EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse nuk na bën përshtypje vdekja e miliona njerezve?

4 posters

Shko poshtë

 Pse nuk na bën  përshtypje vdekja e miliona njerezve? Empty Pse nuk na bën përshtypje vdekja e miliona njerezve?

Mesazh  lucio 16.08.11 21:25



Pse nuk na b
ën  përshtypje për vdekjet e miliona njerëzve?


 Pse nuk na bën  përshtypje vdekja e miliona njerezve? Images?q=tbn:ANd9GcQnz-UyfIqovUr-hwruWmkuZWlDoYr6CPEMI5a42T87VYYqiUH_iQ

Pse nuk na bëhet vonë për vdekjet e miliona njerëzve?Njeriu është qenie sipërfaqësore..? Duhet të jetë, përderisa heronjtë e filmave që sakrifikojnë botën për dashurinë e tyre na duken romantik, në vend që të na shqetësojnë. Vërtetohet nga fakti se kemi tendencën të na dhimbset më tepër një mik me tumor se sa gjenocidet.

Studiuesi David Ropeik, në një artikull në “Psychology Today” tregon se ne kemi një farë “mpirje” statistikore që na bënë të kujdesemi më tepër për problemet e një personi se sa të shumë.

Në studim persona u paguan për të marrë pjesë në një kuic psikologjik pa lidhje me studimin. Në fund, pas pagesës, iu dha mundësia për të dhuruar deri në 5 dollar nga parat e fituara, për të shpëtuar një fomi në vështirësi. Atyre iu dhanë tre alternativa:

*Mund të dhuronin për të ndihmuar Rokia-n, një 7 vjecare nga Malajzia. Personave iu tregua një foto e Rokia-s. Ata dhuruan mesatarisht 2.25 dollar.

*Mund të dhuronin për të ndihmuar qindra mijëra fëmijë në Afrikën lindore, ku po vdesin nga uria. Ata dhuruan mesatarisht 1.15 dollar.

*Alternativa e tretë ishte të ndihmonin Rokia-n në mënyrë specifike, por gjatë kësaj kërkese personave iu dhanë edhe statistikat mbi vdekjet e femijëve në Afrikë nga uria. Të njëjtët persona që në fillim dëshironin të dhuronin për Rokia-n 2.25 dollar, pasi iu paraqitën statistikat dëshironin të dhuronin vetëm 1.40 dollar për Rokia-n.

Studime të tjera tregojnë rezultate të njëjta. Për shembull njerëz që dëshironin të dhuronin 11 dollar për të shpëtuar një person, dhuronin vetëm 5 për të shpëtuar 8 persona. Me sa duket njeriu nuk e ka aq të gjerë gamën e emocioneve për tu kujdesur për një kohë të gjatë për tepër persona.

http://lifehacker.com/5831013/why-you-dont-care-about-the-deaths-of-millions-of-people
lucio
lucio

74


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Pse nuk na bën  përshtypje vdekja e miliona njerezve? Empty Re: Pse nuk na bën përshtypje vdekja e miliona njerezve?

Mesazh  yasmin 16.08.11 22:46

Ndjeshmëria, morali, ndërgjegjia, dhembshuria...janë tipare unike vetëm për krijesën që e ka emrin : Njeri! Jo vetëm janë tipare unike, por edhe arma më e fortë qe posedon njeriu ndaj çdo krijese tjetër, qoftë kjo edhe aliene. E, sa më shumë që njeriu të jetë i humbur drejt kotesive, drejt degjenerimit, humbjes se ketyre vlerave te mëdha dhe unike qe ka vetëm ai, aq më shumë do jetë e lehtë vetë-roberimi i tij.

Nëse i hedhim një sy, hisorisë së lashtë të njeriut, që nga mitet e deri tani, do vërejmë (për ata që kanë 'sy' të shohin e kam fjalën, dhe duan të shohin) se ka qënë vetë njeriu faktori kyç në shumë kataklizma të ndodhura, është vetë njeriu që zgjedh të jetë bashkëpuntorë me forcën negative, duke qenë se njeriu është i lirë në zgjedhjet e tij.

Për ata që kanë 'sy' dhe duan të shohin, mund të verejnë se Çdo Gjë rreth njeriut, është në një formë perfekte dhe bujare me njeriun, si p.sh pema qe bën fruta, i jep fruta të gjithë njerëzve, pa pyetur nëse i meritojnë apo jo. E, atëherë, pse mos të jemi edhe ne një pemë, që dhuron, pa pyetur nesë dikush e meriton apo jo?

Le të jemi njerëzorë me njëri tjetrin, dhe jo "aliene" te vetë Qenies dhe Tokës sonë...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Pse nuk na bën  përshtypje vdekja e miliona njerezve? Empty Re: Pse nuk na bën përshtypje vdekja e miliona njerezve?

Mesazh  nitty 17.08.11 0:37

Pse nuk na bën përshtypje vdekja e miliona njerezve?

Mendoj që është bërë një pyetje e gabuar,për të vetmen arsye sepse ka përfshirë të gjithë në këtë pyetje.Askush s'mund ta di a bënë apo jo përshtypje vdekja e miliona njerëzve?

Askush s'ka të drejtë të flas në emër të tjetrit!

''Njerëzit vdesin,për këtë gjë jetojn të tjerët''
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Pse nuk na bën  përshtypje vdekja e miliona njerezve? Empty Re: Pse nuk na bën përshtypje vdekja e miliona njerezve?

Mesazh  maqomaqo3 17.08.11 2:29

njeriu kur eshte ne dite te mira ,kur ai jeton mire ,ka mireqenie ekonomike dhe harmoni ,atehere ai nuk e vret mendjen shume se ne bote ka miljona njerez qe vdesin cdo dite . vrasje ,luftra civile ,skamja .ne boten e 3 femije te pafajshem vdesin cdo dite nga mungesa e ushqimin , eshte vertet gjyna ,njerezit duhet te sensibilizohen te gjithe duke i ndihmuar me sa mundesi kane .dikush 100 lek dikush 50 lek . nqs te gjithe ata qe jane ne gjendje do te ndihmonin sado pak atehere ata njerez do mund te mbijetonin. mua me vjen shume keq kur i mendoj ata ,edhe romet ketu ne shqiperi me vjen per te qare kur i shikoj qe lypin dhe grate shtatzena trokasin dere me dere per te lypur .bota ka njerez te keqinj ka edhe te mire ,por njerezit qe jane te vuajtur gjithmone jane njerez me te mire dhe me pak egoiste .ata e dine cdo te thote te vuash mgjth mund te ndryshoje rasti .arsyeja qe njerezve nuk ju ben pershtypje kjo gje eshte se ata harojne qellimin kryesor te jetes ,te jetojne ne paqe ,harmoni ,gezim dhe dashuri me njeri tjetrin.ata harojne qe aty lart ne qiell ka nje zot .njerezit sot mendojne si te pasurohen ,paraja dhe vetem paraja ,po vrasin vllai vllain per nje cope truall ,per disa para .ne shqiperi di shume raste ku motra me vellezerit apo anasjelltas grinden dhe urejne njeri tjetrin per punen e prones private . a ka gje me te afert se vellai apo motra kur prinderit nuk i ke ? jo ,ska por ata njerez urejne njeri tjetrin .deri ketu ka aritur njerezimi . te hane njeri tjetrin si kanibale vetem per perfitim monetar
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Pse nuk na bën  përshtypje vdekja e miliona njerezve? Empty Re: Pse nuk na bën përshtypje vdekja e miliona njerezve?

Mesazh  lucio 17.08.11 11:34


Per mua ka nje shpiegim

Qenia njeri nuk mund ta ndaj dashurine pafundesisht.Sa me shume njerez te kesh ''afer'' vehtes, aq me pak dashuri do t'i japesh gjithsecilit,flasim gjithmone nese do ta shperndajme dashurine ne menyre uniforme. Dashuria qe mund te cliroi njeriu eshte e kufizuar. Atehere si mund te gjeneroji dashuri per qindra femije ne tere boten zemra edhe e njeriut me te dhembshur ne bote...?



lucio
lucio

74


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Pse nuk na bën  përshtypje vdekja e miliona njerezve? Empty Re: Pse nuk na bën përshtypje vdekja e miliona njerezve?

Mesazh  lucio 17.08.11 17:47

yasmin shkruajti:

Lucio, jam e mendimit se dashuria si ndjenjë, nuk ka kufi, dhe një nga format e saj ka edhe dhembshurinë, e cila nuk njeh kombësi, rracë, gjini etj etj në të shprehurit e saj. Kështu që, njeriu mund të ndihmojë ata që mundet realisht të ndihmojë në përmirësimin e jetës së atyre që vuajnë, e ndërsa për një pjesë popullate të cilen nuk mund ta ndihmojë realisht, asgjë nuk e pengon të ndjejë dhembshuri, dhe të urojë për një jetë më të mirë, duke i'u shmangur të qënurit indiferent ndaj vuajtjes se të tjerëve, sepse vetëm shkolla e cinikëve ishte e një filozofie të tillë. Askujt nuk i kushton të paktën një lutje, një shpresë që të buron nga shpirti, për ata që vërtetë kanë nevojë për një jetë më të mirë...

Yasmin, jo gjithmone dashuria si ndjenje eshte pa kufi.Po e konkretizoi me nje fakt nga jeta e dy te rinjve.Kuptohet se dashuria ne cift ashtu sic shprehen edhe romantiket,nuk njeh porte e kufi.Po sikur njeri nga elementet e ciftit te kishte edhe nje tre a kater te dashura/r te tjera,atehere per sejcilen,ky/kjo, nga te dashurat/it nuk do reflektonte me po ate dashuri,sepse ajo dashuri fillestare do fillonte te ''coptohej'',cdo gje do te ndryshonte.Pare nga kjo pikpamje jo cdo gje eshte pa kufi,pervec universit...
Po keshtu edhe dhembsuria ka kufijte e saj si ne sasi ashtu edhe ne shtrirje...
lucio
lucio

74


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Pse nuk na bën  përshtypje vdekja e miliona njerezve? Empty Re: Pse nuk na bën përshtypje vdekja e miliona njerezve?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi