EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryqezatat

2 posters

Shko poshtë

Kryqezatat Empty Kryqezatat

Mesazh  Kinich-Ahau 22.04.10 13:48

Kryqezatat

Kryqezatat 18425510

Ne fillim te shekullit te 13-te Kisha Katolike Romake ishte ne nje situate pothuajse te pashprese. Ne njeren ane situata kercenohej nga korrupsioni i rende qe ndodhte brenda perbrenda. Ne anen tjeter kjo situate perballohej me nje popullaritet te mesimeve te Paulicians. Per me teper vemendja e saj ishte ndare nga pjesemarrja ne kryqezate. Shumica e veprimeve te tyre ishin drejtuar ne ndalimin e avancimit te shpejte te Islamit dhe rimarjen e Jeruzalemit:

Udheheqesit e Vatikanit duhet te kene pare ngjashmerine e theksuar midis Islamit dhe Unitarianizmit ashtu sic eshte predikuar dhe prej Ariusit. Te dyja besojne ne nje Zot. Te dyja e pranojne Jezusin si profet.

Te dyja besojne ne Marine e Virgjer dhe ne panjollosjen e Jezusit, dhe te dyja pranojne Shpirtin e Shenjte por hedhin poshte hyjnine qe i atribuohet atij. Keshtu urrejtja per arianet u transferua tek muslimanet. Duke i pare kryqezatat nga ky aspekt ato pushojne se qeni nje fenomen i izoluar i historise se kishes, dhe kthehen ne nje perhapje te masakres se Kishes Pauline ndaj arianeve. ("Mary and Jesus in the Qur'an").

Nuk ka asnje qellim ne veprat e sotme per te mbuluar fenomenin e kryqezatave. Ato filluan dhe perfunduan ne konfuzion, dhe shume njerez vdiqen gjate tyre. Kryqezata e pare e cila filloi ne vitin 1096 ishte formuar, ashtu sic e permend edhe Giboni, prej hajdutesh dhe kriminelesh. Kjo ishte pasoje e Keshillit te Klermontit ne vitin 1095 ne te cilin Papa deklaroi qe cdokujt qe do te bashkohej me kryqezatat do t'i jepej nje kompensim i plote i te gjithe mekateve te kryera dhe do te lirohej nga cdo krim.

Kjo praktike u institucionalizua prej Kishes Katolike ne shekullin e 5-te. Per nje shume parash Papa do te leshonte nje leje e cila ose te falte te gjitha krimet e kryera ose ose ti lejonte keto krime te cilat mund te ishin te ndaluara. E ngjashme me kete kushdo qe perdorte menyren e rrefimit dhe i ishte dhene nje denim i rende per te shlyer mekatet e tij ne vend te kesaj mund ti paguante kishes para. Keto metoda e bene kishen shume te pasur dhe shume prej njerezve te varfer.

Si rezultat i ketij dekreti leshuar prek Keshillit te Klermontit, cdokush qe kishte kryer nje veprim te gabuar duke filluar qe nga vjedhja e deri tek vrasja, mund te grumbulloheshin nen flamurin me kryq. Llumi i njerezve qe numerohej deri ne 60,000 burra e gra, plackiten gjithe rruges se tyre nepermjet Evropes.

Kur arriten ne Hungari ata u perballuan me Paulicians stergjysherit e te cileve ishin detyruar te largoheshin prej persekutimit te Perandoreshes Theodhore ne drejtim te veriut prej Trakia. U zhvillua nje beteje e madhe ne te cilen 2/3 e kryqezatoreve u vrane. Ata qe mbijetuan kerkuan strehim ne malet e Trakia.

Perandori i Kostandinopojes u erdhi ne ndihme dhe i shpetoi ata duke i strehuar ne qytet. Kur ata arriten ne Kostandinopoje, pasurite e qytetit ishin nje tundim i madh per keta njerez. Per fat te mire perandori i perzuri keta njerez afer Bosforit perpara se ata te shkaterronin gjithe qytetin.

Perforcime me ushtare me te stervitur u derguan qe te bashkoheshin me ata qe kishin mbetur nga Kryqezata e pare. Te udhehequr nga Godfrei ata arriten ne Kostandinopoje dhe luftuan perandorin duke e rrethuar qytetin. Megjithate perandori mundi ti blinte dhe t'u mbushte mendjen qe ti permbaheshin planit te tyre te pare i cili ishte te luftonin muslimanet dhe te mernin Jeruzalemin, dhe gjithashtu si te paret keta u percollen per ne Bosfor. Godfrei me vone arriti te pushtonte Jeruzalemin ne vitin 1099.

Kryqezata e dyte u krye 48 vjet me vone pas renies se Jeruzalemit ne vitin 1147 ne menyre qe mbeshtetnin te mbijetuarit e Kryqezates se pare. Portat e qyteteve si ne Evrope ashtu edhe ne Azi u mbyllen ndaj pjesemarresve ne kryqezata, dhe ushqimi u jepej vetem nepermjet mureve duke ua hedhur me shporta.

Ky ushqim ishte i cilesise me te dobet dhe shpesh here i papershtatshem per konsumimin njerezor. Ata u pushtuan nga uria. Shume prej tyre vdiqen perpara se sa te arrinin Palestinen. Te mbijetuarit u vrane ne beteje. Jeruzalemi u pushtua prej muslimaneve ne vitin 1187.

Kryqezata e trete e udhehequr mes te tjereve edhe nga mbreti Rikard i Anglise, nuk mundi te rimerrte Jeruzalemin. Rikardi u kthye ne Angli ne vitin 1192 me ata qe i kishin mbijetuar betejes.

Kryqezata e katert zgjodhi nje objekt me te lehte per te pushtuar dhe, pervec faktit qe Kostandinopoja ishte ne duart e Kristianeve, mundi te arrinte deri aty ku dy kryqezatat e para kishin falimentuar.

Ne vitin 1203, ata shperthyen ne kryeqytetin e lashte te Lindjes, duke plackitur e vrare. Kishat paten te njejtin fat, dhe trofete e marra prej kishave jo vetem qe me vone u bene shkak per adhurimin e objekteve ne perendim por gjithashtu pasuruan Kishen Katolike Romake.

Me te ndricuarit prej te huajve, pervec ndjekjes se bashkeatdhetareve te tyre, ushtruan te drejten e kerkimit dhe marrjes se relikeve te shenjtoreve.

Shume e madhe ishte sasia e kokave dhe eshtrave, kryqeve dhe pamjeve, qe u shperndane nga ky revolucion neper kishat e evropes; dhe i po te njejtave permasa ishte edhe rritja e pelegrinazhit dhe ajo e te berit fli, saqe asnje dege me leverdi kaq te madhe nuk ishte importuar ndonjehere prej Lindjes.

Nga shkrimet e antikitetit, shume nga te cilat akoma ekzistonin ne shekullin e 12-te tani kane humbur... pa marre parasysh permasat e humbjeve tona, ne mund te vajtojme per bibliotekat qe u zhduken nen zjarrin e Kostandinopojes ( Decline and Fall of the Roman Empire, p.385).

Pervec pasurise e cila erdhi si rrjedhoje e plackitjes se Kostandinopojes, kryqezatat ishin nje biznes fitimprures, jo vetem finianciarisht por ne termat e jetes. Me rritjen e levizjes Pauliciane ne France, Kisha Katolike u forcua te drejtonte vemendjen drejt sigurimit te pozites se saj ne Evrope.

Ky ndryshim ishte ndoshta nje nga arsyet me te medha qe shkaktoi deshtimin e kryqezates se peste e cila filloi ne vitin 1218. Kisha kishte filluar sulme te pergjithshme ndaj muslimaneve te Sicilise dhe Afrikes Veriore, muslimaneve te Turqise dhe Palestines, muslimaneve te Spanjes dhe tani edhe paulinevet Cathari te Frances.

Ishte e pamundur te mbahej nje grade e pelqyeshme agresiviteti ne te gjitha keto fronte per nje kohe te gjate. Rrjedhimisht kisha u detyrua te reduktonte aktivitete e saj ambicjoze dhe te drejtonte vemendjen drejt armiqve te saj qe ishin me afer Romes.

"njerezit e varfer te Lionit" qe ishin rober, duke imituar Jezusin, shpejt rane ne kundershtim me kishen zyrtare, sepse ata refuzuan te adhuronin Jezusin si Zot. Rreth vitit 1190, ata u bashkuan me paulinet e Catharit. Numri i tyre tani ishte aq i madh saqe Kisha Katolike ishte nen rrezikun e tejkalimit ne numer dhe zevendesimit prej tyre.

Ata kundershtuan gjithe strukturen e kishes zyrtare si nje perparesim, sepse ata e dinin qe cdo njeri kishte hyrje te drejperdrejte me Zotin. Ata kishin librat e tyre te shenjte te shkruajtura ne gjuhen romake. Keto ishin te lejuara per kedo qe donte t'i lexonte ato, te cilat ishin shume te njohura midis njerezve qe nen regjimin e Kishes Katolike nuk kishin leje as per librat e shenjte zyrtare.

Keshtu per nje moment priftit Fulgentio iu terhoq verejtja prej Papes ne nje leter ne te cilen shkruhej: " predikimi i shkrimeve eshte nje gje e dyshimte. Ai qe i permbahet shkrimeve do te shkaterroje besimin katolik." Ne letren tjeter ai ishte akoma me i qarte, duke paralajmeruar kunder kembenguljes se madhe rreth shkrimeve "i cili eshte nje liber qe neqoftese cdokush i permbahet shume ai pothuajse do te shkaterroje Kishen Katolike".
Kinich-Ahau
Kinich-Ahau

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kryqezatat Empty Re: Kryqezatat

Mesazh  Luli 20.08.12 10:29

KRYQEZATAT - Të vërtetat e pathëna

Kryqezatat Kryqezata-jeruzalem

Gjithkush mund ta perceptojë këtë si një epokë “lufte totale” mes Islamit dhe perëndimit, një epokë konfliktesh të ashpër, të nxitur nga urrejtja dhe ciklet e dhunës reciproke.

Ky është sigurisht vizioni i kryqëzatave, i përdorur për të nxitur idenë e një përplasje të pashmangshme të qytetërimeve mes Evropës dhe botës myslimane. Por a është i vërtet ky koncept për epokën e kryqëzatave, nëse e këqyr me kujdes?

Kjo nuk ishte një epokë miqësore marrëveshjesh të kollajta dhe harmonie, por duke parë realitetet mbizotërues të botës në përgjithësi, nuk duhet të jetë surprizë. Vetë perëndimi në Mesjetë ishte i mbushur me rivalitete mes të krishterëve dhe luftëra të pafundme; intoleranca sociale dhe fetare ishte gjithashtu kudo në rritje.

Sipas këtyre standarteve, përzierja e kontakteve dhe konflikteve të vazhdueshëm në lindjen e Mesdheut gjatë kryqëzatave nuk ishte aq e madhe. Në një analizë të ekuilibrave, historia e kryqëzatave nuk tregon aspak se Islami dhe perëndimi ishin të destinuar që atëherë që të shkonin drejt një “përplasjeje të qytetërimeve”

Imazhet më të fuqishëm dhe të menjëhershëm që lidhen me memorien e kryqëzatave të mesjetës janë të dominuar nga lufta dhe dhuna: të dërguarit e parë të kryqëzatave që ecnin mbi gjakun deri në gju të myslimanëve në 15 korrik 1099, pas vrasjeve barbare për rimarrjen e Jeruzalemit; ushtria e kryqëzatës 88 vjet më vonë në fushëbetejën e Hatinit, në prag të një humbjeje të tmerrshme në duart e heroit më të madh të Islamit, Saladinit, dhe Baibari, sulltani i pamëshirshëm i Egjiptit të mamlukëve, që mbylli dyert e kryqëzatorit Antiok më 19 maj 1268, përpara se të therte me mijëra brenda tyre.

Në këtë sfond, gjithkush mund ta perceptojë këtë si një epokë “lufte totale” mes Islamit dhe perëndimit, një epokë konfliktesh të ashpër, të nxitur nga urrejtja dhe ciklet e dhunës reciproke. Ky është sigurisht vizioni i kryqëzatave, i përdorur për të nxitur idenë e një përplasje të pashmangshme të qytetërimeve mes Evropës dhe botës myslimane. Por a është i vërtet ky koncept për epokën e kryqëzatave, nëse e këqyr me kujdes?

Vdekja e Profetit Muhamed në vitin 632 u pasua nga një valë e furishme ekspansioni islamik, teksa fise arabë u derdhën jashtë gadishullit arabik dhe mbushën Palestinën (përfshirë Jeruzalemin), Sirinë, Irakun, Iranin dhe Egjiptin me një shpejtësi të pazakontë. Në shekullin që pasoi, ritmi i këtij ekspansioni u ngadalësua disi, por ai gjithësesi vazhdoi aq sa në mesin e shekullit të tetë bota myslimane shtrihej nga lumi Indus dhe kufijtë e Kinës në lindje, përgjatë Afrikës veriore deri në Spanjë dhe Francën jugore në perëndim.

Tashmë në vitin 1000 myslimanët jetonin në komunitete në kufijtë e Evropës perëndimore, më të njohurit në Iberi dhe Sicili. Ata që kërkojnë të gjejnë prova të kontakteve konstruktivë dhe jo destruktivë gjatë pikëpjekjeve mesjetare të Islamit me perëndimin e krishterë, zakonisht kthehen nga këto dy zona kufitare. Aty zbulojnë prova të bollshme për shkëmbime ndërkulturorë, transmetime intelektualë dhe shkrirje artistike.

Në të kundërt, historia e kryqëzatave shpesh herë pranohet si njëdimensionale, si e nxitur vetëm nga lufta e shenjtë e të krishterëve dhe xhihadi i myslimanëve. Në fakt, një këndvështrim i tillë e nënvlerëson së tepërmi kompleksitetin dhe ngjyrat e luftës për Tokën e Shenjtë që nisi me Kryqëzatën e parë në vitin 1095 dhe përfundoi me kolapsin e shteteve të ndërtuar nga kryqëzatat në 1291.

Toka përtej detit


Pas kryqëzatës së parë, u krijuan katër shtete – avanposte të izoluar të krishterë që zgjatën pothuajse dy shekuj dhe që u njohën si Outremer (toka përtej detit). Historia mbresëlënëse e atyre katër vendbanimeve sigurisht që nxjerr zbuluar një betejë të vazhdueshme për mbijtesë kundër myslimanëve të Mesdheut lindor.

Por historia e Outremer ofron edhe shembuj të shumtë të marrëdhënieve mes të krishterëve dhe myslimanëve, që në një farë mënyre e hedh në erë idenë që kjo ishte një botë konflikti të përjetshëm. Shtetet e ngritur prej kryqëzatave u asimiluan me shpejtësi prej zakoneve lokalë dhe të gjithë palët nisën të shfaqin një dëshirë pragmatiste për të bërë ujdi, madje edhe aleanca me ata që supozohej të ishin armiqtë e tyre, atëherë kur ishte e nevojshme.

Prandaj në vitin 1108, më pak se një dekadë pas marrjes brutale të Jeruzalemit prej kryqëzatave, Latinët e Antiok luftuan përkrah myslimanëve të qytetit fqinjë të Alepos kundër një armiku të përbashkët: në këtë moment, një koalicion i dytë i pazakontë, i përbërë nga forca të krishtera nga shteti rival i ngritur prej kryqëzatave, i Edesës, dhe irakenëve nga Mosuli.

Disa kontakte ishin në një nivel edhe më personal. Fisniku antioken Robert Fitz Fulk, zhvilloi një miqësi të ngushtë me luftëtarin turk Tughteini i Damaskut në fillim të shekullit 12. Ndosta kjo ndihmoi për çimentimin e një aleance jetëshkurtër mes dy qyteteve të tyre në vitin 1115. Por deri në vitin 1119, të dy ishin ftohur shumë me njëri tjetrin. Kur Robert u burgos dhe u soll në Damask atë vit, ai mund të ketë shpresuar se do të lihej i lirë.

Në fakt, kur ai refuzoi që të heqë dorë nga besimi i tij i krishterë, Tughteinin e mbërtheu zemërimi dhe ia preu kokën Robertit “me një të vërvitur të shpatës”. Më vonë u tha se Tughteini e kishte larë me flori kafkën e mikut të dikurshëm.

Në pjesën e mbetur të shekullit të dymbëdhjetë dhe më tej, myslimanët dhe të krishterët nga perëndimi shpesh herë u shfaqën të gatshëm për të negociuar përkohësisht, marrëveshje që do të ishin të dobishme për të dy palët. Edhe Saladini, i cili e mori pushtetin në Siri në vitin 1174 me premtimin se do të zhvillonte xhihadin dhe që denonconte vazhdimisht myslimanët e tjerë se bënin ujdi me latinët, fshehtas bënte marrëveshje me kontin e Tripolit në vitin 1176. Sulltani vazhdoi të demonstrojë të njëjtën qasje fleksibël ndaj kontakteve diplomatikë edhe për pjesën e mbetur të karrierës së tij.

Kujdes i madh duhet bërë kur vlerëson domethënien e këtyre shembujve të negociatave, ujdive apo edhe aleancave. Ato nuk paraqesin një përpjekje për të bërë paqe të qëndrueshme mes Islamit dhe perëndimit. Ato ishin më shumë ushtrime për të arritur volinë maksimale.

Në Mesjetë, diplomacia ishte zakonisht një mjet për konflikt, që përdorej për të arritur avantazhe, ose një pushim të përkohshëm gjatë të cilit duhej rifituar forca për të rifilluar veprimet luftarake. Megjithëkëtë, është mbresëlënëse të konstatosh që, edhe në kontekstin e një lufte të ngarkuar nga pikëpamja fetare për dominimin e Tokës së Shenjtë, vazhdimësia e një “lufte totale” rezultoi e pamundur, ndoshta edhe e padëshirueshme.

Thirrja e tregtisë

Përgjatë gjysmës së parë të shekullit 13, pasardhësit e Saladinit ishin edhe më të gatshëm për të bërë marrëveshje me shtetet e krijuar nga kryqëzatat. Duket se qëllimi i tyre ka qenë që të ruanin një ekuilibër delikat të fuqive në Lindje, me qëllim që marrëveshjet tregtare mes Lindjes dhe Perëndimit të fuqizoheshin. Në fakt, epoka e kryqëzatave jo vetëm nuk solli një mbytje të tregtisë mes armiqve të betuar, por në të pati madje një rritje pothuajse eksponenciale në madhësinë dhe shtrirjen e kontakteve tregtarë mes Islamit dhe Evropës Latine.

Tregtarë italianë nga Venecia, Piza dhe Xhenova luajtën një rol parësor në këtë proces, duke krijuar enklava në portet e mëdhenj të shteteve të kryqëzatave, si dhe në qytetet bregdetarë, ndërkohë që krijuan një rrjet kompleks rrugësh tregtare transmesdhetare.

Këto arterie pulsuese të tregtisë, që lidhnin lindjen e afërt me perëndimin, mundësuan që produktet lindorë dhe sendet me vlerë nga Lindja e Mesme dhe Azia të mbërrinin në tregjet e Evropës.

Kalimi i mallrave nga bota myslimane në portet e Mesdheut ishte shumë i rëndësishëm jo vetëm për të krishterët. U bë një prej elementëve më kyçë të ekonomisë së lindjes së afërme në tërësi: jetësore për tregtarët myslimanë që krijonin rrugët tregtare për karvanët drejt lindjes; shumë të rëndësishme për të ardhurat e qyteteve të mëdhenj të Islamit, Alepo dhe Damasku. Këta interesa të përbashkët prodhuan ndërvarësi si dhe nxitën kontakte të kuruar me kujdes, edhe në kohëra kur konfliktet politikë dhe ushtarakë ishin në kulmin e tyre. Në fund – edhe në mesin e luftës së shenjtë – tregtia ishte shumë e rëndësishme për t’u ndërprerë.

Udhëtari iberik mysliman dhe pelegrini Ibn Jubayr ishte një prej dëshmitarëve të gjallë të këtij fenomeni. Gjatë një udhëtimi në fillim të viteve 1180 që ndërmori në Afrikën veriore, Arabi, Irak dhe Siri, ai kaloi nëpër mbretërinë latine të Jeruzalemit me një karvan tregtarësh myslimanë nga Damasku, duke vizituar Akrën dhe Tiren përpara se t’i hipte anijes për në Sicili.

Ai përshkruante sistemet e strukturuar që siguronin rrjedhjen e lirë të trafikut tregtar; rregullat striktë të sigurisë; doganat shumë efiçiente, duke përfshirë një në Akër ku ishin punësuar punonjës doganorë që flisnin arabisht si mbajtës të rregjistrave; si dhe magazina dykatëshe në Akër për magazinimin e mallrave. Biznesi mes të krishterëve dhe myslimanëve kryhej “me qytetari dhe respekt dhe pa pikë padrejtësie”.

Transportuar drejt perëndimit

Deri në shekullin 13, me nxitjen e Ayybid, Akër ishte bërë porti më i rëndësishëm i hyrjes në Mesdhe – magazina e Levantit, në të cilin mallrat vinin nga të gjithë shtetet e kryqëzatave, lindja e afërt dhe përtej. Ato magazinoheshin aty përpara se të niseshin me anije për në perëndim.

Ndërkohë, nisi edhe trafiku nga perëndimi në lindje. U bë gjithnjë e më e zakontë për tregtarët latinë që të udhëtonin në territore myslimanë, duke tregtuar mallra të leshtë dhe shafran (e vetmja erëz perëndimore që gjeti treg në Lindje) në Damask, përpara se të ktheheshin në Akër me një ngarkesë të re mëndafshi, si dhe gurësh të çmuar e gjysmë të çmuar.

Jo të gjithë ishin të impresionuar nga ritmi i vrullshëm i jetës në portin e Mesdheut. Një peshkop latin e quante “një Babiloni e dytë”, duke e quajtur Akër “një qytet të tmerrshëm… i mbushur me akte të pahijshëm dhe bëma djallëzore”, me një popullsi që “ishte e gjitha e kushtuar ndaj kënaqësive trupore” – thuhet se prostitucioni kishte lulëzuar kaq shumë saqë edhe klerikët ua jepnin dhomat e tyre me qira prostitutave. Toni dënues i këtyre komenteve ishte të paktën pjesërisht një përgjigje ndaj statusit të Akër si një “pikëtakimi” kulturore: një vend takimi mes Islamit dhe perëndimit, ku latinët mund të ekspozoheshin dhe takoheshin me zakonet e shteteve të lindjes.

Është ende i hapur debati se sa shumë banorët e shteteve të kryqëzatave përqafuan stilin e jetesës dhe praktikat e banorëve në lindje të Mesdheut. Një veteran i Kryqëzatës së Parë sigurisht që sugjeronte se kishte një element përshtatjeje kur ai shkruante në vitin 1120 “se Perëndia e kishte transformuar Perëndimin në Lindje. Sepse ne që kishim qenë perëndimorë, tashmë qemë shndërruar në lindorë”. Megjithatë, prova të besueshme të asimilimit janë shumë të rralla.

Ndoshta burimi më i mrekullueshëm i informacionit në këtë drejtim është Usama ibn Munqidh’ dhe libri i tij “Book of Contemplation”, një koleksion rrëfenjash dhe anektodash. I lindur në 1095 – po atë vit kur nisën kryqëzatat – Usama ishte një fisnik sirian arab që kish gëzuar një karrierë jashtëzakonisht shumë të gjatë e të shumëllojshme si luftëtar, diplomat dhe këshilltar. Si i tillë, ai ishte personi i duhur për të qenë dëshmitar i kryqëzatave.

Argëtimi i myslimanëve


Për çështjen e latinëve të orientalizuar, Usama shkruante: “Ka disa perëndimorë që janë mësuar tashmë dhe që frekuentojnë shoqëri myslimanësh. Këta janë më mirë se sa ata që sapo kanë ardhur nga vendet e tyre, por këta përbëjnë përjashtim dhe nuk mund të konsiderohen si raste tipike”.

Më pas, ai përmend historinë e një kalorësi të moshuar latin në Antiok, i cili tashmë përdorte vetëm kuzhinë lindore, kish punësuar “kuzhiniere egjiptiane” dhe argëtonte me kënaqësi mysafirë myslimanë. Kjo qasje ndaj ushqimit të lindjes së afërme vjen edhe për shkak të përhapjes mes latinëve të ushqimeve të ndryshëm vendas – që nga qitro dhe shegët, deri tek orizi dhe thjerrëzat.

Diku tjetër, Usama ibn Munqidh përshkruan se si kish vizituar një hamam në Tyre, i hapur për latinë dhe myslimanë, si dhe për faktin që kish dëgjuar për një hamam të drejtuar nga myslimanë në Marrat. Kjo e dyta drejtohej nga një i quajtur Selim, i cili i kish rrëfyer Usamas një histori (që ai e konsideroi skandaloze) për një kalorës frank që kish vizituar ndërtesën e tij.

Kalorësi kish vendosur që, ashtu si Selimi të depilohej i tëri dhe ishte kaq i kënaqur, sa që kish thirrur bashkëshorten e tij: Ajo u shtri, dhe kalorësi tha: “Bëje atë siç më bëre mua!” Kështu që, unë e depilova dhe të shoqen, ndërkohë që kalorësi rrinte e më shihte. Më pas, ai më falënderoi dhe më falënderoi për shërbimin”. Usama më pas reflektonte për kontradiktën e madhe që nxirrte kjo anektodë; që perëndimorët “nuk kanë sens pronësie apo nderi, e megjithatë ata kanë një kurajë shumë të madhe”.

Interesi i Usamës ishte pothuajse gjithmonë tek e çuditshmja dhe e pazakonta, kështu që materiali i tij duhet të shihet me kujdes. Megjithatë, vepra e tij ofron shpesh herë pamje mbresëlënëse të jetës së përditshme në shtetet e kryqëzatave dhe tregon se të ardhurit nuk jetonin në një kulturë të hermetizuar, por ata u angazhuan për një masë adaptimi dhe asimilimi.

Përgjatë luftës për Tokën e Shenjtë, realiteti pragmatist dhe volia politike, ushtarake dhe tregtare nënkuptonin që të ardhurit e kryqëzatave do të kishin kontakte të shpeshtë me vendasit e shteteve të lindjes, duke përfshirë myslimanët. Kështu që, kryqëzatat krijuan një prej mjediseve kufitarë ku evropianët ishin në gjendje të ndërvepronin me lindorët dhe të absorbonin kulturën lindore.

Edhe pse të karakterizuara nga një luftë fetare për territore të shenjtë, kryqëzatat nuk u zhvilluan si “luftëra totale” dhe rezultuan në pika takimi mes të krishterëve dhe myslimanëve, jo shumë të ndryshme nga ato të vërejtura në Sicili dhe Iberi.

Kjo nuk ishte një epokë miqësore marrëveshjesh të kollajta dhe harmonie, por duke parë realitetet mbizotërues të botës në përgjithësi, nuk duhet të jetë surprizë. Vetë perëndimi në Mesjetë ishte i mbushur me rivalitete mes të krishterëve dhe luftëra të pafundme; intoleranca sociale dhe fetare ishte gjithashtu kudo në rritje.

Sipas këtyre standardeve, përzierja e kontakteve dhe konflikteve të vazhdueshëm në lindjen e Mesdheut gjatë kryqëzatave nuk ishte aq e madhe. Në një analizë të ekuilibrave, historia e kryqëzatave nuk tregon aspak se Islami dhe perëndimi ishin të destinuar që atëherë që të shkonin drejt një “përplasjeje të qytetërimeve”.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi