EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Narkolepsia

4 posters

Shko poshtë

Narkolepsia Empty Narkolepsia

Mesazh  IlirjaNna 25.06.10 22:33

Narkolepsia - eshte nje turbullim i gjumit ne te cilin njerzit i ze gjumi involuntar ( pa deshiren e tyre), indifernt nga vendi ku ndodhen. Ata qe vuajne nga kjo semundje nuk jane ne gjendje te rine zgjuar periudha te gjata kohe dhe as nuk mund te gezohen nga efekti i shpllodhjes qe te ofron gjumi. Nuk dihet akoma se cfare e shkakton semundjen por supozohet qe eshte autoimune...ose gjenetike.
IlirjaNna
IlirjaNna

1

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Narkolepsia Empty narkolepsia -shkakton paralizen e gjumit

Mesazh  laureta 26.06.10 13:16

Në librin e tij "Misteret", eksperti i fenomeneve paranormalë, Colin Wilson përmend se si miku i tij, Bill Slater, që dikur ka qenë kreu i BBC, bënte komente të çuditshme gjatë një seance psikike. Kur ai shkonte në shtrat, thotë Wilson, zgjohej më vonë atë natë "i bindur se një lloj entiteti i padukshëm po përpiqej të merrte kontrollin e trupit të tij".

Duheshin 20 minuta betejë e vazhdueshme përpara se ta "dëbonte". Por, nëse dëshiron të gjesh një shpjegim të rëndomtë për fenomenin e Slater, nuk ka nevojë të shohësh shumë larg. Këto kohë, gjendja e njohur si Paraliza e Gjumit përdoret për të shpjeguar - dhe shpesh herë për të injoruar pa të drejtë - një numër jo të vogël përvojash paranormale gjatë natës, që nga episodet e rrëmbimit të alienëve deri tek incidentet jashtë trupi.

Paraliza në gjumë është një gjendje në të cilën një person përjeton një paralizë të përkohshme të trupit menjëherë, pasi zgjohet (dhe më rrallë, pasi bie në gjumë). Ndonëse mendja është në gjendje zgjimi, ata që vuajnë nga kjo lloj paralize e gjejnë veten të paaftë të lëvizin, ndonjëherë deri për disa minuta. Në disa raste, ai që vuan mund të përjetojë haluçinacione të dëgjimit, prekjes apo shikimit.

Kjo gjendje është e lidhur ngushtë me paralizën normale që ndodh gjatë fazës REM të gjumit, e quajtur atonia e muskujve, në të cilën trupi paralizohet për të penguar një person që të kryejë aktivitetet që sheh në ëndërr, si për shembull lëvizja e këmbëve në rast se në ëndërr është duke vrapuar. Disa shkencëtarë besojnë se, është një pjesë normale e ciklit të gjumit dhe kur ndodh paraliza e gjumit, truri është zgjuar nga një gjendje REM në një gjendje pothuajse zgjimi të plotë, e megjithatë paraliza e trupit vazhdon.

Disa prej shkaqeve të mundshëm të paralizës së gjumit përfshijnë pengimin post-sinaptik të neuroneve të trurit apo nivele të ulët të melatoninës.

Gjithashtu, besohet se narkolepsia (një gjendje neurologjike që karakterizohet nga një gjendje gjumi tërë ditën) mund të shkaktojë paralizën e gjumit. Por nuk është e thënë se, narkoleptikët vuajnë nga kjo gjendje. Në fakt, studime të ndryshëm tregojnë se, shumica e njerëzve e përjetojnë paralizën e gjumit të paktën një herë gjatë jetës.

Fenomen ndërkulturor

Një prej aspekteve më interesantë të paralizës së gjumit janë llojet e ndryshëm të haluçinacioneve që shoqërojnë zakonisht këtë gjendje. Shpesh herë, ata që vuajnë ndjejnë se ka një prani keqdashëse aty pranë, që i mban poshtë, duke u qëndruar mbi kraharor. Gjithashtu, nuk është e pazakontë që njerëz të ndihen sikur po mbyten, rrihen, apo po u përthyhen gjymtyrët. Veç kësaj, ka patur raportime për tinguj të ndryshëm, si ulërima e fërshëllima, ndonjëherë të shoqëruar nga ndjesi të çuditshme të trupit, si therje apo mpirje.

Raportohet gjithashtu për tinguj të një natyre teknologjike, si zhurma sirenash apo telefoni. Pastaj ka zëra, disa prej tyre të padallueshëm, të tjerë të qartë e të kuptueshëm.

Duke patur parasysh se këto eksperienca mund të kenë ndikim të thellë në botëkuptimin shpirtëror të një njeriu, nuk është habi që ky fenomen ka patur impakt të thellë mbi fenë dhe mitologjinë në histori. Në folklorin kinez, për shembull, paraliza e gjumit besohet të jetë një formë posedimi i vogël e trupit nga qenie të vdekura. Sipas mitologjisë skandinave, paraliza e gjumit shkaktohet nga një fantazmë keqdashëse femre, e cila ulet mbi kraharorin e viktimës, dhe më pas sjell vetëm makthe.

Fenomene të llojit të paralizës së gjumit mund të gjenden edhe në shumë shtete të tjerë, duke përfshirë Japoninë, Meksikën, Greqinë, Indonezinë, Filipinet, Rusinë dhe Hungarinë. Në shumicën e këtyre shteteve, shpirtëra dhe qenie të tjera mbinatyrore besohet se qëndrojnë prapa episodeve të paralizës së gjumit dhe maktheve.

Zëra në kokë

Shumë njerëz që vuajnë nga paraliza e gjumit ndonjëherë përjetojnë edhe haluçinacione të dëgjimit. Shumica prej nesh supozojmë se të sëmurët mendorë, sidomos psikotikët janë të vetmit që dëgjojnë zëra, por kjo thjeshtë nuk është e vërtetë, pasi edhe njerëz me një shëndet të mirë mendor ndonjëherë raportojnë për eksperienca të tilla.

Për shembull, në një studim të kryer në vitin 1889 nga Shoqëria e kërkimeve Psikike, ku u përfshinë 17 mijë të rritur të shëndetshëm nga Anglia, Rusia dhe Brazili, u bë kjo pyetje: "A ju ka ndodhur ndonjëherë që, kur keni besuar se keni qenë tërësisht zgjuar, keni patur përshtypjen që keni parë apo jeni prekur nga një qenie apo objekt, apo të keni dëgjuar një zë"?

Më shumë se 100 vjet më vonë, një vëzhgim i ngjashëm u krye nga Allen Y. Tien, themelues dhe president i MDLogix, ku përfshiu 15 mijë vetë nga Baltimora, St. Louis dhe Los Angeles. Tien zbuloi se, zërat dëgjohen rregullisht nga 2.3 përqind e popullsisë. Të tjerë studime bashkëkohore mbi mbizotërimin e haluçinacineve të dëgjimit brenda popullsisë në përgjithësi kanë nxjerrë rezultate të ngjashëm.

Sigurisht, ata që kanë më shumë gjasa të dëgjojnë zëra janë njerëzit që vuajnë nga një lloj i caktuar psikoze. Sipas Ralph Hoffman, profesor i Psikiatrisë në Yale University, kjo gjendje prek 70 përqind të pacientëve me skizofreni, dhe 15 përqind të pacientëve me çrregullime të gjendjes shpirtërore.

Gjendjet dhe diagnozat jopsikotike, si depresioni dhe stresi mund të sjellin gjithashtu përjetime të ngjashëm. Atëherë nga e kanë origjinën këta zëra fantazmë? Hemisfera e majtë e trurit tonë lidhet me gjuhën dhe logjikën, ndërkohë që e djathta ka të bëjë me modelet dhe intuitën. Hemisfera e majtë është më dominuesja e dy "personaliteteve" tanë, dhe çdonjëri prej nesh jeton në këtë anë të trurit.

Tek 'origjina e vetëdijes në shkatërrimin e Mendjes Dydhomëshe", psikologu i Princeton, Julian Jaynes, parashtron teorinë që zërat jashtë trupit e kanë origjinën nga pjesa e djathtë e trurit, por ata dëgjohen nga pjesa e majtë e tij si me një megafon. Studime të kryera tek skizofrenët tregojnë, se zërat që ata dëgjojnë janë kanosës, tallës dhe shpesh herë shqetësues. Ata, shpjegon Jaynes, 'mund të ulërasin, rënkojnë, thumbojnë dhe variojnë nga pëshpërima deri tek një ulërime bubulluese". Gjithashtu mund të ketë më shumë se një zë dhe zërat shpesh herë flasin në një mënyrë të veçantë, për shembull shumë ngadalë, në një gjuhë të huaj, apo me rimë.

Ndonëse kjo teori që këta zëra e kanë origjinën tek pjesa e djathtë e trurit mund të shpjegojë disa raste, ajo sigurisht që nuk i shpjegon të gjithë.

Bota e shpirtërave

Në vitet shtatëdhjetë, psikiatri Dr. Wilson Van Dusen kreu një studim 16-vjeçar tek skizofrenë, të alkoolizuar dhe njerëz me dëmtime në tru që vuanin nga haluçinacionet. Duke i bërë pacientët të përshkruanin se çfarë mund të shihnin dhe dëgjonin, Van Dusen ishte në gjendje të fliste me haluçinacionet e tyre, duke patur madje shpesh herë biseda të gjata me ta. Van Dusen zbuloi se, kishte dy lloje të ndryshëm zërash që dëgjonin zakonisht pacientët e tij. Të parët ishin të "rendit të ulët", që ishin si "vagabondë të pirë në një lokal që kanë qejf të ngacmojnë dhe trazojnë thjeshtë për qejf". Ata, thotë ai, "gjejnë një pikë të dobët në vetëdijen e dikujt dhe punojnë pafund me të".

Veç kësaj, "ata e thërrasin një pacient me çdo emër të mundshëm, i sugjerojnë akte të turpshëm, vjedhin kujtime apo ide nga vetëdija, kanosin me vdekje dhe punojnë në çdo mënyrë me kredibilitetin e pacientit". Zërat e "rendit të lartë" janë dashamirës, kanë një shqetësim të sinqertë për mirëqenien e pacientit, dhe kanë prirjen të komunikojnë përmes simbolizmit dhe përvojës fetare.

Në përgjithësi, thotë Van Dusen, "rendi më i lartë është më i pasur se sa eksperienca morale e pacientit, respektojnë lirinë e tij, janë ndihmës, udhëzues, mbështetës, shumë simbolikë dhe fetarë... ata mendojnë sipas ideve universale që janë më të pasura dhe më komplekse se sa mënyra e të menduarit e vetë pacientit".

Van Dusen e krahasonte rendin e ulët me identitetin e Frojdit dhe rendin më të lartë me prototipet e Karl Jung. Zbulimet e tij duket se sugjerojnë që një prej roleve të rendit të lartë është të mbrojnë njerëzit nga rendi më i ulët, ku ky i dyti mund të përshkruhet si persekutues dashakeq me një dëshirë këmbëngulëse për të shkatërruar mendjet dhe trupin e viktimave. Rendi më i lartë, thotë Van Dusen, pretendon të jetë më i fuqishëm se sa rendi më i ulët, por jo aq sa për t'u dhënë qetësi mendore shumicës së pacientëve.

Për të hedhur dritë mbi përvojat e pacientëve të tij, Van Dusen shfletoi shkrimet e mistikut dhe shkencëtarit suedez, Emanuel Svedenborg. Sipas tij, si shpirtërat edhe ëngjëjt mund të bashkëbisedojnë direkt me njeriun, duke hyrë "me anë të një rruge të brendshme në organin e tij të dëgimit, pra, duke e ushtruar ndikimin nga brenda". Por, komunikimi me shpirtërat është i rrezikshëm, thoshte Svedenborg, pasi duke bërë këtë njeriu mund të vërë në rrezik shëndetin mendor, madje dhe jetën.

Svedenborg përmendte gjithashtu që shpirtërat janë normalisht jo të vetëdijshëm për ekzistencën tonë, dhe për arsye se ekziston një lloj barriere mes tyre dhe vetëdijes sonë, ata si rrjedhim nuk janë në gjendje të komunikojnë me ne në mënyrë direkte.

Megjithatë, në disa raste të rrallë, si për shembull kur njerëzit jepen pas fantazive, shpirtërat mund ta thyejnë këtë barrierë, duke shkaktuar trauma. (është interesante që ky citim është njëkohësisht një përshkrim i saktë i skizofrenisë, e cila është e përcaktuar si një "apo disa çrregullime mendore që karakterizohen nga humbja e kontaktit me realitetin dhe shpërbërja e personalitetit". Në lidhje me shpirtërat e ligë, apo ata që Van Dusen i ka quajtur zërat e rendit më të ulët, Svedenborg thoshte se, ata dëshironin që të posedonin trupin e viktimës, diçka që studimi i Van Dusen duket se e konfirmon.

Engjëjt, apo zërat e rendit më të lartë, thotë Svedenborg, komunikojnë përmes simbolizmit dhe përdorin pak fjalë, sepse "mendja e brendshme e njeriut nuk mendon me fjalë, por me intuitë". Përmes kësaj, Svedenborg duket se i referohet hemisferës krijuese të djathtë të trurit. Natyrisht, Van Dusen e pati të vështirë të injoronte zërat e rendit të lartë dhe të ulët si asgjë më shumë se sa manifestime të pavetëdijes. Më shumë gjasa, thotë ai, ka që forca spirituale të ekzistojnë pavarësisht nga pacienti dhe që janë përgjegjëse për zërat. Nëse këta zëra do të ishin prodhuar nga pavetëdija, atëherë si ka mundësi që rezulton se shumica e zërave të rendit të ulët urrejnë fenë? Dhe përse haluçinacionet e pacientëve janë të gjithë kaq të ngjashëm?

Nëse shpirtërat e ligë janë vërtetë përgjegjës për prodhimin e llojeve të ndryshëm të haluçinacioneve që përjetojnë skizofrenët, atëherë është e mundur që paraliza e gjumit të shpjegohet në të njëjtën mënyrë. Me fjalë të tjera, ndoshta zërat e rendit të ulët prodhohen nga shpirtëra të ulët apo të mesëm. Nëse do të duam të formulojmë një teori të arsyeshme të paralizës së gjumit, atëherë le të supozojmë se shpirtërat e të vdekurve okupojnë një pjesë të spektrit elektromagnetik përtej kufijve tanë të perceptimit.

Në kushte normale, ne nuk mund t'i perceptojmë dhe as ata nuk munden të na perceptojnë ne. Por, gjatë fazës REM të gjumit, pulsi dhe frymëmarrja jonë çrregullohen, sytë tanë lëvizin me shpejtësi me kapakë të mbyllur, muskujt tanë relaksohen, dhe aktiviteti i valëve të trurit tonë ngjan me atë të një personi të zgjuar dhe në vigjilencë. Paraliza e gjumit gjithmonë pason fazën REM. Gjatë një episodi të paralizës së gjumit, njeriu ndihet sikur është plotësisht i zgjuar, por në të vërtetë është në një gjendje vetëdije që mund të jetë e favorshme për komunikimin e një dimensioni tjetër.

Përveçse konsumojnë energjinë tonë jetësore për mbështetje, ndoshta këta entitete përpiqen të posedojnë trupin tonë. Me qëllim që të rezistojnë sulmit, shumica e atyre që vuajnë paralizën e gjumit përpiqen të zgjohen. Por çfarë do të ndodhte nëse nuk ia dalin? A do të posedoheshin trupat dhe mendjet e tyre nga entitete të tillë? A do të zhvillohej tek ta skizofrenia dhe do të nisnin të dëgjonin zëra?

Ndërkohë që, paraliza e gjumit mund të jetë thjeshtë një pjesë e procesit të thjeshtë të gjumit, frika nga kjo eksperiencë ka bërë shumëkënd të besojë se ka një takim spiritual apo paranormal. Deri kur të vijë koha që shkenca të ketë konfirmuar një herë e mirë se çfarë ndodh në fakt biologjikisht gjatë këtyre episodeve të frikshëm, ne mundemi vetëm të vazhdojmë t'i studiojmë dhe të mbështesim ata që vuajnë prej tyre.

Shpirtërat e Havait dhe Kahunat

Sipas Maks Fridom Long, një ekspert i Kahunasve të Havait ("ruajtësit e besimit") njeriu ka një shpirt të poshtëm, të mesëm dhe të lartë, të njohur gjithashtu si shpirti i nënvetëdijshëm, i vetëdijshëm dhe i supervetëdijshëm. Shpirti i nënvetëdijshëm, thotë ai, "merret me forcat jetësore të trupit", pak a shumë si sistemi nervor autonom. Ai ka temperamentin e një fëmije kokëfortë, është shumë emocional dhe shpesh herë refuzon të bindet. Shpirti i vetëdijshëm është "Uni që mendon", ajo pjesë e jona që flet, arsyeton, kontrollon veprimet e vullnetshëm dhe merret me shqetësimet e përditshme. Shumë të lidhur me njëri-tjetrin, të dy shpirtërat bashkohen në një trup që kontrollohet nga nënvetëdija. Shpirti i supervetëdijshëm, nga ana tjetër, është përgjegjëse për kontrollin e të ardhmes sonë, dhe e bën këtë në përputhje me dëshirat dhe sugjerimet e shpirtit të vetëdijshëm, thotë Long. Banorët e Hauait besojnë, se të tre shpirtërat kanë nevojë për forcën vitale të një personi - e quajtur mana - për të mbijetuar. Pasi një person vdes, thotë Long, shpirti i poshtëm ndonjëherë shkëputet nga dy shpirtërat e tjerë dhe shndërrohet në një lloj fantazme që endet për arsye se, ndryshe nga shpirti i mesëm, ai nuk ka një kujtesë, as edhe nuk është veçanërisht inteligjent.

Me sa duket, një Kahuna është në gjendje të sigurojë shpirtëra të ulët ose duke i huazuar ata nga një tjetër Kahuna, ose duke i gjetur fizikisht. Pasi i ka nën kontroll, Kahuna u jep atyre mana-n, duke i bërë të mundur një shpirti të ulët që të pushtojë trupat e viktimave. Normalisht, thotë Long, mendja e pavetëdijshme është në gjendje të vetëmbrohet nga pushtime të tillë, por nuk është në gjendje ta bëjë këtë kur një shpirti të ulët i është dhënë man-ë shtesë.

Për të shpenzuar mana-n që kanë grabitur, thotë Long, Kahuna do të urdhërojë ndonjëherë shpirtërat skllevër që të "luajnë", gjë që ata e bëjnë duke hedhur objekte, duke bërë zhurma dhe përgjithësisht, duke shkaktuar trazira. Me fjalë të tjera, ata sillen në mënyrë të ngjashme me poltergeist-ët, gjë që të bën të mendosh se mos poltergeist-ët dhe shpirtërat e ulët janë e njëjta gjë. Long, duket se mendon që kështu është.

Long shpreh gjithashtu mendimin se, kur shpirtërat e mesëm dhe të ulët pushtojnë trupin e një njeriu për të thithur forcën jetësore, viktima pëson një formë sëmundjeje mendore, si përshembull çrregullime personaliteti të shumëfishtë ose skizofreni.
laureta
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Narkolepsia Empty Re: Narkolepsia

Mesazh  Fikrro 26.06.10 13:34

laureta shkruajti:Në librin e tij "Misteret", eksperti i fenomeneve paranormalë, Colin Wilson përmend se si miku i tij, Bill Slater, që dikur ka qenë kreu i BBC, bënte komente të çuditshme gjatë një seance psikike. Kur ai shkonte në shtrat, thotë Wilson, zgjohej më vonë atë natë "i bindur se një lloj entiteti i padukshëm po përpiqej të merrte kontrollin e trupit të tij".

Shum e sakte mua me ka ndodh kjo qe ne gjume diqka te me shtrengoje,e dija qe isha ne gjum por sme dilte gjumi edhe pse mundohesha te levizesha,diqka me shtrengonte dhe ma tundte gjith trupin eshte e tmerrshme shpresoj te mos i ndodh askujt.Te pershendes
Fikrro
Fikrro

484

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Narkolepsia Empty laureta

Mesazh  laureta 26.06.10 13:37

Flm Fikrro me vjen mir qe e paske kaluar pa ndonje problem serioz shpresoj te mos te ndoh as ty dhe askujt kalo bukur
laureta
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Narkolepsia Empty Re: Narkolepsia

Mesazh  Albaniaa 12.07.13 11:41

Pagjumësia fillon nga mendimet e tepërta për të nesërmen, probleme etj., kështu kjo mënyrë e vazhdueshme e të menduarit shkakton çrregullimet e gjumit. Mosfunksionim në punë, lodhje, dobësi, depresion etj., janë pasoja të këtyre trysnive dhe personi fillon të obsesoj mbas gjumit deri sa kthehet në një pamundësi, ankth dhe së fundi në një fobi. Na ana e tyre çrregullimet e gjumit përfshijnë disomnite dhe parasomnite. Në disomnite, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në parasomnite, siç janë tmerrimi në gjumë, urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakontë që çrregullon gjumin.
Insomnia
Kërkesa e madhe për ilaçe gjumi është një simptomë e përhapjes së insomnisë (pamundësisë për të të zënë gjumi). Një vëzhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportojnë se vuajnë nga ky lloj çrregullimi i gjumit. Ka shumë shkaqe dhe lloje të insomnisë. Disa insomniake i zë gjumi lehtë, por shohin ëndrra sikur janë zgjuar. Si rrjedhojë, kur zgjohen ata ndjehen sikur po përpiqeshin ende që të flinin. Të tjerë e kanë të vështirë që t'i zërë gjumi për shkak të ankthit, frikës, stresit, depresionit ose problemeve të tjera. Drogat gjithashtu çrregullojnë ciklin normal të gjumit. Disa insomniake vuajnë nga një gjendje e njohur si Apnea e gjumit. Ata i zë gjumi lehtë, por çohen pasi u ndalet frymëmarrja dhe zgjohen duke gulçuar për ajër. Këta mund të zgjohen disa dhjetëra herë gjatë natës.
Narkolepsia
Një formë e hipersomnisë, narkolepsia është një çrregullim i gjumit i karakterizuar nga goditje pa vend të gjumit gjatë ditës. Personin e zë gjumi në mënyrë të paparashikuar gjatë ditës. Personi i prekur nga ky çrregullim bie drejtpërsëdrejti në gjumin LSHS, dhe përderisa kjo etapë lidhet me paralizimin muskulor përbën një rrezik për individin. Nganjëherë shkaktohet nga një goditje e fortë si; emocion i fortë, të qeshurit, befasimi, ndezja seksuale. Një simptomë e Narkolepsisë janë dhe haluçinacionet hipnagogjike. Nënat që punojnë janë gjithnjë e më të stresuara nga mungesa e gjumit, sipas një ankete të realizuar prindërit sot kanë shumë pak kohë, fëmijët e ndjejnë stresin e prindërve të tyre dhe qëndrojnë zgjuar. Në vitet '60 ose '70, pjesa më e madhe e nënave nuk punonin dhe nuk ishin kaq të shqetësuara, kur bëhej fjalë për të vënë në gjumë fëmijët. Anketa tregon se nënat e të porsalindurve kanë më pak kohë për të fjetur në krahasim me para tridhjetë vjetësh, tri orë në krahasim me pesë orë që kishin nënat e tyre. Sipas sondazhit, mungesa e gjumit prek fillimisht, sipas nënave të reja, aftësinë e tyre në punë. Tridhjetë e shtatë për qind e këtyre grave pranojnë se mungesa e gjumit mund t'i çojë deri në depresion. Anketa tregon gjithashtu se 68 për qind e nënave ndjenin nevojën për të parë fëmijën e tyre kur janë në punë dhe 70 për qind ndihen fajtore që i kishin lënë. Shumica e këtyre grave (84 për qind) pranojnë se duhet të merret me pjesën më të madhe të punëve në shtëpi edhe kur punojnë me kohë të plotë.
Regjimi, domosdoshmëri
Të gjithë e dimë që regjimi stabilizon organizmin tonë. Të abuzosh me gjumin do të thotë të plakesh para kohe. Pagjumësia e vetëstimuluar është problematike sepse fytyra e shfaq stresin dhe lodhjen më shumë se çdo gjë tjetër. Kur vendos të bësh një investim për veten, duhet të zbatosh këshillat me rigorozitet sepse në të kundërt, shpenzon para dhe kohë kot. Eficienca e trajtimit nuk është në nivelin e dëshiruar. Pagjumësia dhe mungesa e regjimit çakordojnë organizmin. Stimulojnë rrudhat, rrathët e zinj poshtë syve, si dhe borsat e syve. Të vendosësh rregull është domosdoshmëri. Nëse je mësuar të qëndrosh pa gjumë, çmësohesh shumë kollaj, duke shkuar në shtrat gjysmë ore më shpejt derisa të vendosësh një orar të rregullt.

Keshilla

1- Nuk duhet të shtrihesh në krevat nëse nuk ke gjumë.
2- Nuk duhet të shtrihesh me stomakun plot.
3- Kur shtrihesh për gjumë nuk duhet të mendoni asgjë tjetër veç qetësisë.
4- Muskujt tuaj duhet të jenë të lirshëm, sidomos ato të fytyrës,
5- Gjithashtu këshillohet që gjatë ditës, mbas drekës, një pushim prej 20 minuta, jo më shumë, rifreskon gjithë trupin.
6- Mos pini kafe dhe pije alkoolike pesë orë para se të flini.

Pagjumësia

Laps dhe leter, nese s'te ze gjumi
E stresuar? Ke ndonjë problem që të mundon? Pra se të flesh në darkë merr një letër dhe laps dhe shkruaj gjërat që të mundojnë dhe shqetësojnë, duke pirë një kamomil të fortë. Shmangu gjumit gjatë ditës derisa të stabilizosh të natës. Valeriani të ndihmon dhe është produkt bimor. Mos pi kafe 5 orë para gjumit, gjithashtu mos pi pije alkoolike disa orë para gjumit.

Pagjumësia, më e theksuar tek nënat që punojnë
Nënat që punojnë janë gjithnjë e më të stresuara nga mungesa e gjumit. Sipas një ankete të realizuar, prindërit sot kanë shumë pak kohë, fëmijët e ndjejnë stresin e prindërve të tyre dhe qëndrojnë zgjuar. Kështu në ditët e sotme, nënat që punojnë e kanë tepër të vështirë të sigurojnë në paktën 5 orë gjumë të shëndetshëm.

Moshat mbi 45 vjeç, më problematikë me gjumin
Sipas mjekëve specialistë, pagjumësia është më e theksuar tek njerëzit e moshës së mesme, kjo për shkak edhe të punëve të shumta, të impenjimeve dhe detyrave familjare. Gjendja ekonomike, është një ndër arsyet kryesore që ndikon tek kjo grupmoshë për të mos realizuar një gjumë të shëndetshëm dhe për më tepër, problemet familjare bëhen shkak për çrregullime me gjumin.
avatar
Albaniaa

409

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Narkolepsia Empty Re: Narkolepsia

Mesazh  Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi