EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klervuajansa - Clairvoyance

Shko poshtë

Klervuajansa - Clairvoyance Empty Klervuajansa - Clairvoyance

Mesazh  Neo 05.05.10 23:26

Klervuajansa - Vizioni

Klervuajansa - Clairvoyance Clairv10

Vizioni është një mjet i perceptimit jashtë-ndijor me anë të cilit, sipas parapsikologeve, perceptojmë objekte ose njerëz të pa njohur përmes shqisave, e cila deri tani ështe e pashpjegueshme nga shkenca.

Vizioni apo Klervuajansa (të parët e qartë), kleraudienca (të dëgjuarit e qartë) dhe klersentienca (të ndjerit e qartë) hyjnë në listën e forcave medium.

Këto fenomene janë parë me imtësi në librin Seelsorge und Okkultismus, prandaj këtu po përmendim vetëm disa shembuj.


- Një vajzë 6 vjeçare pa ëndërr sikur fqinji i vuri zjarr shtëpisë së tyre. Kur ua tregoi prindërve të nesërmen ëndrrën që kishte parë, ata e qetësuan dhe i thanë që të mos ia thoshte njeriut, as të mos e përmendëte më këtë ëndërr. Po pas një viti, ëndrra u bë realitet. Një natë shtëpia u dogj dhe pas hetimesh, fqinji u dënua si shkaktar i krimit.


- Një grua 44 vjeçare tregoi këtë histori. Burrin e parë ia kishte vrarë Gestapoja. Ajo e kishte parashikuar ngjarjen katër ditë para se të ndodhte. Burri i dytë qe shtruar në spital. Gruaja kishte parë në ëndërr një krevat spitali bosh dhe një dorë të fishkur.
Të nesërmen kur vajti në spital, pa se i shoqi i kishte duart të ftohta e të mpira. Pas kësaj ai vdiq.


- Një djalë i ri në një fshat u zhduk papritur. Të afërmit organizuan një fushatë për ta kërkuar gjithandej dhe mendohej se kishte vrarë veten. Gjithë fshati doli për ta kërkuar. Pa sukses. Pastaj i kërkuan ndihmë një sakati që jetonte në një fshat fqinjë. Ky sakat kishte emër se kishte disa aftësi të jashtëzakonshme.
Ai iu tha se djalin e ri e kishin vrarë dhe se trupi i tij gjendej në thellësi të një pylli. Parashikimi i tij doli i vërtetë dhe e gjetën trupin e djalit të ri të dërmuar nga të goditurat pikërisht në atë vend.


- Në Alzasë ka tri lloj magjistarësh. Së pari të ashtuquajturit "priftërinj të pantofles", pastaj "provuesit e urinës", dhe së treti "gjumashët".
Priftërinjtë e pantofles kërkojnë nga pacientët që t'u japin pantoflet. Duke mbajtur në dorë pantoflen, janë në gjendje të bëjnë diagnozën e sëmundjes.
Provuesit e urinës nuk e analizojnë urinën nga pikëpamja e përmbajtjes së albuminës, sheqerit, apo hemoglobinës, po thjeshtë mbajnë një sasi në dorë dhe kështu bëjnë një diagnozë korrekte.
Gjumashët bien në trans dhe duke u përqëndruar, arrijnë të diagnostikojnë sëmundjen e pacientit.


- Një magjistar klarsentient mund të diagnostikojë sëmundjet me 100% saktësi.
Një profesor mjekësie një herë provoi aftësinë e tij dhe vërtetoi se ai mund të përcaktonte diagnozën në një kohë rekord, edhe në rastet më të vështira.
Që atëhere profesori i dërgon rastet e koklavitura te ky magjistar për diagnozë. Magjistari mund të përcaktojë edhe shkakun nga se ka vdekur një person, në rast se i jepet një objekt që i takonte atij personi.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi