EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çifti ideal sipas astrologjisë

2 posters

Shko poshtë

Çifti ideal sipas astrologjisë Empty Çifti ideal sipas astrologjisë

Mesazh  Nikolaos 10.06.11 22:48

ÇIFTI IDEAL

Të kundërtat tërhiqen

Të kundërtat tërhiqen thonë ligjet e fizikës. Të njëjtën gjë thotë dhe astrologjia.

Në rrethin e shenjave të zodiakut secila shenjë ka përballë atë që i ngjan më shumë në disa pikëpamje.

Shenjat opozitë (ballë për ballë) janë shenjat që kanë një tërheqje të fortë midis tyre. Për shembull një person qe ka lindur me 4 maj (Demi) duhet të tërhiqet me një person që ka lindur me 4 nëntor (Akrepi), pra muaji maj është përballë nëntorit, ose Demi përballë Akrepit.

Sa më afër datat përballë, aq më e fortë do të jetë tërheqja fizike dhe simpatia midis tyre. Shenjat përballë (opozitë) quhen shenja të kundërta dhe janë pasqyra e njëra-tjetres. Ndonëse ka mjaft mospërputhje karakteresh midis tyre, ata e gjejnë pikën e përbashkët në aspekte të tjera, sidomos në aspektin fizik.

Tërheqja është reciproke dhe e fortë. Këtyre çifteve u përshtatet shprehja: "bashkë nuk bëjmë, por pa ty nuk jetoj dot".

Këto shenja mund të bien në dashuri me shikim të parë midis tyre. Nëse do të arrinin të gjenin gjuhën e përbashkët, do të formonin çiftin ideal. Ja cilat janë çiftet opozitare në zodiak:


Dashi - Peshorja
Demi - Akrepi
Binjakët - Shigjetari
Gaforrja - Bricjapi
Luani - Ujori
Virgjeresha - Peshqit

ose me muaj:

Janar - korrik
Shkurt - gusht
Mars - shtator
Prill - tetor
Maj - nëntor
qershor - dhjetor


shembuj:

Çifti Shigjetar-Binjak (Brad Pitt dhe Angelina Jolie)
Çifti ideal sipas astrologjisë Braddheangjelina

Çifti Virgjereshë- Peshq (William Levy - Maite Perroni)
Çifti ideal sipas astrologjisë Williamlevyymaiteperron
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çifti ideal sipas astrologjisë Empty Re: Çifti ideal sipas astrologjisë

Mesazh  Zattoo 14.07.14 13:01

Çiftet Ideale sipas Horoskopit

A mundet qe nje Peshore te shkoje mire me nje Akrep? Po nje Dash me nje Dem? Ata qe do te kalojne jeten bashke duhet te jene personalitete shume te ngjashem apo shume te ndryshem? A eshte e vertete qe te kundertat terhiqen si magneti me hekurin? Pra, a mund te formohet nje çift ne perputhje me udhezimet e dhena nga astrologjia? Ekspertet e kesaj çeshtjeje thone se po, duke konfirmuar se ne baze te udhezimeve astrologjike mund te formohen çifte perfekte, por pa perfshire kombinime te tjera. Le te shohim per me teper kombinimet e meposhtme:

Çifti ideal sipas astrologjisë 000110

Dashi-Peshorja

Energjia e Dashit, pasion i rezervuar i Peshores. Nje çift ideal. Dashi gjuetar zbulon sekretet e Peshores, e cila behet pre e pelqimit. Se bashku ata shkojne shume mire dhe mund te zhvillojne projekte te suksesshme. Atyre u shkon pershtat thenia “bashkimi bene fuqine”…

Demi-Akrepi

Dy shenja shume te ndryshme, deri te kunderta, por plotesuese te njera-tjetres. Demi eshte i qete, ndersa akrepi eshte i zjarrte dhe gjithe pasion. Dy menyra te ndryshme per te perballuar jeten qe mund te bien ndesh dhe te krijojne tensione. Por zgjidhja eshte gjithmone ne doren tuaj, mjafton te largoni çdo presion, t’i kushtoni pak kohe jetes ne çift dhe gjithçka zgjidhet.

Binjaket-Shigjetari

I pari eshte padyshim intelektual, i dyti pak filozof. Takimi i tyre gjeneron nje energji te veçante, ndonjehere edhe “mbytese”. Te lindurit e shenjes se Shigjetarit nuk i durojne fjalet e shumta dhe thashethemet e Binjakeve, qe do te ndihen pak te zhgenjyer nga kjo mungese e bashkefajesise mendore. Ne kete çast kritik, me mire eshte te kenaqeni me te afermit ose miqte duke kaluar nje pasdite ne ajer te paster, apo duke pare nje film te bukur etj. Te qendroni bashke me njerez te tjere do t’ju beje te ndiheni mire.
Gaforrja-Bricjapi

Gaforrja kerkon gjithmone siguri, Bricjapi e do jeten dhe dashurine, pa tepri. Se bashku ata bejne shkendija, edhe pse ndonjehere ata qe kane lindur nen shenjen e Gaforres mund te ndihen te lene pas dore, ndersa ata te Bricjapit pak te “mbytur”. Me mire te flisni dhe t’i sqaroni pozicionet reciproke. Here pas here, nese do te behet ndonje pushim i vogel, do te kete me siguri efekt pozitiv.

Luani-Ujori

I pari ndihet mbret, i dyti eshte shperfilles dhe aspak i nenshtruar. Takimi midis tyre do te jete shperthyes, por pozitiv. Luani pretendon vemendje, ndersa Ujori nuk eshte shume i gatshem per kete dhe ka tendence te qendroje larg “madherise se tij”, qe mundohet ne çdo menyre per ta bere ate xheloz. Per te riekuilibruar raportin eshte e nevojshme qe çifti te “izolohet”, te rigjenden mes kater mureve pa asnje nderhyrje nga jashte.

Virgjeresha-Peshqit

E para eshte urdheruese, metodike dhe praktike, ndersa te dytet jane me te çuditshem dhe me instiktive. Ata ndajne pak gjera te cilat rrjedhin nga pasionet e medha. Por Peshqit nuk i durojne dot çikerrimat dhe Virgjeresha gjerat e pabesueshme. Atyre u duhet ajer i ri, miqesi te reja, pervoja te reja dhe me pas takohen perseri, duke kuptuar se kane nevoje per njeri-tjetrin.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi