Cikli jetësor
Faqja 1 e 1
Cikli jetësor
Cikli jetësor
Cikli jetësor te individi fillon me lindjen dhe përfundon me vdekjen, e kështu njerëzit e të gjitha shoqërive kalojnë në etapa të njejta, fëmijëria, puberteti dhe mosha e pjekurisë. Në secilën etap të jetës shënohen dhe festohen ngjarje të ndryshme si puberteti dhe martesa. Religjioni, traditat, gjendja sociale tradicionalisht e përcaktojnë rendësinë e secilës etapë. Gjatë viteve të para të jetës njeriu rritet dhe zhvillohet shpejtë. Në fëmijëri rritja vazhdon, dhe me arritjen e moshës së pjekuris trupi është zhvilluar dhe pothuajse në të njëjtën kohë fillon procesi i mplakjes.
Fillimi
Etapa e pare tek çdo njeri është lindja, pa dyshim pjesa më interesante e çdo krijese. A do të mbijetojë i porsalinduri ose jo, deri diku varet prej vendndodhjes gjeografike. Fëmija i lindur në vitin 2000 në SH.B.A ka 10 deri më 15 herë më tepër mundësi për të jetuar se sa fëmija që lind në Afrikën qëndrore. Në SH.B.A rreth 7 fëmijë prej 1000 të lindurve vdesin gjatë vitit të pare të jetës. Përkundër kësaj në Nigeri në Afrikën perëndimore 159 fëmijë vdesin para se të mbushin vitin e pare. Pa mare parasysh ndryshimet, lindja është ngjarje aq e rendësishme sa në shumë shoqëri mbahen manifestime lidhur me të. Në shumë kultura ky manifestim mbahet kur fëmija pagaëzohet me qëllim qe te vërtetohen se i posalinduri është i aftë të mbijetojë. Gjatë rritjes fëmijët përjetojnë ndryshime të çuditshme. Prej një të posalinduri i paaftë për disa vite bëhet i aftë dhe i forte. Fëmijëria është parapëgatitje për moshën e pjekurisë, në disa pjesë të botës fëmijët prej moshës së re bëjnë punë në amvisëri dhe bujqësi. Në popullin Masai në Afrikën Lindore fëmijët që në moshën 8 vjeçare janë të detyruar të ruajnë bagëtinë. Në shumë vende të zhvilluara fëmijët kanë më shumë të drejta dhe kanë mundësi të mësojnë më gjatë para se të fillojnë punën.
Adoleshenca
Në pubertet, kalimi prej fëmijërisë në moshën e pjekurisë, ndodhin ndryshime të mëdha. Zhvillohen format trupore të cilat na bëjnë sekusualisht të tërheqshëm, ndërsa në disa shoqëri, personi, me të hyrë në moshën e pubertetit konsiderohet i rritur. Madje femrat konsiderohen të afta për martesë. Për tu karakterizuar kjo etapë e rendësishme në jetë, vajzat në shumë shoqëri tradicionale kalojnë në periudhën e tërheqjes nga bashkësia dhe në ato momente ushqimi, veshja dhe sjellja e tyre karakterizohet në bazë të disa regullave. Në shoqëritë që kanë ndikim të madh traditatat shpesh provohet virgjiniteti i vajzës. Në shumë vende të zhvilluara puberteti nuk krahasohet me moshën e pjekurisë. Personi konsiderohet i pjekur ose i rritur në moshën 18 ose 21 vjeç.
Martesa dhe familja
Një ndër etapat më të rendësishme në ciklin jetësor të njeriut është martesa. Lindja e fëmijëve është motiv biologjik për të bërë martesën. Edhe pse shumica e çifteve janë në mes të një burri dhe një gruaje, në disa kultura pranohet që burri, ose rrall here gruaja të ketë një ose më shumë partnerë. Në disa vende lejohet edhe partneriteti homoseksual. Në vitin 2001 Holanda ishte vendi i pare, e cila lidhjeve ndërmjet gjinive të njejta u dha status të njëjtë si atyre lidhjeve ndërmjet gjinive të ndryshme. Në shumë pjesë në botën e industializuar, çdo ditë e më shumë çiftet vendosin të mos lidhin kurorë, por të bashkjetojnë, por pa presionin e fesë dhe regjimet që i cakton kunora.
Ndryshimet në lidhje me shëndetin
Egzistojnë ndryshime të mëdha në lidhje me shëndetin dhe rrjedhën e jetës së njerëzve varësisht prej pasurisë dhe kushteve gjeografike. Ushqimi, furnizimi me ujë dhe shërbimet shëndetësore janë faktorët kyç të cilët ndikojnë në rrjedhën e jetës së njerëzve në një vend. Njerëzit të cilët jetojnë në vende më të zhvilluara jetojnë më gjatë se sa ata që jetojnë në vendet në zhvillim. Në Europën Perëndimore jetëgjatësia e njerëzve është mbi 75 vjet. Jetëgjatësia në shumë vende Afrikane është dukshëm më e shkurter, ndërsa në vendet më të varfëra mezi arrin në 45 vjet. Në disa pjesë të Afrikës nënsaharore vërehet një shkurtim i jetëgjatësisë kryesisht për shkak të epidemisë së HIV/SIDA. Në vendet e varfëra jeta e shkurtër shpesh është pasojë e sëmundjeve të shkaktura prej ushqimit të dobët ose infektimeve. Në vendet e zhvilluara sëmundjet e zemrës dhe rraku janë vrasësit më të mëdhej, ndërsa shumë sëmundje janë pasojë e mënyrës së jetesës.
Puna
Të gjitha shoqëritë prej njerëzve të rritur presin që të punojnë dhe pothuajse në të gjitha kulturat shikohen me më pak respekt njerëzit që nuk punojnë. Lloji dhe numri i vendeve të punës varet prej statusit ekonomik dhe zhvillimit tekonologjik të një shteti. Në Japoni industria automobilistike dhe idustria për informacion teknologjik punëson një numër të madh të pupullsisë. Tek vendet në zhvillim shpesh herë nuk ka shërbime sociale të cilat mund tu ndihmojnë njerëzve që nuk mund të punojnë. Në shoqëri të tilla shumë meshkuj bëjnë punë pa ndonjë stërvitje profesionale si puna fizike. Koha e punës shpesh është e gjatë ndërsa puna e rendë. Nuk kanë pushim vjetor, pushimet janë të kufizuara dhe nuk kanë rroba mbrojtëse. Fatkeqsitë nëpër punë të tilla janë të shpeshta, ndërsa puna mund të jetë shkak për vdekjen e parakohshme. Një gjë e tillë nuk ndodh në vendet e zhvilluara si në Britanin e Madhe ku pjesa më e madhe e popullsisë punon nëpër zyra.
Plakja
Në Europë dhe Amerikën Veriore zakonisht puntorët dalin në pension në moshën 65 vjeçare ose më herët dhe jetojnë me pensionin dhe kursimet e tyre. Për arsye se shumë famijle nuk jetojnë së bashku, shumë persona të vjetër jetën e përfundojnë në azil ose në qendra shëndetësore. Për njerëzit të cilët jetojnë më gjatë vitet e fundit të jetës nuk janë te të gjithë të lumtura. Në vendet ku nuk egziston sistemi për mbrojte socile si Kina dhe India pleqtë vazhdojnë të punojnë deri sa munden. Në disa vende të industializuara gjenerata e vjetër ç'do ditë e më shumë konsiderohet jo produktive. Megjithatë në shumë vende afrikane dhe aziatike respektohet përvoja e njerëzve të moshuar dhe kanë autoritet më të madh. Familja e gjërë është bazë e jetës familjare në Kinë dhe për të afërmit e tyre të moshuar në ditët e fundit të jetës kryesisht kujdeset familja. Por edhe kjo ndryshon. Nëpër qytete njerëzit e moshuar mund të vendosen në azil me pensionin dhe kursimet e tyre.
Vdekja
Dikush më pare e dikush më vonë secili do të vdesë. Shumica e njerëve vendosin të vdesin në shtëpitë e tyre të rrethuar nga të afërmit e tyre. Megjithatë në vendet e zhvilluara më shumë se gjysma e vdekjeve ndodhin nëpër spitale. Në të gjitha kulturat të vdekurve u jepet respekt dhe varrosen ose balsamosen me çka mandej vazhdon periudha e ngushllimeve me kohëzgjatje të ndryshme. Përkujtimi për njerëzit e humbur ruhet me ceremoni të ndryshme me diçka të përjetshme si epitafi ose me diçka të gjallë si druri. Në disa kultura vdekja konsiderohet si fillim i jetës së re.
/S./

Elizza- 195
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi