Revoltat Londineze
3 posters
Faqja 1 e 1
Revoltat Londineze
Revoltat Londineze, Si Pasojë e ‘Dhunës’ Shumë-Dimensionale!
Ylli Përmeti
Episodet e Britanisë që filluan në Tottenham të Londrës, javën e kaluar, ngjajnë me ato të Athinës, ku 17 vjeçari Aleksandër Grigoropulos, u vra në 2008, nga forcat policore apo e thënë më sakt: nga dhuna e shtetit!
Vetëm se në Britaninë e Madhe situata është më kaq, dhe kjo sepse, ajo që praktikohet në Greqi nga elita vendore në njëmendësi me elitën ndërkomëtare, dmth, oligarkinë globale, në Angli praktikohet këtu e 20 apo 25 vjetë, dhe ka filluar që nga epoka e Thaçer. Dhe në saj të kësaj praktike, adoptuar nga Thaçer në Europë, dhe nga Reagan në Amerikë, episodet e parë ndodhën në dekadën e parë të Mbretërisë Thaçer si pasojë e shkurtimeve të theksuara në sektorin publik, dhe u shfaqën në të njëjtën lagje, Tottenham, në vitin 1985. Dhe është krejt e natyrshme që këto shkurtime, në kuadër të privatizmit të globit, të ndezin Revolta me një shkëndijë të vogël, si në rastin e vrasjes së 29 vjeçarit, vrasje e cila do të përbënte katalitin e Revoltës spontane popullore, që sipas raporteve, viktima u ekzekutua nga policia; dhe më e keqja, policia nuk dha asnjë informacion se çfarë u bë me të, duke treguar një qëndrim përbuzës; dmth: kur të afërmit e tij kërkuan të flisin me një epror të policisë, asnjëri nuk doli t’u shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, por përkundrazi, kur të dëmtuarit filluan të hidhnin sende mbi ta, ata filluan të çonin forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe pastaj filluan përleshjet!
Dhe këto përleshje ndodhën si pasojë e një dhune shumë-dimensionale ―ushtruar mbi lagje të varfëra, dhe më shumë në veri të Londrës, aty ku jetojnë edhe anglezë të varfër por edhe minoritete të varfëra.
Dhe dhuna e parë ushtruar mbi ta është dhunë ekonomike, si në rastin e Tottenham, aty ku filluan trazirat, ku për çdo vend pune janë gati 54 vetë, dhe 10 mijë vetë jetojnë me asistencë. Plus shkurtimet: psh, u mbyllën 8 nga 13 qëndra rinore ku shkonin fëmijë për të argëtuar ose 75% e buxhetit të shërbimeve kundrejtë këtyre qëndrave u shkurtua.[i]
Dhuna tjetër është dhuna fizike: në bazë të tmerrligjit që ka miratuar Parlamenti i shtetit policor Britanikë, policia mund të ndalojnë këdoqoftë dhe t’a kontrollojnë pa asnjë paralajmërim apo arsye, në kuadër të dyshimeve terroriste. Sipas shifrave, minoretet kontrollohen më shumë në krahasim me të bardhët deri në pesëfish, dhe në zonën ku filloi dhuna, zezakët ndalohen 26 herë më shumë se të bardhët. Plus dhunës raciste kundrejtë disa monoriteteve që janë viktima të një dhune shumë-dimensionale.
Ndërkohë, pabarazia është rritur rrezikshëm; ajo ka arritur në ditët e sotme, sipas analistëve, në nivele Viktoriane, dmth, 10% e të pasurve zotëron një pasuri 273 herë më e madhe sesa pasuria e pjesës tjetër. Kjo dukuri, duke u shoqëruar me reklamat e konsumit masiv dhe me pamundësinë e blerjes së tyre nga kurcimet ekonomike, nuk përbën çudi, të çojë përtej dhunës dhe bastisjeve, në Revolta të formave të ndryshme, të cilat përbëjnë të mirë materiale dhe kompensim të dhunës ekonomike.
Dhe ndërsa në kryengritjet e dekadës 80, Laburistët akuzonin politikën Thaçer për kryengritjet, sot ata akuzojnë Revoltuesit; dhe kjo vjen si pasojë e asaj që Partia “Socialiste”, dmth, Laburistët, aplikon: ajo tashmë është transformuar në një parti social-liberale ―një lloj si partia “socialiste” në vendin tonë!― të cilët aplikojnë të njëjtat politika me konservatorët, pra Thaçeristët ―neoliberalët e pastër!
Dhe kjo sepse, social-demokracia u zëvendësua me social-liberalizmin, doktrinë kjo, e cila u avancua nga ReaganThaçerizmi i viteve 1980-të, dhe Klinton-Blair ishin thjesht ‘rulatorët’ e kësaj ideologjie të re dhe kundërshtimet apo ndryshimet janë eliminuar nga partitë në pushtet; dhe këtë e shohim edhe te mungesa e pjesëmarrjes së votuesve, sepse pikërisht, cilindo që të votojnë, ata njëlloj do të jenë!
Dhe ndërsa “gangësterët” e rrugës vidhnin dhe bastisin dyqanet, raportimet nga reporterë të ndryshëm ishin të qarta: të ashtu-quajturit “gangësterë”, “terroristë” apo “huligan” nga elita, vidhnin për t’i treguar elitës vendore, dhe sidomos asaj bankare, se nuk dinë vetëm ata të vjedhin ―kur të duan dhe si të duan― por edhe ne (dhe me të drejtë), qoftë edhe një celular apo tv!
Kjo tregon qartë, se shoqëria Britanike udhëhiqet nga tamaja e vjedhjes masive në tre dekadat e fundit, pra të modelit që elita ndërkombëtare i ka imponuar botës, përmes ideologjisë neoliberale!
Dhe nëse i shtojmë luftrat që Britania e Madhe vazhdon të avancojë, në kuadër të Ushtrisë Ndërkombëtare ―NATO, dhe djemt që dërgojnë shtetet aderuese në të, nën pagesa gjoja të majme, të cilët luftojnë për kapitalin e oligarkisë globale, dhe kjo e fundit, ngaqë i mbeten disa bishta, i paguan ushtarët e saj...një pjesë nga vjedhja që ushtrohet tek ato vënde që dhunohen dhe vendosen nën ‘diktatin neoliberal’, dmth, konçesionar (shitjes së pasurisë së kombeve në duart e oligarkëve), dhe një pjesë nga paratë e taksapaguesve; qytetarët Britanikë janë mashtruar qoftë nga lufta në Irak, qoftë në luftrat e sotme, në Libi dhe më tej. Ata thjesht, nuk votojnë për luftrat që elita vendore, në bashkëpunim me atë ndërkombëtare, ndërmerr në emër të “demokracisë” Perëndimore!
Dhe nëse marrim nën konsideratë dhunën që ushtrohet te qytetarët e globit për ndryshimin e klimës nga konsumi i shfrenuar perëndimor, veçanërisht atij amerikanë, atëherë, mund të themi pa asnjë hezitim se dhuna psikologjike kalon çdo kufi imagjinar.
Në këtë kuadër ekonomikë dhe dhunues, Britania, me konservatorët e saj, ka ndërmarrë politika kurcimesh, dmth, shkurtime të mëtejshme në sektorët publikë, shitjen e tyre te oligarkët vendor dhe të huaj, vazhdimin e dogmës së melting pot, dmth, përzjerjen e racave me qëllim përçarjen e tyre në kontekst, dhe pushtetimin e saj më lehtë nga qeveritë që filtrohen nga oligarkia, ekspansionimit ekonomikë ―përtej kufijëve Britanikë përmes korporatave dhe asmilimit gradual të popujve nën dogmën neoliberale, dmth tregut kapitalist me gjithë implikimet që mbart ai, nëse nuk merr masa radikale për ndryshimin e strukturave social-politike, atëherë, kemi të bëjmë me një lojë pushtetare mjaft të sofistikuar, e cila, qartë apo jo, kërkon përplasje civile, me qëllim që të krijojë konflike artificiale dhe ndoshta fillimin e një Lufte të Tretë Globale.
Por, do të më duhet të ri-vij në këtë temë, me qëllim që të hedhim më shumë dritë rreth asaj që globit i kanoset!
Shenime:
[i] These riots reflect a society run on greed and looting, By Seumas Milne, The Guardian, 10 August 2011.

rebelisistemit- Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)
80
Re: Revoltat Londineze
Dhuna padyshim është nga të këqijat e kësaj bote, e kush e di më mirë se populli shqiptar një pasojë të tillë. Megjithëse sot në këto pak rreshta nuk kam për qëllim të mbaj ''leksione'' për dhunën dhe pasojat e saj: ''Sot unë duhet të jem i lumtur për atë çka pashë në Angli''.
Bota dhe anglezët na e kanë bërë me gisht gjithmonë që nga mesjeta e gradualisht në rritje deri në shekullin e njëzet e një. Të gjithëve ju kujtohet viti i mbrapshtë 1997 dhe 1998 kur në mes të Tiranës plaçkiteshin dhe digjeshin qindra dyqane ku dhunoheshin njerëz e masakroheshin fëmijë, digjej i njomi për të thatin...
Ishin ndërmjet tjerash po këta anglezë që ulur mbi kolltuqet e divanet e tyre të rehatshme, gjerbin çajin dhe komentonin në kishim bisht ne shqiptarët apo jo, në e kishim ballin e zbuluar si ata apo edhe aty kishim lesh.
Ka ca ditë edhe unë, ulem dhe ndjek lajmet e tyre falë teknologjisë satelitore në kolltukun tim të vjetër gjerb me shije kafenë turke shoqëruar me një kupë raki 22 gradëshe dhe buzëqesh vesh me vesh, filmat me aksion të 2011 s'janë asgjë para ''aksionit të djelmoshave londinezë'', hakmarrja është arritur ajo është e ndershme, është 'fair play' ekzakt ajo e 'shpikur' nga po këta djem e burra matanë ekranit tim jo plazma.
Ndihem për herë të parë pas dekadash superior, ndihem egoist i plotësuar, hakmarrës, s'më vjen aspak keq për mallin e shpërdoruar e as për 'ndershmërinë fisnike' anglezë..Marr frymë i lehtësuar duke fikur televizorin dhe gjëja e fundit që më bie në mendje para se t'ulem e të fle është se jeta e një anglezi në tërësinë e sajë qenkësh e barabartë me timen, me të cilido shqiptari në rruzullull.....

Ufo- 135
Re: Revoltat Londineze
Monika Konczyk ishte një nga katër personat e detyruara të hidheshin nga dritarja për të shpëtuar nga flakët që i përfshinë apartamentin si pasoje e trazirave në kryeqytetin anglez
Emri i saj është Monika Konczyk, është 32-vjeçare dhe me kombësi polake. Gjatë ditëve të fundit u bë një nga simbolet e gueriljes që përfshiu Londrën, pasi u fotografua teksa hidhej nga një dritare mes krahëve të policisë, për t’i shpëtuar zjarrit që po shkrumbonte apartamentin e saj.
Një e afërme e saj, Beata Mecaj, ka treguar për shtypin britanik se “ajo është ende e traumatizuar, sepse e di që i ka shpëtuar vdekjes për pak”. “Ka ardhur vetëm prej pak muajsh në Britani, me shpresën për një jetë më të mirë, prandaj jemi të tronditur nga fakti që diçka e tillë mund të ndodhë këtu. Të gjithë kemi besuar se ishte një vend civil!
Tani, jam duke e ndjekur hap pas hapi, përderisa ka frikë të dalë edhe nga shtëpia im, aty ku po qëndron aktualisht”, ka treguar e Mecaj, e cila sipas të dhënave është me origjinë shqiptare dhe jeton prej 5 vjetësh në Angli, aty ku në mars kishte ardhur për të punuar edhe zonjusha Konczyk.
Natën e së hënës, Monika ishte në apartamentin e saj në Croydon, kishte veshur pizhamet dhe ishte gati për të shkuar që të flinte, kur banda të përbëra nga të rinj nisën të vendosin zjarre nëpër lagje, duke mos kursyer as një dyqan mobiliesh, mbi të cilën gjendej apartamenti i saj.
Gruaja ishte një nga katër personat e detyruara të hidheshin nga dritarja për të shpëtuar nga flakët, që kishin përfshirë dyqanin. “Nuk donte të hidhej – ka treguar një mike e saj, Aleksandra Robak -, sepse mendonte se do të vdiste e gjithashtu s’donte të linte të digjeshin të gjitha gjërat që kishte në apartament... Tashme është nën kurim, sepse vuan nga depresioni. E gjora Monika, nuk është më ajo që ishte deri para natës së të hënës! Gjithçka që ndodhi e ka lënë me pasoja”.
Ajo që e ka bërë çdo gjë më të vështirë për Monikën ishte anglishtja e saj e varfër, aq sa nuk mund të arrinte të komunikonte si duhet me zjarrfikësit, të cilët i thoshin asaj të hidhej. Për fat të mirë, aty u gjen një burrë që fliste gjuhën polake dhe bëri të mundur bindjen e 32-vjeçares që të lëshohej nga dritarja.
Burimi Ikub.al

''legjenda'' britanike vazhdon....
Dhe Kryemistri Britanik Cameron thote para parlamentit- se trazirat nuk kanë të bëjnë me politikën, por ishin të motivuara nga vjedhja-.
Shtrohet nje pyetja me forte se kur....''vertete trazirat ne ishullin e luanit nuk kanë të bëjnë me politikën por vetem me disa akte rrugacerie per vjedhje...?''
A fshihet pas kesaj thenie e verteta se bota eshte ne kolaps total dhe se ka filluar ''cfryrja'' e pare ne nje vend ku ekonomia ka filluar ti ''rremoje''brinjet edhe popullsise se majmur,se kuptohet qe goditjen e pare ekonomike e perballon stomaku i shtresave te ulta..?
U ne besoi se PO..Bota ka filluar te numeroi mbrapesht oret e rritjes ekonomike te te gjitha shtresave ,drejt honit te pafund te ndryshimeve....
Reaksioni zinxhir sa po ka filluar,ndoshta diku do te ngadalesohet,por asnjehere nuk ka per tu nderprere,sepse ne loje eshte fati i qindra miliona njerezve te kufizuar nga privilegji i nje jete lehtesisht te konceptueshme njerzore.

Estilen- 713
rebelisistemit- Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)
80
Re: Revoltat Londineze
[youtube][/youtube]
Me gjithe keto shkaterrime qe u bene ne Tottenham, pse mos i jap edhe une nje dore nga Edinburgh..
Me gjithe keto shkaterrime qe u bene ne Tottenham, pse mos i jap edhe une nje dore nga Edinburgh..
Ufo- 135
Re: Revoltat Londineze
London Riots. (The BBC will never replay this. Send it out)
rebelisistemit- Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)
80
Dhuna në Angli
Trazirat në kryeqytetin britanik kanë pjesën brendshme të qytetit Tottenham, rrethinën Ealing, Hackneyn guximtar, Notting Hillin elegant. Dritaret janë thyer, video kamerat janë vjedhur dhe makinave iu është dhënë flaka. Të rinjtë me bluza në kokë u mblodhën në sheshet e rrugëve dhe akuzuan policinë. Trazirat "kopje" kanë pasuar në të gjithë vendin, nga Bristoli në Nottingham. Dhe askush nuk e di pse.
Hidhju një sy komenteve të shtypit britanik dhe do të gjesh një gamë të gjerë të shpjegimeve. Lexoni Daily Telegraph të qendrës së djathtë, dhe do të mësosh se trazirat ishin shkaktuar nga një forcë policore e dobët dhe frikacake, nga etërit e munguar, nga varësia e mirëqenies, nga multikulturalizmi dhe toleranca ndaj bandave në shkolla. Lexoni Guardian të qendrës së majtë dhe do të informohesh se brutaliteti i policisë, përjashtimi social, shkurtimet në shpenzimet e mirëqenies dhe të hendeqet në rritje ndërmjet pasurve dhe të varfërve janë për t'u fajësuar. Disa janë të bindur se nivelet e larta të emigracionit e kanë fajin. Të tjerë besojnë se problemi qëndron në intolerancën britanike ndaj emigrantëve dhe pakicave.
Ka një arsye për këtë mospërputhje: protestuesit vetë nuk shpalosin shenja. Ata nuk thonë parulla. Ata nuk po protestonin kundër ndonjë politikë të veçantë të qeverisë, siç bënë demonstruesit studentë në Londër, dimrin e kaluar. Ata nuk kanë kërkuar publicitet për pikëpamjet e tyre, nëse kanë ndonjë pikëpamje. Ata iu fshihen kamerave dhe gazetarëve iu shmangen. Dhe kështu ata janë bërë inkblot (njollë që duhet intepretuar nga i testuari, term gjermanisht, shënim përkthimi) në një test Rorschach (test psikologjik, term nga gjermanishtja, shënim përkthimi) kombëtar: Secili sheh tek ata çështjen politike për të cilën kujdeset më shumë, qoftë e varësisë sociale, shkurtimeve të buxhetit, rënis së arsimit publik ose - tema ime favorite personale - prania në rritje e një kulture vulgare dhe amorale publike.
E megjithatë është mungesa e politikës ajo që më së shumti i përcakton qartë ata. Nëse egjiptianët në Sheshin Tahrir kërkuan demokraci, dhe anarkistët në Athinë kërkuan më shumë shpenzime qeveritare, burrat e maskuar në rrugët e Britanisë duan televizorë HD me ekran të sheshtë 46-inch (116 centimetër, shënim përkthimi). Ata nuk thyen selitë e Partisë Konservatore, ata thyen dyqanet e veshjeve. Në vend të përdorimit të mediave sociale për të krijuar shoqërinë civile ose cyber-utopinë, ata po përdorin mediat sociale për të vjedhur. Dikush qarkulloi një mesazh me tekst të hënën në mbrëmje, duke i thirrur miqtë në qendër të Londrës për "terror i pastër dhe hatà e sendeve të lira. Vetëm shkatërroi dritaret e dyqaneve dhe merr gjërat që do!"
Përveç vjedhjeve, shumëkush nga turmat - ndoshta shumica e protestuesve - ishin gjithashtu edhe pa mendje në kokë. Mos u mashtroni nga klishetë e vrazhda të dikurshme: Nga rebelët mesjetarë fshatarë të Wat Tyler tek huliganët modernë
të futbollit është një kohë e traditës së nderuar të thyerjes së gjërave për argëtim në Britani, dhe grupet që kënaqen kështu kanë qenë aty rreth e rrotull për një kohë të gjatë. Nuk do të thotë që shumë prej tyre të bëjnë tepër dëme. Që të mërkurën në mëngjes, policia kishte arrestuar 768 persona, sipas BBC, 105 të akuzuar në lidhje me dhunën në kryeqytet. Dhe brenda natës, Londra ishte e qetë për herë të parë që kur trazirat filluan javën e kaluar.
Unë nuk jam duke i numëruar shpjegimet e tjera të mundshme, shumë prej të cilave do të jemë me vlerë për të hetuar edhe në qoftë se këto trazira nuk kishin ndodhur. Shteti social me të vërtetë ka lënë një brez të rinjsh të ndihen si të varur nga dhuratat e qeverisë dhe që kanë të drejtë për më shumë. Arsimimi i dobët e shtetit ka lënë më shumë se një të pestën e të rinjve britanikë realisht analfabetë. Ekonomia e ngadaltë do të thotë se shumë nuk do të gjejnë punë dhe kështu kurrë nuk do të integrohen në rrymën qendrore. Prania e oligarkëve të botës dhe miliarderëve në Londër do të thotë se qyteti ka një hendek ekonomik që është jashtëzakonisht i madh për botën e zhvilluar. Shtypi tabloid lulëzon në zili e pasur dhe kultin-adhurimi i famshëm i vrazhdë. Institucionet tradicionale - sistemi shkollor, kishat, madje edhe BBC - kohë më parë humbën aftësinë e tyre për të transmetuar vlerat e vjetra. Një valë skandalesh ka diskredituar kohët e fundit bankat, Parlamentin, mediat dhe policinë në Londër edhe më thellë.
Dhe akoma - ndodhnin grabitjet në Londër pas Zjarri të Madh të vitit 1666 dhe, pavarësisht nga mitologjia, kishte grabitjet në Londër gjatë Blitzit. Kthehuni prapa dhe lexoni Dickensin: Kriminelët, emigrantë dhe "vendas" britanikë njëherësh, kanë përfituar nga mundësitë për të plaçkitur në Londër edhe gjatë kohërave më të qeta. Një bashkërrjedhë e veçantë e rrethanave - një turmë e zemëruar në lidhje me një vrasje të policisë, një periudhë e papritur e motit të ngrohtë, një forcë policore e papërgatitur dhe e hutuar nga skandali dhe, po, disponueshmëria e befasueshme e përhapur e smartfonëve në mesin e të paprivillegjuarve - mund t'i kenë lejuar ata të bëjnë kështu prapë. Ruhuni nga përgjithësimet dërmuese politike në prag të këtyre trazirave: Ne nuk e dimë nëse ne kemi qenë dëshmitarë të vetëm një fenomi të "ri" fenomen, apo të një version më të lëvizshëm dhe teknikisht të aftë të një versioni shumë të vjetër

[img] [/img]
Tashi shtypi britanik po mundohet të nxjerrë rrënjët e s'ëmës kur i thonë(ndjesë për fjalorin).Njoftimet nga Londra vijnë se po dënohen vajza dhe djem për dy - tri pako me çamçakëza, tollovi e madhe..M*** s'lahet me urinë( sërish ndjesë miq)..:(
Ajo që më çudit është se si një gjë e parë nga bota si e keqe, anglezët mundohen ta anashkalojnë me arsyetimin banal se qenkan komb i madh..Komb i madh ishte por dikur..dikur..

Sipas lajme më të fundit iranianet duan të dërgojnë trupa paqeruajtse në Angli, shakaja e radhes e Ahmadinexhad, hahaha
''Nëse Mbledhja e Përgjithshme e OKB jep akordin, organizata Basij është e përgatitur të dergojë batalionet Ashura dhe Alzahra në Londer, Liverpool dhe Birmingham, për të vepruar si një forcë e ruajtjes së paqes dhe si "amortizator" ndërmjet forcave represive të regjimit mbretëror dhe britanikëve dhe të përmbushe detyrimin e përthithësit të dhunës", deklaroi Naqdi, komandanti i trupave
të milicisë iraniane..
Batutë e bukur dhe e gjetur kjo por jo vetë.....

TE PATHENAT RRETH PROTESTAVE:
rebelisistemit- Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)
80
Re: Revoltat Londineze
rebelisistemit shkruajti:TE PATHENAT RRETH PROTESTAVE:
Bëre mirë që e risolle Rebelo, por mbaj mend se është ''hedhur''r nga unë pak ditë më parë, veç në e paçin fshirë admino-moderatorët ..? Gjithsesi përsëritja është nëna e dijes..Ciao !
Ufo- 135
rebelisistemit- Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)
80
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi