Shoqëria sekrete e Masonëve
2 posters
Faqja 1 e 1
Shoqëria sekrete e Masonëve
Shoqëria sekrete e Masonëve
Simbolet dhe ritualet misterioze të Masonëve, urdhrit ezoterik që përshkruhet edhe në "Kodin Da Vinçi", përgatiten të sillen edhe në Shqipëri nga "Grand Orient de France", një nga degët tradicionale të këtij urdhri që e ka patur gjithnjë kundër Kishën Katolike.
Lajmëtar për rekrutimin e shqiptarëve në këtëshoqëri "sekrete" ku kanë bërë pjesë edhe shumë emra të mëdhenj në shekuj, ka qenë sekretari i marrëdhënieve me jashtë të "Grand Orient" të Francës i cili ka pohuar se pas një viti edhe në Shqipëri do të formohet një grup masonësh ose siç i quan Rui Lopes, "vëllazëri kombëtare".
Duket se kjo është pjesë e një misioni të ri të shoqërisë 300 vjeçare franceze, që daton në vitet e errëta të mesjetës, për të mbjellë bërthama të reja në vendet e lindjes të Evropës ku komunizmi nuk i ka pranuar kurrë masonët ose adhuruesit e simboleve të ndërtimit.
Ndërsa përjeton aktualisht një krizë identiteti dhe nuk numëron më shumë anëtarë se 2 milionë në të gjithë botën vitet e fundit, përkundrejt 7 milionë të tillëve në vitet 1950, shoqëria franceze është një prej atyre që i kanë rezistuar kësaj tendence degradimi ashtu si edhe Belgjika ku këto shoqëri mbeten ende solide, ndryshe nga ç'ndodh me masonerinë anglo-amerikane që ka humbur gjysmën e anëtarëve të vet.
Dega liberale e franc-maçonnerie-së është ajo që dominon në Evropë ashtu si edhe në vendet e Amerikës Latine.
Shoqëria masonike
Shoqëria e masonëve e përshkruan veten si një Urdhër që përhap mësime ezoterike jo dogmatike dhe progresive me ndihmën e simboleve dhe ritualeve.
Ajo i inkurajon anëtarët e vet drejt progresit të Njerëzimit. Bamirësia është një nga filzofitë e tyre ashtu si edhe puna për përmirësimin shpirtëror dhe moral.
Shpesh e përshkruar si një sistem i veçantë moral i ilustruar nga simbole, ajo e prezanton veten si një shoqëri vëllazërore me një metodë të veçantë që u lejon anëtarëve të zhvillojnë aftësitë e dëgjimit, të hreflektimit dhe të dialogut në mënyrë që ata vetë t'i përcjellin këto vlera tek të tjerët.
E shfaqur në 1717 në Londër, shoqëria "Franc-Maçonnerie" është strukturuar me kalimin e shekujve rreth një sërë ritesh dhe traditash gjë që ka çuar në krijimin e një sërë bindjesh.
Si të bëhesh mason?
Përgjigjia e parë që të jepet në adresën në internet të shoqërisë franceze për t'u bërë mason është të duash. Përgjithësisht një mason shërben si ndërmjetës për të rekrutuar anëtarë të rinj.
(Një mason ka gjithnjë mundësinë ta zbulojë veten, por ai e ka të ndaluar të zbulojë një vëlla të grupit) dhe kur e shikon të volitshme e prezanton kandidaturën e re përpara lozhës së vet ose përpara një lozhe tjetër...
Ka gjithashtu edhe një formular aplikimi që mund ta plotësosh online, ndërsa mund ta marrësh këtë vendin pasi ke dëgjuar një emision 15 minutash të dielën në mëngjes në"France Culture", por kjo funksionon për francezët sigurisht, ndërsa anëtar i vëllazërisë shqiptare mund të bëhesh vetëm pas një viti, kur dega e 'Grand Orient de France' të ketë mbërritur në Shqipëri për të themeluar shoqërinë "sekrete" shqiptare të masonëve.
Shoqëria e veglave të ndërtimit
"Grand Orient de France" është një shoqëri që ngërthen dy parime të cilat në dukje janë kontradiktore: respekti për Traditën e trashëguar nga themeluesit e Masonërisë dhe kërkimi i progresit për përmirësimin e Njeriut dhe të Shoqërisë.
Në lozhet malonike përdoren irtuale dhe simbolie gjatë zhvillimit të mbledhjeve për progresin personal të masonëve në gjirin e shoqërisë.
Më të njohurat nga këto simbole janë tre pikat, vizorja trekëndore dhe kompasi. Domethënia e tyre filozofike dhe morale mund të kapet vetëm po të depërtosh në thellësi të sekretit masonik.
Kërkimi i progresit ka qenë gjithnjë për masonët e Grand Orient një motorr hreflektimesh për veprimet e tyre dhe në të njëjtën kohë ky parim bën pjesë edhe në traditën e bindjes.
"Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas 'Grand Orient".
Në të njëjtën kohë kjo shoqëri e shpall veten si mbrojtëse vigjilente të parimeve të devizës së Republikës Francee: "Liberté, Egalité, Fraternité" (Liri, Barazi, Vëllazëri).
Ata e shpallin veten gjithashtu kundër racizmit dhe armiqve të demokracisë, janë për lirinë absolute të koshiencës që garantohet nga laiciteti i institucioneve.
Origjina legjendare
Edhe pse të ashtuquajturat "llozha" të masonëve janë shfaqur në shekullin e XVII-të, në Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe një origjinë legjendare dhe simbolike më të lashtë.
Masonët e parë e lidhnin simbolikisht këtë origjinë mitike me origjinën e vetë masonërisë (domethënë me origjinën e artit të ndërtimit).
Në një shekull ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme për ata që ta lidhnin origjinën e saj me epokën e Adamit (njeriu i parë sipas konceptit të kohës) ose atë të Noes (ndërtimi i Harkut dhe fesë së "parë") ose më shpesh me atë të ndërtimit të tempullit të Salomonit nga arkitekti Hiram Abi.
Në fund të shekullit të XVI-të, dorëshkrimi i Régius e vendoste në mënyrë emblematike shoqërine e Masonëve nën emrin e Euklidit dhe të Pitagorët, baballarët e gjeometrisë dhe nën mbrojtjen e mbretit Athelstan të Anglisë.
Të tjera dorëshkrime që lidhen me shoqërinë e masonëve, si dorëshkrimet e Halliëell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaë (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte të ngjashme.
Në fund të shekullit të XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perëndimorët, natyrshëm këto rituale malonike e zhvendosën origjinën simbolike në epokën e ndërtimit të piramidave.
Në mesin e shekullit XIX të romanticizmit, me rastin e rizbulimit të trashëgimisë së Mesjetës, miti masonik përforcoi gjithaq natyrshëm hreferencat me ndërtimin e katedraleve.
Pas gjithë këtyre modifikimeve të dukshme simbolike, ajo që bie në sy është se shoqëria e ka zhvendosur gjithnjë simbolikën e saj drejt atyre që sollën progres gjatë gjithë historisë në histori, artin e ndërtimit dhe vlerave që ata shpallin.
Antimasonizmi, frikë nga misteri dhe sekreti
Antimasonizmi ka lindur e ushqyer nga frika prej sekretit, misterit dhe "shoqërive sekrete".
Ky qëndrim lidhet edhe me kundërshtimin e ideve progresiste dhe liberale të dala nga shekulli i Lymierëve, koha gjatë të cilës shumë filozofë të njohur janë bërë anëtarë të masonërisë. Antimasonizmi konsiderohet një doktrinë që zhvillohet në disa mjedise katolike dhe tek kundër-revolucionarët.
Masonët e famshëm
Mendohet që masonët e famshëm kanë qenë të shumtë dhe në rend alfabetik nis me Aldrin (që vuri këmbën në hënë në 21 korrik 1969), por në këtë listë figurojnë edhe emra të mëdhenj si filozofi i madh i të drejtës Jean-Baptiste Baudin që është bërë anëtar i shoqërisë në 1842, Pierre Brossolette.
Por edhe Mozarti radhitet ndër masonët, pasi është pritur në lozhen e bamirësisë në Vjenë në 1784 dhe mendohet se edhe Donatien Alphonse, markezi iSade (1740-1814) ka qenë mason, por ka një debat për këtë.
Por nuk ka asnjë dyshim për anëtarësinë e Hugo Pratt, autor filmash vizatimorë në masoneri. Ndër politikanët figuron edhe Paul Ramadier (1888-1961) që nuk e ndali kurrë aktivitetin masonik.
Ai ka qenë president i parë i parlamentit të Republikës së gjashtë. "Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas 'Grand Orient".
Ezoterizmi
Sekretë apo diskretë?
Edhe pse nuk propozon një doktrinë krejtësisht të fshehtë, kjo shoqëri konsiderohet shpeh si ezoterik në praktikën e saj dhe në disa aspekte të cilat nuk tregohen për publikun. Ka disa arsye me të cilat justifikohet mbajtja fshehur e këtyre sekreteve:
Kështu për shembull zotërimi i praktikave të mbajtura sekrete si zotërimi i disa gjesteve shërben si mënyrë për t'u njohur brenda rrethit të masonëve. Masoneria përdor për të eksploruar problemet etike një sistem shkallëzimi që nuk mund të konceptohet veçse me anë të një zbulimi progresiv.
Ajo është zhvilluar në një moment kur kujtime te luftës së feve he persekutimeve fetare ishin shumë të pranishme dhe kur ia vlente më mirë të fshiheshe sesa të flisje lirshëm për tema të ndjeshme.
Disa mendojnë megjithatë që nuk ka mbetur më asnjë sekret për tu zbuluar në shoqëriën e masonëve, sepse praktikat e tyre janë publikuar tashmë prej kohësh. Sot masonët përbëjnë më shumë shoqëri diskrete sesa sekrete. Çdo mason ëshët i lirë ta zbulojë veten, por jo një mason tjetër ama.
Skandalet
Kritikat dhe kundërshtarët
Ka shumë teori komplotesh brenda shoqërisë së masonëve dhe disa mendojnë se masoneria është vetëm një rrjet i madh social i ndërtuar për interesin e anëtarëve të vet.
Ka edhe disa praktika të dyshimta që kanë implikuar masonët si për shembulll çështja e tenxhereve e fillimit të shekullit XX dhe në 1980 çështja e Roberto Calvi i ashtuquajtur bankieri i Zotit që drejtonte "Banco Ambrosiano" që ishte një nga dështimet më të njohura.
"Relativizojnë fenë"
Kisha katolike, kundër masonëve
Edhe pse masonët janë pranuar nga shumë rryma fetare, si protestantët konservatorë dhe myslimanët radikalë, kundërshtia kryesore është e vjetër dhe lidhet me Kishën Katolike që e konsideron masonërinë si një përhapje të relativizmit në fushën fetare, domethënë idenë se asnjë fe nuk është superiore ndaj të tjerave.
Dënimi i parë i masonërisë nga Kisha Katolike nis në 1738 me papa Klementin XII dhe vijoi me disa nga pasuesit e tij si papa Léone XIII, etj.
Në 1917 Kisha katolike e dënonte në mënyrë të hapur përkatësinë në lozhet malonike, por me ndryshimet e bëra në 1983 masonët nuk figurojnë mes shoqërive sekrete të dënuara nga ligjet fetare.
Megjithatë në 1983 një deklaratë e drejtuar atëherë nga Joseph Ratzinger (që tashmë është bërë papa Benedikti XVI) rithekson ndalimin e katolikëve për tu bashkuar me masonërinë. Ajo deklaratë është aprovuar në atë kohë nga Papa Gjon Pali i Dytë.
Nga Belina Budini

Admin- 1132
Re: Shoqëria sekrete e Masonëve
10 shoqëritë sekrete më të famshme
isa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura dhe vazhdojnë të veprojnë prej më gjatë se një shekulli. Edhe pse anëtarët e shumë prej tyre janë të njohur, ritet dhe ajo çfarë ndodh në takime nuk bëhet asnjëherë publike. Anëtarësimi në këto shoqëri përgjithësisht bëhet me anë të rekomandimit të një anëtari ekzistues.
Teoritë konspirative mbi vëllazëritë e fshehta me anëtarë të famshëm
Nga “Skull and Bones”, “Illuminati”, Kalorësit Templarë e deri tek “Opus Dei”
Shoqëritë sekrete kanë shërbyer gjithnjë si burim kundërshtish duke krijuar mjaft teori konspirative mbi to. Pjesa më e madhe e këtyre teorive pretendojnë se shoqëritë sekrete kanë pak a shumë të njëjtin qëllim, i cili është ai i udhëheqjes së botës.
Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura dhe vazhdojnë të veprojnë prej më gjatë se një shekulli. Edhe pse anëtarët e shumë prej tyre janë të njohur, ritet dhe ajo çfarë ndodh në takime nuk bëhet asnjëherë publike. Anëtarësimi në këto shoqëri përgjithësisht bëhet me anë të rekomandimit të një anëtari ekzistues.
Shoqëritë kërkojnë që anëtarët të kryejnë një betim, sipas të cilit të premtojnë se do mbështesin organizatën, do ruajnë sekretet dhe se do mohojnë anëtarësimin në organizatë. Një prej shoqërive sekrete më të famshme është ai i “Skull and Bones”.
Urdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në SHBA. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që e quajnë “Varri”.
Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm. Një tjetër shoqëri sekrete është ajo e lozhës masonike.
Lozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur katër grupe lozhash të vogla u bashkuan. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dh etë dytë, por në vitin 1750 ato u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë. Kur një person arrin në gradën e tretë quhet “Master Mason”.
Masonët i kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar. Kjo përfshin shumë referenca ndaj simboleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si “Arkitekti i madh i universit”.
Masonët përdorin shenja dhe shkëmbim duarsh për të hyrë në takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë masonë. Për t’u bërë mason duhet të rekomandohesh nga një mason tjetër. Një tjetër shoqëri sekrete e njohur është ajo e Kalorësve Templarë. Kalorësit Templarë janë një degëzim i masonëve dhe nuk kanë lidhje direkte me Kalorësit Templarë origjinalë, një grup ushtarak fetar i formuar në shekullin e 12-të.
Anëtarët e kësaj shoqërie nuk pretendojnë lidhje direkte me vëllazërinë mesjetare, thjesht një huazim simbolesh. Për t’u bërë anëtar i këtij grupi, një person duhet të jetë Mjeshtër mason kristian. Kjo organizatë është e veçantë dhe jo thjesht një shkallë e lartë e masonerisë.
Urdhrat e huazuar nga shoqëria mesjetare përshkruhen si “urdhra përkujtimorë” ose gradë. Gjithsesi, disa masonë ose jo të tillë, madje dhe anti-masonët insistojnë se disa rite masonike kanë influencë direkte nga templarët.
1. “Skull and Bones”
Urdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në SHBa. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që e quajnë “Varri”. Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm.
2. Fremasonët
Lozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur katër grupe lozhash të vogla u bashkuan. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dh etë dytë, por në vitin 1750 ato u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë. Kur një person arrin në gradën e tretë quhet “Master Mason”. Masonët i kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar. Kjo përfshin shumë referenca ndaj simboleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si “Arkitekti i madh i universit”. Masonët përdorin shenja dhe shkëmbim duarsh për të hyrë në takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë masonë. Për t’u bërë mason duhet të rekomandohesh nga një mason tjetër.
Rosicrucian
Rosicrucian
3. “Rosicrucian”
Urdhri “Rosicrucian” besohet se ka qenë ideja e një grupi protestantësh gjermanë në vitin 1600, kur u botuan tre dokumente: “Fama Fraternitatis Rosae Crucis”, “Confessio Fraternitatis” dhe “Martesa kimike e Rosenkretuzit kristian anno 1459”. Dokumenti i parë tregon historinë e një alkimisti misterioz, i cili udhëton në pjesë të ndryshme të botës për të përftuar njohuri sekrete. Dokumenti i dytë flet për një vëllazëri sekrete alkimistësh, të cilët po përgatiteshin të ndryshonin faqen politike dhe intelektuale të Evropës. Anëtarët e kësaj vëllazërie pretendojnë se origjina e tyre është më e lashtë se këto dokumente. Sot ka shumë grupe të tilla dhe secili pretendon të ketë lidhje direkte me origjinalin.
Ordo Templis Orientis
Ordo Templis Orientis
4. “Ordo Templis Orientis”
OTO (Urdhri i tempullit të Lindjes) fillimisht u modelua si vëllazëri masone, por në drejtimin e të vetëquajturit “bisha e madhe”, Aleister Crowley, filloi të ndiqte parimet e sistemit të tij fetar të quajtur Thelema. Anëtarësimi është sipas disa shkallëve dhe gjatë këtij procesi përdoren shumë rituale. Kjo vëllazëri, aktualisht ka mbi tre mijë anëtarë në gjithë botën. Vetë Crowley ka krijuar një meshë specifike për vëllazërinë. Rituali kryhet sipas një stili të caktuar dhe për këtë përdoren priftëresha të virgjëra, fëmijë dhe priftërinj. Gjatë meshës thërriten zotat e lashtë egjiptianë, si dhe djalli dhe në një pikë priftëreshat kryejnë një ritual të zhveshur.
Urdhri hermetik i agimit të artë
Urdhri hermetik i agimit të artë
5. Urdhri hermetik i agimit të artë
Urdhri i Agimit të Artë është krijuar nga dr. William Robert Woodman, William Wynn Westcott dhe Samuel Liddel MacGregor Mathers. Të tre këta kanë qenë fremasonë dhe anëtarë të shoqërisë “Societas Rosicruciana in Anglia”. Sistemi i besimit të Agimit të Artë vjen më së shumti nga misticizmi kristian, hermeticizmi, besimet e Egjiptit të lashtë, alkimia, teozofia, magjia dhe shkrimet e Rilindjes. William Yeats dhe Aleister Croëly janë dy prej anëtarëve më të famshëm të këtij grupi. Dokumentet themelore të urdhrit njihen si Dokumentet e Koduara. Ato përfshijnë 60 faqe që përmbajnë rite magjike.
Kalorësit Templarë
Kalorësit Templarë
6. Kalorësit Templarë
Kalorësit Templarë janë një degëzim i masonëve dhe nuk kanë lidhje direkte me Kalorësit Templarë origjinalë, një grup ushtarak fetar i formuar në shekullin e 12-të. Anëtarët e kësaj shoqërie nuk pretendojnë lidhje direkte me vëllazërinë mesjetare, thjesht një huazim simbolesh. Për t’u bërë anëtar i këtij grupi, një person duhet të jetë Mjeshtër mason kristian. Kjo organizatë është e veçantë dhe jo thjesht një shkallë e lartë e masonerisë. Urdhrat e huazuar nga shoqëria mesjetare përshkruhen si “urdhra përkujtimorë” ose gradë. Gjithsesi, disa masonë ose jo të tillë, madje dhe anti-masonët insistojnë se disa rite masonike kanë influencë direkte nga templarët.
The Illuminati
The Illuminati
7. “The Illuminati”
Një lëvizje mendimtarësh të lirë që ishin dega më radikale e Iluminizmit, pasuesit e së cilës morën emrin “Illuminati” u themelua më 1 maj 1776 në Igolstadt (Bavaria e epërme) nga Adam Weishaupt. Edhe pse ishte ilegale, shumë intelektualë me influencë dhe politikanë progresistë e konsideruan veten anëtarë. Fakti se kjo shoqëri nuk kërkonte besimin në një qenie supreme e bëri atë të famshme në mes ateistëve. Ka shumë teori konspirative, sipas të cilave “Illuminati” vepron akoma sot e kësaj dite dhe menaxhon veprimet kryesore të qeverive të botës me dëshirën për të krijuar një qeveri mbarë botërore të bazuar në principe humaniste dhe ateiste.
Grupi Bilderberg
Grupi Bilderberg
8. Grupi Bilderberg
Ky grup është pak i ndryshëm nga të tjerët sepse nuk ka anëtarësi zyrtare. Anëtarët e këtij grupi janë njerëz me influencë të madhe, të cilët takohen çdo vit në mënyrë sekrete. Çështjet e diskutuara mbahen sekret. Struktura e takimeve i ngjan një konference dhe zakonisht takimet kryhen në hotele me pesë yje në vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrja në takim është vetëm me anë të ftesave. Takimi i parë u krye në vitin 1954 në hotelin “Bilderberg” në Holandë. Edhe pse axhenda dhe lista e pjesëmarrësve është publike, nuk është akoma e qartë nëse këto detaje bëhen të ditura nga vetë grupi apo jo.
9. Paria e Sionit
Pas botimit të librit “Kodi i Da Vinçit” të Dan Brown emri i kësaj shoqërie ka ngjallur shumë kërshëri në mbarë botën. Në fakt, ky grup është krejtësisht fiktiv. Ishte një rreng i krijuar në vitin 1956 nga një pretendent i fronit francez, Pierre Plantard. Letrat ekzistuese që datojnë në vitet ’60 dhe që Plantard, de Cherisey dhe de Sede i kanë shkruar njëri-tjetrit konfirmojnë se të tre ishin përfshirë në këtë rreng, duke përshkruar skemat e mbrojtjes së tyre ndaj kritikave dhe si do të mund ta vazhdonin këtë mashtrim. Pavarësisht kësaj, ka nga ata që besojnë se Paria ekziston dhe funksion edhe në ditët e sotme.
Opus Dei
Opus Dei
10. “Opus Dei”
“Opus Dei” është një organizatë e kishës Katolike që thekson besimin katolik se jeta e zakonshme është rruga drejt shenjtërisë. Anëtarët e kësaj organizate jetojnë në qendra speciale. Urdhri u themelua në vitin 1928 në Spanjë nga prifti katolik, Josemaria Escriva, me aprovimin a papa Piut XII. Pjesa më e madhe e organizatës prej rreth 87.000 anëtarësh të të dyja gjinive janë njerëz të thjeshtë që drejtohen nga një prelat i zgjedhur nga një mbledhje e përgjithshme e pranuar nga Papa.

Albaniaa- 409
Re: Shoqëria sekrete e Masonëve
Shoqëria sekrete masone në Shqipëri
Drejtuesit e shoqërisë sekrete “GODF” të Francës shpallin se do të krijojnë edhe në Shqipëri vëllazërinë e simboleve të ndërtimit, filozofia e masonërisë për të cilën flitet edhe në “Kodin Da Vinçi”
TIRANË – Simbolet dhe ritualet misterioze të Masonëve, urdhrit ezoterik që përshkruhet edhe në “Kodin Da Vinçi”, përgatiten të sillen edhe në Shqipëri nga “Grand Orient de France”, një nga degët tradicionale të këtij urdhri që e ka patur gjithnjë kundër Kishën Katolike. Lajmëtar për rekrutimin e shqiptarëve në këtë shoqëri “sekrete” ku kanë bërë pjesë edhe shumë emra të mëdhenj në shekuj, ka qenë sekretari i marrëdhënieve me jashtë të “Grand Orient” të Francës i cili ka pohuar se pas një viti edhe në Shqipëri do të formohet një grup masonësh ose siç i quan Rui Lopes, “vëllazëri kombëtare”. Duket se kjo është pjesë e një misioni të ri të shoqërisë 300 vjeçare franceze, që daton në vitet e errëta të mesjetës, për të mbjellë bërthama të reja në vendet e lindjes të Evropës ku komunizmi nuk i ka pranuar kurrë masonët ose adhuruesit e simboleve të ndërtimit.
Ndërsa përjeton aktualisht një krizë identiteti dhe nuk numëron më shumë anëtarë se 2 milionë në të gjithë botën vitet e fundit, përkundrejt 7 milionë të tillëve në vitet 1950, shoqëria franceze është një prej atyre që i kanë rezistuar kësaj tendence degradimi ashtu si edhe Belgjika ku këto shoqëri mbeten ende solide, ndryshe nga ç’ndodh me masonerinë anglo-amerikane që ka humbur gjysmën e anëtarëve të vet. Dega liberale e franc-maçonnerie-së është ajo që dominon në Evropë ashtu si edhe në vendet e Amerikës Latine.
Shoqëria masonike
Shoqëria e masonëve e përshkruan veten si një Urdhër që përhap mësime ezoterike jo dogmatike dhe progresive me ndihmën e simboleve dhe ritualeve. Ajo i inkurajon anëtarët e vet drejt progresit të Njerëzimit. Bamirësia është një nga filzofitë e tyre ashtu si edhe puna për përmirësimin shpirtëror dhe moral. Shpesh e përshkruar si një sistem i veçantë moral i ilustruar nga simbole, ajo e prezanton veten si një shoqëri vëllazërore me një metodë të veçantë që u lejon anëtarëve të zhvillojnë aftësitë e dëgjimit, të hreflektimit dhe të dialogut në mënyrë që ata vetë t’i përcjellin këto vlera tek të tjerët. E shfaqur në 1717 në Londër, shoqëria “Franc-Maçonnerie” është strukturuar me kalimin e shekujve rreth një sërë ritesh dhe traditash gjë që ka çuar në krijimin e një sërë bindjesh.
Si të bëhesh mason?
Përgjigjia e parë që të jepet në adresën në internet të shoqërisë franceze për t’u bërë mason është të duash. Përgjithësisht një mason shërben si ndërmjetës për të rekrutuar anëtarë të rinj. (Një mason ka gjithnjë mundësinë ta zbulojë veten, por ai e ka të ndaluar të zbulojë një vëlla të grupit) dhe kur e shikon të volitshme e prezanton kandidaturën e re përpara lozhës së vet ose përpara një lozhe tjetër… Ka gjithashtu edhe një formular aplikimi që mund ta plotësosh online, ndërsa mund ta marrësh këtë vendin pasi ke dëgjuar një emision 15 minutash të dielën në mëngjes në”France Culture”, por kjo funksionon për francezët sigurisht, ndërsa anëtar i vëllazërisë shqiptare mund të bëhesh vetëm pas një viti, kur dega e ‘Grand Orient de France’ të ketë mbërritur në Shqipëri për të themeluar shoqërinë “sekrete” shqiptare të masonëve.
Shoqëria e veglave të ndërtimit
“Grand Orient de France” është një shoqëri që ngërthen dy parime të cilat në dukje janë kontradiktore: respekti për Traditën e trashëguar nga themeluesit e Masonërisë dhe kërkimi i progresit për përmirësimin e Njeriut dhe të Shoqërisë. Në lozhet malonike përdoren irtuale dhe simbolie gjatë zhvillimit të mbledhjeve për progresin personal të masonëve në gjirin e shoqërisë. Më të njohurat nga këto simbole janë tre pikat, vizorja trekëndore dhe kompasi. Domethënia e tyre filozofike dhe morale mund të kapet vetëm po të depërtosh në thellësi të sekretit masonik. Kërkimi i progresit ka qenë gjithnjë për masonët e Grand Orient një motorr hreflektimesh për veprimet e tyre dhe në të njëjtën kohë ky parim bën pjesë edhe në traditën e bindjes. “Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas ‘Grand Orient”. Në të njëjtën kohë kjo shoqëri e shpall veten si mbrojtëse vigjilente të parimeve të devizës së Republikës Francee: “Liberté, Egalité, Fraternité” (Liri, Barazi, Vëllazëri). Ata e shpallin veten gjithashtu kundër racizmit dhe armiqve të demokracisë, janë për lirinë absolute të koshiencës që garantohet nga laiciteti i institucioneve.
Origjina legjendare
Edhe pse të ashtuquajturat “llozha” të masonëve janë shfaqur në shekullin e XVII-të, në Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe një origjinë legjendare dhe simbolike më të lashtë. Masonët e parë e lidhnin simbolikisht këtë origjinë mitike me origjinën e vetë masonërisë (domethënë me origjinën e artit të ndërtimit). Në një shekull ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme për ata që ta lidhnin origjinën e saj me epokën e Adamit (njeriu i parë sipas konceptit të kohës) ose atë të Noes (ndërtimi i Harkut dhe fesë së “parë”) ose më shpesh me atë të ndërtimit të tempullit të Salomonit nga arkitekti Hiram Abi.
Në fund të shekullit të XVI-të, dorëshkrimi i Régius e vendoste në mënyrë emblematike shoqërine e Masonëve nën emrin e Euklidit dhe të Pitagorët, baballarët e gjeometrisë dhe nën mbrojtjen e mbretit Athelstan të Anglisë. Të tjera dorëshkrime që lidhen me shoqërinë e masonëve, si dorëshkrimet e Halliwell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaë (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte të ngjashme.
Në fund të shekullit të XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perëndimorët, natyrshëm këto rituale malonike e zhvendosën origjinën simbolike në epokën e ndërtimit të piramidave. Në mesin e shekullit XIX të romanticizmit, me rastin e rizbulimit të trashëgimisë së Mesjetës, miti masonik përforcoi gjithaq natyrshëm hreferencat me ndërtimin e katedraleve. Pas gjithë këtyre modifikimeve të dukshme simbolike, ajo që bie në sy është se shoqëria e ka zhvendosur gjithnjë simbolikën e saj drejt atyre që sollën progres gjatë gjithë historisë në histori, artin e ndërtimit dhe vlerave që ata shpallin.
Antimasonizmi, frikë nga misteri dhe sekreti
Antimasonizmi ka lindur e ushqyer nga frika prej sekretit, misterit dhe “shoqërive sekrete”. Ky qëndrim lidhet edhe me kundërshtimin e ideve progresiste dhe liberale të dala nga shekulli i Lymierëve, koha gjatë të cilës shumë filozofë të njohur janë bërë anëtarë të masonërisë. Antimasonizmi konsiderohet një doktrinë që zhvillohet në disa mjedise katolike dhe tek kundër-revolucionarët.
Masonët e famshëm
Mendohet që masonët e famshëm kanë qenë të shumtë dhe në rend alfabetik nis me Aldrin (që vuri këmbën në hënë në 21 korrik 1969), por në këtë listë figurojnë edhe emra të mëdhenj si filozofi i madh i të drejtës Jean-Baptiste Baudin që është bërë anëtar i shoqërisë në 1842, Pierre Brossolette. Por edhe Mozarti radhitet ndër masonët, pasi është pritur në lozhen e bamirësisë në Vjenë në 1784 dhe mendohet se edhe Donatien Alphonse, markezi iSade (1740-1814) ka qenë mason, por ka një debat për këtë. Por nuk ka asnjë dyshim për anëtarësinë e Hugo Pratt, autor filmash vizatimorë në masoneri. Ndër politikanët figuron edhe Paul Ramadier (1888-1961) që nuk e ndali kurrë aktivitetin masonik. Ai ka qenë president i parë i parlamentit të Republikës së gjashtë. “Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas ‘Grand Orient”.
Ezoterizmi Sekretë apo diskretë?
Edhe pse nuk propozon një doktrinë krejtësisht të fshehtë, kjo shoqëri konsiderohet shpeh si ezoterik në praktikën e saj dhe në disa aspekte të cilat nuk tregohen për publikun. Ka disa arsye me të cilat justifikohet mbajtja fshehur e këtyre sekreteve: Kështu për shembull zotërimi i praktikave të mbajtura sekrete si zotërimi i disa gjesteve shërben si mënyrë për t’u njohur brenda rrethit të masonëve. Masoneria përdor për të eksploruar problemet etike një sistem shkallëzimi që nuk mund të konceptohet veçse me anë të një zbulimi progresiv. Ajo është zhvilluar në një moment kur kujtime te luftës së feve he persekutimeve fetare ishin shumë të pranishme dhe kur ia vlente më mirë të fshiheshe sesa të flisje lirshëm për tema të ndjeshme. Disa mendojnë megjithatë që nuk ka mbetur më asnjë sekret për tu zbuluar në shoqëriën e masonëve, sepse praktikat e tyre janë publikuar tashmë prej kohësh. Sot masonët përbëjnë më shumë shoqëri diskrete sesa sekrete. Çdo mason ëshët i lirë ta zbulojë veten, por jo një mason tjetër ama.
Skandalet Kritikat dhe kundërshtarët
Ka shumë teori komplotesh brenda shoqërisë së masonëve dhe disa mendojnë se masoneria është vetëm një rrjet i madh social i ndërtuar për interesin e anëtarëve të vet. Ka edhe disa praktika të dyshimta që kanë implikuar masonët si për shembulll çështja e tenxhereve e fillimit të shekullit XX dhe në 1980 çështja e Roberto Calvi i ashtuquajtur bankieri i Zotit që drejtonte “Banco Ambrosiano” që ishte një nga dështimet më të njohura.
“Relativizojnë fenë”
Kisha katolike, kundër masonëve
Edhe pse masonët janë pranuar nga shumë rryma fetare, si protestantët konservatorë dhe myslimanët radikalë, kundërshtia kryesore është e vjetër dhe lidhet me Kishën Katolike që e konsideron masonërinë si një përhapje të relativizmit në fushën fetare, domethënë idenë se asnjë fe nuk është superiore ndaj të tjerave. Dënimi i parë i masonërisë nga Kisha Katolike nis në 1738 me papa Klementin XII dhe vijoi me disa nga pasuesit e tij si papa Léone XIII, etj. Në 1917 Kisha katolike e dënonte në mënyrë të hapur përkatësinë në lozhet malonike, por me ndryshimet e bëra në 1983 masonët nuk figurojnë mes shoqërive sekrete të dënuara nga ligjet fetare. Megjithatë në 1983 një deklaratë e drejtuar atëherë nga Joseph Ratzinger (që tashmë është bërë papa Benedikti XVI) rithekson ndalimin e katolikëve për tu bashkuar me masonërinë. Ajo deklaratë është aprovuar në atë kohë nga Papa Gjon Pali i Dytë.
Marrë nga libri:”Rendi i ri boteror” Eroll Velija
http://ekuiliber.com

Aurum Solis likes this post
Similar topics
» Shoqëria sekrete "Seklorum"
» Masoneria - Shqipëri & Kosovë
» Shoqëria sekrete e nëntë burrave
» Shoqëria (urdhëri) Thule
» Dosjet sekrete te KGB-se - UFO 2
» Masoneria - Shqipëri & Kosovë
» Shoqëria sekrete e nëntë burrave
» Shoqëria (urdhëri) Thule
» Dosjet sekrete te KGB-se - UFO 2
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi