EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koincidencat - Rastesite

4 posters

Shko poshtë

Koincidencat - Rastesite Empty Koincidencat - Rastesite

Mesazh  0 Negative 24.05.10 19:23

Misteri i jeteve te ngjashme te dy presidenteve

E pabesueshme por e vertete, Abraham Lincoln Dhe John Kennedy te dy presidente te Amerikes kane pasur nje jete dicka me shume se te ngjashme.Lexoni informacionin me poshte keni per tu mahnitur...

Koincidencat - Rastesite EA34E0759670CA2B7FC563A9CB5842

Informacionet qe vijojne jane te verteta!

- Abraham Lincoln u zgjodh ne kongres me 1846
- John Kennedy u zgjodh ne kongres me 1946
- Abraham Lincoln u zgjodh president me 1860
- John Kennedy u zgjodh president me 1960

Mbiemrat Lincoln dhe Kennedy perbehen nga 7 germa.
Te dy konsiderohen mbrojtesit e medhenj te drejtave te njeriut.

Grate e te dy presidenteve humben femije nderkohe qe banonin ne Shtepine e Bardhe.

Te dy presidentet u vrane me goditje ne koke.

Te dy presidentet pushuan se jetuari dite te merkure.

Sekretaria e Lincoln-it quhej Kennedy.
Sekretaria e Kennedy quhej Lincoln.

U vrane nga "njerez jugore".
Te dy presidentet paten si pasardhes nje "jugor"

Emrat e pasardhesve perbehen nga 7 germa dhe te dy quheshin Johnson.
Andrew Johnson, qe pasoi Lincoln lindi me 1808
Lyndon Johnson, qe pasoi Kennedy lindi me 1908

John Wilkes Booth, qe vrau Lincoln lindi me 1839
Lee Harvey Oswald, qe vrau Kennedy lindi me 1939

Koincidencat - Rastesite Abrahamlincoln5-500

Te dy vrasesit njiheshin nga tre emrat e tyre.

Totali i germave te emrave te tyre ishte 15.

Lincoln vdiq ne nje kinema qe quhej "Kennedy"
Kennedy vdiq ne nje makine qe quhej "Lincoln"

John W. Booth iku nga kinemaja dhe u arrestua ne nje ndertese.
Lee H. Oswald iku nga nje ndertese dhe u arrestua ne nje kinema.

Booth dhe Oswald i vrane perpara procesit...


Nje jave perpara se te vritej, Lincoln ishte me pushime ne Monroe, Maryland.
Nje jave perpara se te vritej, Kennedy ishte "me pushime" me Marilyn Monroe.

Koincidencat - Rastesite Jfkdeath1
Xhon Kenedi, Dallas, Dita e atentatit



Te gjitha keto jane vetem rastesi...?
A eshte e mundur te mos ekzistojne "forca" okulte qe provokuan te dy evenimentet?
E verteta dhe realiteti ndoshta jane pak te erreta...
0 Negative
0 Negative

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koincidencat - Rastesite Empty ineteresante

Mesazh  The-Moon 03.07.10 20:35

E çuditshme shume, por edhe shume interesante ...
The-Moon
The-Moon

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koincidencat - Rastesite Empty Re: Koincidencat - Rastesite

Mesazh  juba 04.07.10 19:20

Qe te gjitha keto te dhena kane nje perputhje me se te rastesishme me njera tjetren kjo duket shume qarte dhe kuptushem , por problrmi eshte se ne nuk mund qe ti lexojme ato sepse nuk kemi ate fuqine e duhur mendore , ata qe e kane nuk e shprehin ( per aresye te ndryshme ) , se rastesi qe te kete perputhje me shume elemente nuk mund te jete rastesi .

Dhe me e bukura eshte me sa duken keto rastesi fillojne ne pjesen e jetes kur jane te lidhur me politiken dhe me kend veshtrimet e tyre po thuaj te njeta politike per perjudhat perkatesisht ne te cilat jetonin, por qe kishin nje gje te perbashket - lufta ne vietnam kenedy - te drejtat e zezakeve (ne mos gaboj ) linkolni dmth < te drejtat e njeriut> .

Pra pse te mos themi qe eshte nje mesim politik .Pak ose shume pak presidente kujtohen ne historine e amerikes me nderim per guximin -idealin- sakrificen per njerezimin . Pse jane keto koncidenca nuk i shpegoj dot ndofta i kerkonte koha dhe mund te themi qe je ne kohen duhur ne vendin e duhur per nje te mire te perbashket .

juba
juba

20


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koincidencat - Rastesite Empty Re: Koincidencat - Rastesite

Mesazh  Jon 06.07.10 12:21

Historitë me koincidenca

Koincidencat ndodh që të prekin jetën e kujtdo në një moment të caktuar. Disa janë të vogla e të parëndësishme, por ka disa që na tërheqin vëmendjen më shumë se zakonisht.

Një prej këtyre është rasti kur mendojmë për dikë që s’e kemi parë prej shumë kohësh dhe disa momente më vonë rastis që ai person të na telefonojë ose të na shfaqet papritur përpara në rrugë. Studiuesit janë shpjegime të ndryshëm për koincidencat.

Sidoqoftë, bota është e mbushur me rastësi nga më të çuditshmet që shkojnë tej perceptimit tonë mbi atë që mund të ketë ndodhur.

Një prej koincidencave më të famshme, e cila qarkullon prej vitesh është ajo mes dy presidentëve amerikanë, Lincoln dhe Kennedy, të cilët kanë jetuar në një distancë kohore prej 100 vitesh nga njëri tjetri.

Emrat e të dyve kanë nga shtatë shkronja, të dy janë vrarë ditën e premte ndërkohë që ishin të ulur pranë bashkëshorteve të tyre, njëri në teatrin Ford ndërsa tjetri në një makinë Ford e kështu me radhë. Një koincidencë tjetër mjaft interesante është ajo e dy vëllezërve binjakë.

Vëllezërit binjakë, Jim Leëis dhe Jim Springer u ndanë që në lindje dhe u adoptuan nga familje të ndryshme. Të dyja familjet ua vunë emrat James.

Dy djemtë u rritën pa e njohur njëri-tjetrin, por të dy u morën me zdrukthëtari dhe të dy u martuan me gra që quheshin Linda. Të dy sollën në jetë djem dhe njëri e quajti James Alan të birin, ndërsa tjetri James Allan.

Binjakët gjithashtu u divorcuan dhe u martuan me gra të tjera, të dyja të quajtura Betty. Dhe të dy kishin nga një qen me emrin Toy. Apo siç është rasti i një bebeje që ra dy herë nga e njëjta dritare dhe të dyja herët mbi të njëjtin person që po kalonte në të njëjtën rrugë si një vit më parë.

Koincidencë historike

Thomas Jefferson dhe John Adams janë dy prej themeluesve të shtetit amerikan. Jefferson hartoi Deklaratën e Pavarësisë e më pas ia tregoi atë Adams, i cili (bashkë me Benjamin Franklin) ndihmoi në redaktimin dhe përfundimin e saj. Kongresi Kontinental e miratoi dokumentin më 4 korrik 1776. Për çudi, edhe Jefferson edhe Adams vdiqën në të njëjtën ditë, 4 korrik 1826, 50 vite pas nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

Zbulimi i hotelit

Në vitin 1953, reporteri televiziv Irv Kupcinet ishte në Londër për të kurorëzimin e Elizabetës II. Në një prej sirtarëve të dhomës së tij në hotelin “Savoy” ai gjeti disa objekte që i përkisnin personit me emrin Harry Hannin. Hannin, një yll basketbolli ishte mik i Kupcinet. Dy ditë më vonë, Kupcinet mori një letër nga Hannin, i cili i shkruante se kur kishte qëndruar në hotelin “Meurice” në Paris kishte gjetur në një sirtar një kravatë me emrin e Kupcinet mbi të.

Taksia

Në vitin 1975 një person po ecte me motoçikletë në Bermuda, kur u përplas nga një taksi dhe humbi jetën. Ngjarja do të përsëritej një vit më vonë fatkeqësisht. Vëllai i këtij personi humbi jetën në të njëjtën mënyrë. Në fakt ai po udhëtonte me të njëjtën motoçikletë. Dhe ngjarja bëhet akoma më e çuditshme pasi ishte i njëjti shofer taksie që kishte aksidentuar të vëllain e viktimës së radhës dhe në taksi ndodhej i njëjti pasagjer që ishte herën e parë.

Bubuzheli i artë

Carl Jung shkruan në “Strukturën dhe dinamikën e psikikës”: “Një grua e re, të cilën po e trajtoja, pa në një moment kritik në ëndërr një bubuzhel të atë. Ndërkohë që ajo po më tregonte ëndrrën unë isha me kurriz nga dritarja. Papritur dëgjova një zhurmë pas meje. Kur u ktheva pashë një insekt fluturues që po përplasej pas xhamit. Hapa dritaren dhe e kapa insektin në ajër ndërsa po fluturonte. Ishte analogjia më e afërt e bubuzhelit të artë”.

Hakmarrja

Në vitin 1883, Henry Ziegland u nda nga e dashura e tij, e cila si pasojë e tronditjes kreu vetëvrasje. Vëllai i saj e ndoqi pas Ziegland dhe i qëlloi me armë zjarri. Duke menduar se e kishte vrarë ai kreu menjëherë vetëvrasje. Në fakt, Ziegland nuk vdiq pasi plumbi i lëndoi fytyrën dhe shkoi e u ngul në një pemë. Vite më vonë, Ziegland vendosi të priste pemën, ku ishte plumbi. Ngaqë pema ishte e madhi ai vendosi dinamit, por gjatë shpërthimit plumbi doli nga trungu dhe e goditi Ziegland në kokë.

Binjakët

Vëllezërit binjakë, Jim Leëis dhe Jim Springer u ndanë që në lindje dhe u adoptuan nga familje të ndryshme. Të dyja familjet ua vunë emrat James. Dy djemtë u rritën pa e njohur njëri-tjetrin, por të dy u morën me zdrukthëtari dhe të dy u martuan me gra që quheshin Linda. Të dy sollën në jetë djem dhe njëri e quajti James Alan të birin, ndërsa tjetri James Allan. Binjakët gjithashtu u divorcuan dhe u martuan me gra të tjera, të dyja të quajtura Betty. Dhe të dy kishin nga një qen me emrin Toy.

Anthony Hopkins dhe momenti i duhur

Aktori i njohur Anthony Hopkins mori një rol të filmit “Vajza nga Petrovka” e autorit George Feifer, më 1973. Ai shkoi në disa librari të Londrës për të blerë librin, por s’e gjeti në asnjë vend. Ndërsa priste trenin për t’u kthyer në shtëpi ai e gjeti librin e harruar aty. Pasi hapi kopertinën, ai zbuloi si ishte kopja personale e autorit, i cili ia kishte dhënë borxh një miku. Hopkins ia ktheu librin autorin, kur ai vizitoi sheshin i xhirimeve disa muaj më vonë.

Koincidence fotografike

Një nënë gjermane, e cila fotografoi djalin e saj të mitur më 1914 la filmin në një dyqan në Strasburg. Por filloi lufta dhe gruaja nuk mundi të kthehej në Strasburg për të marrë foton. Dy vite më vonë, ajo bleu një film në Frankfurt për të fotografuar vajzën e sapolindur. Kur filmi u zhvillua, aty u shfaq dhe një figurë tjetër që ishte djali i saj. Filmi i mëparshëm që ajo kishte lënë shumë vite më parë në Strasburg nuk ishte zhvilluar dhe ishte shitur si i papërdorur.

Murgu misterioz

Në shekullin e 19-të në Austri, një piktor i quajtur Joseph Aigner tentoi disa herë të vetëvritej. Herën e parë, kur ishte 18-vjeç, një murg i quajtur Capuchin e pengoi, krejt rastësisht. Sërish në moshën 22-vjeçare, i njëjti murg e pengoi të varte veten. Tetë vite më vonë ai u dënua për aktivitet politik, por i njëjti murg ndërhyri për ta shpëtuar. Në moshën 68-vjeçare, Aigner arriti të vriste veten dhe murgu misterioz ishte ai që kreu ceremoninë mortore.

Bebja që bie nga dritarja

Në vitin 1930, në Detroid, një njeri i quajtur Joseph Figlock po ecte në një rrugë të qytetit, kur një bebe ra nga një dritare mbi kurrizin e Figlock. As bebja dhe as Figlock nuk pësuan dëmtime. Një vit më vonë, e njëjta bebe ra nga e njëjta dritare e së njëjtës ndërtesë mbi Z.Figlock, teksa ai po kalonte në rrugë. Sërish, as bebja dhe as Joseph Figlock nuk u lënduan.

Koincidencë mbretërore

Më 28 korrik mbreti i Italisë Umberto i I-rë, darkoi në një restorant në qytetin e Monzas. Më vonë u zbulua se pronari i restorantit ngjante identik me mbretin. Ai kishte emrin Umberto, bashkëshortja e tij kishte emrin e mbretëreshës dhe restoranti ishte hapur në të njëjtën datë kur Mbreti Umberto i I-rë, ishte celebruar në postin mbretëror. Ditën e nesërme pronari i restorantit që mbante emrin e mbretit, u qëllua për vdekje. Kështu mbeti vetëm një Umberto, mbreti i Italisë.

Koincidenca e Edgar Allan Poe

Në shekullin e 19-të, shkrimtari Edgar Allan Poe shkruaji një libër të titulluar “Rrëfenja e Arthur Gordon Pym”. Bënte fjalë për katër të mbijetuar nga një stuhi në det, të cilët pas shumë ditëve në det të hapur vendosën të vrasin dhe të hënë djalin e kabinës të quajtur Richard Parker. Disa vite më vonë në jetën reale, një lundër më emrin “Mignonette” u gjet me katër të mbijetuar, të cilët kishin vrarë dhe ngrënë djalin e kabinës që quhej Richard Parker.

Vdekja e binjakëve

Në vitin 2002, dy vëllezër binjakë në moshën 70-vjeçar vdiqën brenda disa orëve njëri pas tjetrit, në dy aksidente të ndryshme në të njëjtën rrugë në veri të Finlandës. Binjaku i parë vdiq kur u godit nga një kamion teksa po ecte me biçikletë në Rahe, 600 kilometra në veri të Helsinkit. Ai vdiq 1.5 kilometra nga vendi, ku u aksidentua vëllai tij. “Kjo është një koincidencë historike, pasi në këtë rrugë madje nuk ndodhin aksidente shpesh”, u shpreh në atë kohë oficerja e policisë, Marja-Leena Huhtala.

Fat në poker

Në vitin 1858, Robert Fallon u vra në shenjë hakmarrje nga ata, me të cilët luante poker. Sipas tyre Fallon kishte fituar 600 dollarë në poker pasi kishte bërë me hile. Ato u detyruan të gjenin një njeri tjetër të luante në vend të Fallon. Brenda disa orësh personi i ri kishte bërë 2200 dollarë nga 600 dollarët e Fallon. Në atë kohë mbërriti policia, e cila i kërkoi të riut që ti kthente familjes së Fallon 600 dollarët dhe në atë çast rezultoi se ai ishte vetë djali i Fallon, i cili s’e kishte parë të atin prej 7 vitesh.

Libri i fëmijërisë

Kur shkrimtarja amerikane Anne Parrish po kërkonte në libraritë e Parisit në vitin 1920, ajo gjeti një libër që kishte qenë i preferuari i saj në fëmijëri, “Xhek Fros dhe tregime të tjerë”. Ajo e mori librin dhe ia tregoi bashkëshortit duke i shpjeguar sa e kishte dashur kur kishte qenë e vogël. Bashkëshorti e mori librin dhe e hapi, kur pa brenda kopertinës mbishkrimin: “Anne Parrish”. Ishte libri i fëmijërisë se Anne.





Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koincidencat - Rastesite Empty Re: Koincidencat - Rastesite

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi