EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një gjermane ka lindur jashtëtokësor

2 posters

Shko poshtë

Një gjermane ka lindur jashtëtokësor Empty Një gjermane ka lindur jashtëtokësor

Mesazh  Fikrro 18.03.11 13:07

Tregim i vërtetë: Një gjermane ka lindur jashtëtokësor

Një gjermane ka lindur jashtëtokësor Embryo_03

Të ashtuquajturin “njeri – zog pule”, i cili më shumë i ngjan një jashtëtokësori se sa një njeriu, në vitin 1735 e ka lindur një gjermane dhe prej atëherë trupi i tij ruhet në formaldehid dhe është e mundur të shikohet në muzeun gjerman në Waldenburg.

Gjermania 28 –vjeçare Johna Sophia Schmied, e cila ka jetuar në fshatin Taucha, në vitin 1735 ka lindur fëmijën e saj të katërt. Ndonëse para kësaj kishte lindur tre djem krejtësisht normalë, herën e katërt ka lindur një “krijesë të tmerrshme” siç e kanë përshkruar atëherë. Fëmija ishte i vdekur me rastin e lindjes, kurse mjeku i atëhershëm Gottlieb Friderici nga Leipzigu të gjitha i ka shënuar, kurse trupin e pajetë të foshnjës e ka ruajtur në një enë me formaldehid. Ai ka bërë obduksionin dhe ka përgatitur një raport në 32 faqe. Ka shënuar hollësitë për nënën si dhe konstatimet e obduksionit.

Schmied me rastin e lindjes së katërt ishte e martuar me një mashkull që ka pasur gungë në shpinë. Ajo vetë ishte me trup të vogël por e rrastë dhe kishte natyrë kolerike-melankolike. Por, këto konstatime nuk ishin të mjaftueshme për të sqaruar përse ajo grua kishte lindur një qenie të tmerrshme nga pamja. Mirëpo, në raport shkruan se edhe shtatzënia e saj ka qenë e pazakontë, pasi barku i saj fare nuk ishte rritur, e megjithëkëtë  lindja kishte zgjatur shtatë orë.

Si ka konstatuar dr. Friderici gjatë obduksionit, koka e tij ishte shumë më e madhe në krahasim me kokën e foshnjës normale, kurse pjesa e rritur nuk ishte e mbushur me lëngje apo si pasojë e ndonjë tumori. Pjesa e rritur e kokës ishte e mbushur me tru. Të një forme të pazakontë ishin edhe mushkëritë dhe zemra. Kjo e fundit nuk ishte e mbështjellë me një lloj thesi, siç është te njerëzit, por ishte e mbështjellë me një membranë krejtësisht të hollë. Edhe eshtrat dallonin nga ato të njeriut, pasi në pjesën e poshtme të duarve dhe të këmbëve kjo qenie nuk i kishte nga dy eshtra të njerëzve, e pos kësaj nuk kishte as gashta të gjunjëve.

Kushdo që e ka shikuar këtë qenie është tronditur, shumë persona i ka refuzuar dukja, kurse shumica nuk kanë mundur t’i besojnë syve të tyre.


Një gjermane ka lindur jashtëtokësor 17-jashtetokesori-32

Një gjermane ka lindur jashtëtokësor 17-jashtetokesori-12

Një gjermane ka lindur jashtëtokësor Monstrum001
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një gjermane ka lindur jashtëtokësor Empty Re: Një gjermane ka lindur jashtëtokësor

Mesazh  Berti69 03.04.12 10:46

Keto eksperimente te klonimit jashtetokesore ne krijimin e racave hibride mjerisht jane duke vazhduar edhe sot por si cdo here keto mbahet fshehte nga publiku i cili jeton ne injorance totale.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi