EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stresi

3 posters

Shko poshtë

Stresi Empty Stresi

Mesazh  Big Bang 19.06.08 0:05

STRESI

Pothuajse të gjithë ne, në një formë ose tjetër ballafaqohemi ose jemi ballafaquar me të, pasi stresi është i pashmangshëm gjatë periudhës jetësore. Mirëpo, sa herë që përmendet ky nocion, shumica e njerëzve krijojnë një imazh të gabuar, duke e lidhur atë gjithnjë me përjetime negative. Por në fakt psikologjia njehë dy lloj stresesh: stresin negativ ose të dëmshëm - distresin, si dhe stresin pozitiv ose të dobishëm - eustresin.

Stresi është një reaksion natyror i organizmit ndaj presioneve të jashtme ngacmuese. Për një zhvillim normal, fizik e psikik, njeriu ka nevojë për një dozë të caktuar stresi i cili e detyron atë, përmes tendosjeve dhe shtendosjeve të reagoj e veproj. Të gjithë ne kemi nevojë për tendosje dhe shtendosje, që është një princip bazë i proceseve biologjike dhe psikologjike. Pra siç mund të kuptohet stresi është i rëndësishëm në jetë, e sidomos stresi pozitiv si: fejesa, martesa, shtatzënësia e dëshiruar, marrja e një note të mirë, diplomimi etj. Ai është nganjëherë i domosdoshëm që të na motivoj të bëjmë një jetë më intensive. Megjithatë, stresi duhet të mbahet në kufijtë e tolerancës, përndryshe mund ta rrezikoj seriozisht shëndetin. Mirëpo, a mund t’ju rezistoj njeriu i ditëve të sotme shqetësimeve të përditshme, shpesh rutinore që na ngacmojnë hap pas hapi?

Problemet financiare, presioni kohës, shqetësimet familjare e shoqërore, mungesa e infrastrukturës, problemet e komunikimit, konfliktet, frustracionet etj. janë ndër faktorë kryesor që ushtrojnë presion ndaj nesh e të cilave ne duhet tu përshtatemi. Këto kërkesa nganjëherë mund të jenë të vështira për tu përballuar nga aftësitë tona, dhe mos përmbushja e tyre e mban organizmin në tension të vazhdueshëm, i cili përben kërcënim serioz ndaj mirëqenies sonë. Ky nivel i stresit të vazhdueshëm provokon ndryshime të mëdha psiko-fizike, sa që më kohë mund të rezultojnë dhe më sëmundje madhore nga ato psikofiziologjike ter te ato kardiovaskulare.

Por si të mposhtet shtresi?

Shkenca ka arritur të identifikoj mjaftë shkatarë që provokojnë stresin dhe t’i evidentoj pasojat e tyre, por muk ka rritir të gjëj shtegun e kurimit të tyre! Përballimi dhe mposhtja e stresit mbetet ende sfidë serioze për medicinën aktuale! Përveç terapive psiko-analitike dhe tabletave të shumëllojshme, mjekësia nuk arriti të bëjë ndonjë hapë më serioz në këtë drejtim. Kjo i detyron njerëzit, të zhgënjyer nga terapitë konvencionale, të kërkojnë edhe shtigje tjera, duke u drejtuar kah ritualet e lashta dhe format tjera alternative të shërimit tek të cilat ndonjëherë edhe gjejnë rrugën e duhur.

Foramt e shërimit alternativ nuk janë ndonjë risi e ditëv tona. Ato datojnë që nga lashtësia. Edhe mjekësia nuk i mohon mundësit alternative të shërimit, bile përkundrazi, në rastet stresuese edhe i preferon ato.

Mënyrat e shumta relaksuese siç janë: format medituese të budistëve dhe jogistve indian, pastaj sistemi kinez i harmonisë dhe baraspeshës, lutjet tek religjioni islam dhe katolik, kaballat mistike tek hebrenjtë etj, janë treguar shumë efektive tek problemet me karakter stresues, e që si rezultat përfundimtar edhe kanë harmonizim e natyrshëm të shpirtit dhe trupi, pra organizmit tonë me ambientin e jashtëm në përgjithësi.
Big Bang
Big Bang

210


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stresi Empty Si ta shmangim stresin

Mesazh  lleila 22.06.08 22:31

Si të shmangim stresin
Stresi behet shkak per prishjen e ekuilibrit te jetes tone. Po si ta shmangim ate me qellim qe jeta jone te shkoje se me mire. Ndqi me kujdes gjashte hapat e meposhtem per te dale nga gjendja ku keni rene.
1. Zgjidh nje diete fikse, pra ushqimin qe ty te pelqen ta hash, pa prishur regjimin e te ngrenit, ne kete menyre do te arrini te gjeni hamonine midis trupit dhe deshirave tuaja.

2. Respekto oraret e takimeve personale apo ato qe kane lidhje direkte me punen. Asnjehere mos neglizho orarin e pushimit, vetem ne kete menyre do te jeni i fresket per oret ne vijim.

3. Pasioni juaj per futbollin apo televizionin duhet te jete gjithnje ne linje te pare. Mos mendoni se puna ka rendesi maksimale. Shpesh edhe deshirat per tu zbavitur luajne rol te rendesishem ne humorin tone.

4. Munduho te jesh gjithnje i qete: Trafiku apo zenkat ne pune konsiderohen rutine dhe ato nuk mund te jene nje shqetesim i pashmangshem per ju. Perpiquni te ndani kohen ne menyre perfekte.

5. Nje terapi e vogel me miqte do te ishte ideale per te zbrazur stresin e dites.
lleila
lleila

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stresi Empty Ik nga stresi

Mesazh  lleila 22.06.08 22:36

Nje keshillë per te ikur nga stresi

Një nder faktorët kryesor qe ndikojne ne shmangien e stresit eshte seksi dhe fjalkryqi.
lleila
lleila

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stresi Empty Stresi

Mesazh  Fikrro 04.06.10 16:20

Stresi

Fjala stres eshte nje fjale mjaft e perdorshme, por qe ne te shumten e rasteve perdoret pa pasur parasysh kuptimin e vertete te saj.

Stresi perkufizohet si, nje shperndarje mendore ose emocionale, brenga ose hidherim,si pasoj e nje shtypje apo lodhje mendore.

Nga ana e vet, kjo shtypje apo lidhje mendore vjen si pasoje e nje ngjarjeje jashte pervojave te perditeshme, qe perjeton njeriu.

Stresi mund te veproj mbi cilin do dhe te perjetohet me frike, tmerr dhe humbje te shpresave.

Shkaku me i rendomte qe shpie ne nje pasoje te tille eshte psh: nje kercenim serioz per jeten,per humbjen e femijes apo te bashkeshortit, per shkaterrimin e nje mardhenjie te ndieshme.

Trauma mund te perjetohet pas nje aksidenti ne grupe njerezish, luftera, fatkeqesi natyrore etj.

Edhe ngjarje te perditshme mund te behen burim stresi si psh:nje zanje ne treg,rruge,shkolle apo ne familje.

Ne gjendjen fizike te nje njeriu te stresuar shfaqen keto simptoma: dhimbje koke,ndryshim oreksi, luhatje tensioni, lodhje te shpejte, pagjumesi, renie ne peshe, ethe, dhimbje muskujsh, rrahje te forta te zemres etj.

Ndera ne gjendjen emocionale te te stresuarit shfaqen keto simptoma: rritje te ankthit, irritimi, deshperimi, enderrat e keqija, te folurit duke bertitur, depresioni etj.

Problemet spirterore qe shkaktohen nga stresi:zbrazeti, kerkon nje zgjidhje, humbje te kuptimit magjik per te dale nga situata, dyshimi, vetmartirizimi, gjendja e mos faljes, humbja e drejtimit, humbja e shpreses, kerkon meshire.

Problemet mendore qe shkaktohen nga stresi: harresa, marramendja, shikimi i turbullt,perqendrim te varfer, merzitje, qendrime negative, habitje, mjegullim, turbullim, te folurit keq per
veten, topitja, plogeshtia.

Mardheniet me te tjeret e te stresuarit:veteizolohet,hypja neper lartesira,i patolerueshem,rrenja e deshires per seks, fyen te tjeret, i vetmuar, humb besimin tek te tjeret, qesh me te madhe, u fshihet te tjereve, shfrytezon te tjeret, mashtrues.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stresi Empty Si ta përballojm stresin?

Mesazh  Fikrro 06.07.10 16:35

Dihet shkencërisht, se organizmit njerëzor i nevojiten lëvizjet, të çfarëdo lloji qofshin ato. Mirëpo, mënyra e sotme e jetës, e ngulfatur nga teknologjia moderne, na lë shumë pakë kohë dhe hapësirë, për tu marrë me aktivitete fizike. Njeriu që nuk zhvillon asnjë aktivitet fizik, shumë vështir mund ta ruaj balancën trup-shpirt. Atë e mposhtin edhe situatat më e vogël stresuese.

Me meditim kundër stresit

Meditimi është, gjithashtu, një mënyrë shumë e mirë dhe shumë praktike për t’iu shmangur presionit të vazhdueshëm të stresit. Kjo disiplinë që supozohet se e ka prejardhjen prej Indisë, daton mijëra vjet më parë. Nocioni “meditim”, që ka kuptimin e “të menduarit, përsiatjes etj.”, e që në realitet është e kundërta e saj, përmendet, ndoshta për herë të parë, në katalogun e vjetër “Ayuvedic Indian” qysh para më shumë se dymijë vjetësh.

Disiplinat meditative si: Zeni, Joga, MI (Meditimi intuitiv), shpiejnë kah paqja e brendshme, kah qetësia shpirtërore, kah urtësia, kah pastrimi mental. Prandaj edhe meditimi konsiderohet si forma më e lartë e baraspeshës mendje-shpirt-trup. Dhe, për t’i praktikuar format e meditimit, nuk është e thënë të bëhemi murgj budistë, apo jogistë indian. Mjaftojnë 20 minuta në ditë, për ta relaksuar mendjen, shpirtin dhe trupin.

Teknikat e meditimit, por edhe rrymat filozofike, që nga Lindja e mesme (India) deri tek Lindja e largët (Japonia), për shkak të rrjedhave dinamike të procesit jetësor, që janë edhe provokuesit kryesor të streseve, po përqafohen dhe po përhapën me të madhe edhe në Perëndim. Sot, teknikat e meditimit, kanë gjetur praktikim solid pothuajse në të gjitha shtresat shoqërore, që nga individë të rëndomtë e deri tek artistë me famë botërore.

Sa kuptimplotë e përshkruan këtë disiplinë i madhi Osho:

“Meditimi është gjendje e jo-mendjes. Nuk mund ta gjeni meditimin me anë të mendjes, pasi që mendja pandërprerë e përsërit vetveten. Meditimin mund ta gjeni vetëm duke mënjanuar mendjen, ashtu që të jeni të qetë, indiferentë, të mos identifikoheni me mendjen.

Kur vetëdija depërton gjithnjë e më thellë në ju, dalëngadalë, vijnë disa çaste - çaste qetësimi, çaste të hapësirës së pastër, çaste tejdukshmërie, çaste kur në ju asgjë nuk pipëtin dhe kur çdo gjë është e qetësuar. Në këto çaste qetësimi do të njihni se kush jeni (ju) dhe do ta njihni misterin e kësaj ekzistence.

Mendja është diçka jo e natyrshme, ajo kurrë nuk bëhet gjendje juaja natyrore. Sakaq, meditimi është gjendje e natyrshme - të cilën e kemi humbur. Kjo është parajsa e humbur, por parajsa mund të gjendet përsëri...”

Shumë studiues shkencorë janë të bindur se format meditative mund të ndikojnë si amortizues shumë efektiv kundër stresit, bile shumë më fuqishëm se sa format e ushtrimeve fizike. Përmes mënyrave meditative ne arrijmë t’i lehtësojmë brengat shpirtërore, e me këtë, edhe t’i përballojmë sa më lehtë ballafaqimet me faktorët që provokojnë stresin.

Hulumtimet e shumta shkencore kanë ardhur në përfundim se teknikat meditative ndikojnë në sistemin e brendshëm nervorë duke e qetësuar atë, por njëkohësisht relaksojnë edhe trupin tonë, dhe atë, në mënyrë plotësisht natyrore.

E kjo ndikon drejtpërdrejt në ritmin e frymëmarrjes, me ç’rast stabilizohet tensioni i gjakut dhe të rrahurat e zemrës, e gjithë kjo, si rezultat i absorbimit dhe konsumimit më të mirë të oksigjenit, që është i domosdoshëm për jetë.

Gjithashtu, normalizohet aktiviteti i valëve Alfa në tru, rregullohet pagjumësia, reduktohet depresioni dhe ankthi etj. Praktikimi i rregullt i teknikave të meditimit, rritë nivelin e vetëkontrollit, e me këtë, edhe aftësinë për mposhtje të suksesshme të stresit.

Këtë e dëshmon edhe një studim i bërë nga Universiteti i Mjekësisë së Los Anxhelosit, i cili u publikua në CNN. Artikulli dëshmon se praktikimi i teknikave të meditimit, dy here në ditë nga 20 minuta, parandalon mundësin e ishemisë dhe atakut në zemër për më shumë se 20% dhe ndikon në zbutjen e dukshme të stresit.

Për të medituar nuk na duhet shumë kohë e përpjekje. Nuk ka nevojë të shpenzojmë as edhe një metalik. Mjaftojnë vetëm 20 minuta përkushtim në ditë për ta arritur harmonin hyjnore, pra, ta qetësojmë shpirtin dhe trupin dhe të bëjmë një jetë më të këndshme e më të shëndetshme, natyrisht pa barrën e stresit.

Ja një teknikë e meditimit:

Duhet ta merrni pozicionin që ju përshtatet më së miri - ulur ose shtrirë.

Para fillimit të meditimit, ju duhet patjetër të mënjanoni çdo dyshim në suksesin tuaj, pasi që dyshimi është armiku kryesor i sukseseve.

Së pari filloni me relaksimin e organizmit, duke marrë frymë qetë por thellë.

Pastaj përqendrohuni në një pikë të vetme, mundësisht dritë qiriu, ose mbyllni sytë dhe përpiquni të shmangni çdo mendim që lind brenda jush. Pasi siç thotë Osho: “Meditimi është gjendje e jo-mendjes”.

Synoni që kjo pikë përqendrimi të mbushë gjithë hapësirën e mendjes suaj, pa i lënë asaj mundësi për ngacmime, qofshin të brendshme apo të jashtme, dhe në këtë formë, të ngushtohet në maksimum ndikimi i mendimeve tuaja. Në këtë mënyrë, ju do të depërtoni thellë në vetëdijen tuaj, në unin tuaj. Do të keni qasje të drejtpërdrejt në brendi të vetvetes.

Nëse zemra juaj fillon të rrahë me ritme të ngadalta;

Nëse frymëmarrja juaj bëhet e qetë dhe e thellë;

Nëse muskujt e trupit tuaj shtendosën tërësisht;

Nëse vetëdija juaj është pa mendime;

Nëse ju keni arritur të shkëputeni nga situatat e pakëndshme dhe shqetësimet ditore;

Nëse ju ndiheni i freskët dhe energjik - atëherë ju ja keni arritur qëllimit.

Ushtrimet duhet të zgjasin prej 5 deri në 10 minuta. Por munden, sipas vullnetit dhe dëshirës, të vazhdohen edhe deri në 20 minuta e më tepër.

Nuk është me rëndësi se çfarë teknike të meditimit ju përdorni, me rëndësi është që ju të arrini ta ndryshoni gjendjen shpirtërore në kuptim pozitiv brenda këtyre minutave: nga gjendja e tendosur në gjendje të qetë, nga gjendja stresuese në gjendje të këndshme.

Po e përmbyll këtë pjesë me thënien e një Jogisti japonez për meditimin: “Meditimi, ndoshta nuk na dërgon në parajsë, por na krijon ndjenjën se jemi në rrugën më të mirë të arrijmë atje.”

Terapia fizikale

Një metodë tjetër, mjaftë efikase, për luftimin e stresit është edhe masazhi si lloj i terapisë fizikale.

Kjo metodë preferohet si masë preventive për ata njerëz që kohën më të madhe të punës e kalojnë ulur në karrige, çoftë në shtëpi, në zyrë apo në automjet.

Kjo shtresë, edhe për shkak të pozitës trupore por edhe për shkak të ngarkesës psikike në punë, është mjaft e prekur nga “epidemia e shekullit”, siç preferojnë ta quajnë stresin shumë psikologë.

Hulumtimet rreth kësaj “epidemie të shekullit” në shumë shtete të botës, kanë rezultuar se pjesa më e madhe e vetëvrasjeve i takojnë mu kësaj shtrese.

Vetëm në Australi, brenda vitit, ndodhin rreth 100 vetëvrasje që janë të lidhura me problemet, pra me situatat stresuese në punë.

Statistikë të njëjtë kemi edhe nga vendet e BE-së, por situatë më e mirë nuk mbretëron as në vendet e Amerikës e as në ato të Azisë. Bile në Japoni këtë epidemi e quajnë “karoshi”, që në shqipërim do të thotë - vdekja nga “mbidoza” e punës.

Problemet e stresit në punë na janë të njohura, pothuajse, të gjithëve. Në veçanti u janë të njohura zyrtarëve, që pjesën më të madhe të punës, duhet ta kryejnë ulur në karrige, ose vozitësve, të cilët me orë të tëra, po ashtu, janë të mbërthyer për karrige.

Ne kemi parë edhe më lartë se stresi në punë, por edhe në jetën e përditshme, përbëhet nga segment të shumtë, por edhe masat preventive për parandalimin, zbutjen ose mënjanimin e tij, gjithashtu, janë të shumta.

Metodë efikase, posaçërisht për rastet e mësipërme, është edhe masazhi, si një nga mënyrat për ta sfiduar stresin.

Kjo metodë është treguar mjaftë e suksesshëm pasi, jo vetëm që relakson muskujt dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, por ndikon dukshëm edhe fushën mentale duke krijuar disponim të këndshëm tek i stresuari.

Llojet ose stilet e masazheve janë të ndryshme, duke filluar nga masazhi i zakonshëm tradicional e deri tek format e ndryshme si: akupresura, masazhi grek, masazhi indian, stili shiatsu etj.

Mjafton që t’i nënshtrohemi një masazhe të tillë për vetëm 15 minuta dhe t’i përjetojmë rezultatet fantastike të saj: të ndjehemi këndshëm, më dinamik, më të koncentruar dhe të ngrihemi me një buzëqeshje në fytyrë.

Falë dizajnuesit amerikanë, David Palmer, i cili e konstruktoi një karrige të posaçme antigravituese në të cilën trupi ndodhet në një gjendje tërësisht të shtendosur, ndërsa shpina dhe qafa të lira për masazh, tretmanët mund të zhvillohen në çdo vend dhe çdo kohë.

Gjithashtu, teknikat e avancuara sot mundësojnë masazh, pa pasur nevojë që t’i heqim rrobat apo të përdorim ndonjë lloj vaji shtesë.

Nuk është e rëndësishme se ku aplikohet masazha: në ordinancë, në vend pune ose në shtëpi, dhe as kush e aplikon atë: qoftë specialisti terapeutik, qoftë ndonjë koleg pune ose anëtar familjeje.

Me rëndësi është aplikimi i rregullt i saj, i cili, jo vetëm që përmirëson dukshëm rezultatet, por që rezulton edhe me një qëndrueshmëri të gjatë në kohë.

Gjimnastika

Edhe gjimnastika, sikurse masazhi, është një metodë mjaftë efikase e terapisë fizikale për përballimin e situatave stresues, sidomos për njeriun e kohës moderne i cili është në garim të përhershëm me detyrat nga më të ndryshmet dhe, natyrisht, edhe nën presion të kohës.

Thuhet, dhe jo pa të drejtë, se aktivitetet e rregullta fizike janë ilaçi më i mirë natyral, jo vetëm për trupin, por edhe për shpirtin - pra edhe për stresin.

Dihet shkencërisht, se organizmit njerëzor i nevojiten lëvizjet, të çfarëdo lloji qofshin ato. Mirëpo, mënyra e sotme e jetës, e ngulfatur nga teknologjia moderne, na lë shumë pakë kohë dhe hapësirë, për tu marrë me aktivitete fizike.

Njeriu që nuk zhvillon asnjë aktivitet fizik, shumë vështir mund ta ruaj balancën trup-shpirt. Atë e mposhtin edhe situatat më e vogël stresuese.

Tek ai fillojnë të paraqiten pengesa të ndryshme si: pagjumësia, lodhja psikike, plogështia, ngathtësia etj., e të cilat rezultojnë me: urrejtje, frustrim, hidhërimi, nervozë, depresion etj. Të gjithë këta faktor, me kohë, kur edhe kalojnë në stadin e stresuesve permanent dhe fillojnë të veprojnë intensivisht mbi qenien e tij, shkaktojnë edhe sëmundje të ndryshme.

Prandaj, çdo lloj gjimnastike që preferohet, është edhe një sfidues i mirë i stresit dhe, që është më rëndi, i shërben shëndetit në përgjithësi.

Këtë e dëshmojnë edhe kërkimet e ekspertëve amerikan nga Karolina e Veriut, të cilat kanë rezultuar se vetëm 30 minuta gjimnastikë në ditë, ndikojnë dukshëm në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të njeriut.

Dhe kjo mënyrë terapeutike nuk është ndonjë disiplinë e re. Që moti është e njohur se ngarkesat psikike më së miri amortizohen, e ndoshta edhe zgjidhen përfundimisht, përmes aktiviteteve fizike.

Mënyrat janë të shumta, duke filluar nga sportet e lloj-llojshme e deri tek qendrat e ndryshme të fitnesit. Për ata, që mënyrat e mësipërme janë të kushtueshme, zgjidhjen mund ta gjejnë në vrapim të lirë ose shëtitje në natyrë, për të cilat nuk duhet të shpenzojnë asnjë metalik, natyrisht, përveç disa minuta kohë.

Hipnoza si mjeti shumë efikas kundër stresit

Për individët, të cilët nuk arrijnë ta përballojnë stresin përmes forma të lartpërmendura, si mënyra më e mirë preferohet hipnoza, ose autohipnoza.

Hipnoza është mjeti më efikas për të ngritur moralin, dhe për t’i bindur njerëzit në aftësitë e tyre për përballimin e sfidave jetësore, pra edhe streseve të përditshmërisë.

Ata, nëpërmjet sugjestioneve hipnotike ose autohipnotike, duhet të mësohen që në vete të kenë ndjenjën e sigurisë dhe qetësisë për t’i përballuar me sukses situatat e ngarkuara dhe për t’i mposhtur ato.

Për mënjanimin e këtyre situatave, duhet të punohet ngadalë duke aplikuar disa seanca hipnotike. Sugjestionet duhet të përpilohen me përmbajtje të tillë, që te pacienti, të forcojnë bindjen e vetësigurisë dhe tejkalimin e problemeve me sukses, sepse suksesi i arritur i jep atij vullnet dhe forcë të re në zotërimin e situatave të mëtejme.

Natyrisht, që tek kjo metodë duhet të veprohet me shumë kujdes, duke pasur parasysh ndikim e fuqishëm të hipnozës në organizmin tonë.

Pra, duhet që seancat hipnotike ose autohipnotike, të aplikohen nga ose nën përkujdesjen e personit profesionist, pasi një sugjestion i gabuar mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e mediumin. Kujdes - me hipnozë nuk ka lojë!

Më poshtë po e përshkruaj një seancë hipnotike.

Pasi të hipnotizohet mediumi, fillohet me sugjestione: „...Jeni plotësisht i qetë dhe i relaksuar. Çdo gjë me ju është në rregull. Frymëmarrjen e keni të thellë dhe ritmike. Vetëm zërin tim po e dëgjoni, vetëm zërin tim dhe asgjë tjetër.

Zëri im po depërton thellë në ndërdijen tuaj dhe ju po e dëgjoni me kënaqësi. Të gjitha sugjerimet që do t’ua them do të regjistrohen thellë-thellë në ndërdije dhe ajo do t’i zbatojë në jetën e përditshme ato. Vetëdija juaj nuk do të dijë asgjë për këtë.

Po e ndieni se si nëpër trup po ju kalon një energji e çuditshme e cila po ju jep siguri. Kjo energji do t’ju ndihmojë në çdo veprim tuajin.

Çdo gjë që do ta bëni, do ta bëni me vullnet dhe koncentrim të plotë. Të gjitha detyrat do t’i kryeni qetë dhe me maturi, sepse ju jeni stabil, i fortë dhe i sigurt në çdo veprim.

Të gjitha problemet do të mposhten me sukses nga ju, pa u shkaktuar kurrfarë presioni. Dita më ditë ju do të krijoni vetëbesim të plotë.

Kjo do ta shtojë edhe më shumë sigurinë tuaj për veprime në të ardhmen. Siguria dhe qetësia juaj po rritet dita-ditës. Gjithçka që do të ndërmerrni do ta realizoni me sukses.

Në këtë gjendje po e ndieni vetën shumë mirë dhe shumë të sigurt. Dita-ditës, në çdo pikëpamje, jeni mirë e më mirë. Ju po i gëzoheni kësaj gjendjeje sigurie e vetëbesimi. Gjithnjë do ta ndieni veten mirë e më mirë...“

Metodat e lartpërmendura janë vetëm disa nga format e mundshme përmes së cilave mund të sfidohet “sëmundja e shekullit” e quajtur STRES. Nëse e ndieni vetën të atakuar nga stresi, aplikojeni ndonjërën nga këto metoda.

Rezultati me siguri nuk do të mungoj. Ai që kërkon, edhe do të gjejë; ai që përpiqet, edhe do të ngadhënjej.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stresi Empty Re: Stresi

Mesazh  Fikrro 12.09.10 22:01

Stresi dhe Efekti i tij mbi Individët



Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stresi Empty Re: Stresi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi