EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Legjendat për Azem Bejtë Galicën

2 posters

Shko poshtë

 Legjendat për Azem Bejtë Galicën Empty Legjendat për Azem Bejtë Galicën

Mesazh  majlind's 15.10.11 20:07

Legjendat për Azem Bejtë Galicën

 Legjendat për Azem Bejtë Galicën 771azm10

Është rast i rrallë që për së gjalli njeriu të bëhet legjendë dhe të shndërrohet në mit. Kështu ka ndodhur me kryekomandantin e çetave kaqake, Azem Bejtë Galicën. Ky me luftërat heroike dhe me trimërinë e rrallë u bë legjendë e gjallë. Kjo do të marrë përmasa të mëdha, sidomos pas vdekjes së tij, kur varrimi i tij mbeti sekret.

Pjesëmarrja në më shumë se 60 beteja fitimtare, ishte fenomen i rrallë historik. Kjo e tmerroi armikun dhe doemos duhej besuar se është dragua dhe i pavdekshëm. Pastaj luftërat e të gjithave qetave nën parullën: “O, PRITE PRITE, AZEM GALICËN”, e shtuan besimin në legjendën se ai fluturon. Ndodhte që brenda ditës të luftohej në Drenicë e në Shalë, në Dukagjin e në Llap, apo edhe dikund tjetër e gjithkund në emër të Azemit. Kjo do të thotë se Azem Bejtë Galica ishte sinonim i të gjithave çetave kryengritëse.

Në dobi të legjendës se Azemi ishte si Akili grek, i paprekshëm nga plumbi apo si Feniksi, i cili ngjallet nga hiri i tij, shkonin edhe lajmet e rrejshme të qarqeve serbe rreth vrasjes së tij. Mbi shtatë herë në gazetat serbe është shkruar se u vra Azemi e po aq herë është demantuar kjo. Kështu disa herë u”vra”dhe u”ngjall”Azem Bejtë Galica në shtypin serb, gjë që ndikoi të besohet se ai është i pavdekshëm.

Edhe populli ynë krijoi legjenda për pavdekshmërinë e Azemit. Ja një legjendë e tillë:
“Në kohën e Azemit ishte një hoxhë i zoti dhe i shkolluar. Ishte nga Tërsteniku(Drenicë). Ai kishte aftësi që t’i bëjë njerëzit e fortë dhe të paprekshëm nga plumbi. Për këtë dëgjon edhe Azemi. Shkon te hoxha dhe i thotë: “Hoxhë, shkruaje një hajmali të tillë e po e provojmë, ia vemë dikujt dhe po e qëlloj me pushkë”. Hoxha u frikësua nga një provë e tillë. Ai ia vuri hajmalinë një gjeli dhe i tha Azemit: “Ja qëlloje” Ai me pushkë e gjuan disa here por kot. Kur ia heqin hajmalinë e qëllon me të parën. Azemi i beson dhe e merr hajmalinë, të cilën e ka bartur deri natën kur rrethohet, dhe merr plagën vdekjeprurëse”

Për ti dhënë vërtetësi kësaj legjende, më 1923, në Arbëri të Vogël, ndodhi edhe një rast i rrallë. Një mëngjes, kur Azemi po kalonte mbi një kodër afër Galicës(vendlindja e Azemit) dikush nga larg shtiu me pushkë. Një bashkëfshatar, që ndodhej aty pranë, sapo dëgjoi fishkëllimen e plumbit tha: “Ruanu burra se na qarti”. Atë moment diqka bëri “pup”. Plumbi kishte rënë mu në gjoksin e Azemit. Duke qenë në përfundim të rrugës plumbi nuk pati fuqi të shkonte më tej dhe ngaci në fermenin prej gajtani të trashë që Azemi e mbante të veshur. Një nga luftëtarët u afrua dhe ia nxori plumbin ende të nxehtë.

Pos këtyre legjendave, për paprekshmërinë e trupit të tij nga plumbi,u krijuan legjenda edhe për atë se ai ishte dragua me krahë që fluturonte nga kodra në kodër. Kjo kishte kaluar edhe në shtypin serb. Një i ri, Sali Mehmeti, ushtar në atë kohë, nga fshati Oshlan ishte rrahur nga oficeri serb pse kur e kishte pyetur ai: “A fluturon Azem Galica”-ky i kishte thënë: “Jo, ai është njeri si të gjithë të tjerët”. Oficeri me gazetë në dorë iu kishte afruar dhe i kishte rënë me kamxhik duke i thënë: “Pse po rren. Shiko në gazetë shkruan se Azemi fluturon”

Ajet Haxhiu e ka shënuar nga Rifat Banjska, shok i Azemit, rastin kur Azemi ka “fluturuar”.
Në vitin 1923, kur u kthye Azemi nga Shqipëria,disa ditë qëndroi nëpër Drenicë. Një pasdite u gjend në Klinë të Poshtme, të cilën e kishte pasë rrethuar një batalion ushtarësh serb. Azemi me Çetën e vet vendosi të qendrojë derisa të errët e t’i sulmojë. Tek ushtarët kishte hyrë frika, se kishin dëgjuar për Azemin. Trimat i zunë pikat strategjike përreth Klinës. Azemi hipur në kalë i kontrollonte. Disa shokë të vjetër, si në mahi, iu lutën që të ndërmarrë një lojë për t’i frikësuar armiqtë. Meqë ishte vonë, e edhe mjegull, ata i thanë t’i lidhë dy shami nën sqetulla dhe kur të vraponte me kalë të dukej si dragua me krahë. Në fillim Azemit iu duk si lojë fëmijësh dhe nuk pranoi, por më vonë e bindën. Dhe ashtu u bë. I lidhi dy shamitë nën sqetull dhe i vendosi nën fermen. U hodh mbi shpinë të kalit dhe ia krisi vrapit nëpër kodrat e Klinës. Pas tij, në kuaj, shkonin Shota dhe disa shokë të tjerë. Shamitë valëviteshin si krahët e dragoit. Armiqtë kur e panë këtë skenë u frikësuan dhe i pushtoi paniku. Kënga popullore thotë:

Fort piskati një zapti
Eni këtu moj asqeri!
Krisi reja për Serbi
Çka po shoh unë me sy
Hipun n’kalë, kamën n’zingji
Si kulshedër kur shi bjen
Azem Bejta po na vjen
Ai drague koka qëllue
Ka qit kriht tue fluturue
Zo’ku t’shkojmë me u ngujue
Prej Azemit sot me pshtue

Kjo lojë pati efekt. Armiku u shpartallua lehtë, duke pësuar humbje të mëdha. Por edhe legjenda mori dhenë. Kishte edhe nga shokët e Çetës, që skishin qëlluar afër kur u bë loja, të cilët besonin se Azemit kur hyn në luftë i dalin krahët e dragoit.

Në popull qëndron besimi se edhe djali i Azemit, që e pati me Shotën(Sadriu) ka qenë dragua, por kur e panë grate e tjera nuk rroi më, vdiq pa i mbushur gjashtë muaj.
Sipas besimit popullor, fëmijën-dragua nuk duhet ta dijë(nuk bën t’ia shohë krahët)askush pos së ëmës. Djalin e Shotës e panë edhe gratë e tjera dhe ai vdiq. Djepi i tij është ruajtur deri vonë dhe çdo fëmijë djalë i Galicës, kur lindte, për herë të parë përkundej në të.

Kështu edhe në krijimet artistike-letrare, ky trim krahasohet me figurat mitologjike. Poeti, Jakup Ceraja, shkruan:

Cili qe ai dragua krahlehtë si shqipe mali
Që asnjë plumb xhandari hovin s’un ia ndali?
Cili qe ai luan nëpër fusha e male
Që asnjë tradhëtar në pusi nuk guxoi t’i dale
Cili qe ai kreshnik me diell në ballë
Që në lahutë u këndua për të gjallë?...






Nga plagët që kishte marrë nga rrethimi që i kishin bërë forcat serbe kullës dhe fshatit të tij, Azem Galica vdes më 1924. Ai e lë amanet që trupin e tij, ose ta hedhin në ndonjë pus të thellë ose ta djegin, që mos ta gjejë armiku.
Shota me shokët e Çetës, vendosin ta lëshojnë në një shpellë 73 metra të thellë( Çuku që kërset) në fshatin Përqevë. Natën pa i hetuar askush, i afrohen shpellës. Të mbështjellur me jorgana dhe duke ia vënë një jastëk nën kokë, e nisin drejt shpellës trupin e Azemit.Me degë lisash e ferra e maskojnë hyrjen e shpellës. Vetëm pak vetë e kanë ditur ku do të varrosej ai. Trupi i Azemit rri në atë shpellë plotë 47 vjet dhe populli nuk e dinte varrin e tij. Deri më 1971 kur mësuesi Abdyl Krasniqi hyn në shpellë dhe i tubon eshtrat e tij, për ti varrosur pastaj në fshatin e tij Galicë.
majlind's
majlind's

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Legjendat për Azem Bejtë Galicën Empty Azemi ishte avanturier femrash!

Mesazh  ushtaridardan 12.06.12 19:13

Kam degjue prej ni plakut ne Junik,se Azem Bejta ka qendru shume kohe ne Junik,sepse Juniku ka qene zone neutrale,Azemi ka nejt ne shpija te Junikut e kan prit mire shume,e ni dite ish ne oden e burrave,kish shikue nga dritarja e kulles,dhe i kish fishkllue nji vajze,ather i zoti i shpis i kish fol : O Azem ki kujdes ,se ti je ni Azem,e Juniku e ka ka njo si ti per cdo shpi!
ushtaridardan
ushtaridardan

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi