EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlerësimi

Shko poshtë

Vlerësimi Empty Vlerësimi

Mesazh  Admin 20.05.08 17:39

Vlerësimi

Kur ngjarjet e pershkruara ne “Vleresimi” dolen ne drite, ne pjesen me te madhe fale interesimit te komandanteve NATO te shtabit te pergjithshem SHAPE, nje kerkim global dhe i plote u ndermor prane SHAPE(Shtabi i Pergjithshem Suprem i Fuqive Aleate Europiane).

Ishte 1961. Kerkimi u drejtua nga Mareshalli i Aviacjonit Sir Thomas Pike(Angli) qe ishte efektivi SACEUR (komandant i dyte, shtabi i pergjithshem Europa e Veriut).

Si Pike dhe gjenerali Lyman Lemintzer, i ushtrise se Shteteve te Bashkuara, kishin te njejten grade ushtarake me pese yje.

Kerkimi SHAPE/NATO u quajt “nje vleresim” (nje stime e nje kercenimi te mundshem kundrejt forcave aleate europiane) dhe u be me e njohur si “Vleresimi” me klasifikimin “Top Secret Kozmik”, deri tani klasifikimi me i larte i perdorur nga SHAPE(NATO).

Studimet u ndermoren per shkak te mungeses nga ana e Washingtonit dhe Londres te informacjoneve rreth problemit te objekteve te paidentifikuar te pare shume here mbi Bashkimin Sovietik, mbi Europen Qendrore dhe mbi instalimet NATO.

Ne raste te ndryshme formacjone te medha objektesh ne fluturim gati kishin bere te perplasnin forcat e NATOs me ata te Paktit te Varshaves.

Washington dhe Londra nuk furnizuan te dhena mbi UFOt meqe te gjithe ata qe i komunikoheshin NATOs arrinin direkt ne Moske nepermjet nje zinxhiri spiunazhi francez me baze ne Paris.

Zinxhiri u zbulua dhe disa ministra te rendesishem franceze u eleminuan o vrane veten.(“The Topaz/Columbine Spy Scandal”, French Press, 1962-63, Topaz Leon Uris, Mc Graw Hill, 1967)

Studimet e “Vleresimit” me ne fund u publikuan ne vitin 1964, por vetem 15 kopje u stampuan.

E gjithe vepra me dokumentacjonin e bashkangjitur (me nje spesor gati 20cm) permbante deshmi, intervista, fotografi, studime te thelluara historike, teologjike, fizike, atmosferike, astronomike, astrofizike, sociologjike dhe psikologjike.

Skenari i studimeve mbulonte te gjithe territorin e NATOs, nga Norvegjia veriore, deri ne Turqi dhe Greqi.

Ishin fotografi mjetesh te precipituar, trupa te vegjel dhe disa analiza te “Plasti-Metal” mbi te cilin ne 1964, nuk u mund te njihej natyra. Ne vendet nuk u gjeten kurre trupa humane, por krijesa te vogla gri qe bene te dyshojne personat qe i analizuan.

Ishin pare dhe fotografuar krijesa njerezore prane anijeve, dhe ata kishin pasur kontakte me fshatare, peshtakatare dhe me nje oficer te aviacjonit italian. Megjithate, ata humane nuk kishin precipituar me anijen!

U arrit keshtu ne konkluzionet impresionuese te mepasme:

1- planeti Toke kishte qene objekt i nje vezhgimi te plote the te thelluar nga ana e disa qyteterimve jashtetokesore.

2- “Ata” kishin demostruar nje teknologji shume te avancuar, mbase superiore ndaj nesh mijra vjet a me shume.

3- Ishte duke u zbatuar nje proçes ose plan. Studimi kishte demostruar qe po u zhvillonte nje proçes gradual. Ne fillim nje kontakt, pastaj dy, tri, me shume, me pas do te prezantoheshin me anijet kosmike te tyre e me dhjetra persona.

Me ne fund do te benin fluturime spektakolare, keshtu parkim ne Toke e mbase do te pozonin per fotografet.

4- Evidenca e fakteve demostron qe kjo ndodh prej disa mijevjeçaresh.

5- Nuk shihet te qendroje asnje rrezik ushtarak per tu shenuar. Nese “Ata” do te kishin pasur qellime te keqija, nuk do te kishim pasur kapacitetin per tu mbrojtur.

Studimi shkaktoi reaksione serioze te karakterit psikologjik ne disa gjenerale te grades me te larte. Psh, zvKomandanti i U.S. Air Force, gjenerali Robert Lee, doli i traumatizuar.

Eshte interesante te vihet ne dukje qe qeveria e Charles De Gaulle lajmeroi terheqjen e Frances nga aleanca ushtarake NATO, qe u detyrua te trasferoje SHAPE nga Roquencourt, ne dyert e Parisit, ne Casteau, afer Brukselit, ne vitin 1967.

Ne kete pike, kopia franceze e “vleresimit” u dorezua. Autoritetet e SHAPE ishin mjaft te bindur qe ushtaraket franceze ta kishin fotokopjuar, meqe, pak kohe me pas, u themelua “GEPAN” nen drejtimin e Xhendarmereise Kombetare. GEPAN ishte organizata kombetare franceze per kerkimet UFO.

E di qe jam i vetmi ne divulgimin e ketij materiali dhe di qe kam hedhur tej kredencialet e mia si ushtarak ne pension.

Jam edhe ne njohje te faktit qe perderisa ndonjeri nga ata qe kane qene prezent ne ato ngjarje nuk do te dale hapur per te verifikuar historine time, une jam nen akuza si genjeshtar, ne kerkim fame dhe pasurie e keshtu me radhe.

Dua te precizoj qe nuk ka fame dhe pasuri ne kete çeshtje. Nuk kam nxjerre perfitime nga kjo histori dhe kam marre nje sasi te madhe sharjesh gjate viteve, per shkak te afermimeve te mia mbi realitetin e lidhjeve me alienet.

Edhe pse une te kem mbaruar ftohtesisht detyrat e mia gjate Luftes se Ftohte, tashme e mbaruar me fitoren tone , ka ardhur momenti per shume prej nesh te gjendur mbrenda te themi te verteten mbi kete çeshtje.

Diskutimi im fundit me Dipartimentin e Sherifave te Konteas se Pima-s eshte nje shembull klasik i tipit te injorances dhe talljes qe kush kerkon te verteten mbi UFO duhet marre pas vetes.

Jeta ime ka ndryshuar

Ngjarjet shokuese te 1964 ndryshuan jeten time ne menyre qe vetem sot fillojne te me jene te qarta.

Ushtar i ri profesionist, skeptik dhe kokeforte, kam qene gjithmone krenar per jelljen time ekstremisht objektive karshi ngjarjeve.

Per kete qe studimi i SHAPE pati nje impakt devastues mbi jeten time.

Por ishte vetem fillimi. 30 vjetet e fundit kane hapur zemren dhe mendjen time per mundesi te pafund dhe te perjetshme qe hedhin nje drite te re mbi gjendjen e krijeses njerezore dhe japin elemente me te qarte, te pakten per mua, mbi pyejtet e medha e te pafund si: kush jemi ne, si race? Pse jemi ketu? Kush eshte e ardhmja jone?

Ne vitin 1964 nuk do ta kisha imagjinuar qe ata ngjarje do te me kishin projektuar drejt studimit te nje numeri te madh disiplinash, ne kontekstin e koncepimeve qe kombinojne shkencat me filozofine, histori, arkeologji, antropologji, mitologji dhe teologji.

Eshte tashme e qarte qe asnje shkence o disipline akademike, e vetme, do te munde te na jape indikime konkrete mbi te gjithe historine e fenomenit UFO.

Qe ne ata vite te dhimbeshme e ne te njejten kohe te lumtur qe fillova te zbuloj unitetin e shpirtit te njerezimit dhe kerkimin e tij per te verteten.

Fillova te dalloj ne skenarin e mrekullueshem, edhe pse te pergjakshem, te eksperiences njerezore nje shteg themeltar qe kishte origjinen ne fillimet e historise sone.

Ai shteg i paster dhe i shndritshem, ishte dhe eshte kerkimi yne i shpirtit. Mu shfaq qarte qe çdo kult fetar i madh i historise se njerezimit ishte nisur dhe ishte perhapur nga nje burim i vetem.

Mesimet e vyera te çdo maestri spiritual shprehnin te njejtin koncept dhe ky koncept ishte qe ne jemi te gjithe nje gje e vetme.

Ne faqet e çdo vepre klasike fetare tregohet e njejta histori e bukur. Nga Bhagavad-Gita tek Bibla e shenjte, nga Zend Avesta tek Kurani o tek Sutra i Budes, del e njejta e vertete ndriçuese. Raca njerezore eshte unike.

Diferencat tona tribale jane padomethenese. Nuk ka rendesi se ne çkishe shkojme, nuk ka rendesi se çngjyre ka lekura jone, çfare gjuhe perdorim dhe çfare origjine etnike kemi, thjesht nuk ka rendesi! Jemi te gjithe bije te Zotit dhe jemi te gjithe pjese e kesaj eksperience te quajtur jete.

Rezultatet e nje sinteze te gjate 30 vjet me kane sjelle ne konkluzionet qe raca njerezore eshte ne fakt nje race hibride dhe jo vetem qe s’jemi vetem ne Kozmos por s’kemi qene asnjehere vetem.

Raca njerezore ka pasur nje nder-relacion intim me qyteterime te ndryshme jashtetokesore, shume te zhvilluara dhe te avancuar teknologjikisht, per disa mijra vjet.

Ne fakt, e tere historia jone dhe zhvillimi i madh dhe i pabesueshem si race jane frut i nje proçesi te nderthur dhe intim te zhvillimit te relacioneve mes nesh humaneve dhe racave me te zhvilluara te Universit. Duhet te njohim madhesine e kesaj te vertete.

Dhe sa te vegjel jemi ne njerezit.

Pranimi i kesaj te vertete, do te thote nje hap i rendesishem dhe i nevojshem, nese duam te maturojme si qyteterim dhe te pergatitemi qe te marrim vendin tone ne nje komunitet te pafund te Universit.

Pikeveshtrimi im eshte qe nje kuptim i tille do te sjelle nje ekspansion me te madh te ndergjegjes ne banoret e ketij planeti, qe do te na bashkoje dhe qe shpresoj te parashikoje e te na jape nje te ardhme te lavdishme.

Une besoj qe ky proçes te jete nje konstante universale.

Ne nje kozmos te pafund jetesh, qyteterimesh, kulturash, racash te llojeve te pabesueshme, do te arrije momenti ne te cilin do te detyrohemi, edhe per nevoje mbijetese, te shperndahemi tej kufijve te djepit te quajtur Toke. Falimentimi ne kete sfide mbase do te na çoje ne vetshkaterrim.

Raca njerezore ka arritur nje pike krize totale. Me arritjet tona teknologjike ne armatime berthamore, arme biologjike, e keshtu me radhe, duhet te fillojme te kuptojme rolin tone ne kete epope te quajtur jete.

Familja jone kozmike ka hapur per ne nje dere drejt nje te ardhme te pafund e te lavdishme, por duhet ti pergjigjemi thirrjes.

Ka ardhur momenti ne te cilin duhet te lejme pas kraheve te kaluaren tone te pergjakshme, te mbushur me persekutime raciale dhe fetare, intolerancen etnike, injorance e urrejtje te çdo lloji.

Nuk mund te lejojme situata si ajo ne Bosnje, ne Afrike te Jugut dhe ne Irlanden e Veriut. Nje race qe beson te meritoje te drejten e ekspansonit ne hapesire duhet te shkoje drejt te ardhmes me shprese, bashkim, durim, tolerance dhe mbi te gjitha dashuri.

Per kete, modestia dhe perulesia duhet te shoqerojne maturimin tone.

Duhet te jemi te pergatitur per te bere hapat e pare ne komunitetin tone universal si nje popull i vogel dhe planet i vogel, me nje te ardhme te vetme; ose, mos te provojme aspak.

Ceshtja e UFOve, rrathet ne grure, shtimi kohet e fundit i shikimeve te “virgjereshes”, transmetimi i njohjes me ane te komunikimit ekstrasensorial, e gjitha ben pjese ne nje tentative kozmike per te shtyre me force racen njerezore drejt realizimit te unitetit tone.

Duhet te pergjigjemi, duhet te maturojme dhe duhet te hyjme ne shekullin XXI° me shpresen, dashurine dhe shpirtin e unitetit.

Sinqerisht nuk kemi zgjidhje tjeter.

Top secret cosmic - Robert O Dean
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi