EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Radiostezia

Shko poshtë

Radiostezia Empty Radiostezia

Mesazh  Admin 01.06.08 17:40

RADIOSTEZIA

Mbrojtje kunder rrezatimeve te demshme

Leshi i xhamit rrezaton keq dhe pengon rrezet pozitive

Ne terheqim vërejtje në leshin e xhamit, i cili shfrytëzohet për izolime termike.

Ai paraqet probleme të mëdha për arsye se, i renditur në shtresat vertikale dhe horizontale, formon kafazin artificial të Faradejt, i cili pengon rrezet e „mira“ kosmike dhe telure.

Kjo është natyrisht keq për banorët, të cilët sëmuren nga alergjia.

SI DUHET TË JETE DHOMA E FJETJES

Ekspertët për valët dëmtuese na vërtetojnë se sa i përket shtretërve (dhe në përgjithësi dhomave të fjetjes), aty ku flihet nuk duhet të qëndroj telefoni, as kutija burimore të rrymës për rreth shtratit, as ora për zgjuarje veçanërisht Radio – zgjuarësi.

Sipas mundësisë, dyshekët duhet të jenë nga qimet e jelës së kalit apo qimet e dhisë, nga leshi ose pëlhura (më mirë të mos ketë spirale metalike, as shpuzore), ndërsa nëpër dysheme të jenë të shtruarat nga leshi ose të harrnuarat. Nëse mbështjellësi i shtratit është sintetik, duhet ndërmarrë masa antistatike.

Çarçafët dhe mbulesat duhet të jenë nga pambuku, jastëku nga puplat natyrale, ndërsa rrobat për fjetje nga pejtë e tjerrur natyral.

RREZATIMET E DËMSHME TË APARATIT TELEVIZIV

Një shembull: dihet se minjët e mëdhenj dhe minjët e vegjël ikin nga aparatet televizive.

Aparati televiziv emiton rrezatimet e njohura mirë, të Gj – e(Gjelbërta) dhe Cr – e; personi i cili e shikon televizionin shpesh e fiton vetinë e cila në radiestezinë kaballistike shënohet me siglën K SH Ph, që don të thote se merrë magji ofenzive (e eksponuar me rrezatimin devitalizues të origjinës elektrike që rrjedhin nga telivizori).

Ai i cili shikon TV-në i sheh fotografitë dhe zbulimet e kënaqshme për te, por nuk e din se rrezatimi i formës është i damshëm në mënyrë direkte në organizmin e gjallë, bombardon organizimin e tërësishëm të atij që e shiqon ate-TV-në sidomos një kohë të gjatë e të pa ndërprere dhe për çdo dite e nate.

Në këtë aspekt, televizori është njëri nga aparatet më dredharake të progresit dhe më i dëmshmi për trupin dhe shpirtin e njeriut...

Nga Salih Basha


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 28.09.09 19:32, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Radiostezia Empty Re: Radiostezia

Mesazh  Admin 01.06.08 17:49

Veprimet e lashta

Mjetet e lëngshme të absorbimit

Materiet e mirënjohura yndyrore:

Vaji mineral (një rast i astmës është shëruar radikalisht, kështu që ka ardhur deri te recidivi kur me pakujdesi kantat kanë qenë të yndyrosura).

Ky vaj absorbon disa valë dëmtuese dhe duhet të ndrrohet në çdo dy muaj. Vendoset mbi rrezen vertikale në kontakt nga dy muaj. Vendoset mbi rrezen vertikale në kontakt nga dy litra të (vajit motorik); më vonë mundet normalisht të shfrytëzohen.

Vaji ushqimor në enët e mbyllura nga një dhe dy litra (përtërihet, vaji mbetet ushqimor!).

Rozhe de Lafore më këtë rast në mënyrë më serioze thote: „Do të ju them se çdo të bëja unë sikur të isha miliarder dhe kur të kisha dashtë ta mbrojë pallatin tim nga sulmet e rrezatimeve të dëmshme, por edhe më të dobëtat: e kisha ndërtuar ashtu që të notojë në liqen të vajit të pastër, të thellë 60 centimetra“.

Çka t’i shtohet kësaj deklarate të të dijshmit të madh? Vaji është baras me çudinë...

Kalimthi dihet se edhe surfulli edhe thëngjilli i lashtë, shkumsi dhe krypa e detit (të marrur veç e veç ose të kombinuar – provoni me lavjerrës që ta dini!) janë absorbues të mirë.

Duhet të gjinden vende të sigurta dhe sasi përgjegjëse. Kjo nuk është rëndë!

Metalet si strehë

Shufrat metalike.- përmes ndihmës së radiestezisë mentale gjindet metali i cili „refuzon“ valët dëmtuese.
Metoda Karo.- Katër shufra të metalit të tillë vendosen në katër qoshe të banesës; vibracionet dëmtuese konkrete nuk absorbohen, por do të jenë të hedhura në largësi (si që ventilatori e largon timin).

Rrethi mbrojtës.- Edhe këtu e gjejmë të njëjtin princip të mbrojtjes, i cili – sipas rastit – mund të aplikohet qoftë në valët dëmtuese abstrakte, qoftë në ato konkrete, qoftë në njërërn edhe në tjetrën njëkohësisht. Ja disa varianta të cilat i kemi zgjedhë nga numri i madh i metodave të njohura.

Brezi „Magjik“ nga telat e bakrit të paizoluar, të cilët janë të përforcuar në mbajtësit e izoluar dhe shkon nëpër banesë, duke u mbështjellur rreth dyerëve dhe dritareve.

Për këtë brez lidhen me telin e salduar kornizat metalike të dyerëve dhe dritareve. Krejt kjo tokëzohet, ashtu që tokëzimi lokalizohet drejt veriut dhe duhet të jetë i kualitetit të mirë, i shprehur me oma.

Në të njëjtin kontekst, por për mbrojtjen personale nga valët dëmtuese abstrakte, ndonjëherë preferohet se për rreth trupit bartet traka e „bllombuar“, e cila paraqet rrethin mbrojtës të lloji të vet (megjithatë, ndonjë person nuk mund ta duroj këtë prani te metalit – provojeni...).

Metoda tjetër.- Me radiestezionin menatl provohen karakteristikat e sakta të rastit përkatës.

Fjala është mbi rrethin ascilues, i cili përbëhet nga telat e izoluar metalik, nga të cilat përbëhet rrethi i hapur.

Ajo hapje i ka disa centimetra dhe është i kthyer kah veriu; diametri mund të jetë nga disa centimetra e deri në shumë metra.

Shikoni, a është rezultati më i madh nëse njëri nga dy skajet zgjatet me telin i cili zhytet në gotën me surfull dhe me thëngjill druri, ndërsa saldimet tjera për telin i cili vendoset jashtë ndërtesës. Kjo mund të duket e komplikuar dhe e çuditshme, por po ashtu është i çuditshëm edhe fakti se mundimet me prejardhje të papërcaktuara ndërprehen si me ndonjë magji...

Në rastet e veçanta (pagjumësia, sëmundjet kronike), ndonjëherë përdoret teli i palakuar i bakrit, i mbështjellur në rreth në nivelin e vendit të dyshimtë dhe i lidhur për masën (ujësjellësin).

Sa i përket shtratit, rrethi tejkalon edhe njërin nga dy skajet duke u përforcuar, për shembull, për radiatorin e nxerjes qëndrore.

Rezultatet ndonjëherë janë spektakulare, por çdo herë të mallëngjyeshëm. Duhet provuar, të kemi besim...

Dysheku i normalizuar.- nëse dysheku është me susta duhet të vendoset në distancë më së paku në njëzetë centimetra nga brezi i bakrit për të cilin është bërë fjalë më herët, pastaj ai lidhet me tokëzim të mirë.

Kështu dysheku është i homogjenizuar nga pikëparja vibracionale. I refuzon ose i absorbon të gjitha valët dëmtuese.

Dërrasa me maje.- Nëse dysheku është i ndonjë tjetër tipi, mund të sigurohet nga valët dëmtuese, kështu që gozhdat – me maje të kthyera nga lartë, t’i mbjellin në ndonjë shper – pllakë të fortë (me dimenzione gjegjëse) dhe të vendoset nën shtrat.

Gozhdat janë të lidhura në mes veti (me saldim) dhe me tokën; kështu fitohet mbrojtja edhe kundër valëve dëmtuese konkrete.

Pllaka e plumbit.- Nëse trashësia e saj është 1,5m, ajo ndalon çdo rrezatim, por mbetet gjatë e shkrirë me ato.

Që të regjenrohet, duhet t’i eksponohet rrezeve të diellit (aq kohë sa ka qenë e ekspanuar në valët e dëmshme).

Kjo është papërshtatshmëria e cila mund të evitohet nëse në truall vendoset shtresa e hollë e betonit e cila shërbenë për lidhmërinë e përzierjes së surfullit, gëlqeres dhe të thëngjillit të drurit (tri materie mbrojtëse); pastaj përmes saj vendoset mbulesa nga plumbi. Kjo vëhet në lidhje me tërë vendbanimi.

Kjo paisje për filtrim mund të përsoset me grilën prej bakrit elektrolit, i cili hidhet në betonin për të cilin bëhet fjalë. Kjo grilë shërbenë si antenë dhe lidhet me tokën.

Në këtë mënyrë plumbi asnjëherë nuk bëhet i ngopur. Kjo është përparësi e rëndësishme te ky lloj i mbrojtjes.

Nga Salih Basha
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Radiostezia Empty Re: Radiostezia

Mesazh  Admin 01.06.08 17:54

Solenoidët

Fjala është për telat e mbështjellur të bakrit, të cilët formojnë cilindrin. Përmes ndihmës radiestezike duhet saktësisht të përcaktohet diametri i telit, radiusi dhe numri i mbështjelljeve. Të gjithë të tjerët janë raste të veçanta; nëse jemi të pa aftë, do t’i kthejm rrezet te fqinji apo në dhomën tjetër të banesës sonë.

Sipas rregullave, duhet t’i përcjellim në tokë. Pas kësaj hyrje duhet pak të dijnë në veçanti, sepse solenoidët mund të na bëjnë shërbime të mëdha nëse nuk i kemi në disponim neutralizatorët të cilët do të jenë të gatshëm edhe për përdorim dhe të cilët mund të gjinden në puntoritë e specializuara apo të hulumtuesit. Mbi solenoidët ekziston broshura e hollësishme Exdoncin, të cilën e kanë shkruar vëllezërit Servranks, çka don të thot se është e përkryer në çdo aspekt.

Ja disa lajmërime mbi solenoidët në brendinë e këtij kapitulli.

Shërbehemi me telin elektrolit të paizoluar me diametër prej 10 ose 12 mm. Spiralja prej shtatë mbështjelljeve (të mbështjellura rreth dorzës së fshisës, prandaj – kuptohet – me shmangur nga ajo) ndonjëherë bën çudi. Me ndihmën e këtyre „shtatë mbshtjelljeve“ në drejtimin e lëvizjes së treguesit në orë, mund të rrokë shumicën e rrezeve dhe t’i përcjellë në tokë përmes telave të lidhur me mbeshtjellësen e fundit.

Në vitin 1947, kryemurgu Kolas (prift në afërsi të Remusit), çdoherë kur ka shërbyer në mision ka pasur mundime (ndryshime në shtypje të gjakut, në depresion fizik dhe moral). Me ndihmën e lavjerrësit, vet e ka zbuluar pikën gjeopatogjene pranë vet altarit. I ka vendosur katër solenoida në distancë prej 1,50 m dhe kështu e ka formuar këndin e drejt, çdo solenoid i ka pasur dhjetë mbështjellje me diametër prej gjashtë deri në shtatë centimetra dhe me profil prej 3mm.

Dy skajet e telit kanë qenë të kthyera në drejtim të kundërt – njëri nga jashte e tjetri nga brendia e këndit të drejt. Të gjitha mundimet e murgut Kolas menjëherë janë shëruar, ndërsa shtypja e tij është kthyer në vlerën normale –14.
Sipas përvojave të arritura në shumë raste të ngjajshme, mund të merren këto vlera mesatare:Solenoidët me diametër 10 deri 12 cm, prej 10 deri 12 mbështjellësve, teli me trashësi 3 ose 4 mm, pipthat e lakuar, të vendosur me kënde në sipërfaqe të cilën duhet mbrojtur dhe mbi vet valët dëmtuese. Tokëzimi i përbashkët ose jo sipas asaj se çka vërtetohet me ndihmën e lavjerrësit.

Disa ftohje kronike spastike janë shëruar definitivisht me solenoidë ose me gjerdanë të tipit të Lakhovskit, të cilët i kanë bartë personat e sëmuar (kjo është çështje e baraspeshës nervore, e cila në at mënyrë vendoset përsëri).

Përçuesit e Anri Melenit

Me këta arrihen suksese të mira. Përbëhen prej shufrës së hekurt, me diametër 10 – 12 mm, me gjatësi prej 1 deri 1,10 m dhe në një skaj të mpreftë. Vendosen vertikalisht, me maje të mprehta në lartësi prej 20 – 30 cm, në formë të strehës në mes të qendrës së rrezatimit dhe të hapsirës të cilën duhet mbrojtur. Janë shumë efikas te të gjitha llojet klasike të dëmshmërisë: të kanaleve, shpellave, kënetave, transformatorëve, të përçuesëve të tensionit të lartë, frigoriferëve etj.,- shkurt, çdoherë kur epiqendra e dëmshmërisë është e caktuar qartë në vend apo hapësirë. Të vepruarit përfshinë shumë varianta...

Aspironda

Ka përjetuar shumë falënderime (por kjo duhet vërtetuar nga rasti në rast) vetia e një paisje e cila e ka marrë emrin „Aspiranda“ dhe e cila duhet të lidhet në njehësorin elektrik ose në ndërprerës. Thojnë se emiton rrezatime magnetike të formës, të cilat shpërndahen në tërë instalimin e vendbanimit përmes gypave izolues të përçuesëve me dy pole. Këtë rrezatim të formës neutralizojnë rrezatimet e dëmshme, të cilat shkojnë në mënyrë të drejt nga përçuesit nën shufra (me shufra të cilat tani, sipas rregullës zëvendësohen me kablla me izolim nga plumbi ose metali). Mos të harrojm se rryma prej 220 V është më shumë e rrezikshme se ajo prej 110 V (dhjetë herë më e rrezikshme!).

Ekzistojnë aparate të markës së dytë – kompenzatorë kundër dëmshmërisë së aparateve televizive dhe kundër dëmshmërisë së elektricitetit në amvisni. Një aparat kësisoj, i lehtë dhe i përshtatshëm për bartje, mund të shërbej suksesshëm për personat të cilët punojnë në mes të instalimeve elektrike.

Mjetet kromatike të absorbimit

Ekzistojnë mjete kromatike për absorbim. Në praktikë kjo duket kështu. Nën të shtruarat (ose nën çarshafë) vendoset pëlhura apo letra e fortë e ngjyrosur me shumë shtresa të ngjyrave duhet të shënohen me radiestezi. Shpeshherë është ngjyrë indikative e verdhë e mbuluar me të kaltër. Rrezet e dëmshme pastaj refuzohen kah periferia, si të rrëshqasin nëpër sipërfaqen e mjetit të ngjyrosur të absorbimit. Janë të mundshme shumë kombinime, duhet të shënohen me lavjerrës...

Derivatorët

Sargia, pllaka e cementit të azbestit, disa shtresa të celofanit – çdonjëri prej këtyre elementeve nëse me to mbulohet dyshemeja, ndalojnë shumicën e valëve të dëmsme – duke i kthyer pjesërisht në periferi – ose bile duke i dobësuar dukshëm. Poashtu, krahërat e renditur në distancë prej 15 – 25 cm (me dhëmbë të kthyer nga lartë ose nga poshtë – provone!), brushat etj. I deorganizojnë disa rrezatime. Dëmshmërija e tyre ashtu dukshëm zvoglohet, apo po plotsisht zhduket. Provone me brusha metalike dhe të ngjajshme.

Nga Salih Basha
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Radiostezia Empty Re: Radiostezia

Mesazh  Admin 01.06.08 18:08

Rrethi oscilatorik

Formohet rrethi ascilatorik me shtatë rrathë koncentrik të telave të bakrit (të izoluara ose të paizoluara); rrathët janë të hapur përafërsisht 1 cm. Shuma e këtyre hapësirave janë të kthyera drejt veriut. Diametri i rrethit më të madh është 30 cm. Të gjithë rrathët duhet të vendosen horizontalisht. Nëse vendosen vertikalisht, përmbajnë shumë efikasitet, por pak më ndryshe (provojeni!).

Zh. Lakhovski shkruan: „Është e mjaftueshme se rreth qafës (ose rreth belit) barten rrathët ascilatorik në formë të qaforës dhe brezit, të cilat e zbusin formën e këtyre rrezatimeve ... mjekët e lidhur për laboratorium të cilët konstruktojnë këtë rreth, pranojn me mijëra letra të njërëzve të kënaqur në të cilat ata lajmërohen pas disa ditëve, por deri edhe pas disa orësh, për forcën e shkëlqyeshme dhe të shpejt të gjerdanit (qaforës), i cili për një kohë shumë të shkurtë përmirëson ose shëron edhe sëmundjet më të rënda, derisa të tjerët ndiejnë përmirësim të gjendjes së përgjithshme veç pas shumë muajshë“. Sot çdoherë shiten shumë gjerdan të tillë...

Pasqyra

Në Zvicërr më me dëshirë i përdorin kadëzat plastike me pasqyrë (zogjët e kadëzave). Renditet një numër i madh i kadëzave njëra pas tjetrës, me pasqyrë nga dielli. Dëmshmëria ashtu do të jetë e refuzuar. Kjo dukuri e refuzimit është e njohur në shkencë mbi rrezatimet e formës. Prandaj këto gjëra janë në mënyrë të pakufishme efikase. Por ne sugjerojmë – pse jo pasqyrë të madhe pa kornizë? Kush e din?...

Procedurat popullarizuese

(Valët e dëmshme abstrakte)

Disa nga këto procedura duken shumë të thjeshta ose naive, si bestytni të pastra, mbeturina të së kaluarës stërgjyshore. Nuk duhet në to të besoni më shumë se në barëra të cilat quhen“ barna të plakave“. Megjithatë, nga dëshira që të jemi sa më komplet para së gjithash, që mos të mohojmë asgjë a priori, duhet ta japim edhe pasqyrën e këtyre procedurave. Ato merren me të gjitha llojet e valëve të dëmshme. Por në secilën duhet ditur që të zgjedhet...

Tokëzimi

Menjëherë vërejmë se tokëzimi vlenë si kanal përçues me të cilin mund të lidhen të gjitha llojet e strehëve, të rrathëve mbrojtës, të mobiljeve të cilat përmbajnë ndonjë element metalik. Vërejm më tutje, edhe pse këtu nuk ka asgjë „popullarizuese“, që të janë tokëzimet biokonstruktive dhe gjeobiologjike shumë të rafinuara dhe të bashkuara, por që në të vërtetë ta kryejm rolin e tyre shumë të rëndësishëm. Tokëzimet paraqesin marshutën e ikjes, „kanalizimin“ e valëve të formës së padëshiruar. Për këtë do të kthehemi sërish.

Modeli me krypë

Diçka që konsiderohet që është i kualitetit të mirë mund të bëhet jo i shëndetshëm kur të gjindet në vertikalen e valëve të dëmshme (kanalizimin, gropat skeptike etj.). Që të sprovohet saktësia shëndetësore e ndonjë vendi, në ate vend duhet të vendosen dy gisht krypë në një pjatë. Nëse kualiteti i krypës nuk ndryshon (kjo shihet me sy ose me ndihmën e lavjerrësit), do të thote se ai vend është i shëndoshë. Në të kundërtën, ekzistojnë pamjet se janë prezente valët e dëmshme. Megjithatë, një pjesë e madhe të atyre rrezeve i ka thithur krypa. Në këtë kuptim, ajo mbronë rezervat ushqimore komercilae të nënshtruara nga prishjet e llojllojshme dhe ndërrimeve të njohura të padëshiruara në atë vend ku gjinden gjërat ushqimore me shumicë.

Gozhdat në mur

Muret e shtëpive të vjetra janë të njomura me dinamikën e ndjenjave përkujtimore të banorëve të dikurshëm të tyre. Kjo aq më parë, se fshatatrët (ose dikur, punëtorët e paarsimuar të qendrave të urbanizuara) që të liroheshin nga vuajtjet e tyre, në ato mure kanë ngulur gozhda me kokë mbrapa (pra, me maje nga jashte), në nivel të njëjte me zonat e dhimbjes në trupin e tyre. Kështu fati me një të mëshuar arrinë fuqi të dyfisht: ai i cili e ka mbërthyer gozhdën lirohet nga të këqijat e tij me një forcë magjike të cilën e kanë majet e gozhdave, ndërsa „rryma e dhimbjes“ zgjerohet nëpër murin me gurë që më vonë, ndonjë mënyrë, është projektuar në banorët tjerë, të cilët pyeten se çka i ka gjetur – ajo ujitje e mbrapsht, e padukshme, por uijtje e përhershme e pa ndërprer me rreze shum të dëmshme.

Mjetet e ndryshme (të provohen me ndihmën e lavjerrësit për çdo rast të veçant dhe përsëri të vërtetohen)

Mjetet e mprehta, thikat, karficat (me gjilpëra, gjilpërat e qëndisjes, thurjes etj. Të përforcuara në të katër këndet e shtratit, me maje të kzhyera nga lartë.
Krypa me të cilën është hakmarrë i dijshmi (egzorcisti, magjistari, amateri me përvojë etj.).
Kaditja (tymosja) me shelqe (dru shelqe) për çdo mbrëmje, para shkuarjes në shtrat.
Gota me ujë dhe thëngjill druri, të renditura në katër pika kryesore (duke i lëvizur sipas udhëzimeve të cilat merren nga puna me lavjerrës).

E njëjta, por me pyka të punuara me dorë, të madhësisë 5 – 6 cm (radhitja dhe përtërirja duhet të vërtetohen me ndihmën e lavjerrësit).

Këmbët nga shtrati të vendosura në enë të forta me ujë dhe gozhda të ndryshkura (çdo herë me maje!).
Koka e hudhrës, e prerë në dysh, e e zhytur në uthull të verës dhe e vendosur në pjatë të bardhë (duhet të ripërtërihet në harmoni me zbulimet me të cilat është arritur me ndihmën e lavjerrësit).

Nuk duhet harruar se çdokush që flenë dhe në ndërkohë e shprazë formën e jogës të ashtuquajtur „në gjume në gjendje të Zgjuar“ (joga – nidra) dhe me gjërë, pastaj atij i cili e përdor spiritualizmin me ndihmën e koncentrimit dhe të vizuelizimit; në këtë mënyrë krejtësisht në formë natyrore na sjellë deri te rasti i shërimit okultik-shpirtror.

Nga Salih Basha
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Radiostezia Empty Re: Radiostezia

Mesazh  Admin 01.06.08 18:13

Zhdukja e fantazmave

Në disa raste, veçanërisht nëse është fjala pak a shumë për vendbanimet e drobitura (të këputura), ku kanë ndodhur tragjeditë e gjakpirësve, përdhunuesve dhe ku memorja e mureve mund të jetë aq e veçantë sipas fuqisë përmbajtëse dhe aq e ashpër sipas forcës sërefleksit, që të ekziston interesi: 1) që kjo (shpi) tërësisht të rrënohet me buldozher, 2)që të kallet i tërë materiali i cili mund të digjet, 3) që mbeturinat të barten në vendin e caktuar për zbrazje të mbeturinave, 4) atje ku kan qen dhomat të hedhet kryp, 5) atje që hedhet sumpori nese asht e mundur, 6) që aty të silet një egzorcist i vërtetë (ose magjistari me metoda dobiprurëse ose shamani – nëse ka në Perëndim)!

* * *

SV 2,- reakvilibrator polivalent, konstruktor të cilit është V. Stilas (Paris). E ka pamjen e copës së rrezatuar të smallës, të ngjyrës së trëndafilit, i cili paraqet Oktagonin jo të rregullt, të lartësisë 34 cm, gjërësisë 13 cm dhe trashësisë 5,5 cm. Format metalike, të vendosura në smallë, janë nga lëgurat speciale të praruara me ari dhe paraqesin tërësinë e cila në të njëjtën kohë është shumë estetike dhe shumë aktive (nga vendbanimet e rrezatimeve dobiprurëse, çka don të thot anti – valëve dëmtuese).

Magnetizmi i SV 2 i ripërtrinë organet e gjalla, i munifikon të vdekurit, mund të shërbej që drejtpërdrejt të mbushet me ngarkesë të personit të lodhur dhe të bimëve të sëmuara (të vendosura në distancë prej 75 cm). Mund të shfrytëzohet edhe për ndikim në largësi (radionika), si edhe për regjenerimin e ujërave të pijes, të mjaltit i cili do të ketë koncentrim më të madh të rrezatimit biotik, të pemës së shijshme, e cila mund të ruhet më gjatë etj.

Ky rekvilibrator emiton në të gjitha drejtimet dhe nuk duhet të drejtohet. Ndërlidhësi i sektorit (pa kurrfarë humbje të rrymës) ia jep forcën e shtuar për destinime tjera, përveç neutralizimit të valëve dëmtuese SV 2 ekzistojnë gjithashtu edhe

* si model i vogël (93 X 33 X 13 mm), praktik për bartje, për zyrë, për vend pune, rimorkio, tendë, etj;
* si medaljon që të bartet në vet lëkurën në nivelin e pleksusit solar (mbrojtja nga rrethi dhe përforcimi i vitalitetit).

Prandaj, këta gjenerator, si që thot zbuluesi i tyre, janë njëfarë lloji i antenës kosmike. Me ta mund të eksperimentoj çdokush.

MBROJTJE E TRULLIT KU BANON PREJ RREZEVE TË DAMSHME

Është shumë interesant rasti i një metode origjinale dhe efikase. Në doracakun e tij të shkëlqyeshëm Technique de la radiesthésie moderne, Tom Grejvsi tregon mbi faktet për të cilat ka qenë dëshmitarë. Një bashkësi fetare vendoset në një luginë. Shpejt vërehet se aty mbretëron atmosferë e rëndë dhe ngulfatëse.

Kush vendoste të shkonte atje, ndiente pastaj pas disa kohëve një vështirësi në stomak. Njëri nga priftërit ka qenë radiestezist: së shpejti e ka zbuluar rastin e mosbarazpeshës kosmike – telure në at luginë piklluese.

Gjithsesi aty ka pasur valë të dëmshme. Çka ka bërë? Rremat e tërfurkut apo antenat i kanë treguar vendin ka ka qenë dashtë të ngulen hunjë të vegjël druri, në majën e të cilëve ka qenë rrethi nga telat e bakrit (gjithsej 20 copë hunjë të tillë). Për disa ditë nu ka ekzistuar më ngulfatja e çuditshme, por as sëmundja e pasqaruar.

Një vit më vonë, e ka përkryer neutralizimin e valëve dëmtuese dhe i ka shëndrruar në valë dobiprurëse.
Si ? I ka ngulitur në dhè 60 hunjë të shufrave metalike, në të cilat janë mveshur gypat e bakrit, sipas indikacioneve të cilat ia ka ofruar rremat e radiestezisë.

Kjo akupunkturë e truallit ka qenë kësaj here aq efikase, sa që çdokund në luginën e lumtur kanë ngarende apo versulur zogjët. Në mëngjes kënga e zogjëve ka jehuar, janë lajmäruar mijëra zëra, të cilët në anën e prapme të zërave kanë krijuar prehje të pamundimshme, si në ndonjë katedralë të qetë.
Ja pra edhe një rast i thjesht dhe i qartë.

Nga Salih Basha
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Radiostezia Empty Re: Radiostezia

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi