EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

4 posters

Shko poshtë

Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian Empty Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

Mesazh  Neo 10.07.10 22:52

Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

Profeti i vdekjes së Zotit, Niçja, teorizoi dëshirën që njeriu të kthehej aty ku lindi tragjedia, sipas tij, te irracionalja, te koha e Eskilit, duke parë te lindja e filozofisë (Sokrati, Platoni, Aristoteli) fatkeqësinë e njerëzimit.

Ç'lidhje ka kjo hyrje në këtë shkrim?

Po e shpjegoj. Është pothuajse e pabesueshme se sa i ka stresuar një palë tifozë dhe se sa i ka entuziazmuar të tjerë, për sa bastexhinj është kthyer në një shpresë këto ditët e fundit ky ujori Paul.

I madh e i vogël, të rinj e të reja, të shkolluar e të pashkolluar, të gjithë i kanë sytë te tentakulat e oktapodit Paul. A ka ndodhur kjo gjë në fiset animiste afrikane, në fiset aborigjene të Australisë, në indogjenët e Amerikës Latine, te eskimezët, në ndonjë popull aziatik, që nuk e ka të lartë koeficientin e shkollimit? Jo! Kjo ka ndodhur dhe po ndodh mu në mes të Evropës iluministe.

Në zemër të asaj Evrope, që në emër të emancipimit dhe të iluminizmit ka hedhur tej "irracionalen", duke ngritur perëndeshën Arsye në fronin më të lartë të ekzistencës së saj.

Sikur të ishte ky fenomen i rrethshkruar në një grup fanatikësh tifozë, asnjë çudi, por çështja është se fakti i këtij oktapodi ka zënë faqet e para të mediave të shkruara dhe elektronike, që në raste të tjera do të ishte i shijshëm në ndonjë tryezë restoranti peshku.

Historia e njerëzimit ka njohur në zhvillimin e saj momente kur kafshë apo objekte, apo fenomene të natyrës mbaheshin si të shenjta e përcaktonin gjoja fatin e njerëzve.

Por kjo kishte të bënte edhe me jetën e njerëzve, sepse ata prisnin një shi për të korra, që të shërohej një fëmijë, që të fitohej një luftë. Mund të ishte një lloj parareligjioni apo religjion i devijuar, ose forma të hershme të mendimit filozofik mbi Zotin, sikurse mitologjia e Homerit, por kësaj radhe, me të vërtetë, jemi në kufijtë e absurdit dhe të irracionales. E ku kjo?

E përsëris, pikërisht në Evropë; në atë Evropë që në emër të iluminizmit, si arritje të saj, nuk pranon të vendosë Zotin dhe krishterimin që e kanë themeluar në preambolin e Kushtetutës së saj, që mendon se Zoti është një fakt privat dhe nuk ka të bëjë me jetën publike dhe me shtetin, në Evropën e universiteteve të para në këtë planet të vogël; në Evropën e Greqisë së lashtë, që për herë të parë ngriti në nivel spekulimi dijen me anë të filozofisë.

Po! Pikërisht këtu një oktapod, një ujor i zakonshëm dhe shumë i rëndomtë, u mban frymën pezull miliona njerëzve aty ku i drejton tentakulat e tij për ushqim. Ky oktapod ka më shumë fuqi se mundi i 22 lojtarëve, se zotësia e tyre, se bukuria e të luajturit futboll. Këtij oktapodi njerëzit evropianë i kanë besuar shpresën e tyre për një rezultat pozitiv.

Në "Shkencën e hareshme" të Niçes njeriu i marrë me dritëzën në dorë klith duke shpallur vdekjen e Zotit, çka do të thotë edhe më shumë sesa vdekja e religjionit.

Ndaj kësaj shpalljeje dëgjuesit mbetën indiferentë e të çuditur, e atëherë njeriu i marrë përplas përdhe dritëzën duke thënë: "kam ardhur tepër shpejt..., nuk është ende koha ..., veprimet kanë nevojë për kohë, edhe pasi janë përmbushur, për t'u parë e për t'u dëgjuar.

Ky veprim (vrasja e Zotit) është ende më i largët se yjet më të largët." Vdekja e Zotit do të ishte akti më i madh i njeriut, pasi do të fshinte horizontin, do t'i hiqte diellin tokës. Por Niçja sigurisht nuk i priti pasojat e profetësisë së tij.

Koha që Niçja, profeti i marrë, nuk ka parë, sepse ishte tepër shpejt, erdhi. Njerëzit goditën Zotin për ta vrarë dhe vunë në altarin e tij diktatura të majta e të djathta, e tani kanë vënë një oktapod, një kafshë. Ndoshta një gjë parashikimet e tij u realizua, që njeriu u kthye te irracionalja, aty ku lindi tragjedia.

Zoti nuk vdiq dhe tokës nuk iu hoq dielli, por arsyes iu hoq Zoti dhe ajo u kthye në joarsye, në irracionale, e njerëzit tani nuk këshillohen me dijetarët dhe madje as me ata frymorë racionalë, por me ujorë irracionalë, me një oktapod.

Dua ta përsëris: kjo ndodh në Evropë, në Evropën e Platonit, Aristotelit, Agustinit, Averroesë, Tomë Akuinit etj., por edhe në kohën e internetit, të cyberspaceit, të inxhinierisë gjenetike etj.

Gjithsesi, t'i lëmë Platonët e Aristotelët e po e mbyll këtë shkrim me një citim pikërisht mbi oktapodin Paul nga një gazetar sportiv i "Corriere della Sera": "Ha i qetë Paul, ha çfarë të teket ty e nga cila kuti të duash. Të marrët jemi ne!"


Gjergj Meta
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian Empty Re: Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

Mesazh  Estilen 10.07.10 23:04

Ore Neo.

Gjergj Meten e lexova dhe e kuptova se c'fare tragjikomizmi trajton ne kete shkrim.Ore behu dhe ti njehere intelektual i vertete dhe shprehu nje here te vetme se kush eshte mendimi tend konkret,per te gjitha ngjarjet dhe fenomenet qe na rrethojne,te cilat na gezojne apo deshperojne.....
Do te kisha shume deshire te te shihja ne idete e tua se kush je.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian Empty Re: Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

Mesazh  Ufo 13.07.10 9:56

hahahahahhahahaa :)))
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian Empty Re: Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

Mesazh  Zattoo 13.07.10 11:00

Një "trofe" të Kupës së Botës edhe për oktapodin Paul

Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian 13-okt10

Tetë parashikime, tetë herë i saktë. Oktapodi Paul, padyshim është fituesi më i madh i Kampionatit Botëror, pasi ai ka arritur saktësisht të prognozojë të gjitha takimet e Gjermanisë si dhe fituesin e takimit final ndërmjet Spanjës dhe Holandës.

Oktapodit Paul, të hënën i është dhënë një "kopje" e Kupës së Botës si shpërblim për tetë parashikimet e tij të sakta gjatë këtij Botërori. Qëkur Oktapodi Paul, u bë i famshëm me parashikimet e tij, shumë njerëz dëshirojnë ta blejnë atë.

Italianët thonë se Oktapodi Paul është kapur nga gjermanët në ujërat italiane, një biznesmen spanjoll po provon ta blejë Paulin me çmimin prej 30 mijë eurosh, ndërsa priftërinjtë holandezë nuk dëshirojnë të dëgjojnë për të.

Në Spanjë, oktapodi Paul, është shndërruar në një ikonë shtetërore. Kryeministri spanjoll, Zapatero, është shprehur i brengosur për oktapodin Paul, duke shprehur gatishmërinë edhe për t'i ofruar mbrojtje atij. Por, zëdhënësja e akuariumit "Jeta në det", Tanja Munzig, ku edhe gjendet oktapodi, ka mohuar zërat se Paul do të largohet nga akuariumi.

"Kemi pasur shumë kërkesa për oktapodin Paul, por ai do të mbetet këtu dhe do t'i kthehet punës së tij të vjetër - t'i argëtojë fëmijët", ka thënë Munzig. Sipas saj, Paul, i ka të gjitha të drejtat e tij dhe nuk ka arsye të shkojë askund.

Edhe Daniel Fey, mbikëqyrës i akuariumit, ka thënë se Oktapodi Paul, i ka argëtuar të gjitha mediat botërore gjatë këtij Botërori.

"Paul duhet t'u thotë lamtumirë të gjithëve tani. Ai ka më shumë se dy vjet e gjysmë dhe kjo moshë është e shtyrë për një oktapod", ka thënë Fey.

Ndërkohë, heroi i Spanjës, Andres Iniesta, që shënoi golin e fitores në finale ndaj Holandës, është shprehur shumë i gëzuar për titullin e fituar dhe për oktapodin Paul, pasi sipas tij, fitorja e Spanjës, i përmbushi edhe parashikimet e tij.

"Jam i gëzuar për triumfin tonë. Jam i gëzuar edhe për oktapodin Paul. Çka të them? Ne fituam, ndërsa oktapodi Paul do të jetë shumë i popullarizuar në Spanjë", ka thënë Iniesta.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian Empty Re: Oktapodi Paul dhe neopaganizmi evropian

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi