EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Celularet shkaktojnë kancer në tru

+2
Zattoo
gjilanasi
6 posters

Shko poshtë

Celularet shkaktojnë kancer në tru Empty Celularet shkaktojnë kancer në tru

Mesazh  gjilanasi 09.01.11 1:15

Celular në vesh? Tumor në tru

Celularet shkaktojnë kancer në tru Tumor_10

Studimi i fundit e cilëson mjetin komunikues për nga dëmi që shkakton, si "duhani i shekullit XXI"

Studimet e fundit për lidhjen midis përdoruesve të rregullt të telefonave celularë dhe sëmundjeve treguan se rreziku për t‘u prekur nga një tumor në kokë rritet në mënyrë të ndjeshme pas dhjetë vjetësh, pavarësisht "garancive" që japin kompanitë e prodhimit se ata nuk e dëmtojnë shëndetin

Të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t‘u prekur nga tumori në kokë, tregojnë studimet më të fundit të bëra në këtë fushë.

Këto studime, që kundërshtojnë hapur deklaratat zyrtare të kompanive që i prodhojnë, se telefonat celularë nuk ndikojnë te shëndeti, treguan se njerëzit që kanë përdorur telefona celularë për më shumë se një dekadë janë dyfish më të prirur për të zhvilluar një tumor në kokë, në anën nga e cila ata kanë mbajtur më shumë aparatin celular.

Shkencëtarët që u morën me këtë studim arritën në përfundimin se përdorimi i telefonit për një orë në ditë është më se e mjaftueshme për të rritur rrezikun, ndërsa standardet ndërkombëtare të përdorura deri më tani për të mbrojtur përdoruesit nga rrezatimet nuk janë të sakta e duhen rishikuar patjetër.

Pas një sërë studimesh të hollësishme, ata kërkuan të tregonin se "duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përdorim në mënyrë të limituar telefonat celularë, por mbi të gjitha duhet të bindim fëmijët që të heqin dorë nga ideja për të pasur një të tillë.

Studimi, i publikuar në numrin e fundit të revistës "Ocupational Environmental Medicine", është i rëndësishëm sepse pas shumë kohësh dyshime i bëri kërkuesit që të studionin lidhjen që mund të kishte përdorimi i gjatë i telefonit celular me zhvillimin e disa sëmundjeve, sidomos me tumorin në kokë.

Kanceri do më shumë se dhjetë vjet të zhvillohet, por meqë telefonat celularë janë përhapur kaq shumë kohët e fundit, kjo do të thotë se gjithmonë e më shumë njerëz po i përdorin ata për një kohë të gjatë.

Garancitë që i bëjnë telefonat shumë të sigurt bazohen në kërkimet e bëra mbi shumë pak njerëz të ekspozuar ndaj rrezatimeve për një kohë të gjatë, mjaftueshëm për shfaqjen e një sëmundjeje, por pa asnjë vlerë për statistika të sakta.

Muajin e kaluar, një studim i madh i bërë në Britani mbi rreziqet e shëndetit nga përdorimi i teknologjisë i quajtur "Mobile Telecommunications and Health Research", i financuar nga qeveria dhe burime të tjera, tregoi se "telefonat celularë nuk lidhen fare dhe nuk ka asnjë efekt negativ mbi shëndetin".

Por, drejtuesi i gjithë kësaj e pranoi se një pjesë e vogël e kërkimeve u bazua mbi njerëz që kishin përdorur telefonin për më shumë se dhjetë vjet.

Megjithatë, ai thotë se "ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë se kanceri mund të shfaqet brenda një periudhe të shkurtër kohe".

Por, gjithashtu, ai tha se nga investigimi zbuloi se mund të kishte një rritje të numrit të njerëzve të prekur nga tumoret në tru, nëse ata ekspozoheshin për më shumë se dhjetë vjet ndaj rrezatimeve që lëshojnë telefonat, gjë që i shtyu të bënin më shumë kërkime.

Studimi i ri

Studimi i ri, i udhëhequr nga dy profesorë suedezë, Lennart Hardell dhe Kjell Hansson Mild, hapi disa rrugë të reja për të marrë më shumë informacion.

Dy shkencëtarët bashkuan edhe rezultatet e 11 studimeve të tjera që ishin bërë më parë për zhvillimin e tumorit te njerëzit që kishin përdorur telefona celularë për më shumë se dhjetë vjet. Ata i bashkëngjitën kërkimeve të tyre edhe rezultatet nga studimet e bëra në Suedi, Danimarkë, Finlandë, Japoni, Gjermani, SHBA dhe Britani.

Ata gjetën se pothuajse të gjitha studimet kishin zbuluar një rrezik në rritje, sidomos në anën e kokës ku njerëzit vendosin telefonin e tyre celular. Pesë nga gjashtë studimet treguan se te këta njerëz mundësia për një tumor malinj në tru ishte më e madhe.

Po ashtu, ata gjetën se përdoruesit e rregullt kanë mundësi për të zhvilluar më shumë tumore se njerëzit e tjerë. Pas analizës së hollësishme, ata arritën në përfundimin se njerëzit që kanë përdorur telefonat e tyre për një dhjetëvjeçar ose më shumë janë 20 për qind më të prirur për të zhvilluar sëmundjet e veshit dhe 30 për qind për një tumor malinj.

Po ashtu, rreziku është shumë herë më i madh në anën e kokës, nga e cila telefoni është mbajtur më gjatë. Në fund, shkencëtarët thanë se "rezultat e studimit të fundit në përdorimin e telefonave celularë për më shumë se dhjetë vjet rrisin ndjeshëm rrezikun e kancerit malinj në kokë apo vesh".

Gjithashtu, ata shtuan se rreziku nuk mund të përjashtohet edhe për llojet e tjera të tumoreve të trurit. Ashtu si të tjerët, edhe Hardell e Mild ishin alarmuar nga rezultatet që kishin nxjerrë prej punës së gjatë në këtë fushë.

Edhe ata kishin arritur në përfundimin se njerëzit që e përdornin më shumë telefonin ishin rreth tri herë më të prirur për të zhvilluar malignant gliomas, se sa njerëzit e tjerë dhe rreth 5 herë për ta zhvilluar atë në anën ku ata mbajnë telefonin.

Për neuromat akustike gjetën se ekzistonte një rrezik tri-katër herë më i madh për të zhvilluar tumorin. Ata nxorën gjithashtu të vetmin studim edhe për efektet e përdorimit për një kohë të gjatë të telefonave pa fije dhe gjetën se kjo rriste rrezikun për të dyja tumoret.

Studimet e tyre sugjerojnë se të përdorësh një telefon të lëvizshëm apo ndryshe telefon celular për rreth 2000 orë ose më pak se një orë çdo ditë për dhjetë vjet, është mjaftueshëm për të rritur rrezikun.

Profesor Mild tregoi për "The Independent" se "gjithmonë më janë dukur të dyshimta paralajmërimet që thoshin se nuk ka rrezik nga përdorimi i gjatë i telefonave celularë. Ne arritën në përfundime të rëndësishme, se diçka mund të ndodhë pas dhjetë vjetësh".

Ai thotë se telefoni celular duhet përdorur sa më pak të jetë e mundur dhe sugjeron njerëzit për përdorimin e kufjeve e bërjen e telefonatave sa më të shkurtra, duke i rezervuar telefonatat e gjata për telefonat e shtëpisë.

Ai tha, gjithashtu, se telefoni celular nuk u duhet dhënë fëmijëve, pasi kafkat e tyre janë të holla dhe zhvillimi i sistemit nervor në vazhdim i bën ata më të prekshëm ndaj këtyre sëmundjeve.

Rreziku mund të jetë akoma më i madh, sipas asaj që sugjerojnë studimet dhe asaj që profesori Mild thotë, dhjetë vjet është minimumi i kohës që i duhet një kanceri të zhvillohet.

Gjithashtu, studiuesit kanë frikë se nëse studiojnë njerëz që kanë 15, 20 apo 30 vjet që përdorin një të tillë do të shohin se si sëmundjet do të zhvillohen në dekadat që vijnë, veçanërisht te njerëzit e rinj.

Profesori thotë gjithashtu se emetimi i rrezatimeve është ulur ndjeshëm qëkur telefoni i parë celular u shfaq shumë dhjetëvjeçarë më parë, të cilët sugjeronin se edhe rreziqet do të jenë më të vogla.

Po ashtu, ai rekomandon që të përdoren telefona që emetojmë sa më pak rreze që të jetë e mundur dhe thotë se njerëzit janë të ekspozuar edhe ndaj sistemeve të tjera që emetojnë valë të dëmshme, si për shembull sistemet Wi-Fi, që emetojnë shumë më pak rreze se telefoni celular.

Por, Shoqata e Operatorëve të Telefonisë së Lëvizshme tregon se këto nuk janë të dhëna të sakta dhe duhen më tepër studime të detajuara. Gjithashtu, shkencëtarët thonë se mund të ekzistojë edhe një lidhje mes alzhaimerit dhe sëmundjes së parkinsonit.

Për këtë arsye shumë vende në botë po mundohen të tregtojnë modele telefonash me rrezatim shumë të ulët, për të shmangur problemet me shëndetin.

Telefonat celularë: duhani i shekullit të 21

Neil Whitfield, një 49-vjeçar dhe baba i gjashtë fëmijëve, në vitin 2001 zbuloi se vuante nga një neuromë akustike, pasi kishte përdorur për shumë vite telefonin celular në anën e djathtë të kokës. Pikërisht në këtë anë ishte edhe vendi ku iu zhvillua neuroma.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë rast tjetër në familje që të vuante nga kjo sëmundje dhe kur ai e pyeti specialistin se nga çfarë mund t‘i shkaktohej kjo, doktori e kishte pyetur nëse kishte përdorur telefon celular. "Flisja rreth katër orë në ditë dhe kur e mbaja atë në kokë e ndieja sikur veshi më merrte flakë".

Ai shtoi gjithashtu se e humbi komplet dëgjimin në veshin e tij të djathtë dhe nuk shkoi në punë për 12 muaj rresht.

I paftë për t‘u kthyer në punën e tij të vjetër në marketing ai u bë mësues. "Kjo pati një efekt shkatërrues për familjen time. Telefonat celularë janë si duhani i shekullit të 21 dhe për këtë është e nevojshme që të tregojmë kujdes. Ju kurrë nuk do t‘u blinit fëmijëve një paketë cigare, por ju u blini atyre telefona që mund t‘u shkaktojnë dëme akoma edhe më të mëdha".
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Celularet shkaktojnë kancer në tru Empty Re: Celularet shkaktojnë kancer në tru

Mesazh  Zattoo 23.03.11 8:58

Një studim i ri flet për pasojat e përdorimit të celularit

Sipas një studimi të ri, një bisedë një orëshe me telefon celular shkakton rritje të aktivitetit biokimik tek përdoruesi. Studimi nuk thotë nëse kjo është gjë e mirë apo e keqe për shëndetin, por ai ka ringjallur debatin mbi sigurinë e telefonave celularë dhe ka bërë që të ndërmerren studime të tjera mbi efektet e telefonit celular tek truri.

Për shumicën prej nesh, është vështirë të mendohet jeta pa telefon celular. Telefonat celularë janë të pranishëm gjithandej. A ekziston mundësia që përdorimi i tyre të përbëjë rrezik për shëndetin? Dhjetëra vite studime mbi radioaktivitetin e celularëve që mund të shkaktojë tumore nuk kanë sjellë rezultate përfundimtare. Kompanitë e telefonave celularë ngulin këmbë se përdorimi i tyre nuk përbën problem. Studimi i ri i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë nuk i ka dhënë zgjidhje debatit, por ofron disa të dhëna që mund të studiohen më tej.

Në studim, mjekja Nora Volkow dhe kolegët e saj në Institutin Kombëtar të Drogave ka testuar 47 persona të shëndetshëm gjatë një periudhe një vjeçare.

Pjesëmarrësit kanë vendosur celularin në veshin e djathtë dhe të majtë. Njëri nga celularët mbahej i aktivizuar por volumi i ishte ulur fare, kurse tjetri ishte fikur. Pastaj pjesëmarrësit u testuan me celularë të fikur.

Ndërkohë që personat mbanin celularin në vesh, truri i tyre skanohej duke përdorur teknika të sofistikuara. Volkow thotë se truri i skanuar tregonte rritje të aktivitetit metabolik në qelizat që ishin më afër celularit.

“Pjesa e djathtë e trurit që ishte afër antenës tregonte rritjen më të madhe të metabolizmit në krahasim me kohën kur celulari ishte i fikur. Megjithëse radio frekuencat që vijnë nga teknologjia e celularit janë më të dobëta, ato janë të afta të aktivizojnë trurin e njeriut që ai të prodhojë efekt.”

Efekti i kësaj ishte një rritje prej 7 përqind në një ritëm në të cilin qelizat e trurit më afër antenës së aktivizuar të celularit shndërronin sheqerin në energji, një aktivitet normal. Dr. Giuseppe Esposito, ekspert i mjekësisë bërthamore, thotë se studimi tregon qartë se sinjalet e telefonave celularë mund të aktivizojnë qelizat e trurit.

“Studimi nuk sjell dëshmi se telefonat celularë mund të dëmtojnë trurin, ai vetëm tregon se ata mund ta stimulojnë trurin.”

Shumë studime kanë eksploruar lidhjen e mundshme mes përdorimit të telefonave celularë dhe kancerit të trurit. Skeptikët thonë se efektet mund të ndihen pas 5, 10 ose 15 vitesh.

Sipas Dr. Espositos, studimet më të mira shkencore ende nuk janë bërë.

"Ne duhet të bëjmë studime epidemiologjike të një shtrese të popullsisë që përdor telefonat celularë dhe pastaj të shohim se çfarë ndodh tek ata me kalimin e viteve.”

Ekspertët shpresojnë se studimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë do të ngjallë interesim të ri për studimin e sigurisë së celularëve.

“Ky është një studim interesant dhe me siguri do të nxisë studime tjera.”

Ekspertët thonë se ndërkohë që priten studime të tjera, njerëzit mund të pakësojmë rrezikun për shëndetin duke përdorur kufje, mbajtjen e telefonit larg trupit, dhe kufizimin e bisedave të gjata telefonike. /voa/
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Celularet shkaktojnë kancer në tru Empty Re: Celularet shkaktojnë kancer në tru

Mesazh  gjilanasi 01.06.11 22:27

Celularet shkaktojnë kancer në tru

Aparatët celularë janë potencialisht kancerogjenë, duke shtuar riskun për krijimin e mundshëm të tumorit në tru. Lajmi është konfirmuar për herë të parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që i referohet studimit të Agjensisë Ndërkombëtare të Kërkimit për Kancerin.

Sipas këtij studimi, valët e telefonit klasifikohen si kacerogjene: “Studimi arrin në konkluzion se nëse flet në celular për më shumë se gjysëm orë në ditë për dhjetë vjet, rrisku për lindjen e një lloji tumori të njohur si “gliomas” në trurin e vogel, mund të rritet mbi 40%.”

Megjithatë, ekspertët theksoijë se risku për prekjen nga kanceri mbetet i njëjtë si për përdoruesit e celulareve dhe për ata që nuk i përdorin ato. Kjo pasi nëse krahasojmë statistikat e personave të prekur nga kanceri që prej vitit 1980, e deri në ditët e sotme që përdoruesit e celulareve janë rritur ndjeshëm, nuk ka rritje të tyre.

Drejtori i agjensisë, Kristofer Wild, thekson se statistikat e publikuara në këtë studim janë alarmuese dhe se duhet të vënë në lëvizje qeveritë e pjeses më të madhe të shteteve, që të ndërmarrin masa pragmatike për të reduktuar sa të mundin këtë rrezik.

Shqetësimi bëhet edhe më i madh, thuhet në këtë studim, sidomos kur numri i përdoruesve të celularëve në botë përllogaritet në rreth 5 miljardë.

gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Celularet shkaktojnë kancer në tru Empty Re: Celularet shkaktojnë kancer në tru

Mesazh  gjinkalla2 02.06.11 8:30

????
gjinkalla2
gjinkalla2

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Celularet shkaktojnë kancer në tru Empty edhe kompjuteri eshte sikur telefoni

Mesazh  io 02.06.11 18:04

shum damtues i shendetit dhe i syve..
io
io

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Celularet shkaktojnë kancer në tru Empty Re: Celularet shkaktojnë kancer në tru

Mesazh  Berti69 28.07.11 22:26

Studim: Celulari nuk shkakton kancer

ani shkon një pikë në favor të studimeve për lidhshmërinë në mes të kancerit dhe telefonave celularë, pasi që nuk ka ndikim celulari tek fëmijët.

Sipas një studimi, ku morën pjesë 1,000 vetë në Ditarin e Institutit Kombëtar për Kancer ku u hulumtuan efektet e telefonave celularë në fëmijë dhe adoleshentë, duke krahasuar përdorimin e një grupi të diagnostifikuar me tumoret në tru kundër një grupi që përdornin telefona celularë të cilët ishin me shëndet.

Studimi ka një përfundim: “Mungesa e një mardhënieje të dukshme në konceptet e shpeshtësisë së përdorimit të telefonave celularë ose duke lokalizuar tumorin në tru kundërshton një lidhje të rastësishme.”

Ky është përfundimi i dalur së fundi nga studimi i lartpërmendur, i cili paraqet vazhdimin e polemikave në mes të kësaj çështjeje kaq të rëndësishme.

Nëse jeni duke u merakosur për ndonjë lidhshmëri të mundshme në mes të kancerit në tru dhe telefonave celularë, do të ishte mirë që të filloni të shkruani më shumë porosi tekstkuale
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Celularet shkaktojnë kancer në tru Empty Re: Celularet shkaktojnë kancer në tru

Mesazh  Zattoo 23.12.13 0:01

Ja cilat janë dëmet që shkakton wireless dhe valët e telefonit

Celularet shkaktojnë kancer në tru Wireless_359765

Interneti wireless ose interneti pa kabull përdor rrezatimin elektromagnetik për të dërguar sinjalet ose valët në kompjuterët tanë nëpërmjet disa mureve. Për këdo që ka afër shtëpisë, brenda shtëpisë ose në zyrë një aparat që transmeton këto valë atëherë ju jeni të ekspozuar plotësisht ndaj prekjes nga këto valë shkatërruese.

Ekspozimi ndaj rrezatimit të mikrovalëve ose siç e njohim ndryshe wireless (Wi-Fi) është në rritje, pasi ai është bërë mjeti kryesor i përçimit të informacionit dhe i komunikimit në botë. Kjo teknologji pothuajse ka “pushtuar” shtëpitë e çdo familjeje në perëndim, por së fundi po përhapet pa limit edhe në Shqipëri.

Ajo shkakton dëmtime të pakthyeshme të trurit, kancer, defekte në lindje, dështime dhe rritje anormale të kockave. Dy kategoritë më të rrezikuara të popullsisë janë fëmijët dhe gratë.

Të gjitha efektet negative në shëndet që sjell kjo teknologji janë të njohura dhe dokumentuara shkencërisht nga mjekësia në shumë vende të botës. Efektet biologjike jo vetëm të rrezikshme, por edhe vdekjeprurëse nga kjo teknologji janë mbajtur të fshehura për publikun në mënyrë që të ruhen fitimet e mëdha të kompanive që zotërojnë këtë biznes.

Profesori John Goldsmith, një konsulent i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bazuar në një studim tha se ekspozimi ndaj rrezatimit nga Wi-Fi është shndërruar në shkakun kryesor të dështimeve të shtatzënisë.

Edhe më alarmant është fakti se fëmijët janë shumë herë më të rrezikuar nga kjo teknologji. Truri i tyre thith 10 herë më shumë mikrovalë se sa të rriturit dhe kjo ngaqë indet e trurit dha palca kockore e tyre i thithin më shpejt për shkak të përmbajtjes më të lartë të ujit që kanë në përbërje.

Këto valë mund të shkaktojnë stres të përhershëm kronik dhe si rezultat dëme të pariparueshme në ADN-në e njeriut, e cila është shumë e ndjeshme ndaj stresit oksidativ. Ajo që në gjuhën shkencore quhet ADN-ja mitokondriale nuk mund të riparohet kurrë për shkak të përmbajtjes së saj të ulët të proteinave të histonit, dhe për këtë arsye çdo dëmtim gjenetik ose jo në ADN mund të transmetohet tek të gjithë brezat e mëvonshëm nëpërmjet nënës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka theksuar këto rreziqe në një raport 350 faqesh të njohur si “International Symposium Research Agreement 05-609-04" ("Efektet biologjike dhe dëmtimi i shëndetit nga rrezatimi mikrovalë. Efektet biologjike mbi shëndetin nga rrezatimi artificial i radio frekuencave mikrovalë"). Sipas faqes italiane “ilrostro.org” neni 28 i këtij raporti merret në mënyrë specifike me çështjet e lidhura me funksionin riprodhues. Ky dokument është klasifikuar si “Top Sekret” dhe përmbajtja e tij është fshehur nga OBSH-ja dhe Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi.

Nga një artikull të botuar nga revista italiane “Nexus” ne mësojmë se cilat janë rreziqet kryesore për fëmijët e ekspozuar ndaj përdorimit të telefonave celularë dhe teknologjisë Wi-Fi.

Rrezatimi ndikon deri në vdekje në procesin biologjik të rritjes së fetusit dhe të fëmijëve. Ja si ndikon në disa procese biologjie që duan kohë të zhvillohen:

- Shkatërron barrierat e kalimit të gjakut në tru; ato duan 18 muaj të formohen dhe mbrojnë trurin nga toksinat.

- Prek trurin, i cili do 20 vite të zhvillohet plotësisht dhe sipas shkencëtarëve telefonat celular dhe Wi-Fi e ngadalësojnë këtë proces deri në shkatërrim.

- Sistemi imun do 18 vite që të zhvillohet por nën ndikimin e mikrovalëve ky proces mund të marr trajtë tjetër. Palca e eshtrave dhe vetë eshtrat preken shumë shpejt nga këto valë për shkak të ndërtimit të tyre me fibra. Gjithashtu edhe qelizat e bardha të sistemit imun preken shpejt deri në pakësim.

- Kockat duan 28 vjet që të zhvillohen. Siç e thamë më sipër, përmbajtja e lartë e ujit tek fëmijët i bënë kockat e tyre të buta dhe shumë tërheqëse për rrezatimin e mikrovalëve. Palca e eshtrave prodhon qelizat e gjakut.

Imagjinoni këto efekte tek fëmijët nga 1 deri në 15 vjeç dhe rritjen e tyre. Me miliona njerëz janë në kontakt të përditshëm me këto valë.

Sipas parashikimit të shumë shkencëtarëve e mjekëve nëse përhapja e mikrovalëve do të vazhdojë me këtë ritëm, atëherë deri në 2020-ën epidemitë, kancerët e mutacionet gjenetike do të përhapen në të gjithë botën.

Në disa vende të botës, fatmirësisht janë ndërmarrë nisma ligjore për ta kufizuar përhapjen dhe përdorimin e telefonave celularë nga fëmijët për t’i mbajtur ata larg ndaj rrezatimit, por për ta shndërruar këtë në një nismë botërore duhet që e gjithë të ndërgjegjësohet.

Shkatërrimi i sistemit nervor qendror, rritja e epilepsisë, rritja në nivele alarmante e prapambetjes mendore, dobësimi deri në shkatërrim i imunitetit, dështimet, moszhvillimi i fetusit e shumë efekte të tjera negative të sipërpërmendura bënë që në vitin 2002 në Freiburg, Gjermani, rreth 36 mijë mjekë e shkencëtarë nga e gjithë bota të nënshkruanin një peticion për kufizimin e kësaj teknologjike që rrezikon të deformojë specien tonë mbi tokë.

Marrëveshja e Freiburgut është një apel mjekësor ndërkombëtar, por fatkeqësisht 12 vite më pas në shumë vende të botës dhe në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Interneti me valë po “pushton” çdo shesh e qoshe qytetesh, shkollash, universitetesh, kafenesh e shtëpish, duke e bërë kështu të pamundur shmangien e këtyre valëve.

Pra, çfarë të bëjmë? Si ta mbrojmë veten dhe sidomos fëmijët tanë nga ky kërcënim i padukshëm vdekjeprurës?

Po ju parashtroj disa këshilla praktike që sugjerohen nga shkencëtarët dhe që të gjithë kemi mundësi t’i zbatojmë në jetën tonë të përditshme:

1-Mos i lejoni fëmijët të përdorin telefona celularë, përveçse në rastet emergjente. SMS-të tolerohen, por edhe ato duhet të kufizohen. Në Francë, jo çuditërisht, janë të ndaluara të gjitha reklamat e telefonave celularë që kanë si target fëmijët nën 14 vjeç.

2-Përdorni gjithmonë kufje më kabull për të kryer telefonata (dhe ato të mos kenë pajisje që thith wreless). Edhe përdorimi i speakerphone është i rekomanduar.

3-Mos bëni thirrje telefonike në prani të këtyre valëve (afër aparateve që e transmetojnë e kompjuterëve) pasi ekspozimi ndaj këtyre valëve është disa fish më i lartë.

4- Përdoreni telefonin tuaj celular sa më pak të jetë e mundur në lëvizje, të tilla si me tren ose makinë. Rreziku i vazhdueshëm i rënies së sinjalit rrit në këto raste emetimin e rrezatimit.

5-Mos e mbani telefonin në vesh ose afër kokës gjatë thirrjeve, ku rrezatimi është më i fuqishëm.

6-Mos e mbani telefonin në xhepat e pantallonave, këmishëve apo xhaketave që vishni.

7-Ndryshoni veshin shpesh gjatë bisedës dhe më e rëndësishmja zvogëloni kohëzgjatjen e thirrjeve.

8-Përdorni sa më shumë të jetë e mundshme telefonat e linjat fikse dhe mesazhet e çastit me Skype apo programe të ngjashme në internet.

9-Mos flini kurrë me telefonin afër kokës dhe mos e përdorni atë për orë zgjimi.

10-Së fundi nëse ju doni të përdorini një celular për të komunikuar me botën rreth jush, zgjidhni një aparat sa më të thjeshtë dhe jo telefonat e zgjuar ose smartphon-ët, pasi këta të fundit i thithin mikrovalët në shumë mënyra edhe pa i futur fare në funksion.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Celularet shkaktojnë kancer në tru Empty Re: Celularet shkaktojnë kancer në tru

Mesazh  Luli 08.03.15 0:30

Wireless në telefon a mund të lidhet me rrezikun për kancer truri?


Suedezët të cilët flasin me telefon mobil për më shumë se 25 vjet, trefish më shumë i nënshtrohen rrezikut të kancerit të trurit krahasuar me ata që përdorin telefonin me wireless për më pak vjet, tregon një studim i ri.

Mundësia për t’u zhvilluar glioma, tumor malinj i indit glial i sistemit nervor, kancer truri vdekjeprurës, rritet për orë dhe vite të përdorimit, hulumtuesit raportojnë në gazetën Pathophysiology.

“Rreziku është tri herë më i lartë pas 25 vjet të përdorimit. Ne mund të shohim këtë qarë”, thot kërkuesi kryesorë Dr. Lennart Hardell për Reuters-Shëndetësi, përmes telefonit.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Celularet shkaktojnë kancer në tru Empty Re: Celularet shkaktojnë kancer në tru

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi