Ritual për realizim të pasurisë
2 posters
Faqja 1 e 1
Ritual për realizim të pasurisë
Magjia e realizimit të pasurisë
Edhe te ky ritual përdoret procedura e njëjtë e përshkruar në numrin e kaluar: kërkohet dhoma e qetë, trupi dhe rrobat të jenë të pastra, qirinjtë të jenë me ngjyra të caktuara dhe të lyer me vaj të parfumuar.
▪ Për këtë ritual na nevojiten pesë qirinj (të lyer me vaj të parfumuar), patjetër të jenë me ngjyrë të gjelbër. Pse ngjyra e gjelbër? Sepse e gjelbra prezanton frytshmërinë dhe pasurinë (shiko tabelën e ngjyrave dhe domethënien e tyre nga numri i kaluar).
Edhe ky ritual kryhet në ditën e caktuar. Duhet të punohet natën, kur është Hëna e re, sepse ajo simbolizon fillimin e çdo pune të re. Është e preferueshme, mundësisht, që Dielli dhe Hëna të jenë në shenjën e shigjetarit, që nën dominimin e planetit të Jupiterit, sjell pasuri materiale dhe begati.
Qirinjtë vendosen në një tavolinë para vetes në formë të yllit, në largësi 60 cm. prej njëri-tjetrit. Ylli është simbol i fortë magjik dhe ndryshe quhet edhe pentagram.
Para se të filloni ritualin, qetësohuni për një kohë, duke i larguar mendimet dominante të përditshmërisë dhe koncentrohuni në atë që dëshironi ta realizoni përmes këtij rituali magjik.
Gjatë koncentrimit, hapeni brendësinë tuaj që ajo të jetë e gatshme për ta pranuar fuqinë magjike që do të depërtojë në të. Pas kësaj, ndizni të pesë qirinjtë dhe nën çdo qiri vendosni nga një monedhë metali, si simbol i begatisë dhe i pasurisë materiale.
Vazhdoni, pastaj, me zë të ulët t'i thoni këto fjalë: "Paratë janë e keqja më e madhe dhe e paevitueshme, ndërsa dëshira për sasi më të mëdha të hollash është mëkati edhe më i madh.
Unë (thoni emrin tuaj), vetëm kërkoj para të mjaftueshme për t'i kryer këto obligime (citoni cilat) dhe ato nuk do t'i përdori, assesi, për qëllime të tjera.
Pasi ta kryeni këtë lutje, paramendojeni se si mbi qirinj ngritën lart konturat e yllit pesëcepëshësh me ngjyrë të gjelbër dhe ngjyrë rozë.
Duke e ndjerë qartë këtë reflektim në "piskën" tuaj, drejtojuni engjëllit: "O engjëll SACIHEL, me këto fjalë të drejtohem ty, që i vetmi mund t'i kuptosh dhe në tërësi t'i realizosh dëshirat e mia.
Këto të holla më nevojiten (numëro shkaqet), e kurrsesi pse jam rob i parasë, i cili dëshiron të jetojë në begati më të madhe sesa të afërmit e mi, i madhërueshmi SACIHELE, realizo dëshirat e mia dhe më sill fat në jetë!" Pasi ta kryeni këtë procedurë, një kohë qëndroni të qetë dhe në mendje vizualizoni se si nga eteri derdhen sasi të konsiderueshme të parave.
Ndiejeni këtë kënaqësi dhe përjetojeni atë si diçka të vërtetë. Largoni nga vetja çdo dyshim eventual që mund t'iu preokupojë.
Më pas, i lini qirinjtë që të digjen deri ë fund... Paso need dotage i sqaruam dy metoda për dëshira konkrete (dashuri dhe pasuri), që mund t'i realizoni përmes ritualit magjik me qirinj, me pak kreativitet dhe duke përdorur analogjinë që do ta nxirrni nga këto dy metoda tona të përshkruara konkretisht ju, këtë ritual mund ta aplikoni edhe për dëshirat tjera jetësore.
Ju nevojitet vetëm pak kreativitet, sepse parimet që aplikohen janë të njëjta për çdo dëshirë:
• trupi dhe rrobat e trupit përherë duhet të jenë të pastra;
• rituali me qirinj të kryhet natën dhe përherë në dhomë të qetë;
• para ritualit qirinjtë gjithmonë lyhen me vaj të parfumuar, sipas procedurës së përshkruar si në numrin e kaluar;
• patjetër nevojitet ngjyra e caktuar për çdo ritual me qirinj është Hëna e re (fillimi i ri i çdo pune);
• ftohen engjëjt e caktuar (emrat e tyre nuk kanë rëndësi, quajini si të doni, por dedikimi i dihet);
• ftohen engjëjt e caktuar (emrat e tyre nuk kanë rëndësi, quajini si të doni, por dedikimi dihet);
• vizualizimi i qartë mental i dëshirës;
• gjithnjë në fund të ritualit bjeni "diagramin qëllimor". Diagrami, sikurse e përshkruam në numrin e kaluar, është një copë letreje e pastër ku vizatohen simbolet ose shkruhet shkurtimisht dëshira e kërkuar dhe ajo, gjithnjë, në fund të ritualit, digjet);
• lihen qirinjtë të digjen deri në fund. Duke pasur parasysh këtë renditje, jini kreativë dhe në mënyrë origjinale formoni ritualin tuaj personal magjik me qirinj, përmes të cilit do t'i realizoni edhe shumë dëshira të tjera. Mos u hamendni tek emrat e engjëjve.
Ata janë fluidë energjetikë dhe emrat e tyre mund t'i formoni vetë sipas dëshirës suaj, me një kusht, që kur t'i ftoni, duhet ta dini se me kë keni punë - pra me engjëj si fluidë energjetikë, që besnikërisht do të ndërmjetësojnë në realizimin e dëshirave tuaja.
Punoni zakonisht me tre qirinj (trekëndësh), me katër (katërkëndësh), pesë (ylli ose pentagrami), e me më shumë qirinj (rreth). Të gjitha këto nuk janë, thjesht, figura gjeometrike, por stereotipe me simbolikë të fortë magjike.
Kuptimi racional (logjik) i ritualit me qirinj
Rituali magjik me qirinj është procesi i komunikimit me inteligjencën e paskajshme të ndërvetëdijes njerëzore. Për ndërvetëdijen tonë, si pjesë e kundërt e vetëdijes nuk ka kurrfarë pengesash ose kufizimesh.
Vetëm varet prej mënyrës se si bëhet komunikimi i dëshirës së kërkuar. Kurse, ndërvetëdija dihet kupton vetëm me gjuhën e figurave të qarta psikike.
Ritualet në përgjithësi, përmes ndërmjetësuesit fizik (në rastin tonë qirinjtë), për magjinë aplikative luajnë një rol tejet të rëndësishëm, sepse vetë ceremoniali i zbatuar praktikantin e orienton që me tërë qenien të koncentrohet në dëshirën e caktuar.
Flaka e qiririt e aktivizon shkëndinë e dritës hyjnore që gjendet në ne dhe ajo bashkë me ndërmjetësuesin e fluidit energjetik, që e quajmë si engjëll, e absorbon dëshirën tonë të shprehur si figuracion psikik, për ta regjistruar atë ndërvetëdija si "urdhëresë" e pastër që duhet të realizohet.
Ky komunikim pasurohet me ngjyra të caktuara dhe erëra kundërmuese, të cilat ndihmojnë për t'u aktivizuar nga ne emocionet e caktuara të kënaqësisë shpirtërore, duke lehtësuar kështu depërtimin e dëshirës në ndërvetëdije dhe, njëkohësisht, duke e shpejtuar realizimin e saj.
Po ashtu, themi se rituali me qirinj kryhet ditën e caktuar. Edhe kjo është tejet e logjikshme dhe racionale për kuptimin tonë materialist, sepse pranohet edhe nga shkenca se të gjithë ne, si qenie të gjalla, jemi nën ndikimin e vazhdueshëm të fushave të caktuara elektromagnetike të planetëve dhe të trupave tjerë qiellorë.
Në momentet e caktuara, posaçërisht të pozitës së Diellit dhe të Hënës, ndërvetëdija e njeriut është më e hapur dhe ndikimet sugjestibile janë më depërtuese.
Kuptohet, kur të gjitha këto kombinohen me ritualin e tërësishëm magjik, nuk ka gjasa që dëshira e kërkuar të mos realizohet në tërësi.
Pra, siç pamë, asgjë misterioze dhe e pabesueshme. Të gjitha ritualet e përshkruara të magjisë u nënshtrohen ligjshmërive të caktuara të Universit.
Ne i besojmë ose i mohojmë ato, varësisht nga niveli i njohjes dhe të kuptuarit e këtyre ligjshmërive.
Nga Adnan Abrashi

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Ritual për realizim të pasurisë
Ne ritual ne forme mistike regjistrohet imazh i zgjedhur ne pavetedije,duke i dhene gjithe aftesite koncentruese drejt vizuelizimit te imazhit.
Kjo deshire e regjistruar ne pavetedije do te qendroje nje periudhe te gjate...dhe do ta nxise personin te punoje drejt realizimit te detyres (them detyres sepse mendoj qe ne pavetedije deshira transformohet ne nje detyre te larte).
Kam ca vjet qe kam bere ritualin tim me te rendesishem deri tani sa i perket pastrimit astral nepermjet vallezimit me muzike.
U nisa si zakonisht ne forme te nje detyreje shpirterore se keshtu me lehte kupton pavetedija,shkurte,qarte.10 dite ritual si 100000...vjet!Perjetimet e mira,energjia pozitive e paster e grumbulluar nga shume shume njerez tradicional, Zjarri Shenjte ishte gjigant, natyra filloi me mjegull vazhdoi me shi mbaroi me Diell shume te bukur gushti...
Gjithe ato eskalimet magnetike te gushtit te perjetohen ne nje nder chakrat kryesore te Europes, ishte gjeja me e bukur qe me kishte ndodhur ne jete.Ishin gjithe ato perplasje te kembeve ne toke nga mijera njerez qe kishin pushtuar malin ne rritem te kombinuar me drums, qe rrezultonte ne nje vibracion te forte te tokes dhe trupave perreth.
Eshte nje Plexus i arte qe mbaj mend gjith kohen qe ishte mjet i ritualit.Qe mban magjine zgjuar tek une gjithmone ne nivel energjitik.Qe me ngacmon cdo here kundalinin naten,diten.Rituali eshte nje celes magjik i problemeve te shumta per mua.
Mbase sic thote Swami Visnu: Magjia eshte force, e perdore per qellime te arsyeshme shpirterore, jep rezultat te madh, e keqperdore perseri jep nje karma negative.
Por synimi Yoga-s eshte me i larte se sa synimi i magjistareve qe magjepsin njerezit me finta te lira per shkaqe materiale.Andaj shtresa naive sulmojne magjine, sepse ajo qe shfaqet ne publike ne forme te detajuar humb vleren e vertete nga perzierja e shume ndikimeve dhe valeve energjetike te njerezve

white_electricity- 9
Similar topics
» Ritual - të mësosh të vërtetën
» Ritual - largimi i një personi negativ
» Ritual - të fitosh besim në vete
» Ritual - Parashikimi i se ardhmes me flakën e një qiriri
» Ritual - kundër grindjeve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi