EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mitologjia Osete

Shko poshtë

Mitologjia Osete Empty Mitologjia Osete

Mesazh  Neo 07.10.10 23:35

MITOLOGJIA OSETE

Mitologjia Osete 43398110

Në mitologjinë e popullit oset të rajonit të Kaukazit ka disa qenie të mbinatyrshme, që shpesh konsiderohen si perëndi.

Feja vetë besohet se ka origjinë sarmatiane [sarmatët: popull iranian me origjinë në Azinë qëndrore, që u vendos nga Rusia jugore deri në Ballkanin lindor], por përfshin shumë elemente të mëvonshme të krishtërizmit, dhe perënditë osetë identifikohen shpesh me shenjtorë të krishterë. Perënditë luajnë një rol në tregimet e famshme për një racë trimash gjysmë-hyjnorë të quajtur "NARTËT".

* HUCAU: Kryeperëndia. Identifikohet me Zotin e krishterë (apo mysliman).

* UASTËRXHI (“Shën Gjergji”): Mbrojtësi i meshkujve dhe udhëtarëve dhe garantuesi i betimeve. Mbrojtësi kryesor i Osetisë Veriore – Alania.

* UACILLA (“Shën Elia”): Perëndia e furtunave dhe korrjeve.

* SAFA: Perëndia e zinxhirit të vatrës. Hyjni më e rëndësishme shtëpiake e osetëve.

* DONBETIR:. Zoti i ujërave. Emri i tij është shkrirja e fjalës osete don (që do të thotë “ujë”) dhe Shën Pjetri. Ai përdor zinxirin e tij për të tërhequr në mbretërinë e tij në funddeti ata që në mënyrë të pakujdesshme dalin vonë për të notuar. Ai ka shumë vajza të bukura, të krahasueshme me “rusalki” të mitologjisë sllave. Deri në shekullin XIX, dita e tij kremtohej të shtunën pas Pashkëve nga vajzat e reja.

* TUTËR: Zoti i ujqërve. Identifikohet me Shën Theodorin.

* FÆLVÆRA: Emri mund të jetë shkrirja e Shën Florës dhe Shën Laurës. Mbrojtësi i deleve. Ai ka vetëm një sy. Është shpesh armiku i Tutërit.

* ÆFSATI: Mbrojtësi i kafshëve të egër, veçanërisht i drerëve, derrave të egër dhe dhive të maleve.

* KURDALÆGON: Farkëtari qiellor. Një mik i ngushtë i Nartëve.

* SATANA: Perëndesha-nënë, nëna e Nartëve.

* SAUBARAG (“kalorës i zi”): Perëndia i errësirës dhe vjedhësve, identifikohet me djallin.

* HUJÆNDON ÆLDAR: Zoti i peshqve. Një magistar i madh dhe një shpirt që sillet si udhëheqës tokësor (“ældar”). Emri i tij do të thotë “Zoti i Ngushticës” (sipas Abajevit, kjo ka shumë gjasë të jetë Bosfori Kimerian i quajtur sot Ngushtica e Kerçit).

* BARASTËR: Mbreti i botës së andejme nëntokësore.

* AMINON: Roja e portës së botës së andejme nëntokësore.

KURËS (në dialektin digor “Burku” [kryedialektet osete janë ironi dhe digori]) është një vend ëndrre, një livadh që u përket të vdekurve, që mund të vizitohet nga disa njerëz në gjumë. Vizitorët, kur kthehen, mund të sjellin me vete farëra të mrekullueshme fati të mbarë, dhe nganjëherë ndiqen nga të vdekurit. Shpirtra të papërvojë, në vend të kësaj, mund të sjellin me vete temperaturë dhe sëmundje.

SATANA [me gjasë shqiptohet Shatana] është një figurë mitologjike që shfaqet në shumë cikle të sagave të Nartëve të Kaukazit.

Satana është nëna e Nartëve, një figurë pjellshmërie, që është edhe një autoritet për fëmijët e saj. Paraqitet shpesh si një “grua e urtë” apo matriarke, që pasqyron lirinë relativisht të madhe të grave në shoqëritë e Kaukazit veriperëndimor në përgjithësi. Satana mund të krahasohet me hyjneshën greke Demeter, me të cilën ka shumë veti të përbashkëta.

Në traditën osete, ajo është vajza e Uastërxhit (Shën Gjergj).

UASTËRXHI (digorisht Uaskergi; emri përbëhet nga prefiksi uac- për shenjtorë (si në Ucilla) dhe Tërxhi, një përshtatje e gjeorgjishtes Giorgi) është emri oset i Shën Gjergjit. Uastërxhi, që gjoja është shkrirë me një perëndi të fesë skite [skitët = një grup i sarmatëve], pikturohet shpesh si kalorës me mjekër të gjatë, që kalëron mbi një kalë të bardhë.

Njëra nga qendrat e tij kultike është një vend i quajtur Pemishta e Hetagut, një pyll që ndodhet 3 km larg qytetit Alagir, afër fshatit Suadag në Osetinë Veriore.

Në nëntor, një ka njëvjeçar i flijohet Uastërxhit. Për të treguar që kau i përket hyut, briri i djathtë pritet shumë më herët dhe çdo bariu i ndalohet të betohet mbi të.

Nëna e Nartëve, Satana, është vajza e Uastërxhit.

Uastërxhi është mbrojtësi i meshkujve si dhe një garantues i betimeve. Për shkak të lidhjes së tij me pjellshmërine, shqiptimi i emrit të tij është i ndaluar për femrat.

Sipas legjendës, Shën Hetag, i biri i një princi mysliman kabard [kabardët = një popull në Kaukazin verior, disa prej të cilëve jetojnë në Osetinë Veriore], u konvertua në krishtërizëm dhe duhej të arratisej prej atyre që donin ta detyronin të bëhej prapë mysliman.

Kur përndjekësit e tij pothuaj e kapën, ai u lut për ndihmë në një fushë të hapur, dhe pylli u zbrit nga shpatet e malit për ta fshehur. Kur e panë këtë mrekulli, armiqtë e Hetagut morën arratinë, dhe Hetagu ia përkushtoi pemishtën Uastërxhit. Pemishta përbëhet nga frashër dhe ahë dhe mbulon pothuajse 13 hektarë.

Pemë të shenjta janë të stolisura me shirita dhe me imazhe të Shën Gjergjit dhe kuçedrës. Në afërsi u ndërtua një tempull i madh prej druri. Prej rënies së Unionit Sovjetik, kulti i Uastërxhit - dhe veçanërisht pemishta e Shën Hetagut - gëzon një popullaritet të ringjallur, dhe ka pasur disa pohime fanitjesh. Qëndrimi i Kishës Ortodokse ruse ndaj Uastërxhit është ambivalent.

Dita e Shën Hetagut është e diel e parë në korrik.Uastërxhi përmendet në himnin kombëtar të Osetisë Veriore.

Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi