EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtriga

+6
Luli
Estilen
Magus
protoni
Neo
Admin
10 posters

Shko poshtë

Shtriga Empty Shtriga

Mesazh  Admin 31.05.08 1:41

Shtriga

Shtriga The_wo10

Besohet se ka plaka që janë shtriga. U vishen cilësi të tilla plakave të pafajshme që u ka vdekur burri, që nuk kanë djem, që janë të veçuara si njerëz, pa njeri jo sepse në të vërtetë ishin të tilla.

Ato hanë mish e gjak njeriu, sidomos zemrën; më tepër ushqehen me zemra dhe gjak fëmijësh. Shtrigat gjithnjë janë plaka e në asnjë rast nuk janë gra të reja dhe burra. Ato lindin me cilësi shtrige. Zakonisht ato dalin dhe gjuajnë gjahun e tyre natën.

Nën prag të vatrës a të portës (derës) kanë një vorbë me një bar të zi. Ato lyejnë trupin me të para se të bien të flenë e para se të dalin në punët e tyre.

Bien në shtrat për të fjetur e u del shpirti nga trupi përmes gojës, del pa e hapur fare derën, por përmes vrimave të tjera të shtëpisë, nga hatullat dhe nga çatia.

Ato mblidhen bashkë në logun e shtrigave dhe vendosin se cilët fëmijë do të hanë. Dhe pastaj shkojnë e marrin zemrën e secilit nga të shënuarit, e pjekin në zjarr dhe e hanë.

Në raste të veçanta ato pijnë edhe vetëm gjakun e njerëzve. Besohet se sipas rradhës ato hanë edhe fëmijët e tyre. Pasi shtrigat i kanë ngrënë zemrën e pirë gjakun, fëmija të nesërmen del i vdekur.

Kur shtriga lë trupin në shtrat e del në punët e saj, nëse ia kthen dikush trupin në kohë: këmbët nga vendi i kokës dhe kokën nga vendi i këmbëve, shpirti i saj nuk gjen dot gojën për të hyrë në vendin e tij.

Shpirti sillet rreth trupit duke zukatur si bletë. Po e kthyen mbarë, ai hyn në vendin e tij nga goja e plakës. Po nuk e ktheu ndonjë njeri trupin së mbari, plaka vdes.

Në të kaluarën shumë plaka të shkreta të varfëra e pa djem i akuzonin si shtriga, kur nuk kishin burrë të shtëpisë për t'i mbrojtur.

Nganjëherë ato plaka të varfëra e të vetmuara edhe i kanë mbytur, nisur nga besimi se ato ishin shkaktare të vdekjes së fëmijëve të tyre, ose se sipas tyre ishin shkaktare të fatkeqësive, që ndodhnin në fshat a në krahinë.

Në fillim të shek XX në Kastrat (Malësi e Madhe) e kanë mbytur një plakë duke e pjekur midis dy zjarreve, e akuzuar se ishte shtrigë e se kishte mbytur shumë njerëz në fshat.

Edhe F. Barkata në romanin e tij "Lule" na e përshkruan një skenë të mbytjes së një plake që banonte e vetmuar në godinën e një mulliri rrënojë në Bulgër (pranë Rubikut, Malësi e Lezhës, në Mirëditë).

Një punim të gjerë ka shkruar këto vitet e fundit A. Xhagolli për Shtrigën (A.Xhagolli, Shtriga...f.61-70). Për shtrigën ka shkruar dhe M.Krasniqi gjatë e gjerë në "Aspekte Mitologjike", 1997)

Nga Mark Tirta


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 20.09.14 20:31, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Re: Shtriga

Mesazh  Admin 31.05.08 1:43

Shtriga

Figurë në mitologjinë shqiptare. Fjala shq. shtrigë vjen-nëpër-mjet sllav. nga lat. striga, 'shtrigë,' dhe ka lidhje me it. strega, slloven. striga, dalmat. streghe, rum. strigoia, 'fantazmë, vampir,' vllahçe strigla, dhe gr. e sot. striggla shtrigë.

Ndonëse çdo grua, e re ose e moshuar, mund të dalë që është shtrigë, ato zakonisht janë plaka të këqia, që jetojnë në vende të fshehta në pyll dhe zotërojnë fuqi të mbinatyrshme.

Ata të palës tjetër, meshkujt, që janë më të rrallë, quhen shtrig ose shtrigan.

Kur një grua thinjet që në moshën njëzet vjeç, kjo është shenjë e sigurt se kemi të bëjmë me një shtrigë.

Atyre u pëlqen të" hanë krijesa njerëzore, sidomos djem të rinj dhe këdo që marrin inat. Shtrigat e fshatit shpesh bëjnë marifete për të ngrënë djemt e njëra-tjetrës.

Kur bien në gjumë natën, shpirtrat u largohen dhe ua lënë trupat pa jetë në shtrat.

Natën para të Mërkurës së Përhime ato zbresin teposhtë oxhakut të viktimës dhe i pijnë gjakun, kështu që viktima më pas vdes.

Prandaj, ata që janë të sëmurë ose shëndetligj në Shqipëri quhen 'bimë shtrigash.'

Kur shtriga kapet në kohë, jeta e viktimës mund të shpëtojë duke e detyruar shtrigën të pështyjë në gojën e tij.

Shtrigat gjithashtu ua shkulin zemrën djemve të rinj nga krahërori dhe e fërgojnë për drekë. Kur kthehen te trupat e tyre, ato hyjnë nga goja.

Sikur dikush t'ua ketë kthyer përmbys trupat gjatë mungesës së tyre, ato bëjnë potere të madhe sa të hyjnë brenda përsëri.

Po ashtu, në se dikush ia ndërron pozicionin gruas kur fle, dmth. kryet ia shpie te këmbët e anasjelltas, dhe pastaj e zgjon nga gjumi, ajo vdes në vend nëse është shtrigë, sepse shpirti nuk e gjen udhën për të hyrë përsëri brenda në trup.

Për të mos hyrë në shtëpia në kohën e Të Lidhurave, shtrigat mund të pengohen duke vënë një thes në oxhak. Kur kapen, ato e paguajnë bukur shtrenjt lirimin.

Në Këlmend besonin se, po të bëje një kryq me kocka derri ose po të vije një copë mish derri të mbetur nga Të Lidhurat në kry-qin e portës së kishës në të Dielën e Pashkëve, atëhere të gjitha shtrigat e pranishme në meshë do të kapeshin.

Ato mund të liroheshin vetëm nga ai që i kishte kapur. Për këtë, personi në fjalë duhet të hynte në kishë i çveshur, të lante kryqin ose t'i nxirrte jashtë shtrigat me magji.

Fëmijët mund të mbrohen nga shtrigat dhe nga syri i keq (shih) duke u ngjyer pika të zeza në ballë ose duke u varur hajmali lëkure në qafë.

Në hajmali shkruhen fraza nga Dhiata e Re ose nga Kurani. Shtrigat i mban larg, që të mos afrohen, edhe hudhra (shih), e cila gjithashtu u varet fëmijëve në qafë.

Baroni Franc Nopça (1877-1933) thotë se fiset e veriut fërkoheshin me hudhër dhe ua jepnin fëmijëve për ta ngrënë gjatë Të Lidhurave në mënyrë që shtrigat të mos u bënin gjë.

Sipas Johann Georg von Hahn-it (1811-1869), në Shqipëri, gratë dhe burrat mbi 100 vjeç ishin në gjendje t'i vrisnin njerëzit vetëm me frymën e tyre.

Prandaj, pleqtë që dihej se ishin shtrigë dënoheshin duke i djegur në turrën e druve.

"Leksiku i kulturës popullore shqiptare", R.Elsie, f.197-198
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Re: Shtriga

Mesazh  Neo 18.08.09 15:30

Shtriga

S h t r i g a zakonisht bëhen plakat e këqija, gratë e veja grindavece e të mbrapshta.

Shtriga bën vetëm keq.

Ajo është e rrezikshme sidomos për foshnje, për fëmijë, por edhe për vajza e djem të rinj. Shtriga ua ha zemrën, iu zë frymën dhe kështu i mbyt viktimat e saj. Shtrigë bëhet plaka sa është gjallë, pasi të vdesë nuk bëhet më shtrigë.

Ajo mund të shëndrrohet në flutur të madhe e të zezë, ose në një krijesë shpirtërore, pa trup fizik, kështu që mund të hyjë në dhomë edhe nëpër vrimë të çelësit në derë.

Fshatarët zakonisht e dinë se cila plakë në fshat është shtrigë.

Te katolikët "i lidhin shtrigat" natën e "të lidhunave", dmth natën e krezhmeve 6 javë para pashkëve. Në mbrëmje pas darke i zoti i shtëpisë merr një pe të zi të leshtë dhe pranë zjarrit në oxhak lidh shtrigat.

Njëri nga meshkujt e shtëpisë e pyet me radhë: "Çka po lidh aty?" Ky përgjigjet: "Po lidhi shtrigën N.N. që mos të ban dam as në mall as në rob." Duke u përgjegjur kështu ai lidh në pe një nyje të fortë.

Pasi t'i lidhë "të gjitha shtrigat e katundit" ai perin plot nyje e fut në një birë (vrimë) të cilën e shpon me turjelë në një tra ose në kosh të drithit dhe e mbyll mirë me kunj.

Nga shtrigat njerëzit mbrohen me thelba hudre; ky është ilaç i njohur kundër këtij rreziku, kurse fluturat e mëdha i ndjekin dhe i mbysin sidomos ato me krahë të zezë.

Mark Krasniqi- Lugu i Baranit
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Re: Shtriga

Mesazh  protoni 02.10.09 13:33

Ceshtja e fenomenit te shtrigave eshte tejet komplekse, e nderlikuar dhe veshtire e shpjeguar.

Shtrigerimi do te thote procesi i transmetimit te energjise negative, nga qenia e njeriut-gruas apo edhe mashkullit, e cila energji eshte telepatike funksionale dhe tejet fizike apo vepuese...

Permes ketij procesi arrihet qellimi ogur zi, qellim i cili realizohet nga largesia por efekti i te cilit eshte i ngjashem me nje force mekanike e cila vepron qofte ne sferen e jashtme gjithashtu edhe ate te brendeshme te trupit te njeriut.

Kjo energji ndikon ne shpirtin e njeriut, gjegjesisht ne sistemin nervor dhe shkakton lidhje apo asociacione te ndryshme elektrobiokimike, te cilat realisht edhe e degradojne funksionin real te sistemit hormonal te trupit te njeriut, me crast krijohet nje shperputhje mes prodhimit dhe plasimit te hormoneve.

Pra, keshtu krijohet fenomeni fiziologjik abnormal i organizmit te njeriut / pune e pakontrolluar e zemres, mushkerive, melqise, veshkeve etje. nga shkaktimi i aritmise pulsive marramendes te shpejte zemra pelcet dhe per kete besohet se shtrigat e hane zemren e njeriut.
protoni
protoni

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Re: Shtriga

Mesazh  Magus 11.11.09 23:18

Shtriga

Shtriga Magiccircle

Shtriga është një femër shaman dhe historia e saj ka nisë bashkë me fillimin e racës njerëzore.

Wicca pretendon të jetë religjioni më i vjetër botëror, dhe sipas tyre shtrigat janë pasardhësit e një kulti dhe të fuqive specifike femrore, origjina e të cilave daton që nga kohët parahistorike.

Pra, një vazhdimësi mes një kulti të Përëndeshës dhe magjisë, ishte një gjendje ku gjuetia ishte nje aktivitet mashkullor, kurse mbledhja (e bimëve) një aktivitet femëror, femrat kishin një fetari (religjion) e cila i kishte rregullat e veta që vetëm ato i njihnin.

Libri i Enokut është një dokument që i atribuohet Enokut, gjyshit të Neos (Nuhes).

Kjo është një pjesë e kanunit të kishës ortodokse Etiopiane dhe konsiderohet si i papranueshëm nga të krishterët, çifutët dhe myslimanët.

Ja disa fragmente nga ky liber ku shpjegohet fillesa e magjisë te femrat :

* 1: "Kur bijtë e njerëzve ishin shumëzuar në ato ditë ndodhi që vajzat e tyre ishin lindur të bukura dhe elegante. "

* 2: "Dhe kur engjëjt, fëmijët e qiellit, i panë ato, ata ranë në dashuri, dhe ata i thanë njëri tjetrit: të zgjedhim gratë e racës së njerëzve, dhe të kem fëmijë me to. "

* 10: "Dhe ata, secili zgjodhi nga një grua, dhe ata iu afruan atyre, dhe ata jetuan bashkë me to dhe i mësonin magjinë, parullat magjike, këngët dhe sharmin, dhe pronat e rrënjëve të pemëve. "

* 11: "Dhe këto gra mbeten shtatëzanë dhe lindën gjigandë ..."

Pra, ne fund mund të themi se ekzistojnë rite reale dhe shtrigëria konsiderohet si religjioni më i vjetër i botës.
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Gjyqi i shtrigave(magjistareve)

Mesazh  Estilen 07.03.10 16:18

Nga L. Stroka




Më 1 mars 1692, tre gra u drejtuan drejt mjediseve të burgut me akuzën e magjisë. Në Salem (Massauchetes), dy vajza filluan të shfaqnin sjellje të çuditshme. Flisnin përçart, fshiheshin nën tavolina e karrige të ndryshme dhe tërhiqeshin zvarrë dyshemeve të pista.

Asnjë mjek nuk arrinte të jepte një shpjegim të qartë lidhur me simptomat e tyre, deri sa njëri prej tyre tha se vajzat ishin të demonizuara. Të tre gratë që u akuzuan për këtë ishin: një lypëse, një e moshuar dhe një skllave.

Gratë në fjalë hynë menjëherë në burg. Vijuan dhe dhjetra të tjera, dhe ndërsa burgjet e Salemit, të Bostonit dhe zonave përreth u tejmbushën me to, rezultoi një problem tjetër. Për mungesë të kornizës legjislative, të gjitha ato të burgosura nuk mund të dënoheshin.

Zgjidhjen e dha në fund të muajit maj qeveritari mbretëror i Massauchetes, duke vendosur krijimin e një gjykate të veçantë. Ndërkohë, që numri i grave të akuzuara kishte arritur në 80, shumë prej të cilave ishin sëmurur. Me procedura të shpejta, të gjitha të burgosurat u gjetën fajtore dhe u dënuan me vdekje. Vetëm ato që pranuan fajësinë e tyre dhe zbuluan emrat e e fajtorëve të vërtetë i shpëtuan ekzekutimit.

Gjatë verës, 19 njerëz u varën, midis të cilëve një ministër i respektuar dhe një ish polic i cili refuzoi të vazhdonte arrestimin e magjistareve të supozuara. Gjyqet e magjistareve sollën pasoja të rënda në të gjithë zonën.

Të ardhurat vjetore u harruan fushave dhe kafshët mbetën pa zot, të gjithë ata që trembeshin se mos arrestoheshin braktisën shtëpitë e pasuritë e tyre dhe u larguan për në Nju Jork, aktiviteti tregtar mbeti pas, ndërsa ekzistonin informacione se Indianët përgatiteshin për të revoltuar.

Gjyqet ndaluan më 3 tetor 1692, me vendim të qeveritarit të Massauchetes, pas kërkesës së realizuar të një grupi klerikësh nga Bostoni. Megjithatë, ata që ishin burgosur nuk u lanë të lirë para pranverës së ardhshme…
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Re: Shtriga

Mesazh  Luli 02.07.11 22:11

Legjendat shpesh bazohen në histori të vërteta!
Unë jam një nga njerëzit shumë të hapur rreth kësaj lloj teme dhe them: Pse jo?
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Shtriga

Mesazh  Siroco 08.12.12 23:41

Shtriga

Shtriga A2154610

“Legjendë shqiptare mirepo daton qysh në kohën antike romake”

Shtriga është krijesë vampirike e cila në raste të shumta besohet se e merrë formën e një plake. Shtriga shpesh ushqehej duke pirë gjakun e fëmijëve. " në lat. Spiro vitae që d.m.th. esenca e jetës".
Mirëpo gjithashtu kjo mundë të shkaktonte mortalitet dhe smuarje të të rriturve.

Fjala shtrigë duket se ka prejardhëje nga fjala latine strix e cila referon në krijesat/demonët fluturues që sulmonin vetëm natën, ku shëndrrohej në molë, mizë ose bletë. Besimi në shtriga vazhdon të ekzistoj deri në shekullin e njëzet. Njohurit e shumta që kemi burojn nga veprat e Edith Durham, e cila udhëtoj në Shqipëri dhe vendet tjera ballkanike.

Ruajtja nga shtrigat dhe mbytja e saj

Një nga mënyrat për t'u ruajtur nga shtrigat është t'a përcjellësh natën një shtrigë në formën e saj të njeriut. Pasi që të jetë ushqyer me gjakun e viktimës do t'a vjellë një pjesë. Sipas gojëdhanave nëse e ngjyen një monedhë të argjendët në të vjellurën dhe e mbështjellë këté në pëlhurë dhe e mbanë me vete gjatë tërë kohës asnjë shtrigë nuk do t'iu lëndojë.

Shtrigat jetojnë të pavërejtura në komunitet dhe shumë vështirë mundë të identifikohen, mirëpo simbas thashethëmave një shenjë e njohjes është kurë flokët e një vajze të re ndërrojnë ngjyrën në të bardhë. Gjithashtu kjo refuzon gjellrat me hudër.

Shtriga

Figurë në mitologjinë shqiptare. Fjala shq. shtrigë vjen-nëpër-mjet sllav. nga lat. striga, 'shtrigë,' dhe ka lidhje me it. strega, slloven. striga, dalmat. streghe, rum. strigoia, 'fantazmë, vampir,' vllahçe strigla, dhe gr. e sot. striggla shtrigë. Ndonëse çdo grua, e re ose e moshuar, mund të dalë që është shtrigë, ato zakonisht janë plaka të këqia, që jetojnë në vende të fshehta në pyll dhe zotërojnë fuqi të mbinatyrshme. Ata të palës tjetër, meshkujt, që janë më të rrallë, quhen shtrig ose shtrigan.

Kur një grua thinjet që në moshën njëzet vjeç, kjo është shenjë e sigurt se kemi të bëjmë me një shtrigë. Atyre u pëlqen të" hanë krijesa njerëzore, sidomos djem të rinj dhe këdo që marrin inat. Shtrigat e fshatit shpesh bëjnë marifete për të ngrënë djemt e njëra-tjetrës.

Kur bien në gjumë natën, shpirtrat u largohen dhe ua lënë trupat pa jetë në shtrat. Natën para të Mërkurës së Përhime ato zbresin teposhtë oxhakut të viktimës dhe i pijnë gjakun, kështu që viktima më pas vdes. Prandaj, ata që janë të sëmurë ose shëndetligj në Shqipëri quhen 'bimë shtrigash.' Kur shtriga kapet në kohë, jeta e viktimës mund të shpëtojë duke e detyruar shtrigën të pështyjë në gojën e tij.

Shtrigat gjithashtu ua shkulin zemrën djemve të rinj nga krahërori dhe e fërgojnë për drekë. Kur kthehen te trupat e tyre, ato hyjnë nga goja. Sikur dikush t'ua ketë kthyer përmbys trupat gjatë mungesës së tyre, ato bëjnë potere të madhe sa të hyjnë brenda përsëri. Po ashtu, në se dikush ia ndërron pozicionin gruas kur fle, dmth. kryet ia shpie te këmbët e anasjelltas, dhe pastaj e zgjon nga gjumi, ajo vdes në vend nëse është shtrigë, sepse shpirti nuk e gjen udhën për të hyrë përsëri brenda në trup.

Për të mos hyrë në shtëpia në kohën e Të Lidhurave, shtrigat mund të pengohen duke vënë një thes në oxhak. Kur kapen, ato e paguajnë bukur shtrenjt lirimin.

Në Këlmend besonin se, po të bëje një kryq me kocka derri ose po të vije një copë mish derri të mbetur nga Të Lidhurat në kry-qin e portës së kishës në të Dielën e Pashkëve, atëhere të gjitha shtrigat e pranishme në meshë do të kapeshin. Ato mund të liroheshin vetëm nga ai që i kishte kapur. Për këtë, personi në fjalë duhet të hynte në kishë i çveshur, të lante kryqin ose t'i nxirrte jashtë shtrigat me magji.

Fëmijët mund të mbrohen nga shtrigat dhe nga syri i keq (shih) duke u ngjyer pika të zeza në ballë ose duke u varur hajmali lëkure në qafë. Në hajmali shkruhen fraza nga Dhiata e Re ose nga Kurani. Shtrigat i mban larg, që të mos afrohen, edhe hudhra (shih), e cila gjithashtu u varet fëmijëve në qafë.

Baroni Franc Nopça (1877-1933) thotë se fiset e veriut fërkoheshin me hudhër dhe ua jepnin fëmijëve për ta ngrënë gjatë Të Lidhurave në mënyrë që shtrigat të mos u bënin gjë.

Sipas Johann Georg von Hahn-it (1811-1869), në Shqipëri, gratë dhe burrat mbi 100 vjeç ishin në gjendje t'i vrisnin njerëzit vetëm me frymën e tyre. Prandaj, pleqtë që dihej se ishin shtriganë dënoheshin duke i djegur në turrën e druve.

"Leksiku i kulturës popullore shqiptare", R.Elsie, f.197-198
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Re: Shtriga

Mesazh  Albaniaa 21.12.13 17:23

Besohet se ka plaka që janë shtriga. U vishen cilësi të tilla plakave të pafajshme që u ka vdekur burri, që nuk kanë djem, që janë të veçuara si njerëz, pa njeri jo sepse në të vërtetë ishin të tilla.

Ato hanë mish e gjak njeriu, sidomos zemrën; më tepër ushqehen me zemra dhe gjak fëmijësh. Shtrigat gjithnjë janë plaka e në asnjë rast nuk janë gra të reja dhe burra. Ato lindin me cilësi shtrige. Zakonisht ato dalin dhe gjuajnë gjahun e tyre natën.

Nën prag të vatrës a të portës (derës) kanë një vorbë me një bar të zi. Ato lyejnë trupin me të para se të bien të flenë e para se të dalin në punët e tyre.

Bien në shtrat për të fjetur e u del shpirti nga trupi përmes gojës, del pa e hapur fare derën, por përmes vrimave të tjera të shtëpisë, nga hatullat dhe nga çatia.

Ato mblidhen bashkë në logun e shtrigave dhe vendosin se cilët fëmijë do të hanë. Dhe pastaj shkojnë e marrin zemrën e secilit nga të shënuarit, e pjekin në zjarr dhe e hanë.

Në raste të veçanta ato pijnë edhe vetëm gjakun e njerëzve. Besohet se sipas rradhës ato hanë edhe fëmijët e tyre. Pasi shtrigat i kanë ngrënë zemrën e pirë gjakun, fëmija të nesërmen del i vdekur.

Kur shtriga lë trupin në shtrat e del në punët e saj, nëse ia kthen dikush trupin në kohë: këmbët nga vendi i kokës dhe kokën nga vendi i këmbëve, shpirti i saj nuk gjen dot gojën për të hyrë në vendin e tij.

Shpirti sillet rreth trupit duke zukatur si bletë. Po e kthyen mbarë, ai hyn në vendin e tij nga goja e plakës. Po nuk e ktheu ndonjë njeri trupin së mbari, plaka vdes.

Në të kaluarën shumë plaka të shkreta të varfëra e pa djem i akuzonin si shtriga, kur nuk kishin burrë të shtëpisë për t'i mbrojtur.

Nganjëherë ato plaka të varfëra e të vetmuara edhe i kanë mbytur, nisur nga besimi se ato ishin shkaktare të vdekjes së fëmijëve të tyre, ose se sipas tyre ishin shkaktare të fatkeqësive, që ndodhnin në fshat a në krahinë.

Në fillim të shek XX në Kastrat (Malësi e Madhe) e kanë mbytur një plakë duke e pjekur midis dy zjarreve, e akuzuar se ishte shtrigë e se kishte mbytur shumë njerëz në fshat.
Edhe F. Barkata në romanin e tij "Lule" na e përshkruan një skenë të mbytjes së një plake që banonte e vetmuar në godinën e një mulliri rrënojë në Bulgër (pranë Rubikut, Malësi e Lezhës, në Mirëditë).

Një punim të gjerë ka shkruar këto vitet e fundit A. Xhagolli për Shtrigën (A.Xhagolli, Shtriga...f.61-70). Për shtrigën ka shkruar dhe M.Krasniqi gjatë e gjerë në "Aspekte Mitologjike", 1997)

Nga Mark Tirta
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Re: Shtriga

Mesazh  Albaniaa 21.12.13 17:24

Shtriga

Figurë në mitologjinë shqiptare. Fjala shq. shtrigë vjen-nëpër-mjet sllav. nga lat. striga, 'shtrigë,' dhe ka lidhje me it. strega, slloven. striga, dalmat. streghe, rum. strigoia, 'fantazmë, vampir,' vllahçe strigla, dhe gr. e sot. striggla shtrigë.

Ndonëse çdo grua, e re ose e moshuar, mund të dalë që është shtrigë, ato zakonisht janë plaka të këqia, që jetojnë në vende të fshehta në pyll dhe zotërojnë fuqi të mbinatyrshme.

Ata të palës tjetër, meshkujt, që janë më të rrallë, quhen shtrig ose shtrigan.

Kur një grua thinjet që në moshën njëzet vjeç, kjo është shenjë e sigurt se kemi të bëjmë me një shtrigë.

Atyre u pëlqen të" hanë krijesa njerëzore, sidomos djem të rinj dhe këdo që marrin inat. Shtrigat e fshatit shpesh bëjnë marifete për të ngrënë djemt e njëra-tjetrës.

Kur bien në gjumë natën, shpirtrat u largohen dhe ua lënë trupat pa jetë në shtrat.

Natën para të Mërkurës së Përhime ato zbresin teposhtë oxhakut të viktimës dhe i pijnë gjakun, kështu që viktima më pas vdes.

Prandaj, ata që janë të sëmurë ose shëndetligj në Shqipëri quhen 'bimë shtrigash.'

Kur shtriga kapet në kohë, jeta e viktimës mund të shpëtojë duke e detyruar shtrigën të pështyjë në gojën e tij.

Shtrigat gjithashtu ua shkulin zemrën djemve të rinj nga krahërori dhe e fërgojnë për drekë. Kur kthehen te trupat e tyre, ato hyjnë nga goja.
Sikur dikush t'ua ketë kthyer përmbys trupat gjatë mungesës së tyre, ato bëjnë potere të madhe sa të hyjnë brenda përsëri.

Po ashtu, në se dikush ia ndërron pozicionin gruas kur fle, dmth. kryet ia shpie te këmbët e anasjelltas, dhe pastaj e zgjon nga gjumi, ajo vdes në vend nëse është shtrigë, sepse shpirti nuk e gjen udhën për të hyrë përsëri brenda në trup.

Për të mos hyrë në shtëpia në kohën e Të Lidhurave, shtrigat mund të pengohen duke vënë një thes në oxhak. Kur kapen, ato e paguajnë bukur shtrenjt lirimin.

Në Këlmend besonin se, po të bëje një kryq me kocka derri ose po të vije një copë mish derri të mbetur nga Të Lidhurat në kry-qin e portës së kishës në të Dielën e Pashkëve, atëhere të gjitha shtrigat e pranishme në meshë do të kapeshin.

Ato mund të liroheshin vetëm nga ai që i kishte kapur. Për këtë, personi në fjalë duhet të hynte në kishë i çveshur, të lante kryqin ose t'i nxirrte jashtë shtrigat me magji.

Fëmijët mund të mbrohen nga shtrigat dhe nga syri i keq (shih) duke u ngjyer pika të zeza në ballë ose duke u varur hajmali lëkure në qafë.

Në hajmali shkruhen fraza nga Dhiata e Re ose nga Kurani. Shtrigat i mban larg, që të mos afrohen, edhe hudhra (shih), e cila gjithashtu u varet fëmijëve në qafë.

Baroni Franc Nopça (1877-1933) thotë se fiset e veriut fërkoheshin me hudhër dhe ua jepnin fëmijëve për ta ngrënë gjatë Të Lidhurave në mënyrë që shtrigat të mos u bënin gjë.

Sipas Johann Georg von Hahn-it (1811-1869), në Shqipëri, gratë dhe burrat mbi 100 vjeç ishin në gjendje t'i vrisnin njerëzit vetëm me frymën e tyre.

Prandaj, pleqtë që dihej se ishin shtrigë dënoheshin duke i djegur në turrën e druve.

"Leksiku i kulturës popullore shqiptare", R.Elsie, f.197-198
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Re: Shtriga

Mesazh  Albaniaa 21.12.13 17:25

Shtriga zakonisht bëhen plakat e këqija, gratë e veja grindavece e të mbrapshta.

Shtriga bën vetëm keq.

Ajo është e rrezikshme sidomos për foshnje, për fëmijë, por edhe për vajza e djem të rinj. Shtriga ua ha zemrën, iu zë frymën dhe kështu i mbyt viktimat e saj. Shtrigë bëhet plaka sa është gjallë, pasi të vdesë nuk bëhet më shtrigë.

Ajo mund të shëndrrohet në flutur të madhe e të zezë, ose në një krijesë shpirtërore, pa trup fizik, kështu që mund të hyjë në dhomë edhe nëpër vrimë të çelësit në derë.

Fshatarët zakonisht e dinë se cila plakë në fshat është shtrigë.

Te katolikët "i lidhin shtrigat" natën e "të lidhunave", dmth natën e krezhmeve 6 javë para pashkëve. Në mbrëmje pas darke i zoti i shtëpisë merr një pe të zi të leshtë dhe pranë zjarrit në oxhak lidh shtrigat.

Njëri nga meshkujt e shtëpisë e pyet me radhë: "Çka po lidh aty?" Ky përgjigjet: "Po lidhi shtrigën N.N. që mos të ban dam as në mall as në rob." Duke u përgjegjur kështu ai lidh në pe një nyje të fortë.

Pasi t'i lidhë "të gjitha shtrigat e katundit" ai perin plot nyje e fut në një birë (vrimë) të cilën e shpon me turjelë në një tra ose në kosh të drithit dhe e mbyll mirë me kunj.

Nga shtrigat njerëzit mbrohen me thelba hudre; ky është ilaç i njohur kundër këtij rreziku, kurse fluturat e mëdha i ndjekin dhe i mbysin sidomos ato me krahë të zezë.

Mark Krasniqi- Lugu i Baranit
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Re: Shtriga

Mesazh  Albaniaa 21.12.13 17:27

ceshtja e fenomenit te shtrigave eshte tejet komplekse, e nderlikuar dhe veshtire e shpjeguar.

Shtrigerimi do te thote procesi i transmetimit te energjise negative, nga qenia e njeriut-gruas apo edhe mashkullit, e cila energji eshte telepatike funksionale dhe tejet fizike apo vepuese...

Permes ketij procesi arrihet qellimi ogur zi, qellim i cili realizohet nga largesia por efekti i te cilit eshte i ngjashem me nje force mekanike e cila vepron qofte ne sferen e jashtme gjithashtu edhe ate te brendeshme te trupit te njeriut.

Kjo energji ndikon ne shpirtin e njeriut, gjegjesisht ne sistemin nervor dhe shkakton lidhje apo asociacione te ndryshme elektrobiokimike, te cilat realisht edhe e degradojne funksionin real te sistemit hormonal te trupit te njeriut, me crast krijohet nje shperputhje mes prodhimit dhe plasimit te hormoneve.

Pra, keshtu krijohet fenomeni fiziologjik abnormal i organizmit te njeriut / pune e pakontrolluar e zemres, mushkerive, melqise, veshkeve etje. nga shkaktimi i aritmise pulsive marramendes te shpejte zemra pelcet dhe per kete besohet se shtrigat e hane zemren e njeriut.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Re: Shtriga

Mesazh  beslasht 28.07.14 2:46

Me sa duket bëhet fjalë për një kastë priftëreshash pagane, apo fallxhesha a diçka e ngjashme, por që më vonë nga krishterimi u cilësuan si "shërbëtore të djallit" dhe më pas si femra të përbindshme, si shpirtra që hanë fëmijë. Më pas emri u përdor për të akuzuar njerëz të ndryshëm që nuk iu shkonin për shtat dogmave të kishës.

Demonizimi i priftëreshave pagane sidomos atyre pellazge fillon që me Dhjatën e Vjetër, ku Sauli shkon tek një shtrigë filistine (pellazge), e njohura "Shtriga e Endorit", që të njihet me mendimet e shokut të tij tashmë të vdekur Samuelit:

Cito :
Libri 1 i Samuelit, kapitulli 28:

3. Samueli kishte vdekur dhe gjithë Izraeli e kishte qarë, e kishin varrosur në Ramah, në qytetin e tij. Dhe Sauli kishte përzënë nga vendi mediumet dhe shortarët.

4. Kështu Filistejtë u mblodhën dhe erdhën të fushojnë në Shunem, ndërsa Sauli mblodhi tërë Izraelin dhe fushoi në Gilboa.

5. Kur Sauli pa ushtrinë e Filistejve pati frikë dhe zemra e tij u drodh fortë.

6. Kështu Sauli i kërkoi këshillë Zotit dhe Zoti nuk iu përgjegj as me anë të ëndrrave, as nëpërmjet Urimit dhe as me anë të profetëve.

7. Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve të tij: "Më gjeni një grua që të jetë mediume, me qëllim që unë të mund të shkoj tek ajo për t`u këshilluar". Shërbëtorët e tij i thanë: "Ja, në En-Dor ka një grua që është mediume".

8. Kështu Sauli u vesh ndryshe për të mos u njohur dhe u nis me dy burra. Arritën tek ajo grua natën dhe Sauli i tha: "Bëj një shortari për mua, të lutem, me një seancë spiritizmi dhe më thirr atë që do të të them".

9. Gruaja iu përgjegj: "Ja, ti e di ç`ka bërë Sauli; ai i ka shfarosur nga vendi mediumet dhe shortarët. Pse i ngre një grackë jetës sime, për të shkaktuar vdekjen time?".

10. Atëherë Sauli iu betua në emër të Zotit, duke thënë: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, asnjë ndëshkim nuk do të kesh për këtë!".

11. Gruaja i tha: "Cilin duhet të të nxjerr?". Ai i tha: "Më nxirr Samuelin".

12. Kur pa Samuelin, gruaja bërtiti me zë të lartë; dhe gruaja i tha Saulit: "Pse më mashtrove? Ti je Sauli!".

13. Mbreti iu përgjegj: "Mos ki frikë; çfarë shikon?". Gruaja i tha Saulit: "Shoh një qenie mbinjerëzore që ngrihet nga toka".

14. Ai e pyeti: "Ç`formë ka?". Ajo u përgjegj: "Éshtë një plak që po ngjitet dhe është mbështjellë me një mantel". Atëherë Sauli kuptoi se ishte Samueli, u përul me fytyrën për tokë dhe ra përmbys.

15. Samueli i tha Saulit: "Pse më shqetësove duke bërë që të dal?". Sauli iu përgjegj: "Ndodhem në një ankth të madh, sepse Filistejtë më luftojnë dhe Perëndia është larguar nga unë, dhe nuk më përgjigjet

16. Samueli i tha: "Pse këshillohesh me mua, në qoftë se Zoti është larguar nga ti dhe është bërë armiku yt?

17. Zoti veproi ashtu siç kishte thënë nëpërmjet meje. Zoti e shkëputi mbretërinë nga duart e tua dhe ia dha një tjetri, Davidit,

18. sepse nuk iu binde zërit të Zotit dhe nuk zbatove në jetë zemërimin e thellë të tij kundër Amalekut; për këtë arsye Zoti të bëri sot këtë gjë.

19. Zoti do ta japë edhe Izraelin bashkë me ty në duart e Filistejve; nesër ti dhe bijtë e tu do të jeni me mua. Zoti do të japë gjithashtu ushtrinë e Izraelit në duart e Filistejve.

20. Atëherë Sauli ra menjëherë për së gjati për tokë, sepse ishte trembur shumë nga fjalët e Samuelit; ai kishte qenë edhe më parë pa fuqi, sepse nuk kishte ngrënë tërë atë ditë dhe tërë atë natë.

21. Gruaja iu afrua Saulit dhe duke e parë të tmerruar fare, i tha: "Ja, shërbëtorja jote iu bind zërit tënd; unë vura në rrezik jetën time për t`iu bindur fjalëve që më the.

22. Prandaj dëgjo edhe ti zërin e shërbëtores sate dhe lermë të vë para teje një copë buke; ha, sepse kështu do të marrësh fuqi për ta rifilluar rrugën".

23. Por ai refuzoi dhe tha: "Nuk do të ha". Por shërbëtorët e tij bashkë me gruan ngulën këmbë dhe ai i dëgjoi; kështu u ngrit nga toka dhe u ul në shtrat.

24. Gruaja kishte në shtëpi një viç të majmë; e theri shpejt e shpejt, pastaj mori miellin, gatoi brumin dhe përgatiti disa bukë pa maja.

25. I vuri këto ushqime Saulit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ata i hëngrën; pastaj u ngritën dhe u nisën po atë natë.

http://zojsi.albanianforum.net/t131-shtrigat

.
beslasht
beslasht

peshq dhe yje

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Re: Shtriga

Mesazh  syri i art 28.07.14 6:55

nje e ditur(shtrig),nuk mund ti perfill ligjet e te paditurve,prandaj esht denuar ne menyra te ndryshem,deri ne vrasje...shtrigat jetojn ne perputhje me ligjet universale, jo njerezore...ligjet njerezore jan ne kundershtim me natyren,prej nga edhe vjen...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtriga Empty Re: Shtriga

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi