Ateizmi agnostik dhe teizmi agnostik
Faqja 1 e 1
Ateizmi agnostik dhe teizmi agnostik
Agnosticizmi si term buron prej trajtës greke "a = pa" dhe "gnosticizëm = dijshmëri" ose "gnosis = dije", pra në zbërthim të drejtpërdrejtë kuptimor: mos-dijshmëri, të mospasurit dije.
Ma radhën e vet kjo mosdije:
1. përqendrohet rreth disa pikëpamjeve teologjike dhe metafizike si "mbinatyra, zoti, etj."
2. përbën një qëndrim mbi njohshmërinë e subjektit me të cilin merret dhe nuk merr fare pozicion rreth besimit ose jo në këtë subjekt.
Agnosticizmi pohon se subjektet teologjiko-metafizike janë të panjohura dhe diku dhe të panjohshme për njeriun, ndaj dhe ai nuk e shqetëson veten me dijen rreth tyre, duke pezulluar përfundimisht gjykimin për kuptimin a vërtetësinë e këtyre subjekteve.
Si qëndrim rreth njohshmërisë së subjekteve teologjike, agnosticizmi shtrihet në të dy qëndrimet rreth besimit në "zot", pra, dhe në ateizëm (mosbesim) dhe në teizëm (besim).
Ateizmi agnostik nuk di asgjë rreth "zotit", "mbinatyrës" dhe subjekteve të tilla relevante për termin dhe gjithashtu nuk beson në "zot", "mbinatyrë" e subjekte të tilla pa kuptim. Ky qëndrim bën pjesë në kategorinë e gjerë të ateizmit implicit.
Teizmi agnostik gjithashtu nuk di asgjë rreth "zotit", "mbinatyrës" etj. duke pohuar për më tej se këto subjekte janë të panjohshme për mendjen e njeriut, por sakaq beson në "zot", "mbinatyrë" e subjekte të tilla pa kuptim, ndaj dhe përfshihet në teizëm.

Black Angel- 10
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi