Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra?
Faqja 1 e 1

Historia e vërtetë e Edward Mordake (Mordrake) ka humbur ndër vite. Bëhet fjalë për një rast të veçantë që ka ndodhur në të shkuarën dhe ishte përfshirë në një historik mjekësor, por që tashmë përmendet vetëm në gojëdhëna që tregohen herë pas here.
Gojëdhëna fillon gjithnjë me të njëjtën mënyrë. Edward thuhet se ka qenë trashëgimtar i një familjeje fisnikësh në Angli. Ishte një burrë i bukur e i zoti, studiues, muzikant dhe si i ri, preferohej nga të gjithë. Por, gjithnjë sipas legjendës, ishte shumë i bukur kur e shikoje ballë për ballë, por në pjesën e pasme të kokës kishte një fytyrë të dytë, të shëmtuar, satanike.
Në disa forma të tjera të gojëdhënës, fytyra e dytë e Edward-it ishte fytyra e një femre të bukur. Por ky version kundërshtohet nga shkenca, pasi të gjithë binjakët parazitarë janë të të njëjtit seks. Për të thuhej se ishte një gjeni dhe ishte mjaft i sertë. Fytyra e dytë e Edward-it thua se ishte kundërshtarja e tij. Ajo qeshte kur ai qante për gjendjen në të cilën ndodhej. Edhe pse askush nuk e kishte dëgjuar zërin e fytyrës së dytë, Edward-i betohej se shpesh i duhej të mbetej pa gjumë, nga pëshpërima plot urrejtje e “binjakut të keq” që e shoqëronte.
Kjo histori përfundon me vetëvrasjen e Edward-it në moshën 23-vjeçare. Por mënyra e vetëvrasjes ndryshon sipas versioneve të tregimit. Gjithsesi, në të gjitha versionet Edwardi lë pas një letër, ku i kërkon “fytyrës satanike” të shkatërrohet para se ai të varroset, me qëllim që mos i pëshpëritë në varr.
A është e vërtetë historia e Edward-it?
Në vitin 1896, “Anomolies and Curiosities of Medicine” përmend një version të Edward-it dhe kjo histori është kthyer menjëherë në legjendë. Ajo u adoptua nga teatri e muzika. Madje është kënduar edhe një këngë nga Tom Waits “Poor Edward”, që bazohet në këtë histori.
Edhe pse për shumë kohë është quajtur një mashtrim, mendohet se një histori e tillë vështirë ta besojë ndokush, pasi shumë detaje nuk kanë lidhje me ligjet shëndetësore. Gjithashtu, edhe përsëritja gjatë viteve mund t’i ketë shtrembëruar faktet.
Por Chang Tzu Ping u zbulua në Kinë rreth viteve ’70 – ’80. 40-vjeçari Chang (atëherë) kishte lindur me një fytyrë të dytë që përbëhej nga një gojë, një gjuhë e papërshtatshme, dhëmbë, si edhe pjesë të tjera të fytyrës. Qafa dhe buzët e fytyrës së dytë nuk mund të lëviznin në mënyrë të pavarur, por goja e dytë nuk reagonte sipas lëvizjeve të gojës së Chang.
Pas këtij zbulimi, ai u dërgua në SHBA, për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. E gjithë procedura është regjistruar, bashkë me operacionin që iu bë në një program televiziv të viteve ’80 “That’s incredible”, por nuk ekziston pothuaj asnjë vërtetim për ekzistencën e saj. Operacioni përfundoi me sukses dhe Chang vazhdoi jetën e tij pa “fytyrën e dytë satanike”.
Ndoshta edhe historia e Edward-it mund të ngjasojë me historinë e Chang, por ajo është shndërruar në një mit me kalimin e kohës…

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Similar topics
» A ka ekzistuar përbindëshi i LOCH NESS ?
» Fytyra në Mars
» Fytyra e një të vdekuri shfaqet në një re
» Jezu Krishti
» Fytyra të çuditshme
» Fytyra në Mars
» Fytyra e një të vdekuri shfaqet në një re
» Jezu Krishti
» Fytyra të çuditshme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi