Cenzura
2 posters
Faqja 1 e 1
Cenzura
Cenzura
Censura është shqyrtimi dhe kontrollimi i përmbajtjes së veprave të ndryshme para se të botohen apo të shfaqen.
Censurë është dhe kontrollimi i letrave, telegrameve, etj. para se ato të dorëzohen, punë kjo që bëhet nga një organ zyrtar ose nga një i ngarkuar.
Në kuptimin e zakonshëm deshifrohet me kufizimin, ndalimin dhe ndëshkimin e medias, të gazetarit apo të ndonjë elementi strukturor medial për "publikimin e të palejueshmës".
Kjo qasje mbulon aspektin referencial të censures në media, por censura nuk mbetet vetëm në fushën mediale, ajo shtrihet edhe në fusha tjera publike, madje edhe në grupe ende më të vogla apo institucione te çfarëdo lloji. Si një institucion censura edhe në të kaluarën kishte dimensione shumë me komplekse administrative.
Do përkujtuar se censori është administratori në Romën e vjetër, i cili qytetarëve ua vlerëson pasurinë për t'ua caktuar tatimet. Më vonë ai ishte administratori që ua kontrollonte letrat, librat, revistat dhe tërë shtypin, filmat, etj. për të përcaktuar nëse ishin apo jo kundër rendit, gjendjes shoqëror dhe moralit publik.
Censura, që kur njihet, kishte për qëllim kufizimin e mendimit dhe lirinë e shprehjes. Ky kufizim zakonisht diktohet nga vetë sistemi shoqëror dhe politik dhe jo rrallë bëhet edhe në emër të mbrojtjes së "publikut" nga dëmtimet shpirtërore dhe intelektuale.
Censura identifikohet më shumë me me shoqëritë autoritare. Në sistemet autoritare praktokohet censura preventive, e cila ka për detyrë, që, përmes administratorëve të caktuar, të përcjellë gjithë atë çfarë duhet të përcillet, duke u nisur nga prodhimet mediale, pastraj të vlerësoj botimet apo publikimet në dorëshkrim, përpara se të botohen, të dalin në treg dhe të shpërndaheshin.
Krahas kësaj forme të censurës, zbatohet edhe ajo që bëhet gjatë procesit të përgatitjes së ndonjë publikimi, që konsiderohet se "është i rrëzikshëm të jetë në duar të publikut".
Pos kësaj, zbatohet edhe e ashtuquajtura censura e pastajme. Kjo censurë ka të bëjë me konfiskimin e publikimeve apo të gazetave, revistave, programeve që kanë dalë nga shtypi apo janë emetuar.

Jon- 1159
Censura e Kremlinit
Censura e Kremlinit
Para katër vjetësh, gazetarja investigative, Ana Politkovskaja, u ekzekutua në ashensorin e ndërtesës ku jetonte, në kryeqytetin rus Moskë. E vërteta është një komoditet i pakët në Rusinë e Vladimir Putinit, ndërsa vrasja e Politkovskajës tregon se pasojat për ata që e vazhdojnë punën e tyre hulumtuese, mund të jenë vdekjeprurëse.
Ky mësim është përforcuar disa herë, duke përfshirë këtu edhe vrasjen e Natalia Estemirovas në vitin 2009, një aktiviste që kishte punuar me Politkovskajën për të dokumentuar shkeljen e të drejtave të njeriut në Çeçeni dhe rajonet e tjera ruse. Tani, fushata e autoriteteve ruse për të heshtur kritikët është shtyrë tutje edhe me Oleg Orlovin, udhëheqësin e grupit për të drejtat e njeriut "Memorial", për të cilin ka punuar Estemirova.
Orlov përballet me akuzat për krime serioze, si shpifje dhe ekziston rreziku i burgosjes së tij për 3 vjet, nëse shpallet fajtor. Akuzat kanë të bëjnë me deklarimet e Orlovit se, presidenti lojal ndaj Moskës i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadirov, është i përfshirë në vrasjen e Estemirovës.
Për këtë deklaratë, Orlov tashmë ka paguar një dënim me para pas gjykimit në një gjykatë civile. Këto raste që lidhen me njëra-tjetrën janë emblematike për Rusinë e Putinit, ku liderët e Kremlinit dhe aleatët e tyre kanë zhvilluar metoda brutalisht efektive, që të mbajnë larg opinionit informata që mund të kenë pasoja për ta. Të kontrollohet televizioni është pjesë integrale e strategjisë së Kremlinit. Tre rrjetet kryesore televizive ruse, Kanali 1, Rusia dhe NTV, koordinojnë ngjarjet që raportojnë me Kremlinin, ndërsa përjashtojnë ato ngjarje që vlerësohen politikisht të padëshirueshme.
Për këtë arsye, Oleg Orlov thotë se, shumica e rusëve arrijnë të shohin lajme që "përkojnë pak me realitetin në Rusi dhe në botë." Autoritetet ruse kanë fuqi që, persona të caktuar t'i bëjnë të padukshëm për audiencat e televizioneve kombëtare. Në vend të përfaqësuesve të opozitës, aktivistëve dhe kritikëve socialë, programet që trajtojnë çështjet publike, kanë si personazhe parashikuesit që aprovohen fillimisht nga qeveria.
Disa aktivistë, siç janë: udhëheqësit e opozitës, Boris Nemtsov dhe Ludmilla Aleksejeva, disidentë të kohës së Bashkimit Sovjetik, ende protestojnë për të drejtat e njeriut. Megjithatë, ata janë deri diku të njohur, për shkak se ishin aktivë para se të vinte në pushtet Putini, në vitin 2000.
Mirëpo, disa vjet pasi nuk u është ofruar më hapësirë në televizione, këto personalitete të njohura ndërkombëtarisht tani kanë pak qasje te opinioni publik. Në anën tjetër, aktivistët e rinj kanë pasur shumë pak mundësi që të dëgjohen për shkak të pamundësisë që të kenë qasje në emisionet më të shikuara ruse.
Liderët e Kremlinit fokusohen shumë në televizion, pasi nga ky lloj i mediave, rusët më së shumti i marrin informatat për çka ndodh. Ajo që dikur ishte gazetë shumë e njohur, si p.sh. "Komersant", tashmë e ka humbur kurajën, pasi u ble nga milionerë që janë të afërt me Kremlinin.
Ndërsa, gazeta "Novaja Gazeta", për të cilën punonte Politkovskaja, ende boton raporte hulumtuese për abuzimin me pushtetin nga elita, mirëpo kjo gazetë tashmë është përballur me akuza gati shkatërruese për shpifje.
Ndërkaq, faqja e tyre në internet rregullisht përballet me sulme kompjuterike. Radio "Ekho Moskvy" që ofron një spektër alternativ të opinioneve për 3 milionë rusë nga 140 milionë sa ka e tërë Rusia, punon rregullisht me rrezikun e mbylljes, pasi pronarët e rinj janë të afërt me Putinin.
Derisa censura e Kremlinit është përgjithësisht efektive, ka arsye për të besuar se këto efekte mund të dobësohen. Një numër çdo herë e në rritje i rusëve, persona të moshës 30 - 50 vjeç, që konsiderohen se janë aktivë në ekonomi, nuk e shohin më televizionin si përfitues për ta. Në anën tjetër, derisa rusët kanë shfrytëzuar internetin më shumë për argëtim dhe rrjete sociale, një grup i vogël, por që po rritet shumë, ka nisur të shfrytëzojë mediat online apo faqet e internetit për lajme dhe analiza alternative politike.
Kontrolli i mediave nga Kremlini tani është mjaft relevant, pasi tashmë edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale janë përcaktuar, respektivisht, për dhjetorin e vitit 2011 dhe marsin e vitit 2012. Putini raportohet se ka dëshirë që të kthehet në postin e presidencës sërish, pasi nga viti 2008 mban pozitën e Kryeministrit.
Nëse e marrim historinë si udhërrëfim, në periudhën e para-zgjedhjeve do të ketë kontroll edhe më të madh të informacionit. Autoritetet tashmë kanë nisur një fushatë presioni mbi organizatat kritike qytetare të vendit, pasi në mënyrë simultane bastisën 40 prej atyre muajin e kaluar, me arsyetimin se po verifikohet respektimi i ligjeve për financat e tyre.
Sa i përket zotit Orlov, ai do të vazhdojë që të konfrontohet me sistemin e drejtësisë në Rusi. Paraqitja e tij e radhës në gjykatë është e caktuar për datën 14 tetor. Orlov, në të njëjtën kohë, e ka shumë të vështirë që të sigurojë përkrahje për kauzën e tij.
Rasti i Orlovit nuk është i vetmi, por ai përfaqëson mënyrën se si Kremlini arrin që t'i heshtë kundërshtarët. Kjo meriton vëmendjen e qeverisë së SHBA-ve dhe qeverive të Evropës, që duhet të bëjnë thirrje për procedura fer dhe të hapura. Për shkak se Kremlini punon në atë formë që t'i mbajë vëzhguesit në errësirë, është detyrë e Perëndimit që të hedhë dritë mbi rastet si ai i Orlovit.
Robert Orttung
Christopher Walker
(Robert Orttung është presidenti i Institutit për Burimet e Sigurisë, ndërsa Christopher Walker është drejtor i studimeve për "Freedom House")

Sopa/Pipa?
Se shpejti nuk do te kete me faqe si The pirate Bay, MegaUpload , MEDIAFIRE etj.
Disa nga faqet me te vizituara ne rrjet te tilla si, Twitpic, Mozilla, Reddit, Wordpress, sot do te ndalin aktivitetin e tyre per 12 ore.
Enciklopedia Wikipedia ne versionin anglisht do te dale offline per 24 ore ne shenje proteste ndaj propozimeve legjislative kunder piraterise ne internet qe eshte duke u diskutuar ne Kongresin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Mortorri me i madh kerkimor, Google, fton per te firmosur peticionin “Stop piraterise, jo lirise”, perpara votimit te Senatit parashikuar me 24 janar.
Arsyeja per te cilen cuan ne “greve urie” internetin, jane propozimet legjislative Stop Online Piracy Act (Sopa), me origjine republikane, qe jane ne diskutim ne dhomen e perfaqesuesve amerikane dhe Protect Ip Act (Pipa), iniciative e senatoreve demokrate.
Te dy ligjet kane per qellim per te luftuar piraterine ne internet dhe shperndarjen e permbajtejs ne rrjet, vecanerisht filmat, kenget, videot muzikore, episodet e serive televizive, duke hequr te drejten e autorit. Dy ligje perkrahur nga studiot kinematografike, rrjetet televizive dhe shtepite diskografike.
Nese miratohen, keto dy ligje do t’i lejojne titullareve te copyright per te vepruar “drejtperdrejt” jo vetem kundra portaleve dhe platformave dedikuar shperndarjeve ilegale te materialeve, por edhe kundra rrjeteve sociale, faqeve streaming, blogeve dhe motorreve te kerkimit, qe publikojne nje link ne nje site te dyshuar per shperndarjen e permbajtjeve te mbrojtura pa leje.
Pervec kesaj, do te mbeten jashte ligjit te gjitha ato site qe shpjegojne si te hyjme ne adresat e bllokuara nga masa e nderrmarre...
©facebook.com/AktiviteteParanoramale

MONSTER- 2
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi