Agjencite me te njohura sekrete
Faqja 1 e 1
Agjencite me te njohura sekrete
AGJENCITE ME TE NJOHURA SEKRETE NE BOTE
Mbledhja e informacioneve sekrete apo siç quhet ndryshe “Inteligjenca” është një detyrë tejet e rëndësishme. Kjo është dhe arsyeja pse aq shumë vende i kushtojnë rëndësi të madhe agjencive të Inteligjencës. Revista elektronike “Askmen” ka bërë një klasifikim të agjencive më të rëndësishme të “spiunazhit” në botë, duke filluar nga CIA e deri tek shërbimet e fshehta të Kanadasë. CIA Agjencia Amerikane e Inteligjencës ka tre funksione të deklaruara:
1) Përftimin dhe analizimin e informacionit mbi të huajt;
2) Propagandën dhe marrëdhëniet publike; dhe
3) Operacionet e fshehta nën urdhrat e Presidentit.
CIA-s iu dha liri veprimi e madhe gjatë Luftës së Ftohtë, ndërkohë që qeveria amerikane mendonte se një pushtet i tillë i pakufi ishte i nevojshëm për të luftuar me sukses agjencinë e Bashkimit Sovjetik, KGB-në. Si rezultat, CIA u përfshi në shumë goditje jashtë vendit si në Kili, Kongo dhe Kubë.
MI6
MI6 u krijua vetëm pak para fillimit të Luftës së Parë Botërore, fillimisht për të mbikëqyrur aktivitetet e Gjermanisë. Që atëherë, MI6 është përfshirë plotësisht në konflikte të mëdha të shekullit të 20-të dhe 21. Edhe përpara sulmeve të 11 shtatorit MI6 bashkëpunoi në mënyrë aktive me CIA-n për të shkëmbyer informacione. MI6 së bashku me CIA-n kanë shkaktuar përmbysjen e shumë regjimeve, siç është ajo e Kongos në vitin 1961 dhe e Iranit në vitin 1953.
GRU
Kur dikujt i vjen në mendje Inteligjenca e Rusisë, mendja i shkon menjëherë tek KGB-ja. Por, ndërkohë që KGB-ja u shkri në vitin ‘95 nga Boris Jelcin, Agjencia e Shërbimeve të Fshehta, akoma më e vjetër, GRU, nuk u prek fare nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. E krijuar në vitin 1918 nga Lenini, fillimisht kjo agjenci kishte detyrën për të trajtuar Inteligjencën Ushtarake.
DGSE
DGSE është formuar vetëm në vitin 1982, si zëvendësim i shërbimit më të vjetër të Inteligjencës, SDECE. Ky shërbim i ri u bë menjëherë përgjegjës për mbledhjen e Inteligjencës si dhe për zbulimin e aktiviteteve të jashtme të aktiviteteve të spiunazhit të vendeve të tjera që preknin interesat e Francës.
ISI
Pas performancës së dobët në shkëmbimin e Inteligjencës ndërmjet Ushtrisë, Flotës Detare dhe Forcës Ajrore gjatë luftës Indo-Pakistaneze të 1947-s, qeveria krijoi në vitin ’48 Ndër-Shërbimet e Inteligjencës. Që prej sulmeve të 11 shtatorit, ISI ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me CIA-n.
BND
Agjencia paraardhëse e BND u krijua fillimisht para Luftës së Dytë Botërore me qëllimin për të vëzhguar Bashkimin Sovjetik. Në ditët e sotme ajo ka si detyrë të njoftojë qeverinë gjermane për cënimin e interesave të vendit jashtë kufijve. Buxheti vjetor i BND arrin në 430 000 000 euro.
Mossad
Agjencia jashtë mase aktive e Inteligjencës së Izraelit është përgjegjëse për grumbullimin e informacioneve të fshehta, anti-terrorizmin dhe operacione të ndryshme të fshehta. Mossad është një shërbim civil dhe nuk përdor grada ushtarake, megjithatë pjesa më e madhe e punonjësve kanë shërbyer në Forcat e Mbrojtjes së vendit.
R&AW
Agjencia e Inteligjencës së Jashtme të Indisë u krijua në vitin 1986, si përgjigje ndaj performancës së varfër të agjencive ekzistuese në luftërat kundër Pakistanit dhe Kinës.
ASIS
ASIS është përgjegjëse për grumbullin e Inteligjencës, duke kryer shërbime të kundër-spiunazhit dhe sidomos për koordinimin me agjencitë e tjera homologe të vendeve të tjera.
CSIS
CSIS është krijuar sipas shembullit të CIA-s dhe MI6, pra është një agjenci civile që nuk ka lidhje me ushtrinë apo policinë. Agjentët e fshehtë kanadezë punojnë brenda dhe jashtë vendit për monitorimin e rreziqeve që i kanosen sigurisë së Kanadasë.
Lista
CIA
Themeluar: 1947
Emri: Central Intelligence Agency (Agjencia Qendrore e Inteligjencës)
Vendndodhja: SHBA
MI6
Themeluar: 1909
Emri: Military Intelligence, Section 6 (Inteligjenca Ushtarake, Seksioni 6)
Vendndodhja: Britani e Madhe
GRU
Themeluar: 1918
Emri: Glavnoje Razvedyvatel’noje Upravlenije (Agjencia e Inteligjencës)
Vendndodhja: Rusi
DGSE:
Themeluar: 1982, zëvendësoi shërbimin e vjetër të Inteligjencës
Emri: Direction Générale de la Sécurité Extérieure (Agjencia e Sigurisë së Jashtme)
Vendndodhja: Francë
ISI
Themeluar: 1948
Emri: Ndër-Shërbimet e Inteligjencës
Vendndodhja: Pakistan
BND
Themeluar: 1956, zëvendësoi agjencinë e vjetër
Emri: Undesnachrichtendienst (Shërbimi Federal i Inteligjencës)
Vendndodhja: Gjermani
Mossad
Themeluar: 1949
Emri: Mossad (Instituti i Inteligjencës dhe Operacioneve Speciale)
Vendndodhja: Izrael
R&AW
Themeluar: 1986
Emri: Resesarch and Analysis Wing (Dega e Kërkimeve dhe Analizës)
Vendndodhja: Indi
ASIS
Themeluar: 1952
Emri: Australian Secret Intelligent Service (Shërbimi i Fshehtë i Australisë)
Vendndodhja: Australi
CSIS
Themeluar: 1984
Emri: Shërbimi i Inteligjencës së Kanadasë
Vendndodhja: Kanada

beka112- 10
Similar topics
» Teoritë sekrete mbi UFO-t
» Programet më sekrete të CIA-s
» Dosjet sekrete te KGB-se - UFO 2
» Sekrete nga thellësia
» 6 sekrete qe “ATA” nuk duan qe ju t’i dini

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi