Metoda Silva
2 posters
Faqja 1 e 1
Metoda Silva
Metoda Silva
Jose Silva (1914-1999) është themelues i metodës Silva dhe një pionier në kërkimet për fuqizimin e mendjes.
Silva jetën e tij ia kushtoi zgjimit të mundsive të fshehura në mendjen e njeriut. Pas më shumë se një dekade hulumtimi, ai del me përfundimet e tij në 1966 dhe pjesën tjetër të jetës së tij e kaloi për përsosjen dhe mësimin e Metodës Silva.
Trashëgimia e Silva-s sot bëhet përmes Silva International, një organizatë e angazhuar për të vazhduar misionin e tij.
Çfarë është Metoda Silva?
Metoda Silva është projektuar për t'ju ndihmuar të mësoni të përdorni më shumë trurin tuaj dhe të ngre fuqitë krijuese të mendjes suaj nëpërmjet përdorimit të vizualizimit, imagjinatës, të menduarit pozitiv dhe meditimit.
Metoda përbëhet nga ushtrimet që lejojnë të mësoni të hyni në një gjendje të relaksuar Alfa, ku ju impresionoheni me mjetet dhe teknikat që mund të zbatohen për të përmirësuar të gjitha fushat e jetës suaj.
Me praktikë, bëheni më të akorduar me veten tuaj të brendshme, përmirësoni aftësinë tuaj për të përdorur të dyja hemisferat e trurit, dhe të mësoni të përdorin ndërgjegjen tuaj të lartë për qasje në informata, për zgjidhjen e problemeve. Çdo ushtrim ju çon në ndërgjegjësim më të madh, një aftësi në rritje për të zgjidhur problemet e përditshme, përfitoni një perspektivë më të mirë të jetës tuaj, dhe sukses më të madh në manifestimin e dëshirave tuaja.
Çfarë mund të bëjë kjo metodë?
Metoda Silva është për të gjithë dhe potencialisht mund të ndryshojë jetën tuaj për më mirë. Mjetet dhe teknikat e saj janë të dizajnuara për të ndikuar në çdo aspekt të përvojës suaj të jetesës, të tilla si menaxhimin e stresit, përmirësimin e cilësisë së mendimeve tuaja, tejkalimin e zakoneve të këqija, duke përmirësuar aftësinë tuaj për të mësuar, menaxhimin e dhimbje dhe parehatisë, manifestimin e qëllimeve tuaja dhe përmirësimin e intuitës suaj.

Elizza- 195
Re: Metoda Silva
Jose Silva ja ka kushtuar tërë jetën e tij për të zhvilluar një teknik më të mirë për ta shfrytezuar tërë potencjalin njerëzor.Puna e tij është bazuar në njohurit për të hyrë dhe për të qëndruar ne nivelin alfa të mendjes.
Ja një menyre për të hyre ne nivelin alfa te mendjes:
Uluni në një pozit të përshtatshme të trupit dhe kryej një numër të frymarjeve të thella.
Vizualizo numrin 3 dhe i thuaj vetes "Tre" 3 herë.
Vizualizo numrin 2 dhe i thuaj vetes "Dy" 3 herë.
Vizualizo numrin 1 dhe i thuaj vetes "Një" 3 herë.
Vizualizo numrin 10 dhe thuaj :Unë jamë duke u relaksuar.
Vizualizo numrin 9 dhe thuaj :Unë jamë duke u qetësuar.
Vizualizo numrin 8 dhe thuaj :Unë jamë duke u relaksuar gjithnjë e më shum.
Vizualizo numrin 7 dhe thuaj :Unë jamë duke u qetësuar gjithnjë e më shum.
Vizualizo numrin 6 dhe thuaj :Vetëdija ime është e qart dhe e qetë.
Vizualizo numrin 5 dhe thuaj :I tërë trupi im është i relaksuar.
Vizualizo numrin 4 dhe thuaj :Unë jamë kaq i relaksuar sa që nuk mund ta ndjejë peshën e trupit tim.
Vizualizo numrin 3 dhe thuaj :Unë jamë totalisht i qetë.
Vizualizo numrin 2 dhe thuaj :Unë jamë relaksuar plotësisht.
Vizualizo numrin 1 dhe thuaj :Unë jamë totalisht i qetë dhe plotësisht i qetësuar, Unë jam në ALFA.
Kur ju jeni në këtë pikë, ju jeni në alfa dhe jeni shum të relaksuar.Vini re nëse e kryeni këtë në shtrat mund të ju nxë gjumi.

Xhemajl- 187
Re: Metoda Silva
KONTROLLI MENTAL
(Përmbledhje e shkurtër e librit “Metoda Silva”, të autorit Jose Silva.)
“Kontrolli mental” është sistem i krijuar (dhe i përpunuar gjatë kohës) i elektricistit dhe parapsikologut Amerikën, Jose Silva (1914 - 1999). Me këtë formë ushtrimesh psikike është menduar një ide e re, një program përmes të cilit thellohesh në nivele meditative, nivele në të cilat ke mundësi ta ushtrosh trurin që mendimet të marrin drejtimin e dëshiruar duke përdorur (shfrytëzuar) “gjuhën” e brendshme vizuale (fotografike), të përforcuar përmes fjalëve përkatëse (sugjestioneve). Duke u trajnuar rregullisht me këtë metodë, mund të arrihen suksese të dëshirueshme në procesin e përgjithshëm të zhvillimit mental.
Meditimi në bisedat e përditshme, ka kuptimin e mendimit në diçka, pra të mendosh çfarëdo qoftë. P.sh. nëse një libër për një çast e lëmë anash dhe fillojmë të mendojmë se çfarë do të bëjmë për darkë ne, në fakt, veç kemi kaluar në meditim. Në disiplinat e ndryshme meditative, nocioni “meditim”, ka kuptim më të precizuar, varësisht nga niveli i caktuar mental. Në disa disiplina arritja e nivelit të caktuar, rezulton me lirimin e trurit nga të gjitha mendimet e vetëdijshme. Kjo gjendje, natyrisht që krijon edhe qetësi të këndshme, harmoni shpirtërore, dhe me ushtrime të gjata arrihet një gjendje e lartë mentale që në rrafshin fizik frenon shqetësimet e provokuar nga tensionet e ndryshme, që sot nuk janë të pakta në përditshmërinë tonë, dhe kështu parandalon edhe pamundëson edhe zhvillimin e shumë sëmundjeve, gjë që e kanë vërtetuar edhe shumë studime shkencore. Megjithatë, Jose mendon, se ky është meditim pasiv. Kontrolli mental shkon më larg pasi i mëson, sidomos fillestarët, ta përdorin këtë nivel për zgjidhjen e shumë problemeve jetësore. Ky është meditim dinamik, prandaj forca e tij është me të vërtet spektakulare.
Meditimi është hap (ose s’paku konsiderohet si hap) i parë në procesin e kontrollit mental. Ky proces vetvetiu, me trajnime të rregullta, do të shkoj gjithnjë e me shumë kah lirimi i forcave vetëshëruese, duke e kthyer atë energji, e cila është harxhuar më parë nën presionin e streseve të ndryshme ditore.
Meditimi, sipas Joses, është një gjë shumë e bukur dhe shumë e dobishme për baraspeshën trupi-shpirt, por duhet të kemi, gjithashtu, kujdes që meditimi të mos na përvetësoj tej mase, duke na absorbuar të gjithë energjinë. Nëse ne nuk arrijmë ta kontrollojmë gjendjen tonë mentale gjatë ushtrimeve meditative, atëherë kontrolli kalon diku tjetër, dhe kjo mund të reflektohet me tërheqjen tonë graduale nga bota reale, dhe me kohë, krijimin e një varësie jo të shëndosh duke u mbyllur në botën e brendshme, pra në vetvete.
Jose, këtë metodë (“Metodën Silva”), së pari e aplikoi tek fëmijët e vetë, të cilët mahnitën me rezultate pozitive në shkollë. Kjo bëri që të shtohet edhe interesimi i fëmijëve të tjerë. Ai për t’i realizuar mendimet dhe jetësuar qëllimte e fëmijëve të tij, përdori hipnozën tek ata dhe zbuloi diç që shumëkujt iu duk paradoksale. Me këtë ai vërtetoi se truri është energjetikisht më i fortë kur është më pak aktiv. Në frekuenca të ulëta, truri, pranon dhe deponon më shumë informacione. Për këtë Jose është më se i bindur, por problemi qëndron në atë, se si të arrijmë që trurin ta mbajmë të zgjuar, pra aktiv, në këto valë frekuencash? Këto valë frekuencash janë më shumë të lidhura me botën e brendshme, me ëndërrimet, se sa me botën e zgjuar, me aktivitetet e përditshme praktike. Se bota e ëndrrave është shumë kreative, kjo nuk do koment. S. Frojdi, që u mor shumë me botën e ëndrrave, thotë se ëndrrat krijoj kushte tejet të volitshme për qasje telepatike. Si shembull konkret për këtë, Jose e cek edhe Elias Howe-n, shpikësin e makinës qepëse, të cilën ai e zbuloi falë ëndrrave. Atij në ëndërr i ishte paraqitur një njeri nga Afrika (xhungla), i rrethuar nga një grumbull njerëzish të tjerë, të cilët i afroheshin duke ngritur dhe ulur shtizat. Kur u zgjua e kuptoi se ëndrra ishte një mesazh, një përgjigje për problemin që e mundonte. Ai arriti që gjilpërën ta vë në lëvizje, duke e ulur dhe ngritur, por jo edhe ta zgjidh problemin e qepjes, derisa, prapë, nuk iu paraqit në ëndërr, se shigjetat kishin nga një vrimë në maje.
“Në qoftë se imagjinatën tonë arrijmë ta krijoj me besim të fuqishëm, me dëshirë dhe vullnet, dhe në qoftë se mësohemi (trajnohemi) që caqet tona t’i vizualizojmë në atë mënyrë që ato t’i shohim, dëgjojmë, ndjejmë, shijojmë, prekim, pra t’i përjetojmë me të gjitha shqisat tona si reale, do të arrijmë, padyshim atë që dëshirojmë. Mendimet e koncentruara fuqishëm, bëhen realitet, sepse truri ynë gjenial, ato mendime, i transformon në aksione dhe kështu krijon realitetin” - thotë Jose.
Por që të arrihen këto rezultate, natyrisht që, si në çdo fushë tjetër të jetës, edhe këtu, duhet t’u përmbahemi disa rregullave (ligjeve). Për Josen këto janë tri pikat parimore të suksesit:
1 -duhet të dëshirojmë me bindje dhe vullnet që dëshira e caktuar të realizohet;
2 -duhet të besojmë fuqishëm që realizimi i asaj dëshire është i mundur;
3 -duhet t’i lëmë kohë dëshirës që ajo të kaloj nëpër proceset mentale, derisa të realizohet në botën reale (fizike).

Është vërtetuar kohët e fundit se deri te informacionet arrihet edhe në mënyra të tjera, e jo vetëm me anë të pesë shqisave që ne i njohim. Ato mund të jenë informacione nga e kaluara, e tashmja ose e ardhmja. “As koha, as hapësira si dhe as “kafazi i Faradeit”, nuk janë pengesa për cilëndo aftësi jashtë-shqisore e cila funksionon në rastet e “vërejtjeve jashtë-shqisore” (VJSH). Por ky term mund edhe të mos jetë i përshtatshëm” - mendon Jose! “Jashtë-shqisor do të thotë - jashtë, i ndarë nga shqisat e aparatit tonë. Kjo sikur potencon ekzistim tjetër të aparatit shqisor - jashtë këtyre pesë shqisave tona ekzistuese, por në fakt ai aparat funksionon, sepse ne pranojmë informata edhe pa përdorimin e këtyre pesë shqisave. Termi jashtë-shqisorë, në të vërtet nuk ka asgjë jashtë-shqisore, ai ekziston në brendinë tonë (trurin tonë), është një lloj energjie që funksionon në mënyrë të panjohur, s’paku deri më tani, për ne”.
Duke bërë veprime, ndoshta në dukej paksa primitive, kur thyejmë një kërcell kashte, kur e shohim një yll duke “rënë” ose, kur i fryjmë qirinjve mbi tortën e ditëlindjesh etj. kemi vërejtje që të mos e zbulojmë (bëjmë publike) dëshirën e menduar. Kjo fshehtësi është më shumë se një lojë fëmijësh! Konsiderohet se m’u aty fshehët një mençuri. “Kur dëshirën tonë e mbajmë sekret, me atë i ikim ose parandalojmë shpërndarjen e energjisë, e cila është e domosdoshme si për shërim, si për realizimin e dëshirave dhe qëllimeve të përcaktuar. Ndoshta edhe e rrisim atë energji. Për këtë arsye edhe shumë ligjërues na preferojnë që njohuritë tona, gjatë shërimit, t’i mbajmë sekret” - thotë Jose.
Sot dihet shumë mirë se gjithçka që vepron është energji. Dallimi mes ngjyrës dhe zërit, rrezeve kozmike dhe fotografisë televizive është vetëm në frekuenca. Edhe materia, në fakt, është energji. Siç e dimë, në bazë të formulë së njohur të gjeniut A. Ajnshtajn, E=m x c2, që nënkupton se, energjia e materies është e barabartë me masën, nëse ajo shumëzohet me shpejtësinë e dritës në katror, pra është një energji e cila vepron, qoftë edhe në ndonjë formë tjetër. Për energjinë nuk ekziston ana e kundërt, p.sh. lartë - poshtë, zi - bardhë, shpejtë - ngadalë etj. Kjo ndodhë për atë shkak se nuk ekziston asgjë që nuk është energji, duke u kyçur edhe ne e dhe mendimet tona. Mendimi, është e vërtet se harxhon energji, por edhe akumulon, krijon energji.
“Dhe kjo energjia psikike të cilën njerëzit e rrezatojnë (emetojnë), është më e fortë kur ekzistenca e kësaj qenie rrezikohet, pra kur është në pyetje jeta e saj” - konsideron Jose dhe vazhdon: “Për këtë shumë raste spontane të projektimit krijues të shqisave, ndodhin në raste fatkeqësish dhe vdekjeve të papritura”.
Kur njerëzit janë fizikisht afër, fushat e tyre energjetike përputhen. Forma e tyre, intensiteti, vibracionet etj. pësojnë ndryshime. Kjo ndodh në meset me njerëz. Sa më i gjatë të jetë kontakti me ta, aq më të gjata do të jenë edhe ndryshimet në aurë. Kur është në pyetje afërsia (kontakti) mes bashkëshortëve, ndryshimet janë të dëshirueshme, sepse aura e tyre bëhet komplementare (plotësuese). Largimi, ndarjet e gjata fizike e kthejnë procesin në drejtim të kundërt dhe, duhet të thuhet, se nuk është e mirë për kompaktësinë bashkëshortore. Afërsia fizike është më se e rëndësishme në përditshmëri, jo vetëm në raport të ngushtë mes dy gjinish, por në përgjithësi mes qenieve të gjalla.
Në rastet e shërimit, përmes “Metodës Silva”, duhet të janë te dy palët, edhe pacienti edhe shëruesi (terapeuti) shpirtërisht aktiv dhe të relaksuar. Këto janë dy kushte shumë të rëndësishme që ndihmojnë kurimin. Ajo që duhet të bisedohet, duhet të jetë në lidhej të ngushtë me format e shërimit alternativ (parapsikologjik). Besimi duhet të jetë faktor themelor, sikurse tek feja (religjioni). Ne, ndërkohë, duhet të vizualizojmë pacientin në gjendje më të mirë fizike, dhe që është tejet e rëndësishme, ne duhet të shprehim ndjenja dashurie ndaj tij. Dashuria është forcë shumë e madhe që arrin të krijoj mrekullira.
Mungesa e besimit, gjendja e zymtë shpirtërore dhe fotografia e deformuar mbi veten është ajo që personin e bie deri te izolimi vetjak, mbyllja në vetvete (burg shpirtëror) dhe e bënë, në të shumtën e rasteve, agresiv, brutal, deri sa noton në ato valë të turbullta. Dihet se personi që mbetet pa punë, përjeton ramje, trauma, nënçmime ndaj vetënderimit, vetëbesimit, personalitetit të tij, me një fjalë, një lloj depresioni. Edhe më tepër e thellon këtë gjendje, vetëm mendimi për punë, prosperitet etj. Njeriu i papunë e ndien veten të boshatisur, të vetmuar, të nënçmuar... e sidomos kjo situatë rëndohet kur ai, pas kërkimeve të para, nuk arrin sukses në gjetje e një vendi pune ose hasë në pengesa të ndryshme. Është gjendja shpirtërore ajo që personin, ose e mbanë të mbyllur, të izoluar, pra të “(vet)prangosur” nga gjendja depresive, ose e i ofron lirin atij, duke e bënë të lirë dhe të lumtur
“Gjenetikisht jemi të programuar që të mësohemi të ecim - kjo është vepër e Perëndisë. Tani kur jemi mësuar të ecim, hapat rutinor varen nga ne” - përfundon Jose Silva.
Mos harroni - çelësi i suksese është besimi.
Përgatiti: Sabir KRASNIQI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi