OMG - OMGJ
+2
Estilen
Neo
6 posters
Faqja 1 e 1
OMG - OMGJ
OMG - OMGJ
Me OGJM (Organizem i Modifikuar Gjenetikisht) nenkuptohet nje organizem gjallor, pasuria gjenetike e te cilit eshte modifikuar nga njeriu nepermjet teknikave te inxhenjerise gjenetike.
Sot, inxhenjeria gjenetike eshte mjaft e zhvilluar, dhe ka gjetur aplikime ne shume fusha, nga agrikultura tek mjekesia deri tek ushqimet.
Por hyrja e OMGJ, mbi te gjitha ne sektorin ushqimor, ka shkaktuar edhe nje debat mbi mundesite e zhvillimit te ketyre teknologjive, pasi duket se ekziston nje bashkelidhje mes perdorimit te OMGJ dhe disa demeve ne shendetin e njeriut e te kafsheve.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: OMG - OMGJ
Ushqimet Bio, Forcat e Universit dhe OMGJ-te!
Njeriu eshte ai c`ka ha ose me sakte me thuaj cfare ha te te them si duhet te jesh me shendet. Keto perbenin filozofine baze te kohes se Hipokratit, ne periudhen e Greqise se lashte.
Qysh ne kohen e Indianeve, 12-15 mije vjet me pare eshte zbuluar se ekzistonte nje lidhje e forte midis ushqimeve dhe organeve te trupit.
Le te themi se, ushqime te caktuara ndikojne fuqishem ne rendimentin e trurit dhe ne funksionet fizike te trupit, si ne kujtesen e njeriut, gjumin, dhimbjet, depresionet deri ne aftesine e te mesuarit dhe te pershtaturit ndaj nevojave te jetes. P.sh ushqimet e pasura me lecitin, qe ndodhet ne familjen e bishtajoreve, rrisin fuqine mendore, ndersa ato te pasura me karbohidrate e te varfra me proteina, ne menyren me te sigurte te tyre e bejne njeriun te pergjumur, te ngathet e te vrazhde.
Kerkimet, si ne ate kohe dhe ne kohet moderne sot kane vertetuar qe, ushqimi ose ushqyerja e sakte e kombinuar me "mjekun" levizja, mund te kuroje, sigurisht per nje kohe me te gjate se ilacet, por me te sigurte se ato, shumicen dermuese te semundjeve, per te mos te thene te gjitha.
P.sh. cregullimet nervore, cregullimet ne organet e tretjes, hemorroidet, henrie discalis etj, mund te qetesohen nga medikamentet mjekesore, por kurre s`mund te sherohen prej tyre. Perkundrazi, ato mund te sherohen totalisht vetem nga menyra e ushqyerjes. Atehere, ku qendron forca magjike e sherimit prej dietes korrekte te ushqyerjes.
Me diete, shpjegojme dhe kuptojme mekanizmin natyral te te ushqyerit tek njerezit, jo sforcimin per te mbajtur diete rraskapitese, c`mobilizuese deri ne semundje-ndjellese.
Sikunder ne kohet shume te lashta (Indianet e vjeter) edhe Anshtajni e preku me se njehere idene se universi perbehet nga vibrime, te quajtura ndryshe vibrime te energise. Pra, materia, ne cfare do lloj lende qofte, e ngurte, e lenget apo e gazte thith dhe emeton vale me frekuenca te ndryshme, si ato alfa, beta dhe gama.
Vec te tjerave, ekziston nje lidhje e ngushte apo koherence e persosur midis organizimit te universit dhe organizimit trupor. Sikunder universi, me mori yjesh, mikrokozmosi njeri perbehet nga qeliza te panumerta, qe rriten e zhvillohen, ne saje te drites, ujit, ajrit dhe ushqimit qe hame.
Natyra e ushqimeve dhe pijeve qe perdorim kane efektet e tyre ne trupin tone, per pasoje dhe ne mendjen tone. Pra, te gjitha ushqimet pershkohen prej vibrimeve te sipermendura, te padukshme e te fshehura, tipikisht te percaktuara qarte e me frekuenca te ndryshme, te cilat ndikojne ne trupin dhe mendjen e personit qe i ha ato.
Sipas tipit te vibracionit dhe forces se energjise, qe mbizoteron ne cdo objekt apo krijese, behet e mundur qe keta te fundit te marrin cilesine e ketyreve forcave. Keto forca klasifikohen sipas nje kuptimi "gros", ne forca te ndjeshme, te pandjeshme dhe statike.
Ne varesi te mbizoterimit te ketyreve forcave klasifikohen dhe ushqimet, si: ushqimet e ndjeshme, (sensitive), qe garantojne tek dukuria njeri ndjenjen e harese, gezimit, te vetedijes, te dashurise, paqes, te respektit, te moralit shpirteror e te tjera si keto, ushqimet e pandjeshme, (mutative), qe stimolojne tek njeriu force, levizje, deshire per ndryshim e te tjera si keto dhe ushqimet statike, (static ose dull), qe i japin njeriut ndjenjen e plogeshtise, te perkeqesimit deri ne ate te kallurit per se gjalli.
Le t`i marrim me rradhe. Kur njeriu perdor ushqimet e ndjeshme, qe me poshte do t`i themi se cilat jane, veren se mendja e tij rrjedh lehtesisht drejt niveleve me te larta te ndergjegjesimit, rrjedh qete dhe qarte.
Keto ushqime jane baza e jetes, sepse percjellin energji tek shendeti mendor dhe fizik i njeriut, per rrjedhoje dhe paqe ne psiqiken dhe shpirtin e tij. Ne kete grup ushqimesh perfshihen frutat, shumica e perimeve dhe zarzavateve, bulmetet dhe produktet e tyre, familja e kokrizave si gruri, orizi, misri, shumica e barerave dhe erezave.
Keto ushqime, duke qene se marrin energji diellore dhe kalojne nen procesin e fotosintezes, sigurojne per njeriun, nje varietet te gjere ushqyesash me vitamina, mikroelement, etj., duke e furnizuar ate me proteina, karbohidrate, yndyrna dhe vitamina e minerale kryesore.
Kur njeriu perdor ushqimet e pandjeshme veren se, mendja e tij behet me e agjituar, me nervoze dhe e pa afte per t`u qetesuar dhe/ose relaksuar.
Ne fakt, keto i japin njeriut force per te levizur, per te ndryshuar, duke e stimiluar si mendjen dhe trupin e tij, porse duhen marre ne menyre shume te moderuar, ne sasi mesatare, sepse perndryshe prishin ekuilibrin mendor dhe ate trupor.
Ne keto ushqime perfshihen pijet me kafeina, cokollatat, ushqimet e fermentuara, disa loj ilacesh etj. Dhe kur njeriu perdor ushqimet statike veren se, ai fillon e ndjehet si i pergjumur, i ngathet, pa energji, pa inisiative, vecanerisht kur ai (njeriu) zbeh ose pakeson dy llojet e ushqimeve te sipermendura.
Ne keto ushqime perfshihen mishi, peshku, alkoli, cigaret, ilacet, ushqimet e fermentuara ne vazo, ne kartone, vezet, kerpudhat, qepet, hudhrat etj., me ane te te cilave, njeriu behet me nervoz dhe i pa afte per t`u qetesuar dhe/ose relaksuar. Po ne kete kategori klasifikohet dhe ushqimi i marre nga OMGJ-te. Keto kategori ushqimesh nuk mund te perbejne bazen e ushqyerjes se njeriut, sepse kane aciditet te larte dhe i mundojne organet e trupit per t`i tretur e per t`i perthithur ato.
Mbi aciditeti ne trupin e njeriut eshte shkaku kryesor per fillimin e semundjeve te tij dhe perpos te tjerave, ato krijojne shume nxehtesi per trupin, duke krijuar shqetesime per mendjen e trurin. Kjo eshte arsyeja, qe keto lloje ushqimesh perdoren ne kushte te vecanta klimaterike, si ne brezat e ftohte dhe aspak ne ato tropikale e ekuatoriale.
Madje, mendohet qe, ashtu si lengu i qepes ngacmon syte tane, duke i bere te qajne, po ky stermundim do thonim se krijohet edhe per proceset ne tru e ne mendje. Po keshtu dhe veza e mishi, te cilat permbajne kolesterol te larte deri ne 20 mlg, bejne te mundur nxitjen e nje sere semundjeve te gjakut e te zemres.
Kesisoj duket qarte lidhja e produkteve ushqimore te dala nga toka, por qe gjenerohen dhe nga vibrimet e leshuara nga kozmosi qe na rrethon.
Kjo lloj nderhyrje ka bere ate, qe ushqimet tona te kene gjenetiken, vecorite, shijet dhe vlerat e sotme, duke pranuar kete lloj bashkepunimi me natyren, qe kurresesi s`mund te jete vetem toka, qe gjithesesi mund te jete vetem universi.
Ne kete kuptim, ai (ushqimi) nuk mundet dhe nuk ka mundesi te pranoje nderhyrje te tjera, ne gjenetiken e saj nga duart e pasardhesit shume te vone njeri, duke i trajtuar ato, si kavie per te kenaqur tamaqarllekun e ketij te fundit.
Eshte llogaritur se, toka mund te ushqeje 40-50 miliard njerez normal, por jo 4-5 miliard "grykesa", edhe sikur te rrise sasine e tyre me OMGJ. Vereni sa po ngjajne produktet e ushqimeve te OMGJ me produktin njeri.
Pra, aresyet e mos perdorimit, as ne sasi mesatare te kesaj kategorie ushqimi, nuk lidhet me ndjenja sentimentale e paragjykime apo bindje fetare, as me vleresime emocionale, por me aresye e fakte shkencore nga vete jeta njerezore dhe sidomos e jetes para saj.
Prof. ass. Sazan GURI

Ushqimet me me shume organizma gjenetike te ndryshuara
Produktet OMGJ ditet e sotme perben nje nga temat me te diskutuara pas gripit te derrit.
Bimet –kafshet apo mikroorganizmat te cilave u jane ndryshuar veeorite duke transferuar genet e nje lloji tjeter me ane te metodave bioteknologjike quhen ‘organizma me gjenetike te ndryshuar’ ose ‘transgjenike’.
Edhe ju mund te keni ngrene ndonje produkt apo ushqim transgjenik ose me OMGJ.
Sipas lajmit te publikuar ne adresen howStuffWorks jepen 5 produktet ku perdoret me shume OMGJ:
1. Aspartam (embelsues sintetik): megjithese teknikisht eshte nje lende sintetike, perftohet si rezultat i kombinacionit te dy amino acideve natyrale. Keto acide prodhohen nga dy lloje te ndryshme bakteresh dhe ne disa raste njeri prej baktereve ndryshohet per te shtuar prodhimin.
A eshte i demshem aspartam? Aspartam nuk permban lende gjenetike. Megjithese nuk ekziston ndonje prove e cila te verifikoje mundesine e shfaqjes se kancerit nga aspartame tek minjte e laboratorit te cileve iu eshte dhene aspartame, eshte pare leucemi dhe kancer limfatik.
2. Vaj kanola: vaji kanola ose i njohur ndryshe si vaji i lakres se eger eshte nje nga lendet me te perdorura. 80% e kanoles se perdorur ne Kanada eshte ndryshuar gjenetikisht. Gjenetika e kanolas ndryshohet per te rritur imunitetin ndaj disa ilaeeve bujqesore te perdora per te zhdukur bimet e demshme.
Ne kete menyre kontrollohen me lehte barerat e eger dhe perdoret me pak ilae bujqesor dhe merret me shume prodhim.
3. Qumeshti: hormoni rBGH ben te mundur qe lopet te prodhojne me shume qumesht dhe hap rrugen e mastitit (infeksionit te gjirit). Kete lope te semura duhet te jene vazhdimisht nen kontrollin e doktorit dhe te mjekohen me antibiotike. Hormoni rBGH rrezikon njerezit nga kanceri.
Bota eshte ndare me dysh persa i perket sigurise se qumeshtit te marre nga lopet te cilave iu eshte injektuar rBGH. Pavaresisht se perdorimi i ketij hormoni eshte ndaluar ne Bashkimin Europian dhe Australi, ne Amerike eshte lejuar dhe FDA nuk ka vendosur ndonje kusht per perdorimin e ketij qumeshti.
4. Soja: ne mes gjithe produkteve soja eshte produkti me nje ndryshim te thelle gjenetik. Ne vitin 2007 me shume se gjysma e botes prodhoi nje lloj te ndryshuar. Gjenetika e sojes ndryshohet per shkaqe te ndryshme.
Arsyet me te perhapura jane rritja e imunitetit ndaj insekteve dhe kerpudhave, pasurimi i produktit nga ana e vitaminave, yndyrave dhe proteinave.
Keshtu mund te perdoret si ushqim per kafshet. Ne te njejten kohe soja perdoret edhe si kimikat ne farmaci. Ne Amerike nese perdoret soje ne produkte te ndryshme, patjeter shkruhet ne etikete dhe keta zakonisht jane soje me gjenetike te ndryshuar. Ketu nuk behet fjale vetem per qumesht soje apo tofu, perdoren edhe ushqime qe permbajne soje si buke, gjevreke me drithera, akullore dhe eokollate.
5. Misri: misri perdoret kudo ne Amerike. Ne te vertete Amerika eshte prodhuesi me i madh i misrit. Ne vitin 2000 Ministria e Bujqesise pohoi se 25% e misrit te prodhuar ne Amerike ndryshohet gjenetikisht. Produktet qe permbajne miser jane soset e sallatave, margarina, mielli dhe shurupi i misrit.
Misri i paster mund te infektohet me OMGJ nga arat me miser te ndryshuar gjenetikisht nepermjet eres.
Shkencetaret theksojne se nga ky fenomen mund te infektohen siperfaqe te medha.

Rrezik ushqimet e modifikuara !
Ndihmat me produketet e modifikuar gjenetikisht duket se do të jenë problemi kryesor për mbarëvajtjen e marreveshjeve të Tregtisë së Lirë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri pritet të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 16 mijë tonë misër dhe sojë e modifikuar gjenetikisht. Ndërkohë, vendet e Bashkimit Europian, pas një miratimi të një paketë ligjesh nga Parlamenti Europian, kanë ndaluar kategorikisht futjen e OMGJ-ve në këto vende si dhe të produkteve që përmbajnë modifikime gjenetike.
"Në rast se në Shqipëri do të përdoren organizmat e modifikuara gjenetikisht, atëherë produktet bujqësore që do të prodhohen në Shqipëri do të jenë të papranueshme nga vende e BE-së, ç'ka do të sjellë probleme sërioze për mbarëvajtjen e marrëveshjeve të nënshkruara", ka theksuar Lavdosh Fetuni, kryetar i bordit të Shoqatës së Bujqësisë Organike.
Historia
Pak kohë më parë IFDC-ja zhvilloi një tender për importin e misrit dhe sojës të modifikuar gjenetikisht, ndërkohë që fituese e këtij tenderi është kompania "Korparata amerikane për kredi". Kjo e fundit ka sjellë në Shqipëri rreth 2 mijë tonë misër dhe sojë, ndërkohë që pjesa tjetër pritet të vijë në një të ardhme shumë të afërt.
Ndihma e amerikanëve është kundërshtuar nga Shoqatat e Ambientalistëve, të cilët kanë deklaruar që organizma të tillë janë një dëm i madh për shëndetin e shqiptarëve, ekonominë e vendit si dhe një dëm i madh i biodiversitetit.
24 shoqata ambientaliste kanë nënshkruar një peticion drejtuar institucioneve shtetërore dhe parlamentit në të cilën kërkojnë ndalimin e futjes në vend të OMGJ-ve. "Sipas të dhënave tona, ndihma e cila pritet të vijë së shpejti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përdoret në blegtori. Por ajo mund të përdoret edhe në bujqësi për mbjedhjen e misrit dhe të sojës.
Ndërkohë, kërkesë për blerjen e këtyre organizmave ka pasur dhe nga ndërmarrjet e industrisë ushqimore", ka theksuar Monika Spahivogli, anëtare e bordit të Shoqatës së Bujqësisë Organike. Sipas të dhënave, nga kjo shqoatë deri tani kanë përaqitur kërkesë për blerjen e misrit dhe të sojës të importuar nga Amerika rreth 36 tregatë dhe subjekte private.
Kryetari i këtij bordi Lavdosh Feruni, ka sqaruar se përdorimi i organizmave të modifkuara gjenetikisht, në shëndetin e njerëzve mund të sjellë probleme serioze në aparatin tretës si dhe alergji. Sipas tij, përdorimi i këtyre organizmave nga fermerët shqiptarë do të sjellë një efekt negativ ekonomik, pasi do të krijojë një vartësi ekonomike të fermërëve ndaj kompanive të mëdha që merren me tregtimin e OMGJ-ve.
Ndërsa kryetari i shoqatës "Masmedia dhe Mjedisi", Xhemal Mato, ka sqaruar për Gazetën se në projektligjin për biodiversitetin, i cili është miratuar nga Ministria e Mjedisit, ekziston një nen i veçantë i cili është pro përdorimit të OMGJ-ve.
Xhemal Mato: Ligj kundër ushqimeve jo-bio
Projektligji për biodiversitetin pritet të miratohet brenda kësaj jave në Parlament.
Sipas Xhemal Matos, kryetar i shoqatës "Masmedia dhe Mjedisi", një nen i veçantë i këtij projektiligji i përket organizmave të modifikuara gjenetikisht, ku aprovohet përdorimi i tyre. "Ne kemi kërkuar që ky nen të ndryshohet, por kërkesa jonë nuk është pranuar", ka theksuar Mato.
Sipas tij, gjatë shqyrtimit të projektligjit komisioni parlamentar i Bujqësisë dhe Ambientit kërkoi që të paktën për 5-vjet të ndalohet hyrja e OMGJ-ve në Shqipëri. Por, projektligji që do të paraqitet këto ditë në Parlament nuk pasqyron ndryshimet e kërkuara.
Dëmet e ushqimeve te modifikuara
- Përdorimi i organizmave të modifikuara dëmton:
- Aparatin tretës
- Krijon alergji
- Dëmton biodiversitetin
- Shkakton dëm ekonomik te fermerët
- Dëmton marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me vendet e Bashkimit Europian.
- Në Shqipëri do të vijnë nga SHBA 16 mijë ton misër dhe sojë e modifikuar gjenetikisht.

Argumentet pro dhe kundër OMGJ-ve
Bashkimi Evropian ka shtyrë diskutimin rreth çështjes nëse duhet lejuar importimi i një lloji të misrit të modifikuar gjenetikisht pasi më heret këtë vit parlamenti evropian kishte votuar për t'i dhënë fund moratoriumit mbi ushqimet me organizma të modifikuar gjentikisht.
Ndëkohë këto ditë zyrtarë të Vatikanit kanë thënë se Papa mund të konsiderojë miratimin e përdorimit të drithërave të modifikuara gjenetikisht në kuadër të luftimit të urisë në botë.
Faik Luta bisedoi me gazetarin dhe shkrimtarin për çështje shkencore, Richard Holingham, dhe fillimisht e pyeti se aktualisht cilat janë argumentet pro dhe kundër ushqimeve dhe drithrave të modifikuara gjenetikisht?
Holingham: Argumentet kryesore rreth bimëve të modifikuara gjenetikisht nga ana e shkencëtarëve janë se nëpërmjet këtij procesi nuk janë duke bërë diçka thelbësisht të ndryshme nga kultivimi i zakonshëm i bimëve. Ata vetëm e marrin gjenin (ndonjëherë edhe të kafshës) që ata e konsiderojnë si të dobishëm dhe e inkuadrojnë atë në materialin gjenetik.
Ata thonë se kjo nuk paraqet asnjë problem, asnjë problem në aspektin e mjedisit dhe shëndetit. Por ata që janë kundër i akuzojnë shkencëtarët se po ngatërrohen me natyrën, sidomos kur është fjala tek përdorimi i gjeneve të kafshëve. Argumenti kryesor i tyre kundër bimëve të modifikuara gjenetikisht është se janë të padëshmuara dhe se për momentin ky është vetem një eksperiment me jetën.
Ndonëse këto lloj bimësh tashmë kultivohen për më shumë se dhjetë vjet në Shtetet e Bashkuara, për skeptikët kjo është një kohë shumë e shkurtër për të vlerësuar pasojat në mjedis.
BBC: Çfarë ligjesh ose rregullash janë në fuqi sa i përket kultivimit dhe shitjes se ushqimeve që përbëjnë organizma të modifikuara gjenetikisht.
Holingham: Bashkimi Evropian ka një numër të madh vendesh anëtare që kanë organizata të forta të mbrojtjes së mjedisit, ndërkohë që në disa pjesë të Gjermanisë ushqime të tilla janë të ndaluara plotësisht. Ka ekzistuar një moratorium ose embargo mbi bimë të reja të modifikuara gjenetikisht dhe shumë rregullime të ndryshme sa i përket prodhimeve të tilla. Janë disa bimë eksperimentale në Evropë, por ato nuk kultivohen në shkallë të gjërë, një gjë që është krejtësisht ndryshe me Shtetet e Bashkuara ku bimë të tilla kultivohen gjithandej dhe konsiderohen saktësisht njejtë sikurse të ishin bimë konvencionale.
BBC: Si është e rregulluar kjo çështje në vendet evropiane jashtë Bashkimit Evropian, siç është Shqipëria?
Holingham: Importi më i fundit në Shqipëri i ushqimeve të modifikuara gjenetikisht nga Amerika që ishin të destinuara për kafshë është shumë i ngjashëm me atë në Zambi të para dy tre viteve, kur ky vend refuzoi ndihma ushqimore të ofruara nga Amerika, sepse ishte mësuar se misri ishte i modifikuar gjenetikisht. Shtetet e Bashkuara thonë se nuk mund t'i ndajnë prodhimet konvencionale nga ato të modifikuara gjenetikisht. Ato thonë se nuk e bejnë këtë me qëllim të keq, por kjo është rezultat i situatës në Amerikë ku nuk bëhen dallime mes këtyre dy lloj prodhimeve.
BBC: Një ide e kahmotshme ishte që drithërat e modifikuar gjenetikisht të përdoren në çrrënjosjen e urisë në vendet e varfëra, çfarë mendohet sot për këtë?
Holingham: Janë disa drithëra dhe bimë të modifikuara gjenetikisht në disa vende të botës që tani janë në zhvillim e sipër. Për shembull në Indi kemi të ashtuquajturin oriz të artë, i cili është i avancuar me vitamina dhe është modifikuar me qëllim që të ndihmojë popullin e atjeshëm duke u dhënë orizin që është më i mirë. Gjithashtu ka projekte të ngjashme edhe në Afrikë ku drithërat do të kultivohen edhe në tokë shumë të varfër. Këto lloj projektesh janë të mbështetura nga fonde.
BBC

Mbani larg nga tavolina pataten OMGJ
A konsumohet patate OMGJ në tregun shqiptar? Asnjë nuk mund të përgjigjet prerazi po ose jo, edhe pse shanset janë të mëdha. Kemi vetëm një rast të testuar dhe një përgjigje për praninë e OMGJ-ve në vend, madje të pamiratuara në tregun europian (rasti i misrit me konglomerat OMGJ-sh në vitin 2004, pas një analize të kryer në Gjermani me porosi të Shoqatës së Bujqësisë Organike).
Që nga sot, prania e patates OMGJ në treg i ka të gjitha gjasat të jetë prezente në tregun shqiptar. Komisioni Europian ka aprovuar të martën kultivimin e patates transgjenike (OMGJ) Amflora. Ky vendim ka të bëjë me kultivimin për qëllime industriale dhe për përdorimin e produkteve që vijnë nga Amflora në ushqimet për kafshët.
Patatja OMGJ, e njohur si Amflora e zhvilluar nga kompania agro-kimike gjermane, BASF, përmban një gen që krijon rezistencë ndaj disa antibiotikëve. Kjo do të thotë se mund të rritet rezistenca ndaj antibiotikëve te njerëzit. “Greenpeace” lajmëron që ky prodhim i patates OMGJ krijon një rrezik të papranueshëm për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve, si dhe ndaj mjedisit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Europiane e Medikamenteve kanë lajmëruar për “rëndësinë kritike” të antibiotikëve të afektuar nga patatja Amflora (WHO, 2005, Canberra, Australia). Lëshimi i patates OMGJ në mjedis mund të rrisë rezistencën bakteriale ndaj medikamenteve që shpëtojnë jetë, duke përfshirë këtu dhe medikamentet për trajtimin e tuberkulozit.
Shumë vende të BE-së kanë kundërshtuar autorizimin e këtij prodhimi OMGJ. Ka shumë të ngjarë që shtetet e BE-së të refuzojnë të mbjellin patate OMGJ në territoret e tyre. Austria tha se po planifikonte një ndalim të menjëhershëm për kultivimin e patates, ndërsa ministri i Bujqësisë i Italisë e kritikoi fort vendimin e komisionit dhe premtoi më shumë seriozitet për të mbrojtur “bujqësinë tradicionale dhe shëndetin e qytetarëve”.
Një vend ideal për të eksperimentuar pataten OMGJ edhe për konsum për njerëzit, me apo pa qëllim, mbetet Shqipëria. Kjo për faktin se Shqipëria nuk ka akoma një ligj funksional për OMGJ-të. Edhe një trajtim i mirë për kontrollin e OMGJ-ve që ndodhet në ligjin për ushqimin, nuk mund të zbatohet, pasi në këtë ligj, tinëzisht është shtuar një nen në fund, sipas së cilit pjesa për OMGJ-të hyn në fuqi në vitin 2013.
Megjithatë, Shqipëria ka ratifikuar protokollin e bio-sigurisë (protokolli i Kartagjenas) që i jep asaj mundësinë që mos të lejojë kultivimin apo tregtimin e patates OMGJ, si dhe OMGJ-ve në përgjithësi. Frika e madhe është se duke qenë se në doganat shqiptare nuk ka asnjë lloj kontrolli për prodhime me OMGJ, patatja OMGJ mund të kalojë lehtësisht më vete ose e përzier me pataten konvencionale, duke krijuar në treg një çorientim dhe mosbesim të madh te konsumatori.
Ministri i Bujqësisë shqiptare e ka tagrin për të nxjerrë menjëherë urdhëresë, duke e bërë atë publike edhe në opinionin ndërkombëtar, se Shqipëria do të ndalojë konsumin e patates OMGJ dhe produkteve të përpunuara prej saj. Ky prononcim publik duhet bërë dhe për një arsye tjetër të fortë, veç mbrojtjes së popullatës, që ka të bëjë me imazhin e vendit në lidhje me turizmin. Duke qenë se patatja është një produkt ushqimor shumë i përdorshëm, mund të krijohet një frikë e justifikuar e turistëve, duke ditur dhe mungesën e kontrollit të produkteve OMGJ në vend. Dhe ky imazh negativ, nëse lejohet të krijohet, nuk mund të zhbëhet lehtë. E kundërta do të ishte mjaft e zgjuar.
Të proklamohet fort “Shqipëria pa OMGJ”. Kjo do të rriste pa dyshim koeficientin e thithjes së turistëve perëndimorë në vend edhe në planin afatgjatë.
Sigurisht proklamimi nuk mjafton. Duhet veprimi dhe menjëherë ndalimi.

Neo shkruajti:Rrezik ushqimet e modifikuara !
Sipas tij, gjatë shqyrtimit të projektligjit komisioni parlamentar i Bujqësisë dhe Ambientit kërkoi që të paktën për 5-vjet të ndalohet hyrja e OMGJ-ve në Shqipëri. Por, projektligji që do të paraqitet këto ditë në Parlament nuk pasqyron ndryshimet e kërkuara.
Dëmet e ushqimeve te modifikuara
- Përdorimi i organizmave të modifikuara dëmton:
- Aparatin tretës
- Krijon alergji
- Dëmton biodiversitetin
- Shkakton dëm ekonomik te fermerët
- Dëmton marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me vendet e Bashkimit Europian.
- Në Shqipëri do të vijnë nga SHBA 16 mijë ton misër dhe sojë e modifikuar gjenetikisht.
Nje pyetje kam per autorin e postimit...
Kur eshte bere ky material (e kisha fjalen para sa vjetesh) apo eshte i ketyre dy tre diteve,se persa kam ndjekur une zhvillimet per OMGJ te,ka kohe qe ky problem ka rene ne qetesi dhe nuk ka zhvillime te reja.
Me sa me kujtohet mua ky problem eshte diskutuar rreth viteve 2005-2006
Estilen- 713
Vrasje me anë të ushqimit
Kjo analize eshte vetem maja e ajsbergut, e cila perpiqet te demaskoje qellimet kriminale te elites, e cila perpiqet qe te coje njerezimin ne nje degradim total.(titra shqip)
rebelisistemit- Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)
80
Re: OMG - OMGJ
Pershendetje rebelisistemit
I kam lexuar pothuaj te gjitha postimet e tua dhe me duket se te gjithajane te bazuara ne librat e David Ickes. Te te them dicka, kur i kam lexuar kam ndjere nje merzitje dhe urrejtje aq te madhe per "eliten" mirepo keto ndjenja dhe sidomos ndjenja e frikes ndaj "fakteve" qe jepen nga kjo lloj letersie mendoj qe eshte nje e keqe plus. " Ajo qe une kam kuptuar dhe qe eshte pozitive eshte se tani nuk kam me frike nga vdekja pasi ai qe lind do te vdese me patjeter nga pleqeria nga semundjet nga aksidentet nga lufterat e kushedi cfare tjeter." A mund ti ruhesh dot vdekjes ??????????? Ajo do te vije nje dite sa ben se njeriu vdes nga OMGJ apo nga URIJAAAAAAAAAAAA
Shpresoj te mos e marresh si kundershtim ky eshte thjesht nje konkluzion imi personal.

ILIRA- 137
Re: OMG - OMGJ
rebelisistemit shkruajti:Kjo analize eshte vetem maja e ajsbergut, e cila perpiqet te demaskoje qellimet kriminale te elites, e cila perpiqet qe te coje njerezimin ne nje degradim total.(titra shqip)
Ke shume te drejte eshte vetem maja e ajsbergut kjo pai ka dhe shume elemnte te tjere te pranishem ne ushqime qe jane te demshme dhe ne pergjithesi jo shkaktojne kancer, por e pershpejtojne shfaqjen e tij. E dime te gjithe se kanceri eshte i trashegueshem dhe nuk fitohet. Elemente te tjere jane:
1. Benzoili qe eshte i pranishem ne te gjitha produktet kozmetike, madje shkakton dhe djegie te lekures kur eshte ne diell
2, Kriperat e aluminit te pranishem ne deodorante te ndryshme
3, Prania e disa elementeve kimik konservante ne mish dhe ne produktet e tyre sic jonet NO2, NO3 te cilat jane te demshem por dhe pa te se le dot mishin pasi kontaminihet nga mo patagjene.
4, Pesticidet e ndryshme qe mund te perdoren ne bujqesi te cilat mbarten ne ushqime (po flasim per produkte jo OMGJ ) te cilat kane ndikim sic eshte thene dhe video ne moshen e pubertetit, dhe ne alergjite te ndryshme qe shfaqen.
Tema eshte per OMGJ - te dhe te them te drejten me mire te perdoren produkte Omgj te cilat jane me rezistente nga insektet, moti se sa te perdoren pesticide te demshme. Kete pjese se ka menduar asnje. Nqs OMGJ jane te demshme jane vetem per faktin se nuk do te kemi natyralitet ne bimesi, jo se mund te kete pasoja ne shendet Ato jane vetem bime te cilat iu eshte marre nje gjen dhe i eshte modifikuar per te patur sa me shume prodhimtari dhe rezistence
nert- 63
Re: OMG - OMGJ
ILIRA shkruajti:Pershendetje rebelisistemit
I kam lexuar pothuaj te gjitha postimet e tua dhe me duket se te gjithajane te bazuara ne librat e David Ickes. Te te them dicka, kur i kam lexuar kam ndjere nje merzitje dhe urrejtje aq te madhe per "eliten" mirepo keto ndjenja dhe sidomos ndjenja e frikes ndaj "fakteve" qe jepen nga kjo lloj letersie mendoj qe eshte nje e keqe plus. " Ajo qe une kam kuptuar dhe qe eshte pozitive eshte se tani nuk kam me frike nga vdekja pasi ai qe lind do te vdese me patjeter nga pleqeria nga semundjet nga aksidentet nga lufterat e kushedi cfare tjeter." A mund ti ruhesh dot vdekjes ??????????? Ajo do te vije nje dite sa ben se njeriu vdes nga OMGJ apo nga URIJAAAAAAAAAAAA
Shpresoj te mos e marresh si kundershtim ky eshte thjesht nje konkluzion imi personal.
David Icke e njohe, por historit e tija si mare per argumente.Jam me shume i lidhur pas dokumentareve se sa pas letersis.Per mua David Icke eshte nje disinformator i infiltruar ne "truth movement".
Te gjithe e dime qe do vdesim nje dite,por ama kjo nuk eshte vdekje natyrale-kjo quhet vrasje! \Te pakten mos te vdesim pa e ngritur zerin.
Meqe e paske kaq te lehte vdekjen,pse si jep fund asaj dhe te shuash kurejshten se cndodh pas saj?!
rebelisistemit- Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)
80
Re: OMG - OMGJ
Derisa te vije ajo do perpiqem te mos luftoje me ullinjte e eres por te gjej me te miren nga kjo jete
ILIRA- 137
Re: OMG - OMGJ
ILIRA shkruajti:Derisa te vije ajo do perpiqem te mos luftoje me ullinjte e eres por te gjej me te miren nga kjo jete
Nese je ofenduar nga pergjigjia ime te kerkoj falje,skisha qellim te ofendoja. ullinjte e eres -mos ke patur qellim te shkruaje mullinjte e ers?! Nese po dije se fenomeni omg nuk eshte me teori konspirative,por eshte fakte ! Edhe mediat tona kan dhen fakte per to ! Ja nje kronik e Top_channel
rebelisistemit- Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)
80
Re: OMG - OMGJ
Jo nuk behet fjale per ofendim desha qe ta shohesh pak me bardhe jeten jo aq zi sepse fundja fundit kjo jete eshte e perkohshme. Ndersa sa per lapsusin tim u shkriva gazit hahahahahahahahaha do me falesh.
ILIRA- 137
Disa karikatura ne lidhje me temen.
Disa karikatura ne lidhje me temen.
rebelisistemit- Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)
80
Re: OMG - OMGJ
Çfarë po i ndodh njerëzimit nga ushqimet OMGJ
Njeriu është ai çka ha ose më saktë, më thuaj çfarë ha të të them si duhet të jesh me shëndet. Këto përbënin filozofinë bazë të kohës së Hipokratit, në periudhën e Greqisë së lashtë
Me OMGJ (Organizëm i Modifikuar Gjenetikisht) nënkuptohet një organizëm gjallor, pasuria gjenetike e të cilit është modifikuar nga njeriu nëpërmjet teknikave të inxhinierisë gjenetike. Sot, inxhenieria gjenetike është mjaft e zhvilluar dhe ka gjetur aplikime në shumë fusha, nga agrokultura tek mjekësia, deri tek ushqimet.
Por hyrja e OMGJ-ve, mbi të gjitha në sektorin ushqimor, ka shkaktuar edhe një debat mbi mundësitë e zhvillimit të këtyre teknologjive, pasi duket se ekziston një lidhje mes përdorimit të OMGJ-ve dhe disa dëmeve në shëndetin e njeriut e të kafshëve.
Njeriu është ai çka ha ose më saktë, më thuaj çfarë ha të të them si duhet të jesh me shëndet. Këto përbënin filozofinë bazë të kohës së Hipokratit, në periudhën e Greqisë së lashtë. Që në kohën e Indianëve, 12-15 mijë vjet më parë, është zbuluar se ekzistonte një lidhje e fortë midis ushqimeve dhe organeve të trupit.
Le të themi se, ushqime të caktuara ndikojnë fuqishëm në rendimentin e trurit dhe në funksionet fizike të trupit, si në kujtesën e njeriut, gjumin, dhimbjet, depresionet deri në aftësinë e të mësuarit dhe të përshtaturit ndaj nevojave të jetës. P.sh. ushqimet e pasura me lecitin, që ndodhet në familjen e bishtajoreve, rrisin fuqinë mendore, ndërsa ato të pasura me karbohidrate e të varfra me proteina, në mënyrën më të sigurtë të tyre e bëjnë njeriun të përgjumur, të ngathët e të vrazhdë. Kërkimet, si në atë kohë dhe në kohët moderne sot kanë vërtetuar që, ushqimi ose ushqyerja e saktë e kombinuar me aktivitetin fizik, mund të kurojë, sigurisht për një kohë më të gjatë se ilaçet, por më të sigurtë se ato, shumicën dërrmuese të sëmundjeve, për të mos thënë të gjitha. P.sh. çrregullimet nervore, çrregullimet në organet e tretjes, hemorroidet, henrie diskalis etj, mund të qetësohen nga medikamentet mjekësore, por kurrë s'mund të shërohen prej tyre. Përkundrazi, ato mund të shërohen totalisht vetëm nga mënyra e ushqyerjes. Atëherë, ku qëndron forca magjike e shërimit prej dietës korrekte të ushqimit? Me dietë, shpjegojmë dhe kuptojmë mekanizmin natyral të të ushqyerit tek njerëzit, jo sforcimin për të mbajtur dietë rraskapitëse, çmobilizuese deri në sëmundje-ndjellëse.
Sikundër në kohët shumë të lashta (indianët e vjetër) edhe Anshtajni e preku më se një herë idenë se universi përbëhet nga vibrime, të quajtura ndryshe vibrime të energjisë. Pra, materia, në çfarëdo lloj lënde qoftë, e ngurtë, e lëngët apo e gaztë thith dhe emeton valë me frekuenca të ndryshme, si ato alfa, beta dhe gama.
Veç të tjerave, ekziston një lidhje e ngushtë apo koherente e përsosur midis organizimit të universit dhe organizimit trupor. Sikundër universi, me mori yjesh, mikrokozmosi përbëhet nga qeliza të panumërta, që rriten e zhvillohen, në sajë të dritës, ujit, ajrit dhe ushqimit që hamë. Natyra e ushqimeve dhe pijeve që përdorim kanë efektet e tyre në trupin tonë, për pasojë dhe në mendjen tonë. Pra, të gjitha ushqimet përshkohen prej vibrimeve të sipërmendura, të padukshme e të fshehura, të përcaktuara qartë në bazë të tipeve e me frekuenca të ndryshme, të cilat ndikojnë në trupin dhe mendjen e personit që i konsumon.
Sipas tipit të vibracionit dhe forcës së energjisë, që mbizotëron në çdo objekt apo krijesë, bëhet e mundur që këta të fundit të marrin cilësinë e këtyre forcave. Këto forca klasifikohen sipas një kuptimi "gros", në forca të ndjeshme, të pandjeshme dhe statike.
Në varësi të mbizotërimit të këtyre forcave klasifikohen dhe ushqimet, si: ushqimet e ndjeshme (sensitive), që garantojnë tek njeriu ndjenjën e harresës, gëzimit, të vetëdijes, të dashurisë, paqes, të respektit, të moralit shpirtëror e të tjera si këto, ushqimet e pandjeshme (mutative), që stimulojnë tek njeriu forcë, lëvizje, dëshirë për ndryshim e të tjera si këto dhe ushqimet statike (statik ose dull), që i japin njeriut ndjenjën e plogështisë, të përkeqësimit deri në atë të sëmundjes.
Le t'i marrim me radhë. Kur njeriu përdor ushqimet e ndjeshme, vëren se mendja e tij rrjedh lehtësisht drejt niveleve më të larta të ndërgjegjësimit, rrjedh qetë dhe qartë. Këto ushqime janë baza e jetës, sepse përcjellin energji tek shëndeti mendor dhe fizik i njeriut, për rrjedhojë dhe paqe në psiqikën dhe shpirtin e tij. Në këtë grup ushqimesh përfshihen frutat, shumica e perimeve dhe zarzavateve, bulmetet dhe produktet e tyre, familja e kokrrizave si gruri, orizi, misri, shumica e barërave dhe erëzave. Këto ushqime, duke qenë se marrin energji diellore dhe kalojnë nën procesin e fotosintezës, sigurojnë për njeriun, një varietet të gjerë ushqyesish me vitamina, mikroelemente, etj., duke e furnizuar atë me proteina, karbohidrate, yndyrna dhe vitamina e minerale të cilat janë kryesore, më saktë jetike për njeriun.
Kur njeriu përdor ushqimet e pandjeshme vëren se, mendja e tij bëhet më e shqetësuar, më nervoze dhe e paaftë për t'u qetësuar dhe/ose relaksuar. Në fakt, këto i japin njeriut forcë për të lëvizur, për të ndryshuar, duke e stimuluar si mendjen dhe trupin e tij, nëse merren në mënyrë shumë të moderuar, në sasi mesatare, sepse përndryshe prishin ekuilibrin mendor dhe atë trupor. Në këto ushqime përfshihen pijet e pasura me kafeinë, çokollatat, ushqimet e fermentuara, disa lloj ilaçesh etj.
Kur njeriu përdor ushqimet statike vëren se, ai fillon e ndjehet si i përgjumur, i ngathët, pa energji, pa inisiativë dhe kjo ndodh veçanërisht kur ai redukton dy llojet e tjera të ushqimeve të sipërmendura.
Në këto ushqime përfshihen mishi, peshku, alkooli, cigaret, ilaçet, ushqimet e fermentuara në vazo, në kartona, vezët, kërpudhat, qepët, hudhrat etj., me anë të të cilave, njeriu bëhet më nervoz dhe i paaftë për t'u qetësuar dhe/ose relaksuar. Po në këtë kategori klasifikohet dhe ushqimi i marrë nga OMGJ-të. Këto kategori ushqimesh nuk mund të përbëjnë bazën e ushqyerjes së njeriut, sepse kanë aciditet të lartë dhe i mundojnë organet e trupit për t'i tretur e për t'i përthithur ato.
Aciditeti i lartë në trupin e njeriut është shkaku kryesor për fillimin e sëmundjeve të tij dhe përpos të tjerave, ato krijojnë shumë nxehtësi për trupin, duke krijuar shqetësime për trurin. Kjo është arsyeja, që këto lloj ushqimesh përdoren në kushte të veçanta klimatike, si në brezat e ftohtë dhe aspak në ato tropikale e ekuatoriale. Madje, mendohet që, ashtu si lëngu i qepës ngacmon sytë tanë, duke i bërë të qajnë, po ky stërmundim do thonim se krijohet edhe për proceset në tru e në mendje. Po kështu, edhe veza e mishi, të cilat përmbajnë kolesterol të lartë deri në 20 mlg, bëjnë të mundur nxitjen e një sërë sëmundjeve të gjakut e të zemrës. Në këtë mënyrë, duket qartë lidhja e produkteve ushqimore të dala nga toka, por që gjenerohen dhe nga vibrimet e lëshuara nga kozmosi që na rrethon.
Kjo lloj ndërhyrjeje ka bërë atë që ushqimet tona të kenë gjenetikën, veçoritë, shijet dhe vlerat e sotme, duke pranuar këtë lloj bashkëpunimi me natyrën. Në këtë kuptim, ushqimi nuk mundet të pranojë ndërhyrje të tjera në gjenetikën e tij nga duart e njeriut duke i trajtuar ato, si kavie për të kënaqur etjen e tij për para. Është llogaritur se, toka mund të ushqejë 40-50 miliardë njerëz normal, por jo 4-5 miliardë "grykësa", edhe nëse këto të fundit ushqehen vetëm me OMGJ. Pra, arsyet e mospërdorimit, as në sasi mesatare të kësaj kategorie ushqimi, nuk lidhet me ndjenja sentimentale e paragjykime apo bindje fetare, as me vlerësime emocionale, por me arsye e fakte shkencore nga vetë jeta njerëzore dhe sidomos nga eksperienca e akumuluar që në lashtësi e deri më sot.
Ushqimet më me shumë organizma gjenetike të ndryshuara
Produktet OMGJ ditët e sotme përbëjnë një nga temat më të diskutuara pas gripit të derrit. Bimët, kafshët apo mikroorganizmat të cilave u janë ndryshuar veçoritë, duke transferuar gjenet e një lloji tjetër me anë të metodave bioteknologjike quhen "organizma me gjenetikë të ndryshuar" ose "transgjenetikë". Sipas lajmit të publikuar nga BBC, jepen 5 produktet ku përdoret më shumë metoda OMGJ:
1. Aspartam (ëmbëlsues sintetik): megjithëse teknikisht është një lëndë sintetike, përftohet si rezultat i kombinacionit të dy amino acideve natyrale. Këto acide prodhohen nga dy lloje të ndryshme bakteresh dhe në disa raste njëri prej baktereve ndryshohet për të shtuar prodhimin. A është i dëmshëm aspartam? Aspartam nuk përmban lëndë gjenetike. Megjithëse nuk ekziston ndonjë provë, e cila të verifikojë mundësinë e shfaqjes së kancerit nga aspartame, tek minjtë e laboratorit të cilëve iu është dhënë ky i fundit, është vërejtur leucemi dhe kancer limfatik.
2. Vaj kanola: vaji kanola ose i njohur ndryshe si vaji i lakrës së egër dhe është një nga lëndët më të përdorura. 80% e kanolës së përdorur në Kanada është e ndryshuar gjenetikisht. Gjenetika e kanolas ndryshohet për të rritur imunitetin ndaj disa ilaçeve bujqësore të përdora për të zhdukur bimët e dëmshme.
Në këtë mënyrë, kontrollohen më lehtë barërat e egër, përdoren më pak ilaçe bujqësore dhe merret më shumë prodhim.
3. Qumështi: hormoni rBGH bën të mundur që lopët të prodhojnë më shumë qumësht dhe hap rrugën e mastitit (infeksionit të gjirit). Këto lopë të sëmura duhet të jenë vazhdimisht nën kontrollin e doktorit dhe të mjekohen me antibiotikë. Hormoni rBGH rrezikon njerëzit nga kanceri. Bota është ndarë më dysh përsa i përket sigurisë së qumështit të marrë nga lopët, të cilave iu është injektuar rBGH. Pavarësisht se përdorimi i këtij hormoni është ndaluar në Bashkimin Evropian dhe Australi, në Amerikë është lejuar dhe FDA nuk ka vendosur ndonjë kusht për përdorimin e këtij qumështi.
4. Soja: në mes gjithë produkteve soja është produkti me një ndryshim të thellë gjenetik. Në vitin 2007 më shumë se gjysma e botës prodhoi një lloj të modifikuar të saj. Gjenetika e sojës është ndryshuar për shkaqe të ndryshme. Arsyet më të përhapura janë rritja e imunitetit ndaj insekteve dhe kërpudhave gjithashtu edhe pasurimi i produktit nga ana e vitaminave, yndyrave dhe proteinave. Kështu mund të përdoret edhe si ushqim për kafshët. Në të njëjtën kohë, soja përdoret edhe si kimikat në farmaci. Në Amerikë nëse përdoret sojë në produkte të ndryshme, patjetër shkruhet në etiketë dhe zakonisht është me gjenetikë të ndryshuar. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për qumësht soje apo tofu, pasi ky produkt përdoret edhe në ushqime të tjera si buka, akullore të ndryshme, çokollata etj.
5. Misri: misri përdoret kudo në Amerike dhe në fakt, ajo është prodhuesja më e madhe e tij. Në vitin 2000 Ministria e Bujqësisë pohoi se 25% e misrit të prodhuar në Amerikë ndryshohet gjenetikisht. Produktet që përmbajnë misër janë salcat e sallatrave, margarina, mielli dhe shurupi i misrit.
Duket qartë që produktet e modifikuara gjenetikisht përdoren në prodhimin e ushqimeve kryesore që konsumohen çdo ditë dhe gjithashtu, janë të paevitueshme nga njerëzit. Ndërkohë, dëmet që shkaktojnë janë katastrofike pasi përdorimi i organizmave të modifikuara mund të dëmtojë: aparatin tretës, aparatin e frymëmarrjes dhe gjithashtu mund të krijojë alergji, mund të dëmtojë biodiversitetin dhe të ndikojë negativisht direkt në trurin e njeriut dhe në gjendjen e tij psiko-fizike.
Argumentet pro dhe kundër
Bashkimi Evropian ka shtyrë diskutimin rreth çështjes nëse duhet lejuar importimi i një lloji të misrit të modifikuar gjenetikisht, pasi Parlamenti Evropian kishte votuar për t''i dhënë fund moratoriumit mbi ushqimet me organizma të modifikuar gjenetikisht. Ndërkohë, zyrtarë të Vatikanit kanë thënë se Papa mund të konsiderojë miratimin e përdorimit të drithërave të modifikuara gjenetikisht në kuadër të luftimit të urisë në botë. Shkrimtari për çështje shkencore, Richard Holingham nga një korespondent i BBC-së tregon se cilat janë argumentet pro dhe kundër ushqimeve dhe drithrave të modifikuara gjenetikisht.
Holingham: Argumentet kryesore rreth bimëve të modifikuara gjenetikisht nga ana e shkencëtarëve janë se nëpërmjet këtij procesi nuk janë duke bërë diçka thelbësisht të ndryshme nga kultivimi i zakonshëm i bimëve. Ata vetëm e marrin gjenin (ndonjëherë edhe të kafshës) që ata e konsiderojnë si të dobishëm dhe e inkuadrojnë atë në materialin gjenetik. Ata thonë se kjo nuk paraqet asnjë problem, asnjë problem në aspektin e mjedisit dhe shëndetit. Por, ata që janë kundër i akuzojnë shkencëtarët se po ngatërrohen me natyrën, sidomos kur është fjala tek përdorimi i gjeneve të kafshëve. Argumenti kryesor i tyre kundër bimëve të modifikuara gjenetikisht është se janë të padëshmuara dhe se për momentin ky është vetem një eksperiment me jetën. Ndonëse këto lloj bimësh tashmë kultivohen për më shumë se dhjetë vjet në Shtetet e Bashkuara, për skeptikët kjo është një kohë shumë e shkurtër për të vlerësuar pasojat në mjedis.
BBC: Çfarë ligjesh ose rregullash janë në fuqi për sa i përket kultivimit dhe shitjes se ushqimeve që përbëjnë organizma të modifikuara gjenetikisht?
Holingham: Bashkimi Evropian ka një numër të madh vendesh anëtare që kanë organizata të forta të mbrojtjes së mjedisit, ndërkohë që në disa pjesë të Gjermanisë ushqime të tilla janë të ndaluara plotësisht. Ka ekzistuar një moratorium ose embargo mbi bimë të reja të modifikuara gjenetikisht dhe shumë rregullime të ndryshme sa i përket prodhimeve të tilla. Janë disa bimë eksperimentale në Evropë, por ato nuk kultivohen në shkallë të gjerë, një gjë që është krejtësisht ndryshe me Shtetet e Bashkuara ku bimë të tilla kultivohen gjithandej dhe konsiderohen saktësisht njëlloj sikurse të ishin bimë konvencionale.
BBC: Një ide e mëparshme ishte që drithërat e modifikuar gjenetikisht të përdoren në çrrënjosjen e urisë në vendet e varfëra, çfarë mendohet sot për këtë?
Holingham: Janë disa drithëra dhe bimë të modifikuara gjenetikisht në disa vende të botës që tani janë në zhvillim e sipër. Për shembull, në Indi kemi të ashtuquajturin oriz të artë, i cili është i avancuar me vitamina dhe është modifikuar me qëllim që të ndihmojë popullin e atjeshëm duke u dhënë orizin që është më i mirë. Gjithashtu, ka projekte të ngjashme edhe në Afrikë ku drithërat do të kultivohen edhe në tokë shumë të varfër. Këto lloj projektesh janë të mbështetura nga fonde.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi