EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ksenoglosia

2 posters

Shko poshtë

Ksenoglosia Empty Ksenoglosia

Mesazh  Elizza 02.01.11 19:00

Ksenoglosia



Ksenoglosia (/ˈziːnɵɡlɒsi/ ose /zɛnɵɡlɒsi/) është fenomen i supozuar paranormal në të cilin një person është i aftë të flasë ose të shkruajë një gjuhë që ai/ajo nuk mund ta ketë fituar me mjete natyrore. Për shembull, një person i cili flet rrjedhshëm gjermanisht, por që asnjëherë nuk e ka studiuar atë, pa qenë kurrë në një vend gjermanisht-folës, dhe kurrë pa u lidhur me folës të gjermanishtes. Ekzistenca e ksenoglosisë nuk është pranuar përgjithësisht nga gjuhëtarët dhe psikologët (Samarin 1976, Thomason 1984, 1987, 1996). Megjithatë, Ian Stevenson - psikiatër dhe studiues paranormal ka dokumentuar disa raste që ai e konsideron autentike.
Fjala ksenoglosi rrjedh nga greqishtja ξένος (xenos - e huaj) dhe γλῶσσα (glossa - gjuhë, e folur)

Të folurit e një gjuhe të panjohur është ndoshta fenomen më mbreslënës se sa të shkruarit e saj. Kujtimet në nënndërgjegjëje mund të llogariten si riprodhime të rastit të fjalive të huaja, por shpjegimi bëhet më i vështirë nëse e shtojmë edhe problemin e intonacionit, pasi që kërkon një memorie auditive, nënndërgjegjja ruan fragmentet e gjuhëve të çuditshme të dëgjuara vërtetë diku, në një kohë.

Në mesjetë të folurit e një gjuhë të huaj ishte një nga katër shenjat kryesore të pranisë së një demoni. Murgeshat Ursuline të Loudon (sipas historisë së hershme të tyre, 1634) flisnin latinisht, greqisht, turqisht, spanjisht, dhe një gjuhë amtare amerikane dhe pranuan se kishin qenë të fiksuara nga djalli.

Ka shumë raste të raportuara të të rriturve dhe fëmijëve duke folur dhe duke shkruar në gjuhë që ata kurrë nuk e kanë mësuar. Ndonjëherë kjo ndodh spontanisht, por ndodh edhe kur njerëzit janë nën hipnozë, apo në një gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes. Në disa raste, flasin vetëm disa fjalë, por në raste të tjera këta individë janë në gjendje të flasin rrjedhshëm dhe të bisedojnë me folsit e asaj gjuhe apo dialekti që ndoshta nuk janë përdorur për shekuj me radhë.

Mendimet për këtë fenomen janë të ndryshme. Disa mendojnë se të folurit e një gjuhe të huaj të pa dëgjuar, mund të ketë lidhje me jetën e përparshme, se personi mund të ketë jetuar në një kohë tjetër apo edhe 'çrregullim mendor'... por nuk mungojnë edhe rastet kur ky fenomen shpjegohet si mashtrim i qëllimshëm ose se personi ka mësuar në fëmijërinë e hershme një gjuhë pa qenë i vetëdijshëm...

Dr. Ian Stevenson, një shkenctar i respektuar në SHBA, ka kryer hulumtime të specializuara për këtë temë dhe më 1974 ka botuar librin me të njëjtin titull. Në të përshkruhet rasti i një gruaje amerikane, 37 vjeçare. Nën hipnozë ajo përjetonte ndryshim të plotë të zërit dhe të personalitetit si një mashkull. Ajo fliste rrjedhshëm suedisht, që me vetëdije normale nuk e kuptonte as nuk e fliste këtë gjuhë.

Ky rast ishte nën kujdesin e drejtpërsrejtë të Dr. Stivenson për tetë vjet. Studimi përfshinte gjuhëtarë, shkenctarë dhe ekspertë, por u hodh posht nga një numër arsyesh substanciale.

Në disa raste subjektet nën ekstazë kanë folur gjuhë ose dialekte të cilat nuk janë më në përdorim, ose të njohura vetëm nga disa ekspertë.

Ka mijëra raste të ksenoglosisë, me qindra janë dokumentuar, por shkenctarët e besueshëm dhe studiuesit psikik me metodat shkencore që kanë përdorur thonë se ka vetëm dy shpjegime të mundshme, kontaktimi me një frymë dhe kujtimet e jetës së kaluar.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ksenoglosia Empty Re: Ksenoglosia

Mesazh  Berti69 12.09.17 22:25

Ky fenomen eshte shpesh here i lidhur edhe me posedim te personit nga nje entitet (demon, elemental, xhind etj).
Kisha katolike kur shfaqet ky fenomen te ndonje individ e konsideron si pushtim nga djalli dhe zakonisht e praktikon ekzorcizmin.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi