EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse e lejuam??!!

+8
ILIRA
Fakiri
DarkMaster
Mallfoi
Albi4all
Xhemajl
Odin
yasmin
12 posters

Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Pse e lejuam??!!

Mesazh  yasmin 04.12.10 1:23

Te gjithe shqiptaret e dine qe pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise me 28 Nentor 1912, ne dhjetor te ketij viti u mblodh Konferenca e Ambasadoreve ne Londer nga gjashte fuqite e medha:Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia nen kryesimin e ministrit te jashtem te britanise se madhe,me qellim shqyrtimin e ceshtjes shqiptare ne dy aspekte; politiko-juridike dhe caktimin e kufijve....

Fuqite e medha kishin interesa te ndryshme; Rusia ishte per copetimin e Shqiperise, kjo kundershtohej nga Austro-Hungari dhe Italia jo se na donin por sepse nuk u interesonte qe te shtohej me tej zgjerimi sllav dhe ndikimi i Rusise ne Ballkan...

Per nje kohe te gjate kjo konference u morr me caktimin e kufinjve te Shqiperise, ku pas bisedimeve te gjata dhe parapskenave djallezore u vendos perfundimisht mbi kufijte e Shqiperise, duke sanksionuar shkeputjen perfundimtare nga trungu amtar shqiptar: Kosoven, tokat shqiptare ne Maqedoni dhe Camerine.

Ne kundershtim me cdo kriter etnik afersisht gjysma e territorit dhe e popullsise shqiptare iu aneksua shteteve barbare te huaja:serbise, malit te zi, maqedonise dhe greqise duke u iu bere nje padrejtesi e madhe kombit tone....

Nuk ka shqiptare qe nuk e di kete padrejtesi te madhe qe na u be,por ajo qe mua me mundon shume eshte nje pyetje:si ka mundesi qe e lejuam nje padrejtesi te tille,ku ishim ne shqiptaret,ku ishin ata burra te forte shqiptare????..

Ndonje prej jush do mendoje qe ashtu ishin rrethanat dhe nuk kishte nje zgjidhje me te mire keshtu qe duhej pranuar kjo...por une them qe JO, kjo ishte dhe eshte akoma e papranueshme..ka gjithmone nje zgjidhje me te mire sesa pranimi i ndarjes se tokave tona shqiptare, mjaftonte ta kerkonim ate dhe te mos rrinim si dele teksa ujku bente kerdine ndaj nesh i veshur me petkun e qingjit...

Si ka mundesi qe ne SHQIPTARET e lejuam nje padrejtesi te tille??? Si eshte e mundur qe ne si popull i lashte qe jemi, si pasardhes te Pellazgeve, Ilireve te lejonim qe te binin ne duart e barbareve???

Sa turp do u vinte Pellazgeve nga ne sikur te ishin gjalle....Pse i lejuam te na ndajne....

Mos ndoshta ishim te dobet atehere-do mendoje ndonje nga ju..por nuk eshte se politikisht jemi te forte tani, keshtu qe neser nese mblidhet nje konference si ajo e londres dhe iu teket perseri te ndajne Shqiperine edhe me teper mund ta bejne perseri kete, cfare i pengon kur me ne kane bere gjithmone si kane dashur....

Nuk dua te zgjatem me histori dhe me komente personale, dua te di nga ju nje mendim ne lidhje me kete pyetje qe me ngacmon tej mase botekuptimin tim: PSE I LEJUAM???????




yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Odin 04.12.10 19:31

1 - I lejuam sepse ishim te pafuqishem dhe nuk kishim asnje mik natyrore siç kane te tjeret.
2 - Evropa nuk donte qe ne zemren e saj te krijohej nje shtet mysliman.

Keto mendoj qe jane kryesoret ato qe shkaktuan ne ndarjen e trojeve tona.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Xhemajl 04.12.10 19:46

I lejuam sepse shumica e popullsise ishim te pashkolluar, fqinjet deshironin qe te na ndanin, coptonin trojet tona, bënin propaganda nder me te ndryshmet dhe kjo ndohte se popullsia ishte e pashkolluar dhe nuk i kuptonin.
SHBA gjithmon kishte qenë me ne po në ate kohe ishin duke ju besuar propagandave te armiqve tane.
Po ashtu pajtohna edhe me arsyet e hokus-pukus.

Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Albi4all 04.12.10 22:15

i lejum se te gjith deshironim te beheshim princer e mbreter
formimi i shum pricipatave i shum shteteve ju mundsoi vendeve ta coptonin ma let
si sllavet e somanet
ta kishin vetem 1 parim te shqiptaret perqaj e sundo
Albi4all
Albi4all

“Kur të shohësh një njeri të mirë, mundohu të tejkalosh
shembullin e tij, kur të shohësh ndonjë njeri të keq, kthehu e
hulumtoje veten mos i ke edhe ti të njëjtat të meta.”

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Mallfoi 04.12.10 23:07

Ne ishim nje shtet komplet i pafuqishem dhe i pashkolluar sic thane parafolesit e mi dhe nje shtet i "sapoformuar" eshte i pafuqishem duke menduar qe pavarsine e fituam me gjak. Ka qen viti 1912 dhe superfuqite e asaj kohe ishin kundra Shqiperise. Atehere si mund, kjo Shqiperia, e dehur nga pavarsia qe me ne fund pas 500 vjetesh u be, te arrije e te kundershtoje superfuqite e medha? Ne krye te saj qendronin njerez me shkolle dhe e dinin se nuk mund t'u kunderviheshin, sepse do e pesonin me keq.. Te pakten keshtu e mendoj une
Mallfoi
Mallfoi

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  DarkMaster 04.12.10 23:07

Une mendoj qe fuqite e mdha nuk pyesnin fare donim apo jo ne prandaj ne e pranuam ate zgjidhe sepse mund te kishte me keq ...
DarkMaster
DarkMaster

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Fakiri 05.12.10 20:37

xhemajl shkruajti:I lejuam sepse shumica e popullsise ishim te pashkolluar, fqinjet deshironin qe te na ndanin, coptonin trojet tona, bënin propaganda nder me te ndryshmet dhe kjo ndohte se popullsia ishte e pashkolluar dhe nuk i kuptonin.
SHBA gjithmon kishte qenë me ne po në ate kohe ishin duke ju besuar propagandave te armiqve tane.
Po ashtu pajtohna edhe me arsyet e hokus-pukus.

Në qoftës në atë kohë populli jonë ishte i pashkolluar gjë që unë nuk e pranojë sikur argument ..është bërë ndarja e shqipëris ,sepse populli asnjë herë ne historin e krijimit të tij nuk është pyetur farre dhe atë jo vetëm populli shqiptarë po asnjë populli nuk pyetët për vendimi e saj.Edhe në qoftëse e marrim sikur argument mos shkollimi i popullit tonë pati për pasojë ndarjen e saj,atëherë ku është ky populli i sodit që është i arsimuar ,ky popull që ka tre,katër akademi të shkencave për të ribashkuar shqipërinë.Në qoftëse dersa ishimi të pa arsimuar mund të pajtojesha duke akuzuar EVROPËN atë lavire të vjetër që ma ndau vendin duke ja dhënë pjesët më të mira të saj dreqit dhe të birit por tash unë nuk mundem të bëj akuza të tilla ndaj asaj lavire plakë sepse vetë jam dëshmitar i kësaj ndarje që ai populli i pa arsimuar i pashkolluar me urtësin që e kishti dhunti nga i madhi Zot kur nuk e pranojnë një coptim të tillë,ndërsa sod populli me arsimim të lartë njerzë me titujë shkencor pra akademik të lartë në mënyrë më demokratike duke organizuar referendume e bënë de fakto dhe de juro ndarjen e saj duke thënë se kjo është "vullneti i popullit"sikur që është krijimi i shtetit të Kosovës,Ilirida,lugina e Preshevës,Bujanovcit dhe Medvegjës ....shqiptarët në Mal të Zi ...në Tregun e Ri (Jenipazar).Lus Zotin e Madhë që ta rruajë Shqipërin nga këta njerzë me shkollim të lartë dhe me tituj shkencor.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty pershendetje

Mesazh  ILIRA 06.12.10 13:07

"Pse e lejuam" ????? Pervec faktit qe aty ishin fuqite e medha qe kishin vendosur, plus qe ishim shtet newborn, dhe si gjithmone ne historine tone njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit, gjithashtu 500 vjet roberi ,,,, kaq besoj jane mjaftueshem per ta kuptuar.
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Xhulia123 14.01.11 15:41

ILIRA shkruajti:"Pse e lejuam" ????? Pervec faktit qe aty ishin fuqite e medha qe kishin vendosur, plus qe ishim shtet newborn, dhe si gjithmone ne historine tone njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit, gjithashtu 500 vjet roberi ,,,, kaq besoj jane mjaftueshem per ta kuptuar.

i bashkohem mendimit tend dhe te tjereve. mos te harrojme se situata ishte e veshtire, pasi Shqiperia luftoi aq sa i kishte mundesite per ate kohe. mendoni sa njerez u sakrifikuan per te bere qe te pakten te kishim nje shtet sic e kemi tani, dhe keto nuk jane thjesht fjale te marra nga nje vjershe per deshmoret. populli shqiptar ka vuajtur shume dhe nuk me duket shume me vend qe t'a kapim inatin me te se pse nuk beri asgje, pasi ka bere me te miren e tij me kushtet qe kishte. i keni pare lufterat qe behen ende sot per Rripin e Gazes? mund te kishim perfunduar keshtu. sic thote shprehja: "Me mire nje fund i tmerrshem, sesa nje tmerr i pafund..."
Xhulia123
Xhulia123

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Muratori 15.01.11 13:32

E vetmja gje perse e lejuam ose perse jane te gjithe kunder nesh eshte vetem nje pergjigje: Komplote kunder shqiptarve e sidomos verioret .
Muratori
Muratori

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  yasmin 15.01.11 16:14

Do isha e lumtur, te mund te ma shpjegoje pak kete qe keni shkruar: "....e sidomos verioret",ne menyre qe te mos kemi keqkuptime,sepse u bera shume kurioze,me kete "ceshtjen e verioreve"...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  beno 15.01.11 17:36

PSE I LEJUAM???????

Arsyet jane te shumta, se pse i lejuam, apo me sakt- pse si ndaluam.
Populli shqiptar ka nje mori truresh gjigant, burra te medhej, qe rrall kund gjinden ne rajon dhe me gjere, por gjithmon keta burra qendrojne te pq fuqishem para matrapazeve, kodosheve, hajduiteve,,,qe me dhune, ose pa te uzurpojne qeverine.
Arsya e vetme , per mua eshte: I lejuam, sepse u konvenonte ashtu tradhetareve te vendit.
E gjith kjo eshte histori gati shekullore. E jona eshte qe sot te mund ta ndryshojm kete gabim historik te stergjysherve tane.
Per vete besoj , se sot jemi me afer se kur BASHKIMIT KOMBETAR.
Kemi nje "baba te kombit" Koço Danaj, qe vertet po mundohet qe te jete pishttar i bashkimit te kombit, ne Kosove eshte Albin Kurti, qe ne nje far forme kontribuan qe te hap rrugen e BASHKIMIT, duke tentuar te ndryshoj kushtetuten e shtetit te Kosoves.
E gjith kjo iniciativ s'eshte aq e lehte, sepse aq sa jane kundershtaret jashta shteteve tona, aq me shumE jane kundershater shqipfolesit brenda nesh, qe s'u konvenon BASHKIMI KOMBETAR.
Rruga e vetme eshte qe populli te senzibilizohet me cfardo lloj menyrrash, qe nga medijat vizive dhe te shkrauara deri tek OJQ-t,,, qe t'i perkrah iniciatoret qe deshirojne te bashkojne kombin , me 2012, ne njeqindvjetorin e pavaresish se shtetit Shqiptar.
O SOT O KURRE!
beno
beno

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Estilen 17.01.11 10:05

yasmin shkruajti:
Si ka mundesi qe ne SHQIPTARET e lejuam nje padrejtesi te tille??? Si eshte e mundur qe ne si popull i lashte qe jemi, si pasardhes te Pellazgeve, Ilireve te lejonim qe te binin ne duart e barbareve???

Sa turp do u vinte Pellazgeve nga ne sikur te ishin gjalle....Pse i lejuam te na ndajne....
........
Nuk dua te zgjatem me histori dhe me komente personale, dua te di nga ju nje mendim ne lidhje me kete pyetje qe me ngacmon tej mase botekuptimin tim: PSE I LEJUAM???????


Konceptet pellazgjik, ilirik dhe arbër janë të lidhura ngushtë me gënjeshtrat mbi megamashtrimin mbi Greqinë e Lashtë dhe Romën. Rënia e Gënjeshtrave mbi Romën dhe Greqinë do të rrëzojnë edhe gënjeshtrat mbi Pellazgët, ilirët dhe Arbërit.

Nuk ka patur as shqiptarë, as grekër, as kroatë, as serbë, as maqedonë, as sllavë, as turq në Ballkan para vitit 1800. Gjithçka është e sajuar, e gjitha është një mashtrim. Në Ballkan ka patur vetëm një popull, të cilin Monarko – Nazistët e Evropës e përzjenë tani vonë, në shekujt 19 dhe 20 me të ardhur për të ngatërruar edhe më keq historinë.
Marre nga Historia e Shqipërisë – shekulli i 19-të

Kështu, Evropa, me ndihmën e Rilindasve të Ballkanit
(SERBE,KROATE,RUMUNE,MAQEDANAS,GREKE E SHQIPTARE) fshiu përfundimisht çdo gjurmë kujtese, që mund të kishte mbetur në kokën e ndonjë ballkanasi. Kjo punë e madhe kundër popullsisë të këtij gadishulli ka bërë që në dy shekuj ballkanasit e rinj të vriteshin plot mllef kundër njeri – tjetrit.

Gëzojeni edhe në të ardhmen, o shqiptarë, Historinë e shkruar nga njerëzit e Monarkive të Evropës edhe me ndihmën e Rilindasve dhe të gjithë kalemxhinjve të mëpasëm të vendit tonë. Sa kohë që rrojnë Monarkitë e Evropës, luftra të reja mes ballkanasve ju presin përpara.

Kush ishin disa nga Rilindasit shqiptarë?

Faik Konica ambasador i qeverisë së Zogut
Gjergj Fishta klerik i lartë i Vatikanit
Naim Frashëri nëpunës i lartë i Perandorisë Otomane
Ndre Mjeda klerik i lartë i Vatikanit
Sami Frashëri nëpunës të lartë i Perandorisë Otomane
Vaso Pasha nëpunës i konsullatës angleze në Shkodër, nëpunës i Ministrisë të jashtme të Perandorisë Turke, guvernator i Libanit


Familjet e mëdha të Ballkanit ne sherbim te Monarkive te Europes

Kush janë familjet e sotme të mëdha në Ballkan? Për të kuptuar se çfarë janë familjet e mëdha sot në Ballkan, familjet e mëdha shqiptare, greke, serbe, malazeze, kroate etj., ne duhet të shkojmë e të shohim sesi u shndërruan familjet e mëdha të Perandorisë turke në familje të mëdha shqiptare, rumune, serbe, greke e kështu me rradhë.

Në fillim të shekullit të 19-të Evropa u ngarkoi familjeve të mëdha të Perandorisë Otomane detyrën, sipas të cilës ata të fillonin të procesin e formimit të kombeve duke rekrutuar sipas territorit, që mbulonin, sa më shumë banorë.

Këto familje, dhe njerëzit e tyre, që u shkolluan në shkollat më të mira të Evropës dhe të Amerikës, qenë bërthamat e kombeve që filluan të krijoheshin gjatë shekullit të 19-të.

Emrat, që morën territoret dhe banorët e territoreve të ndara e të përfshira brenda kufijve të rinj, qenë krejt konvencionalë. Emrat e përveçëm, emrat e vendeve, të lumenjve, të qyteteve dhe të fshatrave, të gjitha qenë krijuar me kohë nga dijetarë të Evropës.

Familjet e mëdha i hynë projektit të ndarjes se Ballkanit me pasion. Por, ata nuk mund të dinin ato që dinin Mjeshtrit, Monarkitë e Evropës. Ata qorra nuk mund të kuptonin se qenë dhe mbeten thjesht vegla të Monarkive të Evropës, armiqtë e të gjithë popujve.
Historia.Jo se historia e krijimit te kombeve te Ballkanit mbaron me kaq koment,por se ajo eshte e molepsur me megamashtrimin e madh,sa qe duhen shume komente per to...

Dhe si gjithmone,para cdo brezi pasardhes shtrohet pyetja me ose pa pergjigje...Pse i lejuam...?

Burimet e materialeve...


  • History: Science or Fiction - Anatoli Fomenko
  • Das erfundene Mittelalter: Die größte Zeitfälschung der Geschichte. Hat Karl der Große je gelebt? (Taschenbuch) - Herbert Illig
  • Wer hat an der Uhr gedreht? Wie 300 Jahre Geschichte erfunden wurden. (Broschiert) - Herbet Illig
  • Die veraltete Vorzeit: Eine neue Chronologie der Prähistorie (Broschiert) - Herbert Illig
  • Kalender-Sprung: Geschichte als Utopie (Gebundene Ausgabe) - Uwe Topper
  • Fälschungen der Geschichte (Taschenbuch) - Uwe Topper
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Pershendetje

Mesazh  ILIRA 17.01.11 14:17

Mire se u ktheve Estilen! shkrim interesant, gjithashtu edhe materialet ku ishe bazuar megjithese nuk e njoh gjermanishten prandaj nuk kuptova te pakten tituj e librave qe kishe permendur. Vetem nje pyetje kisha ... cfare ishte populli qe banonte ballkanin para se te ishim ne ballkaniket e sotem????
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Estilen 18.01.11 10:25

Ke te drejte Ilira...Ketu behet fjale per shtete qe nuk kane ekzistuar te konturuara definitivisht ne ballkan para shekullit XIX dhe eshte nje menyre e te trajtuarit te problemit jo kuptueshem nga ana ime.....dhe historia e konflikteve te theksuara ballkanike fillon gjate ketij shekulli kur filloi koncepti shtetformues i nxitur nga te medhenjt e Europes,e ndihmuar nga rilindasit e shteteve perkatese,por gjithmone sipas interesave te tyre.

Konkretizimi ndodhi ne vitin 1913 ne konferencen e ambasadorve ne Londer,ku Shqiperise i lane ato kufije e territore qe dihen.Edhe nje gje desha te theksoja,se historine e Shqiperise e ka bere politika e ''politikanet''(realisht nuk kemi pasur nje klase te mirefillte politikanesh dhe akademikesh) dhe sa here qe politika ka futur hundet dhe duart ne histori,asgje nuk ka shkuar mbare,kjo konstatohet dhe sot e kesaj dite,kur politika ishte e gateshme te falte territore ujore te huajve.....
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  ILIRA 18.01.11 12:01

jo mjaftueshem... ok edhe nje pyetje... po gjurmet e antikitetit kush i la mos me thuaj qe jane vendosur ne vitin 1979 !!!????
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  yasmin 18.01.11 15:13

Per nje ceshtje te tille,kemi perballe disa lloj literaturash,dhe perderisa keto lloj burimesh historike,bien ndesh me njera tjetren,ne kete rast ne nuk e kemi te qarte se cila,nga keto burime na transmeton fakte me afer se vertetes.
Keshtu qe mendoj une,nuk kam pse marr si referenca te sakta absolute,literaturen gjermane qe ke servirur,qe sigurisht meriton vemendje,por pse qenkan me te sakta burimet historike qe na japin te huajt se sa burimet tona??
Ne kete kendveshtrim,mua me lind nje hije e madhe dyshimi,qe te huajt kane zili prejardhjen e shqiptareve,dhe bejne gjoja po iu servirim te verteta historike nga ne te huajt,per t'iu ndricuar mendjen ju shqiptareve.
Po sigurisht,pse mos ta lejonim ne shqiptaret copetmin,kur gjithmone besojme dhe vleresojme te huajt me shume se veten.

Kam dhe dicka tjeter,qe te konsiderosh figura te larta shqiptare si Faik Konica,Sami Frasheri,e te tjere,si njerez servile,ne fillim te behemi sa do pak si ato,pastaj t'ia lejojme vetes gjykimin popullor mbi to.
Sikur mos ta kishin dashur vendin tone,nuk do iu ishte "djegur" zemra me ane te veprave te tyre,tek ia kushtojne Shqiperise sone te dashur...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse e lejuam??!! Empty Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi