Keqpërdorimi i shkencës
3 posters
Faqja 1 e 1
Keqpërdorimi i shkencës
Keqpërdorimi i shkencës dhe komploti i vaksinave
Shembujt e mundshëm janë të shumtë: mohohet evolucioni, ngrohja globale, rezultatet e kërkimeve mbi dëmet e duhanpirjes, AIDS, efikasiteti i vaksinave dhe tashmë edhe gripi.
Përse? Çfarë i shtyn njerëzit të mohojnë realitetin?
E dini më të fundit? Epidemia e Gripit A ishte një mashtrim: shkencëtarët, qeveritë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e kanë sajuar për të pasuruar kompanitë që prodhojnë vaksina.
Dhe nuk ka rëndësi që gripi kishte të gjithë karakteristikat e një sëmundjeje epidemike, që ka provokuar vdekjen e mijëra personave apo që zakonisht lëshimi i alarmit për një epidemi nuk është një sistem i mirë për të fituar para.
Një grup eksponentësh politikë europianë kanë mbështetur këtë teori komploti, e cila qarkullon edhe në ambiente të tjerë. Ky është vetëm rasti më i fundit i refuzimit sistematik të shkencës për t'i lënë vend iluzionit.

Përse? Çfarë i shtyn njerëzit të mohojnë realitetin? Ja një hipotezë: komploti është në pjesën më të madhe një fryt i sensit të përbashkët dhe pothuajse të gjithë komplotistët janë persona normalë që bëjnë thjeshtë atë që u duket më e drejtë.
Të gjitha këto lloj lëvizjesh kanë shumë gjëra të përbashkëta. Përdorin të njëjtat strategji.
Konsiderohen mbrojtës kurajozë të të shtypurve kundër një elite të korruptuar, e cila komploton në dëm të qytetarëve për të fshehur të vërtetën apo për të përhapur një gënjeshtër.
Përgjithësisht thonë se komploti i shërben realizimit të një projekti të fshehtë: qoftë kur bëhet fjalë për shtetin asistencial, për pushtimin e ekonomisë botërore, përforcimin e pushtetit të qeverive ndaj qytetarëve, të fitimit apo të ateizmit.
Këto aspekte të përbashkëta shpjegojnë shumë për shkaqet e fenomenit. Pikësëpari, komploti gjen terren pjellor mbi të gjitha në sektorët ku duhet që të besohet në atë që thonë shkencëtarët.
Nuk mund të mohohet efikasiteti i antibiotikëve, sepse është demonstruar që funksionojnë.
Por mund të mohohet efikasiteti i vaksinave, sepse na kanë thënë që parandalojnë sëmundje që asnjë prej nesh nuk i ka parë, asnjëherë (pikërisht sepse vaksinat funksionojnë).
Edhe në rastin e ngrohjes globale, të evolucionit dhe të raportit mes duhanit dhe kancerit duhet që të besojmë fjalën e shkencëtarëve, të mjekëve dhe të ekspertëve të tjerë që shpesh herë konsiderohen të ftohtë dhe arrogantë. Shumë njerëz e përjetojnë këtë fakt si një kërcënim personal.
Vitin që kaloi, në Teksas, eksponenti i një komisioni shtetëror që kërkon futjen e teorisë kreacioniste në programet shkollorë ka thënë: "Dikush duhet t'u kundërvihet ekspertëve".
Pika kryesore është pikërisht kjo ndjesi e humbjes së kontrollit mbi jetët tona. Janë të shumtë ata që hedhin poshtë provat e furnizuara nga ekspertët dhe preferojnë shpjegimet që, ndonëse nuk mbështeten nga asnjë provë, të paktën në dukje rivendosin një lloj forme kontrolli.
Të gjitha teoritë e komplotit duken si tentativa për të rifituar një minimum pushteti mbi një natyrë tërësisht të ndryshme.
Kjo shpjegon arsyen përse për autizmin u vihet faji vaksinave dhe jo një shkaku natyror të panjohur, dhe përse këmbëngulet në kreacionizmin apo përse refuzohet fakti që sjellje që një herë e një kohë konsideroheshin normale, si për shembull duhanpirja apo djegia e karbonit, janë në të vërtetë të rrezikshme.
Zakonisht personat që besojnë në këto teori nuk janë as dashakeqë dhe as armiq të shkencës. Përkundrazi, kanë prirjen që t'i quajnë shkencore shpjegimet që ata japin.
Nuk është e nevojshme të jenë të pandershëm për të mohuar. Mjafton të arsyetohet duke ndjekur logjikën e zakonshme, përmes anektodave dhe shkurtimeve konjitivë.
Shpjegimet mund të shprehen në një gjuhë shkencore, por bazohen në prova anektodike dhe synojnë tërheqjen emotive të rifitimit të kontrollit. Greg Poland, përgjegjës i repartit të vaksinimeve në klinikën Mayo në Minnesota, si dhe drejtor i revistës "Vaksina', kritikon ashpër ata që kritikojnë vlefshmërinë e vaksinave.
I quan "shkencërisht analfabetë", sepse nuk janë në gjendje që të kuptojnë koncepte si ai i probabilitetit. I akuzon se arsyetojnë në bazë të emocioneve dhe anektodave. "Përdorin shkurtime mendore", thotë Poland. "Im bir u bë me autizëm pasi bëri vaksinën, kështu që duhet të jetë faji i vaksinës".
Një reagim emotiv ndaj atyre që perceptohen si dëme të shkaktuar prej vaksinës mposht të gjithë statistikat. Seth Kalichman, një sociopsikolog i Universitetit të Ocnnecticut, ka mundur ta vëzhgojë fenomenin nga një pozicion i privilegjuar: është infiltruar për një vit në grupet që mohojnë AIDS-in.
Pothuajse të gjithë personat që ka njohur kanë qenë normalë dhe të sinqertë. "Negacionizmi i përgjigjej një nevoje", shpjegon ai. "Për personat e sëmurë me AIDS është një strategji mbijetese, ndonëse është e gabuar".
Kalichman është i bindur që negacionistët nuk kufizohen që të arsyetojnë si një njeri i rrugës. "Në mënyrën e tyre të të menduarit ka një brishtësi që i bën të besojnë tek persona dashakeqë.
Pjesa më e madhe e jona nuk do të arrinte, edhe po të donte. Të përpiqesh të kuptosh përse dikush beson tek këta të paturpë mund të na ndihmojë të gjejmë një zgjidhje".
Kalichman është i bindur që nxitësit e lëvizjeve negacioniste kanë probleme psikologjikë më të rëndë se sa ndjekësit e tyre. "Demonstrojnë të gjithë simptomat e paranojës", shpjegon Kalichman: zemërimin, paaftësinë për të duruar kritikat si dhe atë që psikiatrët e quajnë një sens të ekzagjeruar të rëndësisë së tyre
. "Në fund të fundit, është një problem shëndeti mendor. Për këtë arsye, lëvizjet negacioniste kanë aq shumë karakteristika të përbashkëta, në mënyrë të veçantë faktin që kanë një teori komploti".
Sipas Kalichman, negacionistët nuk rrëfejnë gënjeshtra, por janë të mbërthyer në kurthin e atij që studiuesit e neurozës e quajnë mendim mosbesues: "Stili konjitiv i negacionistëve nis nga një ndjesi e realitetit të deformuar. Është një prej arsyeve përse të diskutosh me ta është tërësisht e kotë. Të gjithë ne e përshtasim botën me sensin tonë të realitetit, por kush është mosbesues e shtrembëron me një instransigjencë krejt të pazakontë".
Nuk janë vetëm strategjitë dhe psikologjia e përbashkët që mbajnë të bashkuara format e ndryshme të negacionizmit: ekzistojnë edhe lidhje formale mes grupeve.
Shumë lëvizje negacioniste lindin si tentativa të sipërmarrjeve për të vënë në dyshim rezultatet e kërkimeve që rrezikojnë interesat e tyre. Industria e duhanit ka nisur të ushqejë teoritë e komplotit në vitet '70, duke rekrutuar shkencëtarë të prirur për të prodhuar të dhëna të shtrembëruara dhe duke financuar institute kërkimorë në dukje të pavarur si dhe lëvizje false qytetarësh.
Një prej këtyre qendrave kërkimore ishte "l'Advancement of sound science coalition (Tassc)", i krijuar në vitin 1993 nga Philip Morris. Tassc nuk merret vetëm me duhanin. Pasi siguroi fonde nga Exxon, filloi që të vërë në dyshim edhe teoritë shkencore mbi ndryshimet klimatike.
Këto lidhje mes lëvizjeve negacioniste janë të shpeshta. Institute të ndryshëm kërkimesh, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara janë të financuar si nga industria e naftës, ashtu edhe nga ajo e duhanit dhe kanë marrë pozicione negacionistë ndaj duhanpirjes dhe ngrohjes globale.
Tassc u detyrua që të mbyllet pasi u zbulua identiteti i saj i vërtetë, por u zëvendësua nga JunkScience, që përveçse sulmon kërkimet dhe studimet mbi duhanin dhe klimën bën ftesa edhe që të mos besohen shkencëtarët që përdorin të dhëna statistikore apo që flasin për gjëra që "mund të jenë" të vërteta - pra, praktikisht, të gjithë shkencëtarët.
Nuk është habi që disa industri janë të gatshme të shtrembërojnë realitetin për të mbrojtur interesat e tyre. Por, tentakulat e mohimit të organizuar mbërrijnë më larg.
Shumë personazhe me ndikim që mohojmë ndryshimet e klimës, për shembull, mohojnë edhe evolucionin. Kohët e fundit, në Shtetet e Bashkuara janë bërë fushata për të futur në programet shkollore mësimin jo vetëm të kreacionizmit, por edhe të çështjes shumë të debatuar të ngrohjes globale.
Këta pozicione janë përsosmërisht në një linjë me preokupimet e të djathtës politike dhe fetare në Shtetet e Bashkuara, dhe mohimi i merr shpesh nxitjet nga një program politik preciz.
Disa kreacionistë kanë pohuar në mënyrë eksplicite që shkenca e klimës dhe teoria e evolucionit u referohen një "ideologjie të së majtës e cila promovon statalizmin, moralizmin e shtetit asistencial dhe materializmin".
Personat që mbështesin një teori komploti kanë tendencën që të mbështesin edhe të tjera. Dan Kahan, i fakultetit juridik në Yale, ka zbuluar se opinionet e qytetarëve për çështjet si aborti si dhe martesa mes personave të të njëjtit seks bëjnë të mundur që të parashikohet edhe mendimi i tyre për çështje si shkenca dhe klima.
Kjo, sipas Kahan, vjen për shkak të faktit që konservatorët kanë prirjen të jenë në favor të kompanive private dhe nuk pranojnë idenë që janë këto që e dëmtojnë planetin.
Por negacionizma të tjerë të bëjnë të mendosh se psikologjia ka më shumë rëndësi se sa ideologjia. Pra, nuk ekziston asnjë lidhje e dukshme mes konservatorizmit dhe refuzimit të vaksinave dhe AIDS-it, dhe mohimi i grupit të ri A ka dalë nga një grup i majtë që ishte kundër industrisë së vaksinave.
Megjithatë, ekzistojnë disa lidhje që të bëjnë të mendosh për një projekt më të madh. John Moore, një studiues i kolegjit mjekësor Ëeill Cornell në Nju Jork, i cili studion virusin HIV, shpjegon se ka një mbivendosje të fortë mes negacionistëve të vaksinave dhe atyre të AIDS. Të dy lëvizjet marrin financime të dyshimtë për të cilët nuk dihet asgjë.
Është edhe rasti i revistës së Shoqatës së Mjekëve dhe Kirurgëve Amerikanë, një lob në favor të mjekësisë private. Revista promovon pothuajse të gjitha kauzat negacioniste.
Në dy vitet e fundit ka botuar artikuj në të cilët mbështetet ideja që testet e HIV nuk pikasin virusin HIV, që duhanpirja pasive nuk të dëmton, që ngrohja globale nuk përbën një rrezik dhe që propozimi për një regjistër të vaksinimeve në Shtetet e Bashkuara "synon të krijojë një infrastrukturë kompjuterësh që në të ardhmen mund të përdoret për qëllime të tjerë".
Ka botuar edhe shumë artikuj në të cilët thuhet se vaksinat shkaktojnë autizëm. Mbetet të ngrihet pyetja nëse aktivistët që mohojnë ngrohjen globale dhe evolucionizmin po përpiqen të diskreditojnë të gjithë komitetin shkencor, duke përhapur skepticizëm kundrejt vaksinave dhe AIDS-it.
Karakteri konservator i mohimit mund të shpjegojë edhe aftësinë e tij për të pushtuar zemrat dhe mendjet. Linguisti konjitiv George Lakof, i universitetit të Californias në Berkeley këmbëngul se konservatorët kanë qenë gjithmonë më të zotë se sa progresistët në shfrytëzimin e anektodave dhe emocioneve për të bindur zgjedhësit.
Progresistët kanë prirjen të mendojnë që përballë të dhënave të verifikuara dhe numrave të sigurtë, njerëzit do të nxjerrin pashmangshmërisht konkluzionet e drejtë.
Veç kësaj, besojnë se anektodat janë prova të papranueshme dhe mendojnë se është imoral t'u bësh apel emocioneve. Shkencëtarët arsyetojnë si ata. Por kundër emocioneve dhe anektodave, thjeshtë prezantimi i provave ka pak fuqi.
Dhe gjërat i përkeqëson fakti që zakonisht shkencëtarët reagojnë ndaj negacionizmit me zemërim dhe mospërfillje, dhe kjo i bën të duken edhe më arrogantë.
Edhe Greg Poland mbërriti në një konkluzion të ngjashëm. Disa herë ai ka provuar të përdorë anektodat dhe emocionet duke folur me një publik jo specialistësh. "Marr përgjigje shumë pozitive, por jo nga njerëzit më të informuar, që i shohin argumentet e mia si një manipulim".
Shkencëtarët që luftojnë negacionizmin duhet të nxjerrin mësim: mund të fitojnë vetëm pasi të kenë kuptuar se si të flasin me "analfabetët shkencorë" që janë pre të lehta për negacionistët. Në lojë është shumë.
Ashtu si shumë krijues vaksinash, Poland ka marrë deri kërcënime me vdekje. "Më vijnë telefonata anonime nga njerëz që thonë: shpresoj që t'i keni të sigurtë fëmijët".
Të tilla ka marrë edhe Faye Flam, një gazetare e "Philadelphia Inquierer", e cila merret me tema që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike.
Negacionizmi ka patur viktimat e tij. Mohimi i AIDS-it ka bërë që të vdesin 330 mijë afrikano-jugorë. Mohimi i dëmeve të duhanpirjes ka vonuar ndërhyrjet për të parandaluar vdekjen e shkaktuar nga pirja e duhanit.
Mohimi i vlefshmërisë së vaksinave u ka dhënë jetë të re sëmundjeve vdekjeprurëse si poliomeliti.
Dhe mohimi i ndryshimeve klimatike po vonon ndërhyrjet për të ndalur ngrohjen globale. Reagimi kundër tentativave për të luftuar epideminë e gripit mund të dekurajojë përgatitjet për krijimin e virusit të ardhshëm.
Shkenca është mënyra më e mirë për të kuptuar botën dhe rreziqet e saj, por për të reaguar duhet mbështetja popullore. Për këtë arsye, lëvizjet negacioniste janë një rrezik.
KB

Jon- 1159
mashtrimet e shkences
Ne fakt eshte shume e veshtire te besohet nje gje e tille kur gjithmone supozohet se shkenca ka ndihmuar ne zhvillimin e njerezimit, shume here ka shpetuar edhe jete njerezish.....
Por po te shohesh anen tjeter te fytyres se shkences, ate qe shume mire mund te quhet intrigat dhe mashtrimet duhen bere kerkime dhe analiza te bazuara ne fakte per te kuptuar nese me shume shkenca i perdor apo i ndihmon njerezit ne rastet e fatkeqesive te tyre.
Kam pare para nje muaji nje film i cili shpesh here me ben te mendoj se shume gjera perderisa arrihet te shfaqen ne ekran do te thote se njefare ekzistence reale e kane.....Filmi fliste per nje laborator te fshehte shkencor i krijuar mbi siperfaqen e tokes ne nje zone ku askush nuk shkelte....
Perse sherbente do te thoni ju....????? Shkencetare te nivelit te larte krijonin klone te njerezve me te pasur te botes....apo te njerezve te famshem te ekranit, me porosine e ketyre te fundit, duke qene se "pronaret e tyre" rrezikonin te vdisnin nga semundje te ndryshme.
Misioni ishte i thjeshte: krijohej kloni i nje individi i cili kishte paguar nje shume marramendese per kete. klonat mbaheshin te mbyllur aty brenda nen kushte te rrepta sigurie nen mashtrimin e drejtuesve se do te vinte nje moment i caktuar dhe ata do te dergoheshin ne ishullin e mrekullueshem (i cili normalisht nuk ishte vecse nje mashtrim sepse te gjithe ata qe pretendohej te fitonin rastin e jetes se tyre per te dale nga muret e atij laboratori, do te perfundonin te masakruar sepse kishte ardhur koha qe te realizohej nderrimi i pjeseve te klonit me pronarin).
Pra shkurt fare a mund te mendohet se keto gjera ndodhin ne realitet....a duhet te kemi besim tek shkenca nqs shume fakte tregojne te kunderten....????
Marrim rastin e vaksinave per gripin e pulave apo gripin e derrit....vaksinohuni per tu mbrojtur nga vdekja....kur ne anen tjeter shume mjeke thonin se efektet anesore ishin te rrezikshme.....si mund ta dime vertet nqs te gjithe ata njerez qe vdiqen gjoja nga gripi i pulave apo i derrit nuk i kane infektuar vete neper spitale duke bere "vaksina" apo ndonje mjekim tjeter....sepse ne fund te fundit asnje nuk e di se cfare injektohen neper serume etj etj....
Nje shprehje thote eshte mire te besosh po eshte akoma me mire te mos besosh....ne fund te fundit popullsia po shtohet me shume nga cmund te jete imagjinuar ndonjehere dhe pse jo te perhapesh nje semundje ne menyre te fshehte nuk eshte gje e veshtire....mund te thuhet se eshte me lehte sesa te gjesh kuren e duhur per nje semundje.... [b]

Erina Baçi- 2
Re: Keqpërdorimi i shkencës
Nuk marre persiper te them se shkenca ka bere mrekullira,por them qe shkenca ka care ne shume labirinthe te erreta te zhvillimeve te historise njerzore,ashtu dhe ne ato transformime te cilat truri i vecante i nje njeriu,nuk do ja dilte kurre.
E them kete se te 'mbarsesh'trurin me mbrockula filmash,ose me ato keqperdorime te shkences nga kompani fitimprurese,ne dukje humane,por ne te vretete jane vene ne sherbim te klases se koracuar antinjerzore,do te thote qe shkences ne tersi te vesh nje 0 absolute.
Nuk jam pajtuar asnjehere me keto teori,as te kreacionizmit,as te mohimit te ngrohjes globale,as ato te deformimit dhe te mohimit te krijimit te rraceve dhe shtameve te semundjeve neper laboratore dhe as do te pajtohem ndonjehere me teorine e pergjitheshme dhe te vjetruar ..te fatalitetit.
Jo,per mua shkenca ka qene,eshte e do te jete i vetmi institucion legal,qe ka bere,qe ne momentet me te veshtira te zhvillimeve njerzore,hope cilsore ne dobi te vete shoqerise,megjithe keqperdorimin qe i eshte bere asaj,por qe edhe ne disa raste ky keqperdorim,ka pasur efekte pozitive indirekte mbi njerzimin.

Estilen- 713
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi