ÇAMËRIA - Dosier
3 posters
Faqja 1 e 1
ÇAMËRIA - Dosier
Çamëria, si na përzunë nga shtëpitë tona!
E moshuara Meno Dine rrefen kalvarin e gjate te vuajtjeve. Te ndjekur nga greket dhe gjermanet, mijera came vdiqen nga i ftohti, uria, semundjet, lodhja apo fatkeqesi te tjera. Deshira e fundit e 73-vjecares, qe u largua femije nga oborri i shtepise.
E moshuara me shami te bardhe ne koke eshte 73 vjece. Meno Dine eshte e mbajtur mire per moshen qe ka. Ndersa flet per kalvarin e gjate te vuajtjeve ne Cameri dhe Shqiperi, ajo mallengjehet. Dritherohet ndersa i therret kujteses per te na sjelle te gjalle ngjarjet e vitit te larget 1944 kur, te ndjekur nga greket dhe gjermanet, mijera njerez moren rrugen drejt Shqiperise.
Meno Dine ka lindur ne Paramithi, qe dikur ishte pjese e distriktit te Janines. Ajo ishte vetem 8 vjece, kur paraushtaraket greke te gjeneralit Zerva masakruan rreth 600 pjesetare te komunitetit mysliman te njerit prej fshatrave me te rendesishem te Camerise. Burra, gra e femije u shkuan ne plumb pa meshire, ndersa shume prej tyre u torturuan barbarisht perpara ekzekutimit. “I vetmi mashkull qe mbeti gjalle ne Paramithi nga masakra e 27 qershorit ishte babai i Tahir Muhedinit, kryetarit te Partise per Drejtesi dhe Integrim, tregon e moshuara. Kjo pasi nje nate me pare, ai kishte shkuar si mysafir ne nje fshat tjeter, te daja e tij. Shume prej familjareve dhe te afermve te mi u vrane, ndersa ne morem rrugen e kurbetit.
Deshmitarja e gjenocidit grek tregon se ne vitin 1944 ne Paramithi ishin afro 600 familje. “Nje nate perpara se te niseshim, babai im, Aliu, po kuvendonte ne oborr me nje kusheririn e vet. “Neser do te nisemi per ne Shqiperi. Fshati u dogj i teri nga gjermanet dhe greket. Nuk mund te rrime me ketu. Na dhimbset toka, Cameria, por po na vrasin e po na presin. Duhet te shpetojme koken”. Degjoja fjalet e tim eti qe, ndersa bisedonte, me mbante ne preher dhe me shkuan lot nga syte. Isha e vogel, por e kuptova se po iknim diku larg, teper larg nga shtepia ku kisha lindur dhe me te cilen me lidhnin aq shume kujtime”.
“Ne zbardhjen e dites, pasi kishim pergatitur rroba e ushqime, se do te iknim ne kembe, burrat e fisit ngarkuan mushkat dhe morem rrugen”, tregon Meno Dine. Ishte shtator i vitit 1944 dhe ishte ende kohe lufte. Karvani i gjate marshoi per jave e muaj te tere. Shtepia babait te Menos dhe e xhaxhait te saj kishte vetem tre kuaj e mushka te ngarkuara. Ecnin e pushonin rruges, gatuanin ato qe kishin me vete. Ditet kalonin dhe njerezit lodheshin nga marshimi i pafund. Grate mbanin edhe rroba ne krahe, por edhe femijet qe kishin kopanec.
Pas javesh te tera udhetim, karvani i cameve mberriti ne fshatin Pul Fushe, ku ndenjen dy net. Me pas, ata shkuan prane kufirit greko-shqiptar ne Sajadhe, ku ndenjen per tre muaj. “Dimri hyri dhe kishim shume ftohte, rrefen e moshuara. Pas tre muajsh kaluam me varka per te shkuar ne nje fshat te Sarandes. Ndersa niseshim, na dolen para greket, te cilet me cengela terhiqnin varkat tona. Na moren ushqimet, bizhuterite e c’kishim e na lane te iknim. Isha femije. Gjate kohes qe iknim naten me varka, une mbaja duart ne ujin e detit”.
Meno Dine thote se varkaxhinjte i kaluan falas, pasi ishin nga fshati Vole, ku Dinenjte kishin bere krushqi. Pas disa ditesh, ata mberrijne ne Ksamil. “Ne token shqiptare vdiq e para nga te ftohtit kusherira ime, Havaja. Ishte vetem 18-muajshe. Pas kesaj dolem ne Delvine, ku ndenjem rreth nje jave. Qendruam ne nje shtepi te djegur e te braktisur. Shtroje e mbuloje kishim jorganet e pajave, qe grate kishin marre me vete.
Me kujtohet se ishin rroba te shtrenjta prej kadifeje e te qendisura me serm. Por, gjermani nuk na u nda edhe ne Shqiperi. Nje dite erdhen dhe i vune zjarrin shtepise ku qendronim. Rrobat tona u dogjen te gjitha dhe morem serish rrugen, kete here drejt Myzeqese”. Familjaret e Meno Dines u vendosen perfundimisht ne Fier, ku, pasi jetuan disa vjet me qira, u sistemuan perfundimisht.
Ndersa kujton trishtimin e vogelushes qe braktiste oborrin e femijerise, duart e saj ne ujin e kripur te brigjeve came, Meno Dine sikur e parandiente se ate shtepi dhe ate toke nuk do ta shihte me kurre. “Po me djeg malli. Ta shoh edhe nje here ate vend, pa le te vdes. Por, ne nuk na duan ne Greqi. Im bir ka kerkuar te marre nje vize per te vizituar token e te pareve, por nuk e kane lejuar”. Brenga came pervijohet ne syte e perlotur te 73-vjecares, qe per me shume se 6 dekada nuk shikon dot vendlindjen e mohuar.
Kalvari
Mijera refugjate qe vdiqen ne rrugetim
Gjate rrugetimit te gjate per ne Shqiperi, mijera came vdiqen rruges nga te ftohtit, uria, semundjet apo fatkeqesi te tjera. “Karvani yne qe u nis nga Paramithia kishte rreth 500 familje, tregon 73-vjecarja Dino. Shume prej tyre vdiqen rruges. Mund te kene qene 1500 apo 2000 fryme. Viktimat ishin burra, gra, por pjesa me e madhe femije. Shume vdisnin nga i ftohti. Shpeshhere humbitnin femijet, te cilet ngeleshin prapa, pasi nuk ndiqnin dot ritmin e karvanit. Askush nuk mund te kthehej prapa, ku ishte vdekja. Nje tjeter fatkeqesi na goditi ndersa kalonim Qafen e Llogorase. Na zuri nje stuhi debore. Te pakten 30 vete humben apo vdiqen nga i ftohti”.
Fatkeqesia
Nena qe hodhi foshnjen ne lume
Mes lotesh, Menua tregon edhe fatkeqesine qe i ndodhi nuses se kusheririt te saj. “Grate mbanin rrobat ne kurriz, por edhe femijet e vegjel qe pinin gjoks. Lodheshin shume. Ne kapeshim pas fustanit te grave me te medha, pasi duart ato i kishin te zena. Nusja e kusheririt tim kishte ne njerin krah rroba dhe ne tjetrin vajzen 3-muajshe. Ishim duke kaluar prane lumit Versele. E kishim humbur nga lodhja. Per te mundur te kaloje lumin, ajo hodhi rrobat ne lume dhe vazhdoi rrugetimin”. E moshuara tregon se pas afro dy kilometrash, ndersa mendonte t’i jepte per te pire vajzes, nusja pa e tmerruar se gabimisht kishte hedhur foshnjen ne lume. I ra te fiket nga tronditja.
Masakrat greke, ja cfare ndodhi ne Cameri
Masakra me e eger ndaj shqiptareve myslimane u be nga ushtaret greke, qe nuk benin me pjese ne formacionet ushtarake, me 27 qershor 1944, ne zonen e Paramithise, ku forcat e Liges Republikane Greke (EDES) te gjeneralit Zervas hyne ne qytet dhe vrane rreth 600 shqiptare myslimane, burra, gra dhe femije - shume prej te cileve u perdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas deshmitareve okulare, te nesermen, nje batalion tjeter i EDES hyri ne Parge, ku u vrane 52 shqiptare te tjere.
Me 23 shtator 1944, u plackit qyteti Spatar dhe u vrane 157 vete. Gra te reja dhe vajza u perdhunuan dhe ata burra qe mbeten gjalle u grumbulluan dhe u derguan ne ishujt e Egjeut. Ne baze te statistikave qe jep Shoqata “Cameria” ne Tirane, gjate goditjeve qe jane bere ne vitet 1944-1945, ne fshatrat came jane vrare gjithsej 2771 civile shqiptare dhe konkretisht si me poshte: Ne Filat dhe rrethinat 1286, ne Igumenice dhe rrethinat 192, ne Paramithi dhe rrethinat 673 dhe ne Parge 620. Jane plackitur dhe djegur 5800 shtepi ne 68 fshatra. Ne nje liste te hollesishme te humbjeve materiale perfshihen 110000 dele, 24000 bageti te trasha, 25000 tone grure dhe 8000 tone vaj ushqimor.
Si rezultat i ketyre goditjeve, llogaritet qe 28000 came te jene larguar per ne Shqiperi, ku u vendosen ne periferi te Vlores, Durresit dhe Tiranes. Disa qindra came u vendosen gjate bregut te Himares, ne prona te lena nga familjet qe u larguan gjate luftimeve te egra, fillimisht kunder pushtuesve te Boshtit dhe me pas, me 1944, midis Frontit nacionalist grek te Clirimit te Epirit te Veriut dhe luftetareve te Ballit Kombetar te Shqiperise. Disa nga camet u vendosen ne fshatrat ekzistuese gjate bregdetit, si Borshi, qe tradicionalisht ishin myslimane, duke forcuar karakterin johelenik te zones. Came te tjere krijuan fshatra krejtesisht te reja, si Vrina afer kufirit grek.
Miranda Vickers, “Reprezalja greke dhe nderkombetarizimi i ceshtjes came”
Amerikanet
Ja si i perzune shqiptaret nga Cameria
Vezhgues nderkombetare kane konstatuar brutalitetin e perdorur gjate debimeve te cameve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan ne Shqiperi (1945-1946) shkruan: "Ne mars 1945 njesi te forcave te shperndara te Zervas kryen nje masaker ndaj cameve ne zonen e Filatit dhe praktikisht e spastruan ate nga pakica shqiptare. Sipas te gjitha te dhenave, qe kam mundur te mbledh mbi ceshtjen came, ne vjeshten e 1944-es dhe gjate muajve te pare te 1945-es, autoritetet e Greqise veriperendimore kryen goditje te egra, duke debuar rreth 25000 came - banore te Camerise nga shtepite e tyre.
Ata u ndoqen deri ne kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj came te moshave 15 deri 70 vjec u internuan ne ishujt e Detit Egje. U dogjen ne total 102 xhami”. Autoritetet greke miratuan me pas nje ligj qe sanksiononte shpronesimin e pronave te cameve, duke iu referuar bashkepunimit te bashkesise se tyre me forcat pushtuese te Boshtit, si nje arsye kryesore per marrjen e ketij vendimi.
Documents of the US Department of State, No.84/3, Tirana Mission, 1945-1946, 6-646.
Popullsia
Perberja etniko-fetare e Camerise
Krahina e Camerise perfshinte 189 qytete dhe fshatra ne rreth 10 mije kilometra katrore, me nje popullsi qe, sipas regjistrimit turk te vitit 1908, numeronte mbi 72000 banore. Popullsia u rrit ne vite, por rreth 85 mije persona, jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44. Mijera te tjere jane perzene me force ne vitin 1944 dhe tashme jetojne bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi.
Popullsia e Camerise ishte rreth 93% shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te tilla si greke, vllahe dhe rome. Ne shekullin e 19-te, 80% e popullsise shqiptare i perkiste besimit mysliman dhe procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te. Sipas te dhenave historike, pjesa tjeter prej 20% e popullsise came i perkisnin besimit kristian. Ne prag te Luftes se Pare Boterore, pas disa fushatash spastrimesh me karakter etnik e fetar, rreth 50% e popullsise perbehej nga myslimanet dhe gjysma tjeter nga ortodokset.

Ufo- 135
Re: ÇAMËRIA - Dosier
Cameria do ti bashkohet Shqiperise sepse ka qene truall shqiptar.Ne duhet te bindim veten qe te gjitha pasojat qe kane hequr shqiptaret jane rrjedhoja te sundimit shumeshekullor te osmanllinjve.Fill pas pushtimit otoman gadishulli yne u quajt "Ballkan".Humbi emertimi gadishulli Ilirik.Do te vije nje kohe jo e larget qe ky gadishull do te marre emrin qe ka patur.Koha punon per ne.
Dimitrov Xhunga- 100
Re: ÇAMËRIA - Dosier
Të lumtë dora !dimitrov xhunga shkruajti:Cameria do ti bashkohet Shqiperise sepse ka qene truall shqiptar.Ne duhet te bindim veten qe te gjitha pasojat qe kane hequr shqiptaret jane rrjedhoja te sundimit shumeshekullor te osmanllinjve.Fill pas pushtimit otoman gadishulli yne u quajt "Ballkan".Humbi emertimi gadishulli Ilirik.Do te vije nje kohe jo e larget qe ky gadishull do te marre emrin qe ka patur.Koha punon per ne.
Ufo- 135
Re: ÇAMËRIA - Dosier
E vërteta historike mbi karakterin etnik të “vorio epirotëve”

Historianët dhe gjuhëtarët quajnë Greqi territorin e banuar nga grekët edhe para se ata të arrinin në
atë vend. Dy qytetërimet e para evropiane paragreke, të cilat kanë lulëzuar në Kretë dhe në pjesën
më jugore të gadishullit Ballkanik (Greqi e sotme) para se të arrinin grekët në këto vende, quhen
padrejtësisht qytetërime greke.
Pra, termat grek dhe Greqi përdoren shumë më tepër nga ç’duhet. Ta ngasësh nga ana tjetër, këta
terma nuk ndeshen as në fjalorët e mitologjisë “greke”, sado të vëllimshëm të jenë. Arsyeja është e
thjeshtë: emrat Graeci dhe Graecia kanë dalë në epokën romake dhe rrjedhin nga emri Graii, emër
lokal i një fisi ilir, që banonte pranë Dodonës. Për P. Kretschmer-in dhe të tjerë kërkues të
mirënjohur, këto emërtime janë një përshtatje nëpërmjet italishtes të emrit të fisit ilir Γραες (A.
Ernout, “Latin Graecus”, n. 98, f. 211).
Edhe emri Helen është shumë i diskutueshëm. TH. Harrison (1988, f. 24) mbron se eponimi Helen,
stërgjyshi i grekëve, është i trilluar. Çka është më tepër, ky autor shton se, edhe në epokën klasike
(550-300 para e. s.), helenët nuk përbëjnë etnos, por një genos.
Grekët, kaq të pakët në Greqi në vitet 550-300, si mund të jenë të pranishëm para, gjatë dhe pas
kësaj periudhe kohe në Epir? E pra, ata kanë qenë të pranishëm në kolonitë greke të vendit.
Kolonitë greke në Epir.
Koloni greke quhet një grup grekësh, të shpërngulur nga Greqia në dhe të huaj, ku jetojnë duke
ruajtur zakonet dhe gjuhën amtare. Këtu termi koloni nuk ka asgjë të përbashkët me kuptimin tjetër:
vend i pushtuar me forcë nga të huajt. Në rastin tonë kolonia përbën një territor të huaj për popullin,
që e rrethon. Fakti që vetë autorët grekë dhe helenofilë flasin për koloni greke në Epir dëshmon se:
Epiri nuk ka bërë ndonjëherë pjesë në Greqi. Nuk ka koloni greke në Athinë, apo në Peloponez, por
ka vetëm jashtë Greqisë, ashtu siç ka pasur e ka dhe sot koloni shqiptare në Rumani, në Egjipt etj.
Eubeasit dhe korinthasit kanë themeluar kolonitë e para në bregdetin epirot. Në këto koloni janë
ngritur qendra tregtare, të cilat me kohë u transformuan në koloni të metropoleve greke.
Një pjesë e popullsisë përherë në rritje e këtyre kolonive përbëhet nga “të huaj” epirotë. Kolonët
grekë gjetën mbështetje te këta “të huaj” vendas për t’u shkëputur politikisht nga metropolet greke.
Këto koloni kanë qenë të shkëputura edhe nga mbretërit e Epirit. Por, me mbretër si Pirrua mund të
merret me mend se kolonët grekë do t’i jenë nënshtruar autoritetit mbretëror vendas, ose mund të
jenë riorganizuar në komuna administrative dhe ushtarake, sipas sistemit ilir në fuqi. Mund të
merret me mend gjithashtu se kolonitë greke në Epir do të kenë qenë transformuar në koloni epirote
dhe, për këtë arsye, do të kenë humbur formacionet e tyre demokratike. Në këtë rast termi koloni
merr një vështrim të ndryshëm nga i mëparshmi.
Shthurja e rendit fisnor në Epir i ka dhënë mundësi zgjerimit të mëtejshëm të tregtisë me qytetet
greke. Nëpërmjet kolonive greke ka depërtuar helenizmi në Epir. Kolonitë ishin qendra tregtare dhe
vatra të kulturës greke.
Ilirizimi i kolonive greke
Depërtimi i elementit etnik epirot në kolonitë greke ka ndikuar në përbërjen etnike të popullsisë së
këtyre qyteteve. Emrat ilirë në gurët e varreve, të zbuluar në nekropolet e këtyre kolonive, përbëjnë
një pjesë të madhe të emrave të njohur të banorëve të këtyre kolonive. Duke filluar nga sh. III para
e. s. kolonitë greke humbasin karakterin tipik të kolonive, sepse tashmë popullsia përbëhet, në
pjesën më të madhe, nga epirotët. Madje emrat ilirë të prytanëve dhe të magjistratëve monetarë, që
gjenden në drahme dhe në bronze, tregojnë se epirotët kanë fituar të drejtën e qytetarisë, duke
përfshirë këtu edhe postet më të lartë në jetën komunale.
Nekropolet tumulare, aq të përhapur në Iliri, në Maqedoni dhe në Epir, mungojnë në kolonitë greke.
Përjashtim bën nekropoli tumular i Apollonisë, i cili dëshmon për një traditë të ruajtur nga mënyra e
varrimit ilir të taulantëve, të cilët banonin në krahinat përreth
Apollonis. Kodërvarret e këtij qyteti do të jenë shfrytëzuar nga paria fisnore autoktone, e cila bënte
pjesë në popullsinë e kolonisë. Varreza tumulare e Apollonisë pasqyron periudhën fillestare të
lidhjeve dhe të influencës dypalëshe mes kulturës vendase dhe asaj greke.
Prania e armëve në inventarin e varreve, sidomos prania e majave të ushtave dhe e thikave prej
hekuri, është një tregues i ruajtjes së disa traditave ilire në ritet e varrimit. Kurse inventari grek në
këto tuma tregon faktin se ilirët vlerësonin objektet e luksit të artizanatit të përparuar grek.
Tipare antropologjike iliro-epirote
Në pikëpamje antropologjike ilirët përbënin një popullsi adriatiko-mesdhetare, ku dallohen qartë
edhe tiparet alpine dhe nordike. Studimet antropologjike të qindra skeleteve njerëzorë, të zbuluar në
Glasinac (Bosnje), venë në dukje karakterin nordik të ilirëve. Nga nëntë perandorët romakë me
prejardhje ilire, tetë kanë qenë leshverdhë dhe me sy të kaltër.
Mirëpo numri i kafkave, të zbuluara në Epir është shumë i vogël për popullsinë e hershme të Epirit.
Këto skelete janë zbuluar kryesisht në varrezat e qyteteve, ku ka pasur koloni greke. Për më tepër në
Iliri dhe, sidomos, në bregdetin iliro-epirot, ka pasur shumë skllevër. Si thotë Dr. K. Patsch, “Ilirët,
të dhënë pas luftërave dhe dëfrimeve, nuk kishin as dëshirë as kohë të lirë që të merreshin me
bujqësi. Për këto punë të rënda ata kishin robërit e luftës, numri i të cilëve do të ketë qenë i
madh…”.
Megjithatë, mund të mbështetemi në studimet e thelluara antropologjike të J. Nemeskérit, A.
Dhimës etj. për të nxjerrë argumente në të mirë të karakterit etnik ilir të epirotëve.
Tiparet protonordike të skeleteve të varrit qendror të Dukatit, që i përkasin bronzit të hershëm, na
kujtojnë tipin verilindor evropian, të ndryshëm nga tipi mesdhetar.
Sipas studiuesve të përmendur më lart elementet antropologjike adriatike të skeleteve, të zbuluar në
Karstin triestin, në Olteni, Bosnje, Serbi, Shqipëri dhe në Epir, tregojnë se në këto vise kanë banuar
grupe të ndryshëm ilirësh. A. Dhima flet për oshilacione tipologjike të etnisë ilire.
Edhe materialet skeletike të shek. VI-XI të e. s., të zbuluar në Dukat e Piskovë, dhe skeletet e shek.
XIII-XV, të zbuluar në Kaninë e në Çepunë, njihen në literaturën antropologjike si materiale
dinarike. I bazuar në këtë lëndë, A. Dhima ka ndjekur evolucionin e elementit antropologjik
autokton, “adriatizimin” e shqiptarëve të Epirit.
Etnografi
Etnografët mendojnë se, në gjendjen e sotme të kërkimeve arkeologjike, mund të njihen disa petka,
të përdorura nga ilirët në Epir. Etnologët sintetizojnë të dhëna dokumentare dhe historiografike për
të arritur në përfundimin se këtu është fjala për rroba, që ilirët dhe epirotët kanë përdorur. Por, disa
aspekte metodike të trajtimit të këtij problemi nga etnologët do të mund të diskutoheshin.
Linja ose dalmatika është një petk i gjatë e i gjërë, me rrip në ije, i punuar me fije leshi.
Isidore de Séville shënon : « dalmatica vestis primum in Dalmatia (Illyricum)… ».
Dalmatica është zbuluar në bustin e “gruas së Dimalit », në Krotinë. Në një gur varri, të zbuluar në
Drashovicë është riprodhuar një burrë, i veshur me dalmatica burrash. Ky petk ilir është zbuluar në
tërë Ilirinë dhe në Epir.
Z. Çulić e përshkruan hollësisht këtë veshje ilire. Dr. K. Patsch (1923, 53) shton se mbi këtë
dalmatica ilire hidhej krahëve një mantel me rrudha. Ky petk tjetër ilir mbahej në shpatullën e
djathtë me një gjilpërë dhe mbulonte krahun e majtë, ndërkohë që krahu i djathtë ngelte i
pambuluar. “Më vonë kjo dalmatika ilire (vazhdon historiani vienez) u bë modë në Itali dhe, duke
filluar nga koha e perandorit Commodus (180-192 të e. s.), u përdor si veshje në rrethet më të larta
romake; pastaj, iu ndërruan stofi, forma e stolia dhe u bë veshje zyrtare e ngeli si petk liturgjik në
kishën katolike deri në ditët tona”.
Fustanella. Ky petk ilir është zbuluar në monumentet e Ribić-it (Slloveni), në Glasinac (Bosnje) etj.
“Vajza e Vlorës” mban gjithashtu një fustanellë për gra.
Karakteri ilir i fustanellës është pranuar nga shumë specialistë në etnografi (F. Nopcsa, 1959).
F. Konitza mbron se “… fustanella pak kohë më parë ishte një pjesë e veshjes kremtërore të çdo
njeriu prej dere të mirë si në Shqipëri të sipërme ashtu edhe në Shqipëri të poshtme. Puna që të tilla
moda veshjeje mund të gjenden dhe në vendet fqinje s’tregon tjatër gjë veç influencës së fortë që
shqiptarët kanë ushtruar në kohën e shkuar mbi kombësitë rreth e rrotull. Për shembull, është thënë
me përsëritje prej studimtarëvet të këtij subjekti se i ashtu-qojturi kostum modern “grek” në të
vërtetë është një imitim i poshtër i kostumit shqiptar. Ky kostum u përhap në mes të Grekëve në
shekullin e katërmbëdhjetë, kur Shqiptarët nënë Gjin Bua Shpatën shkelnë dhe pushtuan Greqinë”.
Për fustanellën shqiptare shkruan dhe poeti i njohur britanik: “Shqiptarët, me veshjen e tyre, më
madhështoren në botë, të përbërë prej një fustanelle të gjatë, … - me pisqolla dhe jatagane të
stolisur me argjend…” (G. G. Byron).
Llabana është një kapuç i thjeshtë prej leshi
Busti i “gruas së Krotinës” (Dimal) jep dëshminë e parë për këtë element të veshjes ilire të sh. III-II.
Llabana del në reliev edhe në objekte të tjera arkeologjike, të zbuluar në Durrës dhe në Koplik.
M. V. Martial përmend llabanën e liburnëve (cucullus liburnicus). Ky kapuç mund të gjendet dhe
sot në Epir. Llabana përdoret edhe në krahina të tjera të Shqipërisë si Korça, Mirdita etj.
Guna. Kjo dallohet qartë në një stelë, të ekspozuar në muzeun e Vlorës. Në një basoreliev duket
shëmbëlltyra e një iliri me gunë krahëve. Janë zbuluar edhe skulptura të tjera, të veshura me gunë.
Të bazuar në të dhëna arkeologjike dhe etnologjike iliro-shqiptare, studiues shqiptarë kanë
mbështetur opinionin e F. Nopcsa-s, Schuchardit etj., sipas të cilëve këtu është fjala për një element
të veshjes ilire.
Riza. Kjo është një shami koke, e përdorur nga gratë ilire.
Diana, hyjni ilire (Eqrem Çabej) mban në kokë një rizë. Në një stelë, të zbuluar në Vlorë, dallohet
një grua me rizë në kokë. Një rizë të këtillë mban në kokë një grua, e cila paraqitet në një stelë, të
zbuluar në Apolloni.
Opingat dokumentohen në gërmime arkeologjike, të bëra në Dervenberg, Glasinac, Bihac etj. Këto
opinga dallohen nga opingat e tipit laptia të popujve sllavë, të cilët do t’i kenë marrë nga ilirët. Si
këto opinga mund të gjenden dhe sot në Shqipëri dhe në Epirin e jugut
Sigurisht, ka dhe elemente të tjerë të veshmbathjes së ilirëve dhe epirotëve, për të cilët nuk kemi
ende referenca të mjaftueshme.
Kjo veshmbathje ilire, e përdorur në Epir dhe në Iliri, provon se këtu është fjala për një komunitet
kulture mes epirotëve dhe ilirëve. Por, ky unitet nuk përjashton ekzistencën e elementeve specifikë
në zona të ndryshme të hapësirës gjeografike iliro-epirote. Kjo njësi kulture nuk përjashton as
ndikime të qytetërimeve fqinje.
Konkluzion
Në këtë artikull jam përpjekur të vë në dukje karakterin etnik ilir të epirotëve, duke u mbështetur
mbi bazat e të dhënave mitologjike, arkeologjike, gjuhësore, antropologjike dhe etnografike.
Mitologjia dhe feja, të ashtuquajtura greke, kanë qenë fillimisht pellazge. Autorët e Greqisë së
vjetër dëshmojnë se danajtë kanë përqafuar fenë pellazge ashtu siç ka qenë. Kurse disa autorë të
tjerë kanë formuar panteonin grek me elemente të mitologjisë pellazge. Këto fakte i pranojnë
historianë të njohur të ditëve tona. Prandaj mund të konsiderohen si të vjetruara konkluzionet e disa
autorëve modernë mbi përparësinë e mitologjisë dhe të fesë greke në Ballkan dhe në Evropë.
Tradita homerike dëshmon për një gjeografi politike të kufizuar të Greqisë së vjetër, ku Epiri,
Maqedonia, Kreta dhe ishujt e Egjeut nuk figurojnë. Në “Katalogun e anijeve” Homeri kalon në
rivistë të gjithë luftëtarët akeas, të mbledhur në fushën e Trojës. Mirëpo, në këto kontingjente
akease nuk ka as epirotë, as maqedonas. Kujtesa kolektive pellazge, letërsia dhe historia e shkruar
helenike dëshmojnë për karakterin etnik jo grek të epirotëve. Burimet e hershme greke dëshmojnë
për lidhjet etnike mes pellazgëve, ilirëve dhe epirotëve.
Gjuha e epirotëve nuk figuron më vete në pemën gjenealogjike të gjuhëve indo-evropiane. Kjo
gjuhë nuk ka pasur lidhje me greqishten. Kjo e fundit përmban fjalë pellazge. Një pjesë e mirë e
emrave, që gjenden në mbishkrimet e zbuluar në Epir, janë ilirë.
Toponomastika pellazge/ilire është shumë e pranishme në Epir. Toponimia e sotme epirote ruan
forma karakteristike të evolucionit fonetik të gjuhës shqipe. Epiri bën pjesë në territorin e formimit
të shqipes. Argumentet e N. G. L. Hammond mbi dyndjet nga Evropa qendrore drejt Greqisë të
“popullsive kurghane”, të cilat flisnin një greqishte parahistorike, bien në kundërshtim me të dhënat
e traditës greko-romake, si dhe me rezultatet e arkeologjisë së dhjetëvjeçarëve të fundit. Epiri
përbën, njësoj si Maqedonia dhe Iliria, një pjesë të territorit të qytetërimit të Fushave me Urna.
Epirotët nuk kanë pësuar asnjë ndikim grek në ritet e varrimit. Varrimet në tuma provojnë
vazhdimësinë etno-kulturore ilire në Epir. Kërkimet e dhjetëvjeçarëve të fundit të A. Harding vënë
në dukje se pjesa më e madhe e objekteve prej bronzi dhe prej hekuri, të zbuluar në Greqi, janë ose
të tipit adriatik apo ilir, ose objekte arkeologjike barbare, të ardhur nga Evropa qendrore. Epiri ka të
përbashkët një numër karakteresh etnokulturorë me Ilirinë dhe me Maqedoninë. Kolonitë greke në
Epir kanë qenë ishuj të vegjël grekë në gjirin e popullsisë ilire të Epirit. Argumenti i heshtjes së
burimeve për një migrim të vonshëm, ilir ose shqiptar, në Epir mund të vlejë në të mirë të iliricitetit
të epirotëve. Toponimia e kësaj krahine, e cila ruan format karakteristike të evolucionit fonetik të
shqipes, përjashton çdo mundësi të ndonjë përhapjeje të vonshme të shqipes në Epir. Elementet që
renditëm më lart tregojnë qartë irrealitetin dhe tendenciozitetin e teorisë së “Vorio Epirit”.
Argumentet e mësipërm na bindin për iliricitetin e epirotëve të lashtësisë. Pra, themi se është në
përputhje me realitetin historik të merret Epiri i jugut si pjesë përbërëse e Ilirisë, ose me fjalë të
tjera, të pranohet si e vërtetë historike e padiskutueshme përkatësia etnike shqiptare e Çamërisë.
ARSIM SPAHIU
Doktor në Histori i Universitetit të Franche-Comté-së

Dasma çame përloti publikun
Dasma çame përloti publikun
Kete qe do postoj tani lus te gjith anetaret ta lexojne me admirim, sepse mua vertete me renqethi trupin dhe me rrjedhi loti ne sy vetem nga leximi. Eshte nje komedi qe perfundon ne tragjedi, e cila ishte shfaqur sot ne Strug. Kush e ndien veten shqiptar shpresoj qe do t'i ringjallet ajo ndjenja e patriotizmit edhe njehere dhe te mendojne per "Token e Premtuar" te cilen na e plaqkiten fqinjet tane ne menyren me arbitrate dhe me te dhimshme qe eshte e mundur.
“Kjo është dasma ime, dasma e djalit tim, dritës së sirit tim. U arratisëm kah sitë këmbët…mua më dëbuan nga toka ime se unë jam çam. Djalin ma vranë ditën e dasmës. Nuk bënte gjë të keqe, martohej i ziu. Çamëve iu ndalua kënaqësia. Djalin ma vranë se ishte çam, nusen ma vranë se ishte çame, gruan, fëmijët, nuk bënin gjë të keqe poi shin çam…Nuk janë vrarë e as prerë, por kanë dasëm si atëherë. Le të mari fjala nam se nga varri u çua një çam. Çohu bir, çohu evlad, se nuk ke gjak në kokë por karafila e bozilok. Çohu birë se kësaj herë, kanë ardhur dasmorë të tjerë. Të ka ardhë vëllai nga Presheva, Struga, Podujeva…Kësaj radhe janë betuar në Gjakovë, Vlorë, Tropojë, Shkup e Mitrovicë…Çohu moj flutur, se në varr nuk dukesh e bukur. Çohuni more dhe kërceni, se në Çamëri dasëm kemi”- është monologue, që përloti gati gjithë të pranishmit, që ndoqën shfaqjen e trupës në sallën e “Poshka Teatrit”.
Ishin emocione që nuk përballoheshin dot, dhe loti ishte ai që mjegullonte syrin dhe zbulonte emocionet, përshkruan INA. Ishte monolog që thellë preku ndjenjat dhe trazoi shpirtin e çdo shqiptari që e dëgjoi këtë monolog, e në veçanti delegacionin e çamëve, që rikujtuan këto histori të hidhura.
Para se të fillojë shfaqja, regjisorja Olsa Poshka, duke përshëndetur praninë e delegacionit disaantarësh çam, mes tjerash theksoi: “Këtë vit shënojmë 100 vite të shtetit shqiptar, shtet për disa i drejtë e për disa i padrejtë. Pavarësi që trijumfon për shumë zemra shqiptare, por që, asnjë shqiptar nuk u kërkoj falje publike çamëve pos Ismail Kadaresë. Më lejoni që të përshëndes praninë e Nijazi Kosovrastit, kryetar i Këshillit Bashkiat të Tiranës, që ka ardhur së bashku me Ardijan Canaj kryetar i Shoqatës “Çamëria” dhe presidentin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet (PDIU)-u shpreh Olsa Poshka.
Presidenti i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Tahir Muhedini, në fjalën e tij të rastit, ndër të tjera theksoi: “Është një rast veçantë që sonte jemi këtu, një grup i komunitetit çam, për të pa këtë pjesë skenike, që pasqyron një pjesë të tragjedisë çame që u masakruan e u dëbuan nga vatrat e tyre shekullore. Kjo pjesë teatrore, flet se edhe Struga e ndien çështjen e pazgjidhur çame”.
Çohuni, buzëqeshni mos rrini shtrirë, se kënga jonë nuk ndalet, dasmat tona nuk ndalen, dasma do të ketë, lindje e vazhdimësi do të ketë, çohuni, buzëqeshni mos rrini, se prap dasëm do të kemi kur do të këthehemi në Çamëri. Është ky një mesazh që del nga shfaqja “Shkësia”, e zhanrit të komedisë që mbaron me tragjedi dhe thellë prekë ndjenjat e spektatorit nga mesazhi shumë i fuqishëm në fund të shfaqes, që rikujton një të kaluar tragjike të çamëve dhe Çamërisë.
Komedinë “Shkësia”, e autores Olsa Poshka, përmes një loje skenike të grupit të përzgjedhur aktorësh, edhe pse amator, në mënyrë të shkëlqyer prezantoi historinë e martesës, apo martesave tradicionale, bazuar dhe motivuar nga koha e kaluar, por me një qasje dhe trajtim krejtësisht ndryshe; me një kombinim dhe lidhshmëri ndërmjet të kaluarës dhe të sotmes. Kjo më së miri vërehet në trajtimin dhe realizimin konkret, ku Olsa Poshka, me mjeshtri shtrinë komedinë duke mos shkëputur kohën, me një kontinuitet, lidhshmëri dhe vazhdimësi nga ditët e Çajupit, deri në ditët e sotme. Në skenë krijohen situata dhe momente mjaft të pëlqyera komike, pa humbur dhe zbehur nivelin dhe karakterin e shfaqjes dhe personazheve, që në masë të madhe janë të njohura për opinionin dhe publikun nga vetë vepra e Çajupit. Mirëpo, kësaj here, ishte pasuruar dhe fisnikëruar me dialogje që kumbonin si margaritar të dialogjeve në skenë, me mjaft koreografi.
Olsa Poshka, autore dhe regjisore (së bashku me Xhelo Poshkën), është shprehur se kjo komedi trajton në përgjithësi mentalitetin e shoqërisë ballkanase. Ngjarjet zhvillohen në kohë të shkuar, në fshat, e megjithatë, shumë nga situatat të sjellin në realitetin e sotëm modern. Në mënyrë paradoksale duket se shoqërisë tonë i duhet ende shumë punë që të meritojë avangardën në të cilën pretendon që është”.
Delegacioni çam dhe mysafirët nga Tetova, Shkupi etj, të rrethuar e mishëruar me spektator strugan në sallën e “Poshka Teatrit” pas shumë situatave komike, që paraqiteshin në skenë, në interpretim të një trupe të harmonizuar, përjetoi një të papritur: pas lotëve të gëzimit, u përlotën për fatin tragjik të çamëve dhe të Çamërisë! “Dasma e Gjinos dhe Marigosë”, u shëndërrua në një masakër të paparë ndaj çamëve, për ti shfarosur duke mos lejuar vazhdimësi, këngë, martesa dhe lindje të reja. Megjithate, mesazhi i fuqishëm, “Çohu, buzëqesh mos rri shtrirë”, ishte kushtrimi për tu këthyer në Çamëri, për të vazhduar jeta, kënga, vaji i fëmijës në vatrat e tyre shëkullore, që na kujton shumë histori të ngjashme. Këngën e ndalën, kënga u këndua, dasmën e ndalën, dasma u bë, vajin e fëmijës e ndalën, vaji i fëmijës edhe më fort po dëgjohet. Këto pamje skenike, përlotën publikun, që duartrokiti fortë trupën dhe realizuesit e shfaqjes, autoren dhe duetin regjisorial Olsa e Xheladin Poshka.
Në këtë shfaqe, interpretuan trupa në përbërje: Dorian Leka,Gerta Lloga,Miranda Spaiu,Bledi Beqiri, Fatime Bojku, Leutrim Mamudi, Merita Vejseli, Eduard Lloga, Lutfie Mustafai, Eroll Prishtina, Amjet Isa, Parajsa Lata, Almira Halimi, Hazbije Kurtishi.
Për pjesën koreografike përkujdesur Besart Asani, ndërsa skenografia dhe kostumet janë përzgjedhur nga Besart Kolonja, muzika nga Agim Poshka, të cilët së bashku me duetin e regjisorëve Olsa dhe Xheladin Poshka, e sollën në skenë për publikun artëdahsës strugan dhe mysafirët e. Nderuar.

Gon!- 294
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi