EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Totalitarizmi

2 posters

Shko poshtë

Totalitarizmi Empty Totalitarizmi

Mesazh  Admin 27.04.08 23:04

Agimi i Totalitarizmit të padukshëm

Ngjarjet e historisë sonë aktuale, mes skandaleve të spiunazhit, vdekje të dyshimta, atentate e konflikte internacionale, nuk janë tjetër veç sinjalet e një lufte botërore mes superfuqive që nuk ka përfunduar ndonjëherë, e po shpie drejt një lufte jo konvencionale.

Nuk egzistojnë armiq e alleatë, luftrat nuk deklarohen por luftohen jashtë kufijve të tyre kombëtarë, në zona ku tashmë egzistojnë konflikte sociale, me armë të padukshme e biologjike, që përjetësojnë etnocidin e popujve në heshtje e çojnë në një totalitarizëm që shkatërron në mënyrë të padukshme.

Janë krijuar kështu blloqe të mëdha ndikimi me krijimin e organizmave sovranacionale, e kolonilizmi ekonomik, duke përdorur sistemin ekonomik si një vend ndeshjesh e është kërkimi shkencore arma e vërtetë me të cilën të krijojnë totalitarizmin e ri.

Teknologjia sot është në duart e privatëve, duke qënë se iu është zhvatur Shteteve, ose institucione paraushtarake mjaft të centralizuara e sovranacionale.

Kërkimet e tyre janë rreptësisht të rezervuara, të mbuluara nga sekrete eksperimentimesh e ligjshmëria e zbulimeve dhe e teknologjive gjykohet vetëm pas hyrjes së tyre në treg: është shoqëria ajo që duhet, me anë të komiteteve bioetike e mjeteve të ndryshme mediatike, të përshtatet me teknologjitë e reja.

Një Shtet sot vendos pushtetin duke përdorur energjinë, teknologjinë, ndërsa konflikti i ndezur është pasoja e një lufte të deklaruar më parë e të luftuar tashmë.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar një luftë për kontrollin e hapsirës, duke ia ndaluar hyrjen armiqve të Amerikës e duke imponuar administrimin, pasi që nga 2008 do fillojnë të ndërtojnë stacione në Hënë e në 2020 baza fikse, të pajisura me proçese në gjendje të prodhojnë ujë e pra energji.

Fuqia e hapsirës është pjesë integruese e strategjisë amerikane të "monitorimit" në kohën reale të planetit, e me kalimin e gjeneratave e mundësive të ofruara nga evolucioni i teknologjive, sundimi i tij do jetë i pakundërshtueshëm, pasi momentalisht nuk egzistojnë realitete të krahasueshme e po aq të organizuara.

Në fakt kanë çuar përpara një politikë që synon të mbajë vazhdimisht një humnerë teknologjike mes tyre si dhe për mbarë botën, për të ruajtur rolin e tyre brenda sistemit e të nxisin një model shoqërie.

Është një politikë kjo shume e vlefshme dhe e mirë planifikuar në nivelin virtual, sepse është krijuar një rrjet i forte e fleksibël, duke martuar novacionin teknologjik, nëpërmjet mjeteve financiare private, informacione e inteligjenca ekonomike, për të drejtuar më pas ndikimin politik e kulturor përmes mediave.

Lëshimi i misionit në hapsirë Galileo në një farë kuptimi i ka djegur disa etapa, e ka vendosur Amerikën para çdo vendi tjetër në korsinë për të përfitimin e hapësirës, që do jetë trampolini për t'u hedhur në kontrollin global e kapjen e energjisë që rrjedh nga universi.

Baza në hënë do jetë një stacion i rëndësishëm logjistik për eksplorimet në hapsirë e në udhëtimet ndëryjore, një hap i parë drejt Marsit që është gjithnjë e më i afërt. Europa, nga ana e saj, për të mbajtur ritmin, duhet t'a ndjekë këtë realitet e t'a ndjekë sa më shumë që të jetë e mundur e në optikën e kësaj prespektive, po ndërton aparatin burokratik për të përqëndruar politikat energjitike e laboratorët e kërkimit brenda instituteve sovranacionale që do ndjekin direktivat e institucioneve e komitetet e pazgjedhura: në këtë mënyrë do jetë e mundur të kapërcehen pengesat e ngritura nga opinioni publik e nga legjislacionet e veçanta e të ndryshme.

Njësoj edhe Rusia pa bën një skenë përreth të gjitha burimeve të saja, për të arritur, si një escalation, objektiva gjithnjë e më prestigjoze: përdor rrjetin e saj të intelligence për kontrollin e burimeve, gazit e naftës për kontrollin gjeopolitik të Europës, përfitimet e tregut europian për të pushtuar multinacionalët e transporteve dhe të atyre të industrise së aeroplanëve e anijeve kozmike.

Qëllimi i saj final është ai i të paraqiturit si një Shtet sovran e i pavarur kundrejt një lobbies që dëshiron totalitarizmin si fakt, e për të realizuar këtë duhet të jetë edhe një altrenativë pushteti përballe tjetrës.

Dëmi i shkaktuar rrjetit elektrik europian ka vënë në dukje tashmë rreziqet e liberalizimit për një financim të mirë e siguri në shërbimi publik esencial. Logjikat e përfitimit dhe të konkurrencës së pandershme të firmave private prodhuese të energjisë apo të shpërndarjes kanë vënë në rrezik sigurinë publike, pasi një Shtet pa energji është si vatër revoltash e gueriljesh, në kërkimin e dëshpëruar të burimeve.

Bashkimi Europian nga e tij, nxit liberalizimin e promovimin e intergrimit të një rrjeti europian, që i nënshtrohet kontrollit të komisioneve e enteve të varura direkt nga Komisioni Europian, duke shkapërcyer sovranitetin e Shteteve e duke marrë një pushtet që nuk u përket e që nuk iu është dhënë kurrë.

Në këto sektore strategjikë, do ishte oportune të rifutej një administrim publik, që frymëzohet në garantimin për të gjithë të hyrjes së pakushtëzuar të burimeve jetësore për një novacion në shërbim të komunitetit.

Por kjo do të thotë ligjshmëri më e lartë se normalja e një Institucioni tashmë shumë më të fortë, që mund të ndodh vetëm duke mbrojtur të drejtën e egzistencës për hyrjen në përdorim të burimeve jetësore që tashmë është zhdukur nga Kushtetutat.

Një nga objektivat strategjike të lobeve të fuqishme që fshihen pas Shteteve është ai i arritjes së kontrollit krejtësisht të automatizuar të prodhimit të energjisë e të burimeve të tjera.

Duke kontrolluar evolucionin e klasave të ulta, elita mund t'a arrijë dominimin e energjisë, në mënyrë që masa nuk do ketë në vetvete rëndësi si burim energjitik esencial: logjikat e kontrollit mendore nuk mund të jenë më të nevojshme, pasi nevojshmëria do jetë e vetmja armë bindëse për të përdorur kundra masës.

Deri në atë moment do të nevojitet të fitohet aprovimi i popullit për të punuar e për t'i deleguar të tjetër në marrjen e vendimit, për të evituar ndërhyrjen brenda proçesit të transferimit final të burimeve të energjisë ndaj kontrollit të elitës.

Nëpunësit në fakt kanë gjithnjë e më pak mundësi vendimi, me që u duhet të ndjekin fjalë për fjalë proçedura të ngurta e të paracaktuara, siç janë protokollet e informacionit.

Falë robotizimit, informatikës, e inteligjencës artificiale, prodhimi e transporti i energjisë e i mallrave sëshpejti do të bëhen pothuajse tërësisht nga sistemet automatike: numri i personave realisht të nevojshme për mirë funksionimin e sistemit prodhues do të jetë shumë më inferior në krahasim me nëpunësit aktualë, duke çuar në eleminimin e popullatës së panevojshme.

Bëhet fjalë për një eleminim të padukshëm, gjatë shfuqizimit progresiv të hyrjes në hapsirën jetësore, për ushqimin, shëndetin, edukimin, të informacioneve e energjisë.

E kështu sistemi ekonomik çon në 40% të çmimeve ushqimore, të anullimit apo të zvoglimit të asistencës sociale për të papunët, uljen e pensioneve, shkatërrimin e sistemeve të edukimit e atij të shëndetit publik, e privatizimit të tregut të elektricitetit.

Të fuqishmit e botës do krijojnë Shtetet e tyre personale brenda ujrave territoriale internacionale nëpërmjet platformave të lëvizshme që krijojnë ishuj prej së vërteti, duke zbatur me stil të lartë aq sa bëhet me platformat për nxjerrjen e naftës, tashme seli në universitete mjaft prestigjoze.

Ky projekt është realizimi i "ishullit në formë spirale" imagjinime të stilit Jyl Verne: 300 metra të gjëra e 400 të gjata, me 10.000 banorë.

Janë aktuale projektet për ndërtimin e ishujve artificiale të lëvizshëm, të arritshme me helikopter apo anije, që mund të deklarohen territor autonom e të bëhen parajsa fiskale, kështjella të padukshme për radarët prej milardari, qëndrat e fuqise e të vendimit jashtë botës e ligjeve të njeriut.

Po zhvillohen kështu dy universe paralele që përjetojnë një fat krejtësisht të ndryshëm: urdhri i parë, ai i shpallur zyrtarisht, është i aplikuar ndaj shoqërisë që ndodhet poshtë, publikut, qytetarëve të zakonshëm; i dyti urdhër është ai që mban realisht shoqërinë, i aplikuar për "botën e lartë", mbajtësit e pushtetit ekonomik e të organizatave.

Në një pozitë ndërmjetëse, duke luajtur rolin e multifytyrës, do të kundërvihen Shoqatat e Komitetet e ekspertëve, opinioni i të cilëve do interpretohet nga "qytetarët" si një ligj i paanshëm e ekonomikisht korrekt.

Por do të trajtohet nga një qeveri "përdoruesish" nga ana e agjencive private, që do shpërndajnë një shërbim administrativ e përfaqësues prej së vërteti në vend të autoriteteve lokale.

Ky është agimi i totalitarizmit të ri, me armë e instrumenta jo konvencionale, në shërbim të lobeve të fuqishme e të padukshme, që ia kanë arritur të realizojnë kështu projektin ambicioz të Hitlerit.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Totalitarizmi Empty Re: Totalitarizmi

Mesazh  Albaniaa 01.01.14 12:34

MITI I NACIONALIZMIT ENVERIST
Enverizmi paraqitet shpesh si një ideologji nacionaliste, duke iu referuar retorikës atdhetare që ka mbushur masivisht propagandën komuniste përgjatë të gjithë 50 viteve të regjimit. Në fakt, komunizmi shqiptar, është keqpërdoruesi më i madh i nacionalizmit, duke e përdorur atë si të vetmin mjet legjitimimi për kriminalitetin dhe rrënimin që i solli vendit. Retorika e regjimit ishte e tejmbushur me terma patriotikë, të cilët paraqisnin një përfytyrim romantik për atdheun, si një kështjellë e pamposhtur që marshonte triumfalisht “nga fitorja në fitore”, mes armiqsh të egër e të fuqishëm. Në të vërtetë, duke idilizuar dhe militarizuar historinë e Shqipërisë dhe sakrificat shekullore të popullit shqiptar, kjo retorikë glorifikonte Partinë Komuniste, sepse sipas saj, atdheu dhe partia ishin një dhe të pandarë. Partia shihet si personifikim politik i atdheut, si ndërgjegjja e organizuar e popullit, e cila kish marrë përsipër të finalizonte heroizmin kombëtar të treguar në shekuj.

Enverizmi historicist

Ky është një konceptim krejtësisht marksist i së. Njësoj si marksizmi, i cili e shikon historinë njerëzore si një arenë të luftës së klasave, e cila vjen e finalizohet në revolucionin proletar që do të sillte shoqërinë e mbrame pa klasa dhe pa shtypje e shfrytëzim, edhe enverizmi paraqitet, ndër të tjera, si finalizim i një përpjekjeje shekullore të popullit shqiptar për të ndërtuar jetën e vet në mënyrë të lirë e të pavarur, të mbrojtur nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm. Enverizmi pretendon të jetë bartësi dhe finalizuesi i aspiratës kombëtare të popullit shqiptar, për të cilën është derdhur gjak që në antikitet. Kjo ideologji karakterizohet nga dy aspekte paralele: ai marksist dhe kombëtar. Rrjedhimisht historia e Shqipërisë shihet njëkohësisht në një këndvështrim klasor dhe kombëtar. Nga njëra anë, enverizmi sjell çlirimin nga klasat sunduese, që shihen si gjakpirësit tradicionalë të popullit (feudalët, bejlerët, agallarët, kapitalistët e rinj…), ndërsa nga ana tjetër, ai sjell çlirimin e vendit nga të gjithë armiqtë e jashtëm (osmanë, serbë, grekë apo fashistë, me gjithë bashkëpunëtorët e tyre reaksionarë brenda vendit), që ia kanë zënë frymën Shqipërisë me luftërat dhe intrigat e tyre të liga.

Historia formulohet në mënyrë teleologjike, duke u paraqitur si rrëfim i një përpjekje që kërkon doemos një finale, e cila përmbushet me luftën revolucionare të udhëhequr nga partia. Në këtë mënyrë, partia merr një dimension patriotik, duke u bërë bartëse e misionit kombëtar shekullor. Enver Hoxha, bëhet babai i kombit dhe projektuesi e realizuesi i këtij projekti kombëtar, i cili nis me Skënderbeun, rivihet në veprim prej rilindjes me fillimin e përpjekjeve për pavarësinë e vendit, duke marrë më pas natyrën e vërtetë dhe përfundimtare me formimin e Partisë Komuniste, që arrin ta orientojë këtë betejë në themelet e duhura ideologjike. Pikërisht, komunizmi luan aktin final të marshimit të popullit shqiptar, në rrugën e tij të historisë, duke bërë realitet gjithçka për të cilën ky popull ka luftuar e ëndërruar që me lindjen e tij. Komunizmi bëhet destinacioni historik, dhe fundi i lumtur i sakrificës sonë kombëtare, duke përmbushur mision historik të popullit shqiptarEnverizmi evropian

Në fakt, një perceptim i tillë vijon ende të ushqejë mendimin historik si dhe një pjesë të madhe të diskursit publik. Ideologjia zyrtare vijon të flasë për një mision historik, që do të finalizojë përpjekjet e popullit shqiptar heroik, duke përmbushur aspiratën e tij shekullore. Vetëm se kjo aspiratë tashmë ka hequr dorë nga kështjella e pamposhtur e komunizmit që marshon stoike mes armiqve, duke e zëvendësuar këtë me aspiratën evropiane, e cila shihet si një ëndërr shekullore e këtij populli, që pritet të përmbushet së afërmi nëpërmjet integrimit në BE.

Ky lloj nacionalizmi vijon të funksionojë me të njëjtin format, duke ndërruar vetëm objektin e glorifikuar: rendin komunist me integrimin evropian. Sot flitet për integrimin, si një aspiratë të lashtë të shqiptarëve, e cila fillimisht u shndërrua në një projekt politik nga Skënderbeu, e që më pas do të formulohej në mënyrë më të qartë me rilindjen, për tu përmbushur më pas plotësisht në momentin kur Shqipëria do të jetë pjesë e familjes evropiane. Të njëjtët heronj, të njëjtat qëndrime, e njëjta mendësi, vijon të funksionojë më së miri ndaj idhujve të rinj.

«Skënderbeu është pararendës i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO», – është barcaleta më kuptimplote e kësaj doktrine, të formuluar në mënyrën më përfaqësuese nga Kadareja. Kemi të bëjmë gjithashtu me një logjikë historiciste, mesianike që prodhon një narrativë historike teleologjike. E ardhmja, finalja e madhe e shumëpritur, rindërton të gjithë të shkuarën duke na shfaqur shtegun që na sjell tek e ardhmja e sigurt. Historia e shqiptarëve ndërtohet me po të njëjtin material ideologjik, vetëm se tashmë ajo nuk evidenton kudo gjurmët e luftës së klasave, por vetëdijen evropiane të popullit, e cila sipas saj, ka mundur të mbajë gjallë përkatësinë tonë perëndimore, përballë stuhive barbare të Lindjes që janë përpjekur me çdo mjet të na shperëndimizojë, pa ia dalë dot mbanë.Në të njëjtën mënyrë si enverizmi, historicizmi shqiptar aktualisht vijon të jetë po aq përjashtues, monolitik e mitologjik. Po njësoj, ky lloj diskursi vijon të kërkojë armiqtë e klasës apo evropianizimit, të cilët i konsideron si armiq të atdheut, tek çdo pikëpamje e ndryshme me të. Në të njëjtën mënyrë, ai gjithashtu identifikon tek e shkuara gjithçka që i nevojitet në të tashmen. Rimohuesit e kombit tek Kadareja, si një antonimi e rilindasve modernë, të çojnë pa shumë mund tek armiku i klasës, si një kategori antagoniste ku depozitojmë të gjitha fajet për mbrapshtitë tona, dështimet e të sotmes dhe vonesën për Ditën e Madhe të realizimit të ëndrrës.

Projekti identitar

Në të vërtetë enverizmi dhe ideologjia komuniste nuk ka kurrfarë lidhjeje me nacionalizmin. Historia e komunizmit në Shqipëri lidhet me ndikimet e huaja fqinje, me armiqësinë ndaj nacionalizmit tradicional shqiptar si dhe me veprimtari politike e ideo-kulturore krejt të ndryshme nga ato që duhet të ketë një ideologji nacionaliste. Pa hyrë në degëzime mbi veprimtarinë dhe qëndrimet politike të komunizmit shqiptar në raport me çështjen kombëtare, mund të themi se ideologjikisht ai ka një kontradiktë themelore me nacionalizmin, që lidhet me identitetin dhe idenë për kombin. Nëse do të mund ta thjeshtojmë bisedën, nacionalizmin mund ta identifikojmë si një ideologji që politizon përkatësinë etnike, si pjesëmarrje në një korpus kulturor të përbashkët të një grupi të madh njerëzish, që përbëjnë kombin. Pra, fokusi themelor i nacionalizmit etnik, është kultura kombëtare dhe organizimi shoqëror që mbron dhe ruan tiparet themelore identifikuese të kombit. Për këtë arsye, që komunizmi shqiptar të vlerësohet si një ideologji nacionaliste, duhet parë se çfarë raportesh ka ai me kulturën shqiptare.Në thelb, komunizmi shkon drejt uniformitetit të qenies njerëzore. Ai është një ideologji internacionaliste që mohon çdo lloj përkatësie që rivalizon atë klasore, e cila shtrihet në të gjithë globin, e pacenuar nga prerjet tërthore nacionale. Komunistët mendojnë, veprojnë, jetojnë të gjithë njësoj, kudo në botë. Ata mendojnë se mund të ngrihen mbi dallimet kulturore, të cilat i shohin si produkte të ideologjive sunduese kapitaliste, duke arritur të vërtetën objektive përfundimtare. Me arritjen e aspiratës së tyre, ata mendojnë se historia ndalet, e po ashtu mendimi, zhvillimi, progresi. Sipas tyre, rendi superior realizohet nëpërmjet organizimit racional të shoqërisë dhe të punës, gjë që eliminon dallimet dhe trashëgiminë kulturore.

Parë nga ky aspekt, nacionalizmi është diçka e kundërt. Ai kërkon të ruajë themelet kulturore të një shoqërie, duke i mbrojtur ato nga deformimet e ndikimeve të huaja. Nacionalizmi pranon zhvillimin, por pa cenuar thelbin. Ai e shikon racionalitetin si plotësues të kulturës e jo si zëvendësues të saj. Natyrisht, komunizmi shqiptar është një temë e trajtuar shumë pak dhe ka nevojë të studiohet në mënyrë rigoroze, për të njohur më mirë dallimet ndërmjet tij dhe marksizmit, leninizmit e stalinizmit. Por sido që të jetë, dallimet midis tij dhe nacionalizmit janë themelore dhe të papajtueshme.Përmbysje e trashëgimisë

Në dukje, enverizmi është një ideologji që është përpjekur të marrë në referencë trashëgiminë kulturore, si një mjet legjitimimi. Regjimi komunist ngriti një sërë institucionesh dhe projektesh të cilat kanë trajtuar trashëgiminë kulturore shqiptare. Ai krijoji Institutin e Kulturës Popullore, si një aneks i Akademisë së Shkencave, në kuadrin e studimeve albanologjike, të cilat do të shtrojnë rrugën për studimin e kësaj trashëgimie. Gjithashtu, në funksion të lidhjeve të saj me popullin ai ngriti Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, të pasuar nga një sërë grupesh artistike në fshatra e qytete në të gjithë vendin, si dhe ngriti një sërë muzeumesh etnografike në qytete të ndryshme. Të gjitha këto në dukje i kanë shërbyer rritjes së pranisë etnokulturore në shoqëri.

Megjithatë, qëllimi i vërtetë për të cilin kanë funksionuar institucione të tilla, i shprehur në vetë raportet, udhëzimet dhe studimet e tyre, ka qenë në funksion të ndërtimit të njeriut të ri dhe afrimit të njerëzve me ideologjinë zyrtare. Këto institucione kanë shërbyer për transformimin e kulturës popullore, në funksion të interesave ideologjike të pushtetit monist. Ato nuk kanë pasur për qëllim të studiojnë dhe promovojnë kulturën e vërtetë shqiptare, të trajtuar në mënyrë objektive, por janë përpjekur të prodhojnë një trashëgimi artificiale, e cila çon ujë në mullirin e luftës ideologjike të klikës në pushtet.

Studimet albanologjike, duke përfshirë studimet etnologjike, etnografike, folklorit etj., e për rrjedhojë edhe materialet artistike të vëna në skenë nga trupat e ansamblit dhe grupet artistike lokale, janë përpjekur të ideologjizojnë trashëgiminë kulturore, në llogari të propagandës komuniste. Ato janë përpjekur ta zhveshin këtë trashëgimi nga elementët thelbësorë të shoqërisë tradicionale si struktura klasore, përkatësitë lokale, fetare e kulturore, sistemi vleror etj. Ashtu si edhe historia, folklori dhe vlerat tradicionale janë parë në mënyrë selektive, duke i zhveshur nga thelbi i tyre i vërtetë e duke u arnuar me elementë ideologjikë si p.sh. lufta e klasave, kolektiviteti etj. Këto studime kanë grumbulluar materialin bazë mbi të cilin ideologjika ka mundur të prodhojë identitetin e ri të shqiptarëve, për të krijuar “njeriun e ri” dhe “Shqipërinë e re”. Ato kanë shërbyer në funksion të zhdukjes së një pjese të mirë të traditave, në emër të luftës ndaj të ashtuquajturave “zakone prapanike”, për të bërë të mundur rrënimin e strukturës sociale tradicionale, në funksion të kolektivizimit shoqëror komunist.E gjithë kjo është shoqëruar me një propagandë intensive nëpërmjet shkollave, mbledhjeve në ndërmarrje, mediave, kinematografisë, të cilat i kanë shërbyer konstruktimit të identitetit të ri shqiptar. Njeriu i ri mund të krijohej vetëm nëpërmjet prishjes së strukturës klasore ekzistuese, nëpërmjet përmbysjes së strukturave të prodhimit dhe eliminimit të pronës private. Në vend të kësaj, boshllëkun do ta mbushte aparati burokratik shtetëror, i kontrolluar nga partia-shtet. Kjo ndërmarrje është në të vërtetë revolucioni më i thellë që ka ndodhur në shoqërinë shqiptare, i cili përmbysi gjithçka ekzistuese, vlerat, traditat, kulturën, strukturën sociale dhe marrëdhëniet shoqërore, duke ndërtuar boshllëkun, varfërinë dhe shterimin e ngritur në sistem.

Kombi enverist

Në këtë mënyrë, enverizmi ka synuar të prodhojë një komb të ri, sipas modelit të vet, që në fakt përbën një distancim të madh prej kombit real. Në funksion të kësaj, ai ka prodhuar fillimisht historinë e kombit që ka dashur të prodhojë, duke rrëfyer një histori të fabrikuar në funksion të interesave të tij ideologjike. Ai ka prodhuar gjithashtu traditën, duke ofruar përfytyrimin e vet për të, në mënyrë që t’i gjejë vijimësi transformimit të synuar. Ai është përpjekur të miksojë trashëgiminë shqiptare me socializmin, duke komunistizuar të kaluarën. Nga ana tjetër, ai është përpjekur të prodhojë edhe një gjykim kritik ndaj traditës, duke promovuar nevojën për një “atdhe të ri”. Ndërkohë që kërkohet një përmbysje, historicizmi enverist i kërkon rrënjët e tij brenda vetë rendit që përmbys, për ta paraqitur transformimin e tij si diçka të natyrshme për kombin.Në fakt, komunizmi shkatërroi çdo lloj lidhje reale të shoqërisë shqiptare me të kaluarën e vet, me vlerat, trashëgiminë, kulturën. Ai solli uniformitet shoqëror dhe reduktimin e kësaj kulture në një surrogato ideologjike artificiale. Në emër të emancipimit, ai luftoi themelet e etnosit shqiptar, duke prodhuar një revolucion shoqëror të dështuar. Nisur nga të gjitha këto, enverizmi ka vepruar në kundërshtim të plotë me një projekt nacionalist siç pretendohet. Përveç përmbysjes politike të nacionalizmit, enverizmi solli një përmbysje kulturore, prej së cilës shqiptarët nuk janë çliruar ende dhe nuk duket të ketë gjasa të çlirohen ende edhe për shumë kohë.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi