EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Helikopteri rus transporton UFO-n

3 posters

Shko poshtë

Helikopteri rus transporton UFO-n  Empty Helikopteri rus transporton UFO-n

Mesazh  LaNi 17.06.11 19:58

Helikopteri rus transporton UFO-n e rrëzuar (video)

Moskë, 16 qershor – Një pamje amatore nga Rusia tregon një helikopter ushtarak rus që transporton një ngarkesë të pazakontë. Shumë besojnë se fjala është për një UFO të rrëzuar.

Helikopteri rus transporton UFO-n  16-ufo_1606111605_1

Videon e ka bërë një person i panjohur në qytetin rus Badaybou, ndërsa helikopteri duket sikur transporton një “pjatë fluturuese”. Origjinaliteti i videos nuk është konfirmuar, transmetojnë mediet e huaja.

Videon po e transmetojnë në tërësi, dhe nëse fjala është për transportimin e një anije të rrëzuar jashtëtokësore apo diçka tjetër, gjykoni vetë.

LaNi
LaNi

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Helikopteri rus transporton UFO-n  Empty Re: Helikopteri rus transporton UFO-n

Mesazh  nitty 17.06.11 21:19

Hë mor LaNi sa kam tentuar ta shihja këtë video,ja me në fund e pashë në shumë forume e videoja ishte bllokuar gjë që ma shtonte kureshtje më shumë,por tash që e pashë nuk më duket që është një ufo ose pjatë fluturuese për arsye se ka një madhësi shumë të vogël sa që nuk besoj që mua do me zinte aty e lëre më një alien.

Një pjatë fluturuese nuk mund të ishte kaq e vogël të paktën unë i paramendoj më të mëdha,mendoj që rusët duan të përhapin mistere dhe të flitet për këtë ngjarje,sot një pjatë fluturuese me atë madhësi mund ta gjesh kudo janë si lodrat e fëmijëve ato veturat me telekomanda vetëm se ato fluturojnë.
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Helikopteri rus transporton UFO-n  Empty Re: Helikopteri rus transporton UFO-n

Mesazh  LaNi 17.06.11 22:47

Gjithashtu edhe une tentova neper forume dhe neper portale te gjitha ishin te fshira. nga youtube -sepse ishin dubluar shume here por e kerkova me te njejtin emer siq e kishte pasur dhe e gjete perseri... tash sa eshte e vertet nuk kam ide. Veç sipas teje qe po thua mjafton .
LaNi
LaNi

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Helikopteri rus transporton UFO-n  Empty Re: Helikopteri rus transporton UFO-n

Mesazh  Enkeledi87 13.07.11 14:06

mundet te jete edhe video e vertet... duke pare videon ajo qe te ben pershtypje eshte madhesia e objektit te pa identifikuar...helikopteri duket me i vogel se sa objekti i paidentifikuar, megjithate ky i fundit padyshim qe mund te jete me i lehte ne peshe cka nenkupton teknologjine e tyre te sofistikuar te cilen e perdorin per te udhetuar neper galaktike...

per sa i perket komentit te mesiperm e vleresoj te pabaze qe nje njeri nuk mund te beje pjese e ekuipazhit brenda anijes kozmike per shkak te konstruktit fizik qe ka njeriu...ose sic u permend me siper ''mua nuk me nze brenda anija sepse eshte shume e vogel''...

ne radhe te pare anija qe shfaqet e ngritur nga helikopteri , ne video duket pjese horizontale dhe pamja kufizohet vetem ne 2 dimensione keshtu qe ne nuk e dime se sa e madhe eshte realisht. se dyti ne nuk dime konstruktin fizik te alieneve ndoshta ata jane me te shkurter se ne njerezit dhe ndoshta ata udhetojne lirshem brenda ne anije...

te gjitha keto mbeten hipoteza te pabazuara ne fakte reale...shpjegimet qe ne njerezit qe japim kur trajtohet tema per alienet jane shpjegime te cilat jane te ofruara ose te sherbyera nga nje instance tjeter hierarkike me qellim pse jo edhe te pergenjeshtrimit te se vertetes apo te fshehjes se saj...ne nuk dime shume per ''ata'',nuk jemi ne gjendje te interpretojme dhe as te analizojme veprimtarine e tyre ose raportin qe ata kane me njerezit ne toke dhe as te formulojme teori sci-fi per qenie jashtokesore... sic thoshte dhe Poincare ''teoria me e mire eshte ajo qe ngelet me afer eksperiences njerezore''.

per sa kohe qe ne pervojen tone nuk kemi kontakt me nje jashtokesor atehere nuk mund te nxjerrim teori mbi ta ose te perpiqemi te shpjegojme veprimtarine e tyre madje dhe vete ekzistencen e tyre...shpresat ekzistojne , gjate gjithe ketyre viteve nqs e kini vene re ka patur perpjekje qe njerezit te pergatiten ''for te first meeting'' dhe gjate kesaj kohe ka patur nje tendence te zhvillimit te vetedijes njerezore dhe te universalizimit te saj cka na con ne pranimin e ekzistences se jetes dhe formave te saj neper univers...le te shpresojme ne ekzistencen e ''tyre'' dhe te natyres paqesore te tyre....
Enkeledi87
Enkeledi87

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Helikopteri rus transporton UFO-n  Empty Re: Helikopteri rus transporton UFO-n

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi