Kriptozoologji
+4
Estilen
Jon
Neo
Admin
8 posters
Faqja 1 e 1
Kriptozoologji
Kriptozoologjia
Kriptozoologjia rrjedhë nga fjala greke κρυπτός « fshehtësi », ζῷον « shtazë» et λόγος « studim »,do të thotë « studimi shtazëve të fshehura » paraqet studimin e shtazëve në të cilën ekzistenca e tyre është e supozuar, bie fjala si Jeti,Bigfoot,përbindshi i Loch Ness,përbindsha detar,pra, qenje shtazore që supozohet se janë zhdukur.
Sipas Fjalori Terminologjik është : « një shkencë që tenton të studjoj objektivisht vetëm rastet të njohura nga dëshmitë ,pjesë anatomike apo fotografi me vlera të kontestueshme. »
Kriptozoologjia posaçërisht është e kritikuar nga skeptikët.
Si krijues i Kriptozoologjisë merret zoologu belgë Bernard Heuvelmans me librin e tij « Në gjurmë të shtazëve të panjohura »(1955).

Admin- 1132
Re: Kriptozoologji
Jeti
Jeti (tibetisht, gJa’ dred) apo njeriu i dëborës, edhe Çemo, është një majmun, apo një qenie në trajtë ariu i Himalajave dhe Everestit, ekzistenca e të cilit nuk është dëshmuar.
Kjo qenie përrallore njihet edhe në vise të tjera të botës, me emrin Këmbëmadhi (Bigfoot) në Amerikën e Veriut, apo Orang Pendeku në Indonezi.
Njihet edhe si njeriu i neveritshëm i borës, nga një përkthim i gabuar gazetaresk i shprehjes në gjuhën nepaleze Metoh Kangmi. Emri "Jeti" rrjedh nga fjalët jeh-teh, që do të thotë "ajo gjë", një shprehje sherpa (popullatë Nepaleze) që tregon këtë krijesë mitologjike.
Kjo qenie përshkruhet zakonisht me një shtat dy deri tre metra, dhe 200 kg i rëndë, me një gjurmë këmbe deri 43 cm, me një gëzof ngjyrë gështenje të errët, të zezë ose të kuqërremë. Thuhet se ka qime e krahë të gjatë, që i arrijnë deri në gjunj. Banorët e Tibetit hamendësojnë se ka dy lloje Jeti: Xu-teh (Gjëja e madhe), i cili është i gjatë, dhe Meh-teh, pak më i shkurtër se i pari.
Disa zoologë, si edhe alpinisti Reinhold Messner, janë të mendimit, se Jeti është qenie e njëjtë me ariun bojëkaf tibetian, apo "ariun tibetian" (Ursus arctos pruinosus). Kështu për shembull, në disa gjuhë të himalajave "Jeti" do të thotë ari.
Shumica e shkencëtarëve e mohojnë ekzitencën e një krijese të tillë mitologjike, për shkak të dëshmive të mangëta. Ndërsa, disa kriptozoologë mendojnë, se Jeti mund të jetë qenia e shuar gigantopitekus, i cili mendohet të ketë jetuar para një milion vjetësh në Indinë e veriut, dhe Kinën e jugut.

Yeti Oriental
Me një trup ariu, por me një madhësi kanguri, me një zë mace dhe pa asnjë flokë ... është quajtur "Yeti Oriental" , kjo krijesë e çuditshme u gjet nga gjahtarët në provincën Sichuan, ku legjendat lokale flasim për një ari i cili më parë ishte njeri. ...dhe banorët e kësaj ane mendojnë që mund të jetë ky lloj ariu.
Ekspertë lokalë dhe shkencëtarë do të bëjnë një test në të ardhmen për përcaktuar llojin e kafshës.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Kriptozoologji
Kapet Jeti në Kinë?
Kohët e fundit është kapur një kafshë misterioze nga disa gjahtarë në provincën Siçuan të Kinës. Ai u identifikua si një Jeti, versioni oriental i Këmbëmadhit.
Fillimisht kafsha u përshkrua në pamje të parë se kishte tipare të një ariu ose kanguri. Zbulimi është pjesë e një numri në rritje të krijesave të zbuluara kohëve të fundit. Por mund të bëhet dhe më keq.
I ashtuquajturi Jeti është transportuar në një anije në Pekin për një testim të ADN-së së tij, por një fotografi e kafshës tregon qartazi një krijesë të vogël me katër këmbë dhe një bisht.
Loren Koleman, autor i librave të ndryshëm për Këmbëmadhin, beson se “kjo lloj kafshe i ngjan një civeti, një lloj maceje në atë zonë. Çfarëdo që të jetë, nuk është një ari, nuk është një kangur apo dragua dhe pa dyshim që nuk është një Jeti”.
Jeti?
Në mendjen e publikut bishat të tilla si Jeti dhe Këmbëmadhi janë kafshë me përmasa shumë të mëdha dhe shumë të fuqishme dhe jo si krijesat misterioze, të frikshme, të neveritshme, patetike, të vogla që janë gjetur. Pothuajse të gjithë gjitarët kanë qime dhe kur ata shihen, provokojnë kuriozitet dhe sigurisht spekulime të egra.
Ajo që civet dhe kafshë të tjera kanë të përbashkët është një rast i rëndë mungesë qimesh, që është një infeksion ngjitës parazitar i lëkurës. Kjo sëmundje është një formë ngjitëse e sëmundjes që mund të shkaktojë humbjen e qimeve dhe irritime të lëkurës dhe kafshët që kanë këtë sëmundje mund të jenë shumë të vështira për t’u identifikuar nga njerëzit.
Në Amerikën Veriore ka një rritje dramatike të numrit të këtyre kafshëve, të cilat janë gjetur të gjalla apo të ngordhura gjatë pesë viteve të fundit.
“Përbindëshi i Montakut” ishte një nga këto kafshë, që në fillim identifikohej si bisha vampire latino-amerikane ose “çupakabra”, e shumë kafshë të tilla janë gjetur në Teksas ku janë identifikuar përmes testit të tyre të ADN-së dhe i përkasin familjes kanidae – qen dhe kojota.
Tani ky të jetë një Jeti, çfarë po ndodh?
A duhet fajësuar ngrohja globale?
Në qoftë se raportimi i këtyre kafshëve të çuditshme me këtë sëmundje po bëhet i zakonshëm në këto vitet e fundit ka vetëm një arsye ekologjike, që është ngrohja globale.
Mike Boudenchack, drejtor i Shërbimeve të Jetës së Egër për Teksasin, ka shpjeguar se pse këto kafshe janë më të zakonshme në Teksas sesa në zona të tjera.
“Në këtë vend kafshët nuk vdesin nga kjo sëmundje, sepse temperaturat janë të ngrohta mjaftueshëm dhe ato mund të jetojnë me këtë sëmundje. Kjo sëmundje mund të jetë e zakonshme edhe në zonat e ftohta dhe në fakt ujqërit në Montana e kanë marrë tashmë, ndërsa në Dakotën Veriore janë duke e marrë. Këtu lart gjendja është fatale, sepse nuk sheh raste të tilla si në klimat e ngrohta ato nuk jetojnë aq gjatë sa për të pasur një gjendje aq të rëndë të rënies së qimeve, sepse vdesin nga hipotermia në fillim”.
Pra mund të arrijmë në përfundimin se raste të këtyre kafshëve do të bëhen edhe më të zakonshme në vendet me klime të ngrohtë.

Jon- 1159
Misteri ose perbindeshi Montauk
Misteri ose perbindeshi Montauk.
Banorët në një qytet të vogël kanadez janë habitur me pamjen e një krijesë te çuditshëme, i cili doli nga një liqen prane tij
Kafsha, e cila ka një trup të gjatë me flokë,por tullac mbi kokën e tij,këmbët dhe fytyrën, ka bërë që te kete shume spekulime ne faqet e internetit.Disa thone se është një version më i evoluar i përbindëshit te famshem 'Montauk'.
Krijesa u zbulua nga dy infermiere në qytetin e Kitchenuhmaykoosib në Ontario, Kanada, ndërsa benin një shëtitje me qenin e tyre.
Kur qeni filloi te leh në buze te liqenit, të dy gratë filluan hetimin,kur pane se qeni u terhoq i tmerruar nga nje kafshë e ngordhur.Ne ate cast ato bene fotot e rastit
Fotografite tani janë postuar në një faqe interneti lokal, me një shpjegim i cili thotë: "Kjo krijesë u zbulua së pari nga qeni Sam, një qen lokal.
'Krijesa misterioze u zbulua javën e parë të majit në pjesën e periferike të qytetit,ku disa varketare vunë re Samin qe nuhaste diçka në ujë dhe i afrohen për të parë se çfarë Sam kishte zbuluar dhe vënë re nje krijesë me fytyrë poshtë ne uje.
Qeni kërcen në liqen dhe e terheq krijesën deri tek shkëmbinjt duke e terhequr zvarr dhe lene atje qe ta shohin te gjithe kureshtaret,duke e fotografuar ne pozicione te ndryshme.
Shumë njerëz kanë sugjeruar se kafsha mund të jetë një 'përbindësh i ri Montauk' - për shkak të ngjashmëritë midis këtyre fotografive dhe ato të një krijesë të ngjashme të cilat lahen deri ne Montauk, New York, në 2008.
Kafsha, i cili shpejt fitoi pseudonimin "përbindësh Montauk ', në sajë të lokacionit në plazh nuk ka qenë kurrë i identifikuar zyrtarisht - edhe me gjithe konsensusin e përgjithshëm se është një lloj rekun.
Megjithatë, bloggerë të tjera kanë spekuluar se krijesa e re e zbuluar është një lloj i chupacabras, ose 'goatsucker'.
Por pavarësisht nga këto hamendesime, shumica e biologëve dhe ekspertë te kfsheve te egra, besojnë se chupacabra është një legjendë bashkëkohore.

Estilen- 713
A ekziston 'Njeriu i Bores'
A ekziston 'Njeriu i Bores' ?
Keto dite po jepet ne ambjente shkencore nje vidio e realizuar me kamer termike(FLIR) nga Michael Greene, në Pyjeve Kombëtare
Uwharrie, NC. te Karolines se Veriut.
Michael Greene
Ky filmin realizohet po thuaj 40 vjet mbas pamjeve te para te realizuara nga
Paterson Gimlin,per njeriun e bores ose ndryshe Bigfoto.
Te gjithe kureshtaret e BIGFOT.it ose njeriut te bores,kane qene te inetersuar ralisht ne se kjo krijese me trup te madh afersish 7 kembe e gjysem i larte,ekziston apo eshte nje truk i filmave dhe i fotove te realizuar nga mashtrues.
Filmimi i ri qe eshte bere me 29 prill nga kjo kamer termike,na shuan disi kureshtjen,por asnjehere misterin,se si ka mundesi qe nje krijese e tille te qendroj kaq gjate pa u shfaqur para syve te njerzeve..
Kamera termike eshte e ndertuar qe te kapi e filmoi objekte qe kane temperature trupore.Kjo ndodhi dhe me BigFotin tone ne fjale ,ku ai shfaqet me levizje te ngadalta dhe dyshuese duke u fshehur pas pemve e pastaj ne levizje.
Filmimi po analizohet dhe rezulton shume real dhe jo truk.
Atehere shtrohet pyetja,pse njeriu i bores i fshihet kaq shume njeriut,kur trupi i tij eshte nje gjigand....?
Pse ka kaq pak foto e vidio per njeriun e bores..? A fshihet ndonje mister pas njeriut te bores..?
Keto e pyetje te tjera ngelen pa pergjigje,deri ne sqarimin perfundimtar te ketyre krijesave.

Në Gjeorgji macja lind qenush
Tbilisi, 28 korrik
Një grua në një fshat të Gjeorgjisë pretendon se macja e saj ka lindur para disa ditesh një qenush.
Sipas mediave lokale macja ka lindur një këlysh me veshët dhe bishtin si mace, por pjesët e tjera të trupit i ngjajnë një qeni. Këlyshi ka dhe mustaqe.
Mediat lokale kanë arritur ta filmojnë këtë krijesë të çuditshme, ndërsa ai strukej dhe pinte gji te e ëma.
Shkencëtarët thonë se mund të jetë i mundur një mutacion gjenetik i shkaktuar nga rrezatimi, pasi kryqëzimi i dy racave është praktikisht i pamundur.

Fotografohet mostra e re e Loch Ness
Mediat britanike e kanë mbiquajtur tashmë “mostra e re e Loch Ness”. Bëhet fjalë për një kafshë të parë në brigjet e Devonit, në Saltern Cove, Paignton (Angli).
Dy foto të botuara në faqet e gazetave britanike e tregojnë si një "gjarpër te madh" që i bie rrotull ujërave të kësaj zone. Gill Pearce, i cili ka bërë foton më 27 korrik 2010, e ka dërguar menjëherë në MCS (Marine Conservation Society¬) për t'u shqyrtuar nga ekspertët.
Pritet që ekspertët të japin më shumë informacion rreth kësaj kafshe të çuditshme.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Kriptozoologji
Zbulohen gjallesa të reja
Shkencëtarët e kanë kompletuar një studim 10-vjeçar të oqeaneve botërore, ndërsa të gjeturat ofrojnë detaje të paprecedentë lidhur me bollëkun e jetës nënujore.
“The Census of Marine Life” (Regjistrimi i krijesave të gjalla nënujore) është hulumtimi i parë i këtij lloji, i cili ka zbuluar mbi 6 mijë gjallesa që ka shumë mundësi të jenë specie të panjohura deri më tash. Biologët e detit thonë se ky studim do të jetë vlerë e paçmueshme për trajtimin e rreziqeve për oqeanin, siç është ngrohja globale dhe rrjedhjet e naftës.
Pas një dekade kërkimesh, qindra ekspedita në oqean, mijëra orë pune të shkencëtarëve që vijnë nga 80 shtete, projekti në fjalë ka bërë shikimin më gjithëpërfshirës të bërë ndonjëherë për jetën nën sipërfaqe të ujit.
Njëri nga pjesëtarët e projektit, specialisti i oqeaneve, James Baker, njëjtë sikurse plot shkencëtarë të tjerë, është entuziast që ky projekt do të ndihmojë për të parë edhe dëmet që i ka shkaktuar njeriu në jetën nën sipërfaqen e ujit.
“Komuniteti i shkencëtarëve ishte shumë i interesuar që të kuptojë çka ka në oqeane, çka nuk dimë, çka do të zbulojmë dhe cila është shpërndarja e specieve. Megjithatë, ne kurrë nuk e kishim mundësinë, as të mbledhim njerëzit e duhur për një projekt të tillë, e as të mbledhim fondet e mjaftueshme”, vlerëson shkencëtari Baker.

10 përbindëshat që tmerrojnë botën
Nuk është sekret për askënd që fauna e planetit nuk është zbuluar plotësisht dhe se ka ende specie të panjohura për njeriun. Midis tyre, mbase edhe monstra të fshehur. Kjo është një listë e dhjetë përbindshave të fantazuar apo realë, që prej dekadash apo shekujsh frikësojnë specien njerëzore.
Krimbi Gjigant i Mëndafshit – Në gusht 2009, dy neozelandezë fotografuan një krimb mëndafshi me përmasa gjigante, i cili qëndronte brenda në rërë. Legjenda ka fill në Mongoli, ku qënia njihet me emrin Allgoi Khorkoi dhe është tepër i njohur në mbarë vendin.
Këmbëmbadhi – Ekzistojnë shumë dokumentarë mbi një gjigant që lë gjurmë këmbe shumë të mëdha në tokë, por asnjëherë kërkimet për të nuk kanë qenë më të ethshme se sa në Kaliforni në vitin 1967, kur pas një filmi me një personazh gjigant të quajtur Jeti, me mijëra njerëz dyndën pyjet në kërkim të Këmbëmadhit.
Monstra e Loknesit – Pa dyshim, përmbindëshi më i famshëm nga të gjithë. Për herë të parë, ai përmendet shumë kohë më parë, në shekullin e shtatë. Në liqenet skocezë është kërkuar edhe me pajisjet më moderne për prezencën e tij, por monstra e Loknesit nuk është gjendur ende.
Majmuni gjigant – Në vitin 2001, në kryeqytetin e Indisë u regjistruan disa sulme nga një krijesë që i ngjante majmunit, vetëm se ishte shumë më i madh se një majmun normal. Aq shumë u frikësuan banorët nga kjo kafshë, sa një grua shtatzanë dhe dy persona të tjerë u hodhën nga ballkani pasi banë një majmun të zakonshëm që kishte hyrë në banesën e tyre.
Pirësi i lumenjve – Në basenin e Kongos ekziston një legjendë për një specie tepër të madhe që shuan etjen duke pirë lumenjtë. Edhe pse nuk ka përshkrim për bishën, banorët u rikthyen të besojnë pas thatësirave të kohëve të fundit.
Përbindëshi indian – Në vitin 1832, James Prinsep, njëri prej shkencëtarëve më të njohur Indisë koloniale ra në kontakt me një krijesë me dy këmbë, e gjatë dhe leshatore, e cila sapo u pa prej Prinsep-it, u largua menjëherë.
Pterodaktili – Zogu gjigant i periudhës së dinosaurëve mund të jetojë ende. Të paktën disa banorë të ishujve të Papuas dhe Guinesë së Re, të cilët pretendojnë se për pak u ra infakt kur panë predatorin mishngrënës duke fluturuar.
Anakonda barkëngrënëse – Midis rreziqeve të pyjeve të Amazonës fshihet sipas banorëve vendas edhe një Anakondë më e madhe se 30 metra, e cila është në gjendje të kullufisë një barkë druri me të gjithë njerëzit që ndodhen brenda. Edhe presidenti amerikan Roosvelt besonte tek kjo legjendë dhe pagoi në kohën e tij 50 dollarë, një shumë tepër e madhe për kohën, për të gjetur dhe më pas sjellë këtë krijesë në një kopësht zoologjik në SHBA.
Çupakabra – I quajtur kështu në spanjisht, Çupakabra është një monstër që tmerron banorët e Puerto Rikos. Një shartim i gjarpërit me kangurët, sipas vendasve ka qenë fajtor për zhdukjen e shumë kopeve me bagëti, madje një herë hëngri brenda pak çastesh një tufë me 150 lopë.
Drakula – Përmbindëshi më i suksesshëm në kinematografi, Drakula është një vampir i famshëm, i cili ushqehet me gjakun e vajzave të reja. Sot nëpër botë janë të shumë ata që besojnë në ekzistencën e vampirëve.

Ne Angli shfaqet nje tjeter perbindesh uji
Nje cift i ri anglez, ndersa ishte duke vozitur me barken e tyre ne liqenin e Windermere ne ,malet e Cumbri-s, ne Angline veri-perendimore, ka mbetur e shtangur, kur ne ujrat e liqenit kane mundur te shohin kurrizin e nje kafshe te gjate rreth 15 metra qe notonte me shpejtesi rreth 6km/ore.
Cifti Tom Pickles e Sarah Harrington, thote qe e kane pare krijesen misterioze per se paku 20 sek, kohe kjo e mjaftueshme per te bere edhe nje foto me celularin e tyre.
Kjo eshte e teta here qe paralajmerohet per egzistencen e nje krijese te tille misterioze ne ujrat e liqenit te mesiperm, i cili eshte edhe liqeni me i madh i Anglise me gjatesi 14 km dhe thellesi 70m. Sidoqofte, prova e ciftit te mesiperm, perben proven me te pakundershtueshme per egzistencen e perbindeshit misterioz.

Fikrro- 484
Yeti-it ne Himalaja
Zbulohen gjurmet e Yeti-it ne Himalaja?
Yeti
Eksploratore japoneze, nen drejtimin e Yoshiteru Tahahashi, kane zbuluar gjurme, qe sipas tyre nuk ngjasojne as me gjurme njeriu, as me gjurme, ujku, dreri, leopardi, apo te ndonje kafshe tjeter qe jeton ne zonat e Himalajave.
Yoshiteru Tahahashi eshte i bindur qe ato i takojne Yeti-t, kesaj qenieje misterioze, e cila, sipas te dhenave nga banore te ndryshem te zonave te Nepalit, eshte gjysem njeri dhe gjysem majmun, dhe i mbuluar nga nje gezof i erret dhe i leshte.
Ne fakt, konstatimet e para per pranine e Yeti-t jane bere qe ne vitin 1832, keshtu qe edhe nese ai jeton ende, i bie qe te jete shume i vjeter, ose mbase jane disa dhe kane mundesi te riprodhohen.
Gjithsesi, vete Yoshiteru Tahahashi, mesohet se eshte hera e dyte qe denoncon prezencen e Yeti-t, hera e pare ka qene viti 2003.

Krijesa e çuditshme
Një përdorues i faqes ‘Youtube’ para pak kohësh kishte shfaqur disa pamje të tij me krijesa interesante në afërsi t shtëpisë së tij. Edhe pse nuk është i sigurt se për çfarë krijesa bëhet fjalë, ato shfaqje e kishin tmerruar.
Për momentin krijesa e panjohur kishte lëshuar zëra të jashtëzakonshëm, kishte lëvizur rreth shtëpisë dhe ishte fshehur në malin që rrethon shtëpinë e tij. Autori thotë se kishte vërejtur edhe një gropë, por se nuk e kishte hulumtuar pasi aty kishte gjetur macen e tij të ngordhur.
Autenticiteti i videos edhe më tutje nuk është vërtetuar, por se po hulumtohet se çfarë mund të jetë krijesa në video.

Odin- 513
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi