EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prifti Jan, Mbreti fantazme

Shko poshtë

Prifti Jan, Mbreti fantazme Empty Prifti Jan, Mbreti fantazme

Mesazh  Fegi 14.05.10 21:27

Prifti Jan, Mbreti fantazme

Ishte sovrani i nje mbreterie te jashtezakonshme. Nga Mesjeta e ketej e kane kerkuar eksploratore, shkrimtare dhe politikane. Po kush ishte ne te vertete?

“Nese me te vertete kerkon te njohesh madheshtine dhe shkelqimin e Madherise Sone, dhe ne cilat troja shtrihet fuqia jone, dije pra dhe besoje me vendosmeri se une, prifti Jan, jam Zot i Zotave, dhe ne cdo pasuri qe ndodhet nen kete qiell, ne virtyt dhe ne pushtet, i kaloj te gjithe mbreterit e Tokes…

Kur nisemi per lufte kunder armiqve tane, nxjerrim perpara Personit Tone 13 kryqe te medhenj e shume te larte, te punuar ne ar dhe gure te cmuar, sekush prej tyre i vendosur ne nje karro…dhe secili kryq ndiqet nga 10 mije kalores e 100 mije kembesore te armatosur…tavanet e pallatit tone, ashtu si traret dhe arkitraret, jane prej dru Qiproje.

Catia eshte prej ebanozi, dhe ndaj per asnje arsye nuk mund te marre flake. Ne kulm te pallatit, ne maje te kupoles pra, ndodhen vec te tjerash edhe dy globe te arte, ku brenda secilit jane dy rubine, ne menyre qe ari te shkelqeje gjate dites dhe rubinet gjate nates”.

Keto jane disa pjese nga nje leter ne latinisht, qe mberriti ne doren e perandorit bizantin Manueli I Komnen, ne Kostandinopoje, ne vitin 1165. Ishte firmosur nga Prifti Jan. Por se kush ishte ky individ qe vetequhej mbreti-prift i nje mbreterie mbrapa trojeve te saraceneve te pafe, askush nuk e dinte.

Tre Indite

Pertej pasurive dhe krijesave te cuditshme te kesaj mbreterie, ajo qe mbi te gjithe terhiqte vemendjen asokohe, ishte roli i mundshem politik i saj. Mbreteria “shtrihet mbi Tre Indite dhe ne Indine e Madhe, ku shplodhet trupi i apostullit Thoma; kufijte e saj kapercejne shkretetiren, shkojne e shtyhen drejt kufijve te Orientit e pastaj kthehen drejt Perendimit deri ne Babilonine e shkretuar, afer kulles se Babelit”. E pra, prifti Jan qenkesh i fuqishem, dhe si i krishtere i denje, mund t’i sulmoje saracenet nga pas shpine.

Keshtu, ne nje Perendim te shtrydhur nga dara myslimane, gjithkush hap mire veshet: Ne lindje te Europes Islami triumfon kudo, Vjena rrezikonte te rrethohej (ne fakt, kjo ndodhi realisht pak shekuj me vone); ne perendim puna shkonte edhe me keq, me nje pjese te madhe te Spanjes ne duart e Kalifatit te Kordoves.

Kjo pa llogaritur vete Orientin, ku kryqezata e dyte rreth 15 vjet me pare, kishte perfunduar me nje disfate epokale, duke i bere me te brishta se kurre me pare pushtimet e krishtera ne Token e Shenjte, perfshire dhe vete Jeruzalemin.

Dinastia e pare


Po ta shihje mire kete pune, nuk ishte e vertete se nuk dihej asgje per kete Janin. Ne 1145, historiani gjerman Oto i Frisinges, kishte shkruar se njefare Hugo, peshkop i Xhabalas ne Siri, i kishte folur Papa Eugjenit II per nje mbret te krishtere te Azise, si prifti Jovan, i cili kishte mundur saracenet dhe ishte shtyre deri ne lumin Tiger, ku i qe dashur te ndalej pavaresisht synimit per te mberritur ne Jeruzalem dhe ta clironte nga te pafete.

Fakti, sado te jete deformuar, sipas historianeve moderne duket se ka nje baze te vertete: fitoren e Yeh-lu Ta-shih ndaj selxhukeve te Persise ne vitin 1141. Yeh-lu Ta-shih ishte princi themelues i dinastise perandorake te Kara-Kitait, popull aziatik qe pushtoi edhe Kinen. Por, se si kemi mberritur nga Yeh-lu Ta-shih tek prifti Jan, mbetet ende nje mister. Nje nga te shumtet e kesaj historie te gjate.

Nje enderr 500 vjecare

E verteta eshte se ato toka te panjohura, plot me sekrete dhe pasuri, frymezuan shume njerez per 5 shekujt e mevonshem: Letra ne latinisht u perkthye ne shume gjuhe, perfshire edhe hebraishten dhe rusishten.

U lexua ne proze dhe u rishkrua ne vargje, duke u permiresuar vazhdimisht: Prifti Jan jetonte mes guresh te cmuar dhe krijesash ekstravagante, dhe i atribuonin edhe burimin e rinise se perjetshme, mjekime qe kurojne cdo lloj semundje, njerez dhe raca qe vijne nga faqet me piktoreske te Bibles dhe nje prejardhje direkte me mbreterit magjistare…

Pershkrimi i kesaj mbreterie, e mbrojtur nga nje det me rere dhe fqinje me Parajsen tokesore, magnetizoi cdo busull te Perendimit. “Te kesh nevoje per nje fantazi, per te mbuluar te verteten, eshte tipike per mentalitetin mesjetar”, thote Fabio Kavali, docent i historise se mjekesise greke dhe romake ne Universitetin e Triestes. “Gjithcka qe pershkruhet ne letren e priftit Jan eshte menduar dhe lexuar me pare.

Nese mendja e ka konceptuar, pra, duhet ne njefare menyre edhe te ekzistoje. Nuk ka rendesi nese deri me tani nuk eshte pare kurre: Do te thote se ende nuk eshte gjetur”.

Dhe per ta gjetur duhej shkuar ne Orient. Keshtu beri Mastro Filipi, mjek dhe i besuar i Papes Aleksandri III. Dymbedhjete vjet pas letres se Janit, pontefici u perpoq t’i dergonte nje pergjigje, ndoshta personazhi i njohur ekzistonte me te vertete. Filipi u nis me nje dergese, por humbi ne shkretetirat e Iranit.

Fjale e Marko Polos


Ne vitin 1232 nje udhetar, Xhovani de Montekorno, shkroi se ne ato vite mbreteronte ende nje pasardhes i Janit, Gjorgu, vasal i tartareve. Ndersa, frat Xhovani da Pian del Karmine, ambasador i Papes ne Kine, ne 1245 shkroi sesi Ogudai, pasardhes i Xhengis Kanit, ishte mposhtur nga nje mbret i krishtere, prifti Jan, qe udhehiqte “ata indiane te quajtur saracene te zinj ose etiopiane”.

Edhe udhetari Marko Polo e njihte mire letren e priftit Jan. Ne librin “Milioni” (1299), Polo shkroi se Jani ishte vertet nje perandor i madh i se kaluares, me territore qe shtriheshin nga xhunglat indiane deri ne akujt e veriut te larget. Ai ishte udheheqes i tartareve, derisa ata shpallen si lider te tyre Xhengis Kanin. Ky, per te sanksionuar pavaresine e vet, guxoi te kerkonte per grua njeren nga vajzat e Janit, i cili refuzoi. Plasi nje lufte e ashper: Jani humbi dhe Xhengis Kan fitoi perandorine e tij.

Pak nga pak, me t’u shtuar njohurite, mitet binin. Njebrireshit ekzistonin vertet, por ishin rinoceronte (“te shendoshe dhe pertace”, do t’i quante Marko Polo). Megjithate, per sa eshte rrefyer, historia e priftit Jan nuk eshte shterur ende. Letra e tij e lashte fliste per Indine. Dhe Indi kishte tre ne ate kohe: India e vertete, Indokina dhe Arabia me Etiopine. Ishte pikerisht ketu qe, ne fillim te ‘300-es u fokusua vemendja e Perendimit.

Kembengulesit me te medhenj ne kerkimin e Janit ishin portugezet, qe shpresonin te gjenin tek ai nje aleat kunder turqve. Mbreti Johan II, mes viteve 1485 dhe 1489 dergoi dy misione zbulimi, dhe para tij qe perpjekur edhe Henriku IV i Anglise, Duka i Berrit ne vitin 1430 dhe papa Eugjeni IV ne 1438.

Mbreti i fundit i Etiopise

Kerkimet perfunduan vetem ne vitin 1751 kur edhe mbreteruesi i fundit i Etiopise, Iasu II, iu betua franceskanit cek Remedius Prutzky se askush asnjehere nga ato ane, nuk ishte quajtur prifti Jan. Kishin kaluar plot 586 vjet nga letra e famshme, qe ne te vertete tregoi nje falsitet te papare. Po kush e kishte shkruar?

Dhe, mbi te gjitha: Ishte e mundur qe ne ato kohe askush te mos e kishte nuhatur mashtrimin? “Ne te vertete, eshte e mundur qe te gjithe ose thuajse te gjithe do t’i kene rene ne te”, pergjigjet Gloria Zaganeli, docente e filologjise romane ne Universitetin e Urbinos dhe perkthyese e tre versioneve te letres.

“Pershkrimi i te tilla mrekullive, te kujtonte libra shume te njohur, nga Bibla tek “Etymologiae” e Isidorit te Seviljes, permbledhja e pare enciklopedike e kultures mesjetare, tek “Romanca” e Aleksandrit, nje permbledhje me tregime mbi jeten e udheheqesit. Kush e shkroi kete leter ishte medoemos nje klerik me kulture te madhe, i afert me Frederik Barbarosen.

Ndoshta ishte nje propagande ne favor te Perandorit te Oksidentit, ose nje manifest utopik mbi nje shoqeri perfekte”. Ne fakt, letra i ishte derguar perandorit bizantin meqenese ishte me i afert me Orientin; por duke qene e firmosur nga nje mbret-prift, conte uje ne mullirin e Barbaroses, qe perpiqej te themelonte fuqine e tij edhe mbi baza shpirterore, per te mos qene me i varur nga Papa.

Hapesire galaktike


Por, kjo nuk i pengoi eksploruesit te aventuroheshin ne kerkim te Janit. “Azia dhe Afrika e asaj kohe”, shpjegon Zaganeli, “ishin si hapesira jashtegalaktikore per ne njerezit moderne. Nese sot do te shihnim foton e nje UFO-je, edhe pse e dime se eshte fotomontazh, a do te ishim te gatshem te betoheshim se jemi te vetem ne univers?”.

Po perse quhej Jan?

Perse ky mbret-prift lindor quhej pikerisht Jan ose Jovan (ne latinisht “presbiter Iohannes”)? Nuk mund te kishte nje emer me ekzotik? Duket se jo. Ne disa dokumente te kohes, ne fakt, flitet per viziten e nje prelati ne Rome dhe per takimin e tij me papen, pak a shume 20-30 vjet perpara letres se priftit Jan.

Apostulli i Lindjes. Patriarku quhej Jovan, dhe shume pershkrime te Indise qe gjenden ne keto dokumente do te shfaqen te njejta si ato te letres.

Vec te tjerash ne Indi, sipas shkrimeve te paprovuara te Akteve te apostujve, gjendej varri i Shen Thomait, i cili kishte predikuar Ungjillin ne ato toka. Nga ana tjeter, ishte e gjalle edhe nje tjeter legjende mesjetare: Jezu Krishti duhej t’i kishte falur pavdekesine dishepullit te tij te preferuar Gjonit, ne menyre qe ai te priste ardhjen e Mbreterise se Zotit… Gjoni qe, gjithmone sipas legjendes, ka shkuar pikerisht ne Azi per te vijuar predikimet e tij. Prifti dhe apostulli mund te kene qene edhe i njejti person.

/revistaklan/
Fegi
Fegi

24


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi