Mos u trishto
2 posters
Faqja 1 e 1
Mos u trishto
Këshilla nga libri "Mos u trishto" - Aid el-Karni
Tek te mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk transmetohen që të përseriten, ato mbyllen njëherë e përgjithmon në burgun e harresës, duke u lidhur e shtrenguar fort që të mos dalin kurrë.
Mos jeto në ëndrrën e kaluar, e as mos rri në hijen tradhtare që humbet shpejt, zgjoje veten nga gjumi që të lodh.
Ai që e do të kaluarën dhe i kthehet asaj është si ai i cili bluan miellin që në esencë është i bluar, apo si ai që sharron tallashin e drurit.
Me të vërtetë gabimi ynë më i madh është se harrojmë të tashmen dhe angazhohemi me të kaluarën.
A nuk e sheh se njerëzit nuk shikojnë pas as që kthehen të vështrojnë gjurmët që lanë prapa?! Era që fryen gjërat i merr përpara, e nuk i lë pas! Gjithashtu, edhe uji që rrjedh shkon përpara e nuk ecën pas, po nëse shohim edhe më thellë vërejmë se çdo gjë që lëviz në këtë rruzull tokësor – qoftë insekt, shtazë, kafsh, njeri apo makinë – të gjithë ecin para e nuk shkojnë pas. Ndaj, as ti mos shko kundër rregullit të jetës, e të prishësh zakonin e saj...!
Kur të zgjohesh në mëngjes, mos e prit mbrëmjen, se ndoshta kjo ditë e jotja është e fundit dhe s’të pret koha të mendosh për të djeshmen që kaloi, e as për të nesërmen që akoma s’ka ardhur.
Kjo ditë që rrezet e diellit të saj të ngrohin dhe arrite t’ia shikosh dritën është vetëm e jotja. Jeta e jote është një ditë e vetme, në mengjes ngjallesh e në mbremje vdes dhe nuk kthehesh më. Pra mos e humb këtë ditë që peshon sa jeta, bëhu i kujdesshëm brenda këtyre orëve të kufizuara dhe vepro me serozitet.
Nëse sot ke ngrën ushqim të shijshëm, të ngrohtë, a të dëmton ushqimi i djeshëm i thatë e i ftohtë, apo ushqimi i të nesërmes që s’e di se si do jetë?! Kur sot pive ujin e freskët, të pastër e të ëmbël, pse brengosesh për ujin e turbullt e të njelmët që pive dje?!
Kij besim në vetvete e le të jetë e qartë kjo ditë për ty. Kur t’i drejtohesh ndergjegjes sate e t’i flasësh dhimbshëm, thuaj: Vetëm për sot do t’i korigjoj fjalët që m’i nxjerr goja, e nuk do shqiptoj fjalë të ndyta, sharje, fyerje, përgojime. Vetëm sot do t’i kushtoj rëndësi pastërtisë trupore dhe do të jem i matur në të ecur, në lëvizje dhe fjalë, se nesër s’do të jem. Për këtë ditë jetoj, sot do t’i bëj vend në zemër dobisë, do të mbjell në të dashurinë, sinqeritetin, drejtësinë ndaj vetes dhe të tjerëve, ndërsa drurit të së keqës, arrogancës, xhelozisë e kokfortësisë do ia këpus degët dhe gjembat, e do ta ç’rrënjos.
Vetëm për ty o e sotme jetoj, e nuk të kujtoj ty o ditë e djeshme e të humbi të sotmen, se ti shkove e përfundove, rrezet e tua perënduan si ato të diellit.
Ty o ditë e nesërme që gjendesh në botën e panjohur nuk të jetoj në ëndërra, e as nuk ta dhuroj veten me gjëra të paqarta, sepse ti s’je asgjë, pasi ende nuk ke arritur, e as që je përmendur!
Për ditën tënde o njeri, rezervo vepra në fjalorin e lumturisë...
Mos u bëj rob i të ardhmës, prite sa të vijë.
Të lodhësh trurin me mendime për të ardhmen, se ç’farë do të ndodhë në të ardhmen dhe të orvatesh ta çelësh librin e së panjohurës e të të tregohen ndodhirat është diçka e papelqyer që sjell shqetësime të panevojshme, sepse shumica e njerëzve në këtë botë përfytyrojnë se në të ardhmen do mbeten të uritur, të sëmurë, të varfër, gjë që nuk ekziston në botën e panjohur të tyre, por është vetëm përshpëritje e zbukuruar e djallit të mallkuar.
Jeta jote dhe furnizimi yt s’janë në dorën e njeriut që të mbetësh në udhëkryq, ndaj mos e zhyt veten në mekate, sepse ti as që e di se kur dhe ku do të vdesësh, prandaj mos u angazho me gjëra të kota e ta mbysni veten para kohe.
Nëse i kupton kurthet dhe lajthitjet e të këqinjëve, atëherë mos ua vër veshin fjalëve që trillojnë, e mos u lodh me poshtërsinë e tyre, por bëhu i fortë si guri që s’lëviz lehtë, rri në vend të vet duke ua treguar forcën e ekzistencës së tij kokrrave të breshërit që sado të mëdha të jenë, kur mbi shkëmb pikojnë bëhen copë – copë, e shkëmbi qëndron e se gjen gjë.
Sa më tepër që flasin për ty, aq më shumë peshon përsonaliteti yt. Ti nuk mund t’ua mbyllësh gojat, e as që e ke në dorë t’ua ndryshosh trurin, por ke mundësi t’i groposësh të këqijat e tyre dhe t’i lësh mënjanë. Me ta bëj sikur si sheh e as nuk i dëgjon.
Nëse dëshiron të jesh i pranuar nga të gjithë, i dashur për secilin, i pastër nga mangësitë para syve të botës – po kërkon të pamundurën dhe shpresat tuaja janë veç dëshira utopike.
Nëse dikush t’i humb vlerat e mirësisë tënde, mos u trishto se ato do t’i gjesh te Ai që s’humbet gjë sado e vogël të jetë. Vepro mirë për të tjerët vetëm për hirë të Allahut(xh.sh.) se në cilëndo anë të kthehesh, je fitues.
Falënderoje Allahun që je bamirës, e jo i dëmshëm për të tjerët, se dora që jep është më e dobishme se ajo që merr.
(...)

Elizza- 195
Re: Mos u trishto
Bukuria është porsi emri i saj, mirësia është si përshkrimi i saj, bamirësia është si shija e saj.
Mirësia ndaj të tjerëve të hap gjoksin.
Përfituesit e parë në futjen e gëzimit në zemrat e njerëzve janë mu ata që e shkaktojnë këtë gëzim, i korrin frytet e tija shpejt në shpirtërat e tyre, në moralin dhe ndjenjat e tyre, u hapet gjoksi, u zgjerohet, e më këtë gjejnë qetësinë e rehatinë.
E nëse ty të godet ndonjë pikëllim a të shkakton dhembje ndonjë brengë, ofroja ndokujt një bamirësi apo ndonjë gjësend të bukur e do ta gjesh shtegdaljën dhe do të qetësohesh.
T’u shpërndash buzëqeshje të ndritshme shpirtërore varfanjakëve është lëmoshë rrjedhëse në botën e vlerave.
Të bërit mirë i ngjan parfumit prej të cilit ka dobi bartësi i tij por edhe blerësi dhe shitësi i tij, të ardhurat dhe fitimet shpirtërore janë barëra të bekuara e të bereqetshme që konsumohen në barnatoren e atyre zemrat e të cilëve janë ndërtuar me të mira e bëmirësi.
O ju që jeni të kërcënuar nga ankthet e fatkeqësisë, frikës e tronditjës, ejani në kopshtin e mirësisë dhe angazhohuni me të tjerët, duke u dhënë, gostitur, ndihmuar e shërbyer dhe do ta gjeni lumturinë me shije, ngjyrë e prekje.
Të papunët në jetën e tyre janë ata prej të cilëve zbulohen ligësitë dhe të këqijat në të gjitha aspektët, ngase mendja e tyre është e shpërndarë gjithandej nëpër hambarët e halleve.
Frikësoju të qëndruarit në vetmi pa punë e angazhim, ku mund të mbetesh si vetura para përplasjës, pa drejtim shoferi humbet kontrollin dhe s’është në gjendje të frenojë e të mbajë drejtimin.
Atë ditë kur të gjesh kohë të lirë, mos hyr të thellohesh në këtë liri ku edhe mund të ngatërrohesh, por këtë pauzë – sado e shkurtër që të jetë – zëvendësoje me një vepër të frytshme, se ky angazhim të largon nga pushimi vrasës, i cili i ngjan vetëvrasjës me dëshirë, por pa njohje të pasojave.
Pushimi për aktivitet është sëmundje. Zbrazëtia është spiun i pushimit, kurse mendja është ajo që rrezikohet brenda këtyre luftërave shpirtërore të kacafytura me njëra-tjetrën.
There zbrazëtinë me thikën e mbrehtë të punës e mjekët e botës ta garantojnë 50% të lumturisë përballë kësaj rrjedhje imponuese.
Mos u merr me personalitetin e tjetrit e t’i humasësh vlerat tuaja, se vazhdimisht dëmton vetën dhe i bën padrejtësi asaj.
Ti je krijesë e posaçme dhe ndryshon nga të tjerët. As nuk erdhi në këtë botë dikush para teje si ti, as pas teje nuk do të vijë kurrë. Ndaj, mos imito të tjerët që të humbasësh dhe ta injorosh ekzistencën tënde.
Vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi.
O njeri, ti që me kupton, hidhe shikimin pak më larg, atje... pas perdeve dhe le çliroje trurin deri atje pas mureve! Ndaj mos e humb veten, bëhu vigjilent dhe qëndro guximshëm se çdo fillim ka edhe fundin e vet.
I mençuri humbjet i shndërron në fitore, kurse injoranti frikacak, një fatkeqësi mbi kokën e tij e rrit dhe dyfishon.
Më dëgjo mirë: nëse mbi ty bien retë e zeza, bindu se nga njëra anë e tyre do të shkëlqejë drita. Nëse dikush të jep lëngun e thartë të limonit, shtoja sheqerin, e nëse dikush të dhuron si peshqesh gjarpërin, mos e refuzo, pranoje dhe shfytëzoje lëkuren. Nëse të kafshon akrepi dije se nga helmi i tij do të kesh dobi kundër helmit të gjarpërinjëve.
Në momentet e vështira mos u humb, jetoji ato në mënyrën më të mirë, mos e ndërprej aktivitetin tënd, se nga kjo kohë do të mund të mbjellësh trëndafila dhe jasmina me erë të këndshme.
I burgosen dy poetë, njëri optimist e tjetri pesimist, e ata dy nxorrën kokat e tyre nga dritarët e burgut. Optimisti ia lëshoi një shikim yjeve dhe qeshi. Pesimisti ia lëshoi një shikim dheut të rrugës fqinje dhe qajti; shiko anën tjetër të fatkeqësisë; ngase e keqja nuk ekziston vetëm, por aty ka të mira, liri dhe shpëtim.
Largohu nga e keqja dhe njerëzit që e ushqejnë atë, qëndro larg atyre që s’dinë ta vlerësojnë kohën.
Shpetoje kohën nga kaosi, jetën nga pakuptimësia, gjuhën nga përgojimi, zemrën nga shqetësimi, veshin nga vulgariteti, shpirtin nga mendimi i keq, e kush provon ia del, ndërsa atij që hyp në transportet e iluzioneve dhe shthuret me të tjerët, thuaji: selam!
Ai që u godit nga e keqja dhe s’u rrezua para saj, le të ecë sypatrembur dhe ballëlartë mbi murët e së keqës që ta vërejë rezultatin dhe fundin e saj se si do t’ia dalë! Pa dyshim në mur do të shohë mirësinë e papërshkruar që fitoi nëpërmjetë durimit.
Të palumturit me kuptimin e vërtetë të palumturisë janë ata që kanë bankrotuar nga depot e besimit dhe nga ekuilibri i bindjës. Prandaj të tillët gjithmonë i shoqëron e keqja, zemërimi dhe ndihen të pavlerë.
Nga besimi që ke varet fuqia dhe dobësia jote, lumturia, qetësimi dhe siguria e shpirtit tënd.
Merre mjaltin, por mos e thyej kosherën.
Kush posedon butësinë dhe urtësinë, ngado që të shkelë lëshon bukuri, e kujt i janë hequr këto dy veti kudo që të gjendët rri i vetmuar, nga kryelartësia dhe zemërimi s’i afrohet njeri.
Butësia në fjalë e në dialog, buzëqeshja e dlirë mbi fytyra, përdorimi i fjalëve të ëmbla e të mira janë si rrobat e bukura me çmime të shtrenjta me të cilat stolisen fatlumët.

Pastërtia jotë shpirtërore i tërheq njerëzit dhe shokët rreth teje si magneti, gjithmonë je i rrethuar me shokë, që mezi presin të jesh në mesin e tyre.
Përkujtimi i Allahut (xh.sh.) të zbukuron fytyrën dhe pamjen, ashtu siç zbukuron pamjen e shtëpisë sate një kopsht i bukur me trendafila të llojllojshëm dhe drunjë të shpesht gjelbërues.
Sa më shumë të përmendet Allahu (xh.sh.) në gojën dhe trurin tënd, aq më tepër do lirohesh nga prangat e rënda të jetës, do të gëzohet shpirti dhe pushojë ndërgjegja.
Xhelozia është sëmundje e vështirë së cilës s’i gjendet kurrë shërimi. Ajo i ngjan gangrenës që të dërrmon ashtin dhe të shkakton prishje në trup, fillon nga pika e vogël, pastaj shpërndahet dhe kaplon tërë trupin.
Ziliqari s’është kurrë i qetë, ai është zullumqar i vetvetës, është armik që rri i mbështjellë në pëlhurë të mikut.
Sa e drejtë është zilia, fillon me pronarin e saj e pastaj e mbyt po atë.
Vërtetë xhelozi është ai që ndez furrën dhe hyn e piqet vetë në të.
Smirëkeqi prish jetën e lumtur të tij dhe i mbjell vetes ferra e kaçube.
Jeto ashtu si je dhe mos vrapo pas të rrejshmeve dhe iluzioneve, por ngritu në botën e idealeve, pranoje botën si është e mos kërko përsosmëri në asgjë, ajo i takon vetëm All-llahut.
Prej teje kërkohet të ecësh anës rrugës së drejtë e të vërtetë, të bëhesh falës, të marrësh atë që të është lehtësuar dhe ta lesh atë që është e vështirë, t’i mbyllesh sytë ndonjëherë e të mos shikosh atë që s'të kënaq, e në ca raste të bësh edhe sikur je i painteresuar.
Mos rri me duar në faqe se s’je i vetmi që pin këtë lëng të hidhur, madje kjo që të ndodhi është shumë më e lehtë dhe e vogël, në krahasim me të tjerët.
Na mjafton All-llahu, Ai është Mbrojtësi më i mirë.
Më të vërtetë njeriu me aftësitë që posedon – sado të dalluara e të larta të jenë – nuk do kishte mundur kurrë që të përballojë ngjarjet e jetës e t’i kalojë ato pa ndihmen e Atij që e krijoi në mënyrën më të përsosur, ngase është krijesë e dobët dhe fuqia e tij është e kufizuar në çdo hapësirë vendi a kohe.
Në bazë të përshkrimeve kuranore, ajo që i zgjeron zemrat dhe i mënjanon mjegullat e shqetësimit është shëtitja dhe pamja e natyrës, bukuritë e përsosura të gjithësisë së mrekullueshme.
Mos rro i mbyllur, i izoluar, por shiko në këtë hapësirë që luan rolin e një libri dhe të qëndron i hapur para teje.
Të zbukurosh veten me durim është virtyt moral. E ç’rrugëdalje tjetër ka nëse nuk bëjmë durim? A ka ndonjë zgjidhje tjetër përveç durimit?! A di paisje tjetër përveç tij?!
Duro sado që të të shterngojë e keqja në gjoks dhe sado që të të errësohet rruga, se fitimin e arrin me durim dhe vështirësisë i vjen lehtësimi.
Mos e mbaj globin mbi kokë.
Një grup i madh njerëzish në trurët dhe shpirtërat e tyre mbajn luftën botërore, e ushqejnë atë dhe e përmbajnë duke qenë të shtrirë në shtretërat e gjumit, e pas mbarimit të asaj lufte ndezëse, në brendësit e tyre marrin plaçkat dhe peshqeshet e saj të hidhura e shkatërruese si: sëmurja e lukthit, tensioni i lartë,etj.

MOS U TRISHTO (Psikologjia Islame)
Libri më i shitur në botën islame
Ky libër
Një studim i thellë,i rrallë dhe me plotë përgjegjësi synon shërimin e anës së rëndë në jetën njerëzore,atë të shqetësimit dhe depresionit,humbjes së besimit dhe shpresës,rënies shpirtërore pesimizmit,brengosjes,vuajtjeve dhe pikëllimit.
Ky libër është një zgjedhje e problemeve të shekullit përmes dritës së Shpalljes qiellore dhe udhëzimit profetik.Të gjitha tezat e paraqitura këtu pajtohen ngusht me natyrën e pastër njerëzore.
Në brendinë e librit do të gjeni shembuj të ndryshëm,rrëfime tërheqëse,karaktere n jerëzish përgjatë historisë,thënie nga sahabët(shokët e profetit) dhe tabi’inët(pasardhësit e shokëve të profeti) e respektuar,poezi nga poetët më të mëdhenj,rekomandime mjekësh të spikatur,këshilla nga të urtit dhe udhëzime nga dijetarët.
Në shumë raste ofrohen për lexuesin mendime e pikëpamje nga dijetarë të Perëndimit dhe të Lindjes,nga të vjetërit dhe bashkëkohorët,të paraqitura nëepër revista apo gazeta të ndryshme,por që përputhen me të Vërtetën.
Ky libër është një organizim mendimesh të pjekura e të ndritshme,të cilat në mënyrë të shkurtë të thonë:”Jeto i lumtur,në paqe,i qetë,shpreso dhe mos u trishto”.
Citime nga fundi i librit “MOS U TRISHTO”
Unë e falënderoj autorin e këtij libri zotërin Aid el-Karni,të gjithë përkthyesit e këtij libri dhe të gjitha ata që kontribuan dhe mundësuan për të dalur ky libër në gjuhën tonë.
Ndërsa Elizza për ju falënderime të veçanta që sollët citate në këtë forum nga ky libër.
Me respekt fakiri

Fakiri- 486
Re: Mos u trishto
Ajo që kaloi,mbaroi
"Të mendosh rreth së kaluarës,të jetosh me të dhe të prezentosh në të,e të dëshpërohesh nga të këqijat e saj ësjtë çmenduri dhe vrasje e dëshirës për jetën e tashme.Tek të mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk trasmetohen që të përsëriten,ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burun e harresës,duke u lidhur e shtërnguar fort që të mos dalin kurrë.Nëse kujtohesh,kjo s’të jep gjë veç lodhjes e sëmundjes psikike,ndaj mos e bëj këtë,se nuk rrjedh dritë nga ato kujtime vrasëse. Përkundrazi,ato sjellin e mbjellin mendime dhe die të prishura që shpijejnë drejt humbjes dhe shuarjes;mëshiroje de mos i bëj padrejtësi vetvetes,e as mos e ndërmerr një hap të tillë,sepse brengosaj e tepërt nuk ta kthen atë që të kaloi,por as shqetësimi i madh nuk e ndryshon të shënuarën…!“
“Mos! Mos jeto në ëndrrën e kaluar,e as mos rri nën hijen tradhtare që humbet shpejt,zgjoje veten nga gjumi që të lodh.”
“Adëshiron dhe a mund ta kthesh lumin në rrjedhën që doli e rrodhi?! Po diellin mbasi lindi?! Po a mund ta rrikthesh fëmijën në shtratin e barkut të nënës së tij?!Po lotin a e kthen në sy pasi që u derdh?! Jo,kurrë...!Ajo që doli u bë dhe shkoi,kaloi...nuk kthehet më....Për këtë mos jeto me të kaluarën që të vërbohesh e të humbësh,të digjesh me zjarrin e saj që s’shuhet.Ta bësh këtë do të thotë ta humbasish,të tashmen dhe ta zhdukesh vullnetin.Ai që e do të kaluarën dhe i kthehet asaj është ai i cili e bluan miellin që në esencë është i bluar,apo si ai që e sharron tallashin e drurit. Qëmoti kanë thënë për ata që e qajnë të kaluarën se “nuk nxirren të vdekurit nga varrret e tyre”, mandje edhe fabulisti i ka përmendur ata që flasin me gjuhën e kafshëve se si e kanë pyetur gomarin: Përse nuk ripërtypesh? Ai tha:E urrej gënjeshtrën.”
”Me të vërtetë gabimi ynë më i madhë është se harrojmë të tashmen dhe angazhohemi me të kaluarën,i prishim dhe i rrëzojmë ndërtesat e bukuar....Oh jo,mos e prish atë që ndreqe me plotë vuajtje të rënda se sikur të grumbullohen e të tubohen të gjithë njerëzit dhe xhinnët nuk do të kishin mundur t’ju kthejnë gjë nga ajo që kaloi,për shkak se njerëzit nuk shikojnë pas dhe as që kthehen të vështrojnë gjurmët që lënë prapa?! Era që fryn gjërat i merr përpara,e nuk i lë pas! Gjithashtu,edhe uji që rrjedh shkon përpara e nuk ecën pas,po nëse shohim edhe më thellë vërejmë se çdo gjë që lëvizë në këtë rruzull tokësor – qoftë insekt,shtazë,kafshë,njeri,apo makinë – të gjithë ecin para e nuk shkojnë pas.Ndaj,as ti mos shko kundër rregullit të jetës,e të prishësh zakonin e saj...!”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi