Mjaft Gjakmarrjes!
5 posters
Faqja 1 e 1
Mjaft Gjakmarrjes!
Gjakmarrja,një spirale e zezë për Shqipërinë
Pavarësisht kalimit të viteve dhe zhvillimit të mentalitetit shqiptar, Kanuni i Lek Dukagjinit mbetet sërish një nga rrugët e padevijueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shqiptarëve.
Që prej viteve 90, pra për rreth 20.5 vjet, në Shqipëri numërohen rreth 5350 vrasje si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin dhe marrjen e gjakut.
Sipas raportit të fundit të Komitetit të Pajtimit, i vetmi institucion që ofron aktualisht shifra mbi numrin e të ngujuarve dhe viktimave të marrjes së gjakut, raporton se si rezultat i konflikteve të lindura për shkak të fenomeneve të ndryshme siç është, trafikimi i femrave, dhunimi i pronës, atakimet në jetën e përditshme, e mbajnë shoqërinë shqiptare ende në konfliktualitet të vazhdueshëm.
Mentaliteti i vrasjeve kanunore për nderin e marrjen e gjakut, mban rreth 1400 familje të ngujuara e të fshehura, duke penguar kështu edhe lirinë e grave dhe të fëmijëve. Shifrat tregojnë se më shumë se gjysma e popullsisë në fshat, mbetet e konfliktuar deri në ekstrem për titujt e pronësisë.
Statistikat flasin
Nga informacionet mbi hasmëritë në territorin e Republikës së Shqipërisë rezulton se numri i të vrarëve për konflikte të ndryshme, të shpallur si “persona të zhdukur”, “të mbytur”, “të vetëvrarë” apo të aksidentuar është shqetësues.
Për rreth 20 vjet janë regjistruar mbi 5350 vrasje, në një kohë që hasmëria ka prekur një numër shumë më të madh të familjeve shqiptare. Shumë familje janë në hasmëri me familjen e burrit të vajzës, të shpallur si të vetëvrarë.
Nga arsyet kryesore që çojnë në hasmëri familjet shqiptare mund të përmendim, mos zbatimi i ligjit 7501 për tokën, çështjet e pazgjidhura të pronës, konfliktet që kanë lindur për shkak të fenomeneve të ndryshme, trafikimi i femrave, dhunimi i pronës, atakimet në jetën e përditshme, të cilat e mbajnë shoqërinë shqiptare ende në konfliktualit të vazhdueshëm dhe mentaliteti i vrasjeve kanunore për nderin e marrjen e gjakut mban 1400 familje të ngujuara e të fshehura duke penguar edhe lirinë e grave dhe të fëmijëve.
Mëse 50 për qind e popullsisë në fshat mbetet e konfliktuar deri në ekstreme për titujt e pronësisë. Për shkak të trafikimit të femrave, 4600 familje janë në konflikt të thellë. Ky fenomen ka sjellë shpesh herë vrasje tragjike deri në hedhjen në erë të familjes së trafikantit. 40 për qind e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje janë pasojë e kësaj veprimtarie.
Misionarët e Pajtimit kanë qenë të vetmit në përpjekjet për ndalimin e këtyre vrasjeve. Megjithëse pa përkrahje, ata kanë arritur të mbajnë nën kontroll më shumë se 80 për qind të konflikteve.
Policia hesht
Sipas raportit të Komitetit të Pajtimit, autoritet policore shqiptare nuk e kanë situatën në dorë në lidhje me çështjen. Policia nuk ka të regjistruar as 10 për qind të konflikteve në jetën shoqërore. Sipas raportit, “Policia mbetet e pambështetur nga drejtësia dhe keqpërdoret nga politika.
Oficerët e policisë në terren nuk kanë as mjetet minimale për të ndërhyrë në parandalimin e krimit apo zbulimin e hasmërive të pafund në të gjithë territorin e vendit”. Nga radhët e policisë të cilët janë përpjekur të bashkëpunojnë, sot kemi rreth 400 të vrarë në krye të detyrës.
Sipas raportit drejtuesit e policisë së shtetit të ndodhur nën presionin e politikës, kanë prirje për ti fshehur shifrat reale të vrasjeve kanunore për nderin e gjakmarrjen, sepse shteti ndjehet i pafuqishëm për tu përballur me to.
Kjo bëhet edhe për të mbuluar gjendjen para institucioneve ndërkombëtare. E ndodhur para presionit ndërkombëtar për fenomenin e vrasjeve për gjakmarrje, ato cilësohen si “vrasje për hakmarrje”, “për motive të dobëta”, si dhe me kategorizimin “të tjera”.
Qëndrimi politik i Policisë së Shtetit, dhe korrupsioni i drejtësisë kanë bërë që në shumicën e rasteve, edhe mbasi dorëzohet autori i krimit, familja e të afërmit mbeten të rrezikuar dhe detyrohen të ngujohen ose të fshihen deri sa të bëhet pajtimi.
Edhe ne Shtator 2011, numri i vrasjeve konfliktuale arrin kulmin,me ekzekutimin e tipit mafioz te gjyqtarit 33 vjecar Skerdilajd Konomit,per ceshtje pronesie.
Në datat 3 dhe 5 shkurt 2010 ndodhën dy krime tragjike brenda familjes, një bashkëshort vret gruan dhe plagos rëndë të bijën në Librazhd, ndërsa një nënë 22 vjeçare vetëvritet bashkë me vajzën e saj 2 vjeç, duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati në Kavajë.
Më datë 6 shkurt te po ketij viti i bëhet atentat me bombë anëtarit të Këshillit Bashkiak të Vlorës, Morand Hoxha, ndërsa në Tiranë qëllohet për vdekje me 6 plumba trajneri i atletikës, Hasan Rakipi.
Më 7 shkurt qëllohet me breshëri plumbash mbi tre persona në Shijak. Më datë 8 vritet një prind për kufijtë e tokës në Kukës dhe një qytetar tjetër për hasmëri të së shkuarës në Bulqizë.
Njëri prej viktimave të mësipërme ishte dënuar në vitin 2004 për akuzën e përdhunimit, por u lirua si i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, ndërsa tre viktimat e familjes Mulliri, krahas hasmërisë disa vjeçare nga veprimi i nënës së tyre, e dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e një fëmije 8- vjeçar, kishin edhe një konflikt tjetër për çështje nderi.
Për të gjitha rastet, të afërmit e viktimave kanë deklaruar se policia ka qenë në dijeni. Mbi 50 për qind e popullsisë në fshat mbetet e konfliktuar deri në ekstreme për titujt e pronësisë.
Në komunën Bushat janë 1050 familje në konflikt për tokën. Pronarët e tokës pretendojnë se këto familje u kanë pushtuar padrejtësisht 3500 dynym tokë. Vetëm në fshatin Shkjeze janë 200 familje po për këtë konflikt. Në fshatin Llugaj të rrethit Tropojë, kanë konflikte sociale të të gjitha niveleve rreth 3000 banorë, të shkaktuar nga moszbatimi i ligjit 7501 për tokën.
Vetëm në Komunën e Bushatit dhe disa fshatra të Nënshkodrës numërohen 1600 familje të tilla. Në shkallë vendi ky ligj ka sjellë hasmëri në mbi 15 000 familje që në çdo çast mund të shkaktojnë gjakderdhje midis tyre. Me vetëgjyqësi u është marrë padrejtësisht jeta rreth 5000 shqiptarëve.
5350 vrasje
..numërohen për rreth 20 vjet, që prej viteve ‘90, si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin dhe marrjen e gjakut.
1400 familje
...janë të ngujuara e të fshehura në to edhe gra e fëmijë, si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin e marrjen e gjakut.
Viti 1939
..Gjakmarrja ishte drejt eliminimit të plotë për shkak të solidaritetit të qytetarëve me ligjin dhe ndikimit të madh që pati funksionimi i mirë i drejtësisë. Shqipëria u bë një shtet demokratik e modern.
Viti 1945
...Mbas luftës së dytë botërore, me vendosjen e regjimit komunist, ligji veproi arbitrarisht, ekzekutimin e vrasësit e mori përsipër shteti,duke zbatuar parimin ligjor,kush vret,te vritet duke mos i lënë vend aplikimit të gjakmarrjes,si rezultat gjakmarrja shkoi ne shifra krejt te paperfilleshme.
Krahas masave ekstreme për kontrollin ndaj individit, shteti ndaloi me ligj edhe besimet fetare, ndaloi se funksionuari institucionet e tyre si dhe shumë vlera të trashëgimisë zakonore.
Vitet 1991 – 1998
...2300 familje u futën në ngujim për shkak të hasmërisë midis tyre. Gjatë 15 viteve të pluralizmit politik, papërgjegjshmëria e megalomania e kësaj klase politike ka bërë që mendimet e sugjerimet, tepër të nevojshme, që vijnë nga komuniteti, të mos përfillen.
Vitet 1996-1997
Vrasjet dhe urrejtjet midis individëve apo grupeve brenda shoqërisë u shtuan veçanërisht në vitet 1996-1997 nga lufta e ashpër politike dhe rrëzimi i firmave piramidale. Vetëm në vitin 1997 pati 1500 të vrarë.
Viti 2002-2005
...Në Shqipëri u dhunuan në mënyrë tragjike 126 familje duke lënë të vrarë, jo vetëm gruan, por edhe fëmijët. U larguan jashtë shtetit për t’iu fshehur vrasësit 1270 burra duke lënë për vite me radhë peshën e vuajtjes dhe përpjekjeve për mbijetesë mbi gratë dhe fëmijët.
Statistikat vec fryhen me shtimin e numrit te te vrareve edhe ne keto dite shtatori 2011.Si gjithmone shteti eshte me duar te ''pastra'' perpara vetegjyqesise.
Deri sa Drejtesia nuk ka zbardhur shume dosje vrasjesh si Vrasja e Azem Hajdarit,Fatmir Xhindit, Gerdecit,21 janarit,atehere vetegjyqesia del ne plan te pare,per elementet e shtresave te ''ulta''.
Si duhet te dalim nga ky rreth vicioz...?
Estilen- 713
Re: Mjaft Gjakmarrjes!
Viti 1939
..Gjakmarrja ishte drejt eliminimit të plotë për shkak të solidaritetit të qytetarëve me ligjin dhe ndikimit të madh që pati funksionimi i mirë i drejtësisë. Shqipëria u bë një shtet demokratik e modern.
Nuk e mendoj kështu Estilen, në vitet 39 ndoshta ishte ashtu si ju edhe e keni shkruar, por mendoj se kjo ishte në qytet kryesore e jo në zonat fshatare apo rurale siq edhe i pëlqejnë ti quajnë tani, gjakmarrja ka qenë që me krijimin e njerzimit e do të jetë për sa kohë të jetë edhe planeti ynë.Jam dakort me një pjesë të shkrimit por jo me gjithçka shkruhet aty, unë e marr me rezervë këtë në disa çështje.Ne jemi shtet demokratik dhe modern por vetëm në letër pasi sa të jetë prezente varfëria dhe injoranca në vend kështu do jetë dhe për shumë kohë..Shteti është fare i pafuqishëm edhe për faktin se në vend është hequr me kohë dënimi me vdekje, shembulli më i mirë për kët fenomen por edhe të tjera fenomene të tilla.Gjakmarrja është ''Institucion'' dhe si çdo i tillë vështirë se shembet në themel, ajo është si grami sa më shumë ta presësh aq më shumë shton rrënjë
Një problem tjetër është edhe shkolla, do thoni ju pse..? Sepse ajo pak ose aspak bën për fenomenin e mësipërm. Shkollat tona nxjerrin armata juristësh, që me veprimet e tyre të jashtëligjshme korruptive sigurisht që e nxisin fenomenin, ekonomistë që duke prekur mallin e gjënë e huaj e përdhunojnë sistemin e ndershmërisë që duhet, doktorë që të lenë të vdesësh për 10.000 lekë të qelbura etj etj..Atëherë mik i dashur gjakmarrja me të tillë njerëz si do ndalet...??

Ufo- 135
Re: Mjaft Gjakmarrjes!
Ufo shkruajti:Nuk e mendoj kështu Estilen, në vitet 39 ndoshta ishte ashtu si ju edhe e keni shkruar, por mendoj se kjo ishte në qytet kryesore e jo në zonat fshatare apo rurale siq edhe i pëlqejnë ti quajnë tani, gjakmarrja ka qenë që me krijimin e njerzimit e do të jetë për sa kohë të jetë edhe planeti ynë.Jam dakort me një pjesë të shkrimit por jo me gjithçka shkruhet aty, unë e marr me rezervë këtë në disa çështje.Ne jemi shtet demokratik dhe modern por vetëm në letër pasi sa të jetë prezente varfëria dhe injoranca në vend kështu do jetë dhe për shumë kohë..Shteti është fare i pafuqishëm edhe për faktin se në vend është hequr me kohë dënimi me vdekje, shembulli më i mirë për kët fenomen por edhe të tjera fenomene të tilla.Gjakmarrja është ''Institucion'' dhe si çdo i tillë vështirë se shembet në themel, ajo është si grami sa më shumë ta presësh aq më shumë shton rrënjë
Një problem tjetër është edhe shkolla, do thoni ju pse..? Sepse ajo pak ose aspak bën për fenomenin e mësipërm. Shkollat tona nxjerrin armata juristësh, që me veprimet e tyre të jashtëligjshme korruptive sigurisht që e nxisin fenomenin, ekonomistë që duke prekur mallin e gjënë e huaj e përdhunojnë sistemin e ndershmërisë që duhet, doktorë që të lenë të vdesësh për 10.000 lekë të qelbura etj etj..Atëherë mik i dashur gjakmarrja me të tillë njerëz si do ndalet...??
Po Ufo,debati per kete behet,qe ne te evidentojme edhe vlerat edhe antivlerat.Persa i perket vitit '39,e theksova se nga nje shtet pa shtet,filloi te duken elementet e pare te vendosjes se rregullit ndaj atij kaosi te madh.
Gjysherit dhe prinderit tone na tregojne se me nje polic,behej ''zap'' nje krahine e tere,kurse sot cdo lagje qyteti,cdo organizim rural,si komunat,kane disa police,dhe perpara tyre ndodhin makabritetet me te medha.Atehere si spiegohet,mos ndoshta kjo demokraci qe ashtu sic thoni edhe ju qe funksionon vetem ne leter,mendim me te cilin edhe une pajtohem plotesisht,na stimuloi nje liri pa kufi...?
Dhe sa per te gjitha konstatimet e tjera te bera nga ju,jam plotesisht dakord.Demokraci do te thote sundimi i ligjit ne mbrojtje te komunitetit dhe jo heqja e kapistallit dhe sundimi i antiligjit.
Nje fakt shume trondites..Si rezultat i fenomenit te gjakmarrjes,kryemistrit Sali Berisha ju desh qe per vite te tera te mos shkoi ne vendlindje ne Tropoje,a e dini pse...?,sepse ishte dhe eshte ne gjak me fisin Haklaj...! Kur ky fenomen shtrin tentakulat e tij edhe ne majen e Piramides shtetrore,atehere c'ngelet per te bere ne ...?Rruge e lire per te gjithe aktet e vetegjyqesise.
Por ka shume gjasa qe keta shtetare qe sot drejtojne kete vend, kete deshirojne,qe vetgjyqesia ose gjakmarja te mos kufizohet,per deri sa ata vete kane nje qellim,te vjedhin sa me shume dhe komuniteti te mos merret me keta hajdute,por me vehtevehten.Prandaj rrethi vicioz i gjakmarrjes do te vazhdoje edhe per shume kohe
Estilen- 713
Re: Mjaft Gjakmarrjes!
Estilen shkruajti:

Për fatin e keq tonin..:((
Ufo- 135
Re: Mjaft Gjakmarrjes!
Duke ju kerkuar ndjese qe nuk i lexove te gjitha shkrimet per kete teme, do thoja qe nuk jam dakord me titullin qe Gjakmarrja eshte nje fenomen unikal, vetem ne vendin tone ( nqs e kam kuptuar mire titullin ) Une kam bere punimin tim te diplomes mbi kete fenomen dhe e njoh shume mire. Do te thoja shkurtimisht qe si ne cdo vend tjeter, edhe ne vendin tone lindi nevoja e krijimit te disa normave te pa shkruara, nga vete njerezit, ne ato territore ku fuqia e ligjit nuk kishte shume influence, per shkaqe kto te ndryshme.
Gjate periudhes te sundimit turk ne vendin tone ne ate periudhe, pjesa e malesive ishte gjithmone e vecuar nga influeca e fuqise se ligjit te shtetit te asaj kohe. Duke e ditur qe pa sanksione nuk ka rregull, lindte vetvetiu nevoja e krijimit te ketyre normave, qe per mendimin tim ishin me se te kohes. I njejte eshte ndikimi i tyre edhe ne zona te tjeram, ne vende te ndryshme te europes, si Itali Jugore, Turqine Europiane apo edhe ne vendet sllave.
Keqinterpretimi pastaj i pjeses se kanunit qe lidhet me gjakmarrjen sjell ne ate fenomen qe ditet e sotme perben nje nga plaget me te renda ne Shqiperi.

dante- 36
Re: Mjaft Gjakmarrjes!
Jam dakort, keqinterpretime ka, sidomos në zonën e Shkodrës dhe Malësisë së madhe, por unë kam qenë dhe jam i mendimit se Kanuni është shkruar, mbledhur në zona si Mirdita, ku bukës i thuhet akoma bukë e ujit - ujë..Keqinterpretime, më keq madje, kanuni është masakruar, unë personalisht kam botimin e parë të tij dhe të fundit, ndryshimet jaë të dukshme, pa le pastaj me studimin ''E drejta zakonore shqiptare'' që mendoj se është një katrahurë e vërtetë e deri diku patetike !!
Ufo- 135
Re: Mjaft Gjakmarrjes!
Mendoj se askush nuk vret për kanun sot në Shqiperi, por për hakmarrje. Gjithashtu mendoj se kanunin e Lekës e njohin shum pak njerëz. Aty ku nuk ka emancipim të shoqërisë, analfabetizëm dhe injorancë nuk mund të ndërtohet një shtet për së mbari.
Niko_- 57
Re: Mjaft Gjakmarrjes!
Pajtohem me ty Niko,, gjakmarrja apo hakmarrja ne shum raste behet sepse shihet si e nevojshme per tu bër,, sepse e shohin se e vetmja menyre per te ja këthyer eshte qe te hakmirren,,Niko_ shkruajti:Mendoj se askush nuk vret për kanun sot në Shqiperi, por për hakmarrje. Gjithashtu mendoj se kanunin e Lekës e njohin shum pak njerëz. Aty ku nuk ka emancipim të shoqërisë, analfabetizëm dhe injorancë nuk mund të ndërtohet një shtet për së mbari.
Xhemajl- 187
Re: Mjaft Gjakmarrjes!
Nuk jam dakord me ju qe thoni qe ne Shqiperi nuk ka gjakmarrje,perkundrazi ky fenomen nga viti ner vite po zgjerohet me permasa gjeometrike dhe jo arithmetike...ndryshe nuk do te kishte pleqesi te paktimit te gjaqeve,ku midis tyre eshte shquar Anton Çetta, plaku i pajtimit të gjaqeve
Anton Çetta ishte intelektuali atdhetari, humanisti, shkrimtari e folkloristi albanologu e plaku i urte i cili i priu karvanit te pajtimit te gjaqeve ku me force shpirti, urtie , dashurie e intelekti beri me shume për popullin e vet se çdo politikan i kohës, biznesmen, regjim, dhune e ideologji e kohës.
Estilen- 713
Re: Mjaft Gjakmarrjes!
estilien, asnjeri nuk tha qe nuk ekziston, por qe si fenomen dikur me tendece per te ulur numrin e vrasjeve, tashme me ane te keqinterpretimit ndikon ne rritjen e numrit te vrasjeve. Dikur nuk guxonte askush te kryente nje vrasje, sepse kryefjale e cdokujt ishte nderi. Kush vriste e bente per te quar nderin e tij ne vend, dhe ai person i cili vritej sepse ia kishte cenuar nderin dikujt, shihej nga pjesa tjeter e shoqerise si nje person i cili e kishte hak nje veprim te tille, dhe familja e bente hasha personin e vrare, duke e falenderuar dorasin per veprimin e bere, pasi i hoqi shoqerise nje person jo te denje per te qene pjese e saj. I mire apo i keq ky ishte rregulli i cili i mbante solid tu lidhur shqipetaret e kohes. Un jam ne sistemin e drejtesise dhe mund te them dicka tronditese. Jam hasur me raste si ky qe do jap shembull :
Familjes X i ishte vrare nje i aferm per nje veprim qe ai kishte bere te gabur ndaj dikuj tjeter. Babai i tij dergon me para borxh djalin e tij te madh ne emigrim ku ai punon per 2 vjet, per te mbledhur para per te nxerre nga burgu vellain e tij te vogel qe pas 2 vitesh vret nje te aferm te atij qe me pare i kishte vrare vellane, pasi dorasi ishte ne burg. Ja deri ku shkon serioziteti i situates

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi