EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muri i heshtjes : Ufo-të

Shko poshtë

Muri i heshtjes : Ufo-të Empty Muri i heshtjes : Ufo-të

Mesazh  Admin 27.04.08 22:53

Muri i heshtjes : Ufot

Jean-Pierre Petit ka lindur në 1937, është një astrofizik, i specializuar për teoritë kozmologjike, aktualisht në pension, por akoma është një shkencëtar aktiv që vazhdon të krijojë artikuj e dokumentime.

Ka punuar për më shumë se 29 vite në observatorin e Marsejës duke publikuar më shumë se 32 tekste, shumë prej të cilëve janë përkthyer në tetë gjuhë të huaja.

Është marrë me studimin e fizikës së plazmës, e ka drejtuar një qendër informatike, duke krijuar programe të ndryshme, duke publikuar nja njëqind artikuj në revista shkencore në fusha mjaft të ndryshme mes tyre, duke u endur që nga mekanika e lëndëve tek kozmologjia teorike.

Muri i heshtjes : Ufo-të 5236082

Tashmë prej vitesh është izoluar nga Komuniteti shkencorë e sulmuar rëndë për pozitën e tij prej desidenti ndaj një sistemi që dëshiron t'a kontrollojë shkencën e diturinë.

Kryqëzata e tij personale, për të shpëtuar karrierën e veten e vet, m.gj.th. është përfshirë brenda një lufte mes fuqive të padukshme, mes atyre që kërkojnë të thonë të vërtetën e atyre që duan t'a fshehin atë, për të ruajtur institucionet që e kanë krijuar atë.

Nevojitet që të bëhemi koshientë se sot egzistojnë teori të ndryshme shkencore, shumë prej të cilave mbahen në fshehtësi maksimale ose përqeshen si qëllim izolimin e personave, e për të tillë arsye jo vetëm kemi të drejtën për t'i njohur, por detyrimin moral për t'i përhapur e për të qëndruar të bashkuar në emër të vërtetës.

Çfarë ka shtyrë organizatën tonë në mbajtjen e një qëndrimi e të përhapim lajme të caktuara, ka qënë vullneti për të luftuar për njerëzit, pasi kemi parë tepër njerëz tek qajnë mbi atë murin e vajit.

Është një mur i padukshëm që ndan injorancën nga inteligjenca, e që u ndalon personave t kenë një predispozicion për t'i asimiluar disa koncepte të caktuara.

E vërteta është një armë e fuqishme, por duhet ditur si të përdoret përndryshe shkatërron atë që e zotëron, vetëm duke balancuar dijen tonë, pa prefetizuar, thjesht duke kërkuar nisma të tjera, që sot shkencëtarët tanë nuk janë në gjendje t'i japin një shpjegim.

Nëse sot një njeri, një qytetar francez lufton i vetëm pasi do t'i shpjegojë disa gjëra para të cilave shkenca rrëqethet e tëra, e arrin t'i shkatërrojë profetët e rinj që lartësohen si zotëruesit e diturisë.

Po lufton me të gjithë dijen e thërret e fton të gjithë botën për t'a shpërndarë këtë dokument e përhapur atë, pasi brenda tij ndodhen të vërtëta të rëndësishme, që mund të shkatërrojnë qeveri, e fe, institucionet tona që na përfaqësojnë e kanë përvetësuar të vërtetën.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi