EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kulla e Djajve

Shko poshtë

Kulla e Djajve Empty Kulla e Djajve

Mesazh  Elizza 01.05.10 18:27

Kulla e Djajve, legjenda e fisit Su dhe hipoteza shkencore


Kulla e Djajve Wyoming-devils-tower


Shumica e gjeologëve besojnë se shkëmbi monolit është gryka e një vullkani të vjetër që ka mbetur në këmbë pas shëmbjes së shkëmbenjve të butë përreth tij nga errërat, uji dhe ngricat


Devils Tower, Kulla e Djajve ngrihet rreth 260 metra mbi mjedisin që e rrethon dhe maja e saj pak më tepër se 1550 metra mbi nivelin e detit. Parku prej 550 hektarësh është i mbushur me pyje pishash dhe lëndina ku vërtiten drerët, qentë e gjahut dhe forma të tjera të faunës. I njohur edhe si Strofkulla e Arriut, parku kombëtar Devils Tower është një vend i shenjtë për shumë indianë të Amerikës. Presidenti Theodore Roosevelt e shpalli këtë tokë monument kombëtar në vitin 1906. Në serinë tonë të përjavëshme “Parqet Kombëtare të Amerikës” ju sjellin sot pamje nga Kulla e Djajve.

Në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, sa hyn në Uajoming, pjestarët e fisit Su (Sioux) tregojnë një histori me përfundim të gëzuar, një nga shumë legjendat për një kullë të madhe guri. Sipas kësaj legjende, tri shërbëtore mblidhnin lule kur u sulmuan nga arrinjtë. Për të shpëtuar, ato iu ngjitën një shkëmbi. Duke parë gjendjen e tyre të dëshpëruar zotërit e bënë shkëmbin të lartësohej. Ndërsa arrinjtë i ngjiteshin shkëmbit, ai lartësohej edhe më shumë deri sa më në fund arrijtë ranë dhe ngordhën. Por në faqet e shkëmbit edhe sot shikon gërvishtjet e thella që lanë putrat e tyre.

Spekullimet shkencore janë më pak romantike. Shumica e gjeologëve besojnë se shkëmbi monolit është gryka e një vullkani të vjetër që ka mbetur në këmbë pas shëmbjes së shkëmbenjve të butë përreth tij nga errërat, uji dhe ngricat. “Bad Gods Tower”, “Kulla e zotërve të këqinj” ishte përkthimi që i bënë eksploruesit e parë emrit “Kulla e djajve” që i kishin vënë asaj Sutë. Ky masiv shkëmbor mbresëlënës vazhdon të jetë një pejsazh mistik legjendash dhe mitesh.

Stephen Spielberg, regjisor i filmit fantastiko-shekencor “Close Encounters Of The Third Kind”, zgjodhi Devils Tower për zbritjen e qënieve nga një botë tjetër.

Komandanti ushtarak i njësisë së qeverisë që e vrojtoi atë në vitn 1875 tha prerazi se “maja ishte e paarritshme nga krijesat pa krahë”. 18 vjet më pas, deklaratën e tij e sfidoi kauboi William Rogers me ndihmësin e tij Willard Ripley. Më 4 korrik 1893, dyshja festoi Ditën e Pavarësisë duke iu ngjitur Devils Tower. Ata përdorën një shkallë 20 metërshe dhe ganxha hekuri për t’iu ngjitur faqes së shkëmbit. Sot, rreth 2000 alpinistë në vit i ngjiten kësaj kollone shkëmbore mbi 250 metra të lartë. Megjithëse mesataja e ngjitjes ështa nga 3 në 4 orë, koha rrekord është 18 minuta.

Në vitin 1906, kjo gradaçielë e krijuar nga natyra u shpall monumenti kombëtare Devils, monumenti i parë kombëtar i vendit.
//Voa News//
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi