte abuzuar me 22 të mitur, duke u paguar viktimave një shumë prej 18.7 milionë dollarësh. Ai ka paguar për 10 vjet rresht edhe një shumë tjetër prej 94 mijë dollarësh, ose 788 USD për çdo muaj në llogarinë e dioqezës katolike.

Studimi në SHBA

Një studim i kryer së fundmi në Amerikë tregon se nga vitet 1950-2010 janë akuzuar për pedofili 4.392 priftërinj të çdo rangu kishtar, ose e thënë ndryshe 4 për qind e 110 mijë vetëve që kanë shërbyer në 50 vitet e fundit.

Viktimat vetëm në Amerikë, sipas një studimi, rezultojnë të jenë: 5.8 për qind nën 7 vjeç; 16 për qind nga 8 deri 10 vjeç; 50.9 për qind të moshës 11 deri 14 vjeç dhe 27.3 për qind të moshës 15-17 vjeç, ndërsa për sa i takon gjinisë së viktimave, 81 për qind ishin djem dhe 19 për qind ishin vajza.

Fëmijët e molestuar janë studiuar nga një grup specialistësh dhe kanë rezultuar se 38.4 për qind e tyre janë abuzuar seksualisht për më pak se një vit, 21.8 për qind nga 1 deri në 2 vjet, 28 për qind nga 2 në 4 vjet dhe 11.8 për qind më gjatë.

Në lidhje me frekuencën ose numrin e priftërinjve që kanë abuzuar me fëmijët, studimi ka nxjerrë se 55.7 për qind e priftërinjve kishin një viktimë, 26.9 për qind 2 ose 3, 13.9 për qind 4-9; 3.5 për qind 10 ose më shumë fëmijë. Vendet e abuzimeve, 40.9 për qind në shtëpinë e priftit, 16.3 për qind në kishë dhe 42.8 për qind kudo.

Vetëm duke iu referuar shifrave të deklaruara për sigurimin ose dëmshpërblimin e të miturve vetëm në Amerikë për 1400 raste mbi 1 miliard dollarë, ndërsa janë shkarkuar nga puna rreth 800 priftërinj, ndërsa 5 mijë kanë dhënë dorëheqjen.

Lista e pedofilëve

Pas skandalit të sivjetshëm në Austri ku 17 priftërinj kishin abuzuar me 512 të mitur, prania e priftërinjve në shkolla apo institucione të tjera është kthyer në një makth.

Për këtë qëllim në shumë vende është kërkuar që kisha të deklarojë rastet e priftërinjve pedofilë, mes tyre edhe ata që janë penduar.

Kështu në Britaninë e Madhe janë deklaruar 240 priftërinj, në Irlandë 74 raste që kanë abuzuar për 40 vjet me 2500 të mitur. Mendohet se Amerika ka numrin më të madh të rasteve, rreth 4 mijë priftërinj nga 110 mijë, ose 4 për qind e tyre, janë akuzuar për krime seksuale me minorenet.

Një studim në SHBA ka treguar se në rastet e studiuara të pedofilisë me priftërinj, 81 për qind e tyre ishin të mitur ose adoleshentë të seksit mashkull, ndërsa pjesa tjetër e seksit femër. Në Brazil, statistikat flasim për 1.700 priftërinj të akuzuar për pedofili ose 10 për qind e totalit, ndërsa në Spanjë sipas autoriteteve zyrtare të klerit mendohet se rreth 4 për qind e priftërinjve kanë qenë të përfshirë në vepra të turpshme. Për sa i takon kontinentit australian, deri në 2009 janë regjistruar 107 priftërinj pedofilë, por mendohet se shifra mund të jetë më e lartë.

Në total shifrat shpesh edhe të pranuara nga Vatikani arrijnë në gjithë globin në 11 për qind, që është edhe konfirmimi zyrtar i rasteve të priftërinjve pedofilë që shërbejnë apo kanë shërbyer për kishën katolike në të gjithë globin.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shifra zyrtare e deklaruar nga Konferenca Episkopale që nga vitet 1950 deri në ditët e sotme rezultojnë plot 10.667 persona si viktima të abuzimeve seksuale, ndërsa 4.392 priftërinj kanë qenë të përfshirë në këto skandale.

Analistët theksojnë se shifrat janë gjithmonë në rritje, për shkak se një pjesë e rasteve i kanë depozituar akuzat pas disa vitesh. Në listën e rasteve më të përfolura të pedofilisë në kishën katolike është kisha Sant Polten, në Austri, ku vetë Vatikani ndërhyri për të zgjidhur çështjen, madje duke e mbyllur për një periudhë këtë vend të shenjtë, ndërkaq në listën e vendeve që rezultojnë me probleme të theksuara të pedofilisë të shkaktuara nga priftërinjtë janë pikërisht Brazili, Argjentina, Polonia, Meksika, Gjermania dhe Italia.

Debati

Pas deklaratave të Papa Benediktit, ku pranoi përfshirjen e priftërinjve në abuzime të rënda seksuale me të mitur, Vatikani është përballur me një numër të madh kritikash. Me urdhër nga Vatikani janë tërhequr përkohësisht nga shërbimi kishtar rreth 600 priftërinj, me qëllim që të ndryshojnë sjellje, të pranojnë mëkatet e tyre, të rrëfejnë për rastet e pedofilisë dhe gjatë kësaj periudhe ata do t’i nënshtrohen një kursi që synon ndryshimin e sjelljes.

Bëhet fjalë për njerëz të rëndësishëm të kishës, të cilët mund të rikthehen sërish në punë, në vende të tjera, duke ruajtur anonimatin dhe të shkuarën e errët. “Një prift i penduar për mëkatet e tij (përfshi këtu edhe pedofilinë), mund të shërbejë sërish, padyshim këtu nuk përfshihen personat që janë shkishëruar”, -ka deklaruar imzot Girotti. Por duket se fjalët ndriçuese që vijnë nga njerëz të rëndësishëm të Vatikanit nuk janë aq të besueshme, pasi rastet e reja vijnë në rritje.

Debati është fokusuar së fundmi në këtë pikë, kur kisha katolike ka pranuar që të shërbejnë priftërinj të akuzuar për raste pedofilie, pasi ata kanë kërkuar ndjesë publike. “Ky është një argument absurd.

Vatikani vazhdon të këmbëngulë se aborti dhe homoseksualiteti janë një mëkat i pafalshëm, madje kjo doktrinë detyron drejtues shtetesh të mos i pranojnë këto fenomene, ndërsa për ta pedofilia me njerëzit e kishës nuk është një mëkat”, - thekson një analist italian. Kisha katolike vazhdon të fshehë sekretet, kisha nuk i do skandalet, edhe atëherë kur priftërinjtë e saj janë fajtorë.
Prandaj ngre sytë nga qielli. Zot! Lutem për mëkatet tona, tani edhe derisa vdekja të vijë. Amen!

Olsi Kolami
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Siroco 12.01.13 12:55

Spikeri manjak dhunoi për pesë dekada

Qindra viktima, shumica fëmijë, u abuzuan seksualisht nga folësi i BBC

Pedofilia Jimmi-Savile-134x320

Fëmijë të shumtë, njëri prej të cilëve ishte vetëm 8 vjeç, u dhunuan seksualisht nga ish-spikeri i BBC, Jimmy Savile, bën të ditur një raport i detajuar që përmbledh 50 vjet akuza dhe që u publikua dje.

Policia e Londrës raportoi se dhunimet kishin ndodhur në mbi 214 raste, përfshirë 34 përdhunime.

Prokuroria kërkoi ndjesë për faktin se kishte humbur mundësinë për të përndjekur ligjërisht Savile më 2009, kur ai ishte ende gjallë. Policia tha se dëshmitë e viktimave dhanë “një panoramë rrëqethëse abuzimi seksual të përsëritur në pafundësi dhe të pandëshkuar”.

Ish-prezantuesi i BBC vdiq në moshën 84-vjeçare në tetor 2011, një vit para se të publikoheshin akuzat për dhunimet seksuale të tij. Zbulimi i disa rasteve të abuzimit me fëmijë nga Savile bëri që qindra viktima të bëjnë publike vuajtjet e tyre. Ato qenë sulmuar në mjediset e BBC dhe në shumë institucione të tjera, përfshirë shumë spitale.

BBC tha se ndihej “e tmerruar” nga fakti se disa nga krimet ishin kryer në mjediset e saj dhe i kërkoi viktimave të krimeve “ndjesë të sinqertë”.

Savile kreu krime seksuale në 13 spitale dhe 14 shkolla. Viktima më e re e tij, ishte një djalë tetëvjeçar. Akuza e parë daton më 1955 ndërsa e fundit, më 2009, pak kohë para se të vdiste. Gjithsej 450 njerëz bënë denoncime për abuzime seksuale nga Savile, nga të cilët, 73 për qind ishin të rinj nën 18 vjeç në kohën kur ranë viktimë.

Nuk ka prova të qarta nëse ai ka vepruar në një rrjet pedofilie, megjithëse hetimet për këtë çështje vijojnë. Sekretari për Shëndetësinë tha se dëshironte të sigurohej se kjo gjë nuk do të përsëritet më.

Savile duket se arriti t’i shpëtojë ndëshkimit për krimet e veta pjesërisht për shkak se krimet seksuale ndaj të miturve ishin ende një koncept i panjohur ligjor në dekadat e para të aktivitetit të tij, ndërsa fama e mbrojti nga përndjekjet më vonë.

Dhunimet seksuale fillonin nga ngacmimet dhe puthjet dhe përfundonin me marrëdhënie seksuale. Pronat e Savile, por ndoshta edhe BBC, priten të vihen para përgjegjësisë civile nga avokatët e viktimave.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Berti69 03.07.13 19:36

GJENIU I VOGEL:PEDOFILIZMI NE TELEVIZION

Pedofilia 560134_567336043306981_1449928597_n

Spektaklet muzikore te femijeve nuk njohin asnje kufizim moshe.Femijet ekspozohen ne role te rriturish duke interpretuar kenge te ndaluara per moshen e tyre.Sipas perkufizimeve psikologjike,kjo konsiderohet pedofili.


Shoqeria shqiptare mbeti e shokuar nga zbulimi i nje pedofili vrases ne nje lagje ne periferi te Tiranes.Pedofilia u vu ne qender te cdo diskutimi per me shume se nje jave.Pasiguria per femijet ishte shqetesimi kryesor i artikuluar masivisht,e zgjuar nga ndergjegjesimi mbi rreziqe te shumta qe mund te shfaqen papritur,ne nje shoqeri qe tashme po kultivon perversione nga me te shumtat dhe paaftesi per te zbuluar dhe ndeshkuar krimin.

Por problemi me i madh nuk qendron tek rreziqet e fshehta qe kercenojne potencialisht me pasigurine qe na rrethon.Kercenime shume here me te medha i kemi perballe dhe nuk i shohim.Pedofilia ne format e saj me te kamufluara shfaqet sistematikisht ne televizionet tona dhe askush nuk reagon per kete, Aktualisht, dy televizionet private kombetare ne vend, Klan dhe Top Channel.

Sipas Manualit Diagnostik dhe Statistiko te Crregullimeve Mendore DSMIV i zerit me autorativ te psikologjise boterore,pedofilia perfshin tipe sjelljesh qe variojne nga te shikuarit deri tek veshja dhe prekja e femijeve.Ne rastin konkret,ekspozimi i femijeve ne role shfaqje stereotipike seksualemmund te konsiderohet nje akt pedofilik qe mbetet ne sferen vizuale.Shqetesues eshte fakti qe ky tekst ka kaluar pa kurrfare filtri neper te gjithe stafin e produksionit qe e kane perzgjedhur kengen......
TELEVIZIONI,ARME E SHKATERRIMIT NE MASE

Pjese tekstesh te kenduara nga femijet tek Gjeniu:

He left no time to regret, kept his dick wet
With his same old safe bet
Me and my head high and my tears dry
Get on without my guy

Nuk la kohe per pendim, e la k... të lagur
Me premtimet e tij tì pìrhershme,
Une me koken lart dhe lotet e thare
Tì jetoj pa tì dashurin tim

I love you much, it's not enough
You love blow and I love puff
And life is like a pipe

Tì dua shume, por nuk mjafton
Ty te pelqen te thithesh (kokaine) une te tymos (bar)
Dhe bota është si një pipë

You now that I'm no good
Ammy Winehouse

You know that I'm no good,
Upstairs in bed, with my ex boy,
He's in a place, but I can't get joy,
Thinking on you in the final throes...
I'm in the tub, you on the seat,
Lick your lips as I soak my feet,
Then you notice little carpet burn,

Ti e di që unë sjam vajzë e mirë,
Lart në krevat jam me ish të dashurin tim,
Ai është atje ku duhet, por unë nuk po e shijoj
Duke menduar për ty në psherëtimat e fundit...
Unë jam në vaskë, ti në karrige
Duke lëpirë buzët ndërkohë që unë lag këmbët,
Më pas ti vë re që tapeti po merr flakë ...

Nga Ergys Mertiri
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Berti69 12.08.13 10:45

Ne emer te promocionit publikim te materialeve me karakter te paster pedofilik

Nje akt i rende i shkaktuar nga babezia per fitim! Ne qender te skandalit nje person i njohur publik!

ZMK mori nje ankese nga nje qytetar mbi nje rast skandaloz te publikimit te materialeve te cilat ne cdo rast jane subjekt i abuzimit nepermjet transferimit ne sitet me karakter pedofilik ne emer te prezantimit te materialeve promocional per veshjet intime per femije. Pozat e femijeve qe modelojne me veshjet intime jane te denja vec per faqet me karakter pedofilik. Nje histori skandaloze ne emer te promocionit dhe ne rastin me te mire te injoances se babezise per te fituar. Nje kompani me emrin

Bella Confex sh.p.k (me te dhena kontakti Rruga "Gjon Gazulli" Shkoder 4001 Albania dhe Tel: +355 222 440 32 dhe e-mail: info@plaetor-lablanche.al) qe prezantohet nga nje person i njohur ne politike: Keti Bazhdari, perfaqesuesja ligjore e Bella Confex.

Sipas kesaj faqeje Keti Bazhdari shpalos ambiciet:

“Kemi rrezikuar te hapim kater dyqanet tona ne Tirane, ndersa vitin tjeter do te kemi dyqane ne gjithe Shqiperine.” Joshje e padiskutueshme dhe cilesi. Me keto dy objektiva Le Blanche dhe Plaetor, do te guxojne te sfidojne markat me te njohura te linjave intime qe sot bejne suksesshem xhiron e tregjeve te botes dhe shqiperise gjithashtu.  ”Ështe nje tabu ne shqiperi. Markat shqiptare kane nje emer jo shume te mire. Por ju them konsumatoreve se marka shume te njohura, prodhohen ne Shqiperi. Ne guxojme te ofrojme nje produkt po aq te mire e me me leverdi”, shprehet Keti... “Motoja jone eshte: te guxosh. Uroj qe shqiptaret te provojne produktet tona dhe nuk do te zhgenjehen”, perfundon Keti Bazhdari.

Femije te veshur me intime qe pozojne duke u paraqitur ne menyre te papershtatshme dhe femije qe u ekspozohen pjese intime te trupit te veshur me rroba intime njesoj si te jete nje faqe pornografike pedofilie eshte nje rast i rende qe shkel nje mal me ligje qe nga Kodi Penal, legjislacionin per mbrojtjen e femijeve, legjislacionin per mbrojtjen e konsumatoreve, kodin civil, etj etj.

Kjo histori duhet ndaluar dhe eshte e papranueshme dhe skandaloze.

ZMK do te paraqes menjehere denoncimin e saj prane institucioneve perkatese nese deri te Henen dt. 29 Korrik 2013 ora 12:00 nese Znj. Keti Bazhdari nuk heq nga faqja e saj cdo permbajtje qe shkel legjislacionin penal dhe civil dhe rrenon etiken e konsumatoreve dhe moralin publik dhe zgjidh ne menyre te favorshme me familjet e femijeve problemin qe u ka shkaktuar.


Eshte e pafalshme qe njerez me profil te larte publik dhe angazhim politik ti lejojne vetes kapercime kaq te renda etike dhe te shkelin ligjin ne menyre kaq brutale.



Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve

Raportimi ndodhet ne faqen e raportimeve publike te konsumatoreve:

https://ankohu.crowdmap.com/reports/view/18

Pedofilia 182958_546666312064961_910282743_n


(ZMK i ka hequr edhe fotot nga raportimi mgjths ishte fshire fytyra e personave me qellim per te shmangur cdo shqetesim)
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Albaniaa 29.09.13 16:38

Pedofilia, si të mbroni fëmijët
Shkruan: Dr Fahri Drevinja, mr.sci, neuropsikiatër


Pedofilia është veprimtari erotike me fëmijët. Sipas kritereve diagnostike, pedofili duhet të jetë më i vjetër pesë vite se sa viktima. Ndërsa mosha e tyre mund të lëviz nga 16-65 vjeç

Orientimi seksual i këtyre personave mund të jetë hetero dhe homoseksual; dominojnë heteroseksualët. Të dhënat flasin që pedofilët meshkuj homoseksual zgjedhin fëmijët më të rritur, kurse ata heteroseksual, më tepër vajzat 8-12 vjeç.

Nga aktivitetet me fëmijët, janë lojërat pjesërisht lakuriq, i shikojnë dhe ledhatojnë. Fëmijët janë më shpesh nga rrethi i tyre.

Sa i përket çrregullimeve mendore, personat me retardime mendore, me skizofreni, të dehur ose persona me ndryshime psikoorganike, mund të kryejnë vepra seksuale me fëmijët, mirëpo këto janë shumë raste të rralla.

Pedofilia Pedofilia

Numri më i madh i pedofilëve heteroseksual është i martuar, kurse homoseksualet rrallë që ndonjëri qëllon i martuar.

Pedofilia kohët e fundit edhe tek banorët e Kosovës ka zgjuar kureshtjen dhe shqetësimet? Kush e solli, a ka qenë këtu, a ka pasur ose s’ka pas më parë, a ka qenë më e fshehur, ose ka qenë “pa pasoja”, më e butë derisa s’ka dëgjuar njeri për të?!

Jo, pedofilinë nuk e solli askush tek ne, pedofilia gjendet në të gjitha vendet dhe kombet e botës, ku më shumë, ku më pak. Beletristika botërore është e mbushur me raste markante dhe trishtuese të bastardëve pedofil, që kanë goditur mendjen e njerëzve. Në Evropë janë të njohura rastet në seri të pedofilëve si në Angli, Francë dhe Shtetet e Beneluksit. Këto raste nga popullata priten me frikë, me tronditje të jashtëzakonshme shpirtërore, bëjnë shumë jehonë, krijojnë mosdurim në rrethin ku punojnë dhe jetojnë.

Mendoj, që këtë jehonë, trishtim, stres dhe traumë për popullatën e bëjnë zmadhimet,
shtrembërimet nga personat që nuk kanë njohuri për këtë dukuri. Fëmijët, në fillim të ngjarjes edhe mund të jenë kurioz ose të mashtruar, mirëpo më vonë mund të pësojnë tronditje të rëndë psikike.
Ndikim shumë të keq kanë edhe afrimi, qasjet e lehta në uebsajtet e ndryshme të cilat janë të mbushura me pornografi të fëmijëve. Kështu që një parapëlqim i cili mund të jetë i fjetur ose një predisponim i cili nuk është në plan të parë nga këto shikime, ekcitime, përjetime, mund të jetë iniciale për fillim të sjelljes pedofilie.

Disa nga ato sjellje mund të lakmohen, mund të provohen dhe nëse paraqesin “kënaqësi”, mund të pranohen. Këto veprime mund të kryhen kryesisht nga personat emocionalisht jo stabil, me stigmate të çrregullimit të personalitetit, personat me sjellje të papjekur, ekstravagant, me stile të veçanta të kënaqjes së epsheve.

Sa i përket rëndësisë së veprimeve pedofilike në psikiatrinë forenzike, ato kanë një rëndësi të veçantë. Sidomos pedofilët e dhunshëm dhe ata që e vrasin viktimën. Këta persona duhet gjithsesi të ekzaminohen dhe të vërtetohen çrregullimet, eventualisht deformimet-abnormalitet e epsheve seksuale.

Në literaturë nuk ka karakteristika të prototipit të personit pedofil, ekzistojnë karakteristikat e përgjithshme sikurse që janë person submisiv, të dashur për fëmijën, mjaft suptil në sjelljet me ta, të butë. Mbi 70%, e tyre kanë lidhje të ndryshme me fëmijët, janë arsimtarë, edukatorë, kujdestarë, mbikëqyrës; gjysh që kujdeset për fëmijët, etj.

Atyre u pëlqen që t’i prekin fëmijët, pastaj t’ua mësojnë zhargonin e ndyrë të shprehjeve, i ledhatojnë, iu blejnë gjëra të vogla të kënaqësisë fëmijërore; lodra, sheqerka etj. Nëse personi pedofil manifeston edhe agresion, që quhet sadizëm-kënaqje duke munduar ose mbytur viktimën, atëherë personi ka çrregullim organik të personalitetit. Këto çrregullime, më shumë u përkasin personave të rritur ose më të moshuar. Vitin e kaluar në klinikën e psikiatrisë në Prishtinë, janë ekzaminuar dy raste, njëri për pedofili me vrasje dhe tjetri për abuzim seksual. Që të dy janë përballur me gjykatën dhe kanë marrë dënimet e merituara. Por, nuk mjaftojnë dënimet e tyre. Ata duhet trajtuar, duhet punuar me ta në aspektin psikiatrik, psikologjik, social, në mënyrë që ata të mësohen, të vetëdijesohen dhe ta kuptojnë që “pasioni i tyre” është i ndaluar dhe mjaft i rrezikshëm.

Rëndësia qëndron në ndaljen, zvogëlimin e k”kënaqësie”, e cila është mjaft irrituese dhe e dënueshme. Është vështirë të çrrënjoset, sepse pohohet që nuk është e mësuar, por e lindur. Mirëpo, puna jonë sistemore e planifikuar në të gjitha aspektet, është sensibilizimi dhe vetëdijesimi i të gjithë prindërve. Porosia e thjesht: mbani nën kontroll fëmijët. Një bashkëpunim i mirë me fëmijët do të ketë efekte pozitive, sepse fëmija nuk fsheh, është kureshtar, nuk mban gjatë fjalën, mund të harrojë dhe flet.

Këtu mund të ndërpritet hallka e motivacionit edhe veprimit të pedofilit dhe nëse konstatojmë se bëhet fjalë për pedofili, duhet patjetër të informohen organet e rendit. Nëse edhe më thellë është goditur sfera epshore, atëherë trajtimi tek psikiatri është i domosdoshëm. Aplikohen antiandrogjen dhe antidepresiv. Veprimet e pedofilit te fëmija, një kohë të gjatë do të kenë pasoja në të gjitha fazat e pjekurisë së personalitetit të tij.

Teoria psikodinamike u jep dimension mjaft të rëndësishëm përjetimeve fëmijërore të individit për pjekurinë dhe ecjen e shëndosh nëpër sfidat e jetës të çdo personi. Me përjetimet në fëmijëri shpjegohen shumica e çrregullimeve mendore neurotike, të cilat i kanë rrënjët në abuzime ose përjetimet e vështira.

Ato dikur suprimohen dhe harrohen, mirëpo në situata të ngjashme zgjohen, paraqiten prapë dhe personi mund të bie në gjendje të krizave disociative, konverzive, regresion, etj.

(Autori punon në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë)
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Albaniaa 29.09.13 16:40

Pedofilia, në Shqipëri nuk ka psikiatër të specializuar

Në Shqipëri nuk ka mjekë psikiatër të specializuar për të trajtuar raste të mirëfillta pedofilie. Nëse pedofilët, pasi janë akuzuar si të tillë nga gjykatat, këto të fundit për të saktësuar këtë çrregullim u kërkojnë psikiatërve të mjekësisë ligjorë të vlerësojnë rastet dhe të thonë fjalën e fundit. Ndërsa psikiatrit e tjerë përgjigjen në gjykata për saktësim diagnoze vetëm nëse personat nën hetim kanë qenë më herët pacientë të tyre.

"Mjekë të specializuar pikërisht për këtë nuk ka. Në rastin e pedofilit që nuk vjen nëpër qendra të kërkojë ndihmë, janë psikiatrit ligjor ata që japin mendimin e tyre për nivelin e çrregullimit, pasojat që jep si dhe duke dhënë këtë lloj mendimi ndikojnë organet ligjore për të marr vendimin e duhur", thotë psikiatrja Arjana Reli.

Mjekja thotë se shpesh herë prindërit prej mungesë së informacionit, por dhe prej turpit nuk tentojnë, që takohen me psikologët dhe psikiatërit për të trajtuar fëmijën e tyre. Reli këshillon, që në këto raste trajtimi duhet parë si domosdoshmëri për këtë kategori fëmijësh, pasi traumat në këto raste janë shumë të forta. "Prishet gjithë ekuilibri qoftë emotiv, qoftë i të gjithë sistemit nervor, fëmija fillon dhe paraqet pagjumësinë ankthin, çrregullimet e humorit, atake paniku, tmerre dhe çrregullime te gjumit, që nëse lihen patrajtuar, duhen shumë herë më tepër kohë për tu rikthyer në normalitet. Kështu që, pa diskutim që duhet futur qoftë psikoterapia mbështetëse, nganjëherë dhe terapia medikamentoze", vijon Reli.

Ndërsa pedofilët kanë personalitete të dyfishtë dhe një morri çrregullimesh mendore. Psikatrit thonë se personaliteti i dyfishtë nëse nuk çrrënjoset para adoleshencës për të mos thënë e pamundur, është shumë e vështirë të trajtohet në një moshë të pjekur.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Luli 04.07.14 22:38

Abuzoi seksualisht edhe me kufomat e të vdekurve

Gazetari i BBC dhe prezantuesi i radios 1në Britani, Jimmy Savile është gjetur fajtor për abuzim seksual më persona të moshës prej 5 deri në 75 vjeç në pothuajse të gjitha spitalet e Britanisë për më shumë se katër dekada. Por nuk ishin vetëm pacientet me të cilët abuzoi Jimmy, ndër të abuzuarit janë edhe punonjësit e spitaleve madje edhe kufomat e njerëzve të vdekur.

Pedofilia 11111110
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  gjilanasi 26.09.14 15:35

Vatikan, galeri horror në kompiuterin e peshkopit pedofil

Pedofilia Prifti-0

Jozef Wesoloëski, peshkopi polak i arrestuar nga xhandamëria e Vatikanit i akuzuar për Pedofili.

Ish-nunci i Santa Domingos kishte edhe një arkiv sekret në kompiuterin e tij. Në brendësi të tj u gjetën 100 mijë foto dhe video me të mitur. Dyshimi është se ai ndoshta bën pjesë në një rrjet ndërkombetar pedofilie.

“Galeria e horrorit”. Kështu e kanë quajtur hetuesit memorien e kompiuterit të peshkopit Jozef Wesoloëski, i arrestuar pak ditë më parë në Vatikan i akuzuar për pedofili.

Me sekuestrimin e kompiuterit të tij hetuesit po kërkojnë ehe lidhje për bashkëpunëtorë me të cilët ai shkëmbente materiake pornografike me të mitur. Verifikimet po bëhen në vendet ku ai ka qenë përpara se të shkonte në Santa Domingo.

Në 4 vitet e fundit janë 4 peshkopë nën hetim si dhe ndoshta 5 mijë priftërinj të denoncuar për pedofili.

lapsi.al
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  syri i art 26.09.14 15:42

kur je ne kundershtim me natyren tende,ndrydhja e ndjenjave,normal qe do te plasin nje dit,dhe ndodhin keso gjera te prishura,nga e cila rrjedhin lloj lloj semundjesh,si aids...kta jan psikopat te (shejt)kjo esht shejteria e tyre...!
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Vizitor 26.09.14 17:54

Sipas nje shkrimi qe e pata lexuar ne nje nga portalet shqiptare te Kosoves shkruante se mbi 400.000 prifterinje ishin/jane pedofila.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Luli 05.10.14 23:52

Profili i një pedofili

Pedofilia si fenomen haset më shpesh tek burrat, por nuk përjashton rastet e grave pedofile. Interesi i pedofilëve janë fëmijët deri në një moshë 13 vjeçare. Një pedofil mund të bëjë jetë normale, duke qenë familjar/e pra, prind vetë, punon ka miq, aktivitete të tij. Pedofilët edhe pse të martuar, nuk kanë jetë aktive seksuale me partneren e tyre.

Në marrëdhënie me punën janë korrekt, të dashur dhe të mirë me të afërmit që njohin. Pra në pamje të parë, ata nuk mund të dallojnë nga një njeri i cili nuk përbën problem. Pedofili mund të jetë një person i njohur nga ambienti. Mund të jetë në një lagje banuese, mund të jetë në fisin tonë, apo dhe i rastësishëm i njohur në rrethana të tjera. Sjellje tipike të tij janë, sjellja e mirë me fëmijët, ju përshtatet mirë atyre, di lojërat që ju pëlqejnë ëmbëlsirat e në përgjithësi botën e fëmijës. Bën përpjekje të vazhdueshme për ti pëlqyer dhe prindërve të atyre që ai përzgjedh si viktimë.

Si e zgjedhin pedofilët fëmijën viktimë? Një nga mënyrat është duke ju përshtatur lojërave që atyre ju pëlqejnë të luajnë, apo ndonjë ushqim të preferuar. Viktima e tyre ka karakteristika të tipit; i qetë, i tërhequr, i ndrojtur, jo i zhdërvjellët, me probleme familjare apo social-ekonomike. Kjo vjen si rezultat i mirë studiuar nga ana e tyre, duke u njohur me zakonet e shpeshta që kanë, veprimtaritë, aktivitetet të tjera përveç shkollës.

Duke gjetur kështu momentin e duhur që të jenë vetëm me njëri-tjetrin, të bëhën shokë të ngushtë, të kenë sekrete sëbashku, ta ndihmojë atë nëse ka ndonjë problem që të duket një hero në sytë e tij etj, dhe të kryejë ngacmimin në mënyrë graduale. Pasi është arritur nga ana e pedofilit qëllimi me fëmijën, e kërcënon atë nëse tregon. Me njerëzit që mund të ketë më përzemër se do ti vrasë ata, ose atë vetë, dhe mbi të gjitha se faji ka qenë i vetë fëmijës për atë që ka ndodhur.

Këshillat për prindërit e fëmijëve të abuzuar:

Papritur fëmija ndryshon sjelljen në një mënyrë të pashpjegueshme, si dhe rutinën e veprimtarive të tij. Kjo mund të evidentohet me anë të simptomave të paraqitura; si humbja e interesit për në shkollë, rënia në mësime, kërkon të rrijë vetëm, mbyllet në dhomën e tij, qan natën, shpesh mund të urinojë dhe të ketë makthet e natës, nuk ka më interes për diçka që mund të ketë pëlqyer më parë si filmat e preferuar, sporti, ndonjë lodër e veçantë e tij.

Marrëdhënia me të ka ndryshuar fëmija i abuzuar mund të shfaqë luhatje humori, sjellje agresive, nervoz për një pjesë të madhe kohe, humbje e oreksit, kërkojnë të flenë edhe kur oraret nuk janë të përshtatshme, apo insomnia (pagjumësia) nuk duan të luajnë me fëmijët e tjerë, apo me vëllezërit. Rastet e sjelljeve pak më të rënda janë kur ata dëmtojnë veten, duke e çarë, shpuar, goditur etj, nuk duan të higjienizohen më, apo të bërit banjo e tyre edhe kur nuk është e nevojshme, ulja në karrige me vështirësi, ndonjë infeksion i mundshëm gjenital etj.

Tjetër profil i fëmijës/viktimë është dhe kur ata fillojnë të përdorin një fjalor që nuk është për moshën e fëmijës 7 vjeçar, një pak më i rritur kupton se nuk duhet thënë në ambiente familjare, kur kanë gjëra të reja, rroba, lodra, një vetëbesim të papritur, sjellje seksuale me fëmijët e tjerë ose lodrat e tyre duke menduar se kjo gjë është normale. Pasi prindërit kupton këtë, në mënyrë imediate duhet t’i drejtohet një mjeku përkatës dhe psikologut të fëmijës.

Nga Anxhela Peza
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  gjilanasi 17.11.14 21:36

Hetime tronditëse për pedofili dhe vrasje nga disa VIP-a

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me skandalin e pedofilisë, ku dyshohet se në të janë përfshirë figura publike britanike përgjatë viteve ‘70-‘80. Lajmi bëhet me dije nga gazeta britanike “Daily Telegraph”, e cila ka marrë dëshminë e një personi, i cili atë kohë ka qenë 12 vjeç.

Sipas tij, i mituri ishte detyruar që të merrte pjese në një akt orgjie me disa deputetë britanikë dhe pedofilë të tjerë VIP. Bëhet fjalë për një periudhë të ndodhur rreth 30 vite më parë. Personi që dha dëshminë zbuloi tmerrin e përjetuar shumë vite më parë për publikun. Tashmë ai është rreth 40 vjeç dhe pretendon se ishte pjesë e grupit prej 15 fëmijësh që abuzoheshin seksualisht nga politikanë.

Ata shfrytëzoheshin në hotele dhe apartamente luksoze të Londrës. Gazeta i referohet në mënyrë specifike për një nga tre vrasjet e mundshme, lidhur me shfrytëzimin e të miturve, në të cilin policia po heton.

Në rastin e parë, u tha se një deputet konservator është dyshuar për vrasjen e një fëmije 12 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth viteve ’80, gjatë një feste, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të tjerë të komunës.

Të gjithë ato dyshohet se kishin abuzuar seksualisht me djalin. Burime të policisë kanë konfirmuar, se jo vetëm që ka raste të tjera të abuzimit seksual, por edhe vrasje të minorenëve.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  gjilanasi 20.05.15 21:51

Identifikohen 1400 pedofilë, mes të cilëve 76 politikanë

Pedofilia Skandal-n-euml-britani-identifikohen-1400-pedofil-euml-mes-t-euml-cil-euml-ve-76-politikan-euml_hd

Policia në Britaninë e Madhe po heton më shumë se 1.400 burra, 261 prej të cilëve i përkasin një profili të njohur publik, si politikanë apo muzikantë, që akuzohen për abuzim seksual me fëmijët në të kaluarën. Rastet përfshijnë dënimet personave të njohur, si Rolf Harris, Gary Glitter dhe Max Clifford etj.

Operacioni i koduar “Hydrant”, është ndërmarrë nga Këshilli Kombëtar i Policisë (NPCC). Nga 1433 personat e identifikuar që akuzohen për pedofili, 216 kanë vdekur, 261 janë klasifikuar si njerëz me rëndësi publike dhe 135 vijnë nga televizioni, kinematografia apo radio. Mes këtyre të fundit, 76 janë politikanë, 43 janë nga industria e muzikës, 135 nga TV, filmat apo radiot dhe shtatë nga bota e sportit.

Një total janë 666 kërkesa dhe raporte që vijnë nga institucionet dhe 357 janë institucione të veçanta të identifikuara. Nga këto 154 janë shkolla, 75 shtëpi fëmijësh dhe 40 janë institucione fetare. Të tjerat përfshijnë institucione shëndetësore, ushtarake, burgje dhe shtëpi pritjesh. 17 institucione janë klasifikuar sit ë paidentifikuara.

Ato kanë të bëjnë me raporte abuzimi apo hetime të abuzimit me fëmijët që prej verës së vitit 2014.

“Po shohim një rritje të paprecedente të numrit të raporteve që shqyrtohen çdo ditë”, tha Shefi i Policisë në Norfolk, Simon Bailey, i cili shtoi se numri total i raporteve për abuzime seksuale arrin në 116 mijë.

Shekulli
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pedofilia Empty Re: Pedofilia

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi