EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mantra

3 posters

Shko poshtë

Mantra Empty Mantra

Mesazh  Neo 27.04.10 19:51

Mantra Maxres12

Mantra është një kombinim rrokjesh apo tingujsh që me anë të përsëritjes dhe bashkërendimit fjalë-koncntrim-përfytyrim, krijon një si qark elektrik apo vibracion të stërholluar, që shërben si trampolin për të kërcyer nga 'fjalët boshe' në kontaktimin dhe tokëzimin real të asaj force të universit që nënkuptohet nga vargjet përkatëse.

Mantra është një formulë me fjalë e cila shëben për meditim, që shërben për ta shpëtuar atë që e reciton, dhe që t'i japi mirëqënie atij/asaj. Fjala në vetvete do të thotë: t'i mbledhësh dhe t'i mbash lart mësimet e Budës në Zemër.

Më poshtë po rendisim disa nga mantrat më të njohura:

AUM

OM MANI PADME HUM

GATE GATE PARAGATE PARASAMGATE BODI SOHA

UM AH RA PA ÇA NA DI

UM AH HUNG

AUM TAT SAT AUM

AUM SHI-VA-JA VASHI

OM NAMAJA SHIVAJA OM


Edituar për herë të fundit nga Neo në 15.02.15 1:35, edituar 1 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mantra Empty Re: Mantra

Mesazh  Neo 27.04.10 20:50

Om / auum / Mantra

Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mantra Empty Re: Mantra

Mesazh  Jon 10.06.10 22:03

Të këndosh OM
Shtatë mënyra se si mund të ndihmojë

Tingulli OM konsiderohet si mantra (fjalë e fuqishme, që përsëritet në meditim) e mantrave, tingulli zanafillor nga i cili kanë dalë të gjithë tingujt e tjerë, tingulli-amë ose madje zanafilla e krijimit. Si ndihmon këndimi i OM-it?

Këtu janë shtatë mënyra se si këndimi i OM-it mund të të ndihmojë në jetë. Disa nga efektet e një praktike të tillë përfshijnë:

1. një efekt qetësues i shkaktuar nga frymëmarrja e rregulluar dhe e ngadalësuar

2. lehtësimi i arritjes së fazës së parë të meditimit, sepse tërheq vëmendjen tënde nga jashtë brenda

3. një masazh i këndshëm harmonik zanor për gjoksin, barkun, shpinën dhe kokën

4. përmirësimi i funksioneve të organeve

5. përmirësimi i përqëndrimit dhe funksioneve të tjera të trurit

6. një ndjenjë e papërshkrueshme mirëqenieje, paqeje dhe harmonie, që vetëm mund të çmohet sa duhet nëse përjetohet.

7. Më në fund është një hyrje ideale për disa lloje meditimi dhe praktikash spirituale.

OM-i, kur këndohet, tingëllon si A-O-U-M.

Dick de Ruiter
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mantra Empty Re: Mantra

Mesazh  Neo 09.02.14 17:27

Çdo chakra korrespondon me një notë dhe një mantra...në fakt një fjalë që thjesht përsëritet në mënyrë të rregullt ...për ta bërë më mirë, gjithashtu duhet të përfshihet vizualizimi i  ngjyrës, frekuenca e dridhjes së ngjyrës dhe frekuenca vibruese e zërit.


Mantrat tradicionale:

Chakra e Rrënjës Muladhara: Lam - ngjyra e kuqe dhe nota DO
Chakra e Shenjtë Svadisthana: Vam - ngjyra portokalli dhe nota RE
Chakra e Nervave Manipura : Ram - ngjyra e verdhë dhe nota MI
Chakra e Zemrës Anahata : Yam - ngjyra e gjelbër (jeshile) dhe nota FA
Chakra e Fytit Vishudda : Ham - gjyra e kaltër dhe nota SOL
Chakra e Syrit të 3-të Ajna : Kham -  ngjyrë vjollce dhe nota LA
Chakra e Kurorës Sahasrara : Om - ngyjyra e purpurtë dhe nota SI
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mantra Empty Re: Mantra

Mesazh  Hagel 15.02.15 1:16

Dëgjimi apo recitimi i rregullt i një mantre zbut sistemin nervor, nxit të menduarit pozitiv dhe na çliron nga ndikimet negative.
Ne pastaj mund të gëzojmë një jetë më të lumtur dhe më të qetë.

Përdorimi i mantrave na hap në një dimension shpirtëror.
Në mënyrë intuitive, ne të gjithë duam gëzimin e pandarë dhe të pafund të shpirtit tonë. Kjo dëshirë e papërmbajtshme na shtyn për të zbuluar në vërtetë vendin tonë në univers dhe për të ushtruar të drejtën tonë më elementare si parcelë e Përjetësisë dhe Hyjnisë.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mantra Empty Re: Mantra

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi