EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria

5 posters

Shko poshtë

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Empty Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria

Mesazh  Jon 21.07.10 12:37

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Libert10

Statuja e Lirisë është një tjetër symbol I Vëllazërisë duke nxjerrë në pah pishtarin e ndezur. Statuja e Lirisë është aktualisht Statuja e Lirive, lirive të shkelura mbi popullin amerikan nga Vëllazëria.

Atje ajo qëndron në ishullin e saj në Nju Jork duke mbajtur pishtarin e saj të lirisë dhe amerikanët besojnë që ajo është simboli i lirisë së tyre në Tokën e të lirëve.

Asgjë tjetër nuk mund të jetë më larg të vërtetës sesa kjo.

Statuja e Lirisë iu dha Nju Jorkut nga Frimasonët francezë dhe imazhi i saj binjak qëndron në një ishull në Lumin Senë në Paris. Këto statuja lirije janë pasqyrime të Mbretëreshës Semiramis dhe Isis et al, me rrezet e Diellit rreth kokës së saj.

Të lashtët e simbolizonin Diellin në këtë mënyrë. Dhe ata nuk mbajnë pishtarin e lirisë, por pishtarin e të ndricuarve, Elitës së zvarranikëve.

Statuja e Lirisë është një symbol i Vëllazërisë i cili thotë: Ne e kontrollojmë këtë vend dhe po ju themi këtë, por ju jeni tepër budallenj për ta kuptuar!

Statuja e Lirisë në portin e Nju Jorkut u prezantua si një dhuratë nga Masonët francez të Grand Orientit për masonët e Amerikës me rastin e njëqind vjetorit të Republikës së parë Masonike

Ajo mban në dorë "Pishtarin e Ndricimit" masonik. Gjithashtu i referuar në vitet 1700 nga masonët iluminatë si "Pishtari flakërues I Arsyes". Pishtari përfaqëson "Diellin" në qiell.

Titulli zyrtar i Statujës së Lirisë është, "Liria duke Ndricuar Botën".

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Libert12

Guri i themelit së statujës tregon se si u vu me ceremoni masonike (shiko foton e pllakë lart).


SIMBOLI I PISHTARIT

Illuminati do të thotë "dritë e plotë". Një mënyrë për të simbolizuar këtë është të mbajturit e një pishtari. Një pishtar qëndron në majë të Statujës së Lirisë, mbi varrin e J.F. Kenedi dhe mbi një tunel ku u vra princesha Diana.

Autori best seller, Robert Bauval:

"Guri I themelit për Statujën e Lirisë u vendos me një ceremoni solemne në vitin 1884, të organizuar nga lozhat masone të Nju Jorkut.

Statuja e Lirisë u skicua nga skulptori francez Bartholdi dhe u ndërtua nga inxhinieri francez Gustave Eiffel (të dy këta frimasonë të mirënjohur), nuk ishte fillimisht aspak një "Statujë e Lirisë", por u planifikua së pari nga Bartholdi për hapjen e Kanalit të Suezit në Egjipt në vitin 1867.

Bartholdi, ashtu si shumë frimasonë francezë të kohës së tij, u zhyt thellë në ritualet "Egjiptiane" dhe është thënë shpesh që ai e konceptoi statujën origjinale si një portret të perëndeshës Isis, dhe vetëm më vonë e ktheu atë në një "Statujë Lirie" për portin e Nju Jorkut kur u refuzua për Kanalin e Suezit."

Perëndesha Isis është e njohur me shumë emra, dhe Juno është një nga ata emra.

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Libert11

Sipër: Perëndesha Romane Juno 735 P.K. (gruaja e Zeusit)

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Juno-710

Poshtë: Në mënyrë interesante, perëndesha Juno u paraqit në një monedhë të Vatikanit në vitin 1963 (vini re pishtarin e saj) gjatë periudhës së Papatit të Roncalli-t, që pretendohet të jetë frimason, i emërtuar në mënyrë të cuditshme Xhon XXIII, arkitekt i Vatikanit katastrofik II.

Poshtë: Frederic Auguste Bartholdi, Skulptori i Statujës së Lirisë në një Kartë Masone (vini re kompasin mason dhe skuadrin).

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Statue10

Nga një artikull tjetër i Bauval:

"Analogjia e 'pishtarit' është shumë interesante. Statuja origjinale e Bartholdi-t ishte destinuar së pari për Portin Said në gojën e Kanalit të Suezit, do të mbante gjithashtu një pishtar që do të simbolizonte "Orientin duke treguar rrugën ". Sigurisht 'Grand Orient', është emri i lozhës mëmë masone franceze dhe së cilës i përkiste Bartholdi. Ekziston një tjetër "pishtar" i ngjashëm që luajti një rol të cuditshëm në Revolucionin francez. Ai akoma shihet sot në vijën e horizontit të Parisit.

Njerëzit sot nuk e kuptojnë pushtetin e këtij simbolizmi dhe se si mund të përdoren ato me efekt shkatërrues në mendjet e masave jodyshuese. Dhe kjo është shqetësuese. Lëvizja naziste e SS përdori së shumti të gjitha këto "lojra simbolesh" dhe bëri kërdinë në botë."

Poshtë: "Illuminati" Duke ndricuar Botën (dhe duke na mbajtur të gjithë neve në errësirë) ? foto para 11 shtatorit, ku tregohen kullat e WTC & Pishtari i Statujës së Lirisë.

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Torch-10

'Bafomet'

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Baphom10

Bafomet (Baphomet), emri i kokës që adhuronin Knights Templar, përkthehet nga latinishtja në anglisht si "Tempulli I Babait të Paqes së gjithë Njerëzve" nëpërmjet anagramit të teknikës së Gjuhës së Gjelbër e njohur si Anastrofe. Me këtë emër ishte njohur Tempulli I Kananitëve, qyteti kryesor I Salemit, përpara së të binte në dorë të fiseve të Abrahamit, të cilët I vunë ëmrin Jeruzalem.

Duke Qëruar Qepën Okulte më tej, në aplikojmë metodën kriptografike më të sofistikuar masone/templare/kabaliste për Bafometin e njohur si Kodi Atbash dhe arrijmë në kuptimin më të thellë dhe përkthimin e tij - SOFIA.

Sofia shpesh ilustrohet me një mjekër pasi ka kaluar nëpërmjet Ritualit Magjik Seksual të "Nxirjes" Alkimike i njohur si "Puna e Madhe" e cila e shndërroi atë në një Hermafrodit të pavdekshëm dhe të gjithëfuqishme.

Sofia është Astoreth/Lilith/Mari adhurimi i të cilave u ri-prezantua në mënyrë sekrete nga Mbreti Soloman i cili thotë që Frimasoneria ishte Mjeshtri i tyre i parë i Madh kundër dëshirave të shpreshura të Zotiti nëpërmjet Musait. Ashtoreth kërkoi sakrifica njerëzish të djegur mundësisht fëmijët e familjeve të mirënjohura e cila u krye në Luginën e Hinnom/Gehenna/Hell (Ferrit) në fund të Malit Zion/Sion.

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Lucife10

ANNONA --- Perëndesha e korrjeve të grurit dhe hyjnia që mbikqyrte importet e drithit nga Afrika. Atributet: kërcell drithi, briri i bollëkut...

BRITANNIA --- Personifikimi i Provincës Britanike. Antoninus Pius nxori një komplet monedhash në Romë që do të qarkulonin në Britani.

CERES --- Perëndesha Helene e drithit (Demeter). Vizatuar në monedha bronzi/tunxhi për të sugjeruar një furnizim të bollshëm ushqimi për masat. Atributet: mban drith, pishtar dhe kokë të mbuluar

CYBELE --- Nëna e zotrave, Nëna tokë. Gjithashtu e njohur si Magna Mater (Nëna e Madhe). Atributet: luanë; shpesh duke ngarë një karrocë të tërhequr nga luanë. Titujt: MAGNA MATER, MATER DEI

DIANA, DIANA LVCIFERA --- Perëndesha helene e gjuetisë dhe perëndeshë e hënës (Artemis); gjithashtu mbrojtëse e fëmijëve.. Atributet: gjysëmhënë, pishtar, hark dhe shigjetë, qen gjuetie, dre. Titujt: LUCIFERA (prurëse e dritës), CONSERVATRIX, VICTRIX.

ISIS --- Një perëndeshë egjiptiane e botës së nëndheshme dhe gruaja e Osiris, e cila përfaqësoi lindjen dhe vdekjen e një viti. Atributet: raketake (sistrum), kovë.

IVNO, IVNONIS --- Juno (Hera), bashkëshorte e Jupiterit, dhe mbrojtëse e lindjes së fëmijës. Atributet: pallua, skeptër, pjate e sheshte (patera). Titujt: CONSERVATRIX, LVCINA, REGINA

IVNO FELIX --- Juno e Lumtur.

IVNO LVCINA --- perëndesha e dritës.

IVNO REGINA --- Juno Mbretëresha.

IVNONI MARTIALI --- Lufta si Juno.

LIBER --- Perëndesha helene e verës (Bacchus/Dionysios). Atributet: kupë vere, thyrsos (një shkop I zbukuruar me gjete rrushi ), kurora e gjetheve të drethkës, pantera.

LIBERALITAS --- Personifikimi i bujarisë dhe shpeshherë një referencë indirekte për një dhuratw supreme ndaj pupollsisë urbane. Atributet: kub mozaiku, cornupia.

LIBERTAS --- Personifikimi i lirisë. Shpesh i përdorur nga uzurpatorët me pretendimin për t'i rikthyer lirinë Republikës Romane. Atributet: pileus (kapele me majë), skeptër.

LVNA --- Një paraqitje alternative e perëndeshës së hënës, si ato të përdorura nga Julia Domna dhe Gallienus; është më e përshtatshme si një personifikim i hënës.

MATER MAGNA --- shiko CYBELE

PAX --- Personifikimi i paqes. Atributet: degë ulliri, skeptër, cornucopia, caduceus.

SALVS --- Perëndesha e shëndetit dhe sigurisë. Mbi bazën e një zakoni të vjetër italian që kënaq perënditë duke sakrifikuar një virgjëreshë për gjarpërinjtë e shenjtë. Salus zakonisht shfaqet në një monedhë pas shtypjes së një grushti shteti kundër perandorit ose kur perandori shërohet pas ndonjë sëmundjeje. Atributet: sakrifikimi për gjarpërin nga patera. Gjarpëri zakonisht paraqitet duke u ngritur nga altari ose i mbajtur në krahë.

SEGENTIA --- Perëndesha romane e pjekjes së grurit ose e të korrave.

VENVS, VENERIS ---Perëndesha Helene e dashurishë dhe bukurisë (Afërdita). Ajo ishte perëndesha mbrojtëse e Julius Caesar-it dhe pastaj e linjës së Julianit (Venus Genetrix). Attibutet: molla, figura e vogël e Fitores. Titujt: CAELESTIS (e qiejve), FELIX, GENETRIX, VICTRIX.

VICTORIA --- Perëndesha helene e Fitores (Nike). Shpesh shfaqet si atribut për hyjnitë e tjera, sic është Roma, Jupiteri dhe Venusi. Atributet: kurorë lulesh, krahët.

VVLCAN --- Perëndesha helene e hekurit, zjarrit dhe armëve (Hephaistos). Atributet: cekici, masha, kudhra.

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Statue11

GLORIA NOVI SAECVLI --- Lavdi erës së Re

"Virgjëresha i kushtohet Isis-it, ashtu si Leo i kushtohet burit të saj Osiris... Sfinksi, i përbërë nga një Luan dhe një Virgjëreshë, u përdor si symbol për të treguar Nilin e tejmbushur...ata vendosin një kalli gruri në dorën e një virgjëreshe për të shprehur idenë e muajve, ndoshta sepse shenja e Virgjëreshës u quajt nga Orientalët, Sounbouleh ose Schibbolet, që ka kuptimin, epi ose kalli gruri."

Vëlla Joseph Jerome de Lalande
Themeluesi i Lozhës së Des Neuf Soers (Nëntë Motrat), Paris
Astronomie par M. de la Lande, 1731

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Gimel210

Priftëresha e Lartë
Rruga e 13të
Gimel
G


"Lucifer përfaqëson .. Jetën.. Mendimin.. Progresin.. Civilizimin.. Lirinë.. Pavarësinë.. Luciferi është Fjala e Zotit (Logos).. Gjarpëri, Shpëtimtari." faqet 171, 225, 255 (Volumi II)

"Ështa Satani ai i cili është Zot për planetin tonë dhe I vetmi Zot."faqe 215, 216, 220, 245, 255, 533, (VI)

"Virgjëresha Qiellore e cila kështu bëhet Nëna e Zotrave dhe Djajve njëkohësisht, pasi ajo është Hyjnia mëshiruese e përheshme..por emri në lashtësi dhe në realitet është Lucifer ose Luciferius. Lucifer është Drita hyjnore dhe tokësore, 'shpirti i Shenjtë' dhe 'Satani 'njëkohësisht." faqe 539

Helena Petrovna Blavatsky 32°
Doktrina Sekrete

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Virgo210

'Shenja e Virgjëreshës'

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Weepin10

'Virgo, Virgjëresha që qan'

Masoneria akoma mban si emblemë të vetën një grua që qan mbi një kolonë të thyer, duke mbajtur në dorën e saj një degë akacie, mërsine ose bruke, ndërsa neve na thuhet që Koha qëndron pas duke krehur bukletë e flokëve të saj.Nuk është nevoja të përsërisim shpjegimin e rëndomtë dhe të panevojshëm... të dhënë, për këtë paraqitje të Isis-it, duke qarë në Byblos, mbi kolonën e shkulur nga pallati i Mbretit që mbante trupin e Osiris, ndërsa Horus-i, Zoti i Kohës, hedh ambrosia në flokët e saj.

I shquari Albert Pike 33°
Morali dhe Dogma, faqe 379

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Bamber10

Nën Trëndafil...

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Gimel10


Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Eit10

'Isis'
'Mari'
'Kali'
'Ceres'
'Maria'
'Virgo'
'Lilith'
'Diana'
'Venus'
'Sophia'
'Ishtar'
'Hathor'
'Ostara'
'Lucifera'
'Astoreth'
'Angerona'
'Semiramis'
'Vejusha'
'Baphomet'
'Koka 58m'
'Stella Maris'
'CAPUT LVIIIm'
'Zonja Jonë e Dashur'
'Virgjëresha e Zezë'
'The Illuminatrix'
'Gruaja me ngjyrë të Kuqe'
'Virgjëresha që Qan'
'Virgjëresha Qiellore'
'Zonja e Liqenit'
'Mbretëresha e Qiellit'
'Mbretëresha e Detit'
'Nusja e Burrit të Gjelbër'
'Notre Dame de Lumiére'
'Mbretëresha e Botës'
'Mbretëresha e Botës së Nëndheshme'
'Misteri Babylon' emri i saj...

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Lucife11

'Tempulli i Babait të Paqes së gjithë NJerëzimit'
Ajo është akoma 'e papërfunduar'...

Dhe mbi ballin e saj një emër ishte shkruar, E FSHEHTA, BABILONIA E MADHE, NËNA E PROSTITUTAVE DHE NEVERIVE TË TOKËS.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Empty Re: Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria

Mesazh  Ufo 22.08.11 18:33

Keni të drejtë, mendoj se është çeshtje intelekti mbi të gjitha, mosnjohja e historisë, 'klani i krijuar këtu mdis tyre më duket edhe ju për tematikat islame', dhe ka edhe nga ata që dinë turbull për masonerinë dhe s'duan të komentojnë, bezdia në rritje e temave fetare ku debati është shpesh nën nivelin minimal etj etj..Ka edhe më por sikur shumë vapë o mik sot...
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Empty Re: Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria

Mesazh  Nikolaos 22.08.11 19:28

Po me vjen mire qe kjo statuja e lirise mban mbi koke rrezet e Diellit. Qendron madheshtore ashtu si vet Dielli.
Shumë popuj i kanë adhuruar forcat e natyrës, më e shkëlqyera e të cilave është Dielli.

Për një filozof si Platoni Dielli simpolizonte autoritetin suprem: ai dhuronte fuqinë e shikimit.


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 29.11.11 14:37, edituar 1 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Empty Re: Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria

Mesazh  yasmin 23.08.11 22:43

Dielli aty, përfaqëson shumë gjëra, të cilat nuk kanë të bëjnë me ato përrallat ne këtë artikull, gjoja të tipit "ne po ju sundojmë por ju nuk kuptoni gjë". Dielli ka qënë i adhuruar që nga njerëzit e lashtë, dhe të mos harrojmë që të lashtët tanë kanë qenë shumë njerëz të zhvilluar në krahasim me ne të sotmit, që përbëjmë brezin më të dobët.
Dielli simbolizon Jetën, pushtetin e Dijes, Dritën, Të Vërtetën si një pishtar që duhet mbajtur i pashuar, dhe që duhet të ngrohë gjithmonë ata njerëz që e pranojnë Urtësinë që vjen nga Dija, përkushtimi për të Vërtetën....sepse fundja "veshët" e Mençurisë janë të hapur vetëm për ata që e pranojnë Urtësinë... dhe jo atë që e kanë për më kollaj (i'u leverdis) ta besojnë. Kështu që dikur e një kohë, u vendos që ai pishtari i Diellit, I Dritës së Urtësisë - t'u jepet atyre që janë të gatshëm ta pranojnë dhe ta duan me devotshmëri.


Dielli, është edhe Ari i Alkimistëve!

Ad Lucem!
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Empty Re: Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria

Mesazh  Nikolaos 23.08.11 22:45

Edhe statuja "Nena Shqiperi" ngjan me statujen e Lirise.


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 29.11.11 14:14, edituar 1 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Empty Re: Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria

Mesazh  yasmin 23.08.11 23:32

Xhemajl, ti nuk e ndjen veten të lodhur nga gjykimet mbi masonët, ti ndihesh i lodhur nga paragjykimet e njerëzve...sepse edhe në ambientet tona të jetës së përditshme, vërejmë se njerëzit janë shumë siperfaqësor, dhe rrjedhimisht paragjykues, dhe kjo është karakteristikë e njerëzve mendjengushtë, dhe të vegjël shpirtërisht.
Ajo ç'ka adhurojnë masonët, mbahet brenda llozhave të tyre, por botërisht dihet se sipas ritit skocez parakushti është të besosh në Arkitektin e Madh, pra që ka një Supefuqi që ka krjiuar çdo gjë në mënyrën, më perfekte, dhe kjo gjëja përfekte ndodhet edhe tek vetë çdo krijesë, veçanërisht tek njeriu, prandaj edhe masonët e dashurojnë kultin e individit, pra dashuria e tyre për vetë njeriun, është dashuri për Gjithësinë, sepse çdo gjë e shohin të lidhur në mënyre të pazgjidhshme. Njeriu ka lidhje me çdo gjë që e rrethon, arsyeja shumë e thjeshtë, sepse të gjithë jemi nga i njëjti Burim, pra jemi nga ajo lënda e Bing Bang, ku u formua Gjithësia. E kështu jemi edhe material yjesh, jemi vetë yje dhe vetë Diell. Pse ndikojnë planetet ne karakterin tonë, e ke pyetur veten? Sepse jemi pra nga i njëjti Burim, kemi brenda nesh të njëjtën lëndë me Gjithësinë.
E nëse masonët thuhet se adhurojnë Djallin, po djalli çfarë është? A nuk është edhe vetë djalli nga i njëjti Burim?
Djalli nuk u shpik nga masonët, pra nga fetë, për të trembur njeriun. Nëse dikush beson tek një Suprem që ka krijuar çdo gjë, si paska frikë nga djalli, ose më mirë si qenka djalli rival i Supremit ?
Lucifer, nuk është djalli i feve, është drita e dijes, e së vërtetës se cilës i tremben fetë e deformuara tashmë, sepse për ta drita e dijes është e frikshme, dhe prandaj lucifer - mendjevegjëlit quajnë djallin.
Nuk të thotë gjë fakti se lucifer si engjelli i drites, u zgjodh nga fetë për të trembur njeriun? Sikur të ishte engjëlli i errësiës, edhe mund ta hash këtë gënjeshtër, por i dritës -Jo. Drita është Dije, përfaqëson të vërtetën që nuk mund ta mbash fshehur shumë gjatë me gënjeshtra të sajuara, sepse siç thotë edhe populli Ynë: nuk mbulohet dielli me shoshë.

Unë kam rrespekt për masonët, sepse shumë prej tyre na kanë dhënë shumë, si psh Hygo, Einstein, Gëte etj etj etj....njerëz të dijes, që i kanë dhënë njeriut pak nga ai dielli i pashur i Dijes dhe Urtësisë, nga ai pishtar që nuk duhet shuar kurrë.
Pse të gjykoj njerëz të tillë, kur unë mësoj nga dijet që na kanë dhënë, kjo është njësoj si t'i kthesh shpinën Diellit që të ngroh.

Sa për djallin, jam e mendimit se djall është egoizmi dhe arroganca e njeriut, që paragjykon çdo gjë që e rrethon, e pandeh veten si qendër të universit, dhe që e sheh me dyshim dritën e diellit që e ngroh.

Kaq për sonte, se nuk kam më kohë, por po deshe mund ta vahdojmë akoma bisedën.
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Empty Re: Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria

Mesazh  yasmin 23.08.11 23:41

P.S: Se gati harrova.. e di si thonë që përgjigjet ndaj asaj që kërkon i ke afër syrit, por duhet të jesh i vëmëndshëm për t'i parë; e them këtë sepse ja ku e ke edhe citatin e javës ke explorer : “Mos gjykoni Ju do të jeni të lumtur. Falni çdo gjë Ju do të jeni më të lumtur. Duani çdo gjë Ju do të jeni më të lumturit.”
Sri Chinmoy

Të shërben edhe kjo si busull, për shqetësimin tënd, për lodhjen tënde?:)
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Empty Statuja e lirisë në New York

Mesazh  root 23.01.12 18:06

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria 396629_310789085632986_191223544256208_952417_959608191_n

Statuja e lirisë në New York të Amerikës është një simbol i lashtë i Semiramidës, e cila mban në dorë pishtarin me flakën e Nimrodit dhe si një simbolizëm të lidhur me perëndinë dhe perëndeshën Diell. Kjo statujë ishte dhuratë nga masonët e Francës.
root
root

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria Empty Re: Statuja e Lirisë dhe Frimasoneria

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi