EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skizofrenia

+7
Siroco
imaginanti
akilii
agro1
arian
Fikrro
laureta
11 posters

Shko poshtë

Skizofrenia Empty Skizofrenia

Mesazh  laureta 27.06.10 14:24

Skizofrenia

Skizofrenia 13793911

Kur degjojme per dike se "eshte skizofren" na zen frika, e quajme per njeri te rrezikshem qe mund te na bej 100 te zezat... dhe nese na del para sigurisht qe ndrojme rruge.

Lajme me skizofrene na paraqiten neper media shpesh.... para dy vjetesh nje Shqiptar therri foshnjen e komshiut dhe kur u gjend para gjykates u mundonte i ziu t'i mbushte mendjen gjykatesit se foshnja e kishte kercenuar me vdekje!

Por nga ana tjeter ekzistojne edhe lloje te tjera skizofrenie... mund t'i dallosh qarte tek veprat e Van Gogut, Salvatore Daliut, Pikasos etj. Nuk eshte me sekret lajmi qe emrat me te medhenje te piktures apo te shkrimtarise perfunduan ne cmendina apo me ndonje plumb ne koke nga dora e vet (psh. Xhek London, Ernest Heminguej etj. etj.).

Pyetja eshte:

Cfare eshte Skizofrenia?

Disa te famshem nga ata qe e kthejne boten ne Ferr ose ne Parajse.....

ja disa skizofrene (per ne) qe e kthyen boten ne ferr:
Hitleri
Bin Laden e kompani
Kaligula
Enver Hoxha
Napoleoni e sa mbreter te tjere
etj.

ja disa skizofrene (per ne) qe e kthyen boten ne parajse:
Buda
Jezusi
Muhamedi
Pikaso e sa piktore te tjere
Herminguej e sa shkrimtare te tjere qe me vepren e tyre preken zemrat e njerezve
etj.

Skizofrenia eshte nga te paktat semundje mendore qe te lejon te besh nje jete pothuajse normale. Te shumte jane ata qe vuajne nga deliret dhe halucinacionet qe shkakton kjo semundje dhe jo rralle here persona te tille jane bere te famshem. Skizofrenia ne shumicen e rasteve nuk eshte e rrezikshme, por ashtu sic cdo rast tjeter mund te lere pasoja te renda kur behet kronike.

Njerezit skizofrene nuk vijne verdalle me deshiren per te vrare apo shkaterruar, ata thjeshte bien pre e makinacioneve qe truri i tyre prodhon.

Skizofrenet qeshin kur nuk eshte per te qeshur, ose qajne kur nuk kane arsye te qajne, kane halucinacione, degjojne zera, kane delirin e madheshtise ose te persekutimit etj. E megjithese ne faza te renda disa prej tyre perjetojne tharje emocionale, skizofrenet jane te afte te ndjejne, te plotesojne deshirat seksuale e keshtu me rradhe.

Une personalisht nuk besoj te kem ndonje frike te gjendem perballe ketyre njerezve (kuptohet kur nuk jane ne stadin e te rrezikshmeve), ata jane njerez qe kane nevoje per ndihme mjeksore dhe kaq.
laureta
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skizofrenia Empty Re: Skizofrenia

Mesazh  Fikrro 28.06.10 18:48

Shume mire por me se shumti me pelqeu rreshti i fundit:
ata jane njerez qe kane nevoje per ndihme mjeksore dhe kaq.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skizofrenia Empty Re: Skizofrenia

Mesazh  arian 28.06.10 19:27

Skizofrenia;eshte kontradiktore ne vet kuptimin fillestar te vetin, per vet faktin se mendimi eshte objektiv se ka te beje me realitetin objektiv, kurse vet se e ashtuquajtura semundje eshte subjektive dhe ne rastin konkret kemi te bejme me nje dualitet.
Vet babai i psikologjise Zigmund Frojd e emertonte si semundje shpirterore dhe po te kapesh shpejtesine 0 te Frojdit e gjithe filozofia e tij ka qene e mbeshtetur mbi KABBALAH, ku vet shpirti njerezor eshte natyra, qe do te thote mjedis=me shpirt dhe kjo eshte skizofrenia dhe c'do gje tjeter.........
arian
arian

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skizofrenia Empty Patjeter.

Mesazh  agro1 03.07.10 0:24

Patjeter se ata kane nevoje per sherim shpirteror.
Dhe skizofrenia cdo here vjen si pasoje e te ngarkuarit e trurit.
Ja nje shembull se cilet jane potencialet qe te i kap skizofrenia.
- Njerzit qe para do kohesh, kane qen te pasur dhe me nje fjale kane qene te knaqur me gjendjen e tyre financiare, u kane ndihmu te tjerve... Dhe pastaj kur keta njerez, e humbin ate pasuri dhe nuk e kane me ate gjendje financiare dhe atyre qe u kane ndihmu ata ia kthejne shpinen dhe nuk ia kthejne borxhin, atehere fillon skizofrenia.
U bazova ne raste te verteta.
agro1
agro1

17


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skizofrenia Empty Re: Skizofrenia

Mesazh  akilii 07.07.10 3:41

Cudi me disa njerez si kjo qe e ka shkru kete shkrim. Cudi se si marrin guximin me e ofendue krejt boten.
Shihet qarte se ne rastet e tilla, aftesite konceptuese te atyre qe shkruajne, jane nen nivelin zero (0).
Si guxon ta quash skizofren profetin Muhammed dhe Jezusin ?
Cfare injorace !
Cfare mendjemadhesie !

Pastaj, ne cka bazohesh kur i quan skizofren edhe disa "te famshem"- sic i quan ti ?
Ndoshta vetem se nuk kane jetu ashtu si ti, si injorant, si i pafe etj.

Mendoj se ti qenke skizofrene, me gjithe kompanine tende te cmendur.

Dhe ndihmen mjekesore nuk mund ta gjesh, sepse qenke rast i rende.


avatar
akilii

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skizofrenia Empty Re: Skizofrenia

Mesazh  imaginanti 23.09.10 19:00

Te gjith jemi Skizofren , por qendrojm ne ane te ndryshme te medales .
imaginanti
imaginanti

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skizofrenia Empty Re: Skizofrenia

Mesazh  Siroco 08.11.12 1:14

"Kur një njeri flet me Zotin, themi se ai lutet. Kur Zoti i flet njeriut, per kete te fundit themi se është skizofren. ' Thomas Szasz

Mes skizofrenise dhe marrezise eshte vetem nje vije e holle ndarese.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skizofrenia Empty Re: Skizofrenia

Mesazh  Albaniaa 13.07.13 8:27

Përhapja në shoqëri e çrregullimeve psikotike është 1%.

Shenja të sëmundjes psikotike janë:

Haluçinacionet

Dikush dëgjon zëra që e urdhërojnë ose që komentojnë sjelljen e tij, apo sheh gjëra e nuhat erëra, që në të vërtetë nuk ekzistojnë.

Deluzionet

Dikujt i lind ideja se nuk mund t’i besohet askujt, ose dyshon se po thurret një komplot kundër tij, ose dikush mendon se ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë botë, si p.sh. të jetë apo të bëhet mbret i Shqipërisë.

Mendime të ç'organizuara

Dikujt i mblidhen shumë mendime njëherësh dhe ka vështirësi për t’i strukturuar ato. Ai është i çoroditur.

Reagim i papërshtatshem, mpirje

Për shembull: dikush pyetet se si është dhe përgjigjet: "Dua të të shkurtoj flokët!"
Dikush merr lajmin, se i ka vdekur halla dhe reagon duke qeshur .Indiferencë, terheqje sociale
Indiferencë, terheqje shoqërore

Për shembull, dikush ka shumë vështirësi për të treguar kujdes për vetveten dhe e le pas dore.

Skizofrenia
Çrregullimi kryesor psikotik është skizofrenia.

Skizofrenia ështëNje çrregullim i zhvillimit të trurit e karakterizohet nga një çrregullim i zhvillimit të trurit;
Karakterizohet nga simptoma pozitive (psikotike): deluzione dhe halucinacione;
Karakterizohet gjithashtu nga simptoma negative: apati, anhedoni, autizem dhe mungesë dëshire;
Bazohet ne çrregullimet e mendimeve
Shkakton funksionim të reduktuar në punë, shtëpi dhe në mardhëniet personale.

Në rastet më të shumta skizofrenia manifestohet për herë të parë midis vitit të gjashtëmbëdhjetë dhe të tridhjetë të jetës. Pra, shpesh, në moshë të re, si në meshkuj, ashtu edhe në femra.

Shumë njerëz mendojnë se sëmundja e skizofrenisë është e rrallë, por kjo nuk është e vërtetë. Ajo është shumë e shpeshtë në të gjithë botën.Skizofrenia shkaktohet nga nje kombinim i faktorëve trashëgues, faktorët stresues para dhe pas lindjes , faktoret stresues të mjedisit dhe nga faktoret sociale.

Në shumicën e rasteve, sëmundja e skizofrenisë, nuk është (ende) e shërueshme. Megjithatë, ekzistojnë mjete dhe metoda, që ndihmojnë, për të lehtësuar jetën për personat që janë diagnostikuar me këtë sëmundje
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skizofrenia Empty Re: Skizofrenia

Mesazh  gjilanasi 17.09.14 23:32

Si shfaqet skizofrenia?

Ajo që psikiatrit kanë diagnostikuar prej dekadash si skizofreni, mund të jetë realisht e ndarë në 8 sëmundje të ndryshme. Këtë e ka bërë të ditur një studim i revistës amerikane të psikiatrisë.

Shkencëtarët në Universitetin e Uashingtonit, në St. Louis, analizuan ADN-në e më shumë se 4 mijë njerëzve me skizofreni. Ata kanë gjetur ngjashmëri të variacioneve të gjeneve në ADN-në e simptomave individuale të pjesëmarrësve në studim.

Me këtë ata kanë zbuluar që disa “grupime gjenesh”, duket se shkaktojnë tetë simptoma të ndryshme skizofrenie, sipas deklaratës së publikuar nga universiteti.

“Sëmundjet komplekse, siç është skizofrenia, mund të influencohen nga qindra apo mijëra variacione gjenetike, të cilat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në mënyra sërish komplekse”, shkruajnë autorët e studimit në deklaratën e tyre.

“Gjenet nuk operojnë veçmas, ato funksionojnë si një orkestër koncertesh dhe për të kuptuar se si punojnë, duhet të dish jo vetëm se cilët janë anëtarët e orkestrës, por edhe mënyrën se si ata bashkëpunojnë.”

Skizofrenia është një çrregullim kronik i trurit, i cili prek rreth 1% të popullsisë, sipas Federatës Amerikane të Psikiatrikëve. Simptomat mund të variojnë nga halucinacionet, deri te fjalimet e çrregullta, por edhe në mospërqendrimin dhe probleme me vendimmarrjen.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skizofrenia Empty Re: Skizofrenia

Mesazh  Equinox 28.10.14 15:10

Sipas Marc Alain Descamps, shume persona qe jane diagnostifikuar shizofren ne fakt nuk jane te tille por jane qenjet qe kane perjetuar nje pervoje shpirterore te deshtuara ( psh zgjimi i kundalinit, takimi me qenje tjera ) qe nuk i kane kuptuar dhe te trajtuar gabimisht ne ane te ilaçeve nga mjekesia.
Sipas tij skizofrenia e vertete eshte pervoja e deshtuar shpirterore.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skizofrenia Empty Re: Skizofrenia

Mesazh  Berti69 30.10.14 15:49

Skizofrenia, kultura të ndryshme e përjetojnë ndryshe


Amerikanët përgjithësisht nuk e dinin se kush po u fliste dhe duket se kanë më pak lidhje personale me zërat që i torturojnë.

Ndonëse nuk ka kurë për skizofreninë, ky studim këshillon se terapitë që i nxisin pacientët të krijojnë raporte me zërat imagjinarë, mund të jenë të dobishme.

Tek indianët, më shumë se gjysma e zërave të dëgjuar ishin anëtarë të familjes që u kërkonin atyre të përmbushnin detyra.

Në Ganë, ku kultura e pranon ndërveprimin me shpirtrat, pak subjekte e përcaktonin dëgjimin e zërave si sëmundje mendore.

Nëse për amerikanët skizofrenia është një sëmundje mendore që i dhunon mendjen dhe privatësinë, indianët dhe afrikanët e shohin si këshillim nga të moshuarit dhe madje si zërin e Zotit.

Sëmundja

Njerëzit që vuajnë nga skizofrenia mund të dëgjojnë shpesh zëra imagjinarë aq të tmerrshëm saqë mbeten të traumatizuar. Një pacient amerikan i përshkruan këta zëra “si të jesh duke torturuar njerëz në forma çnjerëzore”.
Një studim ka zbuluar se këta zëra mund të ndikohen nga kultura, ku perëndimorët përjetojnë psikoza më të frikshme.

Skizofrenia është një çrregullim mendor që i bën njerëzit të dëgjojnë “zëra” të cilët ata nuk duan t’i dëgjojnë. Kjo sëmundje e trurit prek rreth një për qind të popullatës globale nën moshën 18 vjeç.

Në kulturat perëndimore njerëzit raportojnë të kenë dëgjuar zëra që i thonë se të tjerë persona i lexojnë mendjen, i kontrollojnë mendimet apo po komplotojnë t’i vrasin.

Në Afrikë dhe Indi, këta zëra haluçinativë janë po aq të dëmshëm, sipas studimit të Universitetit Stanford në Kaliforni. Ndonëse nuk ka kurë për skizofreninë, ky studim këshillon se terapitë që i nxisin pacientët të krijojnë raporte me zërat imagjinarë, mund të jenë të dobishme.

Si pjesë e studimit, profesoreshë Tania Luhrman, intervistoi 60 të rritur të diagnostikuar me skizofreni, 20 nga Kalifornia, 20 nga Gana dhe 20 nga India.
Mes tyre ishin 31 femra dhe 29 meshkuj në moshë mesatare 34 vjeç, të cilët u këshilluan të krijojnë raporte me zërat imagjinarë. Shumë prej afrikanëve dhe indianëve treguan se përjetuan eksperienca pozitive me zërat, por asnjë amerikan nuk pati shije të mirë. Subjektet amerikane të studimit treguan se përjetuan eksperienca të dhunshme dhe të hidhura.

Për shembull, ata treguan se zërat që dëgjonin i thërrisnin në luftë apo në fushëbetejë. Amerikanët përgjithësisht nuk e dinin se kush po u fliste dhe duket se kanë më pak lidhje personale me zërat që i torturojnë.
Por tek indianët, më shumë se gjysma e zërave të dëgjuar ishin anëtarë të familjes që u kërkonin atyre të përmbushnin detyra. “Këta zëra janë përgjithësisht persona më të moshuar, që këshillojnë të rinjtë”, tha një subjekt.
Po ashtu, indianët dëgjonin zëra më pak kërcënues se amerikanët, disa u shprehën se zërat që dëgjonin ishin manifestim i një farë magjie apo ndikimi shpirtëror.

Nga ana tjetër, amerikanët u referoheshin zërave si problem psikologjik apo mjekësor, ndërsa indianët dhe afrikanët nuk mendonin kështu.

Në Ganë, ku kultura e pranon ndërveprimin me shpirtrat, pak subjekte e përcaktonin dëgjimin e zërave si sëmundje mendore. Kur iu kërkua të përkufizonin zërat, 10 prej pjesëmarrësve në studim u shprehën se ishin eksperienca pozitive, 16 prej tyre raportuan se ishte zëri i Zotit.

Ndryshimi mund të qëndrojë në faktin se europianët dhe amerikanët priren ta shohin veten si individë të motivuar nga një ndjesi e identifikimit të vetes, tha profesoreshë Luhrman.

Në zonat jo perëndimore, njerëzit e imagjinojnë mendjen dhe veten si të përcaktuar dhe të ndikuar prej të tjerëve.

Për amerikanët, zërat ishin një kërcënim për privatësinë e atyre që i dëgjonin, ato nuk mund të kontrolloheshin.

Në Indi dhe Afrikë, subjektet nuk i kishin shumë problem zërat që dëgjonin, pasi i shihnin si mënyrë për të kuptuar më mirë botën.

Kërkuesit mendojnë se në vendet jo perëndimore, pacientët i perceptojnë zërat si një marrëdhënie e jashtme dhe jo si cenim i mendjes.

Zbulimet janë shumë të rëndësishme për nga aspekti klinik dhe mund t’i ndihmojnë kërkuesit të hartojnë terapi të veçanta për pacientë të kulturave të ndryshme.

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skizofrenia Empty Re: Skizofrenia

Mesazh  Siroco 30.05.15 11:12

Shkencëtarët gjejnë shkaqet e skizofrenisë

Skizofrenia 20150530100345347646

Skizofrenia është një problem afatgjatë i shëndetit mendor me një kompleks të simptomave, duke filluar nga të menduarit apo të folurit e paorganizuar e deri tek halucinacionet.

Shkaqet, me sa duket, janë po aq komplekse, me një kombinim të përfshirjes së faktorëve fizikë, psikologjikë, mjedisorë dhe gjenetikë. Një grup i studiuesve vendosi të përqendrohet në vetëm një prej këtyre faktorëve gjenetikë, dhe zbuloi se ai ishte i lidhur me tri ndryshime të rëndësishme në tru.

Studimi, i publikuar në revistën Nature Neuroscience, i lidhi së bashku tri ide të mundshme për shkaktarët e skizofrenisë, të cilat më parë mendohej të jenë të palidhura. Kjo pasqyrë e re në bazën molekulare të skizofrenisë ofron shpresë për trajtime të reja të cilat janë më të shënjestruara ndaj shkaqeve të çrregullimit, dhe jo vetëm trajtimit të simptomave.

Hulumtuesit vendosën të shikojnë se si njëri gjen, Arp2/3, ka kontribuar në formimin e çrregullimeve mendore. Ata e zgjodhën këtë gjen për shkak se ai njihet të jetë i rëndësishëm në menaxhimin e formimit të lidhjeve mes neuroneve, të quajtura sinapsa, dhe ka qenë gjithashtu i lidhur me çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor. Ata më pas i modifikuan gjenetikisht minjtë që t’u mungojë gjeni Arp2/3.

Çuditërisht, minjtë e modifikuar treguan sjellje skizofrenike. Për më tepër, si njerëzit, edhe kafshët u përkeqësuan me kalimin e kohës, dhe kur pastaj atyre iu dhanë ilaçe antipsikotike, disa nga simptomat e kafshëve u lehtësuan.

Kur ekipi, i udhëhequr nga Scott Soderling, hulumtoi nëse ka pasur ndonjë ndryshim fizik ose kimik në tru, të lidhur me sjelljet e para në minjtë me mungesë të gjenit Arp2/3, ata i zbuluan tri anomali të trurit – të cilat konsiderohen fillimisht të palidhura, dhe të cilat gjithashtu shfaqen tek njerëzit me skizofreni.

Së pari, ata zbuluan se qelizat në zonën ballore të trurit – zonën përgjegjëse për planifikimin dhe vendimmarrje - kishin "gjemba të degëzuar kurrizorë" më pak se normalja. Këto janë degët të cilat ndihmojnë në lidhjen e neuroneve me njëra-tjetrën. Derisa minjtë u plakën, ata i humbën gjithnjë e më shumë nga këta gjemba. Kjo është e njohur si "teoria e krasitjes së gjembave."

Së dyti, në përputhje me njerëzit që vuajnë nga skizofrenia, ata zbuluan se minjve që u mungon Arp2/3 gjithashtu kishin neurone hiperaktive në të njëjtin rajon ballor të trurit. Fillimisht mendohej se neuronet hiperaktive ishin jokompatibile me "teorinë e krasitjes së gjembave." Megjithatë, neuronet e minjve të modifikuar rezultuan të jenë në gjendje t’i anashkalojnë gjembat, të cilat veprojnë si një filtër për t’i mbajtur neuronet hiperaktive në kontroll. Si pasojë, qelizat u tejngarkuan.

Teoria e tretë sugjeroi se sasia e tepërt e dopaminës në tru e ka luajtur një rol të madh në skizofreni.
Kjo është mbështetur nga fakti se një medikament kryesor i cili është përdorur për trajtimin e çrregullimeve mendore, haloperidol, funksionon duke e bllokuar transmetimin e dopaminës. Studiuesit zbuluan se neuronet hiperaktive në pjesën e përparme të trurit të minjve i bënë ato të nxjerrin sasi të mëdha të dopaminës.

"Pjesa më emocionuese ishte kur të gjitha pjesët e enigmës u bashkuan," shpjegoi Soderling. "Kur dr. Kim dhe unë më në fund e kuptuam se këto tri fenotipe nga pamja e jashtme të palidhura – neurone me gjemba të krasitura hiperaktive dhe dopaminë të tepërt - ishin në fakt funksionalisht të ndërlidhura me njëra-tjetrën, gjë që ishte me të vërtetë e habitshme dhe gjithashtu shumë emocionuese për ne".

Ndërkohë që ilaçi haloperidol vepron si një nga trajtimet kryesore për të ndihmuar në zbutjen e simptomave të skizofrenisë duke e ulur sasinë e dopaminës në tru, ky hulumtim i ri tregon se në vend se të qenit shkaku i problemit, dopamina e tepërt është në fakt rezultat i një vargu të gabimeve. Shpresohet se kjo mund të çojë në trajtime të reja që e ndërpresin këtë pengesë, para se të manifestohet në simptoma me efekte të mëdha negative psikiatrike.

© KOHA
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skizofrenia Empty Re: Skizofrenia

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi