Epoka pas Irakut
Faqja 1 e 1
Epoka pas Irakut
Epoka pas Irakut
Amerika kaloi një dekadë plot mavijosje. Por, s’duhet nënçmuar kjo superfuqi, e as presidenti i saj.
Kur Barack Obama javën e ardhshme të konfirmojë se forcat luftarake amerikane e braktisën Irakun, mund të jeni të sigurt në një gjë. Ai nuk do ta përsërisë triumfalizmin e sugjerimit të George Bushit të shtatë viteve më parë, se misioni amerikan atje është përmbushur.
Obama gjithnjë e konsideroi atë si “një luftë të pamend”, ndërkaq ngjarjet dëshmuan se ai kishte shumë të drejtë. Amerika dhe aleatët e saj mund ta kenë çliruar Lindjen e Mesme nga diktatori i gjakosur, por armët e pretenduara të shkatërrimit masiv doli të jenë vetëm një monstër, e çmimi për jetët e amerikanëve dhe të irakianëve i tmerrshëm.
E vërtetë, Iraku nuk është më një dikatorship. Pjesërisht falë refuzimit të vetmuar të z. Bush që në vitin 2007 të dëgjonte thirrjet për ‘shkurtim dhe tërheqje’, u pakësua gjakderdhja sektare që pasoi invadimin. Por, demokracia e re e shtetit mbetet ende kronikisht e pasigurt, gjë që paraqet një nga arsyet se përse afro 500 mijë forca “mbështetëse” amerikane duhet të mbesin atje për ta siguruar.
Kthesa e gabueshme/Për shumë amerikanë aventura e gabueshme në Irak është shndërruar në diçka që simbolizon një kthesë paksa më të gjerë të gabueshme të Amerikës, që u bë pasi Osama Bin Laden e sulmoi atë në 11 shtatorin e para nëntë vjetëve. Pothuajse gjashtë nga dhjetë amerikanë tani pohojnë se e kundërshtojnë madje edhe luftën “e mirë” të Obamës - atë kundër Al-Qaeda’s dhe talebanëve.
Një Amerikë që gjakon ekonomikisht brenda vetes, me një papunësi të ngujuar në afro 10 për qind dhe me borxhe sa të shohë syri, po e humb vetëbesimin në aftësitë e saj, e ndoshta edhe në nevojën e saj për të formësuar ngjarjet në rajonet largëta, si Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme.
Përkundër viteve të vështira të jetesës, Amerika, mbi të gjitha, ende mbështet fuqinë e saj ushtarake, ngase i duhet të ndajë shpenzimet e saj vjetore për mbrojtje prej 700 miliardë dollarë, që i bie gati aq sa ndanë e gjithë pjesa e mbetur e botës së bashku. Mirëpo, dekada e kaluar nxori në shesh edhe kufijtë e fuqisë me teknologji të lartë.
Teknologjia e predhave të topave i mundësoi Amerikës pushtimin e Afganistanit dhe Irakut sa çelë e mbyll sytë, dhe me humbje të papërfillshme. Gjunjëzimi i tyre ishte pak më i vështirë. Nga dy milionë amerikanët që shërbyen në këto dy luftëra të dekadës së kaluar, rreth 40,000 u plagosën dhe mbi 5,000 u vranë.
Duke marrë parasysh gjithë këtë, Obama mund të lavdërohet për rezistimin ndaj tundimit për ndjekjen e disponimit popullor dhe për shkak u fokusua plotësisht në problemet e brendshme. Përbrenda Obama mund të shqetësohet shumë më tepër për rimëkëmbjen e vendit sesa në statusin e superfuqisë jashtë tij.
Edhe nëse është kështu, ai atë instinkt po e mban nën frerë. Obama qartazi që ka një sens më të hollë për kufijtë e Amerikës sesa që kishte Bush. Dhjetorin e kaluar, ai në West Point citoi maturinë e Eisenhower, derisa u tha kadetëve se refuzon që si synime të politikës së jashtme të vendosë diçka që i tejkalon mjetet amerikane.
Ai argumentoi se Amerika po ndryshon tonin dhe gjuhën e trupit edhe kur iu drejtua botës myslimane në Kajro, kur ofroi “përfshirje” për Iranin, derisa përshëndeti Hu Jintao’n e Kinës dhe mbretin saudit Abdullah. Republikanët e akuzuan për shprehjen e kërkimfaljes amerikane dhe për përulje para rivalëve të saj.
Ata kanë të dejtë të thonë se uverturat e tij prodhuan rezultate të përziera. Kinezët nuk e përfillën fare në samitin klimatik në Kopenhagë, iranianët refuzuan dorën shtritë nga ai, ndërsa pjesën më të madhe të dashamirësisë që e fitoi në botën myslimane pas fjalimit të tij në Kajro u avullua në vitet që e pasuan stagnimin në Palestinë.
Thënë shkurt, toni paqësor i tij me kohë filloi të lexohej si dobësi. Mirëpo, ai shënoi edhe suksese, siç është rivendosja e marrëdhënieve me Rusinë, pjesërisht për shkak të shtrëngimit të sanksioneve ndaj Iranit. Për më tepër, veprimet e tij ishin më të ashpra se fjalët.
Ai fjalim në West Point ishte njëri nga ata kur ai shpalli dërgimin e përforcimeve në Afganistan, përkundër mospopullaritetit të luftës në Amerikë. Edhe pse i kushtoi kushtuar vëmendje ndjeshmërisë së Kinës, ai nuk e ndali shitjen e armëve Tajvanit, e as takimin me Dalai Lamën.
Amerika po punon më shumë se vite më parë në përkrahjen e aleancave të saj në Azinë Juglindore, pavarësisht ankesave të Kinës. Dhe, përkundër asaj tentimin e tij inicial për arritjen e paqes arabo-izraelite e bëri disi shkel e shko – sepse njëherë zgjodhi të kacafytet me Izraelin lidhur me vendbanimet e tij, e pastaj u tërhoq – Obama në këtë problem filloi të punojë shumë më herët se disa prej presidentëve të kaluar, por i vendosur që të këmbëngulë. Javën e ardhshme ai do të inaugurojë një raund të ri të bisedimeve mes Izraelit dhe palestinezëve, që do të mbikëqyren nga presidenti egjiptian dhe mbreti jordanez.
Obama ka pasur edhe dështime, por këto të dhëna për përpjekjet e tij do të duhej që, të paktën, të kundërshtonin sugjerimet se ai po i neglizhon interesat e Amerikës në botë, ose se po i shmanget përgjegjësive të saj unike.
Në këtë kuptim, Obama është një president më pak “i transformues” sesa që mund të konkludoni nga fjalimet e tij për një botë të re multipolare. Ai nuk pajtohet me ëndrrat neokolonialiste, se Amerika mund të frikësojë secilin armik, por pranon se e gjithë bota duhet të adoptojë vlerat e veta. Ai ka punuar shumë në pjesëmarrjen në ndihma për institucionet ndërkombëtare, dhe për shtetet e ndryshme.
Por ai është e qartë se beson – dhe ka plotësisht të drejtë ta bëjë këtë - se ekzistojnë disa çështje globale, për zgjidhjen e të cilave Amerika posedon muskuj ushtarak, ekonomik dhe diplomatik. Në rastin më të keq, këtu përfshihet udhëheqja e luftës kundër Al-Qaeda’s, mbajtja nën kontroll e Azisë, shmangia e luftës mes Izraelit dhe fqinjëve të tij, dhe parandalimi i Iranit që të sigurojë një bombë dhe të nxis pastaj një garë të armatimit nuklear përgjatë Lindjes së Mesme.
Ende e domosdoshme/Megjithatë, përpilimi i një liste të shkurtuar të prioriteteve paraqet një barrë të madhe për një shtet të lodhur nga luftërat dhe të përfshirë nga recesioni më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore. Shumë amerikanë do të dëshironin që tërheqja e forcave luftarake nga Iraku të sinjalizonte fillimin e fundit të përfshirjes së plotë të Amerikës nëpër rajonet më të errëta të botës.
Ata e shikojnë me një lakmi të kuptueshme drejt fuqive në rritje, si Kina dhe India, të cilat dekadën e fundit ia përkushtuan biznesit serioz dhe pasurimit të vetë. Gabimi i Irakut vetëm sa forcoi instinktin kundër aventurave jashtë vendit.
Mirëpo, nuk është gabim aspak më i vogël nëse imagjinohet se rreziqet nga terrorizmi,përhapja e armatimit dhe e luftërat thjesht do të zhdukeshin nëse Amerika do të tërhiqej nga të gjitha vendet e këqija.
Nëse Amerika nuk i merr mbi vete detyrat që përbëjnë kërcënim, kush tjetër do të donte ta bënte këtë, dhe kush do të mund ta bënte këtë? Përkundër të gjitha vështirësive të brendshme, është fikatë që përfituesi më i madh nga një Amerikë e fuqishme jashtë vendit është vetë Amerika. Çfarëdo që mund t’i thotë vetja, Obama duket se kupton këtë
Nga Valton Bytyqi

Valtoni- Dija eshte Pushtet!
39
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi