Narcisi
Faqja 1 e 1
Narcisi
Narcisi (greq. Narkissos, lat. Narcissus) - biri i Kefisit, zotit të lumit dhe i nimfës Leriopa.
Ishte i bukur dhe djalosh tejet frikacak, i cili mbi të gjitha i donte bredhjet e vetmuara nëpër pyje. Për shkak se i evitonte shokët dhe shoqet, nimfat e konsideronin sedërmadh dhe mendjemadh. Përqeshja e tyre edhe më tepër ia shton bindjen se njeriu i vetmuar e ka më së miri prandaj me sjellje të vet, më në fund, e nxit armiqësinë e tyre të hapët. Vendosën që t'i hakmerren.
Rast i volitshëm i ofrua kur Narcisi e urren dashurinë e nimfës Eko, e cila për shkak të kësaj vdiq nga pikëllimi. Prej saj, prandaj, mbeti vetëm zëri. Kërkuan prej hyjneshës Afrodita që ta dënojë Narcisin, për arsye se, kinëse është duke i përbuzur dhuntitë e saj. Afrodita këtë e kurdisi në atë mënyrë që Narcisi të dashurohet në vetveten, saktësiht në pamjen e vet të cilën e pa në sipërfaqën e qetë të liqenit të vogël në pyll. Sipas një versioni, aq gjatë u përkul mbi liqe, duke u mahnitur me veten, deri sa u rrëzua aty dhe u mbyt.
Sipas versioinit tjetër ka vdekur nga kjo dashuri e kotë dhe boshe.
Kur nimfat morën vesh për vdekjen e Narcisit u erdhi keq, prandaj u nisën për ta kërkuar me qëllim që ta varrosin në mënyrë të denjë. Mirëpo, trupin e Narcisit kurrë nuk e kanë gjetur. Ishte shndërruar në lule me erë me gjashtë petale dhe ngjyre të verdhë - të bardhë, kështu të paktën pohon Ovidi në Metamorfozat.
Lulja në të cilën u shndërrua Narcisi sot e kësaj dite e mban emrin e tij. Në Spartën antike ornamenti i dashur ka qenë i komponuar prej luleve të narcisit, ndërsa në regjionet e tjera greke ka qenë lule e vdekjes. Ndërkaq, emri i tij jeton edhe si simbol tjetër: ka kaluar, madje, edhe në terminologjinë shkencore si shenjë e egoizmit patologjik (egoizmit të sëmurë), të dashurohet në vete shkurt „narcizëm".
Nga antika janë ruajtur disa piktura me figurën e Narcisit (por jo në vaza), si edhe disa skulptura. Më të njohura janë piktura murale nga shtëpia e M. L. Frontonit në Pompejë dhe kopja e shtatores së tij helenistike që gjendet në Muzeun Popullor në Napoli. Në kohën e re figura e Narcisit e ka preokupuar njërin prej nxënësve të Giovani Antonio Boltrafiut. Pejzazhi me Narcizin i tij nga shek. XVI gjendet në Galerinë Kombëtare në Londër.
Narcisi pranë burimit i Tintoretos nga mesi i shek. XVI gjendet në Galerinë Colona (Kolona) në Romë. Pikturat e Pusinit nga gjysma e parë e shek. XVII, Narcisi dhe Eko dhe Shndërrimi i Narcisit në lule gjendet në Luvër të Pa risit dhe në Galerinë' Kombëtare në Londër. Këtyre pikturave të vlefshme në kohë më të re u është bashkangjitur Salvador Dali me Shndërrimin e Narcisit të vet (1936, sot gjendet në Tate Galeri në Londër).
Prej komponimeve muzikore të tregimit të Narcisit më e njohura është Opera e fundit Eko dhe Narcisi e Christoph Wilibald Gluckut (Kristof Vilibald Gluk) e vitit 1779.

Ufo- 135
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi