EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Homo tecnologicus

3 posters

Shko poshtë

Homo tecnologicus Empty Homo tecnologicus

Mesazh  Luli 06.01.11 1:21

Homo tecnologicus, zhytje ne mesjete ?

Homo tecnologicus Modern10

Ne kohet e sotme, perhere e me te teper, verehen ndryshime te rendesishme socio- kulturore te cilat po i japin jete nje njeriu te ri. Perparimi i shpejte teknologjik sjell edhe menyra te tjera te perceptimit te realitetit. Tashme eshte teknologjia ajo qe kushtezon jashte mase perceptimin e realitetit, interneti ne vecanti.

Te shumte jane ata, qe flasin per lindjen e rritjen e homo tecnologicus, njeriu i ri i cili varet plotesisht nga teknologjia, jo vetem persa i perket mbijeteses, por vete formimit kulturor e deri tek perceptimi i realitetit.

Ky koncept nenkupton per fat te keq a te mire, se vete struktura sociale do i nenshtrohet teknologjise ne formimin e hierarkive ne shoqeri. Paria, ashtu si e tregoi kriza ekonomike mbareboterore , duket se do jete Pari teknokratike, shtresa aktive qe dominon teknologjine ndersa nga ana tjeter duket se kemi gjithe te tjeret, shtresa pasive qe i nenshtrohet teknologjise.

Kjo ndarje eshte e krahasueshme me ndarjen qe krijon homo religiosus, nga nje ane kleriket e nga ana tjeter gjithe te tjeret. Vete shtresa e mesme, jetike per demokracine tashme po humb perhere e me teper kuptimin, meqe 70-80% e nje shoqerie nuk ka si te quhet shtrese e mesme.
Po njesoj ndodhi me homo religiosus ne mesjete.

Persa kohe ne mesjete qe kish ‘homo religiosus’, kishte nje klase klerikalo- feudale qe formonte majen e gjithe te tjeret. Ata ne fakt zoteronin edhe shkrimin e dijet, te tjeret ishin analfabete.

Sot Irani , pavaresisht ndryshimeve ekonomike, ka nje kaste klerikalo-industrialistesh, qe dominon.

Keshtu homo tecnologicus, do i jape jete, klerikeve teknokrate (qe nga financa e cila varet plotesisht nga teknologjia e deri tek pronaret e mediave) dhe gjithe te tjeret.

Po ashtu paralelizmi eshte i ngjashem edhe ne aspektin tjeter. Ne kohen kristiane, mund te themi se kisha krijonte fenomene masive (si kryqezatat,pelegrinazhet), nderkaq vete jeta rrotullohej rreth kishes, keshtu qe mijra e mijra kisha anembane Europes, luanin rolin kulturor te mijra e mijra televizioneve te sotshem.

Pra vendosja e kishave ne cdo fshat e qytet europian , jeta qe rrotullohej rreth kishes e kultura biblike , gjejne paralelizem sot tek media anenmbane e kultura mediatike qe po perhapet ngadale.

Ne mes ketyre dy epokave te fenomeneve masive, secila me metoden e vet, kishat dje , mediat sot, kemi ‘epoken e shkelqyer’ qe po perendon, ate qe filloi me protestanizmin me 1525, vazhdoi me konsolidimin e konceptit te shtetit modern,me 1648, me revolucionin francez 1789 e shtetin-komb per ta quajtur mbase te perfunduar ne 1992, me rrezimin e Sovjetikeve e krijimin e Komunitetin Europian ne kuptimin politik.

Pra ‘epoka e shkelqyer’ plot 5 shekuj, i takon epokes se ndarjeve, percarjeve, krijimit e konsolidimit te subkulturave kristiane qe kulminoi ne shtetet kombetare, e faktikisht epoka e shteteve kombetare eshte edhe epoka e shkelqimit europian ne cdo fushe.

Keshtu mund te flasim per ciklin e ri, te fenomeneve masive, kesaj radhe fale mediave.
I bie,qe c’eshte krijuar ne keto 5 shekuj te rrenohet, perfshire edhe demokracine sic konceptohej kjo ne shek 19 e 20.

Ndersa ne sferen shqiptare, do kemi shkombetarizim masiv, humbje te kultures shqiptare apo asaj pjese te madhe qe do jete e padobishme sidomos ajo e shkruar dhe ‘fatkeqesine’ (persa mund te vleresohet e tille) qe te mos themi kurre: Ne arritem te jetonim ne nje demokraci te mirefillte.

Hylli
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Homo tecnologicus Empty Re: Homo tecnologicus

Mesazh  Zattoo 06.01.11 12:05

Varësia nga pajisjet dhe interneti sikurse nga drogat

Gjenerata e sotme është e varur nga pajisjet teknologjike, pohojnë shkencëtarët.

Një studim i fundit ka treguar që tek njerëzit të cilët kalojnë 24 orë pa telefon mobil ose pa internet paraqiten simptomat e ngjashme sikurse tek të varurit nga drogat, të cilët tentojnë të shërohen, përcjell “Daily Telegraph”.

Sot është pothuajse e pamundur për njerëzit që ta kalojnë ditën pa telefon mobil, iPod, internet apo pa TV.

Në studimin e kryer nga ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve në Britani të Madhe, në të cilin kanë marrë pjesë 125 studentë, u dëshmua që njerëzit thjesht janë të “varur” nga pajisjet teknologjike.

Të anketuarit gjatë hulumtimit janë urdhëruar që të kalojnë 24 orë pa telefon mobil, e-mail, Facebook, Twitter, apo rrjete të tjera sociale. Po ashtu, 24 orë nuk kanë guxuar as të shikojnë TV, apo të dëgjojnë radio ose të lexojnë gazeta. Ishin të privuar nga të gjitha informatat.
Për ta kjo ishte një detyrë aspak e lehtë. Pas vetëm disa orësh tek shumica e të anketuarve u paraqitën simptomat e ngjashme sikur tek duhanpirësit e pasionuar, të cilët përpiqet ta “lënë” cigaren.

Disa vullnetarë kanë theksuar se janë ndier sikurse janë duke provuar të lënë ndonjë drogë të rëndë, ndërsa disa të tjerë kanë thënë që janë ndier sikur të ishin në dietë.

“Kemi vërejtur jo vetëm simptoma psikike, por edhe fizike”, tha udhëheqësi i studimit, Roman Gerodimos.

Ai theksoi që të anketuarit gjatë 24 orëve kanë shkruar ndjenjat e tyre dhe shumica kanë theksuar që kanë ndier ankth, mundim dhe nervozë.

Megjithatë, kishte edhe të atillë që këto 24 orë i kishin shfrytëzuar për të vizituar miqtë, të cilët nuk i kishin parë një kohë të gjatë, ose kishin shkuar në shëtitje dhe pas shumë kohësh në vend të muzikës së zhurmshme e cila del nga iPodët e tyre kanë dëgjuar cicërimat e zogjve.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Homo tecnologicus Empty Re: Homo tecnologicus

Mesazh  Berti69 25.03.11 21:03

Teknologjia, shkaktare e pagjumësisë tek të rinjtë

Duhej të ishin plot energji, por në fakt shpesh lënë pas dore shkollën, "luftojnë gjithë ditën me qepallat që duan të mbyllen dhe rigjallërohen vetëm para Facebook-ut. Këta janë adoleshentët e sotëm, që flenë shumë pak, pothuajse gjithmonë për faj të teknologjisë.

Tashmë interneti, celulari, televizori kanë zënë vend në dhomën e gjumit të adoleshentëve dhe një natë me gjumë të plotë është e pazakontë për shumicën e tyre. Ishte kjo një ndër arsyet që Dita Ndërkombëtare e Gjumit (18 mars) në vendet e Evropës u dedikohej pikërisht të rinjve, në përpjekje për t'i bërë të kuptojnë rëndësinë e gjumit.

Sipas të dhënave të publikuara nga National Sleep Foundation në Amrikë, mesatarisht fëmijët e shkollës tetëvjeçare flenë një orë e gjysmë më pak sesa duhet, ndërsa 1 në 10 fle më pak se 6 orë në natë.

Sindroma e gjumit të pamjaftueshëm

"Të rinjtë deri në moshën 30 vjeç janë shpesh viktima të sindromës së gjumit të pamjaftueshëm, një shqetësim i provokuar nga reduktimi vullnetar i orëve të gjumit", thotë Fabio Cirignota, shef i Qendrës Mjekësore të Gjumit në Bolonja të Italisë. "Ajo që në këto raste mungon, është një edukatë korrekte e gjumit, për shkak të zakoneve të këqija të ditës. Në këto raste, të flesh gjumë bëhet një sfidë e vërtetë.

Si këshillë në këto raste vlen që të gjenden aktivitete relaksuese dhe të shmangen shqetësimet e ditës, pasi çdo gjë që e detyron trurin të rrijë aktiv, largon njëkohësisht edhe gjumin.

Në këto raste i duhet thënë jo studimit apo aktiviteteve fizike në mbrëmje dhe duhen "përzënë" nga dhoma e gjumit kompjuteri dhe celulari, teknologji aktive shumë më të dëmshme se një film në televizor.

Kjo është pikërisht ajo që nuk arrijnë të bëjnë të rinjtë sot, të cilët, sipas të dhënave të publikuara në SHBA, në kohën para gjumit, mesatarisht më shumë se 1 në dy adoleshentë lundron në internet, flet apo dërgon mesazhe me celular, ndërsa 1 në 10 zgjohet pothuajse çdo natë nga e-mailet apo sms-të.

Të rriturit preferojnë televizorin, i cili tashmë ndodhet në 95 për qind të dhomave të gjumit, por kjo e dëmton më pak cilësinë e gjumit, duke parë që vetëm 10 % e të rriturve ankohen për përgjumje gjatë ditës në krahasim me 20 për qind të të rinjve.

"Përgjumja gjatë ditës është tregues i një gjumi të pamjaftueshëm. Secili ka nevojë për një numër të caktuar orësh gjumi (kjo e përcaktuar gjenetikisht).

Fatkeqësisht, shumë njerëz mendojnë që të flesh mjaftueshëm është diçka relative, por studimet kanë treguar se kush fle pak, rrezikon të shtojë në peshë, të ketë rritje të presionit të gjakut e glicemisë, rritim, ankth dhe çrregullim të humorit.

Një tjetër "pikë e nxehtë" që lidhet me gjumin e pamjaftueshëm janë edhe aksidentet rrugore. Sipas një studimi të bërë me rreth 300 të rinj, është vënë re se aksidentet me makinë, të rënda apo jo, janë më të shpeshta tek personat që flenë më pak.

Por, a ekziston mundësia që adoleshentët, shpeshherë edhe rebelë, të kuptojnë që duhet të pushojnë më shumë. Ekspertët nuk janë pesimistë.

"Studimi ynë ka treguar se të rinjtë e dinë shumë mirë që p.sh. të qenit i përgjumur renditet ndër shkaqet kryesore të aksidenteve që ndodhin të shtunave mbrëma, pas shpejtësisë tej normave dhe përdorimit të drogave. Fëmijët duhet të edukohen që herët me rregullat e gjumit", përfundojnë ekspertët.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Homo tecnologicus Empty Re: Homo tecnologicus

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi