EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvrasja

+6
Zattoo
Fakiri
ILIRA
vanina cela
Luli
Valtoni
10 posters

Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Vetëvrasja

Mesazh  Valtoni 18.06.11 15:03

Vetëvrasja

Vetëvrasja Vetvra10

Fakti që unë hap një temë të tillë për diskutim është se kohët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i vetëvrasjeve në mbarë botën!

Me vetvrasje do të kuptojmë veprimin e një personi për të shkaktuar vdekjen e vet, për t’i shpëtuar një situate të gjykuar të padëshirueshme për të. Për herë të parë termi vetëvrasje (suicid) është përdorur në shekullin XIII. Më parë quhej “vrasja” (homicid) e vetëvetes.
Depressioni është paraprijës i shumicës së vetëvrasjeve. Vetëvrasja është pasoja më e tmershme e depresionit bipolar apo atij unipolar.

Sot në botë nga vetëvrasja vdesin rreth 1 milion njerëz për çdo vit.

Sipas Organizatës Botërore të shë ndetësisë në çdo 40 sekonda në botë dikush bën vetëvrasje. Vetëvrasja tani zë vendin e tetë në botë, në mesin e shkaqeve kryesore të vdekjes në popullatën e përgjithshme dhe madje është shkaku i tretë kryesor i vdekjes së individëve të moshave ndërmjet 15 dhe 24 vjeç.

Ndonjëherë, vetvrasja është menduar edhe si vepër e arsyes së lartë. Seneka, një filozof romak ka thë në: “Jeta nuk është e mirë, përveç jetës së mirë. Prandaj, njeriu i mençur jeton mirë aq sa duhet, e jo aq gjatë sa mundet… Ai gjithmonë duhet ta mendojë jetën në kushtet e cilësisë e jo në të sasisë … Vdekja e hershme apo e vonshme nuk ka rëndësi, vdekja e mirë apo nga sëmundja ka”.

Shumë vende të botës kanë qëndrime nderuese apo lavdëruese rreth vetëvrasjes. Në Japoni vetvrasja është një akt i glorifikuar. Ata besojnë se vetëvrasja është “një zgjidhje krenare e problemeve të pazgjidhura”. Edhe pse shumë kultura e pranojnë vetëvrasjen, në të shumtën e rasteve ajo konsiderohet si një akt i mjerë për dalje nga situata. Vetëvrasja në shumicën e shoqërive është e ndaluar. Shumica e religjoneve e konsiderojnë atë si mëkat, ndërsa në disa shtete ajo është edhe krim.

Vetvrasja nuk është mishërim i forcës dhe shpesh vjen pas një periudhe të gjatë depresioni. Vetëvrasja duket sikur të jetë zgjidhja e problemeve kur personi mendon se tani nuk ka zgjidhje për problemet e tij.

Nga pikë pamjajuridike, kryerja e vetëvrasjes në shumicën e vendeve të botës nuk konsiderohet si krim. Ndërsa, ndihma që jepet për shkaktimin e vetëvrasjes, në shumë vende konsiderohet si krim për të cilin parashikohen dënime deri me 15 vjet burgim.

Hulumtimi i parë shkencor për vetëvrasjen është kryer nga Emil Dyrkemi (Emil Durkheim 1858-1917).

Në vitin 1897 ai botoi njërin nga librat më të rëndësishëm në sociologi, “Vetëvrasja: një studim në sociologji”.
Valtoni
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

39


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  Luli 13.09.11 21:46

Vetëvrasja

Vetëvrasja është akt kur njeriu i merr jetën vetes së vetë me dëshirën të tij me anë të një veprimi të vetëdijshëm. Arsyet e vetëvrasjeve janë të ndryshme. Arsyeja më e shpeshtë depresioni ose sëmundjet bipolare si dhe sëmundje të tjera psikike dhe fizike.

Shkaqet dhe format

Shkaku kyesor i vetëvrasjes është fenomeni "njeri i egër". Deri tek ky fenomen vije me rastin e këputjes së mardhënjeve shoqërore (komunikimi, biseda) të individit apo grupit me rrethin. Format dhe metodat se si vije deri tek egërsimi i njeriut janë të ndryshme. Si më e përhapura është vetë izolimi për shkaqe të ndryshme, kjo në mjeksi thirret depresion.

Evitimi i depresionin qëndro në vetë fjalen depresion që në prakik i bije të bëhet presion (shtpyje) në individin apo grupin e prekur. Me aplikimin e shtypjes pacienti vetë vetiu e aktivizon mekanizmin vetë mbrojtës. Me aktivizimin e mekanimit mbrojtës i prekuri automatikisht e mbron jeten e tij.

Dallimet gjinore dhe vetëvrasja

Femrat bëjnë përafërsisht tri herë më shumë tentativa të vetëvrasjes se sa meshkujt, mirëpo meshkujt aktualisht arrijnë të vrasin veten tri herë më shumë se sa femrat. Këto dallime/divergjenca duket se janë zvogëluar paksa viteve të fundit.

Shkalla e lartë e tentativave të vetëvrasjes tek femrat është e lidhur me faktin se depresioni ato i godet më shumë se burrat, përderisa shkalla e vetëvrasjeve të “suksesshme” tek meshkujt ndoshta ka të bëjë me metodat të cilat ata i zgjedhin për të bërë vetëvrasje; gratë zgjedhin metoda më pak vdekjeprurëse, siç janë: prerja e nyjes së dorës dhe marrja e sasisë së tepërt të pilulave të gjumit; për ndryshim nga meshkujt të cilët zgjedhin të vrasin me armë veten ose të hidhen nga ndërtesat.

Shkalla më e lartë e vetëvrasjeve si tek meshkujt apo tek femrat paraqitet tek të shkurorëzuarit dhe të vejat; vetmia ashtu si dhe mënyra e të kuptuarit të dëmtimit të çështjes personale sigurisht se kontribuon në këtë statistikë. Mashkulli i cili vret veten është i prirë që të motivohet në dështimin e tij në punë kurse femra e cila vret veten është e prirë që motivin për një gjë të tillë ta gjejë në dështimin e saj në dashuri.

Mosha dhe Vetëvrasja

Tek fëmijët nën moshën 14 vjeçare, rastet e vetëvrasjes janë të rralla. Mirëpo, fëmijët mbi këtë moshë të cilët janë vetëvrasës, kanë një personalitet impulsiv dhe hiperaktiv, tregojnë pak dhembje dhe kanë prindër që i abuzojë dhe i neglizhojnë.

Vetëvrasja tek të rinjtë është në rritje e sipër. Në 35 vitet e fundit vetëvrasja tek studentët është trefishuar. Meshkujt ndërmjet moshës 20 dhe 24 vjeç janë më të goditurit.

Dy studime të autopsive psikologjike të vetëvrasjeve te kjo moshë kanë bërë të ditur përfshirjen e përdorimit të drogës dhe depresionit si paraprijës të vetëvrasjes.

Në një studim të bërë nga David Shaffer nga Universiteti i Kolumbias ishin analizuar 160 të rinjë që kishin vrarë veten në Nju Jork nga viti 1984 deri në 1986. Ai kishte gjetur shtrirje/mbizotërim të njëjtë të substancave narkotike, por më pak çrregullime depresive.

Shumica e vetëvrasjeve ishin bërë nga meshkujt; ata dominonin si në zgjedhjen e armëve vdekjeprurëse për të bërë vetëvrasje, po ashtu edhe në numrin e tentativave për vetëvrasje. Shkalla e vetëvrasjeve në mënyrë dramatike shënon rritje nga mosha e mesme deri në atë të pleqërisë.

Shtimi i depresionit, vetmia, shpërngulja në lokalitete të panjohura, humbja e kuptimit të familjes dhe shoqërisë si dhe humbja e personave që i do janë sigurisht disa prej faktorëve që ndikojnë në shkallën e lartë të vetëvrasjeve tek mosha e vjetër.

Në kulturat dhe komunitetet në të cilat të moshuarit janë të respektuar dhe mbesin persona të rëndësishëm në jetën e familjes, vetëvrasjet janë shumë të rralla.

Percy Brigdman, fitues i çmimit Nobel në fizikë dhe pozitivist i njohur amerikan, qëlloi për vdekje veten në moshën 80 vjeçare. Ai ishte i sëmurë nga kanceri dhe kishte dhembje të mëdha. Një ditë para se ta vriste veten, ai ua kishte postuar Universitetit të Harvardit indeksin e veprave të tij të përmbledhura.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  Luli 13.09.11 21:49

Vetëvrasja

Një çështje e rëndësishme e lidhur ngushtë me çrregullimet e gjëndjes shpirtërore është ajo e vetëvrajes. Vetëvrasja është një mundësi reale në rastet e depresionit. Afërsisht, një në dhjetëmijë amerikan vret veten.

Sipas Organizatë Botërore të Shëndetësisë, çdo 40 sekonda, diku në botë, një person vret veten. Mbi 1 000 000 njerëz vrasin veten çdo vit në botë. Vetëvrasja zë vendin e tetë në listën e shkaqeve të vdekjeve në popullatën e përgjithshme botërore, por shkaku i tretë në popullatën mes moshës 16-24 vjeç.

Rreth 25 000 persona vrasin veten çdo vit në SH.B.A., kurse në Shqipëri rreth 1500.

Më shumë tentojnë vetvrasjen gratë se sa burrat, por janë burrat që vdesin prej vetëvrasjes tre herë më shumë se gratë. Mosha mesatar e atyre që tentojnë vetvrasjen është 30 vjeç, por një rritje e madhe vërehet në kohët e fundit tek të rinjtë nën 20 vjeç si dhe tek të moshuarit.

Përse njerëzit përpiqen të kryejn vetëvrasje?

Pavarësisht se ka arsye të shumta dhe specifike, shumica e atyre që tentojnë, apo arrijnë vetëvrasjen, shoqërohen nga ndjenja se jeta e tyre nuk vlen më të jetohet. Ndjenja e të qënit pa shpresë dhe ajo e fajita janë mbizotërues në raste të tilla.

Pavarësisht ndryshimeve specifike, tek njerëzit që tentojnë vetvrasje dallohen disa karakteristika:

• Vendimet që marrin dhe mënyra e zgjidhjes së problemeve, zakonisht janë të gabuara.
• I shohin situatat dhe veten e tyre si të pashpresa.
• Kanë shumë shtrembërime konjitive rreth vetes së tyre, përballë të tjerëve dhe së ardhmes.
• Humbasin ndjenjën e kontrollit dhe qëllimit personal dhe vetëvrasja shihet si zgjidhja e duhur.
• Humbasin ndjenjën e vlerësimit të njerëzve të tjerë dhe t kujdesit të tyre.

Radhë herë, vetëvrasa është një vendim i menjëhershëm, i shtyrë nga një impuls i çastit. Gjatë ditëve dhe orëve para vetëvrasjes, përgjithësisht dallohen sinjale apo shenja paralajmëruese. Sinjalet më të forta janë ato verbale, si p.sh. “nuk vazhdohet më kështu”, “nuk më intereson më asgjë”, “po më mbushet mendja ti jap fund” etj. Paralajmërime të tilla duhen marrë gjithmonë seriozisht. Të tjera shënja mund të jenë:

• Të mbyllurit (kyçurit) brenda.
• Të sjellurit në mënyra të rrezikshme.
• Sistemimi i punëve, apo i objekteve me vlerë.
• Abuzim me drogat, alkoolin apo ilaçet.
• Shfaqje e vuajtjes së madhe si shkak i ndonjë humbjeje të një të afërmi, apo i ndryshimeve të rëndësishme në jetë.

Zakonisht njerëzit që përgatiten të vetëvriten sillen në mënyrë ndryshe nga zakonisht, duke qarë vazhdimisht, apo duke u sjellur dhunshëm, duke qënë agresivë, impulsivë, të tjerë ndërpresin të folurit, shkruajnë apo bisedojnë rreth vdekjes dhe vetëvrasjes, etj.

Ata humbasin energjitë fizike, kanë çrregullime të gjumit, të oreksit, shtim, ose pakësim të peshës trupore, shtim i sëmundjeve të vogla, humbje e interesit seksual, humbje e interesit për pamjen e tyre (aparencën), etj.

Këto shenja, në të shumtën e rasteve i ndeshim në persona me çrregullime të ndryshme psikologjike, që nuk kanë ndër mend të tentojnë për të vrarë veten, por gjithashtu i ndheshim tek të gjithë ata që tentojnë vetëvrasjen, prandaj është e rëndësishme t’i vlerësojmë drejt ato.

Persona të tillë, gjithashtu mendojnë shpesh rreth vetëvrasjes, “shohin ëndrra me sy hapur”, si dhe karakterizohen nga pamundësia për të parë përtej problemit të tyre.

Vetëvrasja është pasoja më e rëndë e depresioneve unipolarë, bipolarë, apo skizofrenive.
Shpesh, personat që mendojnë vetëvrasjen, gjënden në mëdyshje për veprimin e tyre, prandaj një element i ardhur nga jashtë mund t’i kthehet në votë ‘pro’ ose ‘kunder’ marrjes së vendimit fatal. Pra, duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Depresioni është faktor kyç në vetëvrasje. Edhe pse shumica e personave që vuajn nga depresioni, nuk vetëvriten, rreth 80% e personave që tentojnë apo kryejnë vetëvrasje vuajn nga çrregullime depresive.


Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  Luli 13.09.11 21:58

Vetëvrasja dhe mënyrat si ti shmangemi!

Si duket, perioda pas bombardimeve dhe hyrjes së trupave të NATO-s, Kosovës nuk i solli vetëm lirinë dhe demokracinë kaherë të pritur, por shikuar nga "ana tjetër e medaljes", ky realitet i shumëpritur, ishte edhe mjaft i hidhur. Përveç problemeve të ndryshme ende të pazgjedhura materiale, sociale, politike etj., ne si shoqëri, u desh të ballafaqohemi edhe me një dukuri të pazakonshme, e cila, edhe nëse merret nga aspekti i moralit kolektiv tradicional, aspak nuk përkon me mentalitetin tonë shqiptar. Fjala është për fenomenin e vetëvrasjes, dukuri kjo, që në shoqërinë tonë të re "moderne" kosovare, vit për vit po jep shenja brengosëse të një rritje marramendëse.

Kosova e jonë, deri më dje një regjion me popullatë të shëndosh që bënte më së paku vetëvrasje, sot radhitet në mesin e shteteve me përqindje më të madhe statistikore të atyre që atakojnë ndaj jetës së vetë. Sinjali i kuq kaherë është ndezur, por, fatkeqësisht, sot te ne, me këtë fenomen, më tepër merren gazetarët dhe mediet, se sa ata që jenë më kompetentë.

Për fillim, gjithnjë duhet filluar me atë pyetje të madhe: PSE? Ekzistojnë shumë shkaqe që mund ta shtyn një person të bëjë vetëvrasje. Nga ato më të shpeshta mund të konsiderohen:

Marrëdhëniet të çrregulluara familjare, keqtrajtimet, dhuna, etj.; mossuksesi gjatë shkollimit; paaftësia e komunikimit me moshatarët; personi potencial për vetëvrasje ndjehet i izoluar dhe i papranuar nga rrethi; humbja e dikujt më të dashur përmes vdekjes, ndarjes, shkurorëzimit...; shtatzënia tek femrat dhe proceset fiziologjike - hormonale që ndollën në organizmin e saj; dëshpërimi i madh dhe nënçmimi; ambiciet e tepërta të prindërve dhe presioni i madh psikologjik që bëjnë fëmijës së tyre.

Ky presion i pandërprerë, në psiken e njomë tek fëmijët ta krijon ndenjen e gabuar të bindjes: "Patjetër duhet të jem më i miri, më i suksesshmi, më i dalluari... nëse nuk jam, do t'i dëshpëroj ata, andaj më mirë është që të mos jem fare"); riatdhesimi, rivendosja-humbja e gjithë asaj të njohur dhj ballafaqimi me adaptimin në rrethanë të ri; humbja e së dashurës, dashurit; abuzimet e ndryshme me droga dhe alkool.

Për mundësinë e pengimit të ndodhjes së një vetëvrasjeje, asnjëra nga këta tregues nuk mund të jenë si shenja të sakta dhe të sigurta paralajmëruese. Por, sa më shumë që këto shkaqe të jenë evidente në jetën dhe sjelljet e atij personi, aq më shumë edhe brengosja e jonë duhet të jetë edhe më e madhe.

Në këtë moment, është shumë me rëndësi t'i kushtohet vëmendje këtyre shenjave të sjelljes, e që janë sinjale të një ndryshimi të shprehur nga sjelljet e zakonshme të atij personi. Këto shenja paralajmëruese si tregues më të shpeshtë mund të jenë: ndryshimet e mëdha në sjellje; tërheqja nga shoqërimi me miqtë dhe njerëzit në përgjithësi; problemet me gjumin dhe ushqimin; humbjen e interesimit për aktivitete, shkollë, lojë, etj.; humbja e interesimit për dukjen personale fizike dhe higjienën trupore; personi nuk mahitet dhe nuk bënë shaka më, ose e kundërta, gjithnjë mahitet dhe bënë shaka të tepërta; shpesh shprehet me fjalët: "çdo gjë në këtë jetë është e keqe", "gjithmonë i pengoj dikujt", "së shpejti do ta zgjidhi këtë problem"...etj.; zakonisht bëhet më zemërgjerë dhe fillon t'i fali të tjerëve gjësendet e veta; rregullon dhe i bie në vend disa gjëra që më parë i kishte lënë mangu, etj.; i fton ose bënë vizita më të shpeshta personave të dashesh dhe miqëve më tepër se sa zakonisht; nuk i intereson ma shkolla dhe suksesi në mësime ka në rrënje drastike; nuk është i koncentruar fare në asgjë, është gjithnjë në mendime dhe duket i hutuar. Lënë përshtypje se gjatë bisedës nuk e dëgjon fare bashkëbiseduesin; fletë shpesh për vdekjen dhe lexon literaturë që trajtojnë më tepër tema për vdekjen; ka pasur edhe ndonjë tentim të mëparshëm për vetëvrasje.

Çka duhet bërë në këto raste? Si t'i ndihmojmë këtyre personave?

Nëse në sjelljet e përditshme të fëmijët, mikut apo ndonjë person tjetër, i parandiejmë ose hasim në shenja të sipër cekura, ato mund të na parathonë një mundësi potenciale të një tentative në të ardhmen për kryerjen e vetëvrasjes nga ai. Në këto raste, ne duhet të reagojmë shpejtë dhe në mënyrë sa më adekuate.

Por, si?
- Kur dikush ju thotë se ka ndërmend të bëjë vetëvrasje, kurrë mos e merrni këtë si shaka. Veprimi i parë është BISEDA. Me të BISEDONI...BISEDONI dhe vetëm BISEDONI... Këta njerëz kanë nevojë të madhe për një gjë të tillë.

- Hapi tjetër është DËGJIMI. Lejojeni që ai person t'ju flas se si është i dëshpëruar, i pakënaqur nga jeta, se ka probleme... etj. Pa marrë parasysh se sa negativisht do të reflektojnë këto deklarime, vetë fakti që ai/ajo ka vendosur t'ju besohet, është një shenjë tejet pozitive. "Ventilimi" dhe zbrazja e emocioneve, veç në hapin e parë do t'i sjelli një lehtësim të madh atij.

- Me një person potencial të bëjë vetëvrasje, kurrë mos tentoni t'i jepni vërejtje në formë: "e ke gabim", "nuk është mirë ta bësh këtë akt"...etj. Gjatë kësaj bisede, po ashtu, kurrë mos praktikoni t'i përdorni ato shabllone të zakonshme inkurajuese: "Do të jetë mirë në të ardhme", "Gjithmonë njeriu duhet të mundohet dhe të sakrifikoj në jetë", "Mos qaj", "Duhet të mendosh pozitivisht"...etj.

Kur mos e provokoni dhe as mos e sfidoni me asgjë, ndjenjën e tij për bindjet të gabuara që ai ka për jetën. Mos harroni, këta persona e kanë të zhvilluar intuitën dhe shpejtë i parandiejnë qëllimet e juaja të sinqerta. Ata, me të dëgjuar këto shabllone standarde si këshilla gjoja të "mirëfillta", do të mbyllen dhe nuk do të jenë më të sinqertë në komunikim me ju.

Pa marrë parasysh se sa "shokuese" dhe absurde do të jenë qëndrimet e bashkëbiseduesit, ju duhet t'i dëgjoni dhe t'i përjetoni ato sinqerisht. Gjithmonë pranoni se pajtoheni me të dhe ai në tërësi ka të drejtë

- Pasi të vlerësoni se është krijuar besimi i mjaftueshëm reciprok, pyeteni se mos vallë atij për këto shkaqe i shkon mendja të bëjë vetëvrasje? Me këtë pyetje mos ja impononi idenë, por, vetëm bëjeni me dije se jeni të gatshëm të bisedoni edhe për këtë mundësi. ----- Nëse merrni nga ai një përgjigje pozitive, vazhdoni ta pyetni edhe më tej. është me rëndësi të dihet: a e ka menduar ai se si do ta bëj një vepër të tillë (a ekziston në kokën e tij ndonjë plan konkret)?; a i ka në dispozicion të gjitha elementet e duhura për ta bërë këtë vepër ( a ekziston mjeti i caktuar); a ka caktuar momentin se kurrë do të vendosi për një hap të tillë (kohën).

Shumica, në këtë pyetje do të përgjigjen negativisht, gjë që, për ne, do të jetë një shenjë se plani i tij për kryerjen e aktit të vetëvrasjes ende nuk është definitive dhe kjo mund të merret si një moment më inkurajues. Nëse veç e zbulojmë se ekziston PLANI, MJETI dhe KOHA e kryerjes së vetëvrasjes, atëherë, ne do të kemi një gjendje më alarmuese. Në këtë situatë, patjetër duhet intervenuar urgjentisht.

- Nëse veç kemi të bëni me një situatë serioze dhe alarmuese, atëherë, qëndroni gjithnjë pranë tij dhe kurrë mos e leni vetëm. Pandërprerë bisedoni dhe vetëm bisedoni.... Në anën tjetër, paralelisht si preventivë, tentoni t'i largoni të gjitha sendet që mund t'i shërbejnë atij si mjet për kryerjen e vetëvrasjes.

- Nëse edhe më tej ndjeheni të paaftë, atëherë ftoni në ndihmë ekspertin profesional. Mos premtoni dhe mos t'ju brej ndërgjegjja se nuk e keni ruajt fshehtësinë. Personat që tentojnë të bëjnë vetëvrasje, zakonisht pranojnë ndihmën e profesionistit.

Edhe disa karakteristika specifike për vetëvrasjen. Gjatë hulumtimit të tyre të fenomenit tejet të përhapur në botë të vetëvrasjeve, psikologët: Fareberowi dhe Litman, vetëvrasjet i kanë klasifikuar në 3 kategori:

1. Kategoria e personave të rrezikuar me bindjen " SI TË JESH”. Këta persona në fakt nuk dëshirojnë të vdesin, por vetëm tentojnë ta sinjalizojnë se kanë nevojë të sinqertë për ndihëm; rrezikshmëria e mundësisë së kryerjes së aktit të vetëvrasjes, për këtë kategori njerëzish është më e vogël; përfshihen në 2/3 e vetëvrasjeve; kryesisht janë të gjinisë femërore.

2. Kategoria e peronave të rrezikuar me bindjen "TË MOS JESH". Karakteristika e tyre është se këta vërtetë dhe sinqerisht dëshirojnë të vdesin; nuk tregojnë shenjat e tentativës para aktit të kryerjes së vetëvrasjes; i përzgjedhin metodat më të rrezikshme të kryerjes së kësaj vepre; përfshihen në 3-5% të vetëvrasjeve të kryera; preventiva tek këta persona jep rezultate të vogla;

3. Kategoria e peronave të rrezikuar me bindjen "TË JESH APO TË MOS JESH" Këta janë të pazakonshëm dhe të pa definuar. Aktin e vendimmarrjes ia lënë fatit; i përzgjedhin metodat të rrezikshme të kryerjes së kësaj vepre, por me një ndikim më të ngadalshëm të veprimit; përfshihen me 30 për qind të vetëvrasjeve; për këta është karakteristike motivi: "jeta me fat ose fare".

Në fund, sinqerisht shpresoj se, të gjitha këto shenja dhe veprime parandaluese të prezantuara si më lartë në këtë artikull, si paranjohuri elementare, do të jenë tejet të mirëseardhura për çdo prind, mik apo mikesh të sinqertë, nëse ata këto simptome si të shprehura, eventualisht do t’i regjistronin në sjelljet e ndonjë nga më të dashuri të tyre. Gjithsesi, në këto raste, do të jetë i paevitueshëm intervenimi i ekspertit meritor për këtë fushë.

Adnan Abrashi
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Thank you

Mesazh  vanina cela 15.09.11 14:23

Shum thank's kjo teme ishte shume e mire :).
vanina cela
vanina cela

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  Luli 19.12.11 8:53

Vetëvrasja

Vdekja që normalisht është konsideruar “absurde” kur paraqitet si ndërprerje e papritur e pozicionuar në një jetë plot me shpresa, është shndërruar për shumë vetë në një “deklarim çlirimi”.

Duhet ta vlerësojmë dhuratën e jetës.

Njeriu modern është shpallur mbret i jetës dhe çuditërisht, duke qëndruar në fronin e krenarisë ka vendosur vetë vdekjen.

Çfarë është jeta? Është një dhuratë? Është dhurata kryesore e vetë ekzistencës. Mund ta lidhim me qënien tonë. Është një dhuratë që të vjen, përfundimisht, nga burimi i jetës; nga Zoti.

Nëse njeriu do të ishte vetë shkak i jetës, do të kishim kushtet e pavdekshmërisë. Por ne nuk mund ta kemi këtë fuqi... Ka një qënie superiore që e ka këtë përfektshmëri: Zoti.

Zoti u dha të gjitha krijesave aftësinë të rriten dhe të shumohen por njeriut i bëri një ndërhyrje speciale, i krijoi shpirtin.

Vetëvrasësi, për pasojë, është një person që për motive të shumta dështon në vlerësimin e tij të dhuratës së ekzistencës: Nuk e di sa shumë vlen jeta.

Testamenti i një të vetëvrari

Një njeri para se të vriste veten shkroi:

“Ka vite që nuk më emocionon asgjë, ndihem fajtor që prej shumë kohësh. Në fakt nuk mund t’ju gënjej as juve, as veten, askënd. Nuk mund t’i gënjej njerëzit duke u shtirur që po argëtohem. Krimi më i keq është të shtiresh.
Kam humbur gëzimin e të jetuarit... Kam humbur gjithë entuziazmin. Është më mirë të shkoj menjëherë sesa të vdesësh dite pas dite.”

Në fillim, si “zgjidhje” për problemet paraqitet: “është më mirë të shkosh menjëherë”

Ky është një gabim shumë i rëndë. Zakonisht, një njeri që dëshiron të vetëvritet, këtë e dëshiron sepse është i lodhur nga jeta. Por, a është jetë ajo që po bën? Mos vallë është lodhur duke shkuar në rrugë të gabuara? Ose, mos është lodhur nga gabimet e veta, nga mëkatet,...dhe jo nga jeta?

Ekspertët thonë se shumë herë ata që vrasin veten, para këtij akti fatal, i dërgojnë një S.O.S. personave që e rrethojnë. Fakti i vetëvrasjes, e kryer për shumë arsye, i përgjigjet një indiference të thellë të tërheqjes së vëmendjes... Për këtë duhet të ketë një person që të dijë dhe të dojë t’ia shpjegojë atij njeriu që do të vetëvritet, që jeta është gjëja më e bukur që zotërojmë, dhe që nëse e humbim është gjëja më e keqe që mund të bëjmë.

Nëse një njeri nuk lëviz me inteligjencë, por me pasione; një njeri i cili nuk ka principe të forta mbi të cilën të ndërtojë ekzistencën e tij, por është si një gjethe në dimër, e ndarë nga dega dhe që era e hedh kudo; një njeri kështu, është një kandidat përfekt i depresionit, i vetmisë, i fyerjes, i lodhjes nga jeta........ i vetëvrasjes.

Problemi përfundimtar i vetëvrasjes – dhe gjithashtu e shoqërisë, që me “kulturën e vdekjes” është nxitja e parë për në vetëvrasje – ka një arsye të vetme: Mëkati; d.m.th të kërkosh lumturinë aty ku nuk mund ta gjesh, e cila shkakton që njeriu të ketë një jetë bosh që e çon njeriun në dëshpërim nëse një ditë do të mund ta gjejë lumturinë. Dhe për këtë ka vetëm një kurë përfundimtare: afrimi me burimin e vetëm të lumturisë, d.m.th, me Zotin..... Ky është ilaçi i vetëm për vuajtjet tona, shqetësimet dhe dëshpërimet tona.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  ILIRA 19.12.11 9:09

Shkrim i bukur Luli, por ke dhene nje zgjidhje te " veshtire" madje me te veshtiren e mundshme,,,, "kush e gjeti Zotin"????
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  Luli 19.12.11 9:20

ILIRA shkruajti:Shkrim i bukur Luli, por ke dhene nje zgjidhje te " veshtire" madje me te veshtiren e mundshme,,,, "kush e gjeti Zotin"????

Zotin e gjen me ane te Intuites dhe jo me ane te Arsyes.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  ILIRA 19.12.11 9:33

ke dale ne konkluzione shume siperfaqesore ja pse: po te tregoj nje rast te vertete qe ka ndodhur, nje grua pi helm dhe vdes pas saj edhe bashkeshorti i saj tenton te njejtin perfundim sepse nuk e duruan dot humbjen e djalit te vetem qe kishte vdekur nje vit me pare ne nje aksident automobilistik... dhe pikerisht per pergjigjen nga Zoti "qe keshtu ishte shkruar" a mund te me thuash kush ishte mekatari ketu????
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  Luli 19.12.11 9:40

ILIRA shkruajti:ke dale ne konkluzione shume siperfaqesore ja pse: po te tregoj nje rast te vertete qe ka ndodhur, nje grua pi helm dhe vdes pas saj edhe bashkeshorti i saj tenton te njejtin perfundim sepse nuk e duruan dot humbjen e djalit te vetem qe kishte vdekur nje vit me pare ne nje aksident automobilistik... dhe pikerisht per pergjigjen nga Zoti "qe keshtu ishte shkruar" a mund te me thuash kush ishte mekatari ketu????

Varet nga cili prizem i shikon gjerat, disa besojne ne Zot ne menyre folklorike dhe kjo eshte tragji-komedi.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  ILIRA 19.12.11 9:45

As kjo pergjigje nuk ngushellon ata qe vuajne dhe gjejne te "vetmen zgjidhje per te mos vuajtur me", mekatare apo engjej qofshin.
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  Luli 19.12.11 11:02

ILIRA shkruajti:As kjo pergjigje nuk ngushellon ata qe vuajne dhe gjejne te "vetmen zgjidhje per te mos vuajtur me", mekatare apo engjej qofshin.

Universi yne eshte nje gje shume komplekse i cili tejkalon imagjinaten tone (arsyetimin sipas koncepteve njerezore).
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  Fakiri 19.12.11 11:56

unë besoj se nga mos dija,njeriu të gjitha gjërat që nuk i kupton mundohet të "arsyjetohet" duke thënë se "që kështu ishte shkruar" ndërsa vetë Krijuesi na ka lenë vullnetin e lirë,dhe njeriu atë vullnet e keqpërdor duke bërë marrëzi të ndryshëm siç është edhe tema në fjalë duke bërë vetvrasje..pra,mëkatari është vetë bartësi i këtij vullneti njeriu dhe jo Krijuesi.


me respekt fakiri
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  Zattoo 30.01.15 0:08

Vajza që parandaloi vetëvrasjen e Dostojevskit

Vetëvrasja Dostoyevsky1

"Jeta dhe bota, ashtu siç ishin, vareshin nga unë. Madje, mund të them se bota kishte ekzistuar vetëm për mua. Do ta vras veten, por pastaj nuk do të ketë më botë, të paktën për mua"

Një mbrëmje nëntori, në vitin 1870, shkrimtari legjendar rus, Fjodor Dostojevski (11 nëntor 1821 – 9 shkurt 1881) e zbuloi kuptimin e jetës në një ëndërr, ose të paktën, këtë bëri protagonisti i një prej tregimeve të tij. Ky tregim u publikua për herë të parë në “Ditari i një shkrimtari”, me titullin “Ëndrra e një djaloshi të marrë”.

Historia hedh dritë mbi jetën shpirtërore dhe filozofike të Dostojevskit, ndoshta më tepër sesa çdo vepër e tij (e publikuar). Ajo nis me një personazh që vjen vërdallë në rrugët e Shën Pjetërburgut në një “natë të errët, madje, në natën më të errët që mund të ketë parë dikush”, i cili vret mendjen pse të tjerët e kanë përqeshur gjatë gjithë jetës dhe që rrëshqet drejt nihilizmit me një “ankth të tmerrshëm” me besimin se asgjë nuk ka vlerë. Ai vështron qiellin, rrok një yll të vogël të vetmuar dhe mendon të kryejë vetëvrasje; dy muaj më parë, ai pati blerë një “revole të shkëlqyer”, por që prej asaj kohe, arma kishte mbetur në sirtarin e tij.

Papritmas, kur ai po shihte yllin, një vajzë e vogël, rreth 8 vjeç, me një veshje të vjetër dhe e shqetësuar, e kap nga krahu dhe i lutet për ndihmë. Mirëpo protagonisti, i pakënaqur nga jeta, e përzë dhe kthehet në dhomën që ndan me një kapiten të vjetër pijanec, të mobiluar me stil amerikan, ku ndodhet edhe një poltronë.

Teksa ai zhytet në poltronë dhe mendon për t’i dhënë fund jetës, pushtohet nga vajza e vogë, mendim që e bën të vërë në pikëpyetje qëndrimin e tij nihilist. “E dija me siguri se do ta vrisja veten atë natë, por atë që nuk dija ishte sa gjatë do të qëndroja pranë tryezës. Do ta kisha vrarë veten me siguri, nëse nuk do të ishte ajo vajza e vogël. E shihni: edhe pse gjithçka ishte e njëjtë për mua, ndjeva dhimbje. Nëse dikush do të më kishte qëlluar, duhet të ndieja dhimbje.
Ekzaktësisht në të njëjtën masë, në sensin moral. Po të ndodhte diçka e keqe, do të ndieja keqardhje, nëse kjo do të kishte ndodhur para se gjithçka në jetën time të më dukej njësoj. Kisha ndier keqardhje më parë. Me siguri do ta kisha ndihmuar një fëmijë pa dështuar. Po pse nuk e ndihmova vajzën e vogël? Sepse një ide më erdhi në mendje në çast. Kur ajo më tërhiqte dhe më thërriste, papritmas një pyetje m’u shfaq në kokë, së cilës nuk mundesha t’i përgjigjesha. Pyetja ishte e thjeshtë, por më zemëroi.

U zemërova për shkak të asaj që kuptova, se, nëse tashmë e kisha vendosur që do t’i jepja fund vetes sonte, atëherë, tani, më tepër se kurrë më parë, gjithçka do të më dukej e njëjtë. Pse ndodhi që ndjeva se jo gjithçka më dukej njësoj kur më erdhi keq për vajzën e vogël? Më kujtohet se ndjeva shumë keqardhje për të, aq shumë saqë ndjeva dhimbje, që, madje ishte e huaj dhe e pabesueshme në situatën time... M’u bë e qartë se, për sa të isha njeri dhe jo një shifër dhe derisa të isha kthyer në një shifër, atëherë, do të isha gjallë dhe për rrjedhojë, do të vuaja, do të zemërohesha dhe do të më vinte turp nga veprimet e mia. Shumë mirë.
Por nëse do ta vrisja veten, për shembull, pas dy orësh, çfarë kuptimi do të kishte vajza për mua dhe çfarë lidhjeje do të kisha unë me turpin ose çfarëdolloj gjëje mbi tokë? Do të jem një shifër, një zero absolute. A do të kishte më pak ndikim në ndjenjën time të mëshirës për vajzën ose në sensin e turpit për poshtërsinë që do të kisha bërë vetëdija se së shpejti do të kisha pushuar së qeni?

Dhe nga moralja, ai kalon te ekzistencialja:

"U bë e qartë për mua se jeta dhe bota, ashtu siç ishin, vareshin nga unë. Madje, mund të them se bota kishte ekzistuar vetëm për mua. Do ta vras veten, por pastaj nuk do të ketë më botë, të paktën për mua. Për të mos thënë se ndoshta, nuk do të ketë asgjë për këdo pas meje dhe e gjithë bota, për aq sa kohë sa kam vetëdije, do të zhduket si një fantazmë, ndoshta pasi, e gjithë bota dhe gjithë njerëzit janë unë".  Duke sjellë në jetë konceptin e “vullnetit të lirë”, përmes personazhit të tij, Dostojevski sugjeron se ajo që i jep kuptim jetës është vetë jeta.

“M’u shfaq një mendim i çuditshëm krejt papritur. Nëse më parë do të kisha jetuar në Hënë ose në Mars dhe nëse do të isha çnderuar ose zhvlerësuar aq shumë, saqë askush nuk e merr dot me mend dhe nëse më pas, do ta gjeja veten në tokë dhe ende do ta ruaja në vetëdije atë që do të kisha bërë në planetin tjetër dhe nëse do të dija, përveç kësaj se, nuk do të mund të kthehesha më pas p.sh., nga Toka në Hënë, a do të ishte gjithçka njësoj për mua, apo jo? Do të më vinte turp, apo jo?
Pyetjet ishin boshe dhe pa dobi, pasi revolja ndodhej ende aty, e shtrirë përpara meje dhe e dija me tërë qenien time se kjo do të ndodhte me siguri, por pyetjet më nxitën deri në zemëratë. Mund të mos vdisja tani, pa zgjidhur më parë këtë çështje. Pra, vajza e vogël më shpëtoi, ndërsa pyetjet e mia më bënë që ta shtyj shkrepjen e këmbëzës".
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  gjilanasi 26.05.15 23:56

Ndjenja e tundimit drejt hiçit

Ka vetëm një problem filozofik me të vërtetë serioz: vetëvrasja. Të tregosh nëse jeta ia vlen apo nuk ia vlen të jetohet, do të thotë t’i përgjigjesh pyetjes themelore të filozofisë. Të tjerat, nëse bota ka tri përmasa, nëse shpirti ka nëntë apo dymbëdhjetë kategori, vijnë më pas. Këto janë lojëra; në fillim duhet t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje.

Dhe, po qe e vërtetë ajo që thoshte Niçja se një filozof, për të qenë i respektuar, duhet të predikojë nëpërmjet shembullit të vet, kuptohet rëndësia e kësaj përgjigjeje, meqë ajo do t’i paraprijë veprimit përfundimtar. Këto të vërteta janë të kuptueshme për zemrën, po duhet t’i thellosh për t’i bërë të qarta për arsyen. Nëse do të kërkoj të dalloj një problem të ngutshëm nga një tjetër, duhet të marr parasysh veprimet që jam i detyruar të kryej. Asnjëherë nuk kam parë njeri të vdesë për hir të argumenteve ontologjike. Galileu, i cili zotëronte një të vërtetë shkencore të rëndësishme, e mohoi me shumë lehtësi sapo iu vu jeta në rrezik.

Në një farë kuptimi, është një problem i kotë. Nga ana tjetër, kam vënë re se shumë njerëz i japin fund jetës, sepse mendojnë që nuk ia vlen të jetohet. Kam parë të tjerë, që paradoksalisht vriten për idetë ose iluzionet, të cilat i japin kuptim jetës së tyre (ajo gjë që quhet arsye për të jetuar është njëkohësisht një arsye e shkëlqyer edhe për të vdekur).

Pra jam i mendimit se kuptimi i jetës është problemi më i ngutshëm. Si t’i përgjigjemi?

Për të gjitha problemet thelbësore, këtu unë përfshij të gjitha ato që të bëjnë të vdesësh ose ato që shumëfishojnë dashurinë për jetën, ka me siguri dy metoda të menduari, ajo e La Palisës dhe ajo e Don Kishotit. Vetëm ekuilibri midis të vërtetave dhe lirizmit mund të na lejojë të përftojmë njëkohësisht emocion dhe qartësi. Pra, para një çështjeje të tillë, sa të thjeshtë aq dhe të ngarkuar me patetizëm, dialektika akademike dhe klasike duhej t’ia lëshojë vendin, merret me mend, një mënyre të menduari më modeste që mbështetet sa në bon sens-in aq dhe në qëndrimin dashamirës.

Vetëvrasja gjithmonë është trajtuar si një dukuri shoqërore. Këtu, përkundrazi, është fjala, sa për fillim, për marrëdhënien midis mendimit vetjak dhe vetëvrasjes. Një veprim i tillë përgatitet në heshtjen e shpirtit, ashtu si dhe veprat e mëdha. Vetë njeriu nuk e di këtë. Një mbrëmje, ai tërheq këmbëzën ose hidhet në ujë.

Një ditë, kur po më tregonin për një administrator banesash që kish vrarë veten më thonë se kishte ndryshuar shumë që nga vdekja e vajzës së tij para pesë vjetësh dhe se kjo ngjarje e kishte “gërryer nga brenda”. Nuk mund të gjesh fjalë më të përpiktë. Të fillosh të mendosh do të thotë të fillosh të gërryhesh, shoqëria nuk luan ndonjë farë roli në fillim. Krimbi gjendet në shpirtin e njeriut. Aty duhet ta kërkosh. Këtë lojë të kobshme që të çon nga qartësia përballë ekzistencës tek arratisja jashtë dritës, duhet ta gjurmosh dhe ta kuptosh.

Gjenden shumë shkaqe për një vetëvrasje dhe, në përgjithësi, ato më të dukshmet nuk kanë qenë më të efektshmet. Njeriu rrallë e vret veten (ndonëse kjo hipotezë nuk përjashtohet) duke arsyetuar.

Kriza fillon me diçka që është pothuajse gjithmonë e pakontrollueshme. Gazetat shpesh flasin për “brenga intime” ose për “sëmundje të pashërueshme”. Këto shpjegime janë të vlefshme. Po mund të ndodhë që atë ditë një mik i njeriut të dëshpëruar i ka folur ftohtë. Ky është fajtori, sepse vetëm kaq mund të mjaftojë për t’ju dhënë rrokullimën gjithë pakënaqësive dhe gjithë mërzitjeve që qëndronin pezull.
Por nëse është e vështirë të gjendet çasti i saktë, përçapja e stërholluar ku arsyeja ka zgjedhur vdekjen, është më e lehtë të nxjerrësh nga ky gjest rrjedhojat e tij.

Të vrasësh veten, në një kuptim, si në melodrama, do të thotë të rrëfehesh. Të tregosh se ke mbetur prapa nga jeta ose që nuk e kupton. Megjithatë, të mos vazhdojmë me këto analogji dhe t’u kthehemi fjalëve të zakonshme. Kjo do të thotë se pranon që jeta nuk ja vlen të jetohet.

Të jetosh, natyrisht, nuk është kurrë e lehtë. Njerëzit vazhdojnë të bëjnë veprime që ua imponon ekzistenca për shumë arsye, nga të cilat e para është zakoni. Të vdesësh me dashje parakupton që e ke zbuluar, qoftë dhe instinktivisht, karakterin qesharak të këtij zakoni, mungesën e çdo arsyeje të thellë për të jetuar, karakterin absurd të veprimtarisë së përditshme dhe kotësinë e vuajtjes.

Cila është, pra, kjo ndjenjë e pallogaritshme, që i largon shpirtit gjumin, aq të nevojshëm për jetën? Një botë që mund ta shpjegosh qoftë edhe me arsye të gabuara është një botë e afërt. Po, në të kundërtën, në një gjithësi pa iluzione dhe pa të vërteta, njeriu ndihet i huaj. Ky mërgim është i pafund, meqë ka humbur kujtimet e atdheut të pagjendshëm ose shpresën e tokës së premtuar.

Kjo ndarje e njeriut nga jeta e tij, e aktorit nga dekori i tij përbën ndjenjën e absurditetit. Meqë të gjithë njerëzit e shenjtë kanë menduar për vetëvrasjen e tyre, pa e zgjatur, kuptohet që ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis kësaj ndjenje dhe tundimit drejt hiçit.


Alber Kamy
Fragment nga “Absurdi dhe vetëvrasja” , libri “Miti i Sizifit”
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  Albaniaa 02.09.15 20:09

Askush nuk i din arsyet, pse dikush mund ta vras veten
Ne jemi askushi per ti gjykuar
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  Pansophia 06.09.15 21:39

Vetevrasja ndodh kur frika per ate qe pritet te ndodhe dhe qe personi ne fjale nk do qe te ndodhe  e tejkalon friken e vdekjes.
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  Vizitor 02.10.17 22:58

Nga pervoja personale ' mendimi vetvrasje' esh nje fjal ose nderhyrje nga jashte ,njerezit qe te rrethojne,familja duke te shtyr per te ber gjera qe nuk jane ne preferencat e tua ' he e shikon filan fistekun fitoi universitetin,u vesh me bukur se ty,iku jashtetit.Kjo vjen nga nje injorance e skaliture ndervite nga njerzit sidomos shqiperi ,duke pare tjetrin githmon me te mire se femija e tij.Sigurisht pas nje lufte me depresionin ( qe nuk ja uroi as armikut) ky mendim te skalitet si shpetimi,fundi i vuajtjes dhe mendja qe pershperit ' do jet me mire kur te vdesesh' ( sa shum koh mu desh ta pastroja kte mendim)por zemra thell zemres sime e dija qe kjo nuk ishte deshira ime dhe u ula diku dhe prita 1,10000 ore.Eshte e pamundur qe njerezit qe jan kte gjendje te degjojn fjalet ' mos e bej do behet me mire' askush nuk arrin dot gjendjen qe ndien tjetri ne ato caste ( fundja njerezit te cojne ne ate gjendje)Me vjen keq per personat qe nuk kan arritur te dalin dhe sic dihet nese ti ' vret trupin tende' gjendja jote nuk permisohet por behet me keq dhe akoma me keq sepse ' mendja tashme nuk esh me ty dhe nuk mund te kuptosh asgje dhe rrin ne vuajte deri ne rizgjim.Nje falenderim shkon ' universit' qe u hap si esh shprehja 'shpirti e gjen gjithmone rrugen per ne shpi' Falni dashuri njerez se nuk ju kushton asgje
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  ardianbeka 08.10.17 20:44

me vetvrasje njeriun Zoti nuk e pranon ne mbreterin e tij ta dije njeriu kete pamarrparasysh se sa veshtire ta kete jeten ai nukduhet te beje vetvrasje sepse kjo eshte nje nxitje e djallit temme e qellar bravo.
ardianbeka
ardianbeka

www.jw.org

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi