Si ta shëroni vetveten?
Faqja 1 e 1
Si ta shëroni vetveten?
Si ta shëroni vetveten?
Mësohuni që ju vetë ta shëroni veten, këtë mund ta bëni, unë personalisht ende deri më sot askënd nuk e kam shëruar. Ftoni në ndihmë aftësitë e brendshme që t'ju shërbejnë nevojave tuaja shpirtërore dhe fizike ..."
Kështu thoshte farmacisti i njohur francez nga Nansi, Emil Kue (1857-1926), që cilësohet si zbuluesi dhe praktikuesi i parë bashkëkohor i metodës autogjene të shërimit përmes autosugiestionit.
Zbulimi i fuqisë shëruese të autosugjestionit nga Kue, sikur e thotë edhe vet, ishte i rastësishëm. Deri sa punonte në barnatoren personale, erdhi një njeri dhe kërkoi nga ai një bar, që me rregulla ligjore mund të jepej vetëm me recetë të mjekut. Për të mos e refuzuar, Kue ia dha një shishe me ujë të distiluar duke e bindur se ky është bari më i mirë dhe e porositi ta përdorte sipas rekomandimit.
Pas një jave, i njëjti njeri, po tani i shëruar, e falënderoi farmacistin duke i thënë se bari ka ndihmuar shumë. Pasi ka bërë edhe disa eksperimente, rezultatet ishin të njëjta. Pas shumë rasteve faktike, Kue thellohet në hulumtimin më të thuktë të këtij fenomeni, dhe, më në fund, themelon metodën e tij origjinale të quajtur "shërimi përmes autosugjestionit", e cila edhe sot e kësaj dite, nga psikologjia dhe psikiatria bashkëkohore pranohet si metodë efektive e quajtur "place-boefekti".
Metoda autosugjestive e Kues ishte tejet e thjeshtë dhe mbështetej në formulën "Nga dita në ditë, në çdo aspekt, jam mirë e më mirë". Këto fjalë duhet të thuhen nga 20 herë në ditë, dhe atë në mëngjes, posa të zgjoheni nga gjumi, dhe në mbrëmje, para fjetjes.
Kuptimi racional i autosugjestionit
Tanimë, nuk ekziston as dyshimi më i vogël, se njeriu si qenie e përsosur në Univers, ndërtohet nga dy komponente esenciale, që, si për nga kualiteti, ashtu edhe funksionalisteti, janë antipod i njëra-tjetrës.
Pra, jemi qenie fizike-materiale, dhe psikike-jomateriale, ose shpirtërore. Si qenie psikike, jomateriale, sërish ndërrohemi nga dy të kundërtat: pjesës së mendjes së vetëdijshme, objektive, dhe asaj të ndërvetëdijshme, ose subjektive.
Pjesa e vetëdijshme e mendjes tonë mund ta përshkruajë atë si racionale, inteligjente dhe e pjekur. Me pjesën tonë të vetëdijshme të mendjes ne jemi të vetëdijshëm për veprimet dhe mendimet tona. Mendja e vetëdijshme ka aftësi të sjellë vendime të pjekura dhe gjykimin e vetë duke saktësuar informacionet ekzistuese në çfarëdo situate.
Në të kundërtën e kësaj, mendja e ndërvetëdijshme vepron në nivelin reaktiv, pa mundësi gjykimi dhe duke i pranuar të gjitha. Edhe kjo mendje e jona ka detrë që ta njohë rrethin e vet, por duke mos i shfrytëzuar të pesë shqisat ekzistuese. Me fjalë të tjera ndërvetëdija sheh me ndihmën e intuitës dhe paraqet selinë e të gjitha ndjenjave dhe deponë e kujtimeve tona.
Çka janë afirmimet?
Afirmimet janë fjalë apo fjali në formë të gjykimve apo konkludimeve me përmbajtje pozitive, që ne, të vetëdijshëm, përmes autosugjestionit i mbjellim në ndërvetëdijen tonë për të korrur më vonë rezultatet pozitive të saj. Kuptimet përmes fjalëve, sikur në bindje, krijohen si afirmim, po ashtu, dhe gjendja e jonë e lartë spirituale gjithnjë krijon realitetin pozitiv.
P.sh. "Unë jam njeriu më i lumtur", "Unë pa kurrfarë pengese i realizoj qëllimet e mia jetësore", "Unë kam aftësi të pakufishme intelektuale", "Unë jam njeriu më i pasur në botë" etj. Ato, praktikisht duhet të kenë efektin e ndërrimit të gjykimeve dhe ndjenjave tuaja negative në pozitive. Ato janë mendime tuaja pozitive, të cilat pas përsëritjes së pandërprerë në mënyrë të natyrshme, e bëjnë punën e tyre: krijojnë ngjarje pozitive.
Një gram praktikë vlen sa një tonelatë libra!
Uluni në një vend të qetë, e nëse preferoni, mund ta bëni edhe të shtrirë. Merrni frymë thellë së paku tri herë dhe lëshojeni gradualisht ajrin. Më pas, koncentrohuni në të gjitha pjesët e trupit duke përjetuar relaksimin e plotë të tyre.
Fillimisht, kjo procedurë bëhet pjesërisht, kurse më vonë, posa ta arrijmë eksperiencën e duhur, menjëherë mund të shkojmë me tërë trupin. Pasi të jemi relaksuar në tërësi, mbyllim sytë dhe me zë të ulët, së paku nga 40 herë, fillojmë t'i pëshpërisim me vete afirmimet që më parë i kemi përcaktuar.
Autosugjestioni, mund të praktikohet në çdo kohë dhe në çdo moment, kur ju jeni më të disponuar, por më shumë preferohet natën, para fjetjes dhe në mëngjes posa të zgjoheni. Edhe ky kusht nuk është i rastësishëm, sepse, pikërisht natën, para gjumit dhe në mëngjes, posa të zgjohemi, barrierat e filtrit të procedimit të sugjestioneve nga vetëdija në ndërvetëdije, janë më të hapura.
Ky kanal i marrje-dhënies së ndërsjellë, ndërmjet dy kufijve ekstrem, kontrollohet nga EGO-ja jonë, e cila në këto situata konkrete fillon të kotet, duke e humbur ashpërsinë e kritereve të forta të përzgjedhjes së informatave që kanalizohen. Sa për kuriozitet, Hitleri, si anëtar besnik i një sekti magjizezë gjermane të quajtur "Tula", e ka ditur mirë këtë rrethanë, andaj janë të njohura fjalimet e tij të zjarrta ideologjike të mbajtura natën.
Tek formulimi dhe përmbajtja e afirmimeve, edhe një rrethanë është tejet e rëndësishme: ato duhet bërë në vetën e parë dhe, gjithnjë, në kohën e tanishme. (Unë jam...). Është ashtu, sepse ndërvetëdija jonë nuk i nënshtrohet ligjeve të logjikës hapësinor-kohor, ajo e njeh të tashmen dhe vetëm të tashme. Këtu edhe bëhen gabimet më të shpeshta në praktikë.
Përveç metodës së përshkruar si më lart, ekistojnë edhe disa mënyra të aplikimit të afirmimeve përmes autosugjestionit. Në praktikë, si tejet efikase është treguar edhe incizimi dhe dëgjimi i tyre nga kaseta.
Kjo metodë e dëgjimit të kasetës, posaçërisht është i përshtatshëm kur keni pak kohë. Kasetën e përgatitur me afirmimin e incizuar, mund ta dëgjoni: derisa ngisni automobilin; i kryeni punët e shtëpisë, apo çfarëdo pune tjetër rutinore, e cila nukkërkon përqendrim të madh. Natyrisht, më së mirë është që kasetën ta dëgjoni në gjendje relaksimi, siç e përshkruam si më parë.
Nga Adnan Abrashi

Xhemajl- 187
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi