EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urdhërsat e (neo) liberalizimit

Shko poshtë

Urdhërsat e (neo) liberalizimit Empty Urdhërsat e (neo) liberalizimit

Mesazh  Jon 02.06.08 2:04

URDHËRESAT E (NEO) LIBERALIZMIT

1. MONOPOLI ËSHTË PERËNDIA TË CILIN DUHET TA ADHUROSH!

Evropa mund të kishte qenë një shembull për popujt për të inicuar një koncepcion të ri të shtetit dhe një koncepcion të ri të shoqërisë. Në vend të kësaj ajo nuk është tjetër gjë përpos një rast për tregjet dhe ndërmarrjet multinacionale për t’u globalizuar edhe më shumë, dmth., për të synuar gjithnjë e më shumë monopolin botëror, në kontradiktë të plotë me prinipet e liberalizmit. Liberalizmi parasheh konkurencën e lirë. Monopolizmi është fundi i të gjitha konkurencave, përfundim logjik i një procesi. Nga kjo edhe vijnë shumica e të këqijave në shoqërinë tonë.

GJITHNJË DUHET TË JESH KONKURUES, ARDHMËRINË TËNDE DO TA VRASËSH ME DORËN TËNDE

Objektivi i hapjes me botën është dominimi i saj nga ana e kompanive multinacionale. Për ta arritur atë duhej mbështetur në konceptin e konkurencës, i cili nuk është asgjë tjetër pos një projekt për eliminimin e konkurentit me të gjitha mjetet. Ky koncept tanimë është përqafuar dhe njohur nga shumica e popujve, për të keqen e vetes së tyre.

“Duhet me qenë konkurues”, është motoja e këtij koncepti. Në emër të konkurimit është vendosur një lëvizje e madhe e shpronësimit të njeriut në të gjitha fushat e jetës. Bile edhe Universiteti zhvillon fushatë në favor të këtij koncepti. Studenti në përfundim të studimeve të tij e ka të integruar këtë ide, e cila do ta shndërrojë atë në një “vrasës”, në pritje për të qenë i mbytur nga një tjetër konkurues.

PËR HIR TË PËRFITIMIT NUK DO TË BËSH GJUMË TË REHATSHËM

Globalizmi është para së gjithash teknologjik, dmth. kulturor. Qëllimi është: shpejtësia e rikthimit të kapitalit duhet të jetë i menjëhershëm, investimet e fuqishme duhet të zhvendosen në kohë reale, në funkcion të maksimalizimit të rentabilitetit; duke i degraduar shtetet dhe popujt në shkallë skllavi, në duar të një numri të vogël sunduesish, me një mobilitet të gërshetuar në të gjitha lëmitë e jetës, duke qenë i pranishëm gjithkund në të njejtën kohë. Nuk ka më territor që mund të mbrohet prej tyre.

- A është kjo hapësirë pa kufij një fshat global?

- A është kjo hapje globale një rast për lidhje bashkëpunimi dhe harmoni midis popujve?

Gjithsesi jo. Sespe pa kufizime të vërteta dhe pa kontroll janë vetëm transaksionet e kapitalit. Vetëm ato janë vërtetë të lira, por kurrsesi edhe njerëzit. Ka 30 vjet qëkur flitet për globalizmin, qëkur imagjinohet një shoqëri ideale, pa luftra, pa mjerim. Sot e kemi të instaluar të kundërtën e këtyre proklamimeve. Globalizmi sot është bërë armik i popujve.

NË “PROGRES” DO TË PËSOSH DISFATË

Manipulimi mental nga një sektë liberale globaliste, është manipulimi më brutal dhe më i rrezikshëm që mund të ekzistojë. Ai nuk mbështetet në konceptin e konkurencës. Ky manipulim mbështetet në teknikën e asimilimit “përshkrues” dhe “normativ”: Ky është një konstatim i kotë i rrethanave të cilat shndërrohen në norma morale të cilave duhet t’i nënshtrohesh, nëse dëshiron të mbetesh në vallen e tyre, për të pasur një shans pa dalje, një shans për të shkatërruar tjetrin.

Norma e parë e imponuar është ajo e ekonomisë së hapur: nuk mund të ecet kundër progresit teknologjik. Gjithçka që është e mundur duhet realizuar. Ky globalizëm rrjedh nga progresi teknologjik - prandaj edhe duket i mirë, tërheqës. Sipas kësaj, të jesh kundër globalizmit, do të thotë të jesh kundër progresit.

DO TË HAPESH PARA BOTËS POR ASNJË TERRITOR NUK DO TA MBROSH AS POSEDOSH

Një qeveri do të jetë e mirë nëse ajo e përkrah sa më shpejt që të jetë e mundur mbretërimin e tregut botëror, duke u integruar dhe duke ia nënshtruar atij të gjitha tregjet lokale. Nëse një qeveri kërkon të nxjerr llogari për interesa lokale, ajo cilësohet si e keqe dhe kundër hapjes ekonomike dhe progresit.

Të vetmit protagonistë të këtij lloj globalizmi janë ndërmarrjet me dimensione globale. Ato janë të vetmet të afta për t’i administruar resurset botërore në kuptim të akordimit/donacionit optimal të kapitalit. Interesin e tyre multinacional duhet ndjekur, sepse ata janë të vetmit që kanë kapacitet për të ngritur konkurencën. Të gjitha interesat e tjera duhet t’i nënshtrohen atyre. Në këtë kuptim, duhet liberalizuar të gjitha tregjet. Liberalizim do të thotë derregullim në mënyrë që kapitali të mund të qarkullojë lirshëm, pa u preokupuar për shtrëngim/detyrim të këtij apo atij interesi lokal. Kjo gjithmonë në emër të hapjes, integrimeve dhe konkurencës.

TË TJERËT DO T’I LESH TË VDESIN NGA URIA

Kështu, do të liberalizohen tregjet e kapitalit. Fjala do të jetë gjithmonë për nevojën e “optimizimit” të donacioneve ndaj resurseve, në emër të sigurimit të ushqimit për mbarë botën. Kjo është një gënjeshtër flagrante. Qëllimi është fuqia monopoliste - monopoli mbi alimentacionet /ushqimet/ e njerëzimit: 80% të farërave në botë janë të konrolluara nga vetëm një kompani multinacionale; 90% të llojeve të orizit dhe të drithërave janë në përfitim të atyre që i kontrollojnë, ndërsa manipulimet gjenetike mundësojnë krijimin e farërave që nuk mund të riprodhohen, dmth. kultivuesit do të obligohen për t’i riblerë. Ky është një skllavërim absolut. Gjenerata e dytë, duke ndjekur këtë rrugë, nuk do të jetë më e aftë për reprodukcion.

NË MALL DO TË SHNDËRROHESH

E njejta gjë vlen edhe për liberalizimin në fushën e kulturës. Derregullimi i saj është programimi i të menduarit (zëvendësimi i programeve të bashkëpunimit dhe këmbimit arsimor), metoda e kontrollit më të lehtë të shoqërisë nga ana e një grupi (qendre) multinacionale, përdorimi i një gjuhe të përbashkët. Në tregun botëror nuk ka rezon ekzistenca e profesorit lokal, ai zhduket. Prodhimet e arsimit shiten në treg të konkurencës, shitësi është ai që udhëheq me Universitetin, duke bërë lojën e cila studentin e shndërron në mall të shitshëm për ndërmarrjet. Nëse ky student-mall nuk i përshtatet këtij sistemi mobil totalitar, nëse ai nuk i nënshtrohet të gjitha transferimeve, të gjitha përkuljeve të nevojshme, të gjitha detyrimeve në emër të konkurencës, ai është i mirë vetëm për tu thyer.

DO TA BRAKTISËSH ÇDO SOVRANITET

Kujt i shërben shteti në botën e globalizuar? Askujt. Përkundrazi. Shteti është armik i natyrshëm i globalizmit. Prandaj, “hapja” duhet të jetë totale, shteti nuk ka më të drejtë për ta rregulluar telekomin, kulturën, apo të ardhurat. “Shteti” megjithatë luan lojën e globalizmit për të ngritur konkurencën në raport me të tjerët.

Franca gjithmonë ka thënë: “duhet bërë Evropën pse ajo është në favor të saj, për të ruajtur nivelin e fuqisë së vet mesatare dhe për të pasur një këmbë në koncertin ndërkombëtar”. Kjo garë provizore është një mashtrim.

Belgët bëjnë pyetje. “nëse Evropa i shërben Francës për të ruajtur fuqinë e vet, atëherë cili është interesi i Evropës për Belgjikën?”. Mbi të gjitha, hapja globale për hir të konkurencës duke i humbur specifikat dhe begatitë më të mëdha të vendit do të thotë vrasje për shtetin.

DO T’I NËNSHTROHESH ÇDO LIGJI DHE MORALI MONOPOLIST

Në bazë të ligjit të tregut të lirë, shtetet nuk kanë të drejtë më të bëjnë marrëveshje ndërkombëtare. Asnjë rregullore e veçantë nacionale nuk ka më sovranitet.

MJERIMIN TËND DO TA ORGANIZOSH

Proceset janë gjithkund të njejta: në emër të konkurencës bëhet derregullimi dhe liberalizimi i ndërmarrjeve, pastaj, pasi që të bëhen rentabile, ato duhet privatizuar. Kjo vetëkuptohet për ndërmarrjet të cilat janë në pozitë dominante sa i përket profitit.

Duhet ndërtuar një shoqëri në të cilën zotërojnë forcat private.

Punëtorët nuk duhet të kenë mundësi të tërheqin të ardhura tjera përpos ato nga puna, ndërsa konkurenca globaliste do të nxisë natyrshëm uljen e kostos së të ardhurave, ndersa të ardhurat e kapitalit nuk pushojnë së shtuari, varfësimi i masave është i paevitueshëm, si edhe rritja e diferencës midis pakicës (gjithnjë e më të pasur) dhe shumicës (në varfërim gjithnjë e më të thellë).

SHANSIN PËR JETË DO TA LESH TË KALOJË NDËRSA DO TË HEQËSH DORË NGA LIRIA PERSONALE

Të gjithë gjenden në të njejtën lojë të konkurencës, për fitimin e pjesës së tyre të tregut, për të nxjerrë përfitim sa më të madh dhe të shpejtë. Ai i cili fiton në këtë garë, i fiton të gjitha. Kjo është një luftë moderne se CILI DO TË DIRIGJOJË. Cili do ta marrë fitimin dhe grumbullojë pasuri. Në këtë kunkurencë zhduken kombet, të vegjlit tkurren, barikadohen. Pra, tërë energjinë, arsimimin, pasurinë, duhet vënë në shërbim të realizimit të një shoqërie të këtillë të paqes në nivel global. Rezultat i gjithë kësaj do të jetë shpronësimi i të gjitha të drejtave dhe sovraniteteve.

Me rastin e një konference të mbajtur në Universitetin Bretanjës Jugore (Francë), më 7 dhjetor 1998, të Mbajtur nga Ricardo Putrella (është profesor i ekonomisë, këshilltar pranë Komisionit të Komunitetit Evropian, President dhe fondator i Shoqatës së Miqësisë së Botës Demokratike)
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Urdhërsat e (neo) liberalizimit Empty Re: Urdhërsat e (neo) liberalizimit

Mesazh  Jon 02.06.08 2:12

Në vazhdim Pason Deklarata Globaliste mbi obligimet për skllavërimin e qytetarëve:

DEKLARATA GLOBALISTE MBI OBLIGIMET PËR SKLLAVËRIMIN E QYTETARËVE

Në emër të hapjes me botën, të lëvizjes së lirë dhe të konkurencës, në fakt do të sigurojmë vetëm lirinë e kapitalit dhe shpronësimin e të gjitha të drejtave njerëzore:

1.TË GJITHË NJERËZIT JANË TË LINDUR QË TË JETOJNË SI TË BURGOSUR NË NJË SHTET DHE NË NJË SISTEM MONETAR

Për këtë njerëzit nuk janë pyetur kurrë dhe as që kanë nënshkruar ndonjë kontratë me oligarkinë ndërkombëtare. Ata janë të shtyer t’i respektojnë principet e tyre dhe të përulen ndaj ekspropriuesve /shpronësuesve/ të të drejtave dhe sovranitetit të tyre të cilat ia ka inponuar liberalizmi monopolist.

2. ASKUSH NUK KA TË DREJTË TË JETË HUMAN NËSE NUK ËSHTË RENTABIL /EKSPROPRIIMI I QENJES NJERËZORE NË EMËR TË RENTABILITETIT/

Nuk ekziston njeriu human por vetëm “resurset eksploatueshme njerëzore”. Kapitali është ai që qeveris. Të drejtat e punës (të njohura në bazë të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut) nuk ekzistojnë më: ato janë zëvendësuar “me detyrën e punësimit”. Askush nuk ka të drejtë përpos njeriut të përdorshëm. Ai që nuk është rentabil duhet të riciklohet: prandaj duhet shpikur trajnimin e vazhdueshëm, por ai paraspozon mjete financiare dhe vullnet për të luftuar për të gjetur punë. Shumica dërmuese të moshës mbi 50 vjeç, që humbin punën, nuk mund të gjejnë më punë tjetër.Të tjerët, si dhe ata që nuk mund të dëshmojnë se janë rentabil, do të eliminohen nga roli social.

3. QYTETAR KONSIDEROHET VETËM KONSUMATORI I AFTË PËR TË PAGUAR /EKSPROPRIIMI I QYTETARËVE NËPËRMJET KONSUMIT/

Për të qenë qytetar duhet të jesh pjesmarrës në jetën qytetare, pra edhe në vendimet të cilat ndikojnë në vendimet e pjestarëve të kësaj saj. Ky qytetar më nuk ekziston, pasi që vendimet esenciale me të cilat administrohet jeta e tyre janë marrë nga monopoli industrial dhe komercial. Prova më e mirë për këtë është se ai sot nuk ka aspak mundësi të influencojë në treg, domethënë nuk ka mundësi të ndikojë në shoqëri, me votë ose me zërin parlamentar. Tregjet janë të plotfuqishme dhe vazhdojnë punën e tyre monopolistike mbi vendimet politike. Përkundrazi, tregjet mund të ndërrohen me anë të BOJKOTIT.

4. ÇËSHTJA SOCIALE NUK EKZISTON. PARAJA ËSHTË PARAMETRI I VETËM I VLERËS /EKSPROPRIIMI I SHOQËRISË NGA ANA E TREGUT/

“Nuk ka shoqëri, nuk ka treg”. Gjithëçka është shndërruar në tregëtim.

5. LIGJI ËSHTË SHPREHJE E INTERESIT FINANCIAR DHE E TREGUT /EKSPROPRIIMI I POLITIKËS NGA ANA E FINANCIERIT

... të gjitha politikat qeveritare i janë nënshtruar drejtëpërdrejtë tregut financiar.

6. KALIMI GJITHNJË MË I MADH I FUQISË ABSOLUTE NË DUAR TË NJË NUMRI GJITHNJË E MË TË VOGËL INDIVIDËSH /DEMOKRACIA E EKSPROPRIUAR NGA OLIGARKIA/

7. VUAJTJA NË HESHTJE. NE JEMI PAKICA QË JU NDALON TË FLISNI /EKSPROPRIIMI I BESIMIT TË NJERIUT DHE I INFORMACIONEVE NË EMËR TË HUMANIZMIT/

Të gjitha konsideratat humane të vullnetit të mirë i janë nënshtruar konkurencës së tregut botëror.

8. MORALI ËSHTË ARMIK I LIBERALIZMIT / EKSPROPRIIMI I ETIKËS DHE ZËVENDËSIMI I SAJ ME SHFRYTËZIMIN E RREGULLAVE KOMERCIALE TË NDËRMARRJEVE/

Etika është respektimi i ekzistencës së tjetrit. Ajo do të zëvendësohet me “autokodifikimin” e njeriut në ndërmarrje, me të cilat rregullohen raportet njerëzore në funkcion të profitit.

9. DIVERSITETI /DALLIMI KULTUROR/ NUK ËSHTË MODERN SEPSE E PENGON LËVIZJEN E EKONOMISË /EKSPROPRIIMI I KULTURËS NGA ANA E TEKNOLOGJISË/

Duhet të ketë vetëm një kulturë, një gjuhë, i realizuar me një model softveri kompjuterik dhe logjik. Ata që synojnë që të mbijetojë diversiteti, nuk kanë kuptuar asgjë nga qëllimet e hapjes – /me botën/.

10.NDALOHET SOLIDARITETI NDËRNJERËZOR. NJERIU PËR NJERIUN DUHET TË JETË UJK. / EKSPROPRIIMI I SHOQËRISË NËPËRMJET KONKURENCËS/

11. DREJTËSIA E BARAZISË SË NDARJES ËSHTË E NDALUAR /EKSPROPRIIMI I DREJTËSISË NËPËRMJET “MERITËS”

Në asnjë mënyrë shteti nuk duhet të intervenojë për të vendosur një lloj ndarje të barazimit të drejtë. Subvencionet duhet ndaluar. Nuk duhet të ketë më barazi, qoftë edhe në mizerje.

12. RACIZMI SOCIAL DHE KULTUROR ËSHTË I OBLIGUESHËM /EKSPROPRIIMI I RESPEKTIT DHE ZËVENDËSIMI ME JOTOLERANCË

Aparthejdi social dhe kulturor është rezultat i refuzimit të atyre që nuk i meritojnë frytet e prodhimit

13. SHKATËRRIMI OSE MPOSHTJA E ARMIKUT TË LIBERALIZMIT ËSHTË DETYRË SOCIALE /EKSPROPRIIMI I PAQES ME LUFTË/

Kursi i konkurencës, vital për të hapje dhe integrime globale, provizorisht i ka zëvendësuar luftrat e jashtme me luftëra interne. Kjo luftë ekonomike, ekologjike, kulturore, energjetike, arsimore, është një pengesë e madhe për paqë midi njerëzve. Mirëpo, armiku nuk është gjithmonë ai kundër të cilit luftohet, por ai i cili përfiton më shumë nga palët ndërluftuese.

14. LIRIA E PLOTË ËSHTË NJË KRIM /EKSPROPRIIMI I LIRISË NËPËRMJET DIKTATURËS/

V Ë R E J T J E :

Të gjitha principet e mësipërme duhet deklaruar të pavlerë dhe ato duhet zëvendësuar me një:

Princip unik:

Përballë këtij agresioni poshtërues e të vazhdueshëm i cili shkatërron cilësitë njerëzore, ftohet që çdo qytetar të marrë përsipër detyrën e vet të revoltës:

Lufta e parë çlirimtare duhet të ndodhë në kokat tona. Pasiviteti është pranim i të gjitha principeve jolegjitime sikur ato të ishin legjitime. Secilit i takon që t’i deligjitimojë principet themelore të këtij lloj globalizmi. Secili duhet të refuzojë të veprojë dhe mendojë me shprehjet e konkurencës, të refuzojë trajtimin e njeriut si konkurent, i cili një ditë do të eliminojë tjetrin, të refuzojë të lejojë talljet me cilësitë themelore të njeriut në emër të interesave të menjëhershme të disa manipulatorëve të botës, që na shtyejnë të besojmë se pasurimi i tyre është progresi i paevitueshëm, e që liberalizmi i egër për përfitime të vetme monopoliste është zëri i natyrshëm i ekonomisë legjitime. Ky është një sistem neofashist i cili nuk mund të akceptohet më.

Kjo nënkupton gjithashtu deligjitimimin e dëshirës në brendinë tonë për të zënë vendin e eksplotatorëve – zotëruesve të botës, deligjitimimin e të gjitha ndjenjave të konkurencës, për të nxjerrë studentë dhe kuadro që përfitojnë nga solidariteti, sepse interesat tona të në të ardhmen janë kolektive dhe të përbashkëta.

Nga Dr. Frank Hatem
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi